Nafta rrezikon mrekullite e botes

Në qytetin e Babilonisë, dikur gjendej një nga shtatë mrekullitë e botës, Kopshtet e Varura. Por aktualisht një tubacion nafte ka çarë përmes dheut për të krijuar një dilemë të madhe: çfarë është më e rëndësishme, ruajtja e trashëgimisë kulturore të Irakut apo zhvillimi i naftës?

Përgjigjja finale ndoshta do të kërkojë shumë dekada, por tani për tani, nafta duket se ka përparësi.

Ky vend antik i Mesopotamisë nga shumë konsiderohet si vendlindja e shkrimit, bujqësisë dhe ligjit dhe i jep Irakut dominimin mbi çelësat e historisë së qytetërimit. Në shumë raste, kjo përbën krenari për irakenët, por krenari sjell edhe pasuria që vjen nga shfrytëzimi i naftës.

Mariam Omran Musa, e cila menaxhon parkun arkeologjik të Babilonisë u përpoq shumë që një tub naftësjellësi të devijohej, por nuk ia doli të bindë askënd.

Ministria e Naftës këmbëngul se ka punuar për të ngadalësuar projektin dhe për të mbrojtur çdo thesar të pazbuluar që mund të hasë gjatë ndërtimit. Ajo ka premtuar se do të zhvendosë tubacionin në rast se has zbulime arkeologjike rrugës.

“Nafta dhe antikiteti që të dyja janë pasuri kombëtare, por unë kam një opinion: kur nafta të ketë mbaruar, ne sërish do të kemi antikitetet,” deklaroi Musa. “Ky është një dhunim i antikitetit sepse makineritë e rënda qqë po qarkullojnë në këtë zonë mjaftojnë për të dëmtuar pasuritë e nëntokës.”

Ekspertët e humbën këtë betejë dhe tani po përpiqen të klasifikojnë si parqe kombëtare të paprekshme rreth 20 mijë zona të tjera, para se të dëmtohen nga agjencitë qeveritare që synojnë të rindërtojnë ekonominë e shkatërruar nga dekada lufte.

Deri tani rreth 12 mijë zona arkeologjike janë zbuluar, 700 të tilla gjenden vetëm në Bagdat, por ekspertët thonë se këto pasuri janë vazhdimisht të rrezikuara nga gërmuesit ilegalë.

Nuri Kadhim, kreu i departamentit të antikitetit nuk është shumë optimist kur i shtrohet pyetja nëse qeveria do t’i kushtojë vëmendjen e duhur problemit, duke marrë parasysh prioritetet e tjera të jetesës së përditshme.

“Projektet e shtetit nuk ndalojnë. Përkundazi, ato po shtohen,” tha ai. “Besoj se shumë dhunime do të ndodhin për sa kohë qeveria nuk urdhëron që punimet e reja të bëhen në mirëkuptim me bordet e mbrojtjes së trashëgimisë.”

Ndërkohë, Ministria e Naftës thotë se naftësjellësit janë të domosdoshëm për ta bërë Irakun një superfuqi botërore në prodhimin e naftës në nivele të barabarta me Arabinë Saudite dhe Rusinë. Megjithëse shumë ekspertë thonë se ky objektiv është i ekzagjeruar, Iraku pritet të bëhet burimi kryesor i naftës së re të hedhur në tregun botëror gjatë viteve të ardhshme.

Naftësjellësi Babilon pritet të hyjë në punë në qershor dhe do të transportojë 45 mijë fuçi naftë në ditë nga Basra në jug në drejtim të kryeqytetit për të plotësuar konsumin vendës.

Për disa, nuk është e logjikshme që zhvillimi i një vendi të varfër të mbahet peng nga mbrojtja e antikiteteve në një vend që është përplot me objekte të tilla. Numri i stërmadh i objekteve sakaq ka vënë në siklet autoritetet. Bordi i Antikiteteve kërkon sakaq 17 mijë roje më shumë për të ruajtur objektet nga dëmtimet dhe për të mbajtur larg kompanitë e zhvillimit të naftës.

“Ne kemi antikitete në çdo fshat e çdo qytet. Kjo na bën të jemi gjithmonë në gadishmëri për të mbrojtur këto pasuri përballë injorancës që shpesh e gjejmë mes kompanive të ndërtimit”, thotë një ekspert.

Cfare ndodh kur nje avion goditet nga rrufeja?

Avionët në fluturim goditen nga rrufetë, të paktën 1 herë në vit (ose për çdo 1000 orë udhëtim). Siç ndodhi pak ditë më parë me avionin e presidentit të sapodekretuar të Francës, teksa ishte nisur të takonte kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Me gjithë mundësitë e shpeshta për t’u goditur nga rrufeja, vetëm në raste të rralla mund të shkaktohen incidente të rënda.

Faktori kryesor është se avionët kanë një strukturë metalike, pra dhe përcjellëse të elektricitetit. Energjia e “kapur” rrjedh në sipërfaqe të avionit, pa arritur të depërtojë në thellësi, duke rënë në boshllëk. Është e njëjta situatë si në rastin e makinës, e cila shpesh shërben edhe si një strehë e mirë në kohë me stuhi dhe vetëtima. Megjithatë, kjo nuk mjafton për t’u krijuar siguri absolute pasagjerëve gjatë fluturimit me avionë.

Kështu, në vitin 1962 një rrufe goditi një ‘Boeing 707’ teksa ishte në fluturim, duke shkaktuar flakë në depon e karburantit gjë që solli vdekjen e 80 pasagjerëve. Në ditët e sotme, avionët amerikanë dhe europianë janë të pajisur me një sistem që shërben për të parandaluar rrezikun e rënies së zjarrit në serbator dhe gjithashtu një tjetër sistem për të mbrojtur qarqet elektronike të kontrollit. Në këtë mënyrë, shkalla e sigurisë është më e lartë dhe incidentet janë shumë të rralla.

A je nje person i varur nga puna?

A jeni të fiksuar pas punës? A e keni gjithnjë mendjen në zyrë apo në biznesin tuaj edhe nëse jeni duke darkuar me miqtë, jeni me pushime apo para gjumit?

Për të kuptuar nëse jeni të varur nga puna, ose sic thonë amerikanët jeni «workaholic», mbërriti edhe testi i parë, i publikuar nga disa shkencëtarë norvegjezë dhe anglezë në “Scandinavian Journal of Psychology”.

Shtatë pyetje- Pika e fortë e testit është thjeshtësia e tij. Mjaftojnë vetëm disa minuta për t’iu përgjigjur shtatë pyetjeve. Në këtë test shkencëtarët analizuan përgjigjet e 12 mijë të punësuarve nga 25 kompani të ndryshme.

1. Mendon shpesh se si të gjesh kohë për të punuar më shumë?
2. Të qëllon që të kalosh më shumë kohë në punë se sa kishe programuar?
3. Punon për t’u ndjerë më pak në faj, në ankth apo në stres apo për të cliruar ndjenjën e paaftësisë?
4. Të tjerët të kanë thënë që duhet të punosh më pak, por ti asnjëherë nuk i ke dëgjuar?
5. Ndihesh në stres nëse për ndonjë arsye nuk mund të punosh?
6. Për shkak të punës vendos gjithnjë në plan të dytë hobet e tua, aktivitetet e kohës së lirë, ushtrimet fizike?
7. Punon kaq shumë sa kjo po kompromenton edhe gjendjen tënde ose shëndetin tënd?

Secilës prej këtyre pyetjeve mund t’i jepet përgjigjja: Kurre, rrallë, disa herë, shpesh ose gjithnjë. Nëse të paktën katër prej këtyre pyetjeve i je përgjigjur: “Gjithnjë”, atëherë, po, TI JE NJE PERSON I VARUR NGA PUNA.

Vendet e braktisura të botës

Edhe pse popullsia e botës i ka kaluar 7 miliardë ende ka vende të botës që janë të pabanuara. Disa prej tyre kanë histori interesante ndërsa disa të tjerë edhe të dhimbshme.

Ja cilat janë disa nga vendet e braktisura:

Craco, Itali
Qyteti mesjetar kodrinor është goditur vazhdimisht nga tërmetet në mesin e shekullit të XX. Qyteti mori dëmtime të rënda duke u kthyer në një vend të pabanueshëm. Në vitin e gjithë popullsia prej 1 800 banorë u largua duke e lënë vendin të shkretuar.

Kolmanskop, Namibi
Qyteti njohur lulëzim në fillim të shekullit XX, kur në minierat e saj u zbuluan gurë të çmuar. Pasuria u lejojë vendasve që të ndërtonin një spital dhe sallon vallëzimi me imitacion të arkitekturës gjermane. Vendi u boshatis pas Luftës së Parë Botërore, ku fushat e diamantit shteruan. Tani vendi frekuentohet vetëm nga turistët.

Oradour-sur-Glane, Francë
Kjo ndoshta është një nga historitë më brutale. Në qershor të vitit 1944, pas ndërhyrjes së ushtrisë gjermane në Normandi, qarkulloi një lajm se një oficer i forcave SS mbahej i burgosur në këtë vend. Qindra banorë tu masakruan nga sulmet me armë dhe vendi nuk u pushtua kurrë më. Çals De Gol nxori një dekret ku urdhërohej që fshati të mos rindërtohej kurrë dhe duhet të qëndront ashtu për të kujtuar vazhdimisht mizorinë që ndodhi gjatë pushtimit të Francës nga Gjermania.

Belcjite, Spanjë
Vendi është lënë braktisur për të kujtuar konfliktin e vitit 1937 mes trupave të gjeneralit Franko dhe Ushtrisë Republikane të Spanjës.

Prypiat, Ukrainë
Fshati kishte thuajse 50 mijë banorë kur ndodhi tragjedia e Çernobilit në vitin 1986. Ajo ndodhet në zonën e ndaluar dhe që atëherë popullsia është evakuuar.
Tyneham, Angli
Deri në vitin 1940 ishte një fshat normal. Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, banorëve u kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të largoheshin pasi vendi do të përdorej vend për stërvitjen e ushtrisë. Pas luftës ata u detyruan që të blinin tokën dhe kjo bërë që ata të mos kthehen kurrë atje.

Hallsands, Angli
Për shkak të natyrës, ky fshat u bë thuajse i pabanueshëm pas vitit 1917. Erozioni, stuhitë dhe shtrëngatat detyruan banorët që ta braktisnin këtë vend bregdetar.

Chaiten, Kili
Banorët e këtij vendi janë larguar nga banesat në vitin 2008 pa shpërthimit të vullkanit Patagonia.

Kayakoy, Turqi
Ky fshat i frikshëm ishte i pushtuar nga grek kristianë në fund të shekullit XX por vendi u shkretua si rezultat i luftës greko-turke pas marrëveshjes për shkëmbimin e popullsisë. Atje ndodhen 500 shtëpi që mbrohen nga qeveria turke dhe për të hyrë duhet paguar një shumë e vogël.

Bodie, SHBA
Minierat e arit i dhanë këtij vendi një shkëlqim të jashtëzakonshëm. Vendi kishte disa gazeta, 65 sallone gjithashtu vendi kishte edhe banë instrumentalistësh. Por pasi kjo industri mori fund, vendi nga vitet 1940 u kthye në vend fantazmash.

Kangbashi, Mongoli

Qeveria e ndërtoi këtë vend për të strehuar rreth 1 milion qytetarë. Por në fakt, siç tregon një artikull i “Time”, shtëpitë e banuara janë larg njëra-tjetrës kilometra larg.

Varosh, Qipro
Ky ishte një vend me lulëzim të turizmi para ndërhyrjes së Turqisë në ishullin e Qipros në vitin 1974. Banorët e saj u larguan dhe nuk i lënë hotelet e larta të tharmohen ndërsa plazhet mbeten të shkretuara.

