Si te lexoni shenjat e dores, keshilla nga astrologet

“Leximi” i tre vijave kryesore të dorës dhe lidhja e tyre simbolike me mënyrën tonë të jetesës. E dinit që sa herë jemi të zemëruara ose të shqetësuar, duart skuqen, ndërsa kur jemi të trishtuar ato zverdhen? Ndoshta jo. Për shumë nga ne duart janë thjesht “mjete pune”, për të tjerë, jo. Denis Fairchild, një astrolog profesionist, di se çfarë të na thotë për pëllëmbën e dorës.

Duar me shumë pak vija? Flasin më shumë për një shpirt fizik, praktik dhe të organizuar, ju që e keni këtë veçori ju pëlqen ushqimi i mirë dhe kënaqësitë seksuale. Kur në dorën tuaj gjenden vija të holla dhe të bukura, tregon se jeni të mençur dhe krijues. Nuk jeni shumë të aftë të ruani sekrete dhe reagoni menjëherë ndaj zhgënjimeve. Gjithsesi, shumë vija të bukura, tregojnë nervozizëm dhe energji të shpërndarë.

Vija të thella, të gjera dhe të gdhendura mirë? Tregojnë se keni ndjenja të forta dhe e keni të qartë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Jeni të duruar dhe të përpiktë. Nuk ëndërroni si nëpër libra dhe dini të përballeni me situatat. Ju prisni që të dashurit dhe familjarët tuaj të jenë të përsosur. E keni mjaft të vështirë t’i pranoni dështimet apo të metat e të tjerëve.

Vijat në dorën tuaj kanë formën e zinxhirit, të pendëve , ose janë të thyera? Kjo tregon se keni vullnet të dobët, trishtoheni shpejt, jeni paranojak dhe prireni të tërhiqeni nga bota fizike. Nuk ju pëlqen të mbeteni vetëm. Jeni i brishtë, në njëfarë mënyre si kukullat kineze. E keni të vështirë të hyni në bisedë me çdokënd ose ta kërkoni atë që ju intereson në mënyrë agresive ose të vendosur.

Duart e gjata e të holla kanë më shumë vija se ato të vogla dhe katrore.

Tri vijat kryesore quhen Vija e Jetës, Vija e Kokës dhe Vija e Zemrës

VIJA E JETËS
Vija e jetës nuk tregon sa gjatë do të jetoni, por tregon për entuziazmin dhe vullnetin për ta shijuar jetën, si dhe për përpjekjet për të arritur ato që doni.

Nëse vija e jetës është e qartë dhe e thellë, pa shkëputje, tregon se do të keni një jetë të shëndetshme dhe të mirë. Gjithashtu tregon se jeni plot energji të pashtershme, që përqafoni çdo sfidë dhe mundësi që ju paraqitet. Duke qenë se jeni shumë i/e dashur dhe e shprehni këtë, ju pëlqen gjithçka. Dalloheni për kurajën, energjinë dhe dëshirën për të jetuar.

Ndërprerje ose humbje të vijës së jetës gjatë rrugës, tregon se jeni tip që shqetësoheni shumë dhe i lejoni të tjerët të ndërhyjnë në jetën tuaj. Jeni shumë xheloz, posesiv dhe shumë emotiv. Lidhjet tuaja janë të destinuara të jenë plot dramë dhe ndryshime emocionale. Asgjë s’është e lehtë për ju.

Kur vija e jetës merr një kthesë të gjerë në dorë, tregon se jeni njeri shpirtgjerë, pozitiv dhe shumë bujar (ndonëse pak dramatik). Krijoni lidhje të mira me fëmijët dhe ju pëlqen të ndihmoni njerëzit që kanë nevojë. Për ju, të luash rolin e viktimës nuk është zgjidhja e duhur. Ju pëlqen kur ju dëgjojnë, kur ju respektojnë, kur ju duan dhe kur ju shohin si një person të fortë dhe të besueshëm. Jeni bujar me kohën dhe paratë tuaja. I gëzoni çdo ditë dhe doni të zbuloni horizonte pafund e të përqafoni ide te reja.

Nëse vija e jetës suaj fillon mjaft poshtë gishtit tregues kjo tregon se keni nevojë për njohuri. Jeni individualist dhe nuk duroni dot që dikush t’ju thotë çfarë apo si ta kryeni diçka. Keni shpirt luftarak dhe jeni energjik. E megjithatë nuk ju mungojnë problemet me disiplinën dhe përqendrimin. Ju pëlqejnë lëvdatat dhe është pothuajse e pamundur që t’i pranoni gabimet tuaja.

Kur vija e jetës mbaron pranë gishtit të madh, do të thotë se rrallëherë ngrini zërin dhe jeni pak i ndrojtur. Ndiheni më rehat kur qëndroni në një qoshe, sesa kur jeni në qendër të vëmendjes. Ju pëlqen t’i ndihmoni të tjerët dhe t’ju përgjigjeni nevojave të tyre. Zakonisht mendoni më shumë për ta sesa për veten tuaj. Ndonëse ju mungon vullneti për ta ngritur zërin për veten tuaj, e bëni shpesh këtë për të tjerët. Duke qenë se keni më shumë aftësi mendore sesa fizike, nuk jeni shumë energjikë dhe kërkoni shumë pushim kur jeni sëmurë.

VIJA E KOKËS
Ndonëse aftësitë tuaja nuk dalin shumë në pah, aftësitë tuaja mendore dhe dëshira juaj për dije shfaqet më së miri në vijën e kokës. Ajo fillon në pjesën e gishtit të madh, në zonën poshtë gishtit tregues dhe vijës së jetës dhe kalon nëpër dorë drejt gishtit të vogël.

Zakonisht, një vijë koke e shkurtër që nuk kalon përmes dorës, tregon një njeri jo largpamës, të cilit i mungon perceptimi i gjërave të reja. Jeni të fiksuar pas rregullit, jeni shumë të kujdesshëm dhe mendoni vetëm për vete. Çështjet e pushtetit dhe të kontrollit luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. E merrni lehtë pushtetin dhe ndiheni mirë në rolin e vendimmarrësit.

Sa më e gjatë të jetë vija e kokës, aq më i madh është qëllimi i perceptimeve tuaja dhe këmbëngulja për të mësuar. Keni respekt për njohuritë, barazinë dhe të drejtat e njeriut. Si kokëfortë që jeni, nuk lodheni kurrë duke mësuar gjëra të reja. Ju pëlqen shoqëria dhe ndoshta keni dhe shumë miq. E mbivlerësoni veten. Vullneti juaj për të mësuar dhe shkathtësia e të menduarit ju çon larg. Të shkruarit, mësimdhënia, marrëdhëniet publike ose fjalimet mund të jenë profesione të mira për ju.

Kur vija e kokës është e zbehtë ose e thyer, ose ngjan me një zinxhir, do të thotë se nuk jeni tip i organizuar, keni mendime të shpërndara dhe e keni të vështirë të përqendroheni. Ju mungon organizimi dhe këmbëngulja për t’i parë projektet deri në realizimin e plotë të tyre. E megjithatë i mirëprisni idetë e reja. Këmbëngulni t’i kryeni gjërat sipas mendjes suaj. Zakonisht veçoheni nga miqtë ose kolegët tuaj.

Sa më e thellë të jetë vija e kokës, aq më shumë e shfrytëzoni mençurinë dhe aftësitë tuaja. Jeni optimist dhe idealist. Gjithmonë mendoni se gjërat do të kenë rezultat pozitiv.

Nëse vija juaj e kokës kalon poshtë pëllëmbës së dorës, do të thotë se bazoheni mbi fakte dhe jeni shumë i logjikshëm. Parapëlqeni të flisni vetëm me ata që i njihni mirë. Në përgjithësi u qëndroni besnik vendimeve tuaja, pavarësisht nga ajo që mendojnë të tjerët. Jeni praktik dhe i kujdesshëm. Motoja juaj është “Për një mendje të shëndoshë”. Jeni serioz, ndonjëherë pesimist dhe mund të bëheni shumë kritik ndaj ideve abstrakte ose revolucionare.

Kur vija juaj e kokës merr një kthesë drejt gishtit të vogël, tregon se ju e përdorni mençurinë tuaj për të fituar para. Rrallë ndodh të thoni diçka dhe më pas të pendoheni. Për ju koha është shumë e shenjtë. U përkisni atyre njerëzve që u pëlqen të veprojnë, teksa të tjerët ëndërrojnë. Kjo sjellje ju ndihmon në çdo fushë. Kur vija e kokës merr kthesë drejt kyçit të dorës, tregon se ju keni mjaft imagjinatë. Nuk keni interes për gjërat e përditshme. Mendja juaj duket se është gjithnjë e zënë me diçka tjetër. Mos i lini fantazitë tuaja t’ju përfshijnë të tërin.

Një vijë koke që kthehet e tëra drejt kyçit të dorës. Në një kthesë të fortë, është shenjë arratie dhe ose depresioni. Jeni simpatik dhe i besueshëm, por shumë dyshues ndaj historive fatkeqe. Gënjeheni lehtë. Egoja juaj nuk është e fortë, madje shpesh i ndihmoni të tjerët edhe mbi kurrizin tuaj. Tregoni kujdes të veçantë në vendimet financiare dhe ato personale. Jeni shumë idealist. Të jetoni në botën fizike dhe të përballeni me realitetet të ashpra, është mjaft e vështirë për ju.

Kur vija e kokës dhe ajo e jetës bashkohen pranë gishtit të madh, tregon se jeni njeri i kujdesshëm, i matur dhe i përqendruar. Burimi kryesor i sigurisë suaj është të jeni i lumtur dhe i plotësuar në punën tuaj. Jeni praktik dhe i parashikueshëm. Dhuntia juaj më e madhe është struktura dhe qëndrueshmëria që i siguron familjes dhe kolegëve tuaj.

Kur vija e kokës përfundon në formë piruni, që njihet ndryshe si “piruni i shkrimtarit”, tregon se keni dhunti, jeni kureshtarë dhe krijues. Sa më i gjerë të jetë piruni, aq më i përshtatshëm dhe krijues jeni. Madje keni aftësi të sillni shkëndija zgjidhjeje edhe në situatat më të ndera.

VIJA E ZEMRËS
Vija e zemrës është barometri juaj emocional dhe tregon dashurinë jo vetëm për të dashurit tuaj, por edhe për njerëzit e tjerë. Ajo fillon në zonën poshtë gishtit të vogël dhe lëviz drejt pjesës së sipërme të dorës, duke përfunduar poshtë bazës së gishtit tregues, të mesit ose të gishtit të unazës.

Nëse vija juaj e zemrës është shumë e thellë, tregon se ju vazhdimisht luani rolin e paqeruajtësit. Edhe pse nuk keni ndonjë talent të veçantë, ju pëlqejnë arti dhe format e tij. I kushtoni shumë rëndësi shtëpisë dhe familjes. Pavarësisht nëse eksperiencat me familjarët tuaj kanë qenë të mira ose jo, jeni shumë të lidhur me ta. Gjithçka që thuhet e merrni si personale dhe shumë mendime ndaj jush i interpretoni si sulme dhe kritika. Dëshira juaj është që të gjithë të mirëkuptohen.

Një vijë e zemrës e dobët dhe e zbehtë, do të thotë se ju kërkoni vëmendje të veçantë dhe ju pëlqen t´ju llastojnë. Ju drejtoheni nga zemra dhe jo nga mendimet tuaja. Të gjitha idetë dhe mendimet tuaja kanë ngjyra ndjenjash dhe lidhjesh emocionale. Nuk ju pëlqen të jeni vetëm dhe jepni më të mirën tuaj kur jeni në shoqëri. Doni që të gjitha lidhjet tuaja të shkojnë mirë, gjatë gjithë kohës së zgjatjes së tyre. Nuk e pranoni zemërimin ose zënkat.

Një hapësirë e gjerë midis vijës së zemrës dhe asaj të kokës, tregon se jeni i pavarur dhe veproni me kokën tuaj. E doni jetën, por jeni disi agresivë, madje merrni dhe iniciativa që shumë të tjerë nuk do të guxonin t´i merrnin. Nuk ju pëlqejnë njerëzit dembelë, të dobët dhe ata që të ngjiten e s´të shqiten. Sa më e gjerë të jetë kjo hapësirë, aq më e madhe është nevoja juaj për liri dhe individualitet.

Vija e zemrës quhet e gjatë kur ajo përfundon poshtë gishtit tregues. Të gjithë ju që keni këtë veçori jeni romantikë. Ju jeni njerëz që i mbroni, i mbështesni dhe që u përkushtoheni miqve dhe të dashurve tuaj. Nuk ju pëlqen vetmia. Ju i kushtoni shumë kohë ndjekjes dhe ruajtjes së miqësive të ndryshme. Keni prirje të idealizoni çdo lidhje dashurie dhe zakonisht mendoni se partneri/ja juaj është më i/e mirë nga të gjithë.

Një vijë e shkurtër zemre mbërrin deri në mes të dorës. Kjo do të thotë se askush më shumë se ju, nuk i merr seriozisht dashurinë, seksin dhe lidhjet e dashurisë. Jeni plot pasion, jeni lozonjarë, të ndjeshëm por edhe me logjikë. Nuk jeni nga ata që dashuroni verbërisht. Megjithatë kur bini në dashuri, synimi juaj është të bashkoheni përjetësisht me të dashurin tuaj.

Kur vija juaj e zemrës është në formën e një zinxhiri ose e shkëputur, tregon se jeni tip i paqëndrueshëm ose të prirë për të patur dashuri të ndryshme. Shumë nga lidhjet tuaja dallohen për ndryshimet e tyre emocionale. Ju pëlqen më shumë të keni histori kalimtare, sesa bashkime të vërteta.

Kur vija e zemrës kalon drejt, si një vizore nëpër dorë në vend që të marrë ndonjë kthesë të vogël, tregon se nuk ju intereson aspak ajo që mendojnë të tjerët për ju. Romanca për ju kalon në vend të dytë, pasi në çdo lidhje bëni pyetjen: “Çfarë fitoj unë nga kjo?”.

Për ju dashuria është si një marrëveshje e duhur biznesi. Jeni shumë sipërfaqësorë dhe i ëmbël në çështjet e dashurisë. Nëse vijën e zemrës dhe të kokës i ndan një hapësirë e gjerë, do të thotë se ju keni një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë i pavarur; e keni mjaft të vështirë të përkushtoheni emocionalisht. Jeni shumë individualistë, kështu nuk duroni dot që të tjerët t´ju drejtojnë. Jeni shumë i shoqërueshëm, ju pëlqen të njiheni me njerëz të rinj dhe shpreheni shumë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kur vija e zemrës dhe ajo e kokës bashkohen në një të vetme, që quhet vija e Simianit, do të thotë se e keni të vështirë të merrni vendime. Jeni shumë të vëmendshëm dhe keni shumë interesa, ndaj shpesh nisni të kryeni shumë gjëra njëherësh, por nuk çoni në fund asnjë prej tyre.

Gjithashtu, ndodh që të premtoni më shumë nga ç’keni mundësi të bëni. Shqetësoheni menjëherë dhe jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që i shihni si armiq. Zakonisht, kaloni menjëherë në mbrojtje kur mendoni se dikush kërkon t´ju sfidojë. Kërkoni t´ju mbajnë gjithnjë me të mira. Nuk i refuzoni këshillat e miqve, të të dashurit dhe të familjarëve, që vlejnë për t´jua ngritur moralin.

Advertisements

20 shprehjet më të famshme në historinë e njerëzimit

Politikanët konsiderohen, teorikisht të paktën, përfaqësues të njerëzve. Njëri prej qëllimeve të tyre në jetë është bëjnë dhe të ekzekutojnë ligjet që e bëjnë vendin e tyre më të begatë, ekonomikisht dhe idealist. Fjalimet e tyre dhe frazat që ato thonë shprehin këndvështrimet personale dhe politike të tyre, ndaj ato mund të konsiderohen vëzhgime të kujdesshme të jetës politike. Sigurisht, shumë prej gjërave që ato thonë mund të mos kenë asnjë vlerë, por s’mund të mohohet fakti se shumë politikanë, aktivistë e filozofë kanë thënë ndër shekuj gjëra me vlerë, të cilat i kanë rezistuar testit të kohës dhe mund të aplikohen dhe sot e kësaj dite. Fundja, disa prej liderëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë gjithashtu oratorët më të mëdhenj të botës. Ish-kryeministri britanik Winston Churchill është një prej tyre. Fjalimet e tij gjithnjë kanë pasur diçka që godet, gjithnjë diçka që e bën atë të saktë në mënyrë pragmatiste e të ftohtë. Prandaj ai shfaqet në listë më shumë se dy herë. “Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj”, është një prej shprehjeve të tij për taksat. Dhe presidenti amerikan Thomas Jefferson shquhet për fjalët e tij të mençura dhe kjo e bën atë të pranishëm në listë. “Taksa, e cila do të paguhet për qëllimin e arsimimit nuk është më shumë se një e njëmijta e asaj që do t’u paguhej mbretërve, priftërinjve dhe fisnikëve, të cilët do të ngriheshin ndërmjet nesh, nëse ne e lëmë popullin në injorancë”, është një prej shprehjeve më të famshme e vizionare të presidentit amerikan, i cili është lëvduar nga pasardhësi i tij John F. Kennedy me shprehjen, “Unë mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, i dijes njerëzore, i cili është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, me përjashtimin e mundshëm të rastit kur Thomas Jefferson darkoi vetëm në një darkë me 49 fitues të çmimit Nobel, më 29 prill 1962.

