Gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë

Anakonda e verdhë Anakonda e verdhë, e njohur shkencërisht si Eunectes notaeus, është mbi tri metra e gjatë. Trupi është në ngjyrë të verdhë e i mbuluar dekorativisht me luspa të zeza. Vendi i saj është Amerika Jugore, e përhapur më gjerësisht në Uruguai, Paraguai, Brazilin Perëndimor, Bolivi, si dhe në verilindje të Argjentinës. Ushqehet me derra pylli, zogj, peshq. Ajo është shumë e rrezikshme, pasi zotëron shumë forcë dhe me një goditje mund ta rrëzojë prenë e saj direkt. Helmimi i aj sjell vdekjen e menjëhershme.

Kobra helmuese

Në Kenia është zbuluar kobra helmuese më e madhe ne botë, lloji i saj deri më sot ka qenë i panjohur. Kobra e re është pagëzuar me emrin “Naja ashei”. Me një pickim të saj, helmi që nxirret mund të vdesë 15 deri në 20 njerëz. Kjo lloj kobre mund ta hedhë helmin 15 metra larg. Destinacioni është syri i “gjahut” të saj. Helmi çon në verbim të syve. Është një nga gjarpërinjtë helmues më të gjatë të Afrikës. Ka një gjatësi mesatare 2.50 m dhe gjatësi maksmale 4.50 metra. Është shumë e përhapur në Afrikën Jugore dhe Lindore. Jeton shumë mbi pemë, por edhe nën gurë. Mamba është shumë aktive vetëm ditën. Lexis, me një shpejtësi maksimale 20 km në orë, i përket kështu grupimit të gjarpërinjve më të shpejtë.
Ushqehet me minj, zhaba, zhapinj etj. Gjahun e pickon, më pas e gëlltit. Përtypja e ushqimit përfundon pas 6 – 7 orësh.Luftuesit e mambës nuk janë shumë të njohur, por mendohet të jenë krokodilët dhe një lloj varanusu.

Gjarpri i zi

Gjarpri me gushë apo gjarpri i zi i kënetës (Coronella austriaca), siç e kanë njohur të parët, është një specie e rrallë në vendin tonë. Me gjatësi 1.5 – 2 metra, me ngjyrë të zezë dhe me gushë të bardhë në formë qeske, ku mban lëngun e tij helmues. Lëviz natën dhe ditën me një shpejtësi të paparë dhe është shumë i rrezikshëm për çdo qenie të gjallë që ai e gjen përpara.

Legjenda e gjarprit të shtëpisë

Besohet se çdo shtëpi ka gjarprin e vet. Ata rëndom janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpri i shtëpisë”. Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpeshherë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fjetjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjave e kështu me radhë. U jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet nëse e mbysim gjarprin, atëherë ai ndëshkon, saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes etj. “Është interesante të përmendet rasti i mbrojtjes nga magjia” nëpërmjet kokës së gjarprit. Vajzat e bukura dhe nuset, me qëllim që të mbrohen nga magjia, e mbartin në qafë dhe midis gjinjve kokën e gjarprit. Në fakt, kur dikush rastësisht gjatë punës së përditshme në fushë mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën, të cilën, sipas nevojës, më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë. Koka e gjarprit e mbajtur në qafë ose midis gjinjve është një ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarprit. Gjarpri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si “rojë i shtëpisë” dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saj e ka gjarprin e vet, i cili e mbron shtëpinë. Prandaj, kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë, as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarprit tek shqiptarët e ka pasur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë. Asnjë kafshë në simbolikën religjioze tek ilirët nuk ka luajtur rol të rëndësishëm sa gjarpri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtëzakonshme, e cila pa zhurmë zvarritet dhe del nga thellësia e tokës, aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, e cila me kafshimin e vet mundet aty për aty ta mbysë jo vetëm kafshën, por edhe vetë njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpri luan rol të rëndësishëm në religjionet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perëndim, e deri në Azi në Lindje, dhe prej kohërave paleolitike e deri në ditët tona. Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpri është kafsha e cila me domethënien e vet të shumëfishtë zë vendin qendror në strukturën religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërisë, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshë mitologjike. Paraqitjet e gjarprit, si material dëshmues e domethënës i kultit dhe i simbolikës së tij, në këtë pjesë të Evropës paraqitet shumë më herët se koha e formimit të fiseve ilire në këtë trevë. Paraqitjet më të lashta figurative të gjarprit janë të fazës më të lashtë të kohës së neolitit e cila është dëshmuar më së miri në lokalitetin e njohur të Lepenski Vir në Gjerdap. Në këtëlokalitet, në shtëpinë nr. 50 është zbuluar paraqitja e gjarprit, e formuar prej tokës ranore,1 si edhe një në trajtë të gjilpërës prej ashti “pjesa e sipërme e së cilës është transformuar në trupin spiral të gjarprit”. Ky objekt i fundit është gjetur në shtresën e Ic të këtij lokaliteti e mund të datohet në mbarim të mijëvjeçarit VI p.e.r. Që gjetjet nga Lepenski Viri nuk janë të rastit, përkatësisht që kulti i gjarprit nuk ka qenë i kufizuar vetëm në këtë lokalitet neolitik, dëshmojnë gjetjet në lokalitetet e tjera neolitike. Kështu, në Donja Branjevina të Deronjas, në shtresën që i takon kulturës Starçevo-Korros, janë zbuluar dy figura prej argjile, për të cilat me mjaft siguri mund të pohohet se paraqesin këtë kafshë.

