Mënyrat më të mira natyrore për të përmirësuar strijat

Strijat formohen kur lëkura zgjerohet shumë shpejtë, në raste të tilla si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni ose rritje e gjirit.

Fibrat e kolagjenit që janë përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës janë të grisura dhe krijojnë një shenjë fillimisht të kuqe e më pas të bardhë. Me pak ndihmë nga natyra, ju mund të përmirësoni këto shenja jo-estetike.

1. Aloe vera
Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. ?shtë e thjeshtë për t’u përdorur – aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

2. Lagështia
Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar.

3. Vaj ulliri /Vaj Vitaminë E /Vaj Kokosi
Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, e cila neutralizon radikalet e lira në lëkurën tonë, duke e mbajtur atë të zhdërvjellët dhe përshpejton shërimin e plagëve. Përveç kësaj, vaji i ullirit zbut lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e strijave. Mund të zëvendësohet vaji i ullirit me vaj kokosi apo vaj vitaminë E, apo akoma më mirë t’i përzieni bashkë këta vajra për një efekt më të shpejtë.

4. E bardha e vezës
E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

5. Vitamina A (krem apo vaj)
Vitamina A (në formë kremi apo vaji) mund të përmirësojë në mënyrë të dukshme strijat e reja sepse rrit prodhimin e kolagjenit. Por, është më pak efektive për strijat e vjetra. Duhet të theksohet se vitamina A (krem apo vaj) nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies, sepse mund të shkaktojë defekte në lindje. Vitamina A është e nevojshme për të trajtuar zonën e djegur nga dielli.

6. ‘Scrub’ sheqeri
Bëni një pastrim me sheqer për të trajtuar strijat tuaja nga përzierja e ½ filxhan sheqeri (preferohet ai me ngjyrë kafe) me lëngun e një limoni dhe një lugë (çaji) vaj bajame. Përdorni këtë trajtim ndërsa jeni në dush dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Lëngu i limonit është i njohur për aftësinë e tij e cila bën lëkurën të ndriçohet. E pra, i njëjti parim funksionon për strijat. Përdoreni vazhdimisht për rezultate më të mira.

7. Gjalpë kakao/ Gjalpë Shea
Gjalpë kakao ose gjalpë Shea mund të ndihmojë lëkurën të ripërtërijë qelizat e veta dhe t’i krijojë një ndjenjë qetësie nëse e përdorni disa herë në ditë. Në fakt, përdorimi i rregullt i gjalpit të kakaos mund të parandalojë formimin e strijave të reja.

8. Acidi Glykolik
Acid glykolik është një eksfoliant natyror. E gjejmë kryesisht tek rrushi. Përdoret shpesh në trajtimin e kujdesit të lëkurës, sepse mund të rrisë prodhimin e kolagjenit dhe të bëjë lëkurën më elastike.

9. Vajra esencial
Mund të përzieni disa pika vaj esencial me një lugë (supe) vaj natyral (të tilla si vaj ulliri, vaj kokosi, vaj bajame e ëmbël, vaj jojoba, etj) dhe të aplikohet përmbi strija. Vajrat esenciale që përdoren zakonisht për tkurrjen e strijave janë: livando, trëndafil, mirrë, etj.

Të kesh një vajzë…

Të kesh një vajzë, kurdo mund të kesh pranverë në shtëpi,
Veç gaz të ndjesh…
Të kesh një vajzë, është mrekulli,
Gjithë zemra e saj mbetet tek ty..
Të kesh një vajzë, asgje s’është e lehtë,
Të kesh një vajzë të bën jetën festë..
Të kesh një vajzë, ke gjysmën e botës,
Atë që ende s’ke mundur ta njohësh..!

Por edhe te kesh nje djale eshte mrekullia e jetes,eshte brilante,ndjenja madheshtore,njesoj si per vajzen.Qe te dy jane qenie te mrekullueshme qe Zoti i sjell ne jeten tone per te na e zbukurar ate e per te na mbushur cdo dite plot e perplot me lumturi.

Por ky postim eshte me shume si nje mesazh kundrejt te gjitha paragjykimeve gjinore,te cilat qojne ne vrasje jetesh qe ne embrion.Prandaj ju drejtohem te gjitheve:femija eshte qenia me e mrekullueshme ne bote,me e embel,me e pafajshme dhe me e dashur qe egziston,qofte vajze apo djale……dhe meriton te gjithe dashurine e botes!!!

 

Thenie nga Charlie Chaplin…Ja vlen ta lexoni!


Unë jam sërish i dashuruar pas një buzëqeshje. Sërish kam besuar se do vdes nga dashuria dhe… kam pasur frikë se mos humb dikë shumë special (që gjithsesi e kisha humbur)… por kam mbijetuar. Dhe jetoj akoma. Dhe jeta nuk më lodh. Edhe ti nuk duhet të lodhesh. Jeto! Është me të vërtetë e bukur t’a përqafosh jetën e të jetosh me pasion, të humbësh me klas e të fitosh duke tentuar, sepse bota i përket atij që tenton.

Charlie Chaplin

Mirë se vjen 2014……..

Sot data shënon 1 janar 2014. Një vit i ri ka nisur. Një faqe e re ka filluar. Jemi në një vit të ri,dhe shpresoj e uroj me gjithë zemër që ky të jetë viti i realizimit të ëndrrave dhe dëshirave tuaja. Ju uroj shëndet mbi të gjitha,të tjerat vijnë pas. Shpresoj që në cdo familje të ketë paqe,begati,harmoni dhe dashuri. Lumturi për cdo qenie mbi Tokë. Shpresoj dhe uroj që ky vit të shërbejë si inspirim për të gjithë ne që të lëmë pas mërzitjet,stresin,shqetësimet,lëndimet,zemërimet……Të falim,por jo të harrojmë. Sepse cdo gjë në jetë si e mira dhe e keqja,janë një provë e madhe për ne,dhe uroj që të jemi të aftë tja dalim mbanë….Dhe një herë urimet më të përzemërta nga kjo faqe…..

 

Fjale te mencura nga njerez te mencur…

Ajo nuk kishte nevojë për shumë, dëshironte shumë pak. Një fjalë të mirë, sinqeritet, ajër të freskët, … një kopsht, puthje, libra për të lexuar, një përqafim ku të strehohej, … të dashuronte dhe të dashurohej në kthim. Starra Neely Blade

Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë.  Khaled Hosein

Ajo i ngulte sytë, si t’ia kërkonte qëndrën e vështrimit . Pastaj i tha: ke frikë prej meje?Kurrë, tha ai. Kam veç një frikë, mos të të humb!  Ismail Kadare

Eleganca është e lindur, dhe nuk ka të bëjë aspak me të qenit e veshur mirë.                            Diana Vreeland

Cdo njeri qe takon ne jete , eshte duke luftuar me problemet e tij . Ji i sjellshem me te ! Ndoshta nuk mund t’i zgjidhesh hallet , por miresjellja jote do t’i jape kuraje te mos dorezohet. Miresjellja jote mund te jete mrekullia qe po priste. Shpesh , pa e ditur , ne bejme mrekullira… Osho

Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë. Charles Bukowski

Lehtë na mashtrojnë ata që i duam….. Moliere

Nje grua mund te duket me mire nese ndihet mire nen lekuren e saj.Ketu nuk hyjne as fustani e as tualeti,por menyra se si shkelqen. Sofia Loren

Mund të kemi të gjitha mjetet e komunikimit që ekzistojnë në botë, por asgjë, absolutisht asgjë, nuk e zëvendëson vështrimin e syve të njeriut…Paolo Coelho

Do ta kërkosh gjithnjë, është e kotë ta mohosh! Dhe në mes të njerëzve do ta ndjesh nevojën ta takosh si herën e parë që e ke parë. Dhe si herën e fundit, kur e humbe…   Fabio Volo

Lumturia…..

Dhe ti mëson se Lumturia “është një çështje momentesh. Është një kafe me një mik/mikeshë. Është një puthje e vjedhur. Një mesazh i papritur. Është shikimi i një kalimtari. Të përgjigjesh në telefon dhe të dëgjosh me habi zërin e dikujt që do. Është ajëri i freskët, pas një ditë të kaluar në një dhomë të mbyllur. Është një buzëqeshje. Është një shëtitje në diell pas javësh me shi. Është një aromë e re. Është buzëqeshja e një fëmije. Është një sekret mes motrave. Është kënga jote e preferuar qëe dëgjon rastësisht në radio. Është një emocion i papritur. Është hëna e plotë. Është një përqafim i dashur.
Jo, mos mendo për nesër se çfarë do të bësh dhe nëse do të jesh i lumtur. Shijoje momentin e tanishëm, është i vetmi që ke. Është i vetmi që mund ta jetosh. Mos pyet a do t’i kesh mundësitë e duhura, krijoi ato. Mos mendo shumë për nesër, merr frymë tani. Mos pyet nëse do të bjerë shi nesër. Sot shiko diellin, kjo është ajo që ka rëndësi. Gëzoje çdo çast. Çdo emocion, çdo frymëmarrje delikate. Këto janë dozat tona të lumturisë.
Shsh, mbylli sytë. Dëgjo rrahjet e zemrës tënde.
Dhe tani më thuaj, a nuk është kjo lumturia?

Marre nga thenie te mencura

Hapet toka në Florida, një gropë e madhe thith godinën me 24 shtëpi (FOTO)

Një gropë e madhe, rreth 18 metra e gjerë dhe 4.5 metra e thellë, ka “thithur” një kompleks vilash në zonën turistike të Floridas në SHBA. Banorët në Clermont, e kanë quajtur atë çka panë, një “11 shtator”.

Zjarrfikësit dhe policia e zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë evakuuar banorët e vilës. “Rreth 30 për qind e godinës trekatëshe është shkatërruar plotësisht në orën 03:00 të mëngjesit”,- tha shefi i policisë Tony Cuellar.

Ai sqaroi se “gropa e madhe në tokë, është në mesin e kësaj ndërtese”. Ndërtesa është një rezidencë banimi me 24 hyrje. Në momentin kur ka filluar shkatërrimi i saj, brenda kanë qenë 20 persona, të cilët për shkaqe sigurie janë evakuuar së bashku edhe me banorët e ndërtesave fqinje, citon noa.

Presidenti për Zhvillimin Turistik të Floridës, Paul Caldwell, tha se do të nisin verifikimet për kriteret që janë përdorur në ndërtimin e vilës rezidenciale. “Ky shtet ka rregulla të forta ndërtimi. Kështu që edhe kjo ndërtesë iu nënshtrua testimit gjeologjik, kur ajo ishte ndërtuar rreth 15 vjet më parë, duke treguar se kishim të bënim me një terren të qëndrueshëm, dhe se nuk ka pasur shenja para se të ndodhte kjo, se një gropë e madhe ishte në zhvillim”, tha ai.

Pamjet e rralla që do të përsëriten vetëm pas 113 vitesh (FOTO)

Një pjesë e banorëve të kontinentit Europian patën mundësi dje të shihnin një pamje që vetëm pasardhësit e tyre pas 113 vitesh do të kenë mundësi ta shohin sërish. Kometa Swift-Tuttle bëri trajektoren e saj mbi Tokë duke u bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, me e dukshme se kurrë më parë.

Rreth 60 metorë të madhësive të ndryshme kanë rënë brenda një orë nga turpi i kometës gjatë kohës që kalonte mbi Angli. Teleskopët anglez kanë arritur të kapin pamjet mbresëlënës nga rrëzimi i meteorëve, citon noa.

Komenta Swift-Tuttle do të “rikthehet” e dukshme për banorët e tokës pas 113 vitesh, ose në vitin 2115.

Çfarë ndien fëmija në barkun e nënës?

Jeni informuar shpesh për ciklet e shtatzënisë, por rrallëherë për ndjesitë që provon një bebe në barkun tuaj. Zbulojini nëpërmjet këtij artikulli. Janë mjaft interesante…

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndien bebushi juaj në barkun tuaj? Patjetër që po! Shpesh pyetja e parë që bëjnë nënat e reja kur shkojnë te gjinekologu është: “Çfarë ndodh ekzaktësisht brenda në barkun tim?”. Në fakt ndodhin një sërë gjërash. Para së gjithash, në javën e nëntë të shtatzënisë, fetusi fillon të ndiejë zemrën e nënës. Për të ajo është si një tambur që i jep ritëm çdo dite të tij. Është një tingull që e ndien fort, një tingull ritmik e për këtë është e rëndësishme që menjëherë pas lindjes fëmija duhet të vendoset në gjoksin e nënës, qoftë edhe për pak minuta.

Duhet të dëgjojë akoma atë tingull familjar për të kuptuar që edhe jashtë gjithçka është e qetë. Në javën e 12, apo në muajin e tretë, fetusi është në gjendje të dëgjojë zhurmat dhe tingujt e jashtëm, edhe pse i percepton në mënyrë të mbytur, sepse është i zhytur në placentë, por gjithsesi është gjithmonë mirë ta “ruani” barkun tuaj nga ndonjë zhurmë e madhe. Për shembull nga ndonjë koncert i drejtpërdrejtë apo nga ndonjë film aksion me kolonë zanore shumë të lartë. Sigurisht fetusi i percepton gjërat me qartësi, dhe gëzon shumë praninë e nënës.

Kështu, një përkëdhelje e zgjatur në bark, një masazh me vajra të posaçëm për shtatzëninë, si ai me bajame, gjenerojnë një mirëqenie të madhe për fëmijën, që percepton qetësinë e nënës së tij në sajë të ledhatimeve që ajo i bën barkut të saj. Më pas është drita: studime të veçanta janë ende në zhvillim e sipër, por duket se po vërtetohet se fetusi mund të perceptojë burimet e dritës, edhe pse në një masë të vogël, sepse muret e mitrës e mbrojnë dhe e filtrojnë shumë dritën e jashtme. Po dhimbja? Edhe kjo është një temë tërheqëse! Duket se fetusi nuk e ndien vërtet dhimbjen. Gjatë ekove apo kontrolleve të ndryshme që kryen nëna gjatë shtatzënisë, ai ndien vetëm bezdisje, apo shqetësime tepër të vogla. Por gjithsesi duhet të tregohet mjaft kujdes ndaj goditjeve mbi bark. Abdominalet (muskujt e barkut) e nënave janë transformuar për të shërbyer si një barrierë mbrojtëse efektive, por gjithsesi nuk u rezistojnë goditjeve të forta. Prandaj ndonjëherë reagojmë në mënyrë instiktive kur nuk ndihemi të sigurta për atë se çfarë po ndodh përreth barkut tonë.

Çfarë duhet të dini për foshnjat

Jo shumë kohë më parë, kishte njerëz që besonin se foshnjat kishin nevojë vetëm të ushqeheshin, të mos kishin ftohtë dhe të mos ishin të lagur. Disa njerëz mendonin se bebet nuk ishin në gjendje të mësonin para se të mbushnin pesë ose gjashtë muaj. Por doktorët në Shtetet e Bashkuara thonë se foshnjat fillojnë të mësojnë që ditën e tyre të parë. Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Zhvillimit të Fëmijës në Shtetet e Bashkuara ka si qëllim të zbulojë se cilat përvoja mund të ndihmojnë zhvillimin e shëndetshëm te njerëzit. Shkencëtarët e institutit vënë re se mjedisi ndikon shumë te bebet.