1. “Unë mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, i dijes njerëzore, i cili është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, me përjashtimin e mundshëm të rastit kur Thomas Jefferson darkoi vetëm” .

John F. Kennedy në një darkë me 49 fitues të çmimit Nobel, më 29 prill 1962.

2. “Taksa, e cila do të paguhet për qëllimin e arsimimit nuk është më shumë se një e njëmijta e asaj që do t’u paguhej mbretërve, priftërinjve dhe fisnikëve, të cilët do të ngriheshin ndërmjet nesh, nëse ne e lëmë popullin në injorancë”.

Thomas Jefferson

3.“Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj”.

Winston Churchill

4.“Tendenca e taksimit ka për qëllim të krijojë një klasë personash, të cilët nuk punojnë, të marrë nga ato që punojnë prodhimin e asaj pune dhe t’ua japë atyre që s’punojnë”

William Cobbett

5. “Është taksa e të ardhurave sërish, amerikanë: koha për të mbledhur ato fatura, nxirrini ato formularë taksash, mprihni lapsat dhe nguljani vetes drejt e në aortë”

Dave Barry

6.“Zgjedhjet duhet të mbahen më 16 prill, ditën pasi ne të paguajmë taksën e të ardhurave. Kjo është një prej atyre pak gjëra që mund t’i pengojë disi politikanët që të shpenzojnë aq shumë sa e kanë zakon”

Thomas Sowell

7.“Janë thënë shumë gjëra për politikën; disa prej tyre janë thjesht mikluese, ndërsa pjesa më e madhe janë të vërteta”.

Eric Idle

8.“Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”

H.L. Mencken

9. “Në Gjermani, sipas ligjit ndalohet çdo gjë përveç atyre që lejohen. Në Francë, sipas ligjit lejohet çdo gjë përveç atyre që janë të ndaluara. Në Bashkimin Sovjetik, çdo gjë është e ndaluar, përfshi këtu dhe ato që lejohen. E në Itali, sipas ligjit lejohet çdo gjë, sidomos ato që janë të ndaluara”

Newton Minow

10.“Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal

11.“Kur isha thjesht një djalosh më thanë se çdokush mund të bëhej president. Tani që jam rritur, po filloj ta besoj”

Clarence Darrow

12.“Çdo burrë për të qenë do të turpërohej nga qeveria që drejton vendin e tij”

H.L.Mencken

13. “Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim”, Volteri

14. “Në kapitalizëm, njeriu shfrytëzon njeriun. Në komunizëm është thjesht e kundërta”,

John Kenneth Galbraith

15. “Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, pas gjithë të tjerave”,

Winston Churchill

16. “Nëse do t’i drejtoheshim Uashington, kur kishim për të mbjellë e për të korrur, shumë shpejt do kishim nevojë për bukë”,

Thomas Jefferson

17. “Çfarë është qeveria? Shumë thjesht, është një agjenci shtrëngimi. Sigurisht që ka dhe agjenci të tjera force, siç është mafia. Për të qenë më i saktë, qeveria është agjencia e forcës, e cila ka më shumë flamuj në zyrat e saj”,

Harry Browne

18. “Nëse doni një fotografi të së ardhmes, imagjinoni një çizme që stampon fytyrën njerëzore përgjithmonë”,

George Orwell

19. “Sa më i korruptuar të jetë shteti, aq më shumë ligje ka”, Cornelius Tacitus

20. “Një princ i mençur kërkon mjete, me anë të të cilëve subjektet e tij do të kenë gjithmonë dhe në çdo rrethanë nevojën për drejtimin e tij, e më pas ato do t’i jenë besnikë atij”, Machiavelli

10 vendqendrimet me te medha te testeve berthamore

 

Për arsye të dukshme, shumica e vendeve të botës, për testimin e armëve bërthamore janë të vendosura në vende të largëta dhe pak të njohura, lag nga zonat e populluara. Edhe pse vendet mund të bëjnë lajme sa herë që një armë është testuar, kjo nuk do të thotë asgjë. Tani ka shtatë anëtarë të klubit bërthamor dhe secili ka pasur në një faze si detyrë që të gjejë një zonë të largët për të provuar armët e tyre, për disa nga ata mungon largësia brenda kufijve të vendit. Kjo ka nënkuptuar ruajtjen midis miqësisë së vendeve të tjera, pavarësisht nga kundërshtimet e fqinjëve. Më poshtë do t’ju njohim me një listë të 10 vendqëndrimeve më të mëdha të testeve bërthamore.

 

10. Koh kambaran
Anëtari më i ri i klubit bërthamor ka pasur një vonesë në testimin e armëve bërthamore. Edhe pse gjithmonë Pakistani njihej si vendi që zotëronte shumë aftësi bërthamore që prej vitit 1983, testi i parë bërthamor i tyre nuk është kryer deri në maj 1998. Koh kambaran ishte vendi i zgjedhur që në fillim të vitit 1976. E vendosur në Baluchista, provincë, ishte zgjedhur sepse vargjet e maleve ishin të pasura me granit dhe siguronin një mbrojte prej shpërthimit. Problemet politike të Pakistanit penguan testimin e pajisjeve bërthamore deri më 28 maj 1998. Testi mori emrin Chagai dhe u shkaktua nga shpërthimi i dy pajisjeve bërthamore në Indi, në maj. Sipas pakistanezëve, rendimenti më i madh i një pajisjeje bërthamore ka qenë deri në 40 kilotonë. Megjithatë, vendet perëndimore besojnë se rendimenti më i madh ka qenë deri në 20 kilotonë. Në Pakistan më datë 28 maj është caktuar një feste publike e cila njihet si DITA E MADHËSHTISË KOMBËTARE.

9. Maralinga
Kur Britania filloi testimin e armëve bërthamore, në fund të vitit 1940 dhe fillim të vitit 1950, ata kishin problem se asnjë vend në Britani nuk ishte i përshtatshëm për analiza të tilla. Për fat të mirë, ata kishin një vend me hapësirë shumë të madhe. Shumë vende ishin testuar për t’u zgjedhur. Por u zgjodhën vetëm dy vende në Australinë e jugut, Marilanga. Dy testet u kryen në zonën e EMU-T në vitin 1953. Problemi i popullsisë vendase ishte zgjidhur me zhvendosjen e banorëve në një bashkësi të re. Dy grupe të mëdha të testeve u kryen në vitet 1956-1957, në njërin prej të cilëve ishte parë rënia e një pajisje bërthamore nga një avion RAF. Testimi vazhdoi deri në 1963. Operacionet “Clean up” vazhduan deri në vitin 1967, megjithatë ka ende vende të rrezikshme radioaktive. Në 1980, ushtarakët australianë dhe britanikë, të cilët ishin ekspozuar, shfaqen simptoma të lidhura me sëmundjen e kancerit. Australia dhe Britania ishin të detyruar të paguanin dëmshpërblim ushtarakëve të prekur.

8. Pokhran
India filloi të zhvillojë aftësitë e saj bërthamore pas një lufte me Kinën, në vitin 1962. Pokhran në shtetin e Rajasthan, u zgjodh si provë për armët bërthamore në fund të vitit 1960. Edhe pse qeveria indiane deklaroi se vendi ishte në një zonë të pabanuar, të largët, ishte afër me një zonë të populluar. Pokrahan ishte një qytet i përbërë prej 15000 banorësh kur u krye testi i parë bërthamor, në shtator të 1974. Në sy të gjithë botës, India deklaroi se ishte e interesuar vetëm në energjinë bërthamore për qëllime paqësore. Ajo gjithashtu deklaroi se nuk do të përdorte më armë bërthamore. Më 13 maj, një armë termobërthamore shpërtheu në Indi. Sipas vendeve perëndimore, asnjë nga testet nuk dha rezultatet që priteshin, prandaj vendosën t’i anulonin testimet e mëvonshme.

7. Bikini Atoll
Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer testime në shumë vende të tjera, Atoll Bikini në ishujt Marshall, në veriperëndim të oqeanit Paqësor, mbetet vendi më i njohur për testimin, për shkak se kishte shumë dëshmi fotografike. Bikini Atoll u zgjodh në vitin 1945, si vend testimi i trinitetit në Meksikë. Popullsia vendase e ishullit u zhvendos në një ishull tjetër të afërt për një afat kohor tremujor. Më 1 korrik 1946 është bërë shpërthimi i parë i një pajisje bërthamore, në kohë paqeje. Subjektet e këtij shpërthimi ishin 250 anije luftarake të vjetra. Ato anije nuk u shkatërruan në këtë shpërthim, prandaj iu nënshtruan një testi të dytë disa muaj më vonë. Midis viteve 1946-1954 janë bërë rreth njëzet teste. Në 1957, ishujt u deklaruan të sigurt, por banorët u detyruan të largoheshin përsëri, pas përhapjes së një sëmundjeje. Ishujt mbeten të pabanuar. Bikini Atoll u deklarua një trashëgimi botërorë në vitin 2010.

6. Kiritimati
Ndoshta unik si vend i vetëm ku dy vende kanë testuar armët e tyre, Kiritimati, i njohur si ishulli i Krishtlindjeve, është një vend i cili tani është pjesë e Republikës së Kiribatit. Një nga vendet më të largëta në tokë, i vendosur në qendër të Paqësorit mes Australisë dhe Amerikës së Veriut, ishulli ishte zgjedhur si një vend testim nga Britania në 1957, për të testuar bombën me hidrogjen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën në vitin 1962 edhe 22 pajisje bërthamore para se të braktiste ishullin në vitin 1969. Gjatë testimit, popullsia qëndroi në vendin e saj dhe më pas ushtarakët nga Australia, Britania, Zelanda e Re dhe SHBA deklaruan përhapjen e sëmundjeve të larta të kancerit.

5. Lop Nur
Kinezët testuan pajisjen e tyre të parë bërthamore në këtë zonë të izoluar kënetore të Krahinës Autonome Bayingolin Mongol në tetor të vitit 1964. Testi i caktuar dha 22 kilotonë. Ajo u pasua nga 44 teste të tjera, 22 prej tyre në atmosferë dhe 22 nëntokësore para testimit kinez, pezulluar në vitin 1996. Në mesin e armëve të testuar, këtu ishte edhe bomba e parë prej hidrogjeni e Kinës, e cila shpërtheu në vitin 1967. Kinezët nuk kanë lëshuar detajet e efekteve mbi popullatën lokale dhe mjedisin. Zona është veçanërisht e ndjeshme për shkak se është afër vendndodhjes së mumieve të famshme Tarim, si dhe mbetje të konsiderueshme të kulturës së tyre të lashtë datojnë që vitet 1800 para erës sonë. Megjithatë, kinezët nuk kanë lejuar vëzhguesit e huaj për të shqyrtuar faqen e testeve dhe kjo mbetet jashtë kufijve për vendasit dhe turistët.

4. Mururoa
Vendimi francez për të testuar armët bërthamore në territorin e tyre të largët të French Polynesia shkaktuan fërkime të mëdha me vendet e Paqësorit tjetër, më së shumti me Australinë dhe Zelandën e Re. Edhe pse francezët përdorin një numër të ishujve të ndryshëm për testim, shqetësimi mbështetej në përdorimin e saj te Mururoa. Ndërmjet viteve 1966 dhe 1996, Franca ka kryer 41 teste atmosferike dhe 147 teste nëntokësore në këto dy ishuj. Zelanda e Re, e cila kishte adoptuar një zonë politike bërthamore, pa u mërzitur nga këto teste, në një fazë dërgoi një forcë detare për të protestuar. Marrëdhëniet midis Francës dhe Zelandës së Re arritën një rënie kur agjentet franceze bombarduan një anije Greenpeace në Auckland Harbour në vitin 1985, duke vrarë një person. Përfundimisht, nën presion të madh ndërkombëtar, Franca deklaroi një fund bërthamor duke u testuar në Paqësor. Testi i fundit është kryer në janar të vitit 1996, pas së cilës vendi do të ishte shpërbërë. Faqja mbetet e ndjeshme edhe pse, vëzhguesit kanë vënë në dukje se radioaktiviteti i rrezikshëm është ende i pranishëm dhe që sistemet e monitorimit të krijuara nga francezët janë të pamjaftueshme.

3. Novaja Zemlja
Ky ishull i largët dhe i akullt mbi Rrethin Arktik iu nënshtrua 224 detonimeve bërthamore nga Bashkimi Sovjetik rreth viteve 1954 dhe 1990. Pretendimi i tij kryesor më i famshëm është se në vitin 1961, shpërthimi bërthamor më i madh është kryer këtu, i matur mbi 100 megaton. Megjithatë, problemet logjistike të përdorur në këtë ishull të largët dhe të shkretë thoshin se ajo kurrë nuk u favorizua si për testim nga sovjetikët. Testi i fundit është kryer këtu në vitin 1990, pak para rënies së Bashkimit Sovjetik, megjithatë, Federata Ruse ka vazhduar të përdorë këtë faqe interneti për niveli të ulët të testimit bërthamor. Popullsia e vogël vendase, të cilët ishin larguar në vitin 1954 nuk janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

2. Semipalatinsk
Kjo faqe ka qenë më e favorizuara për testimin bërthamor sovjetik që nga viti 1991, është pronës e Republikës së Kazakistanit. Sovjetikët iu nënshtruan 465 detonimet bërthamore këtu në mes të viteve 1949 dhe 1981. Ndërtuar fillimisht në epokën staliniste me punën e skllevërve nga Gulag, Semipalatinsk është vendi ku arma e parë bërthamore ruse kishte shpërthyer në vitin 1949. Ka qenë gjithmonë objekt i interesit intensiv nga ana e perëndimit dhe veçanërisht të SHBA-së, i cili drejtoi fluturime të shumta, dhe satelitë spiun të shikonin mbi faqen. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, vendi iu ishte dorëzuar kazakëve, të cilët, si nënshkrues të traktatit të Azisë Qendrore Nukleare në Zonën e Lirë kanë rënë për ta vënë atë në përdorim të njëjtë si sovjetikët. Problemet shëndetësore të raportuara përfshinin një numër tepër të madh të banorëve, të cilët shfaqnin simptomat e sëmundjes së kancerit.

1. Nevada Test Site
Në këtë vend janë kryer rreth 928 teste bërthamore, në një sipërfaqe fushe rreth 3500 km katrorë. Fillimisht, testet e para bërthamore ishin një atraksion turistik. Mafiozët që përpiqeshin për të ndërtuar biznesin kumar në Las Vegas, përdornin shpërthimet bërthamore si një karrem për të shtuar vizitorët. Mijëra filma dhe foto, me pamje të shpërthimeve bërthamore në këtë vend, janë shpërndarë nëpër botë. Megjithatë, pasojat shëndetësore të testeve u bënë një problem tepër i madh për qeverinë vendase. Numri i të prekurve nga kanceri u rrit ndjeshëm në zonën e testimit të armëve bërthamore. Gjithashtu, edhe numri i fëmijëve të prekur nga leucemia ka shënuar rritje në vitet pas fillimit të testit bërthamor.

Hoteli ishull qe lundron

 

  

 

Mbërrin hoteli-lundrues, i gjithi ekologjik. Bëhet fjalë për Solar Floating Resort, versionin e fundit të shtëpisë-ishull i ideuar nga Michele Puzzolante, një krijues industrial italian. Projekti për momentin është vetëm në letër, por pritet të bëhet shumë shpejt realitet.

Për sa i përket komfortit, struktura është e krahasueshme me hotelet me 5 yje: hapësira prej 110 metrash katrorë, katër kabina me shërbim privatë, një bar, një kuzhinë e madhe, një restorant, një bash me xhakuzi. E në fund “the bulb”, dhoma nën nivelin e ujti ku ke mundësi të vëzhgosh fundin e detit duke qëndruar në kolltuk. Aspekti më interesant dhe inovativ qëndron në veshjen e brendshme të mureve, të cilat janë në gjendje të prodhojnë energji fal rrezeve të diellit. Energjia e përftuar nuk humbet për shkak të izolimit të mirë të barkës.

Bëhet fjalë për një produkt i rezervuar për të pasurit, madje miliarderët duke marrë parasysh çmimin: rreth një milionë e 600 mijë euro. Ndërkohë realizimi i projektit parashikohet të arrijë deri në 4 miliardë euro.