Kulti i gjarprit të Delvinës

Në aspektin kohor, simbolika e gjarprit në trevën shqiptare gjendet përtej kufirit të formimit të etnosit ilir. Ky kult është i pranishëm edhe sot në përralla, legjenda e tregime të ndryshme, brenda gjithë hapësirës etnike shqiptare. Kulti i gjarprit, në rrafshin botëror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit. Megjithatë, nga epoka e neolitit e deri në epokën e hekurit, arkeologët ende nuk kanë zbuluar një simbolikë të qartë të këtij kulti. Ky fakt arkeologjik i ka shtyrë studiuesit albanologë të mendojnë se fizionomia e plotë e këtij kulti i takon periudhës së hekurit, shek VI – V para e.s. Rruga mitologjike e kultit të gjarprit fillon në Mesopotami, përcillet në Azinë e Vogël dhe këtej në botën mesdhetare, nga ku egjeanët dhe fenikasit tregtarë e përcollën në Perëndim. Por, sipas analitikës sonë, edhe një rrugë tjetër duhet të jetë ndjekur. Bëhet fjalë për popujt kurganë, të cilët iu drejtuan Ballkanit, në vitet 2700 – 2500 p.e.s. Studiuesit janë të mendimit se lëvizja e popullit pellazgjik bëri të mundur edhe përhapjen e kulteve, për të cilët ata ishin bartës të tyre. Shumë sinjifikative është legjenda, të cilën na e ka përshkruar Apolodori. Sipas tij: “Kadmi, pasi kërkoi dhe nuk e gjeti të motrën Evropën, që e kishte rrëmbyer Zeusi, u vendos në Tebë dhe u martua me Harmonin, e cila ishte e bija e perëndisë së luftës, Aresit, dhe e perëndeshës Afërdita. Me urdhër të perëndive Kadmi shkoi në mbretërinë e Enkelejve dhe u bë mbret i tyre. Në mbretërinë Enkelease ata lindën një djalë, i cili në momentin e lindjes u mbështoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunë emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisë. Në kohën e pleqërisë Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinj të shenjtë”. Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretërore. Kështu Olimpia, bashkëshortja e Filipit dhe nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, e cila ishte e bija e mbretit të Epirit, disa herë ishte parë të mbështillte rreth trupit gjarpërinj të gjallë. Autorët antikë dhe kujtesa popullore na ofrojnë edhe legjenda të tjera për gjarprin, prej të cilave po veçoj legjendën e gjarprit të Bistricës. Në zonën e Delvinës në lashtësi ishte një gjarpër i madh (Kuçedra), i cili ishte bërë tmerri i zonës, sepse, jo vetëm kishte zënë burimet, por edhe hante çdo gjë, madje edhe njerëzit. Tentativat për ta vrarë gjarprin kishin dështuar, por funksionoi plani i një plaku. Plaku ngarkoi një gomar me eshkë dhe qymyr. Kur përbindëshi ishte në gjumë, plaku e shpuri gomarin në vendin ku flinte dhe ndezi një eshkë. Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hëngri, por eshka vazhdonte të digjej nga frymëmarrja e gjarprit dhe bashkë me të edhe gjarpri. Meqenëse nuk i duronte dot dhimbjet i kërkoi ndihmë perëndisë së detit dhe Bistricës. “Ku je, o nëna ime Bistricë dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit të Kaltër, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nëna ime det dhe ti motra Bistricë?” Deti erdhi deri në Finiq, por nuk arriti ta shuante. Që të shpëtonte nga dhimbjet gjarpri lëvizi me shpejtësi në shpatin e malit mbi Delvinë. Nga lëvizja u formua një vijë e drejtë, ku nuk mbin bari. Këtë vijë vendasit e quajnë: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet një dukuri komplekse natyrore me origjinë gjeologjike, në të dyja anët e së cilës ka mbirë valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotë legjenda, manastiri i Mesopotamit.

Në 2008-ën u kap anakonda

Anakonda është një gjarpërinjtë më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm. Ata janë gjarpërinj, të cilët më tepër preferojnë të qëndrojnë në ujë dhe për këtë shkak janë shumë të rrezikshëm nën ujë. Prandaj, në të thatë ata janë të parrezikshëm dhe të ngadaltë. Ata preferojnë që prenë s ëpari ta mbysin nën ujë dhe më pas ta shfrytëzojnë për ushqim. Shpesh ndodhen që në filma t’i shohim aftësitë e këtyre kafshëve, por për disa takimi me anakondat dhe kafshët e ngjashme është përditshmëri. Kështu është edhe rasti me një fshat ku fshatarët kanë vrarë një anakondë shtatzënë. Anakonda ishte shumë e madhe dhe me një gjatësi mbi 5 m. Nga trupi i saj u nxorën rreth 70 anakonda të vogla. Në media kjo vrasje ka shkaktuar gjykime të ndryshme për këtë ngjarje. Disa mendojnë se vrasja e anakondës është akt i arsyetueshëm, ndërsa disa mendojnë se edhe ajo ka të drejtë të jetojë, si çdo qenie tjetër e sidomos janë të prekur me atë se ajo ka qenë shtatzënë.

2 thoughts on “Gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s