Thënie të veçanta

FEMER………

E godet duron…, e vret mbijeton…., e lendon reziston…, ka dhimbje sherohet…, rrezohet por vazhdon te eci perseri…, qan por than dhe lotet…, shembet ringrihet…, humbet shpresat por i ringjen ato…, fundoset por arrine del ne siperfaqe perseri…, bishe por edhe e bukur…, e ftohte por edhe e dashur…, hidherohet por gjen kunder helmin…, ska force por e gjen fuqin…, humbet por pranon vetem fitoren…, i erren syte por ajo gjen force te shikoj…, humbet shpresen por jo pergjithnje, zhgenjehet por perseri enderron, beson… kjo eshte FEMRA.

Mësues, doja të dija si jetojnë peshqit në det? -Si njerëzit në

tokë: të mëdhenjtë hanë të vegjlit.

- Ai qe nuk di dhe nuk di pse nuk di ; eshte i marre; largohu prej tij
- Ai qe nuk di dhe e di se nuk di, eshte femije, mesoje; nese ti di, e nuk e meson ke bere gabim.
- Ai qe di dhe nuk e di qe di, eshte i fjetur; mos e le te fleje por zgjoje nese nuk e zgjon ke bere mekat.
- Ai qe di dhe e di se di eshte i mencur; andaj shko pas tij, nese shkon pas tij do te kesh udhen e ndricuar.

3 GJERA….pasi ikin, nuk kthehen më: Koha, Mundësitë, Fjalët!!
3 GJERA në jetë që nuk duhet ti humbasim kurrë: Paqen, Shpresën, Ndershmërinë.
3 GJERA shumë të vlefshme në jetë: Dashuria për veten, Vetëbesimi, Miqtë.
3 GJERA në jetë që nuk janë kurrë të sigurta: Endrrat, Suksesi, Pasuria.
3 GJERA në jetë që ndërtojnë një njeri: Puna, Sinqeriteti, Përgjegjësia.
4 GJERA në jetë që e shkatërrojnë një njeri: Alkooli, Inati,Mendjemadhësia,Kumari.
3 GJERA në jetë që kur shkatërrohen, duan shumë mund për tu rindërtuar: Respekti, Besimi, Miqësia.
3 GJERA në jetë që nuk dështojnë kurrë: Besimi, Vendosmëria, Dashuria!!

“Mos kafshoni më shumë se sa mund të përtypni.”

Ndonjëherë lodhesh . . . Lodhesh duke e parë veten si zhgënjehesh nga persona që i do dhe i vlereson!! . . . Lodhesh duke ecur përpara me kokën lart sikur asgjë të mos kishe ndodhur , kur në fakt je e shkateruar përbrenda!! . . . Lodhesh duke parë veten si ndryshon cdo dite nga njerzite me dy fytyra!! . . . Lodhesh duke vrapuar pas dikujt që nuk bën asnjë hap për të ardhur drejt teje!! . . . Lodhesh edhe duke prit dicka qe ndoshta sdo te vije kurre!! . . . Vjen nje momente qe lodhesh nga gjithcka qe te rrethon,, lodhesh nga padrejtesite e kesaj jete edhe per nje cast do te deshiroje te mos kishe egzistuar kurre. Por, jo!

Të kesh një zemër të mirë në ditët e sotme është një cilësi e përshtatshme vetëm për transplantin e organeve .

Miqësia nuk është të shikohesh ose të takohesh çdo ditë; miqësia është të kthehesh edhe mbas një kohe të gjatë dhe të shikosh që asgjë nuk ka ndryshuar..!!

“Prindërit janë parajsa jonë në tokë.”

Kurrë mos thuaj kurrë, gjithmonë lufto për atë gjë që mendon se ia vlen, mos u venit nga dallgët e jetës por qëndro dhe rezisto dhe kur të arrish këtë, atëherë lufto që ta mbash pranë dhe ta meritosh atë..!!

Jeta eshte nje perzierje e diellit me shiun, e buzeqeshjes me lotin, e kenaqesis me dhembjen, por mos harro kurre nuk mund te kete nje re qe dielli nuk mund ta kaloje.

Leximi… mënyra më e mirë për t’u pasuruar pa vjedhur askënd…

Luftёn e fitojnё heronjtё, por frytet i gёzojnё maskarenjёt.

“Ato qё botёn e çojnë pёrpara nuk janё lokomotivat, por idetё.”

Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!
Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!

Nuk është nevoja të nxitohesh… Nëse dicka është e thënë të bëhet, do të ndodhë,në kohën e duhur, me personin e duhur, për arsyen e duhur…!!