Ujevara e Sotires

 

Qyteti i Gramshit mbart mbi vete potenciale të mëdha turistike siç është kanioni i Holtës i formuar me kalimin e kohës, përmes procesit të erozionit për shkak të lumit Holtë. Zona tregon fenomenin e njohur si topografi karstike. Kanioni është 3 km i gjatë, 350 metra i lartë dhe 10 metra i gjerë, është i përbërë nga shpella të shumta që ende nuk janë eksploruar nga udhëtarët aventurierë. Stalaktitet dhe stalagmitet kanë krijuar një vend të rrallë për t’u vizituar. Liqeni i Zi është një tjetër destinacion për t’u vizituar. Ai është krijuar nga akullnajat dhe klima është malore. Liqeni rrethohet nga malet me pisha duke i dhënë atij një pamje madhështore. Për shkak të mineraleve të shumta që ka nën të, ai ofron veti kuruese sidomos në javët e para të muajit gusht. Në këtë periudhë, numri i vizitorëve rritet mjaftueshëm. Ndërsa Grabova njihet për historinë e saj e cila përfshin lidhjet mes të dy perandorive, romake dhe bizantine. Ajo pati një zhvillimi të shpejtë ndërmjet shekujve XIV dhe XVII. Zona është e njohur për bukurinë, duke përfshirë peizazhin malor, kishat e lashta, urat shekullore e të tjerë. Në të gjitha këto destinacione është mjaft e vështirë që të shkohet prej terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës.

“Monumenti” i bukur natyror
Tashmë, vëmendja është përqendruar në ujëvarën e Sotirës, një nga monumentet më të bukura natyrore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Kjo ujëvarë ndodhet rreth 16 km larg qytetit të Gramshit dhe për të shkuar deri atje është shumë e vështirë prej mungesës së infrastrukturës, por me një automjet tip fuoristradë është më lehtë e arritshme. Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje apo e kanë shfrytëzuar këtë burim hidrik për bujqësinë dhe blegtorinë. Sotira, vizitorë të përditshëm ka pasur vetëm banorët e zonës, por tashmë po kthehet në një destinacion grishës për shumë turistë shqiptarë. Ajo ndodhet 2 orë larg zonës së banuar e për pasojë natyra është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Në këmbët e saj zë fill lumi i Sotirës dhe në ujin e kristaltë dhe të ftohtë të tij gëlojnë peshqit e shumtë. Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha nga 20 -150 metra, të shkëmbit gëlqeror. Ujëvara është e lidhur ngushtë me ligjet hidrologjike, pasi në pranverë dhe kohë reshjesh, uji ka më tepër dendësi dhe në kohë thatësire kataraktet “dobësohen”. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm dhe nën këmbët e saj shtrihet tapeti i gjelbër i lëndinës ku mund të pushohet. Cicërimat e zogjve, të gjinkallave dhe zhurma e ujit, krijojnë simfoninë më të bukur që njeriu ka nevojë të dëgjojë për t’u relaksuar.

Si të shkojmë
Për të shkuar deri në këtë destinacion ndiqet itinerari Gramsh-Sotirë-Ujëvarë dhe terreni është mjaft i thyer. Gjithsesi, zona të ofron pamje të mrekullueshme deri atje. Vizitorët duhet të kenë parasysh faktin që të furnizohen me ushqime, pasi fshati ndodhet disi larg nga ujëvara, e për më tepër nuk janë fare të përgatitur për t’u shërbyer turistëve, pasi nuk e shohin këtë gjë si fitimprurëse. Madje dua të theksoj se Sotira është një fshat pothuajse i braktisur. Tashmë kanë mbetur vetëm pak banesa dhe mënyra e jetesës është bujqësia dhe blegtoria për ata pak që kanë mbetur. Pushteti qendror dhe lokal e kanë lënë në harresë, ose më mirë nuk janë kujtuar asnjëherë për të promovuar këtë oaz në mes të shkretëtirës. Kohët e fundit media i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj zone, duke dhënë sadopak kontributin e saj në promovim, por shteti duhet të tregohet më i vëmendshëm, për të mos lënë që njerëz të papërgjegjshëm të vënë dorë në Sotirë duke kontribuar në ndotjen apo artificializimin e saj. Pavarësisht kësaj, deri më sot, kjo ujëvarë, nuk është frekuentuar aq sa të imponon, vetëm për mungesë të infrastrukturës rrugore. Nuk është e rekomandueshme që ujëvara të vizitohet në periudhën e dimrit, pasi duhet përshkuar lumi që në këtë stinë e fryn shumë shtratin e tij dhe përrenj të rrëmbyeshëm. Promovimi i Ujëvarës së Sotirës do të kthente Gramshin në një prej destinacioneve turistike më të pëlqyera në vend, për pushuesit e huaj dhe vendas, për ata afatgjatë dhe ditorë. Madje, për banorët e zonës ajo mund të kthehet në një burim të ardhurash, të cilët deri më sot nuk i kanë kushtuar rëndësi.

Këshilla për turistët
Ujëvara – Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha nga 20 -150 metra, të shkëmbit gëlqeror
Ushqimet – Vizitorët duhet të kenë parasysh faktin që të furnizohen me ushqime, pasi fshati ndodhet disi larg nga ujëvara
Fshati – Sotira është një fshat pothuajse i braktisur. Tashmë kanë mbetur vetëm pak banesa dhe mënyra e jetesës është bujqësia
Rekomandimi – Nuk është e rekomandueshme që ujëvara të vizitohet në periudhën e dimrit, pasi duhet përshkuar lumi që në këtë stinë e fryn shumë shtratin

Duart plaken më shpejt se fytyra

Ashtu sikurse fytyra edhe duart janë një tregues shumë i mirë i cilësisë së jetës që bëjmë. Madje duart plaken shumë më shpejt se sa fytyra, për shkak të punëve të përditshme, sapunëve e lëngjëve larës.

Trajtimi i duarve, mirëmbajtja e tyre është gjithnjë e më tepër në rritje, dhe kirurgët plastikë dhe mjekët dermatologë thonë se ka më tepër interes për këtë pjesë të trupit.

Nga Florida vjen një studim eksperimental qe tregon se perdorimi i Acidit Ialuronik ka sjellë një përmirësim të gjendjes së duarve, pa shkaktuar asnjë efekt anësor.

Koordinatori Fredric S. Brandt, i cili drejton një qendër private të kërkimeve dermatologjike thotë se janë trajtuar rreth 50 persona dhe është parë që pas disa ditësh masazh në kurrizin e duarve, përmirësimi ishte i dukshëm në masën 60-70 përqind.

8 në 10 persona të trajtuar ndihen të kënaqur me rezultatin dhe kërkojnë që procedura të përsëritet prapë.

Gjuha e zbehte, mungese e hemoglobines

Gjuha është shumë e zbehtë, sidomos në skaje, ndërsa sipërfaqja është me shkëlqim për shkak të humbjes së qelizave. Mund të bëhet fjalë për mungesë të hemoglobinës.

Materia e pranishme te qelizat e kuqe të gjakut, hemoglobina, i jep gjakut ngjyrën natyrale, të kuqe. Gjendja e këtillë mund të nxisë ligështimin, zbehtësinë, kokëdhembjen, përqendrimin e dobësuar.

Çfarë të bëhet? Që të konstatohet anemia, është e nevojshme analiza specifike e gjakut. Forma më e shpeshtë e anemisë shkaktohet nga mungesa e hekurit: që të shërohet, duhet shtuar përdorimi i ushqimit të pasur me hekur, siç është mishi i kuq, bishtajat, spinaqi dhe shtesat në ushqim, sipas udhëzimeve të mjekut.

Hitler-Napoleon, sa koincidenca ne fatet e tyre

Adolf Hitler dhe Napoleon Bonaparti kanë siguruar një vend të përjetshëm në historinë e njerëzimit, nëpërmjet veprave që kanë realizuar gjatë jetës së tyre.

Megjithatë, nëse sheh detajet e jetës dhe drejtimit të Gjermanisë e Francës, ndonëse në periudhë të ndryshme historike nga secili, gjen ngjashmëri të pabesueshme midis tyre.

Pikërisht sot, në 22 qershor 1941, Gjermania Hitleriane lëshoi sulmin e madh mbi Bashkimin Sovjetik, i cili eventualisht do të sillte edhe kapitullimin e regjimit katër vjet më vonë.

E përditshmja ruse “Pravda” kujtoi se fundi i të dy tiranëve erdhi pas sulmit ndaj Rusisë, por ka një numër të çuditshëm 129 që i lidh njërin me tjetrin.

Napoleoni u ngjit në pushtet në vitin 1804, ndërsa Hitleri në 1933, një diferencë prej 129 vitesh.

Perandori francez hyri në Vjenë në 1812, 129 vjet përpara se diçka të tillë ta bënte edhe “Fyhreri” në vitin 1941. Dhe për më tepër, Napoleoni humbi luftën dhe pushtetin e tij përfundimisht në 1816…. një diferencë e njëjtë, prej 129 vitesh me 1945, fundi i Luftës së Dytë Botërore, i mbyllur me vetvrasje nga tirani gjerman.

Sikur të mos mjaftonte asnjë prej këtyre fakteve, secili prej tyre kishte një kombësi të ndryshme nga ajo e vendit të origjinës.

Napoleoni lindi në Korsikë, ishull italian, që u vu në zotërimin e Francës pas lindjes së tij dhe Hitleri lindi në Austri.

Pavarësisht famës që morën nëpërmjet pushtimit të pothuajse të gjithë Europës, me sa duket, më i zgjuari nga të dy ishte një tjetër figurë e madhe e historisë, kryeministri i shtetformimit gjerman, Otto von Bismarck, i cili në lidhje me pushtimin e mundshëm të Rusisë, tha: “Edhe rezultati më i suksesshëm në luftën ndaj Rusisë do të sillte shkatërrim të madh për fituesin. Zemra e Rusisë është shumë larg për t’u pushtuar, ndërsa territoret e saj si zhiva. Nëse do të shkëputeshin nga trupi mëmë nëpërmjet ndonjë traktati, do të rilidheshin përsëri në të ardhmen pikërisht si mërkuri”.

33 Artistet me te famshem Shqiptare ne bote

Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri.

Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

1. Robert De Niro, aktor
Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptari, por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.
Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, “Sanremo”, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në “Rai 1”, se origjinën e ka të përzier mes Siçilisë dheShqipëri. De Niro, që pa hamendje mund të thuash se është aktori më i mirë në botë, edhe në faqen zyrtare të “Wikipedias” në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenë shqiptar.
2. Ana Oxa – këngëtare, Itali
Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.
3. Sandra Bullock, aktore SHBA
Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.
4. James Belushi – aktor, SHBA
Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.
5. Angjelin Prelocaj
Balet-maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj, është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.
6. Eliza Dushku – aktore, SHBA
Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.
7. Agim Kaba – aktor, SHBA
Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.
8. Stan Dragoti – regjisor, SHBA
Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri, prejardhjen e tij shqiptare.
9. Emina Cunmulaj – modele, SHBA
Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.
10. James Biberi – aktor, SHBA
Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.
11. Kristine Elezaj – këngëtare
E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA. Kristina e lancoi këngën e parë “Let You know” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.
12.Laureta Meci – aktore, SHBA
Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.
13. Ilir Shaqiri – balerin, Itali
Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.
14. Kledi Kadiu – balerin, Itali
Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.
15. Leon Cino – balerin, Itali
Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.
16. Klajdi Selimi – balerin, Itali
Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.
17. Donald Llambro – gazetar
Ai është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën “The Washinton Times”. Ai është lindur më 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë. Është i martuar dhe ka një djalë. Një nga artikujt e tij më të spikatur është zbulimi i disa kundërthënieve në debatin presidencial mes Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush.
18.Tedi Papavrami – violinist, Francë
I lindur në Tiranë, ai studioi në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.
19. Saimir Pirgu – tenor
Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.
20.Fadil Berisha-fotograf
Cilësohet si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.
21.Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)
Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”.
22. Liria Begeja – regjisore, Francë
Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare.
23.Elsa Lila – këngëtare, Itali
Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e “Sanremos”.
24. Nik Xhelilaj, aktor
I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. Para ca ditësh ai u shpall një nga 10 aktorët e rinj më të mirë europianë të momentit.
25.Miriam Cani – këngëtare, Gjermani
Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani.
26. Ambeta Toromani – balerinë, Itali
Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.
27.Oni Pustina – model, Itali
I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.
28. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA
Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.
29. Aris Golemi – balet maestro, koreograf
I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.
30. Eda Zari – këngëtare, Gjermani
Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.
31. Aleksandër Moisiu – aktor
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos nëShqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard, ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “Komisar Re”
32. Laura Mersini Houghton, shkencëtare
Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.
33. Andamion Murataj – kineast
Ështe kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne New York gjate 12- vjetëve të fundit. Ai është diplomuar ne Universitetin Amerikan (Washington DC). Si kineast ai ka xhiruar shumë filma dhe dokumentare midis të cilëve dhe dokumentarin

Ne mbremje mature me helikopter

Mbrëmja e maturës është një ngjarje e rëndësisshme për shumë 18-vjeçare, por janë të rrallë ata që përfundojnë në faqet e para të gazetave për bëmat e tyre.

Pasi kishin ëndërruar për shumë kohë një mbrëmje mature model dhe kishin planifikuar çdo detaj, dy të reja në Britaninë e Madhe mbetën të befasuara kur tashmë nuk kishte ngelur më asnjë limuzinë e lirë për t’u pajtuar me qera.

Të vendosura për t’u paraqitur me bujë në mbrëmje, 18-vjeçaret gjetën një zgjidhje krejt të veçantë.

Në një skenar të denjë për filma hollivudianë, ato vendosën të paguajnë 500 paund secila, për t’u transportuar në ballo me helikopter.

”Ishte një udhëtim fantastik. U ngjitëm në helikopter dhe fluturuam për rreth gjysmë ore, përpara se të zbrisnim në mbrëmjen e maturës. Shokët tanë ishin të shastisur. Nuk mund t’u besonin syve”, përshkroi këtë përvojë Chloe Webb, njëra prej dy maturanteve.

 

Prish te gjitha parate, meqe do vdiste, por diagnoza gabim

Një burrë nga Zelanda e Re, i cili mori vesh se kishte vetëm disa muaj jetë, vendosi të jetojë me tërë shpejtësinë deri në vdekje, por disa muaj më pas mori vesh se mjekët kishin gabuar e ai tashmë i kishte bërë paratë rrush e kumbulla, transmetojnë mediat britanike.
Franc nuk kurseu, sepse mendonte të kishte kancer dhe se do të vdiste brenda gjashtë muajsh.
69-vjeçari, i cili nuk deshi të tregonte mbiemrin për mediet, me bashkëshorten e vet, Vilma, 65 vjeç, kishte vendosur që të mos kursente asgjë, pasi që nuk kishte çfarë të humbiste. Ai udhëtoi nëpër Australi e Fixhi, e pastaj e shiti edhe shtëpinë dhe nisi të shpenzonte paratë.
Franc me bashkëshorten shkonte nëpër darka të shtrenjta, shëtitje dhe udhëtime. Ai kishte edhe një firmë me punëtorë në Ockland dhe të gjitha pothuaj i fali me një çmim prej 30.000 dollarësh.
Ai sërish nisi të pijë kafe e duhan, sapo mori vesh se kishte kancer.
Ndërsa gjatë një kontrollimi te mjekët, iu tha se kishin gabuar dhe nuk kishte kancer.
Franc ishte gëzuar shumë për këtë lajm, por i humbi krejtësisht humorim pasi ai tashmë kishte mbetur pa një dyshkë.
”Se nuk do të vdes është lajm i mirë, por me kartela i kam shpenzuar rreth 80.000 dollarë dhe tani kemi mbetur trokë.
Kundër spitalit që i caktoi diagnozën, ai tani ka ngritur një akt-padi.

 

Firence, qyteti qe mori emrin nga lulet

Një udhëtim për në Firence, në qytetin që edhe emrin e ka marrë nga lulet, dhe e ruan ashtu si në burim në emërtimin e së folmes (“il dialetto fiorentino”), në mbiemrin sipas vendit të origjinës (“io sono fiorentino”), në emrin e skuadrës së futbollit (La grande “Fiorentina”) dhe në formën si e njohin të huajt (“Florence”), është një ëndërr për këdo. Vetëm ideja se 60 për qind e pasurive materiale të shpallura nga UNESCO “trashëgimi e njerëzimit” gjendet në Itali dhe 60 për qind e kësaj trashëgimie italiane të marrë në mbrojtje nga UNESCO për nderim të kulturës njerëzore gjendet në Firence është e mjaftueshme për të nxitur dëshirën njerëzore për një vizitë.

Firencja është gjuha ku lindi italishtja, në të cilën Dante shkroi “La comedia divina”, të cilën pati nisur ta shkruante në latinisht dhe pa e mbaruar këngën e parë hoqi dorë prej saj për t’u kthyer te “volgaristët”, siç quheshin me bezdi kundërshtarët e latinishtes.

Udhëtimi im për në Firence lidhej me pjesëmarrjen në një kurs formimi pasuniversitar në fushën e politologjisë së sotme. Në fakt, qëndrimi ynë është paracaktuar në Fiesole, që mund ta quash edhe lagje periferike e Firences, edhe një fshat të urbanizuar. Qysh në pyetjen e parë për të orientuar vetveten mësoj se kurset si ky i tashmi “Robert Shumman Foundation” i zhvillon gjithnjë në të njëjtin vend dhe kandidatët i sistemon po në të njëjtin hotel, ku duhet të marr drejtimin në mbrëmjen e vonë me autobusin e linjës.

