Burgu i Alkatrazit, vendi i fantazmave

Alkatraz është një prej burgjeve më të poshtër në historinë e Amerikës, por tani është më i njohuri si një prej vendeve më të njohura me fantazma në Amerikë. Gjatë orëve të ditës, burgu është një tërheqje interesante për turistët, me guidat turistike që i shoqërojnë grupet e turistëve vërdallë për të parë qelitë dhe pjesë të tjera të burgut, që njëherë e një kohë mbanin kriminelët më të këqij dhe të dhunshëm të shekullit XX, shumë prej të cilëve vdiqën në burg në mënyrë të dhunshme nga duart e rojeve të burgut apo të burgosurve të tjerë. Shumë të tjerë u çmendën nga stresi dhe tensioni mendor i shkaktuar nga kushtet e tmerrshme të këtij burgu, që ka marrë nofkën e merituar “Guri”. Mesa duket shpirtrat e torturuar të këtyre të burgosurve vazhdojnë të vërtiten nëpër korridoret e errëta, të ftohta dhe të lagështa në qelitë e Alkatrazit. Në vitin 1946, 3 kriminelë të njohur, të quajtur Joseph Paul Cretzer, Bernie Coy dhe Marvin Hubbard ishin liderët e përpjekjes më të përgjakur të arratisjes në të gjithë historinë e Alkatrazit. Gjatë përpjekjes, Coy, Cretzer dhe Hubbard vrapuan nëpër korridorin e shërbimit në Bllokun e Qelive C ku ata u vranë nga një kombinim goditjesh me armë dhe shpërthime granatash. Sot, një derë e madhe e çeliktë, e bllokon këtë korridor dhe asnjë nuk mundet të hyjë aty. Megjithatë, shumë turistë, pastrues, dhe roje nate kanë raportuar se kanë dëgjuar tinguj ulërimash, të bërtiturash, rënkime, zhurma të çuditshme, si edhe zhurmën e të shtënave dhe shpërthimeve, që vijnë nga ajo zonë. Shumë prej rojeve të natës, që kanë patrullimin në Alkatraz, thonë se kanë dëgjuar zhurma burrash që vrapojnë apo që ecin nëpër kate. Si zakonisht, rojet kur dëgjojnë zhurma dhe tinguj, shkojnë në vendin nga vinte zhurma për të kontrolluar nëse ndonjë prej turistëve është fshehur në përpjekjen e tij për të qëndruar dhe për të kaluar natën në ishullin e famshëm Alkatraz, që ndoshta do të provojë dridhma apo t’u mburret miqve për eksperiencën e tij. Por, gjithmonë rojet nuk kanë gjetur asgjë apo asnjë që të mund të ketë bërë ato zhurma. Shumë prej drejtuesve të turistëve, turistët apo rojet kanë përmendur gjithashtu shumë shpesh edhe ndjesinë e çuditshme që u krijohet nga njëra prej qelive “vrima”, ajo që mban numrin 14D. Qelia 14D është gjithmonë e ftohtë, nuk ka rëndësi se sa vapë dhe sa nxehtë është në të gjithë pjesën tjetër të burgut. Dhe njerëzve gjithmonë u krijohet një ndjenjë frike dhe parandjenjë e keqe prej kësaj qelie. Megjithatë, fantazmat apo çfarëdo qofshin ato që ndodhen në Alkatraz, kanë qenë aty që përpara sesa Alkatraz të mbyllej. Disa prej ish-rojeve të burgut, që janë ende gjallë dhe disa prej ish-të burgosurve ende gjallë, gjithashtu kanë treguar histori të frikshme dhe ndonjëherë edhe tmerruese në lidhje me ngjarjet në “vrima” dhe veçanërisht në qelinë 14D. Një prej këtyre incidenteve ishte rreth viteve 1944 apo 1945 kur një prej të burgosurve ishte mbyllur në qelinë 14D për shkak të një shkelje të rregullave. Një prej ish-rojeve të burgut tha që i burgosuri filloi të ulërinte që në momentin që dera u mbyll. Ai vazhdonte të bërtiste se aty ishte një mostër me sy të kuq që i shkëlqenin dhe më pas ulërimat pushuan ashtu siç kishin filluar menjëherë. Të nesërmen kur rojet e burgut hapën qelinë, i burgosuri u gjend i vdekur me shenja të qarta dhe të pangatërrueshme duarsh rreth qafës së tij. Autopsia që u bë mbi trupin, tregoi që ato shenja nuk i kishte bërë vetë i burgosuri. Në ditën e nesërme mbas vdekjes së burrit, ndërkohë që rojet po bënin numërimin e zakonshëm të përditshëm të të burgosurve, në fund të rreshtit dalluan të burgosurin që kishte vdekur një ditë më parë në 14D. Thuhet se ai i pa ata me një vështrim dhembjeje dhe nervozizmi, me një vështrim akuzues dhe më pas ai u zhduk.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s