Ata thonë se foshnja buzëqesh nëse e ëma bën diçka që i pëlqen atij. Bebja mëson që të marrë përkujdesjet maksimale duke buzëqeshur për të kënaqur mamanë e vet, ose persona të tjerë që kujdesen për të. Kështu bebet mësojnë të komunikojnë me qenie të tjera njerëzore. Studiuesit amerikanë thonë se kjo aftësi ekziston te bebet që para se të lindin dhe se të sapolindurit mund të dallojnë tingujt që kanë dëgjuar që kur ishin në barkun e nënës. Studiuesit finlandezë kanë provuar se foshnjat mësojnë edhe duke fjetur. Ata kanë arritur në përfundimin se të porsalindurit mund të mësojnë të identifikojnë tinguj të ndryshëm, ndërsa janë në gjumë. Kjo ndodh, sepse një pjesë e trurit të tyre që quhet korteksi cerebral mbetet aktive gjatë natës. Korteksi është shumë i rëndësishëm për të mësuar. Kjo pjesë e trurit nuk është aktive te të rriturit kur ata flenë. Shumë ekspertë thonë se vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishëm për të gjithë zhvillimin e mëtejshëm.

Një studim amerikan tregon se nënat mund të ndikojnë fuqimisht te zhvillimi shoqëror dhe ai i gjuhës te fëmijët e tyre. Në këtë studim u morën në shqyrtim mbi 1200 nëna dhe fëmijë. Studiuesit e ndoqën zhvillimin e fëmijëve që kur ata ishin një muaj e deri kur mbushën tre vjeç. Ata i vëzhguan nënat duke luajtur me fëmijët katër herë gjatë kësaj periudhe. Nga testet rezultoi se fëmijët e nënave me depresion nuk ia dolën aq mirë në aktivitetet dhe lojërat e tyre, ndryshe nga ata të nënave që nuk vuanin nga depresioni.

Fëmijët e nënave me depresion nuk dolën mirë në testet për gjuhën dhe të kuptuarit, nuk bashkëpunuan aq shumë dhe kishin më shumë probleme në marrëdhënie me njerëzit. Por, nga ana tjetër, kur nënat tregonin kujdes dhe ishin të ndjeshme ndaj aktiviteteve të fëmijëve të tyre, këta të fundit kishin rezultate të mira edhe nëse këto nëna ishin me depresion. Një studim tjetër tregon se foshnjat që kanë peshë më të lartë në lindje janë më të zgjuar në vitet e mëtejshme të jetës. Disa nga organizatorët e studimit thonë se ndoshta kjo ndodh pasi bebet me më shumë peshë janë ushqyer më mirë gjatë periudhave të rëndësishme të zhvillimit të trurit para se të lindnin. Ndërsa një studim tjetër mori në shqyrtim foshnjat e lindura nën peshë. Duke krahasuar zhvillimin e tyre me atë të fëmijëve të tjerë gjatë 20 vjetëve, studiuesit zbuluan se të rinjtë që kishin lindur shumë nën peshë, kishte më shumë shanse që të mos e mbaronin shkollën e mesme. Gjithashtu ata nuk kishin dalë aq mirë në testet e inteligjencës. Por nga ana tjetër, ata kishin më pak shanse për të përdorur drogë, ose alkool, si edhe për shtatzëni të parakohshme. Një studim tjetër, i njohur si projekti i ABC-së, tregon rëndësinë e arsimimit të hershëm për fëmijët e varfër.

Për të provuar këtë, ekspertët morën 100 fëmijë dhe gjysmën e tyre e çuan në çerdhe dhe kopshte të cilësisë së lartë, ku ata mësuan dhe kryen aktivitete që nxisnin aftësitë e tyre. Ata i ndoqën këto programe që kur ishin disa javësh derisa u bënë pesë vjeç. Më pas, ashtu si edhe fëmijët që nuk kishin shkuar në çerdhe dhe kopshte të mira, vazhduan shkolla publike. Kur ishin bebe, fëmijët e të dyja grupeve kishin rezultate të ngjashme, por nga mosha 18-muajshe ata që ndoqën çerdhet dhe kopshtet patën rezultate shumë më të mira në teste. E njëjta gjë u vu re kur ishin 12 dhe 15 vjeç. Kohët e fundit, ata u shqyrtuan në moshën 21-vjeçare dhe përsëri fëmijët që kishin marrë arsimim të hershëm dolën më mirë në teste leximi dhe matematike. Studimi është një provë e mëtejshme se mësimi gjatë muajve dhe viteve të para të jetës ka rëndësi për të gjithë zhvillimin e mëtejshëm.

Zgjidhni ngjyrën e buzëkuqit në përputhje me nuancën e lëkurës dhe të flokëve

Aplikimi i buzëkuqit ka vlerë sa 50% e look-ut dhe makeup-it në total. Kjo është arsyeja pse ngjyra e buzëkuqit duhet të zgjidhet me kujdes dhe shije.

       

Rregullat për të pasur buzë të bukura dhe për t’i bërë të duken më të mëdha:
Së pari, buzët tuaja duhet të jenë të buta dhe elastike. Përdorni një balsam ose locion hidratues për t’i mbajtur ato të hidratuara. Balsami më i mirë për buzët përbëhet nga përbërës natyralë kështu që ju mund të krijoni vetë një të tillë nga përzierja e pak mjalti, disa pika vaj ulliri dhe disa pika vaj bajamesh. Masazhojini buzët tuaja me këtë përzierje çdo natë para se të shkoni në shtrat. Pastroni gjithmonë të gjitha mbetjet e makeup-it para se të flini.
Pini shumë ujë. Një dietë ushqimore e balancuar dhe ushtrime të rregullta fizike jo vetëm që do t’i bëjnë buzët tuaja të duken më bukur, por gjithë trupi juaj do të ketë përfitime.  Shmangni duhanin, alkoolin, ushqimet e yndyrshme me shumë kalori.
Si të krijoni formën perfekte për buzët tuaja?
1. Vendosni një shtresë të lehtë fondatine ose pudre pluhur mbi buzët tuaja para se të aplikoni buzëkuqin.
2. Vizatoni formën e buzës suaj me një laps buzësh me ngjyrë të përafërt me atë të buzëve tuaja. Kjo do të parandalojë daljen e buzëkuqit jashtë kontureve të buzëve tuaja. Aplikoni buzëkuq.
3. Gjithmonë përdorni një furçë për shpërndarjen e buzëkuqit. Zgjidhni një ngjyrë që do të duket mirë me flokët, veshjen dhe ngjyrën e lëkurës.

Cila është ngjyra e duhur për ju?
Flokë të verdhë, fytyrë e zbehtë – tonet e shndritshme të së kuqes dhe vishnja
Flokët të verdhë, fytytë e zeshkët – e kuqe me nuanca rozë
Flokë të errët, fytyrë e zbehtë – e kuqe gjaku dhe vishnje
Flokë të errët, fytyrë e zeshkët – e kuqe rubini dhe terrakotë
Zeshkanet me një fytyrë të ndriçuar – ngjyra të lehta, tonet e portokallisë
Flokë të kuqe , fytyrë e zeshkët – e kuqe si spec djegës, kafe
Flokë të zinj, fytyrë e zbehtë —  e kuqe e purpurt dhe e kuqe në ngjyrën e luleshtrydheve

Be Part of the Official Annual WordPress Conference from Anywhere in the World!

Originally posted on WordPress.com News:

WordCamp San Francisco is three days away. Think you’re out of luck because you’re nowhere near California, or didn’t buy a ticket before they sold out? Think again! Join the live stream, and attend WCSF without ever getting on a plane (or changing out of your pyjamas).

This year’s conference has an incredible lineup — whether you’re a themer, mobile engineer, hopeful core contributor, one-person (or 100-person) WordPress shop, pro blogger, or just registered your first site, WCSF sessions will take your WordPress skills from awesome to awesomer. And of course, WordPress co-founder and Automattic founder Matt Mullenweg will present his annual State of the Word talk (we’ll be live-tweeting it, too — follow along @WordCampSF).

Here are just a few of the sessions to look forward to — check out the full schedule here:

  • Amy Hendrix: WordPress: It’s Made of People!
  • Andrew Nacin: Current User Can…

View original 245 fjalë më tepër

15 udhëtimet që duhet t’i bëni njëherë në jetë për të kaluar pushimet

Të zgjedhësh pushimet perfekte nuk është si të bësh shopping në një dyqan. Fustanet e zinj të  udhëtimeve janë gjithmonë të mrekullueshëm, por herë pas here duhet të provoni pak “couture”. Ne kemi përmbledhur ëndrrën dhe aventurën e 15 udhëtimeve që janë transformuese dhe frymëzuese në të njëjtën kohë.

1. Nga Muri i Madh Kinez në “Parkun Gorki”, nga Pekini në Moskë përmes linjës hekurudhore trans—siberiane.

Peizazhet impresionuese kalojnë njëra pas tjetrës si gllëjnkat e shampanjës që ju shijoni që brenda nga tryeza e vagonit. Pastaj ju bini në gjumë në kabinën tuaj duke u zgjuar nga kafeja e agimit në stepa. Është e qartë që në këtë rast vlen më shumë udhëtimi sesa destinacioni. Ky udhëtim i veçantë fillon në Pekin, ku ju do të mahniteni nga “Qyteti i Ndaluar” dhe Muri i Madh, para se të merrni trenin që do të kalojë përmes shkretëtirës misterioze të Gobit, Alpet epike Mongoliane dhe shëlqimit siberian të liqenit Bajkal. Ju do të ndaloni në Moskë ku do të eksploroni “The Gold Plated Lamborghinies”, klubet e alkoolit, menutë e shijshme së bashku me një udhëtim dramatik në pallatet e Carëve, bunkerëve sovjetikë dhe parkut ëndërrimtar Gorki.
2. Vendi më i lumtur në botë: Butani

Edhe pse Walt quan si vendin më të lumtur në botë Disneyland, në fakt nuk është ai, por është në mbretërinë e largët himalajane të Butanit. Udhëheqësit e këtij vendi i kanë përshtatur prioritetet zhvilluese rreth GNH (Gross National Happines) duke balancuar fitimet ekonomike me mirëqenien e popullit. Ju do të përjetoni atë ndjesi kënaqësie në Amakora, që ju falin pesë shtëpizat e luksit që formojnë një rreth i cili fillon që nga muret e fshtatit modern Paro dhe mbaron tek ndërtesat me gurë të bardhë në pyllin me pisha blu të Timphu-së, një manastir i shekullit të XVI. Ju do të bëni joga, ndërsa do të shihni fushat me oriz, do të ngjiteni në një shkëmb dhe do të vizitoni një manastir të shek. VIII, do bëni shopping në tregjet antike, duke ecur nën zërat e shoqëruesve dhe murgjve budistë, në malet dramatike dhe luginat e harlisura.
3. Tigrat e Safarit dhe Saris: India

India ka qenë gjithmonë një joshje për udhëtarët, qoftë për historinë e saj, pazarin dhe ushqimin. Por të eksplorosh në qytetet e saj plot tension dhe fshatrat piktoreske, mund të jetë frikësuese. Kjo është arsyeja pse ne ju sugjerojmë të shoqëroheni nga ekspertë.  Abercrombie & Kent organizojnë udhëtime që ju shpien nga rrëmuja e Dehlit në tregjet e perlave të Jaipur-it, pallatin lundrues të Udaipur-it, dhe pyjet me tigra të Bengal-it në Parkun Kombëtar Panna. Ju do të hipni në elefantë, do merrni një barkë për te Ganges i shejntë, do të bëni shopping në tregjet labirintike të Mumbait dhe do të vizitoni plantacionet me erëza të Keralës.
4. Japonia: Tokio dhe lugina e Jigokudanit

Japonia njihet për mrekullitë estetike dhe kulinarinë siç është Tokio, i cili është padyshim një ndër vendet më tërheqëse në botë, duke filluar nga spektakli në tregune e peshkut sushi deri tek krijimet artistike në Sukiyabashi, tek shfaqjet e dizenjove në dyqanet në Ginza, Ayoma, Shibuya e Nakameguro. Por do të ishit i pakujdesshëm në udhëtimin tuaj në Japoni, nëse nuk do të vizitonit mrekullitë e saj natyrore: Alpet japoneze, ishujt Ryukyu, “Japain’s Galapagos”, plazhet e virgjëra të Taketomi. Përfundojeni udhëtimin tuaj me një qëndrim në bregun turistik të Okinawa.

5. Kalifornia

E  vështirë për tu pranuar, por në çdo pikë të Amerikës mund të gjeni diçka ekzotike si në Timbuktu. Jepini vetes disa javë për të marrë më të mirën e USA, përmes një udhëtimi klasik në Kaliforni. Vizitoni oborrin e Palm Springs, Malin e Shpëtimit, kaktuset, formacionet shkëmbore të akuareleve të Pemës së Jozefit, shkëmbin e Perëndimit të Egër, pastaj shkoni drejt veriut, duke ndaluar në “Yosemite National Park”, para se të shkoni në vijën bregdetare të Paqësorit, më tej atje ku bashkohet me detin në Monterey, vizitoni enklavën e madhe të hipive Big Sur dhe shoqërojeni udhëtimin tuaj me shijen e verës Santa Barbara.

6.Pushimet më të ftohta në botë: Antarktida

Antarktida duhet të jetë në vendet e top-listës, pasi me ndryshimet e ngrohjes globale, ndoshta ky projekt do të skadojë. Pra, tani është patjetër koha të rezervoni një udhëtim në Antarktidë.  Në 175 vjet eksperiencë Ekspedita Lindbald dhe National Geographic janë bashkuar për të ofruar ekspeditat më informuese, më sensitive dhe më ekologjike për turistët në kontinentin e bardhë. Ata do t’ju tregojnë ajsbergët, albatrosin e rrallë dhe do t’ju çojnë të shëtisni në plazhet me pinguinë. Fotografët e National Geographic do t’ju ndihmojnë të kapni foto të denja për revista. Natyralistët dhe studiuesit do t’ju flasin për kontinentin. Dhe ditën e fundit do të shijoni shampanjën duke parë këlyshët e fokave elefantë.
7. Në jaht me stilin e Darvin: Galapagos

Flora dhe fauna e këtyre ishujve të izoluar të Amerikës Jugore është aq unike, sa ka frymëzuar edhe Darvins në studimet mbi evolucionin. Vetë ishujt vullkanikë po evolojnë, shtëpitë-tenda po shndërrohne në lozha luksoze. Kombinojeni qëndrimin këtu me daljen në det tek bordet Odissey Grand për të parë sulat, breshkat e ujit, Orchasin, pinguinët dhe iguanat dhe grupin e zogjve shumëngjyrësh që s’do t’i gjeni askund tjetër.
8. Nje vend i humbur dhe Deti i Vdekur: Jordan

Vetëm dyqind vjet më parë eksploruesi zvicerian Johann Ludëig Burckhardt, zbuloi Petra-n, guri i një qyteti të humbur për më shumë se një mijë vjetë. Ju mund të qëndroni në kampin luksoz të beduinëve, të eksploroni terrenin shkëmbor me gamilje, të vizitoni qytetin e botës antike romake, të shijoni barbecue në tendën e yjeve. Pastaj ju do ta përfundoni odisenë tuaj arabike në oazet e pemëve të ullinjve, lagunat dhe ujëvarat e Detit të Vdekur duke e lëshuar veten në baltat terapeutike të saj dhe duke notuar në ujërat pluskuese.
9. Luanët dhe vreshtat: Afrika e Jugut

Edhe nëse nuk mendoni se jeni një person i natyrës, disa përvoja udhëtimi mund të krahasohen me atë të një safari. Ju do  ta rigjeni veten të lidhur me agimet e mrekullueshme, muzgjet dhe horizontet e gjera të hapura. Argëtimi juaj? Antilopat, leopardët, butësia prekëse e një elefanit ndërsa ushqen të vegjëlit. Ekspertët do t’ju shoqërojnë përgjatë këtij itinerari deri në fund të Afrikës së Jugut, deri tek luanët dhe krokodilët në deltën e Okavango. Pastaj do të mbërrini në Kape Toën ku do të qëndroni në Ellerman House. Qyteti është i njohur për verërat që i japin Napa-s një famë për vreshtat e saj.
10. Shimpazetë dhe Migrimi i Madh: Afrika lindore

