Kimia

Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve(duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën d.m.th., botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e përbëjnë Toka,Dielli, planetë, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu. Objekt studimi i kimisë është natyra bashkë me dukuritë që ndodhin në të.

Disiplina të kimisë

  • Kimia organike
  • Kimia inorganike
  • Kimia fizike
  • Kimia analitike
  • Biokimia
  • Kimia farmaceutike
  • Kimia industriale
  • Kimia ushqimore
  • Kimia makromolekulare
  • Kimia teorike

Lista e elementeve kimikë

Elementet kimike, të renditura sipas alfabetit : paraqitja e elementeve kimike. Shenjat kimike elementet kimike ne fillim janë paraqitur me fotografi pasi kane qen te pakta. Këtë ide nuk e përkrahi daltoni i cili i paraqiti me rrathë dhe i krahasoi me planetë por këtë ide nuk e përkrahu breceliusi i cili tha qe shenje kimike duhet te mirret shenja e pare e atij elementi dhe nëse elementet fillojnë me emër te njëjte duhet te mirret një shkronje tjetër me te dorës e vogël qe e përben atë element.

Emri Simboli kimik Numri rendor Pesha atomike Dendësia në 20° Celsius Pika e shkrirjes Pika e valimit Viti i zbulimit Zbuluesi
Aktini Ac 89 227,0278 g/mol 10,07 kg/l 1047 °C 3197 °C 1899 Debierne
Alumini Al 13 26,981539 g/mol 2,70 kg/l 660,5 °C 2467 °C 1825 Oersted
Americi Am 95 243,0614 g/mol 13,67 kg/l 994 °C 2607 °C 1944 Seaborg
Antimoni Sb 51 121,75 g/mol 6,69 kg/l 630,7 °C 1750 °C parahistorik panjohur
Argoni Ar 18 39,948 g/mol 1,66 g/l -189,4 °C -185,9 °C 1894 Ramsay dhe Rayleigh
Argjendi Ag 47 107,8682 g/mol 10,49 kg/l 961,9 °C 2212 °C parahistorik panjohur
Ari Au 79 196,96654 g/mol 19,32 kg/l 1064,4 °C 2940 °C parahistorik panjohur
Arseniku As 33 74,92159 g/mol 5,72 kg/l 613 °C 613 (sublimuar) °C 1250 Albertus Magnus
Astati At 85 209,9871 g/mol   302 °C 337 °C 1940 Corson dhe MacKenzie
Azoti N 7 14,00674 g/mol 1,17 g/l -209,9 °C -195,8 °C 1772 Rutherford
Bakri Cu 29 63,546 g/mol 8,92 kg/l 1083,5 °C 2595 °C parahistorik panjohur
Bariumi Ba 56 137,327 g/mol 3,65 kg/l 725 °C 1640 °C 1808 Davy
Berkeliumi Bk 97 247,0703 g/mol 13,25 kg/l 986 °C   1949 Seaborg
Beriliumi Be 4 9,012182 g/mol 1,85 kg/l 1278 °C 2970 °C 1797 Vauquelin
Bori B 5 10,811 g/mol 2,46 kg/l 2300 °C 2550 °C 1808 Davy u. Gay-Lussac
Bohriumi Bh 107 262,1229 g/mol       1976 Oganessian
Bromi Br 35 79,904 g/mol 3,14 kg/l -7,3 °C 58,8 °C 1826 Balard
Ceziumi Cs 55 132,90543 g/mol 1,90 kg/l 28,4 °C 690 °C 1860 Kirchhoff dhe Bunsen
Kaliforniumi Cf 98 251,0796 g/mol 15,1 kg/l 900 °C   1950 Seaborg
Keriumi Ce 58 140,115 g/mol 6,77 kg/l 798 °C 3257 °C 1803 von Hisinger dhe Berzelius
Curiumi Cm 96 247,0703 g/mol 13,51 kg/l 1340 °C   1944 Seaborg
Darmstadtiumi Ds 110 269 g/mol       1994 Gesellschaft für Schwerionenforschung
Dubniumi Db 105 262,1138 g/mol       1967/70 Flerow ose Ghiorso
Disprosiumi Dy 66 162,5 g/mol 8,56 kg/l 1409 °C 2335 °C 1886 Lecoq de Boisbaudran
Einsteiniumi Es 99 252,0829 g/mol   860 °C   1952 Seaborg
Hekuri Fe 26 55,847 g/mol 7,87 kg/l 1535 °C 2750 °C parahistorik panjohur
Erbiumi Er 68 167,26 g/mol 9,05 kg/l 1522 °C 2510 °C 1842 Mosander