Në Hënë mund të jetohet

Me sa duket, Hëna na rezervon shumë surpriza. Surpriza e radhës vjen nga shkencëtarët e Indisë, të cilët pas një hulumtimi disavjeçar arritën në përfundimin shumë mbresëlënës se në Hënë mund të jetohet, Hëna mund të mirëpresë jetën njerëzore. Shkencëtarët, gjeologët, antropologët, biologët, astronomët etj. të Indisë kanë avancuar së shumti vitet e fundit dhe i kanë kushtuar një vëmendje shumë të madhe satelitit të Tokës, duke planifikuar edhe shumë udhëtime kozmike për në Hënë. Mbas një studimi intensiv shkencëtarët e Indisë kanë zbuluar një shpellë vullkanike në Hënë, e cila ka përmasa shumë gjigante dhe ka një temperaturë konstante, e cila është e favorshme për jetën njerëzore, pra temperatura në këtë shpellë vullkanike është konstante, në 20 gradë celsius nën zero, që është shumë më e përshtatshme se temperatura në territoret e tjera të Hënës, të cilat alternojnë nga minus 180 deri në + 130 gradë. Por, kjo shpellë dallon edhe për nga kushtet e favorshme të saj. Tavani i kësaj shpelle është i trashë 40 metra, që ofron mbrojtje të shkëlqyeshme nga rrezatimi. Shpella është e gjatë 1,7 kilometra dhe e gjerë 120 metra, është konstatuar përmes analizës së fotografive 3D, të cilën e ka bërë fluturakja Chandrayaan 1. Mjafton që në të mund të vendoset një qytezë e Hënës. 
Edhe kohë më parë, shumë shkencëtarë dhe astronomë, pas një studimi me mjetet e teknologjisë së atëhershme, kishin hedhur tezën se Hëna mund të banohej dhe mund të mirëpresë jetën njerëzore, por këto deri më tani ishin vetëm teza, ndërkohë që shkencëtarët e Indisë vijnë dhe e forcojnë idenë dhe parashikimin e kolegëve të tyre bërë shumë vite më parë me zbulimet e tyre.

10 plazhet me te bukura ne bote

Në stinën e nxehtë të verës, është pikërisht koha kur shumë prej nesh e përfytyrojnë veten mes plazheve e pabanuara me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji i bruztë dhe me valët të përplasen me bregun shkëmbor. Kjo është një nga ëndrrat më të bukura në dritën e diellit, dhe ja pse ju ofrojmë mundësinë të mos i përfytyroni më, por të keni një ide se cilat janë me të vërtetë ato dhe ta imagjinoni veten brenda fotografive. Nëse keni dashur të dini se cilat janë plazhet më të bukura dhe të vlerësuara nga pushues e turistë të shumtë, gazeta britanike “The Guardian”, jep 10 vlerësimet e saj. Për fat të mirë, disa prej tyre ndodhen pranë nesh, në Evropë, si Spanjë, Britani dhe Skoci, por nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të udhëtuar në Australi, Brazil apo Tanzani, edhe në këto vende të nxehta do të gjeni plazhe të cilat duhet t’i vizitoni patjetër, pra plazhin më të bukur në secilin vend. Nëse keni dashur të vizitoni Tailandën, mjafton të shkoni në Filipine, dhe përshtypja do të jetë e njëjtë. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë cilësuar si parqe kombëtare, dhe si rrjedhojë ndërtimet të çfarëdo lloji janë të ndaluara, aktivitetet ditore nuk kanë fund. Gati në të gjitha mund të peshkoni, pa harruar lundrimin me barkat e vogla vendase gjatë të cilave mund të shihni kafshë që kurrë s’e dinit që ekzistonin. Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi. Parashutizmi, ku mund të fluturoni nga majat e larta të shkëmbinjve dhe të admironi panoramën e këtyre mrekullive në lartësi. Për turistët më të qetë, janë aktivitetet e shëndetshme si ekskursionet në pyjet e dendur e gjithmonë të gjelbër të paprekur dhe guidat në qytetet harruara që në mesjetë.

1. Las Islas Cies, Galicia, Spanjë

Nëse dëgjoni të flisni për plazhet spanjolle me siguri ajo që do t’ju vijë në mendje është Mesdheu. Megjithatë, bregdeti atlantik i Galicias, në veri të Portugalisë meriton më shumë lëvdata se të tjerat. Një nga gurët e çmuar në këtë bregdet është “Las Islas Cies”, 40 minuta me barkë qyteti Baiona. Cies është i pabanuar dhe park kombëtar, i hapur për publikun vetëm në verë.

2. Parku kombëtar “Tayrona”, Kolumbi

Në këtë plazh mahnitës mbërrihet për 40 minuta me biçikletë. Udhëtimi përmes pyllit për të mbërritur në këtë plazh të Karaibeve me rërë të bardhë, shkëmbinj të ashpër dhe ujë të kaltër është një nga mrekullitë e pakta që mund të përjetohet në jetë. Edhe ky plazh rrethohet me parkun kombëtar, dhe ndërtimet janë të ndaluara, kështu që turistët flenë në shtretër të varur

.

3. Porto da Barra, Salvador, Brazil

Salvadori është qyteti më i vjetër në Brazil, dhe Porto da Barra është plazh ku në mëngjes notohet, ndërsa pasdite pushohet në shoqërinë e një birre. Hyrja është e mahnitshme, me një fortesë koloniale dhe një kishë të bardhë në njërin cep. Në këtë vend nuk mërzitesh asnjëherë, mund të dilni për peshkim me barka e vogla vendase, mund të admironi muret e ngjyrosura, të luani volejboll apo tenis.

4. Palawan, Filipine

Edhe pse filmi “The Beach” është xhiruar në Tailandë, frymëzimin regjisori e mori nga ky vend në Filipine. Arsyeja? Kushdo që ka qenë në Tailandë do ta vërtetojë këtë, prandaj nëse ndodheni pranë Filipines ia vlen ta vizitoni. Filipinet kanë më shumë se 7 mijë ishuj, pak turistë dhe shumë plazhe të braktisura, në të cilat mund të peshkoni, të lundroni dhe të krijoni plazhin tuaj të ngjashëm me atë ku ka qenë dhe Leonardo Di Caprio.

5. Nungvi, Zanzibar, Tanzania

Plazhet e Kenias jugore dhe Tanzanisë veriore janë të vetmet me rërë të imët e të bardhë, aq të butë sa duket sikur thërrmohet midis gishtave tuaj. Ishulli i Zanzibarit është guri i çmuar i bregdetit jugor afrikan, me tregtinë e erëzave, labirintet e vjetra dhe 30 plazhet mahnitëse. Më i miri është Nungvi, pranë majës veriore të ishullit. Plazhi me ujë safir është streha e mijërave kafshëve detare.

6. Arambol, Goa, Indi

Arambol, plazhi verior i Goas, është i shtruar me rërë të bardhë dhe një horizont spektakolar. Është aq i gjerë sa mund ta quani “qoshen tuaj private”. Plazhi është i pafund, dhe shëtitjet e qeta buzë bregut e pranë shkëmbinjve s’do të kenë fund. Uji i freskët rrjedh në brendësi të një xhungle të vogël. Thonë që ka dhe kafshë, por nëse jeni gjendeni përballë ndonjë tigri të bardhë, konsideroheni fat.

7. Ishujt “Whitehaven”, “Whitsunday”, Queensland, Australi

Plazhet në Australi konkurrojnë me njëri-tjetrin për titullin e kartolinës më të mirë. Imagjinoni një rërë të bardhë shumë të imët silici të rrethuar nga uji i ngrohtë, i kthjellët e i kaltër mes pyjeve tropikale dhe ishujve të vegjël në distancë. Mendohuni mirë para se të shkoni, sepse nuk do të keni guximin të largoheni dot. Mund të qëndroni dhe në kampet e shumta pranë plazhit.

8. Plazhi “Shell”, ishulli “Purbeck”, Britani

Ndoshta ku nuk është ishulli më i bukur në Mbretërinë e Bashkuar, por është gjithsesi i preferuar për turistët. Brenda vendit mund të udhëtoni me trenat e vjetër, dhe për tre minuta do ta gjeni veten në rërën e paprishur të plazhit. Edhe pse ishulli në të vërtetë është një gadishull, do të keni ndjesinë se jeni larguar nga toka e qëndrueshme.

9. Gjiri “Sinclair”, Kaithnes, Skoci

Vetëm 8 milje në jug të Skocisë, ndodhet rëra e bardhë dhe deti vezullues blu i gjirit “Sinclair”, i cili ngjason më shumë me Karaibet se sa Kaithnesin. I shoqëruar me imazhin e një kështjelle të shekullit të 16-të, ky plazh është streha e një morie kafshës detare, si derri i detit, delfinë të mëdhenj, breshka të mëdha, brenda dhe jashtë bregut.

10. Aroa, Aitutaki, ishulli “One Foot”, ishujt “Cook”

Është e vërtetë se për të mbërritur në këtë atol koral i rrethuar me një lagunë të kaltër, por të vështirë duhet pak kohë, por sado i gjatë të jetë udhëtimi, ia vlen. Aktivitetet më të zakonshme janë peshkimi, zhytja, të cilat e bëjnë këtë parajsë të fshehur një nga bregdetet më mira në Pacifikun jugor.

10 gjetjet më mahnitëse të Google Earth

Eshtë e udhës të themi se Google Earth ka bërë revolucion në gjeneratën tonë.Cdo kush që është i kyqur në internet mundet shumë thjeshtë që ta rrotulloi të gjithë globin me mausin e tij.I gjithë globi është fotografuar dhe çdo kush mundet të shikoj cdo cep të botës pa problem.Por gjatë fotografimit ne kemi shkëputur 10 fotografi ku shihen gjëra mahnitëse nga Google Earth.

1. Liqeni i gjakut në Irak

Ky gjak i kuq në Irak ka zgjuar thashetheme të frikëshme se është shkaktuar afër një thertore.Deri tani asnjë shpjegim zyrtar nuk është bërë për këtë ”liqen”,por skeptikët mendojnë që kjo është krijuar  nga ujërat e zeza.Juristët ende janë duke bërë analizat e ujit.

2. Fytyra në argjilë

 

3. Ishulli në formë zemre

Kjo zemër që u  zbulua nga Google Earth u bë hit i madh i Ditës së Shën Valentinit.Lokalizohet në detin Adreatik,mbi bregdetin e Kroacisë,dhe është i pabanuar.

4. Anije e humbur në det

S.S Jassim ishte një traget i ngarkuar dhe u fundos në bregun e Sudanit më 2003.Në këto momente Google Earth e fotografoi këtë dhe tani kjo pikturë është një ndër më të kërkuarat në internet.

5. Kryqi thyer

Baza detare Naval Amfibious në San Diego u ndërtua në 1967.Pak arkitekt e dinë se kjo Bazë Detare duket si kryqi thyer.Tani baza detare po paguan 600,000$ për ti dhënë formë tjetër kësaj ndërtese.

6. Labrinti Oprah

ë e famshmja nga Fober me emisionin e saj shumë të populluar,Oprah Winfrey është edhe portret në Arizona.

7. Firefox

Në 2006 Universiteti i Origon morri një grup dizajnerësh për të punuar logon e Firefox në një fushë të gjerë në Oregon.Kjo është krijuar për festimet kur shfeltuesi Firefox pati 50 milion shkarkime.Punë e paqme!

8. Atlantis?

 

Pasi Google Earth e publikoi këtë foto njerëzit filluan të mendonin se ky ishte qyteti i humbur i Atlantis.Edhe eksploruesit menduan kështu(ose shpresuan kështu).Ky rrjet u gjend afër bregut Afrikan dhe besohet se janë udhë të mbuluara me ujë-të vërshuara.

9. Babagjyshi i Vitit të Ri

Ky babagjysh i Vitit të Ri gjigand u gjend i fshehur në Finland.Gjatësia e tij është diku 30 km. 

10. Airoplan ushtarak në park makinash

Kjo pamje gjeniale e Google Earth na qon drejt një pyetje:pse ky airoplan ushatarak është parkuar këtu dhe duket të jetë në një lagje residenciale afër Parisit.Gjithashtu është lajmëruar në polici rasti.Hmmm,hetimet vazhdojnë!
 

Ne fund te ketij shekulli 90% e gjuheve do jene zhdukur

Shumë nga gjuhët e botës do të zhduken në rast se nuk bëhet më shumë për t’i mbrojtur ato. Ky është paralajmërimi që bëhet nga shkencëtarët e Penn University, që thonë se gjuhët po zhduken me një shpejtësi të frikshme.

Ekspertët përllogaritin se në fund të këtij shekulli, 50-90 përqind e gjuhëve të botës do jenë zhdukur.

Me zhdukjen e tyre do zhduken kultura dhe histori unike dhe në planet do instalohet një kulturë botërore.

Një fakt interesant është se gjuhët janë të lidhura edhe me biodiversitetin. Vendet më të kërcënuara në botë nga industrializmi dhe urbanizimi kanë edhe gjuhët më të rrezikuara.

Ndërkohë që speciet po zhduken 1 mijë herë më shpejt se në ndonjë kohë tjetër, edhe gjuhët do kenë këtë fat.

100 keshilla per ta bere tryezen tuaj baze te mireqenies

Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq e rëndësishme. Në suplementin e sotëm “Tirana Observer” sjell një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë moderne, por aq sa dhe në atë popullore, për të kuruar sëmundje të ndryshme që shfaqen në organizmin tonë. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër sëmundjeve të ndryshme si kancerit, tensionit, sëmundjeve të zemrës, stomakut, aparatit tretës, gripit, të ftohurit, e shumë të tjera. Ndërsa më poshtë, radhiten 100 këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut. Këto e shumë të tjera në një suplement prej shtatë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme.

