A je nje person i varur nga puna?

A jeni të fiksuar pas punës? A e keni gjithnjë mendjen në zyrë apo në biznesin tuaj edhe nëse jeni duke darkuar me miqtë, jeni me pushime apo para gjumit?

Për të kuptuar nëse jeni të varur nga puna, ose sic thonë amerikanët jeni «workaholic», mbërriti edhe testi i parë, i publikuar nga disa shkencëtarë norvegjezë dhe anglezë në “Scandinavian Journal of Psychology”.

Shtatë pyetje- Pika e fortë e testit është thjeshtësia e tij. Mjaftojnë vetëm disa minuta për t’iu përgjigjur shtatë pyetjeve. Në këtë test shkencëtarët analizuan përgjigjet e 12 mijë të punësuarve nga 25 kompani të ndryshme.

1. Mendon shpesh se si të gjesh kohë për të punuar më shumë?
2. Të qëllon që të kalosh më shumë kohë në punë se sa kishe programuar?
3. Punon për t’u ndjerë më pak në faj, në ankth apo në stres apo për të cliruar ndjenjën e paaftësisë?
4. Të tjerët të kanë thënë që duhet të punosh më pak, por ti asnjëherë nuk i ke dëgjuar?
5. Ndihesh në stres nëse për ndonjë arsye nuk mund të punosh?
6. Për shkak të punës vendos gjithnjë në plan të dytë hobet e tua, aktivitetet e kohës së lirë, ushtrimet fizike?
7. Punon kaq shumë sa kjo po kompromenton edhe gjendjen tënde ose shëndetin tënd?

Secilës prej këtyre pyetjeve mund t’i jepet përgjigjja: Kurre, rrallë, disa herë, shpesh ose gjithnjë. Nëse të paktën katër prej këtyre pyetjeve i je përgjigjur: “Gjithnjë”, atëherë, po, TI JE NJE PERSON I VARUR NGA PUNA.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s