Europi Eu 63 151,965 g/mol 5,25 kg/l 822 °C 1597 °C 1901 Demaçay
Fermiumi Fm 100 257,0951 g/mol       1952 Seaborg
Fluori F 9 18,9984032 g/mol 1,58 g/l -219,6 °C -188,1 °C 1886 Moissan
Fosfori P 15 30,973762 g/mol 1,82 kg/l 44 (P4) °C 280 (P4) °C 1669 Brandt
Franciumi Fr 87 223,0197 g/mol   27 °C 677 °C 1939 Perey
Gadolini Gd 64 157,25 g/mol 7,89 kg/l 1311 °C 3233 °C 1880 de Marignac
Galiumi Ga 31 69,723 g/mol 5,91 kg/l 29,8 °C 2403 °C 1875 Lecoq de Boiskaudran
Germaniumi Ge 32 72,61 g/mol 5,32 kg/l 937,4 °C 2830 °C 1886 Winkler
Hafniumi Hf 72 178,49 g/mol 13,31 kg/l 2150 °C 5400 °C 1923 Coster dhe vón Hevesy
Hassiumi Hs 108 265 g/mol       1984 Gesellschaft für Schwerionenforschung
Heliumi He 2 4,002602 g/mol 0,17 g/l -272,2 °C -268,9 °C 1895 Ramsay dhe Cleve
Hidrogjeni H 1 1,00794 g/mol 0,084 g/l -259,1 °C -252,9 °C 1766 Cavendish
Holmiumi Ho 67 164,93032 g/mol 8,78 kg/l 1470 °C 2720 °C 1878 Soret
Indiumi In 49 114,82 g/mol 7,31 kg/l 156,2 °C 2080 °C 1863 Reich dhe Richter
Iridiumi Ir 77 192,22 g/mol 22,65 kg/l 2410 °C 4130 °C 1803 Tenant
Jodi I 53 126,90447 g/mol 4,94 kg/l 113,5 °C 184,4 °C 1811 Courtois
Kadmiumi Cd 48 112,411 g/mol 8,64 kg/l 321 °C 765 °C 1817 Stromeyer dhe Hermann
Kalcium Ca 20 40,078 g/mol 1,54 kg/l 839 °C 1487 °C 1808 Davy
Kaliumi K 19 39,0983 g/mol 0,86 kg/l 63,7 °C 774 °C 1807 Davy
Kallaj Sn 50 118,71 g/mol 7,29 kg/l 232 °C 2270 °C parahistorik panjohur
Karboni C 6 12,011 g/mol 3,51 kg/l 3550 °C 4827 °C parahistorik panjohur
Klori Cl 17 35,4527 g/mol 2,95 g/l -101 °C -34,6 °C 1774 Scheele
Kobalti Co 27 58,9332 g/mol 8,89 kg/l 1495 °C 2870 °C 1735 Brandt
Kromi Cr 24 51,9961 g/mol 7,14 kg/l 1857 °C 2482 °C 1797 Vauquelin
Kriptoni Kr 36 83,8 g/mol 3,48 g/l -156,6 °C -152,3 °C 1898 Ramsay dhe Travers
Lantani La 57 138,9055 g/mol 6,16 kg/l 920 °C 3454 °C 1839 Mosander
Lawrenciumi Lr 103 260,1053 g/mol       1961 Ghiorso
Lutetiumi Lu 71 174,967 g/mol 9,84 kg/l 1656 °C 3315 °C 1907 Urbain
Litiumi Li 3 6,941 g/mol 0,53 kg/l 180,5 °C 1317 °C 1817 Arfvedson
Magneziumi Mg 12 24,305 g/mol 1,74 kg/l 648,8 °C 1107 °C 1755 Black
Mangani Mn 25 54,93805 g/mol 7,44 kg/l 1244 °C 2097 °C 1774 Gahn
Meitneriumi Mt 109 266 g/mol       1982 Gesellschaft für Schwerionenforschung
Mendelevium Md 101 258,0986 g/mol       1955 Seaborg
Zhiva Hg 80 200,59 g/mol 13,55 kg/l -38,9 °C 356,6 °C parahistorik panjohur
Molibdeni Mo 42 95,94 g/mol 10,28 kg/l 2617 °C 5560 °C 1778 Scheele
Natriumi Na 11 22,989768 g/mol 0,97 kg/l 97,8 °C 892 °C 1807 Davy
Neodimi Nd 60 144,24 g/mol 7,00 kg/l 1010 °C 3127 °C 1895 von Welsbach
Neoni Ne 10 20,1797 g/mol 0,84 g/l -248,7 °C -246,1 °C 1898 Ramsay u. Travers
Neptuni Np 93 237,0482 g/mol 20,48 kg/l 640 °C 3902 °C 1940 McMillan dhe Abelson
Nikeli Ni 28 58,69 g/mol 8,91 kg/l 1453 °C 2732 °C 1751 Cronstedt
Niobiumi Nb 41 92,90638 g/mol 8,58 kg/l 2468 °C 4927 °C 1801 Hatchet
Nobeliumi No 102 259,1009 g/mol       1958 Seaborg
Oksigjeni O 8 15,9994 g/mol 1,33 g/l -218,4 °C -182,9 °C 1774 Priestley dhe Scheele
Osmiumi Os 76 190,2 g/mol 22,61 kg/l 3045 °C 5027 °C 1803 Tenant
Palladiumi Pd 46 106,42 g/mol 12,02 kg/l 1552 °C 3140 °C 1803 Wollaston