Kisha kaluar një ditë të lodhshme, më ishte dashur t’i gjej portën e vijimit të udhëtimit për në Cagliari një vajze shqiptare nga Shëngjini, që ishte e tmerruar se do të humbiste në aeroport, do të humbte avionin dhe mbi të gjitha kishte mundësi t’ia kuptonin qëllimin: ajo do të shkonte në Cagliari-n ishullor për të mos u kthyer më në atdhe. Më ishte dashur ta qetësoja, ta përktheja dhe së fundmi edhe t’i blija diçka për të ngrënë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pas mbërritjes në aeroportin e Firences, vazhdimin e udhëtimit me autobus drejt “Final Destination”, hotelit ku do të qëndroja, e bëra nën shoqërimin e ankimeve të pafundme të shoferit të autobusit, i cili, sapo mësoi se isha shqiptare dhe do të qëndroja në Fiesole për të marrë pjesë në kursin e europeizmit, sikur të ishte me kurdisje, nisi të fliste pa pushim për fatkeqësinë e tij, martesën a bashkëjetesën e shkatërruar me një shqiptare. Pasi më qortoi për theksimin e gabuar, në rrokjen e dytë, të emrit “Fiesole” – duhej shqiptuar me theks në rrokjen e parë – nisi rrëfimin për telashet me shqiptaren që kish njohur, me sa duket nga Shkodra: “Una albanese da Scudari, ma l’ho lasciato perche era agressiva: mama mia, era cosi severa e fumava tanto”, shpjegoi ai.

Pastaj italiani gojëlirë me një lehtësi të jashtëzakonshme ndryshon bisedën dhe kthehet te theksimi i emrit të qytezës: “Fiesole e un piccolo paese, ma non si merita a chiamare cosi”, më tërhoqi vëmendjen shoferi i autobusit nr. 7. “Va bene, i thashë, allora scusatemi: Fiesole, si, Fie-sole”. “Esattamente cosi”. Duke i kërkuar ndjesë për deformimin e emrit të qytezës, e pyeta nëse hoteli ndodhej larg dhe, ashtu si shqiptarët, që për të të orientuar nuk përmendin kurrë emra rrugësh apo stacionesh, por të thonë: ja, dy minuta larg e ke, përtej Selvisë, te kthesa e dytë, afër farmacisë së grekut, ngjitur me qebaptoren para dervish Hatixhesë, edhe shoferi italian në të njëjtën mënyrë më fliste, pa asnjë referencë që ti mund ta kishe gjetur më parë në “Google Earth” bie fjala. Së paku, vazhdimisht më qetësonte: “Arriveremo prestissimo. Stai tranquilla, chiedero io per qualle via. Dov’e il tuo hotel? “Via poetti” numero 3?”, “Si” përforcova unë. “Allora siamo per arrivare”.

Autobusi rrotullohej nëpër kthesat e rrugës që ishte ndarë tashmë prej autostradës dhe unë e humba qetësinë.

Në udhëtim dhe në kohën e ndërrimit të avionëve – aq sa më kishte mbetur pas zgjidhjes së problemit dhe terapisë qetësuese për alarmin e saj: do më zbulojnë dhe do më kthejnë, po ku të vete, atje ku rroj unë s’kam asnjë mundësi – kisha lexuar Malaparten dhe isha çuditur me simbiologjinë e këtij shkrimtari misterioz; kisha menduar si të ndërtoja kalendarin e ditëve të mia në Fiesole, për të vizituar urën e Dora d’Istrias, kësaj dame të vërtetë fisnike që u dha emër shqiptarëve një shekull e gjysmë më parë; si të gjeja shtëpinë e De Gubernatis, ku ajo kishte kaluar vite jete dhe pune; si të shkoja në galerinë “Uficci” për të parë portretin e Gjergj Kastriotit dhe pikturat me familjen fisnike “Durrazzo”, të periudhës së humanizmit; si të vizitoja rezidencën impozante të Pallazzo Pizzi. Kishte qenë një udhëtim me shumë ëndërrime, dhe tani më priste një qerthull rrotullimesh, që po zgjaste gati sa fluturimi Fiuminccino-Firenze, me një autobus thuajse të boshatisur dhe së fundmi me një taksi shërbimi.

Pas shumë mundimesh, gjendem në vendin e duhur, në hotelin e rezervuar nga Instituti Universitar Europian, ku të nesërmen duhet të filloj kursin. E lodhur, pa qetësinë që kisha përfytyruar për të mbyllur udhëtimin, me mbresat e vajzës nga Shëngjini, që nuk shihte më asnjë shteg jete qoftë dhe në varfëri në vendin e vet, tashmë mund të mendoj për të nesërmen. Për të nesërmen? Prit pak?! Ndoshta mesnata ka kaluar dhe tanimë jemi “sot”.

Fiesole është një fshat i bukur dhe i këndshëm, për të cilin kam shumë për të mësuar. Pamja që kam para syve këtë mëngjes të parë, pasi bëra një gjumë jo edhe aq të qetë, është e shkëlqyer. Bën shumë ftohtë, kushtëzuesin e ajrit e kisha komanduar në 30 gradë, por të ftohtit përsëri ishte aty. Me sa duket duhej të ishte me defekt. Zotëria në recepsion nuk pati nevojë për shpjegimet e mia, pas përshëndetjes më tha se do të më ndryshonin dhomë për ditët në vijim. Më kurseu një kërkesë, mendova duke buzëqeshur.

Instituti Universitar Europian është nga më të njohurit në botë për studime të shkurtra postdoktoraturë dhe për fellowship-e me tematika prioritare, që kanë rëndësi shumë të madhe për njerëzimin. Kur hyra në auditor, pashë se duhej të isha studentja më e re e kursit. Të gjithë të tjerët ishin në mesmoshë a më shumë, me tituj dhe karrierë. Këtë e vërejtja shumë shpejt, kur na u dha fjala – Just one minute, not more – për të prezantuar vetveten. Kjo më dha qetësi. Nuk kisha gabuar kur vetja më qe dukur në mjedis të dikujt tjetër, kur duke hyrë në sallën “Europa”, nga pamja e të pranishmëve, mendova se duhej të isha futur në një ngatërresë. Kandidatët e tjerë, zonja dhe zotërinj, janë me veshjet e tyre in borghese, me mjekrat e mëdha dhe kravatat e stolisura me karfica floriri, me kostumet “formal correct”, por njëherësh të ngjallin një respekt të merituar.

Më bën përshtypje që presidenti i këtij kursi, një akademik nga të gjitha pikëpamjet e vështrimet gjatë një minute të vetme e përsërit fjalën “dream” tri herë! Çfarë habie, them me veten! S’më ndahen, apo s’u ndahem unë këtyre auditorëve me “dream” mua?! Është kjo e dyta, me siguri.

Tema e parë është, siç pritej, mbi mirëqeverisjen dhe sfidat që e presin Europën ndaj saj, sidomos në vendet kandidate. “Ky universitet ka shumë kurse dhe seminare të shkëlqyera”, shpjegon më tej referuesi. Universiteti e mban emrin e madh të themeluesit shpirtëror të Europës Robert Shumman. Të gjithë kishin një ëndërr: të ndërtonin një Europë të përbashkët, me një monedhë të përbashkët! E kjo ide ka lindur shumë kohë më parë, që prej rënies së perandorive. Në fakt, unë mendoj pak ndryshe. Europeizmi nuk do të kishte kurrfarë kuptimi pa European Renessace, Rilindjen humaniste europiane në fund të Mesjetës.

Vila “Schiffanoia”, ku ka banuar dikur një nga familjet më të mëdha aristokrate të Firences, në të cilën ne zhvillojmë mësimet, sikur ma miraton këtë ide. Kjo vilë mund të ketë shërbyer dikur për ballo me maska, ashtu si jemi mësuar ne t’i shohim nëpër filmat e regjisorëve të mëdhenj. Në ata filma, ku zakonisht porosia është: Njeriu nuk duhet të shkojë në Europë, sepse Europa e dobëson njeriun, duke i zbukuruar ndjenjat e duke i zbutur pragmatizmin. Sepse Europa e bën më të butë shpirtin njerëzor. Dhe profesori qesh, duke paralelizuar rolin e dikurshëm të kësaj vile me Europën e sotme. Dikur familjet e mëdha aristokrate, vazhdon ai, mblidhnin emrat e njohur së bashku, jo vetëm për të kërcyer, kënduar, për të pirë verë, por dhe që të nisnin ndonjë histori romantike. Ne jemi këtu sërish, natyrisht mes damash të bukura, por dhe të mençura njëherësh e sigurisht edhe me xhentëlmenë, që sjellin dhe ndajnë ide të shekullit tonë”.

Në leksionin e ditës së sotme flitet për heronjtë romantikë të Europës, por edhe për idenë ende romantike të “qeverisjes planetare”, së cilës njerëzimi nuk do t’i shpëtojë aspak, konfirmon presidenti i shkollës, pa u druajtur fare se ideja e një “international government” ka qenë së pari e Marksit. Kjo është një ëndërr, pohon ai, një ëndërr që do të bëhet realitet shumë shpejt. Dhe, duke ia kaluar fjalën ligjëruesit të dytë, na uron shumë lakonikisht: “Dream comes true!”.

Vila “Schiffanoia”, që sot shërben si rezidencë e Institutit Universitar të Europës, duhej të më kish tërhequr vëmendje më parë. Por, megjithatë, e gjeta kohën e ia dhashë vetes kënaqësinë “ta inspektoja” fillim e fund. E ndërtuar në shekullin e 15 nga një familje e madhe fisnike si vend luksi, ku mund të dëbohej inati dhe mërzia, mori, për këtë arsye, emrin “schiavare la noia”. Në fillim të shekullit të 20, vila u ble nga ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila e shndërroi në një muze arti dhe kulture. Vila është e rrethuar me një kopsht shumë të bukur. Fryn një erë e lehtë dhe dielli shkëlqen, megjithëse vjeshtë e vonë. Në kopsht gjenden mbi 30 statuja, prej atyre të perëndive të Olimpit deri te serafinët e kerubinët e krishterimit. Kjo ishte një kënaqësi e paparashikuar, dukej sikur po përjetoje gjithë historinë e Europës.

Në kohën e ligjëratave, herë pas here kthehesha te laptop-i dhe shënjoja mendime të dëgjuara prej lektorëve dhe mendime të miat. Shkruaj dhe për mbresat nga Firence, që më në fund e kisha vizituar një ditë më parë! Prej këndej duket vetëm Piazza Duomo. Të gjithë duan të blejnë kujtime, gjithçka është e lidhur me lavdinë e qytetit. Kur kalon nëpër “Via Dante” pranë shtëpisë së tij fiorentine, të duket sikur dhe ti po hyn në histori. Këtu gjen Michelangelo-n, “L’ultima Cena”-n me historitë e njohura që lidhen me Sangraal-in, ose më saktë me “sangue real”-in, gjakun mbretëror të Krishtit Jezu. Pafund janë shitoret e maskave, të njëjtat që regjisori ka zgjedhur për filmin “Eyes wide shut”, që u bë shkas që dy protagonistët, Tom Cruise e Nicole Kidman t’i jepnin fund martesës së tyre.

Po të ngresh kokën lart, të trondit pamja e stërmadhe e veprave të artit. Historia e tyre mbetet një mister i madh e i pazbuluar. E ndërpres për pak përshkrimin, sepse një koleg para meje kthen kokën dhe më pyet: Çfarë po bën? Po shkruaj, të bezdis zhurma? No, no, per amor di Dio, vai pure. Por e di si me ngjan? Si mund të ngjaj? Je ndryshe, më dukesh si ajo perëndia hinduse që ka tri duar në njërën anë e tri në tjetrën, domethënë punon njëherësh me të gjashta! Po kjo qenka gjë e mirë! Pas pak u detyrova të ndryshoja vend se një kandidate nga Brukseli, rreth të 60-ave, tha se nuk i pëlqente zhurma e tastierës. Në ligjëratën tjetër, gjëja e parë që më ra në sy ishte zëri kumbues dhe pamja shume elegante e ligjëruesit. Me flokë të bardhë të ndarë me vijë anash, krehur me shumë kujdes, ai dukej jo vetëm si një akademik i ditur, por dhe si një fisnik i vërtetë, të thuash fisniku i fundmë i asaj race njerëzore që sundonte Europën deri në shekullin e romantizmit dhe të revolucioneve. Profesori qenka amerikan dhe quhet Philip Bobbet, vjen nga Columbia University. Dukej sikur ishte vetëm me ty kur fliste, aq intim dhe i thjeshtë njëherësh, megjithëse përballë një aule me dhjetëra studentë, që nga mosha ime deri në 60 vjet. Qenka një më e re se unë, një spanjolle 22 vjeçe. Ishte hera e parë që e prishja rregullin tim: dëgjo e shkruaj. E folura e tij elegante, intonacioni i jashtëzakonshëm, serioziteti dhe origjinaliteti i ideve, të ngjallte respekt. I veshur nën kostumin e një britaniku të hershëm, prof. Bobbet provoi në auditorin tonë se ishte vërtet një “star”, siç premtohej në përshkrimin e jetës së tij në dokumentacionin që na ishte dhënë. Mund ta dëgjoje me orë të tëra pa u mërzitur. Ai nuk shpjegonte, por interpretonte. Fliste me gjithçka: me gojë, me sy, me duar, me trup, me lëvizje. Qenie mendimi e tëra. Në një moment, një nga vajzat animatore të kursit iu afrua foltores për të drejtuar më mirë mikrofonin. Dhe ai i hodhi sytë me habi e i tha: “Am I strong or soft? No, she said, you are a little bit soft, but don’t worry. It’s ok. I am strengthing the voice, here. Ok, ok, buzëqeshi me elegancë sërish ai. Ja një prej përthyerjeve të improvizuara të profesorit aspak pedant, ndonëse tejet i ditur: One day I was in a theatre, in London, and I had an attack in heart (O Zot, mendova, si e thotë, sikur të kish qenë fjala për një grip). U gjenda i rrëzuar në dysheme dhe u thosha njerëzve që kisha pësuar diçka në zemër. Dhe këtë e tregoja pa zë, vetëm duke lëvizur buzët, sepse në të vërtetë nuk kisha as forcën për ta nxjerrë. Por ata s’e kuptonin çfarë po u thosha. Dhe prej asaj dite më është bërë obsesion dhe dua ta verifikoj nëse kam zë, e kam të lartë zërin, jam i dëgjueshëm a i padëgjueshëm. Dhe qeshi.

Profesori flet më tej për pushtetet dhe qeverinë, për raportet mes qytetarëve dhe sundimtarëve: “Give us power and we give you all the sources of the country”, citon dikë ai. E çuditshme, mendoja, të gjitha këto sikur po m’i lexon nga mendja ime. Të gjitha viruset që kemi mësuar deri më tani lidhur me ato që janë programuar mbi njerëzit nuk janë gjë tjetër veçse viruse të hedhura nga superfuqitë për të eksperimentuar mendjen njerëzore, shpjegon profesori, që vjen pikërisht nga superfuqia më e madhe e kohës, dhe mua gati sa nuk më del nga goja thirrja: “Kujdes, do të të heqin nga puna!”. Herë duke ngritur sytë e herë duke ndërfutur një pauzë të shkurtër në mes të fjalisë, ai shpjegon se këto “viruse” qarkullohen ndoshta për të pakësuar fuqinë e njeriut, ndoshta për t’i bërë të varur njerëzit nga një sy i madh (mua më vjen në mendje artikulli im “Kujdes: ‘Big Brother’ vëzhgon”), ndoshta për të rikrijuar klasa të pasura nga e para dhe për të shkuar në diferencime edhe më të mëdha midis shtresave. Përsëri më kujtohet Shqipëria, ku sot flitet vetëm për klasë politike dhe supozohet se në shoqërinë e sotme nuk ka më klasa, sepse demokracia është popullore dhe s’ka si të ketë ndarje klasore, shumë-shumë mund të ketë “grupe interesi”.

…Dhe për të shkuar drejt një thellimi akoma më të madh të tyre, vijon profesori ndërkaq, mes tyre dhe shtresave të tjera. Por mbi të gjitha për të dobësuar fuqinë krijuese, por edhe ndërtuese të njeriut. Më ngjan se profesori nuk është aq armiqësor me Marksin dhe teoritë e tij të shfrytëzimit dhe të ndarjes klasore.

Beatris është emri i një prej kandidateve të kursit, një vajzë simpatike dhe shumë ambicioze, e cila qysh në ditën e dytë më shprehu dëshirën për t’u bashkuar me të për të punuar në Afrikë. E kam me shumë qejf, vetëm se do të më duhet të mësohem me mendësitë e ndryshme që është e ditur se do të gjej. Një profesor portugez, që iu bashkua bisedës sonë, na inkurajoi për ta nisur këtë eksperiencë të re. Do ta keni vërtet të vështirë. Sapo të dalësh nga hoteli yt luksoz do të gjesh fëmijë pa nënë dhe baba, të shtrirë në rrugë duke lypur, dhe në çdo rast do të flenë natën jashtë. Të tjerë, të palarë, tepër të varfër, vijnë e të ofrohen për punë për një mëditje qesharake. Por Beatris ngulmon se nuk do të dështojë dhe unë inkurajohem t’i them: Kishte kohë që mendoja se nuk ka më njerëz idealistë në këtë botë. Faleminderit.

