Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet te vjeter

Indiani 16-vjeçar Shouryya Ray ka zgjidhur një problem matematikor që ishte shtruar nga Sir Isaac Newton para më shumë se 300 vitesh. Siç tha adoleshenti, problemin e ka zgjidhur duke punuar në një projekt shkollor. Shouryya Ray u lind në Indi, kurse u zhvendos në Gjermani me familje, kur ai ishte 12 vjeç, pasi babai i tij, i cili është inxhinier me profesion, gjeti një punë atje.

I riu gjenial zbuloi zgjidhjen e dy problemeve nga lëvizjet e grimcave, të cilat deri tash fizikantët kanë arritur t’i zgjidhin vetëm me ndihmën e kompjuterëve të fuqishëm. Zgjidhja tani do t’ua mundësojë shkencëtarëve që të jetë në gjendje për të llogaritur modelin topit të hedhur dhe të parashikojnë se si ai do të dëbohet nga muret dhe ku do të bie, shkruan “Daily Mail”.

“Mendova: pse jo? Mendova se kjo ishte një naivitet i një nxënësi dhe nuk besoja se do të gjej zgjidhje”, rrëfen Ray, i cili mori çmimin shkencor për suksesin e vet. Përndryshe, Ray filloi të zgjidh ekuacione të komplikuara që në moshën gjashtë vjeçare, meqë i ati te ai kishte mbjell “urinë për matematikë”. Kur kishte mbërri në Gjermani, nuk kishte ditur asnjë fjalë të gjuhës gjermane, por tani flet rrjedhshëm, dhe arriti të kalojë dy klasë përnjëherë. Me modesti thotë se do të donte që në disa gjëra të jetë më i mirë, sidomos në futboll.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s