Platini Pt 78 195,08 g/mol 21,45 kg/l 1772 °C 3827 °C 1557 Scaliger
Plumbi Pb 82 207,2 g/mol 11,34 kg/l 327,5 °C 1740 °C parahistorik panjohur
Plutoni Pu 94 244,0642 g/mol 19,74 kg/l 641 °C 3327 °C 1940 Seaborg
Poloniumi Po 84 208,9824 g/mol 9,20 kg/l 254 °C 962 °C 1898 Marie und Pierre Curie
Praseodimi Pr 59 140,90765 g/mol 6,48 kg/l 931 °C 3212 °C 1895 von Welsbach
Prometiumi Pm 61 146,9151 g/mol 7,22 kg/l 1080 °C 2730 °C 1945 Marinsky dhe Glendenin
Protaktini Pa 91 231,0359 g/mol 15,37 kg/l 1554 °C 4030 °C 1917 Soddy, Cranston dhe Hahn
Radiumi Ra 88 226,0254 g/mol 5,50 kg/l 700 °C 1140 °C 1898 Marie dhe Pierre Curie
Radoni Rn 86 222,0176 g/mol 9,23 g/l -71 °C -61,8 °C 1900 Dorn
Rheniumi Re 75 186,207 g/mol 21,03 kg/l 3180 °C 5627 °C 1925 Noddack, Tacke und Berg
Rhodiumi Rh 45 102,9055 g/mol 12,41 kg/l 1966 °C 3727 °C 1803 Wollaston
Roentgeniumi Rg 111 272 g/mol       1994 Gesellschaft für Schwerionenforschung
Rubidiumi Rb 37 85,4678 g/mol 1,53 kg/l 39 °C 688 °C 1861 Bunsen dhe Kirchhoff
Rutheniumi Ru 44 101,07 g/mol 12,45 kg/l 2310 °C 3900 °C 1844 Claus
Rutherfordiumi Rf 104 261,1087 g/mol       1964/69 Flerow oder Ghiorso
Samariumi Sm 62 150,36 g/mol 7,54 kg/l 1072 °C 1778 °C 1879 Lecoq de Boisbaudran
Scandiumi Sc 21 44,95591 g/mol 2,99 kg/l 1539 °C 2832 °C 1879 Nilson
Seaborgiumi Sg 106 263,1182 g/mol       1974 Oganessian
Seleni Se 34 78,96 g/mol 4,82 kg/l 217 °C 685 °C 1817 Berzelius
Siliciumi Si 14 28,0855 g/mol 2,33 kg/l 1410 °C 2355 °C 1824 Berzelius
Squfuri S 16 32,066 g/mol 2,06 kg/l 113 °C 444,7 °C parahistorik panjohur
Stronciumi Sr 38 87,62 g/mol 2,63 kg/l 769 °C 1384 °C 1790 Crawford
Tantali Ta 73 180,9479 g/mol 16,68 kg/l 2996 °C 5425 °C 1802 Ekeberg
Teknetiumi Tc 43 98,9063 g/mol 11,49 kg/l 2172 °C 5030 °C 1937 Perrier dhe Segrè
Teluri Te 52 127,6 g/mol 6,25 kg/l 449,6 °C 990 °C 1782 von Reichenstein
Terbiumi Tb 65 158,92534 g/mol 8,25 kg/l 1360 °C 3041 °C 1843 Mosander
Taliumi Tl 81 204,3833 g/mol 11,85 kg/l 303,6 °C 1457 °C 1861 Crookes
Toriumi Th 90 232,0381 g/mol 11,72 kg/l 1750 °C 4787 °C 1829 Berzelius
Tuliumi Tm 69 168,93421 g/mol 9,32 kg/l 1545 °C 1727 °C 1879 Cleve
Titani Ti 22 47,88 g/mol 4,51 kg/l 1660 °C 3260 °C 1791 Gregor dhe Klaproth
Coperniciumi Uub 112 277 g/mol       1996 Gesellschaft für Schwerionenforschung
Ununhexiumi Uuh 116            
Ununoctiumi Uuo 118            
Ununpentiumi Uup 115            
Ununquadiumi Uuq 114            
Ununseptiumi Uus 117            
Ununtriumi Uut 113            
Urani U 92 238,0289 g/mol 18,97 kg/l 1132,4 °C 3818 °C 1789 Klaproth
Vanadiumi V 23 50,9415 g/mol 6,09 kg/l 1890 °C 3380 °C 1801 del Rio
Bismuti Bi 83 208,98037 g/mol 9,80 kg/l 271,4 °C 1560 °C 1540 Agricola
Tungsteni W 74 183,85 g/mol 19,26 kg/l 3407 °C 5927 °C 1783 Gebrüder de Elhuyar
Ksenoni Xe 54 131,29 g/mol 4,49 g/l -111,9 °C -107 °C 1898 Ramsay dhe Travers
Yterbiumi Yb 70 173,04 g/mol 6,97 kg/l 824 °C 1193 °C 1878 de Marignac
Yttriumi Y 39 88,90585 g/mol 4,47 kg/l 1523 °C 3337 °C 1794 Gadolin
Zinku Zn 30 65,39 g/mol 7,14 kg/l 419,6 °C 907 °C parahistorik panjohur
Zirkoniumi Zr 40 91,224 g/mol 6,51 kg/l 1852 °C 4377 °C 1789 Klaproth