1- Yndyrat janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë.

2- Marrja e tepruar e yndyrave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyra të tretshme.

3- Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zëmrës.

4- Drithërat janë shumë të pasura më fibra. Vitaminat dhe kripërat mineralë e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat mineralë, që janë shumë të nevojshme për organizmin.

5- Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat mineralë veprojnë së bashku. Kripërat mineralë ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

6- Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.

7- Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat mineralë humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Është e këshillueshme të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur.

8- Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.

9- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban mineralë shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë. Mjalti i lulesë është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.

10- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës, apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.

11- Konsumoni produkte vegjetarianë dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një ditë të lodhshme pune.

12- Ushqimet cilësorë me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën. Kujdesuni për veten dukë përfshirë dhe dietën tuaj ditore perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.

13- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra, si: spinaq, lakër, sallatë jeshilë, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut.

14- Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve. Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, i cili gjendet edhe te karotat, dhe i jep energji të vazhdueshme zëmrës.

15- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksikë, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojitën rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin.

16- Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.

17- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.

18- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes. Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër së zakonisht.

19- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni farë ujë. Herë pas herë në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.

20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë, etj.

21- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët.

22- Po ashtu kripa gjendet te uji i detit, i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditorë. Konsumoni gjethet jeshilë të spinaqit, sallatës për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

23- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese, si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin. Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulorë dhe luftimin e diabetit. Përdorni sojën sepse ajo përmban 9 lloje vitaminash.

24- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, janë produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën. Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut, si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

25- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit. Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pini një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak.

26- Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me homeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht. Pasi të lani fytyrën më ujë, mos e fshini.

27- Fytyrën e sapo larë e lini të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme. Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.

28- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.

29- Mbani ujë magnetik. Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe piheni të nesërmen në mëngjes.

30- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1/4 e tabletës 100 miligramësh, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zëmër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë dukë i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë.

31- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustardë të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.

32- Çdo ditë shpërndani vaj mustardë në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.

33- Cigaret dhe të gjitha llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.

32- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.

Ushqim suplemtar dhe forcues i përgjithshëm

33- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementarë dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqë.

34- Biokimikët në kombinim – nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.

35- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.

36- Pjesa e të gjitha produktivë dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.

37- Pjesa e të gjitha llojeve të produktivë të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

38- Ushqimet që duhet minimizoni në përdorim

Janë dy mënyra që trupi i njeriut merr kolesterol, nga ushqimi që hamë dhe nga mëlçia. Edhe pse shumë ushqime kanë kolesterol, mëlçia prodhon 80% të kolesterolit që kemi nevojë. Disa nga ushqimet që s’duhet të hahen për të evituar kolesterolin janë: Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grirë, të brendshmet të tilla si mëlçi, zemër dhe veshka. Gjithashtu duhet të minimizohen prodhimet e qumështit që kanë më shumë se 1% yndyrë qumështi, gjithashtu fast-food-et. Mund të përdoren margarina të lehta ose vaj ulliri, mishin zëvendësojeni me pulë ose peshk, por që kanë lëkurë të hollë.

39- Kuroni diabetin me zarzavate të gjelbra

Është vërtetuar se zarzavatet e gjelbra, veçanërisht të gjalla, për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti duhet t’i përdorin çdo ditë, në drekë dhe darkë, në sasi të bollshme. Zarzavatet e gjelbra përmbajnë antioksidantë, vitamina, kripëra minerale dhe fibra. Të gjitha perimet përmbajnë vitaminë C në përqindje të ndryshme, sipas llojit të bimëve. Njëzetë e katër orë pas këputjes, ato humbin 10-15% të vitaminës C. Gjatë gatimit humbin jo vetëm gjithë vitaminën C, por dhe shumicën e mineraleve. Por uji në të cilin ato janë zier përmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zinku, prandaj dhe mund të përdoret për të gatuar supë. Nisur nga veçoritë e mësipërme, zarzavatet e gjelbra janë shumë të dobishme për diabetikët.

40- Konsumoni verën për zemrën tuaj

Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së femrave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt me nevojat e ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime ka arritur një studim suedez botuar në revistën mjekësore “Heart”. Studimi, i udhëhequr nga instituti “Karolinska” në Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga një infarkt ose bllokim venash. Efektet e mira janë shumë të pavlera në rast se vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkoolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar organit të zemrës të pushojë.

41- Merrni sasinë e nevojshme të vitaminës C

Dozat e larta të vitaminës C në organizëm zvogëlojnë për gati 50% rrezikun nga sulmi në kokë. Pikërisht për këtë rekomandohet që të ushqehemi me pesë deri në nëntë lugë lëng perimesh në ditë. Me sasinë e vitaminës C në trup mund të parandalohet mundësia e sulmit në tru, kjo është bërë e ditur pas një hulumtimi të gjerë të kryer me rreth 20.000 persona të moshës së mesme dhe të vjetër, të kryer në Norfolk të Britanisë së Madhe. Efektet mbrojtëse të vitaminës C kundër sulmit në tru janë të vërtetueshme duke marrë parasysh faktorët të tillë si mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masës trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e menjëhershme në zemër, marrja e ilaçeve dhe statusi shoqëror.

42- Shmangni dietën vetëm me perime

Nuk është aspak e shëndetshme që një nënë të heqë nga dieta e fëmijës së saj ushqimet me origjinë shtazore, gjatë periudhës së ushqimit me qumësht e për më tepër t’u imponojë fëmijëve një ushqim vegjetarian, pa djathë, gjalpë ose bukë. Studimet të mjaftueshme tregojnë sesi fëmijët e mamave vegjetariane, të privuar nga proteinat shtazore, lindin më të vegjël dhe rritëm më të ngadaltë, një efekt që mund të kthehet në problem të vazhdueshëm për jetën e tyre të mëvonshme. Në rast se mjekëve u duhet t’i kthejnë këta fëmijë me një organizëm normal, atyre u duhet që për dy vjet, të hanë një sasi të kufizuar mishi në ditë, që të kthehen në njerëz më energjikë dhe aktivë.

43- Ushqimet që duhen përdorur gjatë menstruacioneve

Humbja e gjakut do të thotë oksigjenim më të pakët të qelizave të trupit, d.m.th lodhje me të madhe se zakonisht për të njëjtën punë. Patjetër ato ditë duhet të hash më shumë se zakonisht. Mirë është që femrat të marrin hekur nga farmacia. Por kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do të rëndojë shumë. Gjithashtu duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë hekur të tilla si mish i kuq (viçi më mirë, sepse ka më shumë hekur se qengji dhe derri). Duhet pirë një gotë portokall i shtrydhur, pasi ky frut ka shumë vitaminë C. Duhet të hani perime ngjyrë jeshile, sepse përmbajnë acid folik. Të mos hash në të njëjtin vakt një ushqim të pasur me hekur (p.sh. mish) me një ushqim të pasur me kalcium (p.sh. qumësht ose djathë). Ha patjetër çokollatë gjatë menstruacioneve, sepse përmban hekur dhe magnez, ato gjëra që trupi i humbet me gjakun e ikur.

44- Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare

Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventivin e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.

45- Mbani pranë trëndafila

Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njëra pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash.

Pastaj, shkencëtarët vrojtuan veprimtarinë e trurit të tyre në kohën e gjumit. Edhe gjatë gjumit shkencëtarët hidhnin në afërsi të krevateve solucion me erë trëndafili. Të nesërmen, të eksperimentuarit u pyetën se çfarë u kishte ngelur në mendje nga objektet dhe letrat që kishin parë.

46- Shmangni frutat që dëmtojnë dhëmbët

Tanimë të gjithë e dinë që kariesi i dhëmbëve shkaktohet në shumicën e rasteve nga ushqimet e ëmbla dhe të athëta. Ato bëjmë të mundur shkatërrimin e të gjitha qelizave të thella të dhëmbëve dhe dhëmballëve. Dihet gjithashtu se frutat dhe perimet i kanë të dyja sheqerin dhe acidet. Pikërisht për këtë mjekët kanë grupuar një sërë frutash që nuk duhet të konsumohen shumë shpesh, pasi dëmtojnë dhëmbët. Të tilla janë bananet, hurmat e Arabisë, ananasi, patatja, bizelet, mollët e ëmbla, që përmbajnë sasi të mëdha hidrokarburesh. Në këtë grup futen edhe shegët, boronica, kumbullat, thanat, të cilat kanë vërtet pak hidrokarbure, por janë të pasura me acide organike. Në këtë grup futen edhe domatet, sallata jeshile, majdanozi, spinaqi.

47- Spinaqi dhe fasulet luftojnë plakjen

Spinaqi dhe fasulet janë konsideruar si dy ushqimet bazë për të luftuar plakjen. Një grup studiuesish nga Australia, Indonezia dhe Suedia studiuan ushqyerjen e femrave dhe të meshkujve të moshuar dhe vërtetuan se, ata që kishin më pak rrudha konsumonin më shumë perime me gjethe jeshile dhe fasule. Sekreti? Këto ushqime janë të pasura me lëndë që ndihmojnë në qetësimin e shërimin e qelizave të lëkurës. Një ushqim tjetër që lufton plakjen është edhe lëngu i rrushit. Ai jo vetëm që mbron nga infarkti dhe hemorragjia cerebrale, por mund të ndihmojë edhe në qetësimin e lëkurës. Dhe kjo, sepse rrushi përmban polifenole, lëndë antioksiduese që e ruajnë lëkurën elastike dhe të lëmuar. Në grupin e ushqimeve të luftojnë plakjen futen edhe patatet e ëmbla, djathi i verdhë.

48- Lëngu i rrushit lufton kancerit

Shkencëtarët pohojnë se nga të gjitha lëngjet e frutave, lëngu i rrushit është më efikasi kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo, sepse në këtë lëng ka një përqendrim shumë të madh antioksidantësh, të cilët neutralizojnë “radikalet e lira” që janë shkaktarët e plakjes dhe lindjes së sëmundjeve kanceroze.

Rrushi është shumë i pasur me glukozë, fruktozë, acide organike, kripëra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinë dhe vitamina. Pikërisht për këtë arsye, mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe çrregullimeve të sistemit nervor, në stadet fillestare të tuberkulozit, si dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve. Ata që pinë lëng rrushi të paktën tri herë në javë, kanë më shumë shanse për t’i shpëtuar sëmundjes së Alzhejmerit.

49- Kafeina shmang kancerin e lëkurës

Nëse mund t’u shtonit ushtrimeve fizike rutinë një ose dy filxhanë kafe, do të reduktonit ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës. Këtë e kanë provuar kërkimet më të fundit në këtë fushë. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesë shkatërron qelizat prekanceroze që janë krijuar nga dëmtimi që shkaktojnë rrezet ultraviolet. Sipas një grupi studiuesish në Rutgers University, pas eksperimenteve tek një kavie ka rezultuar se ka një efekt protektiv të kafeinës dhe ushtrimeve, jo domosdoshmërish të përdorura të dyja njëherësh. Shkencëtarët mendojnë se një efekt i tillë mund të jetë i ngjashëm edhe tek njerëzit. Pikërisht për këtë arsye, për të evituar kancerin e lëkurës, ata rekomandojnë ndërthurjen e kafesë me ushtrimet fizike.

50- Nevojat e organizmit për vitaminën “B2”

Vitamina “B2” merr pjesë në shumë procese të trupit, veçanërisht për të formuar energjinë nga ushqimet në rritjen e fëmijëve dhe në mbarëvajtjen e indeve trupore. Shenjat e para që vihen re, në mungesë të saj, janë disa të çara në anët e gojës. Simptoma të tjera janë plagë dhe mavijosje në gjuhë, kruarje dhe skuqje të syve. Këto shenja mund të vihen re brenda disa ditëve dhe është e këshillueshme të mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek mëlçia, kosi, qumështi, djathi, drithërat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kërpudhat, farat e kungullit etj.

51- Vitamina “B6” lufton infeksionet

Roli i vitaminës “B6” është të prodhojë proteinat, të çlirojë glukozën e rezervuar. Të gjitha këto procese në trup janë të domosdoshme për rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundër infeksioneve. Sa më shumë ushqime me proteina të përdoren, aq më shumë vitaminë “B6” është e nevojshme. Në përgjithësi mungesë të kësaj vitamine ka tek ata njerëz që përdorin ilaçe kundër reumatizmës, tuberkulozit ose tensionit të lartë të gjakut. Simptomat janë plagë në gojë, depresion, irritim, ekzemë dhe nganjëherë dhe malcim i ndonjë nervi i cili shkakton dhimbje. Në formë natyrale vitamina “B6” gjendet tek drithërat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.