Dita e fundme ka ardhur. Më pret një vizitë në manastirin e fretërve françeskanë, ndërtuar që në shekullin e 14. San Bernardo është emri i fratit që themeloi këtë manastir dhe rendi i murgjve të tyre u përhap edhe jashtë Italisë. Më duket se e ndërtoi këtë urdhër, për ta shpërndarë atë dhe përtej Italisë. Pak më poshtë gjendej muzeu arkeologjik. Fiesole ka qenë vendbanim etrusk, para-roman. Aty është gjetur një vendbanim me kulturë proto-latine, kulturë etruske. Më japin kënaqësi dhuratat simbolike që mund të blej, një zvarranik të epokës primitive që thuhet se është totemi i qytetit, i ngjashëm me gjarprin te shqiptarët dhe simbolin e njeriut të parë në Tokë. Pas një nate të qetë, që m’u desh mjaft për të sistemuar në mendje dijet dhe informacionin që kisha marrë me mend, me sy, me veshë, me gjithë qenien time, zgjohem herët dhe shijoj mëngjesin e larmishëm që ofron restoranti. Gjithnjë duke menduar: Presto, presto, ti aspetta Pullman numero sei o sette. O Dio, non sono sicuro, sei o sette. Chiudero e chiedero!

26-vjecarja pi deri 25 litra uje ne dite

Kjo nënë e re është vërtet e fiksuar pas ujit, pasi arrin të pijë deri në 25 litra në ditë. Sasha Kennedy, 26 vjeç, në 24 orë mban rreth vetës shishe me ujë kudo që shkon. Në banjë ajo shkon më shumë se 40 herë në ditë.

Nëna e dy fëmijëve, thotë se nuk ka asnjë problem shëndetësore edhe pse natën ngrihet disa herë nga gjumi për të pirë ujë apo për të shkuar në banjë. Gjendjen e saj të mirë shëndetësore e konfirmojnë edhe mjekët, por ata nuk japin ndonjë shpjegim për këtë fakt.

“Askush nuk më beson nëse nuk e shikon me sytë e tij se sa ujë pi. Koha më e gjatë që kamë fjetur pa pirë ujë ka qenë një orë e 15 minuta”, tregon Sasha. Ajo thotë se kush ishte 12 vjeçe pinte deri në 15 litra ujë në ditë. Pushimet për 26-vjeçare në vende të nxehta janë tmerr i vërtet.

Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit rekomandon që një mashkull duhet të pijë dy litra ujë në ditë ndërsa femrat deri në 1.6 litra.

Vendimi i gjykates: Dhuroji gruas trendafila ose divorcohu

Një burrë në Iran duhet ti dhurojë bashkëshortes 777 trëndafila për të shmangur divorcin. Vendimi i çuditshëm është dhënë nga një gjykatë iraniane, që ka konsideruar si të ligjshme pritshmëritë e një gruaje të re, bashkëshorti i së cilës kishte premtuar në momentin e dasmës, se do ti dhuronte nga një lule çdo ditë. Gruaja, një 27-vjeçare nga Teheran, priste që bashkëshorti të mbante premtimin, por ai ka harruar shumë shpejt çfarë kishte thënë në momentin e kurorëzimit. Kështu gruaja ka vendosur ti drejtohet gjykatës dhe të kërkojë një dhuratë prej të paktën 777 trëndafilash. Bashkëshorti do të detyrohet nga gjykata të japë dhuratën, pasi në rast të kundërt gruaja mund të divorcohet dhe ai mund ti nënshtrohet disa formave dënimi, deri dhe në burgim. Sipas agjencisë së lajmeve Isna, në Iran blerja e 777 trëndafilave kushton nga 2.500 deri në 3 mijë dollarë.

Si te pastroni njollat nga librat?

Librarinë shtëpiake, sidomos nëse është e vendosur në rafte të hapura, duhet ta pastroni rregullisht nga pluhuri. Letra është sikurse magneti dhe e tërheq pluhurin, ndërsa me kalimin e kohës librat me pluhur marrin një erë të pakëndshme dhe të rëndë.

Njollat e yndyrshme largoni me letër thithëse duke e vendosur nën fletën me yndyrë. Pastaj hekuroseni faqen me temperaturë të vakët dhe njolla e yndyrshme do të kalojë në letrën thithëse. Njollat në faqet e librave të shkaktuara nga pluhuri, largoni me një vatë të njomur në peroksid hidrogjeni të holluar. Kur t’i fshini të gjitha njollat, lëreni librin të hapur ashtu që të thahen faqet.

Njollat e ngjyrës, po ashtu, pastrohen me peroksid hidrogjeni të holluar. Mos harroni që nën faqen e njollosur të vendosni letër thithëse, në mënyrë që ngjyra e tretur të mos e njollosë faqen tjetër të pastër të librit.

Në hapësirat ku ka shumë libra nuk do të ndihet aroma e pakëndshme nëse pas librave, në rafte vendosni disa vata pambuku të njomura me kamfor.

Mykun nga kapakët e librit mund ta largoni me përzierjen e 10 gramë hidroksid dhe 50 gramë amoniak. Këtë përzierje me kujdes vendoseni në çdo njollë myku, ndërsa kur njolla të zhduket, fshijeni vendin e pastruar me ujë të distiluar.

Lojerat Olimpike, si ishin ne lashtesi?

Lojërat Olimpike mund t’i duken gjithkujt sot si diçka shumë moderne, por në fakt nuk është ashtu. Olimpiada vjen nga lashtësia. Por nëse do të krahasonim lojërat e atëhershme me ato të sotme, a do të gjenim vallë gjëra të përbashkëta? Le ta bëjmë këtë krahasim në disa aspekte…

Çfarë vishnin, apo nuk vishnin atletët e lashtësisë?

Së pari, duhet thënë se Lojërat Olimpike ishin ekskluzivisht të rezervuara për meshkujt, sepse ato ishin më shumë të fokusuara te sportet marciale dhe ndeshjet fizike. Madje gratë nuk lejoheshin as të ishin spektatore. Megjithatë gratë mund të ndesheshin në ndeshje të tjera, por edhe atëherë jo vetë, por duke u përfaqësuar nga karrocat e garave që i kishin në pronësinë e tyre. E vetmja grua që arriti një rekord në këtë garë me karrocën e saj ishte një princeshë spartane.

Një nga arsyet e përjashtimit të grave nga garimet ishte ndoshta se atletët, boksierët dhe mundësit, të gjithë ishin tërësisht lakuriq në garim. Fjala e vjetër greke që përdoret për fjalën “të ushtrohesh”, donte të thoshte fjalë për fjalë “të jesh i zhveshur”. Të gjitha termat gjimnastikore që përdorim sot vijnë nga ajo periudhë e Greqisë së lashtë dhe një pjesë e madhe kanë kuptim religjioz. Lojërat ishin në fakt një festival fetar në nder të Zeusit dhe kërkonin nga të gjithë një impenjim maksimal dhe një seriozitet të jashtëzakonshëm.

Ku zhvilloheshin ndeshjet?

Olimpiada zhvillohej në “stadion” apo “stadium”. Aty kryheshin fillimisht edhe garat e 200 metrave. Më pas u shtuan me gara 400 metra për të arritur tek 5000 metërshi, kërcimi së larti, së gjati, mundja ekstreme dhe përleshjet e ndryshme dhe më pas erdhën edhe garat me karroca e kuaj.

Qëllimi i lojërave

Lojërat Olimpike ishin tërësisht një festival fetar dedikuar adhurimit të më të plotfuqishmit të Zotave të Olimpit, Zeusit të Malit të Olimpit, që ishte edhe mali më i lartë në Greqi. Edhe perëndi të tjera nderoheshin dhe adhuroheshin në zonën e faltores në Olimpia, si për shembull adhurohej motra e Zeusit, Hera, apo heroi Pelops, i cili konsiderohet edhe si një nga themeluesit e Lojërave Olimpike. Por ishte Zeusi ai që merrte të gjitha nderet, adhurimet dhe blatimet, përfshi edhe ngritjen e tempujve të mëdhenj me statuja të arta dhe të fildishta pjesërisht, të krijuara nga një artist i famshëm i kohës me emrin Pheidias i Athinës. Pikërisht tempulli i Zeusit, i krijuar prej tij, konsiderohej si një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë.

Ku zhvilloheshin lojërat?

Lojërat janë zhvilluar gjithmonë në të njëjtin vend, në një vend shumë të largët në veriperëndim të Peleponezit dhe ishte shumë e vështirë që të mbërrije aty. Zakonisht shkohej me këmbë edhe nga njerëz që ndodheshin në qendrat e Sartës dhe Athinës. Garuesit dhe spektatorët vinin jo vetëm nga vendet më të rëndësishme të Greqisë, por edhe nga e gjithë bota helenike që fillonte nga Spanja e deri në Gjeorgji shumë më përtej pellgut të Egjeut. Pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh, i cili vdiq në vitin 323 para Krishtit, grekët do të shtriheshin edhe në zona të tilla të largëta, si Afganistani dhe Sindi. Vendi ku zhvilloheshin lojërat njihej me emrin Olimpia, që vinte nga Mali Olimp, një mal që ndodhej disa milje larg vendit ku zhvillohej gara.

Si shpërbleheshin atletët dhe fitimtarët e garave

Teorikisht vetëm fakti i fitores ishte një shpërblim i madh në vetvete. Ndërkohë fituesit i jepej një degë ulliri me një mesazh simbolik. Ishte degë që rritej në një vend të veçantë pranë Olimpias. Kjo vetëm për fitimtarin, sepse në atë kohë nuk ka pasur fitues të vendit të dytë dhe të tretë, por vetëm një fitues. Ndërkohë që fitimtari kthehej në vendin e tij, atij mund t’i bëheshin edhe dhurata materiale, si për shembull të kishte mundësi të ushqehej falas në sallat e ngrënies apo mund t’i bëheshin skulptura nderi. I bëheshin edhe poezi. I tillë ka qenë Pindari, për shembull, që ka imortalizuar disa atletë fitimtarë me vargjet e tij.

Në fund të shekullit të pestë para Krishtit, qyteti i Acragas në Sicili (Agrixhentoja e sotme), nderoi një bir të tij, Exaenetus, një fitimtar dy herë rresht të një gare vrapimesh, duke e pritur në atdhe me një manifestim karrocash dhe duke nxjerrë njerëz në rrugë për t’i bërë një pritje prej triumfatori. Një shekull më parë, mundësi Milo nga Crotoni në jug të Italisë ishte një Usain Bolt i ditëve tona. Ai arriti që ta fitonte gjashtë herë Olimpiadën në shumë disiplina.

Olimpiada, një ngjarje ndërkombëtare

Fillimisht dhe për shumë shekuj në vijim, lojërat ishin të gjitha vetëm greke dhe prej këndej vjen termi “panhelenik”. Barbarët pra, jo grekët, nuk lejohej që të aplikonin. Por kur Roma pushtoi Greqinë në shekullin e dytë para Krishtit, romanët nuk e duronin më që të thirreshin “barbarë” nga grekët dhe kërkuan një status nderi prej tyre për t’u mundësuar konkurrimin. Dhe këtë e arritën me shumë sukses. Lojërat më pas vazhduan edhe nën pushtimin romak çdo katër vjet pa ndërprerje deri në vitin 393 të erës sonë, kur u ndaluan nga një shpallje e perandorit roman të krishterë, Theodosius, nën pretekstin se ato ishin polideike dhe pagane. Një tjetër perandor romak, i cili dukshëm i përçmonte këto lojëra dhe shpirtin e tyre olimpik, ishte i ashtuquajturi perandor filohelen Neron, i cili vdiq në vitin 68 para Krishtit. Ai kërkoi përmes ryshfeteve dhe kërcënimeve që komiteti panhelenik i lojërave të shtyhej me dy vjet, në mënyrë që ai të merrte pjesë në gara. Kështu ai mori pjesë dhe u hodh nga karroca me 16 kuaj, e megjithatë u nderua me kurorën e ullirit. E tillë ishte fuqia e Lojërave Olimpike në atë kohë, pa ndonjë ndryshim të madh nga ajo e Lojërave Olimpike të Hitlerit në vitin 1936. Le të shpresojmë se thelbi i shpirtit olimpik grek, ai i garës dhe i bukurisë së sportit, do të jetë në qendër të Lojërave Olimpike të Londrës 2012.

Mbreti Artur, e verteta mbi legjenden e famshme

Na ishte një herë një Mbret, Uther Pendragon, i dashuruar pas Igrainës, bashkëshortja e dukës së Kornuollit. Uther i kërkoi takim magjistarit Merlin. Ai pranoi, por në këmbim të magjisë i kërkoi djalin që do të lindte nga martesa. Kështu Merlinit iu dha për birësim Arturi i vogël, i cili në moshën 15-vjeçare arriti të shkulte nga shkëmbi një shpatë të ngulur në thellësi, duke fituar kështu të drejtën për t‘u bërë Mbreti i Britanisë.

Më pas Merlini e çoi Arturin buzë një liqeni, nga ku doli një dorë misterioze që mbante Ekskalibur-in, shpatën madhështore me të cilën Mbreti do të fitonte çdo betejë. Me anë të fuqisë së tij Arturi mundi Luçon, Perandorin e Romës dhe themeloi një perandori që bënte bashkë Irlandën, Skandinavinë dhe një pjesë të Francës.

Burime të fshehta

Këtu e ka zanafillën edhe njëra prej legjendave më të mëdha të historisë: ajo e Mbretit Artur dhe kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët. Një histori plot aventurë dhe romantizëm, që ka frymëzuar breza të tërë rapsodësh, romancierë dhe regjisorë Hollivudi. Po sikur të mos bëhej fjalë për një legjendë?

A ka ekzistuar vërtet Mbreti Artur? “Do të ishte e gabuar të përgjigjesh me një po, ose me një jo. Figura të tjera historike u bënë heronj legjendarë, si Aleksandri i Madh, apo Karli i Madh. E dimë që ata ekzistojnë vërtet, sepse kanë burime të qarta historike që i konfirmojnë. Ndërsa për Arturin, gjërat janë më të vështira, sepse bëmat bazohen të gjitha mbi një legjendë”, thotë një historian britanik dhe eksperti më i madh mbi Mbretin Artur. Pra, para se të guxojmë të flasim për gjurmët e Mbretit, le të fillojmë nga legjenda në kërkim të fillimeve të tjera¦

Dashuri (dhe fëmijë) sekretë

Në pallatin e Mbretit, kështjella e Kamelot, Arturit i shkonin pas djelmosha të rinj që ëndërronin të bëheshin kalorës të Tryezës së Rrumbullakët, urdhri që ishte betuar për vendosjen e drejtësisë dhe nderit. Më trimi prej kalorësve, Lançeloti ishte në prag të gjetjes së Gralit të Shenjtë, por dështoi për një mëkat të vetëm: marrëdhënien e fshehtë me gruan e Arturit, Gjenevra. Ky ishte edhe preteksti për një komplot ndaj vetë Mbretit. Që në rini, Artur kishte dashur motrën e gjetur të Gjenevrës, Morganën dhe prej saj pati një djalë, i cili u bë Sër Mordred, një prej kalorësve. I etur për hakmarrje, Mordred e informoi Arturin për tradhtinë e Gjenevrës dhe e bindi të largonte Lançelotin e të udhëhiqte një ekspeditë kundër kështjellës së tij në Francë. Duke qenë se mbeti i vetën në drejtimin e Britanisë, Mordred u mundua të rrëmbente fronin dhe të martohej me Gjenevrën.

Pasi e zbuloi tradhtinë, Arturi u drejtua për në Kamelot. Gjatë rrugës u takua me ushtrinë rebele të të birit dhe u përlesh në një duel deri sa Mordred vdiq dhe vetë Arturi u plagos rëndë. Kështu ai urdhëroi një kalorës, Sër Bediver, ta hidhte Ekskaliburin (shpatën) në liqen, kur një dorë gruaje doli nga fundi i ujit për të kapur atë. Ndërsa Mbreti Artur qëndroi në ishullin Avalon për të kuruar plagët që kishte marrë gjatë përleshjes.

Në kërkim të Arturit

Pavarësisht ngjarjeve, kjo është një histori e gjatë dhe e ndërlikuar. Po si është e mundur që nuk ka lënë gjurmë? Dokumentet e para që flasin për Mbretin Artur shfaqen në shekujt V-VI pas Krishtit, në fundin e sundimit romak në Britani, në fillimet e Mesjetës. Përmendjen më të hershme të emrit të tij e gjejmë në “Historia Brittonum” e murgut Nenio, në shekullit IX. Ai nuk citon kurrë një “Mbret Artur”, por tregon bëmat e një komandanti ushtarak me atë emër, i cili ishte i gatshëm të mbronte zotërimet e britanikëve nga pushtuesit saksonë, të cilët do t‘i mundte në 12 beteja.