Metalet

Më shumë se 75% e elementeve kimike janë metale. Disa nga metalët njeriu i ka njohur që në 

kohet e lashta, duke u njohur në vetitë e hekurit, nikelit, kromit, bakrit.

Ndërsa në kohet e mëvonshmeve është zbuluar edhe atomi. Metalet si : ari, argjendi, hekuri, etj. janë zbuluar më herët. Aristoteli e përmendi merkurin në shek.VII. Disa nga metalet mund të gjenden në një gjendje elementare p. sh ari, argjendi, merkuri, hekuri. Te gjitha metalet janë të ngurta me përjashtim të merkurit,franziumi dhe ceziumi qe jane te lengeta.

Metalet janë paraqitur me veti fizike të veçanta siç janë : shkëlqimi metalik, përcjellshmëria elektrike dhe nxehtësia, fortësia e madhe dhe qëndrueshmëria. Për nga vetitë ata ndahen në reaktiv dhe jo reaktiv. Kanë veti të përbashkëta se veprojnë me oksigjenin dhe dezertojnë okside. Oksidet bazike që veprojnë me ujë formojnë bazat. Veti karakteristike është se mund të kombinohen dhe të formojnë aliazhe.

Jometalet

 Jometalet gjenden në anën e djathë të sistemit periodik dhe ndodhen në tri gjendjet agregate: të ngurtë, të lënget dhe të gaztë. Jometalet nuk janë përcjellës të mirë as të nxehtësisë as të elektricitetit përpos karbonit, i cili kur është grafit është përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe elektricitetit, kurse si diamant është përçues i nxehtësisë. Veti e përbashkët e jometaleve është se ato formojnë acidet.
 