Afrika e Jugut është ideale për miksimin midis shtetit edhe qytetit. Por nëse keni synuar për një eksperiencë afrikane të vërtetë, Afrika lindore është vendi i duhur. Zona e derrave të egër është një ndër itineraret më të njohura për shkak të spektakleve të jashtëzakonshme, gjithashtu migrimi i miliona antilopëve afrikane midis Kenias dhe Tanzanisë. Vendosni kampingun tuaj në “Africa’s Sayari Camp”, pranë bregut të mrekullueshëm të lumit Mara në Serengeti. Pastaj do të takoni kushërinjtë tanë gjenetikë në  Greystoke Mahale. Të ulur në pemët-shtëpi, si në brigjet ranore të liqenit Tanganika, ky do të jetë vendi për të parë trupat e shimpazeve që poullojnë Malet e Smeraldta të Mahaleve.
11. Kështjellat dhe varkat: Parisi, Korsika dhe Sardenja

Për shumë prej nesh pushimet janë po aq të mira, sa ç’janë dhe vaktet që konsumojmë gjatë tyre. Kështu që fillojeni vaktin tuaj të parë të udhëtimit në Royal Monceau në Paris ku çdokush, që nga Walt Disney te Dustin Hoffman, Michael Jackson e deri tek Madonna kanë darkuar. Më pas do të vizitoni vijën bregdetare të Korsikës dhe Sardenjës. Një shef guzhine do t’ju shoqërojë në tregje e supermarkete, kantinat e verës biodninamike, duke marrë njohuri për gatimiin bregdetar, duke shëtitur me varkë me vela e duke bërë piknikë në plazh. Ju do të provoni shijen e kuzhinës të secilit vend dhe do të jeni të aftë ta rikrijoni atë në shtëpinë tuaj.
12. Idili i  Islandës: Seychelles

Për ne, pushimet e fundit në plazh do të ishin në Sishel. Edhe për çiftin Kate dhe William, muaji mbretëror i mjaltit në Islandë ishte i mrekullueshëm. Mund të shkoni në vilat private me Pishina në Prasslin Raffles, të gjitha me pamje nga oqeani. Më pas do të udhëtoni drejt plazheve të top-listës botërore. Mund të shpenzoni të gjithë javën këtu duke shijuar birrat e ftohta SeyBreë. Por ne do t’ju sugjeronim të shkonit edhe në luginën e Mai, një xhungël e vërtetë me zogj shumëngjyrësh dhe palma kokosi buzë ujëvarave. Mund të merrni edhe tragetin për në ishujt La digue dhe të vizitoni plantacionet e vaniljes, breshkat gjigande dhe burimin e argjendit të Ansës.
13. Slitat e drerëve dhe shtëpitë-pemë: arktiku suedez

Vetëm Stokholmi, me kulinarinë, arkitekturën moderne, skenat moderne të kohës, meriton një udhëtim në Suedi. Por është veriu i vendit që e bën udhëtimin drejt këtij vendi nordik, një udhëtim jete. Udhëtimi në rrethin arktik të Laplandit, në kërkim të drerëve brilopatë ndjek brigjet e lumit të kristaltë Torne, të miqëson me Drerët e Veriut në fshatin e largët Sami. Në tokëne Diellit të Mesnatës ju do të flini në një hotel të gdhendur nga akulli ose në shtëpi skandinave të mbuluara me dëborë. Pastaj do të udhëtoni me tren drejt jugut për në Norrbotten, drejt hotelit TreeHotel, me gjashtë qoshe me një dizajn perfekt dhe një sauna të mrekullueshme pranë luginës së lumit Lule.
14.Shkoni atje ku askush nuk ka shkuar më parë: Guajana

Bëhet fjalë për një ekspeditë në Guajanën e largët. Ju do të shihni ujëvarën më të madhe në botë para se të përshkoni rrugën mbrapa kaskadës e cila ju con për tek shpella. Pastaj, pas kampingut në një pishinë rrëzuese,  ju do të fluturoni mbi helikopter mbi xhunglën në malin Roraima pranë kufirit me Venezuelën. Ju do të gjuani, do të shkoni në xhungël e  pastaj përsëri në qytetërim dhe do të flini në platformat e ngritura lart mbi pemë.
15.  Përreth botës me jet privat: Bota

Në qoftë se paratë nuk do të ishin problemi, pse duhet të zgjidhnim vetëm një destinacion? Geoffrey Kent, themeluesi i linjës luksoze Abercrombie&Kent ka përgatitur paketa udhëtimesh 26 ditore rreth botës me avionë privatë. Ju do të filloni në Miami, përgjatë lumit Amazonë, pastaj do të fluturoni drejt Islandës Lindore mitike me statujat e famshme të Moait. Pastaj do të fluturoni drejt Paqësorit të jugut, do të mrekulloheni në Samoa, do të vizitoni fisin e largët Huli në Guinean e Re dhe do të shihni dragojntë Komodo në Bali. Ishulli vazhdon me tempujt budistë dhe plantacionet e çajit në Sri Lanka dhe lemurët e Madagaskarit. Përfundon drejt një safari të mrekullueshëm në Masai Mara në Kenia para se të marrë fund udhëtimi në Nicë, me një helikopter Charter përgjatë lumit, mbi Monaco duke u ulur në Rivierë.

Si të gjeni dritë-hijen e duhur për sytë tuaj?

Teoria e ngjyrave

Zgjedhja e dritë-hijes që nxjerr në pah ngjyrën e syrit tuaj i ngjan një pune arti. Përdorni “ruletën e ngjyrave.”  Duke  përdorur atë do ta keni mjaft të thjeshtë të lokalizoni hijen e syrit tuaj në të. Ajo do të jetë ngjyra plotësuese që do të nxjerrë në pah ngjyrën e irisit tuaj. Eksperienca me “make-up”-in sugjeron opsionet më të mira, për çdo ngjyrë syri, si për të krijuar një “look” përditshmërie, ashtu edhe për të qenë gati për tapetin e kuq.

Sytë blu
Bluja është një ton i ftohtë, kështu që ngjyrat e ngrohta, do t’ju ndihmonin për të ndezur shikimin tuaj. Nuk ka nevojë të përdorni kontraste. Përdorni kombinimin gri-kafe, ose blu dhe ngjyrë e argjendtë. Edhe nëse sytë tuaj janë blu e thellë, përdorni ngjyrën e patëllxhanit për të bërë hijen. Vetëm mbani mend se nëse keni një ngjyrë të zbehtë (bojëqielli), mos vendosni ngjyra të forta mbi kapak. Ato do të marrin nga bukuria e syve tuaj.
Ngjyrat më të përshtatshme për hijen: ari, bronzi, koperi, e verdha në bezhë, shampanja, pjeshka.
Sytë kafe
Femrat me sy kafe kanë një gamë më të gjerë opsionesh kur bëhet fjalë për të zgjedhur ngjyrën e hijes së syve. Arsyeja: Kafeja është një ngjyrë neutrale dhe nuk bën kontrast me ngjyra të tjera, siç mund të bëjnë ngjyrat e tjera të syve me një ngjyrë të caktuar të dritë hijes. Mund të përdorni bronzin e ngrohtë dhe ngjyrën e pjeshkës si dritë-hije. Dëshironi një shikim serioz? Përdorni hijen e purpurt ose gri.
Ngjyrat më të përshtatshme për hijen: bronz, pjeshkë, e purpurt, blu, jeshile.
Sytë jeshilëProvoni variacionet e ngjyrës së purpurt duke kërkuar më të bukurin për ngjyrën e syve tuaj. Për ta zmadhuar akoma më shumë syrin tuaj vendosni një ngjyrë më të errët në në qendër të qepallës dhe më të zbehtë në skaje. Për të realizuar këtë  përdorni ngjyrën e kumbullës së errët rreth syrit dhe pastaj shumoni një ngjyrë të purpurt të shndritshme mbi iris. Duket diçka e lehtë, por bën një ndryshim shumë të madh. Nëse vjollca nuk është në preferencat tuaja, përdorni kafen në të kuqërremtë. Ajo do ta bëjë syrin tuaj të tërheqë vëmendje pa u sforcuar shumë.

Ngjyrat më të përshatshme për hijensepia, ndryshk, e purpurt, ngjyrë argjendi.

 

 

Sytë bojë lajthie
Sytë bojë lajthie në vetvete përmbajnë shumë nuanca: Ata kanë një ngjyrë mes jeshiles, kafes sdhe shpesh kanë nuanca të ngjyrës së arit, grisë, që u japin një shkëlqim natyral. Për shkak të spektrit natyral të ngjyrave, ju mund të luani me nuanca që transformojnë krejtësisht refleksin e tyre. Doni të nxirrni në pah ngjyrën e gjelbër? Provoni hijen në ngjyrë livandoje, vjollce apo kumbulle. Në qoftë se dëshironi të theksoni refleksin e ngjyrës kafe të lehtë, përdorni grinë, të verdhën dhe kafen. Evitoni ngjyrat e arit që janë të zbehta sepse shpëlajnë ngjyrën e syve.
Ngjyrat më të përshtatshme për hijen: ton pluhur pink, gri, e purpurt e thellë, e verdhë në kafe

Vaji i arganit, eliksir i bukurisë ekzotike

Vaji i arganit është i përberë nga fara jeshile argani, te cilat gjenden kryesisht ne Marok por edhe ne Algjeri apo ne Izrael.

Vaji i arganit lind nga shtrydhja ne te ftohte nga frutat e bimës qe mban te njëjtin emër. Është një nder vajrat me te rëndësishëm për rigjenerimin kutan sepse përmban sasi te mëdha te Vitaminës E (dyfishin e asaj qe përmban vaji i ullirit). Ky reagon si antioksidues dhe ndihmon ne zhvillimin dhe ne mbajtjen e funksioneve te sistemit nervoz dhe te atij muskulor.

Vaji i arganit është i përberë nga fara jeshile argani, te cilat gjenden kryesisht ne Marok por edhe ne Algjeri apo ne Izrael. Behet fjale për vajin me te rralle te këtij lloji sepse prezenca e luleve nga vjen ekstrakti është shume e vështirë. Femrat ne Marok e përdornin prej shekujsh si produkt bukurie. Ky reagon mbi te gjitha si hidratues i thelle ne lëkurë, i cili sjelle dhe një ushqim te mire për lëkurën. Ne këtë mënyrë, lejon për te trajtuar thonjte dhe flokët, te cilët mund te rriten te forte vetëm nga një lëkurë jo e thate.

Gold Argan prezanton një krem te “mëndafshtë”, për te lëmuar, hidratuar dhe ushqyer lëkurën, duke eliminuar shenjat e kohës. Me vajin e arganit, ari i bukurisë, vaji i acidit hialuronik për te reaguar kundër rrudhave dhe dehidratimit. Argan del Marocco nga Bottega Verde është një krem i pasur, shume ushqyes, përthithet menjëherë dhe efektet e tij janë te menjëhershme, lëkura është me e shkëlqyeshme, me e bute, me pamje te mëndafshtë  dhe shume mire e ushqyer gjate te gjithë ditës.

Stili i këpucëve tregon se çfarë tipi je

Nga studimet e bëra personat mund të gjykohen nga këpucët që kanë veshur, pa qenë e nevojshme të shikohen gjëra të tjera.

Psikologët nga Universiteti i Kanzasit kanë bërë një sërë eksperimentesh dhe është e habitshme, sepse gjatë testimit vëzhguesit arritën të gjenin 90% të karakteristikave të personave këpucëve që kishin veshur. Në studim siç shkruan 77news, morën pjesë 63 studentë duke parë fotografitë e 208 palëve të këpucëve të personave të ndryshëm, që morën pjesë në këtë eksperiment. Nga vullnetarët u kërkua që të veshin ato këpucë që ndiheshin më mirë dhe që përdornin zakonisht. Ata iu përgjigjën edhe një pyetësori të thjeshtë, ku u pyetën për moshën, statusin social dhe gjininë.

Ja rezultatet që u arritën nga i gjithë studimi dhe eksperimentet e bëra: Këpucët praktike u përkasin personave të këndshëm, këpucët e shtrenjta tregojnë se ata fitojnë një shumë të mirë parash, çizmet e shkurtra vishen nga personat që kanë një personalitet agresiv, personat tejet ekspresivë veshin këpucë me ngjyra. Këpucët, që në dukje nuk janë të rehatshme, i veshin personat e qetë.

Ndërsa për sa i përket qëndrueshmërisë emocionale, ata që ishin më të hapur në mendime ishin personat që vishnin sandale apo këpucë që nuk janë të shtrenjta, ndërsa personat që vuanin nga paqëndrushmëria emocionale ishin ato që mbanin këpucë të reja.

Si të kombinosh ngjyrat në mënyrë profesionale

Te kombinosh ngjyrat duket si gjeja me e thjeshte e botes, pasi mjafton te dish se cilat ngjyra shkojnë me njëra-tjetrën dhe cilat jo.

Por ne realitet ndodh ndryshe, sepse moda shpesh po i thyen rregullat, duke propozuar kombinime ngjyrash jashtë çdo skeme, gjë qe krijon konfuzion. Pavarësisht nga kjo, për te ditur si te kombinojmë ngjyrat, duhet para se gjithash te mësojmë rregullat baze dhe se dyti, te marrim ne konsiderate edhe “ngjyrat tona”, d.m.th. nuancat e lëkurës dhe te flokëve, te cilat ndikojnë ne përzgjedhjen e veshjes

Rregullat baze te kombinimit te ngjyrave

Për te ditur si t’i kombinojmë ngjyrat, zakonisht i drejtohemi rrethit te Itten-it, i cili mund te jete një udhëzues shume i mire edhe për ne. Rregulli i këtij rrethi është qe te mos kombinojmë ngjyrat e afërta me njëra-tjetrën, ndërsa ato qe ndodhen ne pozicione te kundërta kombinohen shume mire. Ky mund te jete një fillim i mire i kombinimit, por me mire le te rifreskojmë pak kujtesën lidhur me kombinimet kryesore:

Si te kombinojmë te bardhen: Ndoshta është ngjyra me e kombinueshme nga te gjitha, sepse ne fakt mund ta kombinojmë me ngjyrat pastel apo neutro, por edhe me ngjyrat e ngrohta si e kuqja. Ne rastin e se bardhës, duhet mbajtur parasysh se veshjet me këtë ngjyre synojnë te theksojnë format, prandaj ne se nuk dëshirojmë këtë lloj efekti, me mire te mos vishemi me te bardha ose ndoshta duhet te zgjedhim veshje jo shume te ngushta.

Si te kombinojmë te kuqen: Kjo është ndoshta ngjyra me e vështirë për t’u kombinuar, gjë qe shihet edhe nga rrethi i Itten-it; ajo nuk shkon me blunë, te verdhen, jeshilen, portokallien, etj. Shkon shume me te zezën e te bardhen dhe nuk duhet te rrije kurrë pranë rozës, edhe pse ky kombinim përfaqëson një nga rregullat e thyera nga stilistet vitet e fundit.

Si te kombinojmë ngjyrën kafe: edhe kjo ngjyre nuk është e lehte për t’u kombinuar. Ajo shkon mire me nuanca te tjera te ngjyrës kafe (bezhën, ngjyrën e lëkurës), me te praruarën dhe jeshilen. Nuk duhet te kombinohet me te zezën.