52- Për një zemër të shëndoshë konsumoni vitaminën “C”

Vitamina “C” është themelore në formimin dhe mbarëvajtjen e indeve lidhëse, shërimit të plagëve, shëndetit të mishit të dhëmbëve dhe të gjithë trupit. Qëndron një lidhje e fortë midis sasisë së bollshme të vitaminës “C” që gjendet në trup dhe shëndetit të zemrës, të rrahjeve të saj dhe uljes së rrezikut ndaj disa kancereve. Kjo vitaminë largon perden në sy. Mungesa e saj në trup mund të vihet re brenda 3–4 javëve. Dallohet që ka vonesë në shërimin e plagëve, lodhje trupore, rrjedhje gjaku nga mishi i dhëmbëve, dhimbje gjunjësh dhe një gjumë jo i rehatshëm. Ata që pinë duhan rekomandohen të marrin sasi më të mëdha të kësaj vitamine. Ekspertët mendojnë se është e dobishme marrja e vitaminës “C” 200 mg në ditë. Ajo gjendet tek perimet jeshile dhe të freskëta, te të gjitha agrumet, luleshtrydhja, speci, domatja dhe patatja.

53- Merrni yndyrat në sasinë e duhur

Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyra të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës.

54-Vitamina “E”, parandalon atakun në zemër

Vitamina “E” është një nga vitaminat bazë për organizmin e njeriut. Studimet tregojnë se kur vitamina “E” është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kancereve është më i madh, dhe formohen gjithashtu perde në sy. Me kalimin e kohës, kur kjo gjendje vazhdon, mund të lindin dhe zhvillohen çrregullime nervore që ndikojnë tek sytë, sistemi nervor dhe muskujt ose të shkaktojë anemi. Gjendet tek lajthia, farat e lulediellit, gruri, vaji i lulediellit, perimet etj.

55-Vitamina “K” mpiks gjakun tek të porsalindurit

Përveç rëndësisë që ka vitamina “K” në organizmin e të rriturve, ajo duket të jete tepër e domosdoshme për të vegjlit. Sipas specialistëve, vitamina “K” është e nevojshme për formimin e proteinave dhe e përgjegjshme për mpiksjen e gjakut. Mosmpiksja e shpejtë shkakton rrjedhje gjaku të vazhdueshme. Fëmijët e sapolindur kanë sasi të pakta të vitaminës “K”. Dietologët tregojnë se ajo gjendet tek perimet me gjethe jeshile, lulelakra dhe spinaqi, mëlçia, fasulja e thatë, bizelet dhe karota.

56- Plotësoni nevojat e organizmit për jod

Jodi është i nevojshëm nga gjëndrat tiroide, për të prodhuar hormonin e tiroides, i cili rregullon më shumë se 100 sisteme enzimash, përshirë këtu dhe metabolizmin, rritjen, riprodhimin dhe shumë funksione të tjera themelore. Mungesa e jodit sjell fryrjen e gjëndrave tiroide. Kjo ndodh gjatë përpjekjes për të marrë jodin nga gjaku, dhe duke formuar kështu një strumë. Po ashtu ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalësim në aktivitetin fizik dhe mendor, shtim të peshës, zgjerim të qafës (sepse gjëndra tiroide gjendet aty), vrazhdësi të tipareve të fytyrës dhe flokë të thatë. Jodi gjendet kryesisht tek të gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumështi dhe bulmetrat dhe perimet që rriten brenda në tokë përmbajnë jod.

57- Mungesa e kromit shkakton diabet

Kromi u identifikua si një nga mineralet në trupin e njeriut vetëm 30 vjet më parë. Studimet për të vazhdojnë akoma. Kromi është pjesë e një përbërje që bën të mundur insulinën të punojë. Është gjithashtu i rëndësishëm në metabolizëm dhe strukturën gjenetike. Për shkak të njohurive jo të mjaftueshme për këtë kripë minerale është e vështirë të dallohen shenja të veçanta, në mungesë të tij. Megjithatë dihet se mund të shkaktojë rritje të kolesterolit në gjak. Në studimet e bëra tek kafshët, mungesa e kromit shkakton një sëmundje, që është shumë e ngjashme me diabetin. Gjendet kryesisht tek mishi, drithërat, fasulet e thata, thjerrëzat, lajthia, peshku dhe prodhime të tjera nga deti.

58- Përdorimi i tepërt i paracetamolit dëmton veshkat

Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakrrjedhja në lukth. Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e përdorin, kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

59- Jogurtit eviton barkqitjen te fëmijët

Është një nga produktet më të përdorura në ditët e sotme për evitimin mungesës së urisë tek fëmijët, pasi dihet që është një produkt mjaft i dashur për këtë grup-moshë. Por ajo që nuk dinit më parë lidhet me faktin se jogurti eviton barkqitjen tek fëmijët. Bakteret “mike” të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve. Pikërisht për këtë arsye mjekët u rekomandojnë nënave të fusin në menynë e përditshme në dietën e të vegjëlve të tyre edhe këtë produkt kaq të shëndetshëm.

60- Konsumoni kafen sipas sasisë së duhur

Ka studime të ndryshme që pranojnë ose jo vlerat e kafesë në organizmin tonë. Megjithatë specialistët bien të gjithë dakord në një pikë, produkti me ngjyrë të zezë në të gjitha rastet dëmton zemrën. Veçanërisht kur përdoret në masa të shumta gjatë ditës. Kini kujdes pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, në këto raste veç këtij organi është mirë që të kontrollohet edhe mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kafeina e kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

61- Mungesa e vitaminës A sjell verbim

Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe verbimin e natës. Prandaj këshillohet që veç të tjerash të hani majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A. Kjo për të gjithë ato raste kur personi është i vetëdijshëm që nuk ka konsumuar në menynë e tij ditore produkte që kanë këtë lloj vitamine.

62- Kuroni plagët e infektuara me jod

Plagët e ndotura gjithmonë fillimisht duhet t’i lani me ujë të ftohtë e pastaj t’i dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gërvishtjet e vogla rekomandohen që të mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rrobat është mirë që t’i mbuloni me fashë, e cila duhet të ndërrohet çdo 24 orë. Kjo për plagët që mund të kurohen dhe trajtohen në kushtet e shtëpisë, ndërkohë që për plagë të rënda duhet të drejtoheni tek mjeku.

63- Antibiotikët shoqërojini me vitamina

Përdorimi i antibiotikëve shoqërohet me vitamina të ndryshme për të mos mënjanuar veprimin e dobishëm të mikroflorës së përhershme të zorrëve. Shëndeti dhe zhvillimi i mikroflorës së dobishme të zorrëve varet shumë nga ushqimi që merr çdo ditë njeriu. Prandaj nuk duhet harruar se duhet të hamë e të pimë edhe për “shëndetin” e saj. Të ushqyerit e gabuar mund të dëmtojë këtë mikroflorë, dhe si pasojë të lejojë përhapjen e mikrobeve të dëmshme. Në raste se antibiotikët konsumohen të veçuara, ato sjellin çrregullime shëndetësore, si dhimbje koke, lodhje, vjellje etj.

64- Konsumoni karotat dhe vajin e ullirit

Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin e njeriut. Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa iu hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjaftë e vlefshme për trupin.

65- Vitaminat përthithen në prani të yndyrave

Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot mendohet se t‘i shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave) pak fasule, bizele apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit.

66-U shqimet që s’duhen bashkuar me njëri-tjetrin

Jo gjithmonë ushqimet duhen bashkuar me njëri-tjetrin, pasi në këtë rast humbasin të gjitha vlerat e tyre ushqimore. Një rasti i tillë është djathi, që është i pasur me kalcium, por nëse ai konsumohet së bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë, kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë etj

67- Konsumimi i fibrave ju bën më energjik

Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por specialistja e dietave, Annie Jefferson, tregon se një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra.

Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.

68- Fibrat shmangni shfaqjen e variceve

Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç, vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, dr. Luis Navarro këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell (fibra) si gruri, orizi,

etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

69- Luleshtrydhet mbajnë larg osteoporozën

Osteoporoza shfaqet tek një në çdo tri gra të moshës mbi 50 vjeç në botë dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, që është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave.

70- Kripa e tepërt çrregullon presionin e gjakut

Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj, si dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që duhet të shikohen me kujdes etiketat e ushqimeve për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore për rritjen e presionit të gjakut nëpërmjet ushqimeve. Për shembull, një pjesë e hollë e një pice mesatare, përmban 20% të kripës që rekomandohet të marrë në ditë një njeri. Shumë nga ne marrin në ditë dyfish sasi të kripës, shumë më tepër se sa ka nevoje organizmi. Reduktimi i kripës është një nga faktorët më të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut.

71- Konsumoni peshkun për të luftuar depresionin

Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit, sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë. Ndaj nuk është për t’u habitur kur shohim se njerëzit janë gjithnjë të tensionuar. Nëse nuk jeni një ngrënës i peshkut, mund të provoni me vezë të freskëta pule, të cilat janë shumë të përdorshme edhe si dietë

72- Shmangni mbipesha sepse shkurton jetën

Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës.

Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë njoftojnë se mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë. Për arritjen e këtij përfundimi shkencëtarëve iu deshën disa vjet studimi të hollësishëm të çështjes. Doktor David Allison pranë universitetit të Alabamës thotë se synimi i studimit ishte për të përcaktuar ndikimin që ka mbipesha në jetëgjatësinë e njeriut. Të dhënat e njoftuara në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20 vjeçare.

73- Marihuana “shkatërron” kancerin

Kërkimet që janë bërë në Madrid bëjnë të ditur se pas një eksperimenti, mjekët kanë arritur të shkatërrojnë një tumor të pashërueshëm duke përdorur kanabis. Malignant gliomas, është lloji i kancerit mbi të cilin u eksperimentua tek një kafshë, lloj që përhapet shpejt dhe që deri më tani s’ka gjetur asnjë kurë mjekësore. Marihuana ka një efekt dramatik, duke i shkatërruar tumoret që janë mjekuar për një periodë prej shtatë ditëve. Një ekip i drejtuar nga dr. Manuel Guzman nga Universiteti i Madridit tha: “Këto rezultate mund të përmbajnë hapat e parë për një trajtim të ri mjekësor për disa kancere”. Nga ana tjetër po të njëjtë mjekë kanë arritur në përfundimin se cigaret dhe të gjitha llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim të arterieve dhe organet e frymëmarrjes.

74- Konsumoni vitaminën “D” për kockat dhe muskujt

Vitamina “D” shërben për përthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon në punën e kalciumit dhe fosforit në trup. Duke bashkëpunuar me kalciumin, ndikon në rritjen dhe shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve gjithashtu në shëndetin e nervave dhe të muskujve. Mungesa e saj në trup sjell dobësi muskulore dhe mosrritje të kockave, anemi dhe infeksione në kanalet e frymëmarrjes. Duke u rritur fëmija, vihet re deformim i kockave, sepse ato janë të pafuqishme për të mbajtur peshën e tij. Por kur mungesa e saj është në masa më të mëdha, sjell dobësi të kockave duke shkaktuar kështu dhimbje. Në këto raste rreziku për thyerje të kockave është më i madh. Drita e diellit është e rëndësishme në përpunimin e vitaminës “D”. Gjendet sidomos tek peshku, sardelet dhe në sasi më të vogla tek margarina dhe veza.

75- Zvogëloni sasinë e konsumimit të kripës

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Maryland pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut, i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh. Shumë probleme shëndetësore mund të parandalohen kur prodhuesit e ushqimeve në 10 vitet e ardhshme në prodhimet e tyre do të përgjysmojnë përdorimin e kripës, pohojnë të njëjtët shkencëtarë amerikanë.

Ata vlerësojnë se në këtë rast për 20% do të zvogëlohet numri i të sëmurëve nga tensioni i lartë i gjakut, për 14% do të zvogëlohet numri i vdekjeve nga sulmi në zemër, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve do të zvogëlohet për 7 për qind.