Duhet të keni një zemër të aftë për durimin; vizatimet e mëdha bëhen vetëm me durim të madh dhe me shumë kohë.

Përpara se ti bësh keq dikujt, merr një letër…palose, bëje një topth letrën…
E bëre ?
Tani bëj dicka…provo ta hapësh topthin e letrës dhe ta kthesh si ishte më përpara…
Nuk është e mundur , vërtet ? …
ZEMRA e një personi është si ajo letër , të cilën pasi e ke trajtuar keq është e veshtire ta kthesh si ishte përpara..do mbesë përsëri e rrudhur….Mere këtë mesazh në profilin tënd nëse mendon se mënyra më e mirë për të dashur dikë…është të mos i bësh kurrë keq.

Mos e merrni për dobësi heshtjen time,se nëse Unë flas,ju nuk do të mund ta përballoni..!!

Asgje eshte e perkryer. Asgje. Diellin po ta veshtrosh ne sy, te qorron per nje minute. Debora eshte e bukur, si peisazh por ne kontakt direkt te ngrin kembe e duar.As deti, provo e pija ujin: shellire. Pra: gjerat bukura e te mahniteshme nuk jane perfekte. Thjesht jane te veçanta. ( speciale). Dhe njeriu, duhet te jete keshtu: i veçante jo i perkryer.

Nëse takon dikë që i ka humbur buzëqeshja ji zemërgjerë: Dhuroji … tënden !!!

Disa i ngre mëkati …disa i flak virtyti…!!

Vetëm një buzëqeshje mund të shndërroj një ditë të trishtuar duke e ndezur me drita dhe ngjyra.
Gjej atë gjë që të bën të buzëqeshësh me zemër.

Zgjidh rrugën tënde dhe lër zemrën që të drejtojë…sepse vetëm nëse e bën atë me
zemër arrin para se të nisesh..!

Thoja se sytë e tu janë me te bukurit në botë!
Je shumë i ri më thoshin dhe do çmendesh kot.
Por kur sytë e tu i panë në të vertetë,
ata që thanë do çmendesh, tani janë çmendur vetë…

Njerëzit janë si librat. Mos i gjyko ato sipas kopertinave, ndoshta dikujt do ia kuptosh vlerën duke e lexuar…!!

Të duash tënden,të nderosh t’huajën,
t’jesh mikpritës dhe bujar, të mbash besën dhe traditat, kësaj i thonë të jesh SHQIPËTAR…

Atehere kur mendon se duhet te ndryshosh veten per njerezit
qe te rrethojne, e verteta eshte
se duhet te ndryshosh ata persona qe nuk te pranojne sic
je.

Kur lindim nuk njohim asgje, kur rritemi njohim vehten, kur burrerohemi njohim gjithke, kur plakemi s’njohim as vehten.
Jetojme duke jetuar gabimet dhe vdesim duke i shlyer ato.

“Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”.

Nga ferri i te varferve eshte bere parajsa e te pasurve.
Pasuria eshte si uji i kripur:sa me shume pi,aq me shume etje ke.

Kam mesuar te degjoj fjalet tallese te njerzve, dhe te mbyll njerin vesh. Kam mesuar te shikoj padrejtesite qe behen, dhe te mbyll njerin sy. Kam mesuar te degjoj fjalet e ‘mencura’ te mendjemedhenjve, dhe te bie dakort me ta. Kam mesuar te duroj edhe thika mbas shpine, dhe te mos ankohem. Kam mesuar edhe te dalloj nje mik apo mikeshe qe te thote nje ‘Si je?’ me zemer.
Te gjitha keto nuk i kam mesuar ne shkolle, nuk me ka dhene dikush leksion, as nuk i kam lexuar diku.
I kam mesuar nga jeta.
Dhe ajo qe Jeta me mesoi te urrej me teper eshte “buzeqeshja e shtirur”.
Jam me i lumtur kur dikush me shef me inat se sa kur dikus buzeqesh i/e shtirur.
Jam me i lumtur kur kuptoj qe kam armiq, se sa kur kuptoj qe ata/ato qe njoh jane vec maskat e radhes.
Jam shume me i lumtur kur dikush me godet me nje shpulle balle-perballe, se sa nje thike mbas shpine!

Shërbimi ndaj të tjerëve është qeraja që ju paguani për të jetuar këtu mbi tokë.

Nëse ia arrin të mashtrosh dikë, mos mendo që ky person është budalla! Kuptoje që ky person të besoi ty më teper se sa që ti e meriton .