Si te kombinojmë te zezën: e zeza shkon me pothuajse tek te gjitha ngjyrat, me përjashtim te ngjyrës kafe (përveç ngjyrës se lëkurës) dhe blusë (përveç blusë elektrike). Ngjyrat pastel shkojnë shume me te zezën, por është me mire te zgjedhim ngjyrat e ndezura, ne rast se duam një kombinim te përkryer.

Si te kombinojmë te verdhen: ndryshe nga c’mendohet, e verdha mund te kombinohet ne mënyra te ndryshme. Ajo shkon me ngjyrën kafe dhe ngjyrat e errëta, me vjollcën dhe jeshilen e çelur.

Si te kombinojmë te kaltrën: e kaltra kombinohet ne mënyrë te përkryer me te gjitha nuancat e tjera te se kaltrës. Evitoni kombinimin e saj me te zezën, te kuqen dhe te verdhen.

Këto janë kombinimet baze te ngjyrave kryesore, për te cilat duhet te kemi parasysh qe te mos kombinojmë ngjyrën me nuancat e saj, me përjashtim te ngjyrave blu dhe kafe

Ndryshimi i ngjyrës në fytyrë, shenjë sëmundjeje

Problemin e skuqjes së fytyrës e ka një në dhjetë persona, sidomos femrat nga mosha 30 deri në moshën 50 vjeçe. Skuqjen e fytyrës e shkakton çrregullimi në qarkullimin e gjakut nën lëkurë e në raste më ekstreme mund të vijë deri te shëmtimi i fytyrës. Edhe pse skuqja në fytyrë nuk shkakton dhimbje, ajo mund të shkaktojë ndjenjë të turpit te njerëzit. Shkencëtarët nga Universiteti Kombëtar në Irlandë kanë gjetur fakte, në bazë të të cilave theksojnë se skuqjen e fytyrës mundet ta shkaktojë bakteri që jeton në lëkurën e fytyrës. Bakteri quhet ‘Demodex’, ka një formë të krimbit dhe zakonisht jeton në lëkurën tonë, duke mos shkaktuar dëme aq të mëdha. Ky bakter ushqehet me yndyrën e lëkurës tonë – me sebum i cili tërhiqet nga lëkura e yndyrshme përreth hundës, ballit dhe mjekrës.

Sëmundja Rosacea

Rosacea është një sëmundje e lëkurës që shfaqet në formën e skuqjes, akne dhe puçrra në fytyrë. Shumë njerëz besojnë se Rosacea është një lloj akne por ajo nuk është e vërtetë. Rreth 10 për qind e të rriturve vuajnë nga kjo sëmundje dhe kjo ndikon kryesisht tek njerëzit me lëkurë të zbehtë dhe ata persona që skuqen lehtësisht nga stresi apo aktiviteteve fizike. Gjatë kohës së sëmundjes mund paraqitet një rritje progresive e skuqjes së lëkurës e shkaktuar nga enët e gjakut. Për këtë arsye ju duhet të shmangni çdo gjë që ka efekt në zgjerimin e kapilarëve të gjakut. Këtu përfshihen, dielli i fortë dhe nxehtësia, sauna, temperaturat shumë të ulëta të dimrit, pije të nxehta (supë e nxehtë, lëng mishi, ose çaj), kafe në sasi të mëdha, alkooli i fortë dhe melmesat pikante. Prodhime të kozmetikës dhe veçanërisht kremi, mund ta përkeqësojnë sëmundjen. Faktorët psikologjik dhe stresi kanë gjithashtu një ndikim në përkeqësimin e gjendjes. Shkaku i sëmundjes nuk dihet, por mendohet se shkaktar mund të jetë një çrregullim në gjëndrat dhjamore në rrënjët e qimeve. Nuk ka asnjë dokumentim se sëmundja është shkak i faktorëve alergjike. Edhe një përdorim i gjatë i kremrave të fortë me kortizon sidomos në fytyrë mund të shkaktojë rosacean. Mendohet se edhe mekanizmat që e kontrollojnë funksionimin e enëve të gjakut në lëkurë në një fare mënyre shkaktojnë inflamim. Në këtë sëmundje është konstatuar një skuqje e lëkurës, zakonisht mbi hundë dhe faqe, ndonjëherë edhe mbi ballë dhe në pjesën rreth gojës. Kapilarët e imtë të gjakut mund të shihen shpesh në pjesët e skuqura të lëkurës ku edhe vetë skuqja është më intensive. Përveç kësaj, aty janë të shpërndara puçrra të vogla apo të mëdha të inflamuara e që ndonjëherë i ngjajnë lungeve (ciban, ithatë).

5 ngjyrat e fytyrës sipas sëmundjeve

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, ngjyrat e pashëndetshme të fytyrës përfaqësojnë pesë lloje sëmundjesh. Sëmundjet e brendshme mund të shkaktojnë ndryshimin e ngjyrës së fytyrës, ndërsa treguesit e fytyrës së shëndetshme ndryshojnë sipas racave të ndryshme, shkruan cri.cn.

Ngjyra e verdhë e fytyrës mund të shkaktohet nga disa ushqime të veçanta ose nga sëmundjet. Shumë fruta dhe perime, si karota, kungulli, spinaqi etj. përmbajnë shumë betakarotinë, që mund të shkaktojë zverdhjen e fytyrës pas ngrënies së shumtë të këtyre frutave dhe perimeve. Përveç shkaqeve ushqimore, verdhësia në fytyrë mund të vijë nga mëlçia e zezë, gurët në tëmth, fshika e tëmthit, kanceri i tëmthit etj.
Ngjyra e bardhë e fytyrës haset te të sëmurët e prekur nga anemia (e shkaktuar nga kequshqyerja, sëmundjet e humbjes së gjakut etj), leukemia, sëmundjet e mushkërisë etj. Përveç kësaj, njerëzit që nuk dalin jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë, mund të kenë fytyrë të bardhë.

Ngjyra e kaltër e fytyrës vjen nga mungesa e oksigjenit. Sëmundjet e lindura të zemrës, dobësia e zemrës etj. mund të shkaktojnë ngjyrën e kaltër të fytyrës.
Ngjyra e zezë është treguese e sëmundjeve kronike. Mosfunksionimi kronik i veshkës, mosfunksionimi kronik i zemrës dhe i mushkërisë, cirroza e kanceri i mëlçisë së zezë etj. mund të shkaktojnë nxirjen e fytyrës. Përveç kësaj, përdorimi i disa llojeve të ilaçeve kundër kancerit është arsyeja tjetër për nxirjen e fytyrës.

Ngjyra e kuqe. Skuqja në fytyrë mund të vijë nga zgjerimi i enëve të gjakut në fytyrë, që mund të shkaktohet nga emocionet, çrregullimet neurotike e ato endokrine dhe shumë arsye të tjera. Skuqjen në fytyrë e shkaktojnë tensioni i lartë i gjakut, tuberkulozi, tumori karcinoid, menopauza etj.

Ngjyrat dhe parfumet tendencë të verës 2013

Vera, siç të gjithë e dimë, vjen me veshje të lehta, të bukura, me ngjyra dominuese dhe provokuese. Tendencat e verës 2013 duken tek ngjyrat e veshjeve, në të cilat dominojnë ngjyrat e kuqe, nudo, xhinse etj.

Veshjet janë element mjaft i rëndësishëm i paraqitjes sonë, por nuk duhet të harrojmë vëmendjen që parfumet tona kanë gjatë kësaj periudhe. Parfumet personalizojnë në një farë mënyre karakterin e njeriut, duke treguar ëmbëlsinë, dominimin, arrogancën etj.

Ngjyra e kuqe
Ngjyrë glamur dhe provokuese, e kuqja është trendi i kësaj vere.
 

Nude
Delikate dhe e pastër, ngjyra nude është e përkryer për një pamje të pastër dhe romantike. Për më tepër kjo ngjyrë vë më shumë në dukje ngjyrën bronz të lëkurës.
 

Look-u i bardhë  
Ngjyra e bardhë është rikthyer në modë sërish. Është koha për të nxjerrë sërish nga gardëroba këmishat dhe veshjet e bardha.

Xhinsi
Materiali xhins është sërish trend këtë sezon. Ju mund të zgjidhni xhaketën xhins, pantallonat, apo edhe fustane.

 

Parfumet e shumëpritura të 2013-ës

Guess Girl, Guess
Më shumë sesa një flagrancë, është fushata publicitare e mishëruar nga Amber Heard ajo qe do jetë në qendër të vëmendjes. Parfumi është një përzierje e shijeve të luleshtrydhes, pjeprit, pak orkide, vanilje, etj. Pra do ketë më tepër një aromë të ëmbël.
 

Parisienne, Yves Saint Laurent
Për 2013-ën Yves Saint Laurent do të ofrojë një look totalisht të errët. Parisienne do jetë për femrat e sofistikuara dhe moderne. Në përbërje do ketë manaferrën, trëndafilin Damas, vjollcën etj.
 

Valentina Acqua Floreale, Valentino
Shtëpia italiane e modës do luajë me natyrën dhe senuslaitetin. Pritet që parfumi I ri të jetë me aromë lulesh. Përbërja do ketë lule portokalli, mimozë, jasmi, qelibar, etj.
 

Pink Friday, Nicki Minaj
Repistja ka lançuar parfumin e saj të parë dedikuar jetës së saj si femër dhe gjithashtu karrierës. Ky parfumë është një esencë lulesh dhe drurësh pylli duke përzier vaniljen me mushqet. Ky parfum ka dalë tashmë në Amerikë, por në Evropë do vijë së shpejti.
 

See by Chloé, Chloé
Marka franceze do të nxjerrë këtë vit një parfum të ri mishëruar nga modelja holandeze Bette Franke. Esenca do ketë në përbërje jaseminë, lule molle, vanilje etj

Shtate të vërteta, që nuk i dini!

1.Muzika mund të ulë depresionin me 30 %

1

 

2.Rezultati më i thellë gjatë një ndeshjeje në historinë e futbollit është 149-0, një nga skuadrat filloi të shënonte autogola si protestë për shkak të një vendimi të arbitrit.

2

 

3.Njerëzit besojnë në çdo gjë që u pëshpëritet në vesh.

3

 

4.92 % e njerëzve të paktën një herë në jetë kanë tentuar ta mbyllin frigoriferin ngadalë për të parë dritën e frigoriferit kur të ndalet.

4

 

5.Psikologjikisht, 88.8 % e njerëzve ndihen më mirë, pasi qajnë.

5

 

6.Njerëzit që shkruajnë me dorë të djathtë, jetojnë mesatarisht 10 vjet më shumë se njerëzit që shkruajnë me dorë të majtë.

6

 

7.Në mënyrë ironike, njerëzve që ju injorojnë, në të ardhmen do t’u nevojitet ndihma juaj.

7

Numri më i bukur në botë

goldenratio

Njihuni me numrin që i ka shërbyer Leonardo da Vinçit, Bethovenit, Moxartit, Mikelanxhelos, Stradivarit e që është përpjesëtimi hyjnor i gjithçkaje në natyrë

 Çfarë kanë të përbashkët piramidat e Egjiptit, “Mona Lisa”, luledielli, guaskat, kërmilli, bohçet e pishës dhe gishtat tanë?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje dhe shumë më tepër se kaq, mund të fshihet në vargun e numrave të zbuluar nga matematikani italian Leonardo Fibonaçi. Karakteristika e këtyre numrave të njohur si progresioni i Fibonaçit, është fakti se secili është shuma e dy numrave paraardhës.

Një tjetër veçori, është fakti se nëse pjesëton dy numrat ngjitur do të marrim një prodhim që në kufizën e tridhjetë mbetet konstant 1,618. Ky numër njihet në gjuhën e matematikës si “përpjesëtimi hyjnor” dhe përfaqësohet prej simbolit Φ që lexohet fi.

Përse quhet përpjesëtimi hyjnor?

Besimtarët pretendojnë se 1,618 është numri që e ndihmoi Zotin të krijonte botën, pasi shumë prej krijimeve të tij i përmbahen këtij përpjesëtimi.

Për ateistët ky numër është më i bukuri, jo vetëm prej formës, por edhe sepse është numri më i kudondodhur në natyrë, te bimët, kafshët dhe te njerëzit.

Përpjesëtimi hyjnor në natyrë

Lulet. Numri i petaleve në një lule ndjek në mënyrë konstante progresionin e Fibonaçit. Shembujt e njohur përfshijnë zambakët që kanë nga tri petale, manushaqet që kanë pesë petale, luledelet me nga 34, duke formuar kështu vargun e Fibonaçit. Numri fi shfaqet te petalet, pasi çdo njëra prej tyre ka një largësi prej 0.618034 nga tjetra, duke bërë të mundur ekspozimin sa më të mirë ndaj dritës.

Farat e luleve. “Koka” e çdo luleje përmban brenda saj fara, e për çudi këto fara formojnë progresionin e Fibonaçit. Fillimisht farat prodhohen në qendër, pastaj shpërndahen rreth anëve për të mbushur të gjithë hapësirën. Këto fara rriten në spirale të anasjella dhe raporti midis një rotacioni dhe një tjetri është pikërisht numri fi ose 1,618.

parthenon_golden_ratio-2Bohçet e pishës. Në mënyrë të ngjashme edhe forma e një bohçeje pishe është ndërtuar si spirale. Këtu spiralja harkon herë majtas e herë djathtas, por po t’i kushtojmë rëndësi do të shohim që këto kthesa merren në varësi të progresionit të Fibonaçit. Spirale të ngjashme gjenden tek ananasi dhe te lulelakra.

Degët e pemëve. Vargu i Fibonaçit mund të pikaset edhe te mënyra sesi degët e një peme formohen ose shpërndahen. Trungu i një peme do të rritet derisa të prodhojë degë, të cilat rriten në dy degëzime. Njëri prej këtyre degëzimeve do të krijojë dy të reja, ndërsa tjetri do të qëndrojë në gjumë. E njëjta gjë vazhdon e përsëritet për çdo degë të re.

Guaskat. Përpjesëtimi hyjnor krijohet edhe në drejtkëndësh, tek i cili raporti i brinjëve a dhe b sjell numrin fi. Kjo gjë përsëritet pafundësisht në natyrë te spiralet dhe quhet ndryshe spiralja logaritmike. Guaska e një kërmilli dhe forma të tjera guaskash ndjekin spiralen logaritmike, ashtu siç bën edhe koklea e veshit të brendshëm te njerëzit. Mund të gjendet edhe te brinjët e disa dhive dhe në forma të caktuara të rrjetave të merimangave.

Bletët. Në kosheret e bletëve, shumë pak njerëzve u ka rënë rasti të studiojnë përpjesëtimin midis femrave dhe meshkujve në një zgjua. Jo vetëm që femrat janë më shumë sesa meshkujt, por raporti midis tyre është pikërisht fi ose 1,618.

 

 

Te trupi njerëzor. Nëse matim gjatësinë e trupit të secilit dhe e pjesëtojmë me lartësinë nga toka te kërthiza do të dalë patjetër numri fi ose raporti do të jetë 1,618. Një tjetër shembull është largësia nga majat e gishtave te supi, që po të pjesëtohet me largësinë e majave të gishtave me bërrylat jep raportin 1,618. Nëse lartësinë e njeriut nga toka tek ijët e marrim si një njësi, del që gjatësia e çdo njeriu është 1,618 ose fi. Largësia midis shpatullave dhe kokës, krijon raportin fi. Po të matim lartësinë nga ija te koka dhe lartësinë nga shpatulla te koka do të përfitojmë raportin 1,618.

Përpjesëtimin hyjnor mund ta hasim edhe te trupi i kafshëve, në bazë të matjeve që mund të kryejmë.