76- Mos konsumoni tepër çokollatën

Me migrenë nënkuptohen kriza të rënda të dhembjeve të kokës të shkaktuara nga spazma e arterieve të trurit. Këto kriza mund të shkaktohen nga faktorë të shumtë, midis të cilëve shpesh përmendet edhe çokollata. Po kështu, në këtë sëmundje mund të ndikojnë edhe disa ushqime të tjera si dhe uria. A shkakton çokollata akne dhe puçrra? Besohet që disa ushqime mund të sjellin probleme deri te keqësimi i akneve, mes të cilave shpesh akuzohet çokollata. Por për ketë nuk ka dëshmi. Sipas hulumtimeve të reja, te çokollata nuk janë identifikuar përbërje që do të shkaktonin akne apo keqësim të tyre. Megjithatë, besohet se indeksi glikemik i lartë, i kombinuar me konsumimin e madh të sheqernave të rafinuara te çokollata, mund të jetë në relacion me shfaqjen e puçrrave. Nëse dikush ha rregullisht çokollata më shumë se sa janë nevojat e tij, teprica e kalorive që ka çokollata do të kalojë në formën e yndyrave.

77- Mos largoni nga tryeza mjaltin e luleve

Mjalti i luleve është një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë. Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një dite të lodhshme pune. Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.

78- Konsumoni kripën sa më pak të jetë u mundur

Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore. Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës për sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonike të domosdoshme për organizmin.

79- Aspirinat të dobishme për zemrën

Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1/4 e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara. Çdo ditë shpërndani vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.

80- Luftoni kancerin e prostatës me vera të kuqe

Vera e kuqe arrin të ulë rrezikun për shfaqjen e kancerit të prostatës. Duket se efekti mbrojtës i pijes është më efikas kundër formave më të avancuara të sëmundjes. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga “Cancer Research Center” në SHBA. Gjatë studimit janë intervistuar 1623 pacientë, të cilëve u ishte diagnostifikuar kanceri në prostat. Studiuesit kanë vërejtur se te burrat që pinin 4 gota verë në javë, rreziku ulej me 50 për qind, rezultat që nuk ishte vënë re për pijet tjera alkoolike, përfshi dhe verën e bardhë. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se substanca që i atribuohej efekti mbrojtës “resveratroli”, ndodhet vetëm në rrushin e kuq. Substanca ka efekt antioksidant, anti-radikaleve të lira, vepron në procesin e shkatërrimit të qelizave që mund të çojë në shfaqjen e tumorit dhe ndihmon trupin të eliminojë qelizat tumorale. Kjo mund të ndikojë në uljen e hormoneve mashkullore, si testosteroni, që ndikon në shfaqjen e kancerit të prostatës.

81- Drithërat janë të pasura në vitamina dhe kripëra

Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

82- Merrni mineralet e nevojshme për organizmin

Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Pikërisht për këtë arsye duhet të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për, dyfishohet.

83- Konsumoni në çdo vakt perime të freskëta

Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si, spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve. Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karotën, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.

84- Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit

Një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht. Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë. Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë etj.

Këshilla për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë dietë

85- Çdo ditë një herë merrni një kombinim vitaminash me minerale.

86- Peshohuni vetëm një herë në javë dhe në të njëjtën ditë, në të njëjtën peshore me të njëjtat rroba.

87- Gjatë dietës mos mendoni për peshën që keni qëllim të arrini, por shijoni peshën që po humbisni.

88- Gjatë ngrënies mos nxitoni, përpiquni të hani ngadalë që të mos dëmtoni stomakun tuaj.

89- Mos flini shumë gjumë gjatë dietës, sepse përndryshe dieta nuk do të jetë e efektshme.

90- Nëse bëheni kaps hani më shumë sallatë dhe pini më shumë ujë.

91- Mos përdorni çamçakëz gjatë dietës, sepse përmban sheqerna.

92- Mos dëgjoni të tjerët që mund t’ju thonë se nuk dukeni mirë me peshën tuaj të re. Mundohuni të mos e prishni dietën që keni nisur.

93- Mos blini rroba apo këpucë të reja. Merrini ato sipas peshës së re.

94- Mos u mundoni të bini në peshë menjëherë pasi trupi peshën e rënë menjëherë (për pak ditë) e kompenson vetvetiu.

95- Mos harroni se nuk ka një dietë fiks për të gjithë. Zakonisht ajo ndryshon sipas personit, moshës, kërkesave të tij, aktivitetit të tij dhe nëse ka apo jo ndonjë sëmundje apo shqetësim tjetër.

96- Mos shikoni çfarë hani por se sa kalori ka ai ushqim dhe se sa është aktiviteti juaj ditor për ti djegur këto kalori.

97- Dieta më e mirë për të rënë në peshë është të mos shëndoshesh pra ta parandalosh.

98- Largohuni dietave rraskapitëse dhe torturuese. E rëndësishme është që atë që jepni të mos e merrni përsëri dhe kjo arrihet me një disiplinë ushqimi që kërkon kohë të gjatë.

99- Mos përdorni dieta të dëgjuara praj të tjerëve por të rekomanduara nga dietologu. Mos digjni veten tuaj por kilet tuaja.

100- Mundohuni të bëni gjimnastikë ose më e thjeshta të ecni me pak nxitim. Por kjo ecje duhet të jetë programuar vetëm për këtë qëllim.

24 thenie qe gjithmone duhet t’i kujtosh, dhe 1 gje qe kurre s’duhet ta harrosh…!

1. Prezenca jote eshte dhurate per tere boten.

2. Je unik/e dhe nder me te miret.

3. Jeta jote mund te jete, ashtu si ti e deshiron.

4. Jetoi ditet nje nga nje.

5. Numeroji bekimet, dhe jo telashet e problemet.

6. C’faredo qe te ndodhe, gjithmone do ia dalesh mbane.

7. Tek Ty, egzistojne shume pergjigje.

8. Kupto, ki guxim, ji i/e forte.

9. Mos i ve vetes kufi.

10. Shume endrra po presin qe te realizohen.

11. Zgjedhjet jane teper te rendesishme per t’ia lene fatit.

12. Kerko, dhe do arrish ta gjesh cimimin tend.

13. Asgje nuk humb me shume energji sesa shqetesimi.

14. Sa me shume ta mbash nje problem, aq me i rende behet.

15. Mos i merr gjerat gjithmone seriozisht.

16. Jeto nje jete te mbushur me lumturi, dhe jo me pishmane.

17. Kujto, qe pak dashuri mund te shkoje ne nje rruge te gjate.

18. Kujto qe shume, eshte pergjithmone.

19. Gjithmone kujto qe shoqeria eshte teper e rendesishme.

20. Thesaret e jetes, jane njerezit, te bashkuar.

21. Kupto qe kurre nuk mund te jete vone.

22. Bej gjera te zakoshnme, ne nje menyre te jashtezakonshme.

23. Te kesh shendet, shprese, dhe lumturi.

24. Te kesh kohe qe te deshirosh, dhe te enderrosh tek nje yll.

Dhe kurre mos harro: Jo edhe per nje dite te vetme, Sa special/e je!

Anësore

Thënie të veçanta

FEMER………

E godet duron…, e vret mbijeton…., e lendon reziston…, ka dhimbje sherohet…, rrezohet por vazhdon te eci perseri…, qan por than dhe lotet…, shembet ringrihet…, humbet shpresat por i ringjen ato…, fundoset por arrine del ne siperfaqe perseri…, bishe por edhe e bukur…, e ftohte por edhe e dashur…, hidherohet por gjen kunder helmin…, ska force por e gjen fuqin…, humbet por pranon vetem fitoren…, i erren syte por ajo gjen force te shikoj…, humbet shpresen por jo pergjithnje, zhgenjehet por perseri enderron, beson… kjo eshte FEMRA.

Mësues, doja të dija si jetojnë peshqit në det? -Si njerëzit në

tokë: të mëdhenjtë hanë të vegjlit.

– Ai qe nuk di dhe nuk di pse nuk di ; eshte i marre; largohu prej tij
– Ai qe nuk di dhe e di se nuk di, eshte femije, mesoje; nese ti di, e nuk e meson ke bere gabim.
– Ai qe di dhe nuk e di qe di, eshte i fjetur; mos e le te fleje por zgjoje nese nuk e zgjon ke bere mekat.
– Ai qe di dhe e di se di eshte i mencur; andaj shko pas tij, nese shkon pas tij do te kesh udhen e ndricuar.

3 GJERA….pasi ikin, nuk kthehen më: Koha, Mundësitë, Fjalët!!
3 GJERA në jetë që nuk duhet ti humbasim kurrë: Paqen, Shpresën, Ndershmërinë.
3 GJERA shumë të vlefshme në jetë: Dashuria për veten, Vetëbesimi, Miqtë.
3 GJERA në jetë që nuk janë kurrë të sigurta: Endrrat, Suksesi, Pasuria.
3 GJERA në jetë që ndërtojnë një njeri: Puna, Sinqeriteti, Përgjegjësia.
4 GJERA në jetë që e shkatërrojnë një njeri: Alkooli, Inati,Mendjemadhësia,Kumari.
3 GJERA në jetë që kur shkatërrohen, duan shumë mund për tu rindërtuar: Respekti, Besimi, Miqësia.
3 GJERA në jetë që nuk dështojnë kurrë: Besimi, Vendosmëria, Dashuria!!

“Mos kafshoni më shumë se sa mund të përtypni.”

Ndonjëherë lodhesh . . . Lodhesh duke e parë veten si zhgënjehesh nga persona që i do dhe i vlereson!! . . . Lodhesh duke ecur përpara me kokën lart sikur asgjë të mos kishe ndodhur , kur në fakt je e shkateruar përbrenda!! . . . Lodhesh duke parë veten si ndryshon cdo dite nga njerzite me dy fytyra!! . . . Lodhesh duke vrapuar pas dikujt që nuk bën asnjë hap për të ardhur drejt teje!! . . . Lodhesh edhe duke prit dicka qe ndoshta sdo te vije kurre!! . . . Vjen nje momente qe lodhesh nga gjithcka qe te rrethon,, lodhesh nga padrejtesite e kesaj jete edhe per nje cast do te deshiroje te mos kishe egzistuar kurre. Por, jo!

Të kesh një zemër të mirë në ditët e sotme është një cilësi e përshtatshme vetëm për transplantin e organeve .

Miqësia nuk është të shikohesh ose të takohesh çdo ditë; miqësia është të kthehesh edhe mbas një kohe të gjatë dhe të shikosh që asgjë nuk ka ndryshuar..!!

“Prindërit janë parajsa jonë në tokë.”

Kurrë mos thuaj kurrë, gjithmonë lufto për atë gjë që mendon se ia vlen, mos u venit nga dallgët e jetës por qëndro dhe rezisto dhe kur të arrish këtë, atëherë lufto që ta mbash pranë dhe ta meritosh atë..!!

Jeta eshte nje perzierje e diellit me shiun, e buzeqeshjes me lotin, e kenaqesis me dhembjen, por mos harro kurre nuk mund te kete nje re qe dielli nuk mund ta kaloje.

Leximi… mënyra më e mirë për t’u pasuruar pa vjedhur askënd…

Luftёn e fitojnё heronjtё, por frytet i gёzojnё maskarenjёt.

“Ato qё botёn e çojnë pёrpara nuk janё lokomotivat, por idetё.”

Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!
Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!

Nuk është nevoja të nxitohesh… Nëse dicka është e thënë të bëhet, do të ndodhë,në kohën e duhur, me personin e duhur, për arsyen e duhur…!!

Duhet të keni një zemër të aftë për durimin; vizatimet e mëdha bëhen vetëm me durim të madh dhe me shumë kohë.

Përpara se ti bësh keq dikujt, merr një letër…palose, bëje një topth letrën…
E bëre ?
Tani bëj dicka…provo ta hapësh topthin e letrës dhe ta kthesh si ishte më përpara…
Nuk është e mundur , vërtet ? …
ZEMRA e një personi është si ajo letër , të cilën pasi e ke trajtuar keq është e veshtire ta kthesh si ishte përpara..do mbesë përsëri e rrudhur….Mere këtë mesazh në profilin tënd nëse mendon se mënyra më e mirë për të dashur dikë…është të mos i bësh kurrë keq.

Mos e merrni për dobësi heshtjen time,se nëse Unë flas,ju nuk do të mund ta përballoni..!!

Asgje eshte e perkryer. Asgje. Diellin po ta veshtrosh ne sy, te qorron per nje minute. Debora eshte e bukur, si peisazh por ne kontakt direkt te ngrin kembe e duar.As deti, provo e pija ujin: shellire. Pra: gjerat bukura e te mahniteshme nuk jane perfekte. Thjesht jane te veçanta. ( speciale). Dhe njeriu, duhet te jete keshtu: i veçante jo i perkryer.

Nëse takon dikë që i ka humbur buzëqeshja ji zemërgjerë: Dhuroji … tënden !!!

Disa i ngre mëkati …disa i flak virtyti…!!

Vetëm një buzëqeshje mund të shndërroj një ditë të trishtuar duke e ndezur me drita dhe ngjyra.
Gjej atë gjë që të bën të buzëqeshësh me zemër.