Por tregimet mbi një personazh të ngjashëm qarkullojnë edhe diku tjetër: për Arturin tregohet në Irlandë, Normandi (ku emri i tij shfaqet në vitin 1050) e madje dhe Itali. Në Modena, në Portën e Peskierës është një basoreliev, që daton në mesin e viteve 1099-1120, ku paraqitet Mbreti dhe kalorësit e tij që shpëtuan Gjenevrën nga disa keqbërës. Ai është edhe përfaqësimi i parë ekzistues i Arturit. Ndërkohë, në vitin 1136 u shfaqën për herë të parë figurat e Mbretit Artur dhe Merlinit në pseudohistorinë britanike “Historia Regum Britanniae” e murgut galez. Megjithatë, është e pamundur të ndash faktet nga fantazia.

Në kërkim të provave

Në vitin 1485, historia e Arturit mori formën e saj përfundimtare. Në atë vit, Sër Thomas Malory publikoi në Angli librin “Vdekja e Arturit”, në të cilin përmenden Lançeloti, Tryeza e Rrumbullakët, kështjella Kamelot dhe Grali i Shenjtë. Një pionier i shtypit anglez që publikoi poemën, citonte në parathënie “prova” të ndryshme të ekzistencës së Arturit: “Para së gjithash, mund të shihet varri i tij në Manastirin e Glastonburit”. Ai tregonte shkrime, ku përmendej Arturi. Shkrimet e përshkruanin si Perandorin e Britanisë, Galicisë e Gjermanisë dhe ruheshin në abacinë e Uestminsterit. Sipas tyre edhe shpata e Lançelotit ekzistonte, por nuk dihet se ku ndodhet.

A lidhen këto prova me hetimet? Shumë nga objektet e cituara ishin false, ashtu sikurse dhe kujtimi i lashtë fetar i epokës, krijuar për të tërhequr udhëtarët… Por një “Tryezë e Rrumbullakët” ekziston vërtet në kështjellën e Uestminsterit.

A është ajo që ndërtoi Arturi me qëllim 
që “të gjithë të ishin të barabartë”?

Në të vërtetë, ajo tryezë e madhe druri, me diametër 5 metra e gjysmë, u ndërtua ndoshta për Enrikun III (1207-1272) për të ringjallur shpirtin heroik të epokës arturiane. Më pas u ripikturua në formën e saj aktuale, me rrethin e ndarë në 25 pjesë, një për Mbretin dhe 24 për kavalierët dhe në mes një trëndafil rozë (simbol i Monarkisë Tudore) për Enrikun VIII (1491-1547). Në vitin 1976, mbi tryezë u shkrua një datë me metodën e karbonit 14: vinte nga pemët e prera në shekullin XIII.

Varri i Arturit
A mos ndoshta supozohet që varri i Arturit ndodhet në Glastonbur? Arturi ishte dërguar në ishullin Avalon për të kuruar plagët e marra pas përleshjes me të birin (dhe sipas një versioni, pikërisht nga ishulli ai duhej të rikthehej për të rifilluar luftimet. Avaloni, sipas një interpretimi, i referohet një qyteti të vogël të Glastonburit: dikur kodra e tij e rrethuar nga ujërat e kënetave, ngjante si një ishull. Kështu mendohet se Arturi është varrosur aty. Sipas gojëdhënave, edhe ish-gruaja e tij, Gjenevra u varros në të njëjtin varr me të.

Në vitin 1191, varri u gjet. Disa murgj të Glastonburit pohonin se kishin parë në ëndërr një vend të zbuluar, vendi ku ndodhej edhe varri i Arturit. Gërmuan afër një varreze dhe gjetën një arkivol të madh të mbuluar me një trup qeramike. Brenda gjetën eshtrat e një burri shumë të gjatë dhe të një gruaje. Nën sarkofag, një pllakë guri fshihte një kryq plumbi, mbi të cilin ishte shkruar në latinisht: “Këtu gjendet i varrosur i famshmi Mbreti Artur, në ishullin Avalon”. Femra u identifikua si Gjenevra. Sërish në Glastonburi, thuhet se janë gjetur eshtrat e Shën Patrikut (i cili ka vdekur në Irlandë), të Shën Dustanit (varrosur në Kanterburi) dhe të Zef Arimateas, ruajtës i Gralit të Shenjtë…

Mes viteve 1962-1963, gërmimet konfirmuan se në vendin që murgjit pretendonin se kishin gjetur varrin (mbetjet u dërguan në abacinë e Glastonburit, në një varrezë që sot është zhdukur), ishte një pjesë toke e shprishur dhe mbetjet e një grope të thellë 5 metra. Nga gjetjet u përcaktua se gërmimet ishin bërë pikërisht mes viteve 1180-1190. Kështu, mbetet për t‘u treguar se varri i përkiste vërtetë Arturit.

Një emër mbretëror
Mbi bazën e raporteve të shkruara, gojëdhënave dhe elementeve të pakta arkeologjike të mbledhura, historianët modernë janë munduar të ndërtojnë një portret hipotetik të Arturit historik: një udhëheqës, mbrojtës i Britanisë së romanizuar, i cili sprapsi sulmet e pushtuesve saksonë për shumë vjet. A është e mundur të zbulohej në atë kohë një burrë që quhej Artur? Ndoshta.

Pak kohë pas periudhës që mendohet se ka jetuar Arturi, ky emër u bë shumë popullor. “Të paktën 6 princër britanikë u pagëzuan me emrin ‘Artur‘. Por asnjë prej tyre nuk është i rëndësishëm sa për t‘i dhënë vërtetësi legjendës; pra mund të presupozohet se popullariteti i emrit vjen nga një paraardhës “i madh” që quhej “Artur”, tregojnë dy studiues.

Megjithatë, hipotezat për atë që mund të ketë qenë Arturi i “vërtetë” janë nga më të ndryshmet. Dikush teorizon se gjithçka është frymëzuar nga figurat e një zotërie të luftës skoceze në shekullin VI, Artuir mac Áedáin dhe të Mbretit, babait të tij Áedán mac Gabráin. Ndërsa dikush tjetër e identifikon si një udhëheqës romak të shekullit II, që shërbente në Britani dhe drejtonte një kontingjent kalorësish sarmatë (me origjinë nga Evropa Lindore), nga ku folklori lartëson veçanërisht shpatën e ngulur në shkëmb… Historia e tij ka frymëzuar madje edhe Hollivudin, i cili realizoi në vitin 2004 filmin “King Artur” (“Mbreti Artur”).

Po sikur Arturi të ishte një zot? Disa studiues nënvizojnë se si mund të shndërrohesh nga një figurë mitologjike apo personazh folklori në një hero që mbron tokën e tij, me një histori të mbushur me elementë të mbinatyrshëm… vetëm pas një shndërrimi të tillë, Arturi mund të bëhej “pothuajse historik”. Sigurisht që raste të ngjashme nuk mungojnë, edhe Mbreti legjendar Lir, për shembull, mund ta ketë prejardhjen nga Mbreti i detit Liar.

Është edhe një hipotezë tjetër, lidhur me fushatat e Arturit jashtë kufijve anglezë, e konsideruar si pjesa më e pabesueshme e sagës. Si mundej një Mbret të impenjohej me punë jashtë Britanisë, ndërkohë që luftonte me pushtuesit? Një historian studioi kronikat e epokës dhe zbuloi se mes viteve 468-470 ishte një Mbret britanik që bëri diçka të ngjashme. Ekziston edhe një letër që iu dërgua atij nga Peshkopi romak Sidoni, por letra i drejtohej Riothamus-it. Nuk kishte aspak lidhje me Arturin… Megjithatë, sipas historianit “Riothamus” nuk është një emër, por një titull, që në gjuhën kelte do të thoshte “madhëria e tij”.

Fushata përtej detit
Historiani i ka rindërtuar bëmat e ushtrisë së Riothamusit nga burimet e epokës dhe ka gjetur ngjashmëri të jashtëzakonshme. Mbreti vajti në Francë për një fushatë ushtarake, por u mund nga Gotët (fise gjermanike lindore). Më pas i bashkoi forcat e tij me aleatët romakë, por u mund në një betejë të vitit 470 në Bourges. Kjo ndodhi për faj të prefektit të Galisë, që i kishte tradhtuar duke inkurajuar për sulm gotët. Pasi u tërhoqën, burrat e Riothamus duhej të kalonin nga Borgonja, por gjurmët e tyre u zhdukën. Riothamus u zhduk ndërsa ishte drejtuar në një nga vendet e zonës, që quhej Avalon…

Tradhtia e prefektit të kujton atë të djalit të Arturit, Mordred, dhe zhdukja e Riothamus drejtuar për në Avalon të kujton atë të Arturit… Ngjashmëri të jashtëzakonshme apo jo? Sipas historianit, jo. “Pyetja e vërtetë që duhet të bëjmë nuk është a ka jetuar vërtetë Arturi, por nëse është Riothamus figura mbi të cilën është ndërtuar legjenda e tij. Unë mendoj se po”, përfundon historiani. Por në pritje të provave më të forta, misteri vazhdon të mbetet i hapur.

2.5 milione njerez kane blere troje ne Hene

Siç transmeton gazeta Dnevni Avaz, deri tani troje dhe parcela në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.

Njëqind turq kanë blerë deri tani mjaft pjesë të sipërfaqes së Hënës. Secili nga këta ka blerë nga katër dynymë në Hënë, që do të thotë se gjithsej nga turqit janë blerë 40 hektarë në Hënë.

Pasi agjencia “Out of Turkey Gifts” ofroi një pjesë të parë toke në Hënë dhe pati një blerës nga Turqia, pak nga pak blerësit që i dedikojnë të dashurve të tyre “një copë truall në Hënë” u shtuan dhe deri tani u bënë 100.

Secilit blerës i dorëzohet dokumentacioni përkatës që përbëhet nga: parcela kadastrale, plani i ngastrës, harta e Hënës me koordinatat e vizatuara të ngastrës së blerë, si dhe vërtetimi që garanton se në të ardhmen pronari i ngastrës ka të gjitha të drejtat e shfrytëzimit të gjetjeve në “pjesën e tij të Hënës”, siç janë mineralet apo gurët e çmuar.

Ndër personalitetet e njohura të botës, tashmë kanë blerë troje në Hënë Paris Hilton, Jennifer Lopez, Sharon Stone, Tom Cruise, Kim Bassinger, kurse që prej dy vjetësh një parcelë të madhe me vlerë 5 milionë dollarë e ka blerë edhe miliarderi rus Roman Abramovic, i njohur edhe si pronar i klubit londinez Chelsea. Edhe ish-presidenti amerikan, George Bush, është njëri nga pronarët e njohur të parcelave në Hënë.

Si transmeton gazeta Dnevni Avaz, deri tani troje dhe parcela në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.

Nuk ka ende të dhëna nëse në mesin e tyre është edhe ndonjë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, diaspora, apo trojet e tjera të banuara me shqiptarë.

10 femrat me te zgjuara te te gjitha koherave

Për herë të parë në 100 vjet, testet e inteligjencës në mbarë botën tregojnë se gratë janë përpara burrave sa i përket inteligjencës. Studiuesit thonë se truri i grave trajnohet më mirë pasi ato merren edhe me punë, por i përkushtohen edhe familjes.
Gazeta më e madhe gjermane, Bild, publikoi renditjen e dhjetë grave më të zgjuara në botë.

1. Margaret Thatcher
Zonja e Hekurt nuk ishte vetëm kryeministrja e Britanisë së Madhe, por edhe një zbuluese. Ajo ka studiuar për kimi dhe shkenca juridike në Oksford. Bashkë me një ekip ka zbuluar akulloren e butë.

2. Hannah Arendt
Filozofja shkroi kundër sistemeve totalitare dhe ndoqi si reportere procesin kundër nazistit Adolf Eichmann në Jeruzalem. Vlerësohet si një nga mendimtaret politike me më shumë ndikim të kohëve moderne.

3. Sally Ride
Astrofizikantja e njohur u bë amerikania e parë në hapësirë në vitin 1983. Pas kësaj, ajo drejtoi një sektor të rëndësishëm kërkimesh në NASA dhe punoi për misionin e suksesshëm në Mars, të quajtur Pathfinder.

4. Marie Curie
Polakja studioi në Francë, në Sorbonne. Gjatë kërkimeve të saj zbuloi radioaktivitetin. Mbajtësja e dy çmimeve Nobel në Kimi e Fizikë, është edhe krijuesja e fjalës radioaktiv.

5. Sharon Stone
Aktorja 54 vjeçare është e bukur dhe e zgjuar. Biondina ka një koeficient inteligjence- IQ- prej 154 pikësh dhe ka studiuar shkenca kulturore.

6. Mbretëresha Elizabeta e Parë
Ajo drejtoi Anglinë në periudhën e Rilindjes, ku u promovuan mes të tjerëve edhe William Shakespeare dhe Francis Bacon. Ajo fliste vetë gjashtë gjuhë dhe përkthente shkrimet e lashta.

7. Dr. Marion Doenhoff
Ishte gazetarja më e rëndësishme e Republikës Federale gjermane. Editore e gazetës “Die Zeit”.

8. Kleopatra
Ishte faraonja e fundit femër. Ishte një stratege gjeniale dhe një mjeshtre e politikës. Zotëronte nëntë gjuhë dhe ndikimi i saj zgjati për shekuj në Egjipt.

9. Alicia Keys
Është 31 vjeç, ka fituar 14 çmime Grammy dhe është një legjendë e muzikës soul. Është shumë e talentuar dhe përveç kësaj ka qenë një nxënëse shumë e mirë. Mori diplomën e shkollës së mesme në moshën 16 vjeçare si nxënësja më e mirë.

10. Rosa Luxemburg
Mbaroi shkollën në mënyrë të shkëlqyer dhe kreu doktoraturën për shkenca politike. Veprat e saj në sociologji dhe shkenca politike janë edhe sot një referencë e domosdoshme.

Duke shtyre gjerat humbasim 3 vjet jete

Njeriu mesatarisht kalon çdo ditë 69 minuta të kohës së vet duke shtyrë diçka, e kësisoj humb gati tri vite të jetës. Në këtë përfundim ka dalë e përditshmja britanike, Daily Mail, mbështetur në një studim të kërkuesit të internetit Bing.

Gati gjysma e njerëzve mezi marrin guximin për të ftuar një partner të mundshëm në takim, ndërsa meshkujt janë më të prirë për të shtyrë gjërat më të rëndësishme, krahasuar me femrat.

Një në pesë njerëz humb dy orë në ditë duke shtyrë gjëra që duhen bërë si; mësimi, larja e enëve ose vizita te mjeku. Sërish një në pesë njerëz shtyn gati dy muaj shkëputjen e lidhjes së dashurisë. Edhe gjinia më e bukur, femrat, rezultojnë mjaft të prirura për të shtyrë, pavarësisht se meshkujt dallohen në shtyrjen e gjërave më të rëndësishme.

Përveç kësaj, ndërsa plakemi, shtyjmë gjithnjë e më pak gjërat që duhet të bëjmë. Kështu, 65 për qind e njerëzve në moshën prej 18 deri 24 vjeç rregullisht shtyjnë të paktën një gjë, ndërsa për të njëjtën dukuri kemi 51 për qind tek personat më të mëdhenj se 55 vjeç, ka vërtetuar studimi.

“Njerëzit shpesh shtyjnë gjëra, që mund të ndryshonin jetën në mënyrë drastike. Puna pa shtyrje na ndihmon që të përqendrohemi në synimet e ardhshme”, – ka theksuar psikologia Honey Langcaster-James.

Kush janë më të mençur meshkujt apo femrat?

 

Sipas hulumtimeve të kryera nga James R. Flynn, shkencëtarit të njohur botëror për testin IQ, përgjigjja thotë se për të parën herë femrat janë para kolegëve të tyre meshkuj.

James R. Flynn kishte analizuar të dhënat nga Evropa Perëndimore, Amerika, Kanada, Zelanda e Re, Argjentina dhe Estonia, me ç’rast kishte ardhur në përfundim se për të parën herë në 100 vjet, femrat në testin e inteligjencës kishin arritur rezultatet më të mira se sa meshkujt. Jo shumë moti, rezultatet e femrave për 5 për qind ishin më të dobëta se ato të meshkujve.

Gjatë dekadës së fundit, si meshkujt, po ashtu edhe femrat kanë rezultatet më të mira, për IQ e femrave ka pasur një rritje dramatike.

Flynn beson se obligimet, të cilat jeta moderne i kushtëzon, me të cilin femra duhet të ekuilibroj ë punën dhe familjen janë përgjegjës për të gjitha rezultatet. Mundësia tjetër është se femrat kanë potencial më të madh të inteligjencës.

Mamaja pirate hyn vjedhurazi ne sistem e rrit notat e femijeve

Një nënë në Pensilvani, SHBA, rrezikon 42 vjet burg dhe një gjobë prej 90 mijë dollarësh, pasi ka ndërhyrë në mënyrë pirate në sistemin informatik të shkollës së fëmijëve të saj për të përmirësuar notat e tyre. Nëna 45-vjeçare u zbulua. Ngjarja ndodhi në shkollën “Northwestern Lehigh”, ku ajo ndërhyrë në sistem duke modifikuar rezultatet e fëmijëve të saj, por e tejkaloi pak, pasi të dhënat e reja tregonin se fëmijët kishin arritur rezultate prej gjeniu. Venusto kishte punuar në të kaluarën si sekretare mësimore për tri vjet, 2008-2011. Ndërhyrjen e parë ajo e kishte bërë në vitin 2010 për të shpëtuar të bijën nga ngelja në klasë, ndërsa të dytën në vitin 2012 për të rritur vlerësimin e të birit, nga 98 pikë në 99. Ajo kishte vjedhur fjalëkalimin e shkollës, duke e shkelur sistemin më shumë se 110 herë. Gruaja ka pranuar modifikimin e notave, por e ka quajtur këtë një veprim imoral, jo ilegal.