Gjysmëmetalet

Gjysmemetalet sillen dhe si metale dhe si jometale,per arsye te kofigurimit te shtreses se jashtme te mbushjes me elektrone.Jane percjelles te keqinj te elektricitetit.

Gazet e dobet

Gazet e dobet jene elemente te grupit te VIIIA. Quhen te tille pasi shtresa e tyre e jashtme eshte e plotesuar me elektrone,keshtu qe nuk hyne ne lidhje me elemente te tjere.

Oksidet

Oksidet janë lidhje kimike që formohen nga lidhja e oksigjenit me një element. Oksidet janë komponime të oksigjenit me elemente të tjera. Dallohen oksidet :

Oksidet acidike janë komponime të oksigjenit me jometale. Shembuj të tillë kemi : dioksidin e karbonit (CO2), dioksidin e sulfurit (SO2), treoksidi i sulfurit (SO3) etj. Vlen të ceket se dioksidi i sulfurit bën zbardhjen e objekteve që ka afër.

Oksidet bazike janë komponime të oksigjenit me metale. Shembuj janë : oksidi i magnezit MgO, ai i kalciumit CaO, oksidi i natriumit Na2O. Me tretjen e këtyre oksideve bëhet formimi i bazave.

Oksidet amfoterne kanë karakter të dyfishtë. Kur reagojnë me acide dhe baza formojnë kripëra.

Oksidet neutrale nuk tretën në uji. Okside të tilla janë : monoksidi i karbonit, monoksidi i azotit, dhe suboksidi i azotit.
Për një komponim themi se është oksid nëse në përbërjen e tij duhet të hyjnë atomet e elementit të dhënë dhe oksigjeni përderisa këto të fundit nuk duhet të jenë të lidhura njëra me tjetrën.Përndryshe komponimi do të jetë peroksid ose superoksid.Një ndër komponimet më të rëndësishme është uji në të cilin ndodhet hidrogjeni në një lloj izotopi me numër të masës 2 dhe shpesh herë quhet si oksidi i deuteriumit. Oksidet mund të formohen edhe nga elemente ose substanca të thjeshta të cilat i trajtojmë si metale dhe ato që i numërojmë si jometale.Oksidet e tretshme në jometale shpesh herë me ujë na japin acide,ndërsa ato të metaleve na japin baza.Oksidet sulfurike dhe të azotit që i lëshojnë në atmosferë instalimet industriale negativisht ndikojnë ne organizmat e gjallë,përmendoret,objektet dhe gjërat tjera.Oksidet që kanë karakter acidik dhe ato që tregojnë cilësi bazike mund të hyjnë edhe në reaksione që sjellin deri te formimi i kripërave

Acidi

Acidi është komponim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që në reaksion me metalet jep kripëra. Varësisht nga bashkimi kimik dallohen edhe acidet, ndër më të njohurit janë Acidi sulfurikAcidi yndyror apo Acidi organikë.

Acidet që në përbërjen e tyre kanë atome të oksigjenit quhen acide oksigjenike, kurse ato që nuk kanë atome të oksigjenit quhen acide jooksigjenike.

Emërtimi i acideve (Nomenklatura)

Emërtimi i acideve jooksigjnike bëhet ashtu që emrit të jometalit që e krijon acidin i shtohet prapashtesa “hidrik”. Për shembull :

HCL – acidi klorhidrik
HJ    – acidi jodhidrik

Emërtimi i acideve oksigjenike bëhet në këtë mënyrë :

-emërtimi i acidit kryesor (themelor) bëhet ashtu që emrit të elementit që e krijon acidin i shtohet prapashtesa “ik”.

Acidet marrin pjesë në përbërjen e organizmit të njeriut, burimi kryesor i tyre janë proteinat ushqimore, të cilat përmbajnë grupe sulfate dhe fosfate, prej të cilave me proceset metabolike krijohen acidet H_2SO_4 dhe H_3PO_4. Ngarkesa ditore e organizmit me acidet e krijuara në këtë mënyrë është 150 mEq/L.