Zgjidh rrugën tënde dhe lër zemrën që të drejtojë…sepse vetëm nëse e bën atë me
zemër arrin para se të nisesh..!

Thoja se sytë e tu janë me te bukurit në botë!
Je shumë i ri më thoshin dhe do çmendesh kot.
Por kur sytë e tu i panë në të vertetë,
ata që thanë do çmendesh, tani janë çmendur vetë…

Njerëzit janë si librat. Mos i gjyko ato sipas kopertinave, ndoshta dikujt do ia kuptosh vlerën duke e lexuar…!!

Të duash tënden,të nderosh t’huajën,
t’jesh mikpritës dhe bujar, të mbash besën dhe traditat, kësaj i thonë të jesh SHQIPËTAR…

Atehere kur mendon se duhet te ndryshosh veten per njerezit
qe te rrethojne, e verteta eshte
se duhet te ndryshosh ata persona qe nuk te pranojne sic
je.

Kur lindim nuk njohim asgje, kur rritemi njohim vehten, kur burrerohemi njohim gjithke, kur plakemi s’njohim as vehten.
Jetojme duke jetuar gabimet dhe vdesim duke i shlyer ato.

“Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”.

Nga ferri i te varferve eshte bere parajsa e te pasurve.
Pasuria eshte si uji i kripur:sa me shume pi,aq me shume etje ke.

Kam mesuar te degjoj fjalet tallese te njerzve, dhe te mbyll njerin vesh. Kam mesuar te shikoj padrejtesite qe behen, dhe te mbyll njerin sy. Kam mesuar te degjoj fjalet e ‘mencura’ te mendjemedhenjve, dhe te bie dakort me ta. Kam mesuar te duroj edhe thika mbas shpine, dhe te mos ankohem. Kam mesuar edhe te dalloj nje mik apo mikeshe qe te thote nje ‘Si je?’ me zemer.
Te gjitha keto nuk i kam mesuar ne shkolle, nuk me ka dhene dikush leksion, as nuk i kam lexuar diku.
I kam mesuar nga jeta.
Dhe ajo qe Jeta me mesoi te urrej me teper eshte “buzeqeshja e shtirur”.
Jam me i lumtur kur dikush me shef me inat se sa kur dikus buzeqesh i/e shtirur.
Jam me i lumtur kur kuptoj qe kam armiq, se sa kur kuptoj qe ata/ato qe njoh jane vec maskat e radhes.
Jam shume me i lumtur kur dikush me godet me nje shpulle balle-perballe, se sa nje thike mbas shpine!

Shërbimi ndaj të tjerëve është qeraja që ju paguani për të jetuar këtu mbi tokë.

Nëse ia arrin të mashtrosh dikë, mos mendo që ky person është budalla! Kuptoje që ky person të besoi ty më teper se sa që ti e meriton .

Mbaje mend: gjithçka që po të them, nuk është ajo çka që dua të të them.Gjithçka që po të them nuk ka të bëjë fare me të vërtetën, sepse e vërteta nuk mund të thuhet! Gjithçka që po të them është si një çekiç që godet mendjen tënde. Po u zgjove, do ta shohësh të vërtetën.

Pengesa më e madhe është frika … Ndjenja më e keqe është inati … Gabimi më i madh është dorëheqja.

Në thellësitë e dimrit më në fund mësova se brenda meje ka një verë të pathyeshme.

Deri sa të kemi kujtime, e kaluara ekziston. Deri sa të kemi shpresë, e ardhmja na pret. Deri sa të kemi miq, e tanishmja ja vlen të JETOHET…Prandaj mos hezitoni thuani familjes dhe miqëve se i doni shumë ata. Mos i ngadalsoni gjërat të cilat ju sjellin gaz, hare dhe lumturi në jetë, dhe… shpesh pini KAFE me miqtë TUAJ!

 

Thashethemi dhe shpifja, janë si ai pluhuri që mund ta mbulojë gurin e çmuar, por kurrë nuk do arrijë ta njollosë dot…!

 

Një ditë, një vogëlush pyet të jatin :” Babi zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend apo lëviz ? Herë në të djathtë e herë në të majtë ?”
Unë-“Jo, zemra rri gjithmonë në një vend , në të majtë…Pastaj, një ditë ti do të rritesh. Atëherë do të kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme pa patur një vend bazë. Kur je i emocionuar, të ngjitet deri në fyt, ose të zbret poshtë në stomak kur ke frikë apo je vrarë.Ndodh që i shpejton rrahjet e saj, sikur do të dalë nga kraharori. Herë të tjera ndodh që ndërron pozicion me Trurin…Eh more vogëlush, duke u rritur do mësohesh qëta dorëzosh zemrën dhe në duar të tjera.Dhe shpesh do të të kthehet e vrarë.Por, ti mos u shqetëso. Persëri do jetë e bukur. Ose ndofta, dhe më e bukur se përpara.Por këtë do e kuptosh pas shumë, shumë kohësh. Do të kalosh ca ditë kur do kujtosh se nuk ke zemër fare. Sikur e ke humbur. Dhe do sfilitesh duke e kërkuar në kujtime, në një parfum, në shikimin e një kalimtari, në xhepat e vjetër te një palltoje të lënë mënjanë…Pastaj do jetë nje ditë tjetër. Një ditë paksa ndryshe.Pak e veçantë. Pak e rendësishme. Atë ditë do kuptosh se jo të gjithë kanë një zemër.”

Më mirë të humbas me nder se sa të fitoj me mashtrim .

 

Edhe lulja më e bukur vyshket një ditë…Kjo është mënyra e natyrës për të na treguar që asgjë nuk zgjat “Përgjithmonë”..!!

 

Nëse ZOTI është gjithçka që ju keni…ju keni gjithçka që ju duhet…!

Ta kesh Zotin në zemër nuk do të thotë se nuk do të përballesh me asnjë stuhi në jetën tënde, por kjo nënkupton se asnjë stuhi nuk mund ta përmbysë varkën tuaj…!!

 

Mirësia nuk qëndron në rrobat e bukura dhe në pamjen e bukur, por në shpirtmirësi dhe dinjitet..!

 

Festa dhe evente të ndryshme në stilin e Google-s

Festa dhe evente të ndryshme

në stilin e Google-s

Per cdo event te rendesishem Google nderron logon e saj,duke u pershtatur me llojin e festes.Ne kete artikull ne kemi permbledhur nderrimet e logove gjate periudhes : Korrik,Gusht,Shtator.

Shtator 30, 2011

Doodle4Google Italy – (Italy)

Doodle4Google Italy

Shtator 28, 2011

Ditëlindja e 192 e  Narciso Monturiol’s  (Spain)

Narciso Monturiol's 192nd Birthday

Shtator 27, 2011

Ditëlindja e 13 e Google – (Global)

Google's 13th Birthday

Shtator 25, 2011

Ditëlindja e Lu Xun’s – (China)

Lu Xun's 130th Birthday

Shtator 24, 2011

Ditelindja e Jim Hensons – (Global)

Jim Henson's 75th Birthday

Shtator 23, 2011

Dita ndërkombëtare e Arabisë Saudite  – (Saudi Arabia)

Saudi Arabia National Day

Shtator 23, 2011

Ditëlindja e 110 e  Jaroslav Seifert’s  – (Czech Republic)

Jaroslav Seifert's 110th Birthday

Shtator 18, 2011

Pavarsija e Kilit – (Chile)

Chile Independence Day

Shtator 17, 2011

Ditëlindja e 82 e  Anant Pai’s  – (India)

Anant Pai's 82nd Birthday

Shtator 16, 2011

Ditëlindja e 118 e  Albert Szent-Gyorgyi’s – (Global)

Albert Szent-Gyorgyi's 118th Birthday

Shtator 16, 2011

Pavarsija e Meksikës – (Mexico)

Mexico Independence Day

Shtator 15, 2011

Gara me bicikleta  ’I Love Spring’ – (Denmark, Finland, Norway, Sweden)

D4G Nordics Winner Hilde Lorentzon's 'I Love Spring'

Sep 15, 2011

Pavarsija e Kosta Rikes – (Costa Rica)

Costa Rica Independence Day

Shtator 15, 2011

Pavarsija e Guatamales – (Guatemala)

Guatemala Independence Day

Shtator 15, 2011

Parvarsija e Hondurasit – (Honduras)

Honduras Independence Day

Shtator 15, 2011

Pavarsija e Nikaragua’s – (Nicaragua)

Nicaragua Independence Day

Sep 15, 2011

Pavarsija e El Salvador – (El Salvador)

El Salvador Independence Day

Shtator 15, 2011

 Ditelindja e  Ismail Yasin 82- (Selected Countries)

Ismail Yasin's 96th Birthday

Sep 12, 2011

Festivali i Vjeshtës – (China, Hong Kong, Taiwan)

Mid-Autumn Festival

Shtator 12, 2011

Chuseok – (Korea)

Chuseok

Shtator 10, 2011

Dita e mësuesëve – (China)

Teachers' Day

Shtator 09, 2011

Fillimi i Rugbit – (New Zealand)

Start of Rugby 2011

Shtator 07, 2011

Pavarsija e Brazilit – (Brazil)

Brazil Independence Day

Shtator 06, 2011

Ditelindja e 85 e  Shinichi Hoshi’s  – (Japan)

Shinichi Hoshi's 85th Birthday

Sep 05, 2011

Ditëlindja e 65 e  Freddie Mercury’s – (Global)

Freddie Mercury's 65th Birthday

Shtator 01, 2011 

Ditëlindja e 112 e  Tarsila do Amaral’s  – (Brazil)

Tarsila do Amaral's 125th Birthday

Shtator 01, 2011

Dita e parë në Shkollë – (Selected Countries)

First Day of School

Gusht 31, 2011

110 vjetori  i tramvait ne Lisbone- (Portugal)

110th Anniversary of the Lisbon Tram

Gusht 31, 2011

Pavarsija e Malajsize- (Malaysia)

Malaysia Independence Day

Gusht 28, 2011

Ditelindja e 242 e  Johann Wolfgang – (Germany)

Johann Wolfgang von Goethe's 262nd Birthday

Gusht 27, 2011

Ditelindja e 112 Faina Ranevskaya’s – (Russia)

Faina Ranevskaya's 115th Birthday

Gusht 25, 2011

Pavarsija e Uruguait – (Uruguay)

Uruguay Independence Day

Gusht 24, 2011

Pavarsija e Ukraines – (Ukraine)

Ukrainian Independence Day

Gusht 24, 2011

 Ditelindja e 112 e  Jorge Luis Borges – (Global)

112th Birthday of Jorge Luis Borges

Gusht 23, 2011

Ditelindja e  Nazik Al Malaika’s   – (Selected Countries)

Nazik Al Malaika's Birthday

Gusht 23, 2011

Ditelindja e 160 e  Alois Jirásek’s  – (Czech Republic)

Alois Jirásek's 160th Birthday

Gusht 19, 2011

Ditelindja e 130 e  George Enescu’s  – (Romania)

George Enescu's 130th Birthday

Gusht 17, 2011

Ditelindja e 410 e  Pierre de Fermat’s – (Global)

Pierre de Fermat's 410th Birthday

Gusht 17, 2011

Pavarsija e Indonezise – (Indonesia)

Indonesia Independence Day

Gusht 15, 2011
      Pavarsija e Korese Jugore – (South Korea)
South Korean Independence Day
Gusht 15, 2011

Pavarsija e Indise – (India)

India Independence Day

Gusht14, 2011

Pavarsija e Pakistanit – (Pakistan)

Pakistan Independence Day

Gusht 10, 2011

Pavarsija e Ekuadorit – (Ecuador)

Ecuador Independence Day

Gusht 09, 2011

Pavarsija e Singaporit – (Singapore)

Singapore National Day

Gusht 07, 2011

Tanabata – (Japan)

Tanabata

Gusht 06, 2011

Ditelindja e 100 e  Lucille Ball’s  – (US)

Lucille Ball's 100th Birthday

Gusht 06, 2011

Dite e shen Valeninit ne Kine- (China, Hong Kong, Taiwan)

Chinese Valentine's Day

Gusht 06, 2011

Pavarsija e Bolivise – (Bolivia)

Bolivia Independence Day

Gusht 04, 2011

Ditelindja e 102 e  Roberto Burle Marx’s  – (Brazil)

Roberto Burle Marx's 102nd Birthday

Gusht 02, 2011

Migrimi i eger – (Kenya, Tanzania)

Celebrating the Wildebeest Migration. Doodle by Samuel Githui.

