Thënie të bukura

  • Gjërat më të bukura duhet të luftosh për t’i pasur… dhe kur i ke, duhet të luftosh per t’i mbajtur..!

  • Kur i bën nder një tjetri shkruaje në rërë që ta marri deti… e nëse dikush ju ben nder gdhendeni në gur që mos ta harroni kurre…
  • Të qeshësh shpesh…, të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve, të dëgjosh kritikat e sinqerta dhe të durosh tradhtinë e miqve jo të vërtetë, të vlerësosh bukurinë, të zbulosh anët pozitive tek të tjerët, duke e bërë botën pak më të mirë… të dish se qoftë edhe një person i vetëm ka qenë i kënaqur nga fakti i ekzistencës tënde. Ja, kjo do të thotë të kesh sukses.
  • Ka ardhur KOHA t’i themi Nikolla Kopernikut se Bota nuk rrotullohet vetëm rreth Diellit,por edhe rreth Interesit..!
  • Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin.

  • ‘..Unë nuk kam talent për të krijuar miq të rinj, por më mjafton zotësia për besnikëri ndaj miqëve të vjetër…’
  • Lumturia është si një flutur që e mban në duar: Në qoftë se e shtrëngon shumë mund të vdes, por nëse e lë ajo fluturon larg. Kujdesuni për të dhe gjithmonë do të jetë me ju..!
  • Krimbi kurrë nuk zgjedh për të jetuar në një mollë të kalbur…ai gjithmonë zgjedh një mollë të mirë për ta kalbur…

  • Tre janë gjërat thelbësore për të arritur lumturinë në jetë: Të kesh diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të shpresuar.

  • Njerëzit janë paksa të ngjashëm me yjet : ndoshta shkëlqejnë nga larg , por ama shkëlqejnë , dhe kanë gjithnjë gjëra interesante për të treguar …por duhet kohë , ndonjëherë shumë kohë , sepse historitë arrijnë në zemrën tonë , ashtu si drita te sytë.
  • Heshtja është pjesë e bukurisë femërore.