Ja si po e pushton You Tube boten

Kur të keni mbërritur te fundi i kësaj fjalie, në “YouTube” do të jenë hedhur me mijëra video. Kjo është mrekulli e “YouTube”: faqja e internetit që po ndryshon jetën tonë. Çdo minutë që kalon shkarkohen rreth 72 orë me imazhe. Por harrojini ato videot qesharake që ne rëndom i hapim kur duam të ngremë humorin: “YouTube” tashmë është diçka shumë serioze, madje më tepër sesa duhet. Një studim i bërë nga prestigjiozja “Pew Research Center” ka zbuluar se sajti i videove po nxjerr pak nga pak jashtë loje televizionet. Madje “YouTube” është televizioni më i madh në botë: por pas pasur pas vetes gazetarë të mirëfilltë apo kamera profesionale. Pikërisht këtu të rinjtë nga të katërt anët e botës “peshkojnë” lajmet, edhe pse “peshkojnë” vetëm ato që duan. Kur flasim për “YouTube” fjala magjike është “on demand”: informacion sipas kërkesave. Funksionon pak a shumë si radiot dikur kur i kërkoje: më vendos pak diskun e Bee Gees të lutem?. Vetëm se tani mjafton vetëm të klikosh për të parë sportin e fundit të Barack Obama-s, apo egjiptianët që i bërtasin “Monica, Monica”, Hillary Clinton-it kur ndodhej në Kajro. E në fakt, janë dy versione të asaj videoje që deri pak ditë më parë renditej mes 6 videove më të klikuara në kategorinë “News and politics”, por edhe nëse klikoni në ueb, mes videoklipit të fundit të Owl City dhe spektakleve të Ray Willima Johnson, që është komiku më i famshëm në botë pa dalë kurrë në televizor, në klasifikim renditet edhe një sport kundër fitores së Mitt Romney, i bërë nga Barack Obama. “YouTube” po kthehet në botën tonë: “YouWorld”. Me pak fjalë lamtumirë televizion, ose pothuajse. Kishte plotësisht të drejtë Eric Shmidt, presidenti i “Google”. Kur gjiganti i “Mountain Views” bleu këtë sajt që nuk kishte më pak se një vit që ishte krijuar, bëhet fjalë për 2006-n, investitorët nga e gjithë bota e konsideruan të çmendur: si mund të shpenzosh 1 miliardë e 65 milionë dollarë për një shoqëri që nuk të jep asnjë qindarkë? “Nëse do të funksionojë do të jetë njëlloj si lindja e CBS në vitin 1972”, i pëshpëriti Schimdt në vesh Ken Aulettas, kritikut të “New Yorker” dhe autor i “Googleed”. Edhe atëherë e morën për të çmendur drejtuesin e “Columbias” shtëpisë diskografike që po hiqte dorë nga biznesi i suksesshëm i disqeve për t’iu përkushtuar televizionit. “Spektatorët” e “YouTube” ishin 25 milionë në 2007, 90 milionë në 2009-n dhe 850 milionë tani. Në ditë kuptohet. Por mbi të gjitha, nuk janë thjesht spektatorë. Kjo kompani e lindur kështu rastësisht sipër një picerie në Kaliforni ka ndryshuar përgjithmonë botën e medias. Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim kishin në mendje diçka të ngjashme me

“Facebook”: një faqe interneti ku mund të shkëmbeje videot e bëra në shtëpi. Videoja e parë me emrin “Unë në kopshtin zoologjik” pati shumë sukses. Protagonist ishte vetë Jawed në kopshtin zoologjik të San Diegos. Brenda një viti tre të rinjtë u detyruan ta shesin ‘sajtin”, pasi ai po shpërthente dhe ata nuk ishin të përgatitur për të administruar këtë sukses kaq të madh. Sot nëse sheh trendin e muajve të fundit mbetesh pa fjalë. S’ka më kopsht zoologjik dhe mace. Në janar videoja më e parë ishte ajo me ata që festuan një vit që nga fillimi i Pranverës arabe. Në dhjetor ishte “gjuajtja” kundër gejve e kandidatit aspirant për Shtëpinë e Bardhë, Rick Perry. Në tetor tërmeti në Turqi dhe protestat e Occupy Wall Street. “Është një formë e re gazetarie”, thotë për agjencinë “Associated Press” Amy Mitchell, zëvendësdrejtorja e Pew. “Dhe për më tepër është një formë gazetarie ku lidhja mes medias dhe qytetarëve është shumë dinamike”. Dhe kjo jo vetëm se aty gjithçka është sipas kërkesave. E në fakt, 40 për qind e informacionit që kalon në “YouTube” vetëprodhohet: janë videot që realizojmë ne vetë. Efekti i videove shumëfishon “citizen journalism” që lulëzon në rrjet nga blogu në blog. Me pak fjalë gazetaria e qytetarëve. Natyrisht që në televizion nuk janë vetëm lajmet. Është edhe kinemaja dhe programet televizive. Por edhe këtu: harrojeni përrallën e vjetër të piraterisë. Marc Andresen, që dikur pati themeluar Netscape, sajti që akuzohej për pirateri muzikore, e që sot është bërë aksioneri më i madh i “Silicon valley”, kujton gjithmonë në “Google” kur në fillim të viteve 2000 në Hollywood të gjithë u hodhën kundër “YouTube”: gjiganti “Viacom” kërkoi një miliard dollarë dëmshpërblim. Sot “Google” ka krijuar një mekanizëm që quhet “Content ID”, shpjegon një nga menaxherët e “YouTube” për Europën. “Mekanizmi u lejon ‘pronarëve’ që të identifikojnë të dhënat e tyre në rrjet. Kur zbulohet se një video është postuar nga dikush tjetër mund të bllokohet”. Ja sekreti. Për të qëndruar në Itali për shembull, “YouTube” lidh një marrëveshje me “Rai”-n ose ndonjë kanal tjetër për të kontrolluar se ku përfundojnë videot e tij. Me pak fjalë në çdo moment mund të gjendet pronari dhe përdoruesit e asaj videoje. Që “YouTube” është një lloj televizioni i ri global kjo duket më së miri. Prej disa muajsh portali është riorganizuar në më shumë se 100 kanale. Me tematika të tilla si informacioni, sporti, argëtimi. Por edhe të personalizuar me 300 mijë partnerë në të gjithë botën: nga gjigantët e Hollywood-it, deri te “Rai” në Itali. Por gjithsesi, forca e këtij sajti qëndron në natyrën e tij ku gjithçka “bëhet vetë”. “Ideja e ‘YouTube’ gjithmonë ka qenë ajo e të qenët një videounivers alternativ ndaj shpërndarjes piramidale të televizionit të vjetër”, thotë Steven Levy, ish-drejtori i “Newsweek”, sot i “Wired” autor edhe i librit “Google revolution”. “Komuniteti i përdoruesve po çmonton botën e vjetër të lajmeve”, vazhdon më tej ai. Dhe të mendosh që jemi vetëm në fillim. “Trendi i ri do të jetë ai i videove direkte; lidhja në kohë reale”. Sigurisht live ashtu si nëpër edicionet e lajmeve. Por informacioni është vetëm një aspekt i revolucionit të “YouWord”. “Vetë internet do të thotë kërkim pa fund. “YouTube” gjendet në pozicionin më të mirë për ta shfrytëzuar këtë model kjo falë ndërveprimit mes përdoruesve”, thotë Levy. Por çfarë është në të vërtetë “YouTube”: televizioni i ri apo një lloj “Facebook”-u i ri. Tani ndoshta është momenti të kujtosh se kur “Google” vendosi të blinte këtë sajt interneti Rupert Murdoch u përpoq me të gjitha mundësitë të mos e lejonte këtë. Ndoshta sepse “peshkaqeni” i vjetër shihte në ato faqe interneti, dikur të urryera nga Hollywood-i të gjithë potencialin për t’u bërë vërtet televizioni i ri. Por gjërat shkuan ndryshe. Faqja me videot ku macet i bien pianos dhe njerëz të zakonshëm bëjnë humor përfundoi nën mbretërinë e “Google”. Sot “Google” nuk i deklaron të ardhurat që fiton nga “YouTube”, por sipas “Wall Street Journal”, vlera arrin në 200 milionë dollarë fitime në vit, ndërsa kostot në 70 milionë dollarë. Tani menaxherëve të “YouTube” nuk u mbetet gjë tjetër veçse të konkurrojnë televizionin. Pyetja që shtron Hunte Walk, një nga drejtorët e “Google”, është: “Pse amerikanët qëndrojnë pesë orë në ditë para kompjuterit, ndërkohë që në ‘YouTube’ kalojnë vetëm 15 minuta?”. Në pritje të përgjigjes, njerëzit mund të kujtojnë thënien tjetër të Andy Warhol: “Fama është për të gjithë, por nuk zgjat më shumë se çerek ore”. Në fund të fundit 850 milionë përdorues janë vetëm 100 mijë më pak se miqtë në “Facebook”. Mes rrjetit social dhe lajmeve sfida sapo ka nisur: të gjithë të rejat dhe detajet të jeni të sigurt se do t’i zbuloni në “YouTube”.

Bota e “YouTube” – Krijuar në 14 shkurt të 2005. Blihet nga “Google” për 1.65 miliardë dollarë

800 milionë – Përdoruesit unikë në muaj 60 orë video shkarkon çdo minutë

4 miliardë – Numri i videove që shihen çdo ditë. 140 mesatarja e videove për çdo njeri gjatë 2011-s

Burimet e informacionit më të klikuara në “YouTube”

Russia Today

Fox News

BBC

Klasifikimi

Cunami – Ngjarja më e klikuar në “YouTube” në 15 muajt e fundit është cunami në Japoni. Nga 11 deri në 18 mars të 2011 videot për katastrofën janë parë 96 milionë herë

Zgjedhjet ruse – Ato të vitit 2012 kanë qenë të dytat më të klikuara në “YouTube”: përveç videove me lajme sukses kanë pasur edhe ato me përmbajtje satirike

Revoltat arabe – Edhe revoltat arabe dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë qenë shumë të ndjekura: disa video nga Egjipti janë parë më shumë se 2 milionë herë brenda 5 ditëve

54 planete te tjere pervec Tokes

 

Më shumë se 54 planetë, që teorikisht mund të strehojnë jetë, janë zbuluar nga një teleskop i teknologjisë së përparuar me rreze infra të kuq nga NASA. Zbulimi i bërë nga ky teleskop është shumë me interes, duke pagur parasysh se teleskopi Kepler i Agjencisë Amerikane të Hapësirës ka vetëm një vit që është lëshuar në orbitë. Në këtë periudhë kohore, ky teleskop ka vëzhguar vetëm një pjesë të vogël të galaktikës sonë. Aparaturat moderne të satelitit Kepler kanë zbuluar mbi 1235 planetë të rinj jashtë sistemit tonë diellor, nga të cilët 54 ndodhen në një zonë që nën disa kushte të caktuara mund të krijojnë apo të mirëpresin jetë. Kjo zonë që përmban këta planetë nuk është “as e nxehtë, as e ftohtë”, tha kreu i ekipit shkencor të Keplerit, William Borouki. Deri më tani, vetëm dy planetë jashtë sistemit diellor dhe Tokës janë konsideruar se janë në një “zonë të banueshme”. Sipas shkencëtarit amerikan, numri i 54 planetëve është “tepër i madh, i paimagjinueshëm”. Për më tepër, më shumë se 1.200 trupa qiellore nuk janë konfirmuar të jenë planetë. Ekspertët vlerësojnë se rreth 80% e tyre do të klasifikohen si të tillë. Hapi tjetër i madh do të jetë prova shkencore e hipotezës që disa nga 54 planetët mund të kenë kushtet themelore për të mbështetur jetën, disa nga këto cilësi janë madhësia e tyre, kushtet klimatike në to, temperatura si dhe distanca nga dielli. Por, për të eksploruar kushtet më specifike në këta planetë, si kushtet atmosferike, praninë e ujit dhe të karbonit, kërkohen teleskopë të një teknologjie të përparuar, që momentalisht nuk janë krijuar ende.

15 ushqimet me hidratuese

Në këto kohë të nxehta, mjekët rekomandojnë përdorimin e sa më shumë lëngjeve, por jo vetëm. Në këtë lajm ne ju bëjmë me dije se cilët janë 15 ushqimet më hidratuese. Duke konsumuar këto ushqime, ju “hani” ujë.
“ABC News” thotë se ju merrni pothuajse 20% të ujit të nevojshëm nëpërmjet ushqimit, por ju mund të merrni akoma më shumë duke konsumuar produktet e mëposhtme.

Ja 15 ushqimet më hidratuese:

1. Kastraveci përmban 97% ujë
2. Shalqiri përmban 96 % ujë
3. Ananasi përmban 95% ujë
4. Sallata jeshile përmban 95% ujë
5. Rrepka përmban 95% ujë
6. Majdanozi përmban 95 % ujë
7. Domatja përmban 94% ujë
8. Pjepri përmban 92% ujë
9. Portokalli përmban 90% ujë
10. Brokoli përmban 89% ujë
11. Pjeshka përmban 89% ujë
12. Dardha përmban 89 % ujë
13. Kosi përmban 88% ujë
14. Karota përmban 88 % ujë
15. Molla përmban 86 % ujë

Restorant me kameriere dhe kuzhiniere robote

Një restorant i pazakontë është hapur ditët e fundit në Kinë.

Quhet Haohai Robot Themed Restaurant dhe në të gatuhet dhe shërbehet nga robotë. Restoranti ndodhet në rajonin e Heilongjiang.

Klientët e shumtë që kanë provuar specialitetet e lokalit, janë mirëpritur nga 18 robotë të pajisur me një inteligjencë të krahasueshme me atë të një fëmije 3 apo 4-vjeçar.

.

Zbulohet gruaja qe sheh mbi 99 milione ngjyra

Në Britaninë e Madhe është gjetur një grua e cila mund të shohë dhe dallojë 99 milionë ngjyra më shumë se njeriu i zakonshëm, shkruan “Discover Magazine”. Ajo është gjetur nga një mjeke në Universitetin e Birminghamit, raporton Koha Ditore.

Kjo grua e cila në raport përmendet si subjekti cDa29, është personi i parë në botë i njohur për të ashtuquajturin shikim tetrakromatik, përkatësisht që ka katër lloje të qelizave fotoreceptore në retinën e syrit.

Shumica dërrmuese e njerëzve kanë shikim trekromatik, sepse syri i njeriut më së shpeshti posedon tri lloje të këtyre qelizave që shërbejnë për perceptimin e ngjyrave.

Pas testimeve të kryera me më shumë persona, tani dimë që shikimi tetrakromatik ekziston.

Studiuesit deklarojnë se mund të ekzistojnë edhe shumë persona të tillë, por ata nuk dinë që shikimi i tyre dallon nga ai i njerëzve të zakonshëm.

10 dallimet mes Polit te Veriut dhe Polit te Jugut

 

     

Dy polet janë në ekstremet e planetit tonë. Shumë prej tipareve të tyre janë ekstremisht të kundërta gjithashtu. Faqja e specializuar e internetit “Listverse” ka renditur dhjetë dallimet më të rëndësishme mes dy prej vendeve më të pabanueshme të Tokës. Ndryshimet nisin nga vrima në shtresën e Ozonit, tek ftohtësia, arinjtë polarë dhe pinguinët e deri tek ari i zi. Lexoni më poshtë 10 dallimet mes Polit të Veriut dhe Polit të Jugut.

Metamorfozat

Zona arktike ndodhet në rajonin e Polit të Veriut dhe ka një cikël shkrirjeje të natyrshme, gjatë të cilës pothuajse gjysma e sasisë të akullit shkrin në verë dhe ngrin sërish në dimër. Gjatë dimrit, sipërfaqja e mbuluar me akull është pothuajse e barabartë me sipërfaqen e SHBA-ve. Sidoqoftë, sipas një studimi të kohëve të fundit, akulli në Groenlandë po shkrin aq shpejt saqë gjysma e tij pritet të zhduket në fund të këtij shekulli. Studime të tjera sugjerojnë se i tërë rajoni arktik mund të jetë pa akull gjatë verës në më pak se një shekull. Nga ana tjetër zona antarktike ka pothuajse të njëjtën përmasë dhe formë gjatë 12 muajve. Studimet e fundit tregojnë se edhe ky rajon po shkrin, jo për shkak të proceseve të natyrshme, por për shkak të efekteve të ngrohjes globale. Nëse akulli i Polit të Jugut do të shkrinte në një ditë (gjë që nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt), niveli i deteve dhe oqeaneve do të rritej me 60 metër. Rajoni arktik shkrin më shpejt, sepse është i zhytur dhe oqeani e përshpejton procesin, ndërsa rajoni antarktik, në të cilin gjenden shumë shkëmbinj, nuk preket nga ky fenomen.