Gusht 01, 2011

Pavarsija e Svicres- (Switzerland)

Switzerland National Day

Korrik  30, 2011

Ditelindja e 500 e  Giorgio Vasari’s  – (Italy)

Giorgio Vasari's 500th Birthday

Korrik 29, 2011

Festivali i luleve – (Colombia)

Medellin Flower Festival

Korrik 28, 2011

Pavarsija e Perus – (Peru)

Peru Independence Day

Korrik 27, 2011

Ditelindja e 114 e  Enrique Granados’s – (Spain)

Enrique Granados' 144th Birthday

Korrik  26, 2011

Ditelindja e 112 e  Muhammad Mahdi Al-Jawahiri’s – (Selected Countries)

Muhammad Mahdi Al-Jawahiri's 112th Birthday

Korrik 24, 2011

100 vjetori i zbulimit te Machu Picchu – (Selected Countries)

100th Anniversary of the rediscovery of Machu Picchu

Korrik 23, 2011

Ditelindja e 91 e  Amália Rodrigues’ – (Portugal)

Amália Rodrigues' 91st Birthday

Korrik 22, 2011

Ditelindja e 113  e  Alexander Calder’s  – (Global)

Alexander Calder's 113th Birthday. Courtesy of Calder Foundation / ARS, NY.

Korrik 20, 2011

Ditelindja e 140 Gregor Mendel’s – (Global)

Gregor Mendel's 189th Birthday

Korrik 20, 2011

Pavarsija e Kolumbise. – (Colombia)

Colombian Independence Day. Doodle by Claudia Rueda.

Korrik 19, 2011

Ditelindja e 116 e  Xu Beihong’s  – (China, Hong Kong, Taiwan)

Xu Beihong's 116th Birthday

Korrik 18, 2011

Dita e detit – (Japan)

Marine Day

Korrik 14, 2011

Dita Gjerlber 2011 – (France)

Bastille Day 2011

Korrik 13, 2011

Ditelindja e 200 e  Sir George Gilbert Scott’s – (UK)

Sir George Gilbert Scott's 200th Birthday

Korrik 12, 2011

450 vjetori i  Basil’s – (Selected Countries)

450th Anniversary of St. Basil's

Korrik 09, 2011

Pavarsija e Argjentines – (Argentina)

Argentina Independence Day

Korrik 08, 2011

Ditelindja e 500 e  Jean de la Fontaine’s -(France)

Jean de la Fontaine's 390th Birthday

Korrik 07, 2011

Ditelindja e 180 e  Miroslav Krleza’s  – (Croatia)

Miroslav Krleza's 118th Birthday

Korrik 05, 2011

Pavarsija e Venezueles – (Venezuela)

Venezuela Independence Day

Korrik 04, 2011

Pavarsija e Amerikes – (US)

US Independence Day

Korrik 02, 2011

Ditelndja e 150  e  Pedro Paulet’s  – (Peru)

Pedro Paulet's 137th Birthday

Korrik 01, 2011

Druvari me i mire – (Poland)

D4G Poland Winner

Korrik 01, 2011

Ditelindja e 156 e  Dorothea MacKellar’s  – (Australia)

Dorothea MacKellar's 126th Birthday

Korrik 01, 2011

Festival i barkave – (Turkey)

Cabotage and Turkish Maritime Festival

 

94 vjet me plumb ne koke

Ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare amerikani që ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij me një plumb në kokë.

William Lawlis Pace është bërë i famshëm sepse ka jetuar 94 nga 103 vitet e jetës me plumbin shumë afër trurit.

Vëllai i madh i tij e ka qëlluar padashje kur William ishte vetëm 9 vjeç. Plumbi nuk arriti trurin fatmirësisht, por në të njëjtën kohë ishte aq pranë tij sa nuk lejonte një operacion.

Edhe pse nga ky incident burri amerikan ka dalë pothuajse i verbër nga njëri sy e me probleme me muskujt e fytyrës, William ka bërë një jetë normale: është martuar, ka pasur fëmijë dhe ka punuar si roje në varreza. Gjithashtu për pak kohë ka luajtur edhe bejzboll në një skuadër të vogël në Teksas.

“Nuk ka pasur kurrë shqetësime dhe nuk ka humbur kurrë ndjenjat”, deklaroi djali Theron Pace kur dha lajmin e vdekjes së babait për mediat amerikane.

10 ushqimet me te rrezikshme në botë


Akademia Amerikane e Pediatrëve ka publikuar listën e ushqimeve më të rrezikshme në botë. Janë ushqime të nevojshme, disa shumë të shtrenjta, por që nëse s’i përdorim siç duhet mund të na shkaktojnë vdekjen,ose thjesht të na sëmurin për ca ditë. Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjec shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit. Fugu është një lloj peshku që shërbehet me feta të holla nga shefat e kuzhinës. Të brendshmet e fugut, vezët dhe mëlçia përmbajnë një lloj helmi, i cili është 1200 herë më shumë helmues se cianidi. Toksina është aq e fuqishme sa një dozë mikroskopikë mund të vrasë 30 njerëz. Për shkak të rrezikut që mbart shefat kalojnë kurse dhe trajnime tre-vjeçare para se të marrin licencën për ta gatuar. Një pjatë e tillë kushton rreth 200 dollarë. Në Xhamajkë fruta e ackes është një lloj bekimi i dyfishtë. Ajo njihet si fruti kombëtar i Xhamajkës dhe nëse hahet menjëherë mund të shkaktojë atë që quhet sëmundja xhamajkane e të vjellave dhe mund të çojë në koma ose vdekje. Ky frut përmban një lloj helmi, i cili duhet evituar me kujdes kur fruti piqet plotësisht dhe më pas acke shërbehet me merluc. Kikirikët janë të shijshëm, por në fakt ata s’janë dhe aq të pafajshëm. Sipas një studimi thuajse një përqind e popullsisë ka alergji nga kikirikët. Është një prej shkaqeve më të rëndësishme në vdekjet nga alergjitë. E për shkaqe të pashpjegueshme ky fenomen po rritet gjithnjë e më shumë. Veçanërisht, numri i alergjive nga kikirikët është rritur tek fëmijët. Gjethet jeshile, përfshi këtu spinaqin, sallatën dhe lakrën janë përfshirë në ushqimet më të rrezikshme të vitit 2012. Sipas studimeve, ushqimet e kësaj kategorie kanë shkaktuar 363 sëmundje vitin e kaluar; 240 prej këtyre të lidhura me ushqimin në restorante. Pjesa më e madhe e problemeve që shkaktojnë vjen nga kapja me duar të palara e tyre. Peshku ton i konservuar është një nga ushqimet më të preferuara të konsumit të shpejtë. Toni është bërë shumë shpejt peshku më i konsumuar në botë. Por, ai ka dhe reputacionin më të keq. Studiuesit kanë paralajmëruar se konsumi i tepërt i tij mund të ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin nervor, për shkak të nivelit të lartë të merkurit që gjendet tek ai.

1. Hot-dogs

Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjeç shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit.

2. Fugu

Fugu është një lloj peshku që shërbehet me feta të holla nga shefat e kuzhinës. Të brendshmet e fugut, vezët dhe mëlçia përmbajnë një lloj helmi, i cili është 1200 herë më shumë helmues se cianidi. Toksina është aq e fuqishme sa një dozë mikroskopikë mund të vrasë 30 njerëz. Për shkak të rrezikut që mbart shefat kalojnë kurse dhe trajnime tre-vjeçare para se të marrin licencën për ta gatuar. Një pjatë e tillë kushton rreth 200 dollarë.

3. Acke

Në Xhamajkë fruta e ackes është një lloj bekimi i dyfishtë. Ajo njihet si fruti kombëtar i Xhamajkës dhe nëse hahet menjëherë mund të shkaktojë atë që quhet sëmundja xhamajkane e të vjellave dhe mund të çojë në koma ose vdekje. Ky frut përmban një lloj helmi, i cili duhet evituar me kujdes kur fruti piqet plotësisht dhe më pas acke shërbehet me merluc.

4. Kikirikët

Kikirikët janë të shijshëm, por në fakt ata s’janë dhe aq të pafajshëm. Sipas një studimi thuajse një përqind e popullsisë ka alergji nga kikirikët. Është një prej shkaqeve më të rëndësishme në vdekjet nga alergjitë. E për shkaqe të pashpjegueshme ky fenomen po rritet gjithnjë e më shumë. Veçanërisht, numri i alergjive nga kikirikët është rritur tek fëmijët.

5. Gjethet jeshile

Gjethet jeshile, përfshi këtu spinaqin, sallatën dhe lakrën janë përfshirë në ushqimet më të rrezikshme të vitit 2012. Sipas studimeve, ushqimet e kësaj kategorie kanë shkaktuar 363 sëmundje vitin e kaluar; 240 prej këtyre të lidhura me ushqimin në restorante. Pjesa më e madhe e problemeve që shkaktojnë vjen nga kapja me duar të palara e tyre.

6. Raveni

Raveni, zarzavatja e lavdëruar për rolin në brumin e ëmbëlsirave nuk është aq e ëmbël sa jemi mësuar ta mendojmë. Kjo zarzavate ka origjinë mjekësore që daton në Azi, por nëse përzien një sasi të madhe nga gjethet e saj mund të jetë helmuese. Sipas studimeve mjekësore, gjethet e ravenit nuk duhet ë gatuhen apo konsumohen për shkak të toksinave.

7. Peshku ton

Peshku ton i konservuar është një nga ushqimet më të preferuara të konsumit të shpejtë. Toni është bërë shumë shpejt peshku më i konsumuar në botë. Por, ai ka dhe reputacionin më të keq. Studiuesit kanë paralajmëruar se konsumi i tepërt i tij mund të ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin nervor, për shkak të nivelit të lartë të mërkurit që gjendet tek ai.

8. Tapioka

Kjo është lloj bime që prodhohet nga rrënjët e një bime që duket si shkurre. Rrënja përdoret për puding, por shkurrja mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Nëse përgatitet në mënyrë të gabuar kjo bimë prodhon cianid, një përbërje që shkakton vdekjen e menjëhershme kur konsumohet. Disa njerëz janë edhe alergjikë ndaj kësaj bime.

9. Kafja

Përveç mundësisë së rritjes së ritmit të rrahjeve të zemrës, kafja shkakton një sërë problemesh të tjera që nga mungesa e gjumit e deri tek ngjyrosja e dhëmbëve. Kafja mund të duket si produkti i nevojshëm për konsum ditor, por në fakt ajo konsiderohet në listën e dhjetë ushqimeve më të dëmshme për njerëzit në mbarë botën.

10. Kërpudhat

Nuk është për t’u çuditur që kërpudhat bëjnë pjesën në listën e ushqimeve të rrezikshme. Duke lënë mënjanë vetitë e tyre për të shkaktuar halucinacione kërpudhat edhe mund të vrasin. Shumë prej tyre janë aq helmuese sa mund të vrasin dikë qe i konsumon në vend. Prandaj, këshillohet që ato të mos këputen asnjëherë vetë.

20 fotografitë,ikona të historisë.Mos i humbisni!

Fotografi interesante të vizatuara me laps

Fotografi interesante të vizatuara me laps

 

Në këtë artikull, do ju tregojmë disa imazhe prej fotografit Ben nga Bregu i Fildishtë, një seri fotosh interesante në të cilën është një pamje interesante ndersa pjesën tjetër të fotografisë një pjesë të skicuar me laps. Disa prej tyre janë edhe disa punime me Fotoshop por që vërtëtë duken reale. Shijoni këto fotografi dhe jepeni mendimin tuaj përmes komenteve më poshtë.

 

 

Fytyra me e bukur ne Britani

Leonardo da Vinçi e kaloi jetën duke u përpjekur të pikturonte një të tillë. Shkencëtarët dhe matematikanët janë menduar për shekuj me radhë për ta kuptuar se çfarë e bën një fytyrë të përkryer dhe kirurgët plastikë janë përpjekur prej vitesh të ndërtojnë një të tillë. Por një vajzë në Britaninë e Madhe është fatlume sepse fytyrën e përkryer ia ka dhënë natyra.

Fytyra e 18-vjeçares Florence Colgate përputhet me modelin e përsosur për raportin mes syve, ballit dhe mjekrës, të gjitha në përmasat optimale. Fytyra e Florence me simetrinë e përkryer dhe sytë blu është shpallur fituese në garën e hapur në Britaninë e Madhe për fytyrën më të bukur natyrale.

Studentja që punon në një fast fud ka lënë pas 8000 konkurrues të tjerë, të cilët ishin bërë pjesë e garës pas verifikimeve të jurisë për mungesën e ndërhyrjeve kirurgjikale, botoksit apo produkteve kozmetike të grimit.