Fytyra. Fytyrat e njerëzve dhe jo vetëm, përmbajnë në vetvete përpjesëtimin hyjnor. Goja dhe hunda janë secila të pozicionuara sipas përpjesëtimit hyjnor të largësisë midis syve dhe fundit të mjekrës. Duhet theksuar se çdo person ka një fytyrë dhe trup të ndryshëm, por raporti i gjymtyrëve të shumicës së njerëzve priret për nga raporti i artë fi. Njerëzit që cilësohen si më të bukur, janë ata që i afrohen sa më shumë këtij raporti 1,618.

Uterusi. Sipas gjinekologut Jasper Veguts, në Universitetin Leuven në Belgjikë, doktorët mund të thonë nëse një uterus është normal dhe i shëndetshëm, duke u bazuar në raportet e dimensioneve të tij, që formojnë raportin e artë fi.

Molekulat e ADN-së. Edhe format mikroskopike duket se nuk i kanë shpëtuar progresionit të Fibonaçit. Molekula e ADN-së mendohet të jetë 34 angstroms e gjatë dhe 21 angstroms e gjerë për çdo cikël të plotë të spirales së dyfishtë. Këta numra, 34 dhe 21 janë në vargun e Fibonaçit dhe raporti i tyre është shumë i ngjashëm me numrin fi ose përpjesëtimin hyjnor.

Arti. Mendohet se Leonardo da Vinçi ka qenë një nga artistët që e përdorte më së shumti përpjesëtimin hyjnor te veprat e tij. Ai i ka ndërtuar pikturat si “Mona Lisa” dhe “Njeriu vitruvian”. Numri fi gjendet edhe në strukturën e sonatave të Moxartit, te “Simfonia e Pestë” e Bethovenit dhe tek artistë të tjerë si Shubert. Raporti fi e ndihmoi Stradivarin të përcaktonte saktë pozicionin e vrimave të çelësave në violinat e tij perfekte.

Në arkitekturë. Përfaqësimi më dinjitoz i përpjesëtimit hyjnor, fi-së ose 1,618 në arkitekturë janë piramidat e Egjiptit, por jo vetëm, mendohet se edhe ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është ndërtuar me këto raporte.

Si lindi 1 Qershori?

Sot është 1 Qershori,Dita Nderkombetare e Fëmijëve.

Tashmë kjo ditë është kthyer në një ritual të përvitshëm festiv ku ata që festojnë dhe gezojnë më shumë janë sigurisht të vegjlit.

1 Qershori tashmë vec ceremonive festive mbart me vete edhe apelin për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të varfër dhe jetimë. Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi sëbashku një numër të konsidesueshëm fëmijësh jetim Kineze të celebronin në festivalin e ”Anijes së Dragoit”.

Kjo gjë rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të femijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqënies së tyre. Sot kjo ditë festohet në të gjithë botën

78 mijë tokësorë aplikojnë për një udhëtim vetëm vajtje për në Mars

Ky është numri i personave që kanë aplikuar në një projekt të një organizate jo fitim-prurëse, që synon të ngrejë koloninë e parë njerëzore në Planetin e Kuq në vitin 2023.

Projekti i organizatës holandeze “Mars One”, synon të përzgjedhë personat “më të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht”, që do të ndërmarrin udhëtimin vetëm vajtje.

Organizata pret që deri në mbylljen e fushatës së ndërmarrë, më 31 gusht të këtij viti, numri i aplikimeve të shkojë në 500 mijë.

Për të qenë sa më transparentë, përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet sipas modelit të spektakleve televizive konkurruese dhe do të transmetohet në ekran. Fituesit do të trajnohen për 8 vjet me radhë përpara se të nisën në udhëtimin vetëm vajtje drejt Planetit të Kuq.
Themeluesi i “Mars One”, Bas Lansdorp thotë se nisma rezultoi të jetë puna më e kërkuar në histori nga njerëzit. Në asnjë pozicion tjetër nuk ka patur kaq shumë aplikime.

Jeta e përditshme në Mars do të kërkojë përfshirjen në ndërtimin e banesave dhe punës kërkimore atje, në kushtet kur temperatura është rreth 50 gradë nën zero.
Mosha e aplikuesve duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe ata që janë regjistruar deri më tani në konkurrim, varjojnë nga 18 deri në 60 vjeç. “Dua të jem një kërkues dhe një pionier në bërjen e historisë”, shkruan një 21-vjeçar amerikan në aplikimin e tij.

Kandidatët janë nga 120 vende të ndryshme të botës.

‘Google’ dhe revista “TIME” kanë bërë një përmbledhje të veçantë me video në “time-lapse”.

Në vitin 1984, NASA në bashkëpunim me ” U.S. Geological Survey” nxorën një program të quajtur ‘Landsat’, për të kapur dhe arkivuar imazhe “high-resolution” të Tokës, së kapur prej satelitëve. E me të gjithë ato imazhet e kapura ndër vite, Google e revista “TIME” kanë bërë një përmbledhje me video në “time-lapse”, duke e realizuar një projekt që e kanë prezantuar këtë javë.

“Besojmë se është panorama më e plotë e ndryshimeve të planetit tonë ndër vite dhe që mund të shihet nga publiku”, ka shpjeguar inxhinierja e “Google Earth”, Rebecca Moore. Duke bërë “zoom”, përdoruesit mund të shohin më nga afër ndryshimet që kanë pësuar akujt e Alaskës, reduktimin e pyllit në Amazonat braziliane, apo edhe zgjerimin bregdetar të Dubait. Gjithçka falë kapjes së miliona imazheve historike satelitore.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jHz5kMMavas#at=106

Sekretet që fshehin ngjyrat

Për të krijuar konceptin e saktë të rëndësisë së ngjyrave mund të përmendim vetëm një fakt: 60-90 për qind e idesë mbi diçka krijohet vetëm prej ngjyrave.

Një nga mrekullitë e shqisës sonë të të parit është aftësia e saj për të dalluar ngjyrat. Rëndësia e ngjyrave dhe truket që fshihen pas tyre, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimet dhe arritjet e ndryshme të marketingut, por jo vetëm.
 
Sipas statistikave, 87 për qind e klientëve përmendin ngjyrën si nxitësin kryesor, që i shtyn ta blejnë ose jo një produkt.
 
Kërkuesit kanë zbuluar se në mënyrë të pavetëdijshme, njerëzit bëjnë një vlerësim pamor të shpejtë në 90 sekondat e para që shohin një mjedis apo produkt.
 
Ekspertët e marketingut shprehen se kur njerëzit blejnë diçka, 93 për qind e tyre mbështeten te pamja e jashtme e produktit, 6 për qind shohin materialin dhe vetëm 1 për qind i kushton rëndësi aromës që mban sendi.
 
Rreth 80 për qind e njerëzve pranojnë se i njohin më mirë markat vetëm prej ngjyrës së përdorur. Më se 50 për qind e konsumatorëve nuk e vizitojnë më një dyqan nëse ngjyra e mureve të tij nuk i ka pëlqyer.
 
Mendohet se reklamat me ngjyra tërheqin 42 për qind më shumë vëmendje sesa reklamat bardhezi.
 
Përdorimi i ngjyrave përmirëson aftësinë për të mësuar nga 55-68 për qind, aftësinë për të lexuar me 40 për qind dhe rrit me 73 për qind mundësinë e të kuptuarit të diçkaje. Ja sekretet që fshihen pas çdo ngjyre kryesore.
 
E kuqja është ngjyra më e preferuar e të gjitha kohërave, ndoshta sepse ajo përfaqëson një emocion shumë të fortë siç është dashuria. Ajo lidhet me pasionin dhe intensitetin e ndjenjave të ndryshme. Trëndafilat e kuq janë lulet më të shitura ditën më të veçantë të dashurisë, atë të Shën Valentinit.
 
Në fushën e marketingut, ngjyra e kuqe përdoret më së shumti në restorante, pasi mendohet se nxit oreksin. Siç mund ta keni vënë re, ngjyra e kuqe përdoret edhe për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve në raste ofertash apo shitjesh, sepse nxit një lloj impulsi të tërheqjes te njerëzit. E kuqja përdoret edhe për të sinjalizuar një rrezik apo urgjencë, siç është rasti i ambulancave, semaforëve dhe tabelave rrugore. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën e kuqe në logot e tyre janë: “Mc Donald’s”, “YouTube”, “Lay’s” “H&M”, “CNN”, “Nintendo”, “Red Bull”, “Toyota” dhe “Adobe”.
 
E verdha është ngjyra e lidhur me lumturinë dhe gëzimin. Për sytë, ajo është një ngjyrë që shkakton lodhje dhe tendosje. Sa herë që një bebe shikon ngjyrën e verdhë, ka shumë mundësi që ajo të qajë. Kjo ngjyrë nxit komunikimin dhe stimulon sistemin nervor.
 
Në fushën politike e verdha përfaqëson liberalët. Në marketing, ajo është sinonim i rinisë dhe optimizmit. Përdoret në reklama apo në vitrina për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Ngjyra e verdhë nënkupton qartësinë dhe pastërtinë.
 
Kompanitë që përdorin ngjyrën e verdhë janë: “CAT”, “IMDB”, “National Geographic”, “DHL”, “Nikon” dhe “Shell”.
 
Bluja është e lidhur me paqen dhe ujin. Pëlqehet më së shumti nga meshkujt dhe prezanton qetësinë e kthjelltësinë. Fakti interesant për ngjyrën blu është se ajo parandalon urinë. Është një ngjyrë gjithnjë e pranishme për njerëzit, pasi është ngjyra e qiellit dhe e detit. Nga pikëpamja psikologjike, bluja rrit produktivitetin dhe për këtë arsye përdoret më së shumti në zyra.
 
Në politikë, ngjyra blu është përfaqësuese e atyre me pikëpamje konservatore dhe përdoret më së shumti nga partitë demokratike të shteteve.
 
Në marketing, ngjyra blu përdoret për të rritur rendimentin e punës dhe për të qenë sa më qetësuese. Markat e njohura e përdorin ngjyrën blu në produktet e tyre, pasi ajo rrit sigurinë dhe besimin.
 
Kompanitë që përdorin ngjyrën blu janë: “Facebook”, “Twitter”, “Pepsi”, “Word”, “Ford”, “Skype”, “Dell” dhe “Walmart”.
 
Portokallia është ngjyra që lidhet me entuziazmin dhe ekzaltimin. Reflekton ngrohtësi dhe përdoret për të dhënë paralajmërime.
 
Në pikëpamje politike, portokallia paraqet Vendet e Ulëta dhe familjet e tyre mbretërore. Në marketing, portokallia është simbol i agresionit, nxit ndërmarrjen e veprimeve si blerja dhe shitja, mendohet se i shkakton impulse të shumta blerësve dhe përfaqëson markat miqësore, të gëzuara dhe të besueshme.
 
Kompanitë që përdorin ngjyrën portokalli janë: “Amazon”, “Mozilla Firefox”, “Fanta” dhe “Harley-Davidson”.
 
E gjelbra është një nga ngjyrat më të pëlqyera dhe më qetësuese. Ajo lidhet me shëndetin dhe natyrën. Ngjyra e gjelbër simbolizon edhe paratë. E gjelbra parandalon dhembjet e stomakut tek punëtorët që punojnë në një mjedis të gjelbër dhe ul ndjeshëm nivelin e depresionit. Kjo ngjyrë përdoret tek syzet e natës, pasi syri ynë është shumë më i ndjeshëm për të dalluar forma nën efektin e së gjelbrës.
 
Nga pikëpamja politike, ajo lidhet me ambientalistët. Në marketing përdoret për të dhënë ndjesinë e qetësisë, shëndetit dhe mendohet se përçon mesazhe seksuale. Prej shumë kohësh është simbol i pjellorisë. Kompanitë që përdorin ngjyrën e gjelbër janë: “XBOX”, “John Deere”, “Android”, “Land Rover” dhe “Excel”.
 
Vjollca është ngjyra që përfaqëson më së miri shëndetin, suksesin dhe diturinë. Për shkak se shumë mbretër preferonin ngjyrën vjollcë për veshjet e tyre, nga pikëpamja politike, ajo përfaqëson mbretërinë.
 
Në marketing vjollca përdoret për produktet që reklamojnë bukurinë dhe luftën ndaj plakjes. Ajo i transmeton klientit rehatinë dhe qetësinë. Në marka të njohura, ngjyra vjollcë përdoret për të nxitur imagjinatën, krijimtarinë dhe mençurinë. Një nga kompanitë më të njohura që përdor këtë ngjyrë është “Yahoo”.

5 enigmat e njerëzimit

Padyshim që bota është e mbushur me enigma dhe mistere, por pesë prej tyre të ndodhura në Tokë janë më të rrallat dhe më të pashpjegueshmet!

 1.  Rruga Bimini 

Në vitin 1968, nën thellësinë e detit pranë brigjeve të ishujve Bimini në Bahamës, u zbuluan me dhjetëra gurë të sheshtë gëlqerorë. Në pamje të parë asgjë nuk ngjante e çuditshme.
Por shkencëtarët u habitën, pasi këto gurë krijonin një rrugë të gjatë perfekte me shumë se 1 km, që ishte e pamundur të krijohej me forma natyrale…!
Të shumtë ishin ata të cilët thanë se janë rrënojat e një qytetërimi të lashtë, të tjerë se janë formacione natyrale. Por askush prej tyre nuk mund të harroje dhe nuk mund të anashkaloje në nënndërgjegjen e tij profecinë e fillimit të shekullit të 20-të.
I famshmi profet Edgar Cayce, kishte parashikuar në vitin 1938: “Një pjesë të Atlantidës së Humbur do të zbulohet në thellësi të detit, rreth ishujve Bimini. Kjo do të ndodh në vitin 1968”, një parashikim që për paradoks ishte precize!

2. Dorëshkrimi Voynich

E mori emrin nga zbuluesi i saj në vitin 1912 në një manastir italian dhe vijon të mbetet libri më i mistershëm në historinë e njerëzimit. Libri është shkruar në një gjuhë të pakuptimtë, të panjohur apo nga dikush që nuk i përket kësaj bote… pra qenies njerëzore! Shkencëtar besojnë libri është shkruar nga një shkrimtar i panjohur i cili përdori një teknikë shkrimi po ashtu të panjohur!

3. Harta e Piri Reis


Harta e Piri Reis u zbulua në vitin 1929 në një muze në Turqi dhe që nga ai moment nuk është asnjë shpjegim i logjikshëm për skicimet e tij! Me dimensione 60×86 cm, kapiteni turk, Piri Reis kishte hartuar në vitin 1513 hartën e botës dhe kishte përfshirë, Portugalinë, Spanjën, Afrikën Perëndimore, Atlantikun qendror dhe jugor, Karaibet, gjysmë e Amerikës lindore dhe një pjesë të Antarktidës, por të çliruar nga shtresat e akullit. Përsa i përket vendeve të cilat ai nuk i “përfshiu” në hartë, kapiteni Piri Reis na siguron se ai i ka përfshirë me korrektësi. Në të njëjtin dokument Piri Reis na informon se për të realizuar hartën e tij, ai përdori të gjitha harta e kohës duke i kombinuar.
Dhe misteri lind këtu!
Si është e mundur që kapiteni Piri Reis të hartonte me saktësinë më të madhe hartën e gjithë botës, kur në shekullin e 15 nuk ekzistonte mundësia e fluturimit…?! Pra fotografimeve ajrore. Si është e mundur që kapiteni Reis mundi të ndante kontinentet dhe brigjet me gjithë distancat e tyre pa njohurinë e vërtetë të metodës së projeksionit azimuthal të trigonometrisë sferike, që kërkohet për hartat? Si projektoi Antarktidën kur ajo nuk ishte zbuluar ende zyrtarisht?

