Adoleshentet, 22% hane ne fast-food cdo dite

Të rinj e adoleshentë që dalin pa mëngjes nga shtëpitë dhe denden me ushqime fast foode-sh apo ushqime të tjera të thata. Aktivitet i cunguar fizik e orë të tëra përpara televizorët dhe kompjuterit. Vitet e fundit ka një tendencë nga familjet të shtimit të lëvizjes e pak sporti gjatë fundjavës, por gjithsesi adoleshentët tanë mund të cilësohen fare kollaj dembelë dhe të ushqyer keq.
Përballë dëshirës për të konsumuar ushqimet e shpejta, kemi gjithfarë produktesh që ofrohen nga këto subjekte private që gëlojnë pranë shkollave. Ambulantët gjithashtu servirin në pikë të diellit lloj-lloj ushqimesh të ambalazhuara.
Pasojat për të rinjtë. Bomba kalorish të panevojshme dhe një sërë sëmundjesh, që sipas mjekëve shfaqen disa vite më vonë. Obeziteti është i pari në listë. Këto u vijnë vetëm nga ushqimet. Nga jeta sedentare e mungesa e aktivitetit rrezikojnë të bëhen josocialë, individualistë e jo të hapur. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin qartë për mënyrën si po rritet ky brez.

Ushqimi dhe aktiviteti
Rreth 22% e nxënëseve të shkollave të mesme të vendit konsumojnë çdo ditë hamburgerë, sanduiçë e pica, ndërsa 4% e tyre këto ushqime i përdorin 3 herë në ditë. Studimi i ISHP-së është kryer në 3 qytetet kryesore të vendit. Vitaminat, ndonëse tepër të rëndësishme për organizmin, përdoren vetëm nga 30% e të rinjve.
Edhe në shtëpi ushqimet e skuqura mbeten më të preferuarat, falë kuzhinës tradicionale të vendit tonë, e cila ndikon jo pak në kultivimin e shijeve. Rreth 96% e gjimnazistëve pohojnë se përdorin ushqime të skuqura. Janë jo pak, por 42% e fëmijëve të moshës shkollore që nuk hanë mëngjes gjatë ditëve të javës, kur shkojnë në shkollë, dhe vetëm 35% e tyre, që hanë çdo ditë mëngjes, para se të shkojnë në shkollë.
Në Europë këto shifra variojnë nga 51% në Slloveni, që hanë mëngjes çdo ditë shkolle, në 90% në Holandë që hanë mëngjes çdo ditë. Televizioni tani është zëvendësuar nga interneti. Por pavarësisht kësaj, rreth 58% e nxënësve shpenzojnë përpara TV 3-4 orë. “Këto të dhëna flasin për një situatë aspak të pranueshme, shumë negative nga të gjitha pikëpamjet.
Rekomandimet aktuale sugjerojnë që fëmijët nuk duhet të shikojnë më shumë se një deri në dy orë televizor dhe video në ditë. Tashmë televizori është zëvendësuar masivisht nga rrjetet sociale, çka po i bën të rinjtë pasivë, fizikisht e mendërisht”, thonë specialistët e ISHP-së.

Vaji kancerogjen
Pak kohë më parë, në një tjetër monitorim të ISHP-së në disa prej fast-foodeve të kryeqytetit ka rezultuar se 67% e tyre përdorin vaj me përmbajtje polare tej normave të lejuara nga Bashkimi Europian. Ato kanë rezultuar 3-4 herë më të larta. Deri tani, në kontrollet që janë bërë në fast-food-e, është monitoruar vetëm ndotja mikrobiologjike e produkteve.

ALKOOLI
Konsumi i alkoolit në moshën shkollore në vendin tonë është relativisht i ulët, pothuaj sa shumica e vendeve të tjera europiane që marrin pjesë në studim. Kështu, të dhënat për alkoolpirjen javore luhaten në 6% për birrën, 5% për verën
dhe 5% për pijet e forta me ngjyrë. Por, pavarësisht kësaj, specialistët theksojnë se është gjithmonë e rëndësishme të parandalohet fenomeni, pa u bërë ende shqetësim shoqëror, kur ai është në fillimet e veta.

DUHANI
Nga të dhënat e studimit rezulton se shifrat vërtet nuk janë alarmante, pavarësisht një trendi në rritje të tyre. “Por ajo që duhet të na shqetësojë, është një e vërtetë e madhe, e pranuar nga vetë fëmijët gjatë anketimit: kemi fëmijë të moshës 11 -15 vjeç, që pinë duhan dhe ky është problem sa shëndetësor, po aq edhe edukativ, sa familjar, aq edhe shoqëror, sa aktual, po aq edhe perspektiv”, thonë specialistët. Sipas tyre, për këtë arsye, edhe përgjigjja ndaj këtij problemi duhet të vijë nga strukturat shëndetësore dhe ato edukative, nga familja.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s