Fytyra e Florence është bërë në këtë mënyrë modeli i përsosur i bukurisë natyrale. Sipas vlerësimeve të specialistëve të fushës, fytyra e një femra konsiderohet e bukur kur hapësira mes bebeve të syrit është më e vogël se gjysma e gjerësisë nga njëri vesh te tjetri. Ekspertët mendojnë gjithashtu se një fytyrë e bukur duhet të ketë një distancë mes syve dhe gojës më të madhe se një e treta e largësisë nga pjesa e ballit ku fillojnë flokët deri te mjekra.

Disa nga fytyrat që i plotësojnë këto kritere janë ajo e këngëtares Shania Twain, modeles Liz Hurley dhe aktores Jessica Alba. Teoria e bukurisë proporcionale është hedhur që në kohën e Da Vinçit, i cili ishte vizionari i pari që e lidhi matematikën me bukurinë.

Fitoi cmimin per kaligrafine me te mire, edhe pse nuk ka duar

Vogëlushja 7-vjeçare Annie Clark, nga SHBA, nuk e ka as dorën e majtë dhe as të djathtën. Por kjo nuk e pengoi fëmijën të fitonte çmimin e parë në një konkurs kombëtar për kaligrafinë më të mirë, që u zhvillua në Pensilvani.

Duke qenë se nuk i ka asnjërën nga duart, stilolapsin ajo e mban me anë të krahut. Historia e saj është vërtetë e jashtëzakonshme dhe shumë prekëse, prandaj ka emocionuar shumë njerëz. Ashtu si shumica e bashkëmoshatareve të saj, edhe Annie Clark është në gjendje të vishet vetë, të presë një copë letër me gërshërë, të përdorë iPod-in e saj ose të hapë një kanaçe me pije freskuese.

Fëmija ka zhvilluar një teknikë tërësisht të vetën, një teknikë që është bërë jetike për të, duke qenë se ajo ka lindur pa duar. Së fundi ajo ka arritur të fitojë një garë për shkrimin më të bukur. Annie u nderua me Çmimin Special ‘Nikolas Maksim’, një konkurs kombëtar për kaligrafinë më të mirë, i sponsorizuar nga një shtëpi botuese në SHBA, konkurs i cili këtë vit ishte i hapur edhe për studentët me aftësi të kufizuara.

Ajo mori një trofe dhe një çmim cash prej 1000 dollarësh. Prindërit e saj tregojnë se Annie është një fëmijë me vullnet të hekurt, dhe me gjithë kufizimin fizik si rezultat i mungesës së duarve, nuk heq dorë nga asnjë kënaqësi e moshës; ajo shëtit me biçikletë, noton dhe arrin të shkruajë në tastierë. Eshtë pa diskutim, modeli më i mirë i dëshirës dhe vullnetit për të jetuar dhe për të ecur përpara, pavarësisht vështirësive të jetës.

50 fakte interesante per Barak Obamen

 
 
Që në fillim të fushatës së tij presidenciale, por edhe tani gjatë Presidencës, Barack Obama është cilësuar si një personalitet aspak i zakonshëm. Kjo për shkak të prejardhjes së tij të përzierë dhe jetesës së tij në vende të ndryshme. Por pavarësisht këtyre fakteve, gazeta angleze “Telegraph” ka bërë një listë të 50 fakteve mbi Barack Obama-n, të cilat nuk janë dhe aq të njohura. Një prej tyre është se atij s’i pëlqen aspak stili i të rinjve për të veshur pantallona të gjera me shtrat të ulët. Apo fakti se ai është larguar nga festa e beqarisë së kunatit të tij, kur aty ka mbërritur një striptiste. Apo se mund të thuhet me plot gojën se ai ka një stomak të fortë, pasi kur ka jetuar në Indonezi ka ngrënë mish qeni dhe mish gjarpri.

Ngjyra e Obama-s

Shkrimtari Richard Rodriguez, djali i emigrantëve meksikanë, shkroi para pak kohësh se ngjyra e re kombëtare e Amerikës nuk është as e bardhë dhe as e zezë, por kafe.

I pëlqen apo jo, Obama duhet të personifikojë këtë Amerikën më multi-kulturore dhe më kozmopolitane. Është një prej arsyeve pse liberalët e duan; ai personifikon një Amerikë të re, më diverse, më tolerante dhe më të hapur ndaj botës. Por, kjo është gjithashtu dhe thembra e tij e Akilit. Ndërsa fytyra e Amerikës ka ndryshuar, ashtu dhe fytyra e racizmit amerikan. Fanatizmi i dalë mode ndaj të zinjve ekziston akoma, por sot amerikanët e bardhë e lidhin ngjyrën e errët të lëkurës më shumë me të huajt. Kur amerikanët ankohen për integrimin në shkollë, ato shpesh u referohen fëmijëve të emigrantëve.Janë këto frikëra të shekullit të 21-të në lidhje me ndryshimet jashtë Amerikës që duket se janë jashtë kontrollit të amerikanëve të zakonshëm. Në mars “Pew” mësoi se 56 për qind e votuesve me shkollë të mesme i shohin të ardhurit si kërcënim, krahasuar me më pak se një e treta e atyre me universitet. Votuesit e bardhë, të cilët s’janë diplomuar në universitet kishin më shumë gjasa të mendonin se Obama është mysliman si ato që s’e kishin arsimin e lartë.

Emrat e koduar

President i ri i SHBA-së, Barack Obama, ka marrë emrin e tij të koduar nga shërbimet sekrete, si çdo president tjetër. Emri i tij i koduar është “Renegade – Renegat”, ndërkohë që zonja e parë do të jetë “Renaissance – Rilindja”. Emrat e dy vajzave që do pëshpëriten në mikrofona nga forcat e sigurisë do jenë “Rosebud – Gonxhe” dhe “Radiance – Rrezatim”. Emrat e koduar që i referohen Presidentit të SHBA-së dhe familjes së tij janë relike të epokës kur komunikimi elektronik ishte shumë pas. Duke qenë se ato nuk shërbejnë tashmë si një funksion i mirëfilltë sigurie, ato përdoren më së shumti për humor apo për të luajtur në Shtëpinë e Bardhë.

50 fakte për Obamën

1. Ai njihej si “O’Bomber” në shkollë të mesme për shkak të aftësive të tij në basketboll.

2. Emri i tij do të thotë “ai që është bekuar” në Sualihi.

3. Ushqimi i tij i preferuar janë makaronat me karkaleca që gatuan bashkëshortja e tij, Michelle.

4. Ai ka fituar një çmim “Grammy” në vitin 2006 për versionin audio të librit të tij me kujtime, “Dreams for my father”.

5. Ai është mëngjarash, duke u bërë kështu presidenti i gjashtë mëngjarash.

6. Ai ka lexuar gjithë seritë e librit “Harry Potter”.

7. Ai ka një palë doreza boksi të kuqe me autografin e Muhammad Ali.

8. Kur ka qenë adoleshent, ka punuar në dyqanin e akulloreve “Baskin-Robbins” dhe tani nuk i duron dot fare akulloret.

9. Çokollatat e tij të preferuara janë ato proteinike me kikirikë.

10. Ai ka ngrënë mish qeni, mish gjarpri dhe karkaleca të pjekur, kur jetonte në Indonezi.

11. Ai mund të flasë shumë mirë spanjisht.

12. Gjatë fushatës, kur ishte në udhëtim refuzonte të shihte “CNN” dhe ndiqte më shumë stacionet sportive.

13. Pija e tij e preferuar është çaji i ftohtë i manaferrave.

14. Ai i kishte premtuar Michelle-s se do ta linte duhanin përpara se të kandidonte për President, por s’e bëri një gjë të tillë.

15. Kur jetonte në Indonezi, ai mbante një majmun që quhej Tata.

16. Ai mund të ngrejë pesha deri në 90 kilogramë.

17. Ai njihej si Barry deri në universitet, kur kërkoi që t’i drejtoheshin me emrin e tij të plotë.

18. Libri i tij i preferuar është “Moby-Dick” i Herman Melville.

19. Në vitin 1996 ai ishte i pranishëm në festën e beqarisë së të fejuarit të motrës së tij, por u largua nga festa, kur aty mbërriti një striptiste.

20. Tavolina e tij në zyrën e Senatit i përkiste dikur Robert Kennedy-t.

21. Ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë bërë 4.2 milionë dollarë vetëm vitin e kaluar, më së shumti nga shitja e librave.

22. Filmat e tij të preferuar janë “Kazablanka” dhe “Dikush fluturoi në folenë e qyqes”.

23. Ai mban një statujë të vogël të shenjtes Mari me Krishtin fëmijë dhe një byzylyk që i përkiste një ushtari në Irak, për fat të mbarë.

24. Kur ishte student në “Harvard” aplikoi që të merrte pjesë në një kalendar modelesh, por u refuzua nga komiteti i përbërë nga femrat.

25. Muzika e tij e preferuar përfshin Miles Davis, Bob Dylan, Bah dhe “The Fugees”.

26. Kur doli herën e parë me Michelle, ai e dërgoi atë të shihte filmin “Do the right thing” të Spike Lee.

27. Atij i pëlqen të luajë poker.

28. Ai nuk pi kafe dhe shumë rrallë konsumon alkool.

29. Atij do t’i kishte pëlqyer të ishte arkitekt nëse s’do ishte bërë politikan.

30. Ai ka pranuar se ka marrë marijuanë dhe kokainë, kur ishte adoleshent.

31. Njëra prej vajzave të tij do të shkojë në “Yale” para se të bëhet aktore, ndërsa tjetra do të bëhet këngëtare dhe balerinë.

32. Ai e urren tendencën e të rinjve për të veshur pantallona të gjera të varura.

33. Ai e ka paguar përfundimisht kredinë e tij për studimet, vetëm para katër vitesh, kur nënshkroi marrëveshjen për librin e tij.

34. Shtëpia e tij në Çikago ka katër oxhaqe.

35. Kumbara e vajzës së tij, Malia, është vajza e Jesse Jackson, Santita.

36. Ai ka thënë se zakoni i tij më i keq është se kontrollon celularin në mënyrë konstante.
37. Ai përdor një laptop “Apple Mac”.

38. Ai nget një makinë “Ford Escape Hybrid” pasi ka lënë makinën me gaz “Chrysler 300”.

39. Ai vesh kostume të “Hart Schaffner Marx” që kushtojnë 1500 dollarë.

40. Ai ka 11 palë këpucë të zeza identike me njëra-tjetrën.

41. Ai i pret flokët njëherë në javë tek berberi i tij në Çikago, Zariff, të cilin e paguan 21 dollarë.

42. Programet i tij të preferuara televizive janë “Mash” dhe “The Wire”.

43. Ai ka marrë emrin e koduar “Renegade” nga Shërbimet Sekrete tashmë që është President.

44. Gjyshja e tij, që s’rron më, i kishte vënë nofkën “Bar”.

45. Ai ka në plan të instalojë një fushë basketbolli në Shtëpinë e Bardhë.

46. Artisti i tij i preferuar është Pablo Picasso.

47. Specialiteti i tij në fushën e gatimit është çilli, një gjellë pikante.

48. Ai është shprehur se shumë prej miqve të tij në Indonezi ishin “iriqë rrugësh”.

49. Ai mban mbi tavolinë një dorë druri të gdhendur, e cila mban një vezë, simbol kenian i brishtësisë së jetës.

50. Babai i tij, që s’rron më, ishte ekonomist i lartë për qeverinë e Kenias.

 

 
 

Misteri i numri-t 23

Picture

Për disa, numri 23 është burim i shumë mistereve dhe ngjarjeve që mund të jenë të lidhura me këtë numër. 

Për të tjerët, kjo është thjesht magjepsje apofenike, që do të thotë tendencë e disave të perceptojnë të vërtetën kudo, atëherë kur ajo mund të jetë thjesht si rastësi. 

Ndër ngjarjet që lidhen me numrin 23, dhe të cilat i referohen një fuqie misterioze këtij numri, përfshihen në veçanti këto:

– Aksi i Tokës është 23 °

– Ritmi biologjikë i një njeriu është 23 ditë

– Janë 23 kromozone në cdo familje të ADN-së sonë

– Psalmet, libri më i gjatë i Biblës është libri i 23 i Dhjatës së Vjetër, dhe 23 i Psalmes është më i famshmi nga të gjitha

– Vargjet nga Kurani janë zbuluar pas një periudhe prej 23 vitesh

– William Shakespeare ka lindur me 23 prill 1564 dhe vdiq me… 23 Prill 1616

– Jul Cezari u vra nga 23 goditje me thikë 

– Fatkeqësia e Çernobilit ndodhi në orën 1:23, dhe vendin i saj gjeografik në veri ishte 51°23’23”N