4. Syndoni i Torinos

Edhe pse Vatikani e ka vlerësuar si të vërtete, Syndoni i shenjtë vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha të njerëzimit. Është një qefin në të cilën është i “stampuar” imazhi i një njeriu me mjekër. Gjatë gjithë qefinos ka shenja gjaku që dëshmojnë se ky burrë ishte kryqëzuar dhe më pas trupi i tij u mbulua me këtë copë pëlhurë.
Dhe sigurisht që të shumtë janë ata të cilët besojnë pëlhura, qefini, është copa që mbuloi trupin e Krishtit pas Kryqëzimit, pasi materiali përbërës i qefinos dëshmon atë periudhë, ku jetoi dhe shenjat e gjakut dëshmojnë të njëjtën mënyrë vdekje me atë të Krishtit. Disa të tjerë mendojnë se është krijesë njerëzore dhe u krijua shumë më vonë, ndërmjet shekullit të 13 dhe 14-të. Por, edhe sikur të ishte një rastësi dhe nuk kemi të bëjmë me qefinin e Krishtit, misterin vijon të mbetet.

5. Linjat e Nazca

Linjat grafike në sipërfaqen e tokës të qytetërimit Nazca në Peru përfshihen në misteret më të mëdha të botës për mënyrën dhe qëllimin e krijimit të tyre. Bëhet fjalë për 13.000 linja, që formojnë 800 skica dhe mbulojnë një sipërfaqe 450 kilometër katrorë. Arkeologët pohojnë se Linjat Nazca u krijuan rreth viti 500 para erës së re deri në 500 pas erës së re dhe ngjajnë sikur të jenë krijuar nga një dorë gjigande. Këto forma pasqyrojnë kafshë, bimë dhe skica gjeometrike dhe më e çuditshmja është se nuk arsye krijimi, pasi janë të dukshme vetëm nga ajri, pra nga sipër. Vetëm qendra e këtyre skicave është një merimangë e cila ka diametër 45 m katrorë. Shumë shkencëtare besojnë se ndoshta qytetërimi Nazca dispononte një lloj ballonë fluturuese dhe me të cilën krijuan këto skica. Të shumtë janë ata të cilët bëjnë fjalë se këto linja janë aerodrome. Të tjerë shkojnë edhe më tej, duke thënë se linjat janë krijuar nga jashtëtokësorët. Disa thonë se para 2000 vjetësh, banonin gjigande në Tokë.

Super-jahtet, zbret nga froni “Eclipse”, në vënd të tij….

Nëse ka një sektor që nuk njeh krizë, ai është ndërtimi i superjahteve. Mes miliarderëve prej disa vitesh ka nisur një garë e cmendur se kush ka jahtin më të madh e më modern.
Azzam

Prej kohësh “froni” mbahej nga “Eclipse” i miliarderit rus, Roman Abramovic. Por së fundmi “Eclipse” është zbritur nga froni dhe në vend të tij është “Azzam” i princit saudit, Al-Walid bin Talal.

“Azzam” (që nga arabishtja në shqip përkthehet Vendosmëri) është i gjatë 180 metër, kundrejt 162.5 metër të jahtit të Abramovic.

Eclipse

Doli nga kantieri i ndërtimit të jahteve të Lursenit në Bremen të Gjermanisë ditën e premte. Po në të njëjtën ditë iu dorëzuan “çelësat” pronarit të tij.
Sipas mediave gjermane, superjahti ka kushtuar diku tek 500 milion euro dhe është i pajisur me luksin dhe fjalën e fundit të teknologjisë. “Varka” e Abramovic, e ndërtuar në vitin 2009 kushtoi “vetëm” 340 milion euro.

SOT – Dita Botërore e Autizmit

 

Dy prilli shënon Ditën Botërore të Autizmit, një ditë e caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit rreth këtij çrregullimi bio-neurologjik, i cili ndikon në zhvillimin e trurit.

Disa shtete, e quajnë prillin si Muaji i Autizmit, për të edukuar njerëzit rreth kësaj sëmundjeje. Asnjeri nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton autizmin, por mjekët janë në një mendje kur thonë, se numri i rasteve me autizëm është në rritje.
Autizmi ndikon në mënyra të ndryshme tek çdo njeri që vuan nga kjo sëmundje. Njerëzit me autizëm, kanë vështirësi në komunikim, në marrëdhënie me të tjerët, në sjellje dhe në aftësinë për të mësuar. Disa njerëz me autizëm nuk mund të flasin. Të tjerë kanë nevojë për kujdes, ndërsa disa asnjëherë nuk arrijnë të jenë në gjendje që të jetojnë të pavarur.
Mjekët specialistë kanë zbuluar se diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm, përmirëson ndjeshëm aftësitë e fëmijëve me autizëm. Por terapia mund të ketë disa forma. Në San Diego të Kalifornisë, pesë-vjeçarja Jolena Gonzales ka një lidhje të veçantë një qen, që sipas nënës së saj, ka ndryshuar jetën e Jolenës.
“Aftësia e saj për të komunikuar është trefishuar brenda tre muajsh, që kur morëm qenin në shtëpinë tonë. Personaliteti i saj ka nisur të shfaqet, dhe tani ajo është më e shoqërueshme”.
Një program i ri kujdesi përdor qen shërbimi për të ndihmuar fëmijët me autizëm. Qentë i ndihmojnë fëmijët të qetësohen, dhe kjo bën të mundur që familjet e tyre të kenë një jetë më normale. Rebeka Kuk thotë se duke u kujdesur për qenin, vajza e saj ka fituar ndjenjën e përgjegjësisë që do t’a shoqërojë atë gjatë gjithë jetës.
“Ndryshimi që shoh tek vajza ime është se asaj i është dhënë mundësia të udhëheqë vetë jetën e saj, çka nuk e kishte më parë. Ajo mund sillet normalisht, të shkojë diku dhe të të bëjë gjëra që nuk i bënte më parë”.
Njerëzit më parë mendonin se personat me autizëm nuk mund të komunikojnë me të tjerët dhe kanë vështirësi të kuptojnë botën përreth. Por kjo përshtypje është e gabuar. 13-vjeçarja Keril Fleishmen ka shenja të rënda autizimi.
Babai i saj thotë: “Njerëzit mendonin se ajo ishte një fëmijë me të meta, dhe e paaftë për të komunikuar, prandaj e shmangnin.” Por prindërit e saj bënë të mundur që Keril të fillonte terapi për sjelljen dhe të folurin që kur ajo ishte 4 vjeç. Ajo nuk fliste dot, por një ditë nisi të përdortë kompiuterin.
“Ajo nisi të thoshte me rrokje fjalë të ndryshme, që ne nuk e dinim që ajo mund të fliste”. Keril filloi të tregonte se si e ndjen veten njeriu kur vuante nga një formë kaq e rëndë autizmi. “Njerëzit më shohin dhe mendojnë se jam e paaftë mendërisht, sepse nuk mund të flas, ose veproj ndryshe prej tyre.”
Keril nisi të shkruajë se si dëshironte që ta trajtonin si adoleshentët e tjerë. Arthur Fleishmen “Ne u shtangëm. Ne kuptuam se brenda saj fshihej një person inteligjent dhe i ndjeshëm që nuk e kishim njohur më parë”.
Mjekët specialistë thonë se historia e Keril ilustron idenë, që mendësia e përgjithshme rreth autizmit është e gabuar. Shkencëtarët thonë se numri i rasteve të autizmit është rritur ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se 1 në 150 fëmijë amerikanë vuan nga autizmi. Rreth 25 vjet më parë, numri ishte një në dy mijë fëmijë.
Nuk ka shifra të sakta se sa fëmijë në botë vuajnë nga autizmi. Megjithatë autoritet mjekësore thonë se ky numër është rritur. Ndonëse asnjeri nuk e di me saktësi shkakun e kësaj sëmundjeje, disa specialistë thonë se autizmi nxitet nga mjedisi. Kjo do të thotë se një ditë autizmi mund të trajtohet më me sukses dhe madje edhe të parandalohet.

Një vjershë që fsheh 1 milion dollarë…

Milioneri amerikan, Forrest Fenn, gropos 1 milion dollarë, kush zbërthen kodet e gjen.

Forrest Fenn

Kur milioneri amerikan Forrest Fenn kishte marrë vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, kishte vendosur të bënte diçka jo të zakonshme. Një pjesë të pasurisë së tij, me vlerë prej mbi një milion eurosh e ka groposur në një vend në SHBA dhe ka dhënë instruksionet se si mund të gjendet ajo.
Thesari i fshehur përbëhet nga monedha ari, diamante dhe gurë të çmueshëm llojesh të ndryshme. Vendi misterioz është diku në afërsi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico. Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur.
Një udhëzim tjetër që duket se nuk do të ndihmojë mjaft për të gjetur thesarin është ai se vendi i zgjedhur është në lartësinë mbidetare më shumë se 1500 metra. Lartësia mesatare mbidetare e shtetit New Mexico është 1700 metra. Ka tri vite që një numër kërkuesish të thesarit janë vënë në “gjah”,  por deri më tani asgjë nuk është gjetur.

10 Këshilla te përjetshme nga Coco Chanel për femrat

Ajo nuk ishte e bukur, nuk ndiqte modën por kishte shpirtin e saj te mbledhur si ne një bace gjithë stilin e botes se veshjes.

Gruaja qe zhduku nga historia burgosjen e korseve dhe veshi fustanet e lirshëm, zëvendësoi gjerdanet e rende me perla te bardha. Bluzat me vija te cilat i veshim sot pas me shume se gjysme shekulli janë te një gruaje te imët e te holle qe dikur ka thënë shprehjen “Moda kalon, vetëm stili mbetet”. Thjeshtësia thoshte Coco ishte vete bukuria gjë qe shpjegon pse gjitha ato T-shirt, balerina, fustanet me perla dhe xhaketat me katër kopsa janë sot muza e te gjithë femrave me klas. Ja dhjete këshillat e legjendës se modës qe një femër duhet ti këtë parasysh.

1- Veshjet duhet te jene domosdoshmërish te rehatshme se ne te kundërt nuk quhen luks.

2- Pantallonat e bëjnë një femër te lire. Mbani gjithmonë te tilla ne gardërobë.

3- Një fund perfekt duhet ti mbuloje gjunjët.

4- Fustani i zi dhe i thjeshte nuk është vetëm për dite te zeze. Ai është vete eleganca juaj.

5- Një kostum perfekt duhet te këtë pak femër dhe mashkull brenda.

6- Sa me shume aksesor aq me mire! Por mos harroni para se dilni hiqni aksesorin e fundit, është gjithmonë një qe del tepër.

7- Këpucë me stil janë ato qe kane dy ngjyra

8- Çantat qe mbahen te varura ne krah “Shoulders bags” janë me te mirat ne bote.

9- Xhaketa duhet te jete detyrimisht e një materiali te bute.

10- Nëse nuk keni hedhur parfum me mire zhvishuni dhe rrini ne shtëpi.

Abissnet, Internet Telefoni

Disa thënie të “mençura” nga njerëz “famëkeq” të botës

Të lexosh tepër shumë libra është e dëmshme. – Mao Zedong

Politika është luftë pa gjakderdhje ndërsa lufta është politikë me gjakderdhje. – Mao Zedong

Ne nuk duhet të kemi frikë se do t’na gjykojë historia. Tekefundit, kush flet sot për shfarosjen e armenëve? – Adolf Hitler

Idetë janë më të fuqishme se armët. Ne nuk do t’lejonim që armiqtë tanë të posedojnë armë, pse do t’i lejonim ata të kenë ide. – Josef Stalin

Një vdekje është tragjedi; një milion… është thjesht statistikë. – Josef Stalin

Vdekja është zgjidhje e çdo problemi. Nëse një dikush nuk ekziston – nuk ekziston as problemi. – Joseph Stalin

Nuk mund të vraposh më shpejtë se plumbi.  – Idi Amin
(1925 – 2003, diktator ushtarak, Presidenti i tretë i Ugandës, nga 1971 deri 1979)

Dëshiroj që ta dini se çdo gjë që kam bërë, e kam bërë për vendin tim. – Pol Pot
(Saloth Sar, 1925 – 1998, më shumë i njohur si Pol Pot, revolucionar komunist-maoist kamboxhian, i cili drejtoi Kmerët e Kuq nga 1963 deri në vdekjen e tij më 1998)

Ruaj besimin në Zotin, por dhe pluhurin të tharë (barotin). – Oliver Cromwell
(1599 – 1658, një udhëheqës anglez ushtarak dhe politik i cili qe pjesë e përpjekjeve të përbashkëta republikane, ushtarake dhe parlamentare në përmbysjen monarkisë së Stjuartit, si rezultat i “Luftës Civile Angleze”)

Neve na pëlqen të vdesim, ShBA-të e duan jetën aq shumë. Ky është dallimi mes nesh. – Osama bin Laden

Amerikanët janë Satani i madh, gjarpëri i plagosur. – Ayatollah Khomeini

Njeriu i vetëm i bardhë që mund t’i besohet është një njeri i bardhë i vdekur. – Robert Mugabe

Të lexosh tepër shumë libra është e dëmshme. – Mao Zedong

Politika është luftë pa gjakderdhje ndërsa lufta është politikë me gjakderdhje. – Mao Zedong

Ne nuk duhet të kemi frikë se do t’na gjykojë historia. Tekefundit, kush flet sot për shfarosjen e armenëve? – Adolf Hitler

Idetë janë më të fuqishme se armët. Ne nuk do t’lejonim që armiqtë tanë të posedojnë armë, pse do t’i lejonim ata të kenë ide. – Josef Stalin

Një vdekje është tragjedi; një milion… është thjesht statistikë. – Josef Stalin

Vdekja është zgjidhje e çdo problemi. Nëse një dikush nuk ekziston – nuk ekziston as problemi. – Joseph Stalin

Nuk mund të vraposh më shpejtë se plumbi.  – Idi Amin
(1925 – 2003, diktator ushtarak, Presidenti i tretë i Ugandës, nga 1971 deri 1979)

Dëshiroj që ta dini se çdo gjë që kam bërë, e kam bërë për vendin tim. – Pol Pot
(Saloth Sar, 1925 – 1998, më shumë i njohur si Pol Pot, revolucionar komunist-maoist kamboxhian, i cili drejtoi Kmerët e Kuq nga 1963 deri në vdekjen e tij më 1998)

Ruaj besimin në Zotin, por dhe pluhurin të tharë (barotin). – Oliver Cromwell
(1599 – 1658, një udhëheqës anglez ushtarak dhe politik i cili qe pjesë e përpjekjeve të përbashkëta republikane, ushtarake dhe parlamentare në përmbysjen monarkisë së Stjuartit, si rezultat i “Luftës Civile Angleze”)

Neve na pëlqen të vdesim, ShBA-të e duan jetën aq shumë. Ky është dallimi mes nesh. – Osama bin Laden

Amerikanët janë Satani i madh, gjarpëri i plagosur. – Ayatollah Khomeini

Njeriu i vetëm i bardhë që mund t’i besohet është një njeri i bardhë i vdekur. – Robert Mugabe

Të parit: Faktet që nuk dini për sytë tuaj

 

 Askush nuk mund të kundërshtojë faktin se pa pesë shqisat tona jeta do të ishte e vështirë për t’u përballuar. Nëse do t’i pyesnim njerëzit se cilën shqisë do të dëshironin më pak të humbitnin, ata do të përgjigjeshin “shikimin”.
Ja nëntë faktet që nuk i dini për sytë tuaj:

1.Çdo të moshuari i duhen syze për të lexuar

99 për qind të popullsisë botërore fillojnë t’i nevojiten syze për lexim gjatë moshës 43-50 vjeç. Kjo ndodh sepse lentet e syve e humbin me kalimin e kohës aftësinë për t’u përqendruar. Në mënyrë që sytë tuaj të fokusohen te gjërat e mëdha, lentet ndryshojnë formën e objekteve dhe i kthejnë ato në sferike. Sa më shumë të plakeni aq më shumë humbet aftësia e lenteve tuaja, kjo është arsyeja pse disa persona, që janë tek të 45-at, fillojnë t’i largojnë sendet, në mënyrë që të arrijnë të përqendrohen.

