Fitoi cmimin per kaligrafine me te mire, edhe pse nuk ka duar

Vogëlushja 7-vjeçare Annie Clark, nga SHBA, nuk e ka as dorën e majtë dhe as të djathtën. Por kjo nuk e pengoi fëmijën të fitonte çmimin e parë në një konkurs kombëtar për kaligrafinë më të mirë, që u zhvillua në Pensilvani.

Duke qenë se nuk i ka asnjërën nga duart, stilolapsin ajo e mban me anë të krahut. Historia e saj është vërtetë e jashtëzakonshme dhe shumë prekëse, prandaj ka emocionuar shumë njerëz. Ashtu si shumica e bashkëmoshatareve të saj, edhe Annie Clark është në gjendje të vishet vetë, të presë një copë letër me gërshërë, të përdorë iPod-in e saj ose të hapë një kanaçe me pije freskuese.

Fëmija ka zhvilluar një teknikë tërësisht të vetën, një teknikë që është bërë jetike për të, duke qenë se ajo ka lindur pa duar. Së fundi ajo ka arritur të fitojë një garë për shkrimin më të bukur. Annie u nderua me Çmimin Special ‘Nikolas Maksim’, një konkurs kombëtar për kaligrafinë më të mirë, i sponsorizuar nga një shtëpi botuese në SHBA, konkurs i cili këtë vit ishte i hapur edhe për studentët me aftësi të kufizuara.

Ajo mori një trofe dhe një çmim cash prej 1000 dollarësh. Prindërit e saj tregojnë se Annie është një fëmijë me vullnet të hekurt, dhe me gjithë kufizimin fizik si rezultat i mungesës së duarve, nuk heq dorë nga asnjë kënaqësi e moshës; ajo shëtit me biçikletë, noton dhe arrin të shkruajë në tastierë. Eshtë pa diskutim, modeli më i mirë i dëshirës dhe vullnetit për të jetuar dhe për të ecur përpara, pavarësisht vështirësive të jetës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s