Mbaje mend: gjithçka që po të them, nuk është ajo çka që dua të të them.Gjithçka që po të them nuk ka të bëjë fare me të vërtetën, sepse e vërteta nuk mund të thuhet! Gjithçka që po të them është si një çekiç që godet mendjen tënde. Po u zgjove, do ta shohësh të vërtetën.

Pengesa më e madhe është frika … Ndjenja më e keqe është inati … Gabimi më i madh është dorëheqja.

Në thellësitë e dimrit më në fund mësova se brenda meje ka një verë të pathyeshme.

Deri sa të kemi kujtime, e kaluara ekziston. Deri sa të kemi shpresë, e ardhmja na pret. Deri sa të kemi miq, e tanishmja ja vlen të JETOHET…Prandaj mos hezitoni thuani familjes dhe miqëve se i doni shumë ata. Mos i ngadalsoni gjërat të cilat ju sjellin gaz, hare dhe lumturi në jetë, dhe… shpesh pini KAFE me miqtë TUAJ!

Thashethemi dhe shpifja, janë si ai pluhuri që mund ta mbulojë gurin e çmuar, por kurrë nuk do arrijë ta njollosë dot…!

Një ditë, një vogëlush pyet të jatin :” Babi zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend apo lëviz ? Herë në të djathtë e herë në të majtë ?”
Unë-“Jo, zemra rri gjithmonë në një vend , në të majtë…Pastaj, një ditë ti do të rritesh. Atëherë do të kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme pa patur një vend bazë. Kur je i emocionuar, të ngjitet deri në fyt, ose të zbret poshtë në stomak kur ke frikë apo je vrarë.Ndodh që i shpejton rrahjet e saj, sikur do të dalë nga kraharori. Herë të tjera ndodh që ndërron pozicion me Trurin…Eh more vogëlush, duke u rritur do mësohesh qëta dorëzosh zemrën dhe në duar të tjera.Dhe shpesh do të të kthehet e vrarë.Por, ti mos u shqetëso. Persëri do jetë e bukur. Ose ndofta, dhe më e bukur se përpara.Por këtë do e kuptosh pas shumë, shumë kohësh. Do të kalosh ca ditë kur do kujtosh se nuk ke zemër fare. Sikur e ke humbur. Dhe do sfilitesh duke e kërkuar në kujtime, në një parfum, në shikimin e një kalimtari, në xhepat e vjetër te një palltoje të lënë mënjanë…Pastaj do jetë nje ditë tjetër. Një ditë paksa ndryshe.Pak e veçantë. Pak e rendësishme. Atë ditë do kuptosh se jo të gjithë kanë një zemër.”

Më mirë të humbas me nder se sa të fitoj me mashtrim .

Edhe lulja më e bukur vyshket një ditë…Kjo është mënyra e natyrës për të na treguar që asgjë nuk zgjat “Përgjithmonë”..!!

Nëse ZOTI është gjithçka që ju keni…ju keni gjithçka që ju duhet…!

Ta kesh Zotin në zemër nuk do të thotë se nuk do të përballesh me asnjë stuhi në jetën tënde, por kjo nënkupton se asnjë stuhi nuk mund ta përmbysë varkën tuaj…!!

Mirësia nuk qëndron në rrobat e bukura dhe në pamjen e bukur, por në shpirtmirësi dhe dinjitet..!

11 Comments

  1. U knaqa tu lexue dhe disa tu i ndare per mesim dhe perdorim.
    Edhe une kam disa qe nuk di ti publikoj,ja psh.
    “Ne pus te ri pi uje,por ne te vjetrin mos peshtyj”
    “Nuk eshte tragjike mos me dite,tragjike eshte kur nuk din dhe nuk pyet,per me keq eshte kur nuk din,nuk pyet por edhe kur te pytesh,nuk degjon” etj etj.

    • Te gjitha frazat shume te bukura dhe me kuptimplote! Te falenderoj shume per mundin qe ke bere per se une i shijova shume keto fraza kuptimplota!

  2. shum shum thenie te zgjuara .me renqethej trupi kur i lexova f l m shume

  3. Faleminderit per komentet…..Eshte bukur kur puna te vleresohet,dhe ju me keni kenaqur me keto komente te dashur miq….Te kaloni sa me bukur…..

  4. Me keni detyruar qe une ti lexoj shume here dhe cdo here une emocionohem dhe gje nje vlere per optimizem,per te pare jeten dhe per te shijuar ate me mendimet dhe sugjerimet qe ke dhene .Kjo eshte nje miniere ku njerezit zbulojne arin,per te njohur te kaluaren,per te perballuar te tashmen dhe per te projektuar te ardhmen plot shprese qe marrim nga leximi ne vpren tua.Mos e freno punen por vazhdoje me talentin qe keni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s