2.Lentet e syve, më të shpejta se lentet e aparatit fotografik

Lentja gjendet pas pupilës së syrit, ajo ka si detyrë të përqendrojë shikimin te sendet që gjenden para nesh. Në çdo çast që shohim përreth, lentja jonë punon pa pushim, duke fokusuar me radhë sendet, veprim ky që kryhet automatikisht, pa dijeninë apo ndërhyrjen e vullnetit njerëzor. Duke krahasuar lentet natyrore të syrit, me ato të aparateve fotografike, duhet të jemi mirënjohës që procesi i fokusimit te njeriu zgjat më pak dhe është i vazhdueshëm. Në të kundërt do të ishte tepër shqetësuese pamja e fokusimit ose jo të sendeve përgjatë ditës.

3. Sytë tanë janë plotësisht të zhvilluar në moshën 7-vjeçare

Deri në moshën 7-vjeçare sytë e cilitdo janë plotësisht të zhvilluar dhe fizikisht të njëjtë me ata të një të rrituri. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kuptohen problemet me sytë përpara kësaj moshe. Identifikimi i hershëm i problemeve sjell që sytë tanë të kenë më shumë mundësi për përmirësim përgjatë viteve. Pas moshës 7-vjeçare asnjë trajtim mjekësor nuk mund të ndikojë në përmirësimin e të parit.

4.Sytë tanë puliten afërsisht 15 000 herë në ditë

Pulitja e syve është një veprim gjysmë i vullnetshëm, kjo nënkupton që sytë puliten automatikisht, por mund të puliten edhe kur ne vendosim kështu. Pulitja e syve është një veprim shumë i rëndësishëm, sepse na ndihmon të largojmë çdo papastërti nga sipërfaqja e syrit, duke përhapur lot mbi të. Këta lot ndihmojnë për të luftuar bakteret dhe për të ushqyer syrin me oksigjen. Mund ta mendoni pulitjen e syve po aq të domosdoshme sa fshirëset e xhamave të makinës.

5.Me kalimin e moshës çdo njeri cenohet nga katarakti
Katarakti, ose siç thuhet në gjuhën urbane perdja e syrit, është një re e bardhë që formohet brenda syrit dhe shkakton verbimin. Njerëzit nuk e kuptojnë se kataraktet janë pasoja normale të plakjes. Është një proces i njëjtë me thinjat e flokëve, nuk mund të ndalohet dhe vjen gradualisht me rritjen e moshës. Mosha mesatare kur personat kanë katarakte, është mosha 70-vjeçare, ndërsa në moshën 80-vjeçare është e sigurt se do të keni një katarakt. Këto bëjnë një mbulim gradual të lentes së syrit dhe normalisht duhet rreth 10 vjet deri në kohën kur të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor.

6.Diabeti zbulohet fillimisht nga një test syri

Njerëzit që vuajnë nga dy lloje diabetesh shpesh nuk e dinë se i kanë. Diabeti zbulohet zakonisht gjatë kontrollit të syrit, sepse mund të shihen si pikëza të vogla të rrjedhjes së gjakut në pjesën e pasme të syrit. Kjo është një prej arsyeve përse duhet të vizitoni rregullisht sytë tuaj.

7.Ju shikoni me mendje dhe jo me sy

Detyra e syve është mbledhja e informacionit për sendet që na rrethojnë. Këto informacione kalohen nga syri te truri nëpërmjet nervave optike. Është truri vendi ku i gjithë informacioni për atë që shohim, analizohet dhe merr formën përfundimtare. Kjo nuk do të thotë se syri nuk luan rol të rëndësishëm, sepse është e qartë se organi i të parit ka rëndësi të madhe për njeriun, por mendja është fabrika e gjithçkaje.

8. Pamja 20:20 nuk është më e mira që mund të keni

Kur shumë njerëz dëgjojnë frazën 20:20 mendojnë se ky është shikimi më i mirë i mundshëm. Megjithatë kjo nuk është e vërtetë, sepse shikimi 20:20 i referohet asaj që, të rriturit përgjithësisht duhet të jenë në gjendje të shohin në testin e leximit të shkronjave nga 6 metra largësi. Ky lloj shikimi është i dyti nga fundi, për sa i përket shkallëzimit të qartësisë së shikimit.

9.Kur janë të thatë, sytë tuaj ujiten

Mund të duket si fakti më i çuditshëm për sytë, por është i vërtetë. Lotët përbëhen nga tri elemente, si uji, mukoza dhe yndyra. Nëse këto tri elemente nuk janë në sasinë e duhur, atëherë syri juaj fillon të thahet. Truri i përgjigjet këtij procesi duke prodhuar ujë shtesë dhe kështu syri juaj ujitet.

Më trego si fle, të tregoj të fshehtat ….

Një studim i drejtuar nga eksperti i gjuhës së trupit, Robert Filip, ka zbuluar se pozicioni ynë i gjumit pasqyron jo vetëm gjendjen shpirtërore dhe nivelin e stresit, por edhe personalitetin tonë të fshehur.

Burimi:

shqip

Një studim i drejtuar nga eksperti i gjuhës së trupit, Robert Filip, ka zbuluar se pozicioni ynë i gjumit pasqyron jo vetëm gjendjen shpirtërore dhe nivelin e stresit, por edhe personalitetin tonë të fshehur. Kërkimi zbuloi se pozicioni “fetus” ishte mënyra më e përbashkët e të fjeturit, e përhapur në 58 për qind të njerëzve. Ky pozicion gjumi reflekton përpjekjen subkoshiente për të larguar stresin gjatë gjumit. Pozicioni “Log” ishte i dyti më i përhapur në 28 për qind të njerëzve. Këta persona flenë në brinjë me të gjithë gjymtyrët shtrirë vertikalisht, gjë që tregon se ata janë shumë këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur qëllimet e tyre. Gjysma e britanikëve fle në pozicionin që tregon se janë të stresuar, një e katërta fle në brinjë, pak të tkurrur me duart e zgjatura para trupit. Ky pozicion quhet “Yearner” dhe domethënia e tij është se këta persona janë vazhdimisht në kërkim të sfidave të reja dhe i ëndërrojnë ato teksa flenë. 17 për qind e njerëzve thonë se flenë përmbys me duart mbi jastëk, në pozicionin e quajtur “Freefall”. Ky pozicion tregon se jemi të stresuar, por edhe se jemi në ankth dhe se ndihemi jashtë kontrollit.

Pozicioni Foetal. Njerëzit që flenë kështu janë duke u përpjekur të qetësohen dhe të largojnë stresin nga aktiviteti i shumtë ditor. Sa më lart të jenë ngritur gjunjët dhe sa më poshtë të jetë ulur koka, aq më shumë rehati do të ndjeni. Personat që flenë në këtë mënyrë janë të vetëdijshëm, të rregullt dhe duan që çdo gjë të jetë në vendin e vet, por e meta e tyre është se mendojnë shumë për gjërat dhe se shpesh shqetësohen pa qenë e nevojshme. Individët që flenë kështu në shumicën e natës, pritet të jenë të freskët kur të zgjohen, sepse ata kanë aftësinë të copëtojnë problemet e ditës së shkuar dhe t’i organizojnë ato në mënyrën e duhur. Për këtë arsye, kur zgjohen në mëngjes, këta persona ndihen të gatshëm të ecin përpara. Personat që flenë në pozicionin “Foetal” duhet të bëjnë kujdes që të mos mësohen keq me zonën e qetësimit gjatë gjumit, por të jenë të aftë të përballojnë sfidat e reja të ditës, edhe pa i menduar dhe i organizuar aq gjatë.

Pozicioni Yearner ka dy shpjegime të mundshme: Krahët e shtrirë drejt interpretohen sikur personat po ndjekin ëndrrat e tyre ose përkundrazi shpjegohen sikur ndihen të ndjekur nga të tjerë. Këta njerëz duan më shumë nga jeta dhe dëshirojnë të marrin gjithçka i duket e bukur, janë të gatshëm të shkojnë pas çdo sfide të re që i del përpara. Individët që flenë në pozicionin “Yearner” janë kritikët më të ashpër të vetes, gjithmonë duke pritur më të mirën nga gjithçka që bëjnë. Ata gjithashtu heqin dorë shumë shpejt nga gjërat, që nuk bëhen sipas mënyrës së tyre apo që nuk i përshtaten. Personat që flenë në pozicionin “Yearner”, janë të etur për të përballuar sfidat e ditës dhe gjithnjë në kërkim të mundësive të reja. Megjithatë duhet të kenë kujdes, pasi ka rrezik që të shpenzojnë shumë kohë dhe energji pas diçkaje që nuk i përmbush, por që i është fiksuar për shkak të egos së tyre. Personat “Yearner” e fillojnë ditën shumë të entuziazmuar, të gatshëm për të kuptuar çfarë dëshirojnë dhe të gatshëm për ta arritur qëllimin.

Pozicioni Log. Personat flenë duke e mbajtur kokën, qafën, krahët, këmbët dhe të gjithë trupin të shtrirë në vijë të drejtë. Këta njerëz sa më gjatë të flenë kështu, aq më shumë të pandjeshëm janë ndaj mendimeve që kanë, por rrezikojnë t’ia vështirësojnë punët vetes, duke qenë se bëhen persona të papërkulshëm, të pandryshueshëm. Individët “Log” janë të vendosur në rrugën e tyre dhe mund të jenë edhe kokëfortë, pasi këmbëngulin t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre duke marrë kështu pamje të ngurtë. Të flesh në pozicionin “Log” mund të ndikojë që të zgjohesh më i ngarkuar sesa ishe teksa u shtrive për të fjetur. Këta persona duhet të përpiqen më shumë të qetësohen dhe t’i lënë muskujt e tyre të shtendosen, duke harruar kështu çdo detaj të ditës së shkuar, vetëm në këtë mënyrë do të zgjohen më të aftë për të menduar në mënyrë elastike. Personat “Log” kërkojnë me ngulm që çdo ditë të arrijnë gjëra të reja dhe në këtë mënyrë, dita e tyre kalon më bukur dhe me më shumë aventura.

Pozicioni Freefall. Në këtë pozicion personat flenë përmbys dhe me duart e mbështetura mbi jastëk. Fizikisht ky është pozicioni më i vështirë për të rriturit. Personat “Freefall” priren të mendojnë sikur jeta ndodh atje jashtë dhe ata janë vetëm spektatorë të saj, gjë që i bën të ndihen sikur nuk mund të kontrollojnë asgjë që ndodh. Këta zgjohen duke ndier se kanë akoma gjëra të lëna përgjysmë nga dita e shkuar, kjo i bën të ndihen në ankth rreth gjërave që kanë për të bërë sot. Njerëzit “Freefall” kanë nevojë të përballen ngadalë me gjërat duke kaluar tek të tjerat në kohën e duhur për ta. Në këtë fazë ku përzgjedhin se çfarë janë në gjendje të presin, atëherë ata kanë më shumë mundësi për të qenë të lumtur dhe të frymëzuar për të krijuar vetë fatin e tyre. Eksperti i gjuhës së trupit Robert Filip, përfundon duke thënë se duhet të dimë që gjumi jo vetëm na ndihmon për ta pritur sa më mirë ditën që vjen, por tregon edhe se në çfarë gjendjeje do të jemi gjatë saj.

Nënë, të detyrohem për gjithcka…

Nënë, të detyrohem për gjithcka…
Ti je e vetmja që ke duruar të qaren time në mes të nates dhe ke sakrifikuar orët e gjumit për t’u kujdesur për mua. Ti me atë dashurinë tënde të ëmbël, më ke veshur, më ke zhveshur, më ke larë dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mësuar se cdo të thotë të duash një mashkull dhe të vlerësosh të qënit femër. Ti më ke treguar sekretet e jetës, si te jesh e sjellshme, e
dashur apo indiferente. Ti më ke mbështetur kaq e kaq herë, edhe kur të gjithe ishin kundra meje, me ke falur cdo gabim sikur të mos kishte ndodhur. Nënë, ti më ke përgatitur si të jem shumë veta brënda meje: shoqe,vajzë e dikujt, bashkeshorte, nënë edhe si te jem femër mbi të gjitha. Ajo ndjesia e përkedheljes tënde, më mahnit tek përshkon floket e mi, shoqëruar me atë shikimin tënd dhe duket sikur thotë: “Ah vajza ime, je rritur tashmë, rrugen e bën edhe vetëm dhe unë jam kaq krenare për ty”. Por, ajo që është krenare, jam unë për ty.

Marre nga Thenie te Pavdekshme

Photo: Nënë, të detyrohem për gjithcka...<br />
Ti je e vetmja që ke duruar të qaren time në mes të nates dhe ke sakrifikuar orët e gjumit për t’u kujdesur për mua. Ti me atë dashurinë tënde të ëmbël, më ke veshur, më ke zhveshur, më ke larë dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mësuar se cdo të thotë të duash një mashkull dhe të vlerësosh të qënit femër. Ti më ke treguar sekretet e jetës, si te jesh e sjellshme, e<br />
dashur apo indiferente. Ti më ke mbështetur kaq e kaq herë, edhe kur të  gjithe ishin kundra meje, me ke falur cdo gabim sikur të mos kishte ndodhur. Nënë, ti më ke përgatitur si të jem shumë veta brënda meje: shoqe,vajzë e dikujt, bashkeshorte, nënë edhe si te jem femër mbi të gjitha. Ajo ndjesia e përkedheljes tënde, më mahnit tek përshkon floket e mi, shoqëruar me atë shikimin tënd dhe duket sikur thotë: "Ah vajza ime, je rritur tashmë, rrugen e bën edhe vetëm dhe unë jam kaq krenare për ty". Por, ajo që është krenare, jam unë për ty. </p>
<p>Iliana Demneri©” src=”<a href=http://sphotos-g.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/c0.0.403.403/p403x403/188354_434604613286513_1236816669_n.jpg&#8221; />

10 fenomenet natyrore me te pabesueshme ne bote (Foto)

Bota është e mbushur me kuriozitete. Ane e mbanë botes, nga një shtet tek tjetri, nga një oqean ne tjetrin ndodhin gjera te jashtëzakonshme dhe shpesh te pabesueshme. Ja 10 prej tyre, te shoqëruara edhe me foto.

1. Batica e kuqe. Ajo krijohet kur algat grumbullohen shpejt ne breg te detit. Disa mund te jene te padëmshme, por mund te ketë edhe nga ato qe mund te jene vdekjeprurëse për jetën nënujore për shkak te toksinave te shumta. Kina preket shpesh nga ky fenomen.

2. Tornadot e zjarrit. Njihen zakonisht me emrin Firenados dhe ndodhin gjate rënies se zjarrit neper pyje.

3. Stuhia e rërës. Haboobs-et (term arab) janë stuhi rëre qe ndodhin zakonisht neper shkretëtira.

4. Fairy Fires. Ato njihen ndryshe edhe si “zjarri magjik”. Ky fenomen vjen si rezultat i bioluminishencës natyrale te myshqeve qe ndodhen tek drurët.

5. Basaltet ne kolona. Këto kolona hekzagonale janë krijuar nga ftohja e shpejte e llavës. Gjenden ne Islande, Gjermani dhe ne Ishujt Feroe.

6. Ylberi i zjarrte. Ky ylber është një fenomen optik i shkaktuar nga kristalet e akullta neper re. Piklat ne te vërtete janë kristale akulli horizontale te cilat reflektojnë dritën ne mënyrë homogjene duke krijuar “rrudha” shumëngjyrëshe.