Bazat

Bazat janë substanca që gjatë shpërbashkimit elektronik dërgojnë në tretësirë të vetmin anion, grupin hidroksid (OH) :

NaOH = Na+ + OH

Tretësira ujore e bazave ka shijen e sapunit dhe ngjyros në të kaltër letrën e lakmuesit. Bazat përfitohen nën veprimin e ujit në oksidet e metaleve. Bazat mund të fitohen edhe nga veprimi i disa metaleve në ujë. Sipas numrit të grupeve hidroksile që përmbajnë në vete bazat ndahen në mono dhe poli hidroksile. Emërtimi i bazave bëhet duke i shtuar emrit të metalit fjalën hidroksid, për shembull hidroksidi i natriumit (NaOH), hidroksidi i aluminit (Al(OH)3), hidroksidi i argjendit (AgOH) etj.

Kripërat

Kripërat janë komponime kryesisht elektrokovalente. Kur ndodhen në gjendje të ngurtë,jonet janë të radhitura në rrjete kristalore. Në gjendjen e shkrirë dhe kur treten në ujë e përqojnë rrymën elektrike. Për nga përbërja e tyre mund të jenë: kripëra neutralekripëra acidike,kripëra bazikekripëra komplekse dhe kripëra të dyfishta.

Kripërat neutrale

Këto kripëra përfitohen kur të gjitha atomet e hidrogjenit të acideve zëvëndësohen me metale. Këto kripëra neutrale përfitohen nga të gjitha cidet dhe bazat pa marrë prasysh bazicitetitn ose aciditetin e tyre apo fortësinë.

Kripërat acidike

Këto kripëra përmbajnë në vete jone të hidrogjenit, të cilat në tretësira ujore janë në gjendje të kalojnë në tretësirë. Këto kripëra përfitohen nga acidet polibazike, duke u zëvëndësuar parcialisht atomet e hidrogjenit me metale, nga rrjedh se këto kripëra përmbajnë në vete atome të hidrogjenit që ende mund të zëvëndësohen me metale.

 

Kripërat bazike

Këto kripra përbajnë në vete grupin hidroksilik, të aftë të kalojnë në gjendje jonike-MgOHCL. Këto përfitohen nga bazat polihidroksilike, duke i zëvëndësuar parcialisht grupet hidroksile me anion.

Kripërat komplekse

Kripërat komplekse përfitohen zakonisht gjatë reaksionit në mes të dy kripërave me anion të përbashkët. Nëse në cianurin e hekurit (II) veprohet me cianurin e kaliumit, formohet kripa komplekse, ferrocianuri i kaliumit, ose kur në tretësirë të sulfatit të bakrit (II) shtohet amoniaku formohet kompleksi me ngjyrë të kaltër.

Joni i bakrit te kjo kripë komplekse quhet joni qendror. Te komponimet komplekse më së shpeshti n qendror është joni i metalit. Rreth këtij joni janë të radhitura jonet ose molekulat neutrale dhe në këtë mënyrë formojnë sferën e brendshme të kompleksit. Këto jone quhen adende ose ligande. Numri i adendeve që lidhen me jonin qendror quhet numri koordinativ. Më së shpeshti ky numër është 6, 4, e rrallë 2. Adendet së bashku me jonin qendror shënohen në formulë me kllapa të mesme. Lidhja në mes të jonit qendror dhe adendeve është lidhje kordinative. Jonet e tjera, të cilat nuk ndodhen në sferën koordinative të brendshme, sajojnë sferën e jashtme. Gjatë tretjes në ujë të komponimeve komplekse jonet e sferës së jashtme ndeshen, nga del se lidhja e këtij joni qendror është lidhje jonike. Sfera koordinative e brebdshem së bashku me jonin qendror sillet si molekulë e pashpërbashkuar, shkon në tretësiarë si jon kompleks.

Kripërat e dyfishta

Kripërat e dyfishta formohen me kristalizimin e tretësirës ujore të dy kripërave të thjeshta, për shembull, gjatë kristalizimit t tretësirës së ferrosulfatit dhe sulfatit të amonit, formohen kripëra e dyfishtë, e cila kristalizon me gjashtë molekula ujë. Gjatë tretjes në ujë këto kripëra më parë zbërthehen në kripëra të thjeshta e pasta secila shpërbashkohet si të jetë vetëm në ujë.

 
 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s