  • Njeriu nuk bëhet i varfër atëherë kur s’ka çka të ha, por atëherë kur bukën në dorë nuk ka me kënd ta ndajë.
  • Të gjithë njerëzit dinë të japin këshilla dhe kurajo për dhimbjen që nuk provojnë vetë.
  • Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
  • Jeta është si një peshore: nga njëra anë është arsyeja dhe në tjetrën zemra. Na takon ne , të mundohemi të mos humbim ekuilibrin.
  • Vendimet e drejta vijnë nga eksperienca, problemi është që eksperienca vjen nga vendimet e gabuara.
  • Nëse dikush ka fuqinë të të ndryshojë humorin…atëherë është vërtetë i rëndësishëm.
  • Fjalët e thëna në nerva e sipër janë fjalë të vërteta… por në kohë të gabuar… Kush skuqet, nuk mund ta ketë zemrën e zezë.
  • Mbro gjithmonë idetë e tua. Jo se janë të drejta, por se janë të tuat..
  • Nuk pendohem per enderrat qe si kam realizuar, por pendohem per enderrat qe si kam menduar ndonjehere.
  • Prej shpatës dhe shpifjes marr plagë, po s’rrëzohem. Përballë bukurisë dhe lotit dorëzohem.
  • Kurrë mos lejo që koka jote të varet poshtë… Asnjëherë mos u dorëzo, mos u ndal dhe mos u brengos.Gjej një tjetër mënyrë. Dhe mos u lut kur bie shi nëse nuk lutesh kur dielli shkëlqen.
  • Çdo ditë iu dorëzohen 24 orë të arta ; janë ndër të paktat gjëra këtu në tokë që të jepen falas . Edhe nëse do të ishe pronar i maleve plot para nuk mund të blije as edhe një orë shtesë ! Çfarë do të bësh me këtë thesar të paçmuar ? Mbaj mend , duhet ta përdorësh pasi të jepet vetëm një herë . Dhe nëse e shpërdoron nuk mund ta rigjesh . Rëndësia e një jete të lumtur nuk duhet të jetë e ekzagjeruar . Mendoje çdo ditë të vetme si një gjë të paçmuar . Nëse i merr një për një dhe i vë në një rrjesht do të përftosh një vit do të kesh një jetë të tërë të mbushur me dashuri lumturi , ndershmëri shpresa dhe ëndrra .
  • Ndonjehere duhet te distancosh veten nga njerezit…ata qe te duan do ta vene re, e nese jo ti e di tashme se ku duhet te qendrosh.
  • Genjeshtra eshte zgjuarsi kurse e verteta eshte guxim! Nese nuk te mjafton zgjuarsia per te genjyer atehere perdor guximin per te thene te verteten.
  • Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
  • Shtëpia është një vend ku rritesh duke dëshiruar të largohesh, dhe plakesh duke dëshiruar të kthehesh.
  • Paradoksi i kohës sonë qëndron në faktin se ne kemi ndërtesa më të larta, por karaktere më të ulëta; rrugë më të gjera, por këndëvështrime më të ngushta; ne shpenzojmë më shumë, por shijojmë më pak. Ne kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla; kemi më shumë lehtësira, por më pak kohë; dimë më shumë, por vlerësojmë më pak. Kemi më shumë ekspertë, por më pak zgjedhje; kemi më shumë ilaçe, por më pak shëndet. E kemi shtuar pasurinë, por i kemi pakësuar vlerat; flasim shumë, duam pak e urrejmë shpesh. Kemi mësuar si të jetojmë me trup, por jo edhe me shpirt; Kemi shkuar deri në hënë e jemi kthyer sërish prej saj, por nuk arrijmë dot ta kalojmë rrugën, për t’u takuar me komshiun tonë të ri, kemi pushtuar hapësirat e jashtme, por jo ato të brendshme; kemi pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin; kemi shkatërruar atomin, por jo paragjykimet; i kushtojmë shumë rëndësi materiales, por pak shpirtërores.
  • O Zot, dhuromë qetësinë të pranoj gjërat që nuk mund të ndryshoj, guximin të ndryshoj ato që mund dhe mençurinë të kuptoj ndryshimin.
  • Duaje të moshuarin… Lëre të flasë , sepse në të shkuarën e tij ka plot të vërteta … Lëre të shkojë mes miqve të tij të vjetër, sepse aty ai ndjen veten ti rilindë .Lëre të tregojë historitë edhe pse të ripërsëritura , sepse ai do që të ndjejë se ti je në shoqërinë e tij .Lëre të jetojë mes gjërave që ka dashur , sepse e ndjen veten të përjashtuar nga gjithçka, edhe nga vetë jeta e tij … Lëre të hipë në makinën e familjes kur shkoni me pushime sepse vitin pasardhës do të pendoheni nëse ai nuk jeton më…
  • Mos fli gjumë se ke kohë të flesh! ..Shijoje rininë se s’ke ku ta gjesh! Kërko dhe ëndrrën ..Dhe gjeje ..Vetë kërko ..Se ajo diku do të jetë! ..Mos vuaj nga njerëzit dhe bota! ..Jetoje jetën se ajo është e jotja.
  • Ka sukses ai njeri që ka këto veti: Sinqeritetin (thotë të vërtetën), Modestinë, Karakterin dhe Mirënjohjen.
  • Personat me te lumtur nuk jane domosdoshmerisht ata qe kane me te miren nga gjithçka por ata qe marrin me te miren nga gjithçka qe kane. Jeta nuk eshte çeshtje sesi ti mbijetosh stuhise por sesi te vallezosh ne shi.
  • Njerëzit e lënduar janë të rrezikshëm…dijnë të mbijetojnë…!
  • Duket sikur te gjithe kane idene e sakte sesi duhet te jetojme jeten tone dhe nuk dine kurre sesi duhet te jetojne te tyren.
  • Pa ambicie nuk fillon asgjë. Pa punë nuk mbaron asgjë.
  • Preferoj të vallëzoj vetëm në qendër të vetmisë sime , sesa në qoshen e jetës së dikujt tjetër.
  • Mos u ankoni për motin. Nëntë të dhjetat e njerëzve nuk do të mundnin të fillonin një bisedë nëse nuk do të ndryshonte herë pas here.
  • Edhe mbret nëse je, mos harro kush ishe dje.
  • Gjithmonë kujto që : fjalët e hidhura janë si një gozhdë që ngulet në mur, edhe kur e heq nga muri, shenja mbetet.
  • Miqësia është shumë më shumë se një fjalë e thjeshtë, mund të tentosh për ta përshkruar,por vetëm koha do ti japë kuptimin e drejtë.
  • Ne duhet të mësohemi : se në kryqëzimet më të rëndësishme të rrugëve të jetës sonë, nuk ka asnjë tabelë treguese.
  • Talenti krijohet në vetmi…karakteri në shoqëri.
  • Drejtësia nuk është të dënosh , është t’i përgjigjesh çdokujt me atë që meriton . Dhe çdokush meriton atë që pasqyra i tregon : veten e tij .
  • Bota është një vend i rrezikshëm,jo për shkak të atyre që bëjn keq, por për shkak të atyre që shikojnë dhe bëjnë Asgjë.
  • Ligji është si një gjarpër. Kafshon vetëm ata pa këpucë.
  • Respekti, është si buzëqeshja. Nuk kushton asgjë, dhe bën dikë të ndjehet mirë.
  • Për të qenë femër mjafton një kromozom… për të qënë grua këtij kromozomi i duhet një shpirt, kokë, zemër dhe klas.

9 Comments

    • Faleminderit Roksana.Je e para që ke komentuar ne blogun tim.Shpresoj te jesh nje ogur i mirë për mua(në fakt e besoj këtë).Gjithë të mirat.

      • Pamela, faleminderit qe keto keshilla behen mesim per jetn e gjithe secilit prej nesh. s’di c’te shkruaj me teper me duhet ti rilexoj disa here per ti kuptuar, nganjehere kemi probleme aq te medha qe nuk mjaftojne shprehje te shkurtra per te na terhequr vemendjen ose per te kuptuar ndjesite tona, urime.

    • Jeni shume e madhe me permasa te thella mendore dhe shume humane.Jeni madheshtore dhe urime per kete veper me shume vlera….

  1. Përshendetje ! më të vërtet këto thënje qenkan një mesazh mjaft i mirë për ata që dinë të vlerësojn …

  2. Shum bukur cdo gje qe kini then dhe me se e vertet njerzit e lenduar jan te rrezikshem po pasi ata din te mbijetojn.pershendetje.

  3. Mendoj se me aftesite tuaja,mund te jepni vlera akoma me te medha per te miren e lexuesve qe kane etje per dituri dhe perparim….

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s