7. Retë “me pupla”. Ky fenomen mund te krahasohet me formën qe merr qumështi kur hidhet ne një filxhan me çaj.

8. Lëvorja ylber. Lëvorja eucalyptus mund te ketë një shumëllojshmëri ngjyrash. Pema e ka origjinën ne Filipine, por kultivohet edhe ne France.

9. Gropat (vrimat) blu. Këto gropa janë krijuar nga guvat nënujore. Marrin ngjyre blu te erret kur thellësia është shume e madhe. Gropa te tilla ka ne Egjipt dhe Karaibe. Me e thella ndodhet ne Bahamas dhe quhet gropa “Dean”.

10. Briniclat. Ato janë disa stalaktite akulli qe krijohen ne det. Për here te pare ky fenomen u vu re ne 2011-ën.

 

Prekëse! Historia e luanit që bëri të lotojnë më shumë se 50.000.000 njerëz! (video)

LuaniNë 1969-ën, John Rendall dhe Ace Bourke panë një luan të vogël në vitrinën e Harrod në Londër.

Pa hezituar dhe pa humbur kohë, vendosën ta blejnë dhe ta rrisnin vetë, edhe pse jetonin në një apartament të vogël në qendër të Londrës. E pagëzuan me ermin Christian dhe menjëherë e bënë pjesë të pandarë të familjes. Qëllimi i tyre nuk ishte ta mbanin përgjithmonë, gjë që ishte e pamundur për shkak të rrethanave ku jetonin në një metropol të madh, por ta kthenin atë pas një viti në ambientin e tij natyral në Afrikë. Gjatë gjithë kohës i ofruan dashuri pa kufi luanin, po ashtu edhe ai ia shpërblente me të njëjtën monedhë.

Bashkë jetonin, bashku hanin dhe bashkë luanin duke i dhuruar njëri tjetrit ndjenja pa fund, që dilnin mbi instinktet e tij të egra. I deshi dhe e donin pa kufi, ndërsa brenda pesë muajve u kthye në epiqendre e gjithçkaje, u prezantua në dhjetëra emisione, madje u shkrua dhe një libër për dashurinë e tyre. Deri kur erdhi ora vështirë e lamtumirës dhe Christian u gjend në një kopsht zoologjik në Afrikë, me qëllim që t’i bashkohej dalë nga dalë jetës së tij natyrale.

Luani i vogël, që tashmë ishte rritur u bë kryetari i kopesë se luanëve në ambientin e tij, gjeti dhe luaneshën e zemrës. Por, dy miqtë e tij të vjetër, i mori malli dhe deshën ta vizitonin atë atje ku jetonte pas shumë kohësh. Kur arritën në parkun kombëtar, ku luanët jetonin të lirë në territorin e tyre, përgjegjësit e parkut këshilluan dy miqtë e Christian (luanit) që të mos shkojnë ta takojnë atë, qoftë edhe nga larg, pasi ai tashmë ishte një kafshë e egër dhe përbënte rrezik për jetën e tyre. Por John dhe Ace vendosën ta marrin këtë risk.

Shkuan pra të takojnë Christian dhe u gjendën para një surprize: Jo vetëm që luani i njohu, por u tregoi dashuri shumë të madhe ashtu siç ata dikur. Për Christian nuk kishte rëndësi nëse ishte një kafshë e egër me instinkte të egra! Rëndësi kishte se të dy miqtë i kishin falur atij dashuri të pastër dhe të çiltër dhe këtë nuk mund ta harronte me asgjë. Sikurse për ta nuk ekzistoi kurrë si një kafshë e egër dhe as e panë ashtu. Ishte Christian, luani i tyre. Dhe ai kështu i priti, si Christian luani i tyre. Vetëm se këtë herë solli me vete dhe bashkëshorten (luaneshën) që ta njihnin…/alb-observer.com/

Kështu, video e dy miqve bëri xhiron e botës dhe bëri të lotojnë më shumë se 50.000.000 milion njerëz:

Dedikuar te gjitha femrave…..

Figurë

E pyeti- ” Çfarë janë femrat?” Femrat janë të gjitha ujëvarat e kësaj bote, rrëketë pa të cilat deti Jetë do të ishte më i shkretë se Shkretëtira. Janë arsyeja e paarsyes, janë drita në mes të erresirës, shpresa që mbeti e fundit në kutinë e Pandorës, janë Filli i Arjanës, janë Kleopatra që pushtoi Çezarin, janë Helena e Trojës, janë Poezitë e Safos, janë Muza e gjithësisë, janë Klitemnestra dhe Elektra, janë Beatriçja e Dantes, Esmeralda e Hygosë, Ana Karenina e Tolstoit, Ema Bovari e Floberit…Afërdita, Artemisa, Hera… Janë mishërimi i gënjeshtrës e së vërtetës! Janë besnike, tradhëtare, janë mendjemprehta, mendjelehta, dritëshkurtra, largpamëse, punëtore, përtace, ziliqare, xheloze, engjuj, të djallëzuara, dashura, të zgjuara, stratege të vërteta të Jetës… Labirinte janë…. Bukuria e tyre verbon dhe të verbuarin. Mirësia e tyre zgjidh çdo lak të vështirësisë, zemra e tyre s’pushon kurrë së faluri dashuri edhe kur lëndohet, ka aftësinë e nanosekondit të rimëkëmbet. Fortesë e fortë kunddrejt kohës. Sepse femrat duan të jenë epiqendra e jetës, dashuria e saj për veten lë gjurmë për shtegtarët e jetës… Jane të gjitha më lart e shumë më shumë se kaq… Falin, por për të harruar, nuk harrojnë paq…

Marre nga Thenie te Pavdekshme

Pse kemi etje?

2Mund të na dhëmbin gjunjët, shpina, bërrylat, por kur jemi të etur, e humbim tërësisht arsyen. Me dhimbje mundemi, pa ujë jo. Po si krijohet në fakt etja?
Etja është pasojë e mungesës së vitaminës F në organizëm. Kur nuk e kemi në sasi të mjaftueshme, vjen deri te humbja e ujit dhe etja. Kjo vitaminë, përveç kësaj, është edhe mjaft e çuditshme, sepse është e domosdoshme për jetë, ndërsa organizmi nuk e krijon vetë.
Vitamina F krijon ekuilibër mbrojtës të trupit dhe paraqet bazën nga e cila sintetizohen acidet e tjera të ngopura yndyrore. Gjatë ditës kemi nevojë për 10 deri 20 gramë të kësaj vitamine, ndërsa rrallë arrijmë ta konsumoj më në sasi të tillë.
Vitamina F gjendet në acidet yndyrore gjysmë të ngopura, të cilat mund të gjenden në të gjitha vajrat bimore si maku, pambuku, liri, luledielli dhe te tjerat, kështu që të mjaftueshme do t’i kishim dy lugë vaj në ditë për të përmbushur nevojën ditore të trupit për vitaminë F.
Mungesa kronike e vitaminës F është jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse për shkak të humbjes së vazhdueshme të ujit mund të vijë deri te sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut si tromboza, arteroskleroza dhe infarkti i miokardit, ndërsa, përveç kësaj, do të çrregullohet edhe puna e mëlçisë dhe do të reduktohet rezistenca ndaj baktereve dhe viruseve.

Këshilla për një jetë më të gjatë

Jete e shendetshme

Të gjithë njerëzit e kësaj bote dëshirojnë të kenë një jetë të gjatë e të lumtur. Që ta arrini këtë, kjo deri diku varet edhe nga vetë ju dhe nga shprehitë tuaja jetësore. Në vazhdim do të paraqesim disa faktorë të cilët ndikojnë që ta arrini këtë qëllim.

Mos flini me orar të zgjatur: Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktoje jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale.

Duhet të jeni optimistë: Studimet e bëra zbuluan se njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Kështu optimistët kanë presion më të ulët të gjakut se pesimistët, të cilët nën ndikimin e mendimeve të tyre pesimiste janë më të “prekurit” nga stresi.

Bëni çdo vit analizat e gjakut: Sipas një studimi të bërë është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në botë, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mostestimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit.

Lini duhanin: Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj.. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dore” vdekjen në moshë të hershme te shumë duhanpirës.

E qeshura ta zgjat jetën: E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxisin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshtë shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më i lumtur dhe i qetë.

Çfarë i tha i panjohuri gruas që humbi 60 kg?

Sharon

Sharon Farrell e dinte shumë mirë se ishte mbi peshë, por kurrë nuk kishte mundur t’ia dilte mbanë!

Kështu, tentativat dhe përpjekjet e saj pasonin njëra-tjetrën, por rezultati nuk shihej ende në horizontin e trupit të saj që varej nga mbipesha, gjë të cilën e urrente dhe vetë Sharon!

Por një ditë, një i panjohur vetëm me një fjali bëri që ajo të vendos dhe u betua se këtë herë, do t’ia dilte mbanë pasi nuk përtypeshin fjalët e të panjohurit në autobus.

“Ishte një mëngjes i ftohtë dimri teksa po udhëtoja me autobus. Kur më foli, humba tokën nën këmbë, nuk dija si të veproja. Lotët u lëshuan rrëke dhe po dridhesha e tëra. U vonova të shkoja në punë. Madje as që e mendoja të shkoja”, deklaroi Sharon për mediat, duke vijuar “Që nga ai moment vendosa të dobësohesha. Dhe kështu bëra, për një kohë të relativisht jo të gjatë por dhe jo të shkurtër humba plotë 60 kg. Ndryshoj jeta ime. Ndjehem tjetër njeri! Veçse nuk di nëse duhet ta falënderoj apo t’i mbaj ende zemrat ati njeriu i cili më dha “ilaçin” me ato fjalë që unë të rikthehem në jetën normal”.

Por, fjalët e Sharon ngjallën kureshtinë e medias dhe ata këmbëngulën që ajo t’ju tregonte fjalët që i tha i panjohuri!
– Çfarë të tha ai që ju ndryshuat menjëherë?, pyetën gazetarët.
– Doni të dini?, ia kthen Sharon.

“Ndërsa hipa në autobus, në qytetin St. Albans për të shkuar në punë. Po kërkoja vend të ulesha. Por në atë moment dëgjova një pasagjer t’i thoshte një të moshuari: “Nuk mund të ulet pranë teje! Nuk e zë vendi këtë balenë”, u rrënova dhe ia plasa në të qarë”, iu përgjigj ajo gazetarëve./alb-observer.com/

Thenie per jeten

Jeta eshte nje mesim i gjate mbi nenshtrimin.
James M. Barrie (1860 – 1937)

Jeta eshte ajo qe te ndodh perderisa je i zene duke bere plane tjera.
John Lennon (1940 – 1980), “Beautiful Boy”

Jeta eshte ZOO ne nje xhungel.
Peter De Vries

Jetesen e bejme nga ato qe marrim, jeten e bejme nga ato qe japim.
Sir Winston Churchill (1874 – 1965)

Jeta e pakontrolluar s’ia vlen te jetohet.
Sokrati (469 BC – 399 BC),

Jeta eshte nje seri e pathyer situatash te rrejshme.
Thornton Wilder (1897 – 1975)

Jeta eshte vetem nje pasqyre, dhe ate qe sheh aty duhet patjeter ta shohesh njehere brenda vetes.
Wally ‘Famous’ Amos (1936 – )

Jeta s’eshte e drejte. Eshte vetem me e drejte se vdekja, kaq.
William Goldman, “The Princess Bride”

Qellimi i jetes eshte te jetosh ne pajtim me natyren.
Zeno (335 BC – 264 BC),

Zbuloni Sam-in, macen me vetulla qe po cudit boten

Fotot e saj janë publikuar ne Instagram qe ne mesin e dhjetorit qe kaloi dhe tashme ajo marre 9.500 abonime. Sam-i nuk veçohet për sjelljen e saj apo për pozat qe merr, por për vetullat e saj te zeza, ndërkohë qe trupin e ka tërësisht te bardhe. Ato janë te baraslarguara nga njëra-tjetra dhe forma e tyre tregon gjithmonë sikur macja është e çuditur

        

 

        

Nuse me 7000 vathë

 

Ditën e dasmës donte të dukej një nuse e veçantë, por zgjedhja e saj ishte e çuditshme dhe aspak estetike, edhe pse bashkëshorti i saj u mahnit.

Bëhet fjalë për një nuse që vendosi 7.000 vathë duke mbuluar kështu gjithë fytyrën e saj.

Kjo femër me gusto të çuditshme quhet Elaine Davidson dhe ka thyer rekord botëror, si femra me më shumë piercing në botë. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka as edhe një vath të vetëm.

Shfaqja e veçantë e 42-vjeçares në ditën e dasmës së saj, u shoqërua me lule rozë, që i zbukuronin flokët. Ndoshta ishte e lumtur atë ditë, e veshur me fustan të bardhë, por askush nuk arriti ta kuptojë nëse ndriçonte fytyra e saj, pasi ajo ishte e mbuluar nga vathët. Gjithashtu, fytyrën e kishte lyer me ngjyra, duke krijuar forma të çuditshme me të verdhë, të gjelbër dhe bojëqielli.

Bashkëshorti i saj, Douglas Watson, kishte veshur një kostum blu të errët, edhe pse ishte i sigurt se vëmendjen do ta tërhiqte nusja e tij… e çuditshme.

Elaine ka lindur në Brazil dhe në profesion ka qenë infermiere, ndërkohë që rekordin Guinness e theu për herë të parë në vitin 2000, kur i numëruan plot 426 piercing në trup, prej të cilave 192 i kishte vendosur në fytyrë.

Davidson ka deklaruar se nuk do t’i heqë kurrë vathët nga trupi, të cilat besohet se peshojnë 3 kg. Ajo këmbëngul se nuk i dhembin aspak, madje i mban edhe gjatë natës.

Familjes së saj nuk i pëlqen fare kjo “modë” e saj, por tashmë kanë filluar ta pranojnë. 42-vjeçarja shkruan në faqen e saj personale në internet, se i pëlqen të ecë mbi zjarr apo copa të thyera xhami. Ndërsa kohën e lirë e kalon duke parë sporte ekstreme dhe në teatër. Edhe pse ka një pamje të çuditshme, ajo është kundër alkoolit dhe duhanit.

Fluturojnë me avion “të arnuar”, pasagjerët tmerrohen

 

Pasagjerët e linjës së fluturimit 6700 të kompanisë Webjet nga Rio de Janeiro me destinacion Porto Alegre, u tmerruan kur papritur vunë re se… krahu i avionit që ata po udhëtonin, ishte “arnuar”.Një pjesë e çarë e tij, ishte riparuar (arnuar) me një shirit izolues.

Përdorimi i këtij shiriti izolues, është i lejueshëm nga autoritetet portale për riparime të përkohshme të sipërfaqeve të vogla të avionit, por madhësia… e këtij “riparimi” ka tronditur shumë të gjithë pasagjerët e avionit. Për fat të mirë, nuk u vu në rrezik jeta e askujt prej tyre.

Fotografitë më të fuqishme që tronditën botën për vitin 2012!

Janë disa nga momentet më të fuqishme emocionalisht dhe sentimentalisht, momente të cilat shënuan historinë e tyre dhe sigurisht që disa veçuan duke firmosur me shijen më të keqe hidhërimin, vdekjen, katastrofën.

Ndërsa disa të tjera, të mbushin me shpresë, të japin fuqi të tronditin fuqishëm për të kujtuar se jeta është e bukur dhe se për ta arritur atë, duhet shumë mund, shumë djersë, por gjithsesi e arritshme, një ëndërr e prekshme kur vullneti buron pastër nga thellësia e shpirtit dhe zemrës./alb-observer.com/