Ja cilat jane punet me te lehta ne bote

Shumë njerëz ankohen për punën e tyre, sidomos për vështirësitë e saj. Nëse do të lexoni këtë listë me punët më të lehta, atëherë me siguri që do të ankoheni edhe më shumë.

Gjumash profesionist

Gjumashët profesionistë ekzistojnë. Ata testojnë dyshekët nëpër dhomat e hoteleve. Puna e vetme që kanë është që të flenë dhe në mëngjes duke pirë kafen të vlerësojnë si kanë fjetur.

Degustator çokollate

Kompania e prodhimit të çokollatës, Godiva, paguan nga 24.000 deri 70.000 dollarë në vit për degustatorët, të cilët provojnë çokollatat e tyre. Edhe pse tingëllon si punë e lehtë, ka të tillë që thonë se pas një kohe bëhet shumë e vështirë.

Analist televiziv

Njerëzit anekënd botës kalojnë me orë të tëra para televizorit dhe askush nuk i paguan. Megjithatë, ka njerëz që përfitojnë nga 25.000 dollarë në vit për të analizuar përmbajtjen e programeve dhe reklamave të caktuara.

Këshillues për gjithçka

Ka shumë gjëra të cilat do të donim t’i dimë, mirëpo kemi turp të pyesim sepse gjërat e tilla zakonisht i dinë të gjithë. Por ka njerëz që punojnë në xhirimin e manualeve për, p.sh, lidhjen e kravatës, bërjen e makiazhit, si të fishkëllejmë etj.

Kritik banje

Po, ekzistojnë edhe këta punëtorë, të cilët gjatë gjithë ditës bëjnë masazh dhe provojnë lloje të ndryshme të baltës, dhe në fund ulen dhe shkruajnë raportin.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s