Vrima në shtresën e ozonit

Mbi rajonin antarktik ndodhet një vrimë në shtresën e ozonit, e cila tani është thuajse 3 herë më e madhe sesa ajo që ndodhet mbi sipërfaqen e SHBA-së. Shtresa e ozonit mbi rajonin arktik ndërkaq po bëhet gjithnjë e më e hollë, ndërsa në shtresën e ozonit mbi Polin e Veriut nuk ka asnjë çarje. Termi “vrima e ozonit” përdoret për të përshkruar fenomenin përmes të cilit substanca kimike, ozoni, i cili mbështjell tokën dhe e mbron atë prej rrezatimit diellor, është dëmtuar dhe në disa vende është zhdukur. Humbjet në shtresën e ozonit janë më të pakta krahasuar me ato të hemisferës jugore sepse temperaturat më të larta të arktikut pengojnë formimin e reve polare stratosferike, të cilat shkaktojnë datimin e ozonit. Megjithatë, temperaturat në Polin e Veriut po ulen gradualisht, çka çon drejt humbjeve serioze në shtresën e ozonit.

Ftohtë dhe shumë ftohtë

Poli i Jugut është shumë më i ftohtë se Poli i Veriut. Aktualisht temperaturat e Antarktikut janë kaq të ulëta saqë bora nuk shkrin asnjëherë në disa pjesë të kontinentit. Temperatura mesatare vjetore është -49 gradë celsius, gjë që e bën Polin e Jugut vendin më të ftohtë të botës. Ndërsa temperatura mesatare gjatë sezonit të dimrit në rajonin arktik është -34 gradë celsius, ndërsa pëson rritje gjatë sezonit veror. Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në tokë ka qenë -89.6 gradë celsius dhe është raportuar nga baza Vostok, afër Polit të Jugut.

Arinjtë polarë dhe pinguinët

Shumica e njerëzve besojnë se arinjtë polarë dhe pinguinët ndajnë të njëjtin habitat. Në fakt, kjo ide e pavërtetë e ka rrënjën në reklamat televizive dhe kartolinat. Pinguinët jetojnë vetëm në hemisferën jugore, pra në rajonin antarktik, dhe nuk kanë paraardhës natyralë kontinentalë. Nëse pinguinët dhe arinjtë polarë do të jetonin në të njëjtin rajon, atëherë arinjtë polarë nuk do të shqetësoheshin për burimin e tyre ushqimor. Arinjtë polarë në fakt janë një specie endemike që jeton në hemisferën veriore. Ata ushqehen me foka, lopa deti dhe ndonjëherë edhe me balena.

Ari i zi

Pothuajse gjysma e depozitave të mbetura të naftës gjendet nën akullin e pjesës veriore të rajonit arktik, sipas përllogaritjeve të publikuara nga vëzhgimi gjeologjik i SHBA-ve. Për këtë arsye, Rusia pretendon monopolin e saj mbi një pjesë të madhe të rajonit arktik dhe shpreson të shfrytëzojë depozitat që gjenden atje. Ato shtrihen në një gjatësi prej më shumë se 1800 km dhe llogaritet të jenë në një sasi prej 10 miliardë tonë naftë bruto. SHBA gjithashtu pretendon pjesën e saj dhe po dërgon thyes akulli në territoret e saj afër Alaskës. Mendohet se depozitat e naftës gjenden edhe në rajonin antarktik, por Traktati i Antarktikut ndalon rreptësisht çdo aktivitet që shfrytëzon naftën e atjeshme.

Toka e askujt

Pavarësisht imazheve simbolike të eksploratorëve që ngrenë flamuj mbi akullin e Polit të Jugut, kontinenti antarktik është i vetmi vend në Tokë që nuk i përket askujt. Nuk janë zbuluar ende gjurmë të vendasve dhe rajoni qeveriset nga Traktati i Antarktikut, sipas të cilit territori dhe burimet e tij duhet të përdoren vetëm për qëllime paqësore dhe shkencore. Në të kundërt, më shumë se 4 milionë njerëz jetojnë në rajonin arktik. Përmendim këtu fshatra dhe qytete si: Barrow (Alaska), Tromso (Norvegji), Murmansk dhe Salekhard (Rusi). Në territorin antarktik rrallëherë vë këmbën ndokush dhe kjo bëhet vetëm për qëllime shkencore.

Akull, akull ngado

Kontinenti më jugor i planetit mbart 90% të akullit të Tokës, gjë që siguron edhe 3/4 e rezervave të ujit të freskët në rang global. Për këtë arsye, disa kanë konsideruar idenë e marrjes së blloqeve të akullit me qëllim përdorimin e tyre në plotësimin e kërkesave në vendet e thata. Në fakt, Princi Mohammed-al-Faisal i Arabisë Saudite ka planifikuar dislokimin e 100 milionë tonëve akull nga Antarktida drejt Gadishullit Arabik. Krahasimisht, Poli i Veriut ka shumë më pak akull sesa Poli i Jugut.

Kontinent-Oqean

Rajoni arktik është, thënë thjesht, një oqean i ngrirë. Në të kundërt, Antarktida është kontinent, i vendosur mbi shkëmbin dhe tokë-formime të ndryshme, lugina dhe liqene, të rrethuara nga oqeani. Në fakt, Antarktida është shtëpia e vullkanit më aktiv, malit Erebus. Për ironi, nga një pikë-qëndrim social dhe politik, rajoni arktik që ka vetëm akull, është vendi ku janë përqendruar interesat e shumë shteteve: Kanada, Groenlandë (pjesë e Danimarkës), Rusi, Islandë, Norvegji, Suedi, Finlanda dhe SHBA-të. Siç u tha më sipër, Poli i Jugut nuk i përket asnjë vendi dhe nuk është kolonizuar apo populluar asnjëherë nga eskimezët.

Vorbulla polare

Një fenomen interesant që ndodh në polet e Tokës është vorbulla polare, që është një ciklon masiv i formuar afër skajeve vertikale të planetit. Vorbullat polare ndodhin në shtresat e mesme dhe të sipërme të troposferës dhe stratosferës. Ato i rrethojnë zonat polare dhe janë pjesë e të ashtuquajturit front polar. Vorbulla polare e antarktikut është më e fuqishme dhe zgjat më shumë se ajo e arktikut.

Fusha magnetike dhe depozitat minerale

Duke qenë se antarktiku është një masë toke, në të gjenden shumë minerale: ar, argjend, platin, hekur etje Në arktik qartas nuk ka minerale të tilla. Kur flasim për polet magnetik të tokës, i referohemi hapësirës gjeografike me të njëjtin emër, ndonëse fusha magnetike e Polit të Veriut gjendet në jug ndërsa fusha magnetike e Polit të Jugut gjendet në veri. Për këtë arsye, kompasi nuk tregon veriun magnetik, por veriun gjeografik të planetit. Megjithatë është vendosur konvencionalisht që veriu magnetik është afër veriut gjeografik dhe jugu magnetik është afër jugut gjeografik. Polet magnetike të Tokës nuk përputhen me polet gjeografike, sepse fusha magnetike e tokës është në ndryshim. Diferenca është që poli magnetik i veriut (jugu i fushës magnetike) nuk gjendet më në arktik, por lëviz drejt lindjes me një shpejtësi prej 55-60 km çdo vit. Poli magnetik i jugut (veriu i fushës magnetike) ndodhet ende afër Antarktidës, ndonëse lëviz në perëndim me një shpejtësi prej 10-15 km për çdo vit.

Burimi: Tirana Observer

Kërkon pronësinë e planeteve në gjykatë

 

Disa nga rastet më të cuditshme ligjore të regjistruara ndonjëherë, kanë qenë reth temës për pronësinë e planetit.

Ajo qe duket si veprimi i nje personi pa tru per te kerkuar pronesine e boteve te tjera ne gjykate, ne te vertete ka ndodhur kur disa njerez gjate vitete jane perpjekur per te bere pikerisht kete gje. Ne fillim te ketij viti ne Quebec, Sylvio Langvein hyri ne gjykate dhe deklaroi veten pronar te te gjithe planeteve ne sistemin diellor dhe kater henave te Jupiterit. Gjykatesi Alain Michaud e rrezoi ceshtjen menjehere, duke e quajtur Langvein nje “sherxhi grindavec” dhe e akuzoi ate per abuzim me sistemin ligjor.

Ne vitin 1949 James Thomas Mangan themeloi kombin e tij te quajtur ”Nation of Celestial Space” (Kombi i Hapesires Qiellore) dhe kerkoi te gjithe universin. Mangan dergoi 74 letra ne shtete te ndryshme ne nje perpjekje per te fituar njhohjen zyrtare madje ka aplikuar edhe per anetaresim ne OKB por sic mund te parashikohet, eshte refuzuar.

“Here pas here, dikush mendon se asnje nuk e ka kerkuar pronesine e Henes me pare, dhe nxiton per ta kerkuar ate,” shkroi Virgiliu Pop, nje studiues i ligjeve te hapesires ne Agjensine Hapesinore Rumune.

Fjalëkryqi më i madh në botë

Qyteti Lvov në Ukrainë tashmë e ka fjalëkryqin më “të madh”. Fjalëkryqi gjendet në një anë të tërë të një ndërtese, dhe ka gjatësi prej 30 metrash. Gjatë ditës nuk duket asgjë nga zgjidhja, ndërkaq sapo të perëndojë Diellit, dritat fluroscente japin zgjidhjen e këtij fjalëkryqi gjigant. Mirëpo, turistët të cilët nuk e dijnë alfabetin cirilik, vështirë se mund ta kuptojnë ndonjë fjalë të këtij fjalëkryqi!

Disa kuriozitete

– Devetë janë dy llojesh:
* Me një gungë, që jetojnë në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore.
* Me dy gunga, që quhen baktriane, dhe të cilat jetojnë në Mongoli dhe në Turkmenistanin Kinez.


Devetë quhen ndryshe edhe “anijet e shkretëtirave” për shkak të rrugëve të gjata që bëjnë dhe jo për shkak të kapacitetit që bartin.

– Miniera e Rendit Lindor, e cila gjendet në Boksburg të Afrikës së Jugut, është miniera mëe thellë në botë – 3.585 metra. Kjo minierë ari ka 2.740 punëtorë.

– Japonia ka rreth 200 vullkane dhe është “shtëpia” e rreth 10 % të vullkaneve aktive të të gjithë globit.

– Ashti më i vogël në trupin e njeriut është një që gjendet në veshin e mesëm. Gjatësia e tij mesatare është 28 mm.

– Zërin (britmën) më të lartë nga të gjitha krijest e gjalla e ka Balena e Kaltër, 188 decibelë. Zëri i saj mund të dëgjohet deri 853 km.

– Nuk është e mundshme që njeriu të teshtijë pa i mbyllur sytë!

– Sytë e njeriut janë të të njëjtës madhësi që nga lindja, por hunda dhe veshët asnjëherë nuk reshin së rrituri!

– Macja në secilin vesh ka nga 32 muskuj!

– 15 milionë qeliza gjaku prodhohen dhe shkatërrohen në trupin e njeriut gjatë 1 sekonde.

– Në krahasim me trupin, kafsha që ka trurin më të madh është milingona.

– Peshkaqenët janë imunë ndaj kancerit.

– Çdo vit rrugëve të botës u shtohen rreth 50 milionë automjete. Prodhimi i makinave është industria më e madhe fabrikore në botë.

– Në vitin 1947, në Indi kishte rreth 200.000 mjete të motorizuara. Në vitin 1997, India kishte regjistruar më shumë se 36.300.000 mjete të tilla.

-Përveç fjalës ishull, gjuha shqipe ka edhe tri sinonime të tjera për të: UJDHESË, ANËSUJË DHE NISI!
-Më 28 nëntor nuk e ka përvjetorin e pavarësisë vetëm Shqipëria, por edhe Mauritania – 1960, Timori Lindor -1975, Panamaja – 1821 (por ajo u ripushtua nga Kolumbia më vonë).

Acidi gërryes në stomak

A e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë grryese e njëjtë me atë që përdoret për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të grryejë hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që rrethon muret e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet e i dëmshëm por vetëm të shërbejë për të tretur ushqimin.
Pozicioni i trupit ndikon në memorien tuaj

Nuk kujtoni një përvjetor? Atëherë provoni të uleni në gjugjë. Memoria mishërohet edhe nga pozicioni.  Disa studiues argumentojnë se disa gjëra kujtohen më mirë nëse njeriu ulet në të njëjtin pozicion që ka qenë dikur gjatë ngjarjes.
Shumica e ushqimit shkon për trurin

Megjithëse truri përbën vetëm 2% të peshës së përgjithshme trupore të njeriut, ai kërkon 20% të kalorive dhe oksigjenit të trupit. Për të mbajtur trurin në gjendje pune, tre arterie kryesore pompojnë oksigjen pa pushim. Sikur qoftë edhe njëra prej këtyre arterieve të dëmtohet ose mos të pompojë një herë truri fillon mosfunksionimin normal.

Lëkura ka katër ngjyra

Të gjitha lëkurat kanë katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu afër venave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e fundit ështe e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.

Pikaso

A e dini se emri i plotë i Pikasos është ky: Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios Cipriano de la Santísima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso.

Pikaso më shpejt ka ditur të vizatojë sesa të ecën, dhe fjala e parë që ka thënë si fëmijë ka qenë fjala “laps” (në gjuhën e tij amtare – spanjishte).

Njeriu që ha metale

Mishel Lotito (aka Monsieur Mangetout) nga Grenobli i Francës ushqehet me metale dhe qelq që nga vitit 1959. Gastroenterologu e ka përshkruar recetën e tij se ai duhet të hajë 900 gramë metale në ditë si terapi të veçantë. Mangetout – nofka e Mishelit – nëse e përkthejmë figurativisht i bie “ai që ka gjithçka”. Mishel thotë se po të hante banane dhe vezë do ta sëmurënin atë.

Sot në botë fliten rreth 2.700 gjuhë dhe rreth 7.000 dialekte te ndryshme. Vetëm në indonezi, fliten 365 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 1.000 gjuhë fliten vetëm në kontinentin e Afrikës. Gjuha më e vështirë pë t’u mësuar që të flitet është gjuha baske, e cila flitet në disa pjesë të Spanjës dhe të Francës. Baskishtja nuk ka lidhje me asnjë gjuhë në botë. Mandarinishtja (kinezishtja) është gjuha që flitet më së shumti në botë, kurse pas saj pason anglishtja. Por, si gjuhë amtare, spanjishtja është gjuha më e folur në rruzullin tokësor.

Zbulimet e Da Vinçit

Leonardo Da Vinçi (1452 – 1519) ka përpiluar skemën e një nëndetësje, kurse Uiliem Burni, matematikan britanik, vizatoi planin për nëndetëse në vitin 1578. Por, vetëm më 1620, Kornelius Van Drebeli, shpikës holandez, ia doli që ta ndërtojë nëndetësen e parë.

Studimi, zogjte njohin zerat dhe fytyrat

Zogjtë janë në gjendje të njohin fytyrat dhe zërat e njerëzve me të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm. Të paktën kështu pretendohet nga një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Lincolnit, në Britaninë e Madhe dhe të Universitetit të Vjenës, të cilët kanë studiuar sjelljet e pëllumbave dhe korbave, në dy eksperimente të ndryshme. Studimi i parë, i publikuar në revistën “Avian Biology Research”, ka evidentuar se pëllumbat arrijnë të njohin qeniet njerëzore të afërta dhe jo të afërta. Ekipi i shkencëtarëve ka stërvitur fillimisht një grup pëllumbash që të njohin diferencën mes fotografive të objekteve familjare dhe fotografive të objekteve të panjohura. Më pas këtyre pëllumbave u janë treguar fotografitë e disa çifteve: një fytyrë ishte shpesh në kontakt me zogjtë, ndërsa tjetra ishte e panjohur për ta. E njëjta gjë është bërë dhe për grupin e zogjve të pastërvitur paraprakisht për të njohur objektet familjare. Në përfundim, zogjtë që ishin stërvitur ishin në gjendje të njihnin dhe klasifikonin personat familjarë duke përdorur vetëm fytyrat. Në një studim tjetër, të publikuar në revistën “Animal Cognition”, shkencëtarët kanë studiuar aftësinë e korbave për të dalluar zërat e qenieve njerëzore të afërm me njëri-tjetrin, ose jo. Një studim i mëparshëm ishte përqendruar në aftësinë e korbave për të njohur dhe komunikuar brenda llojit.

Gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë

Anakonda e verdhë Anakonda e verdhë, e njohur shkencërisht si Eunectes notaeus, është mbi tri metra e gjatë. Trupi është në ngjyrë të verdhë e i mbuluar dekorativisht me luspa të zeza. Vendi i saj është Amerika Jugore, e përhapur më gjerësisht në Uruguai, Paraguai, Brazilin Perëndimor, Bolivi, si dhe në verilindje të Argjentinës. Ushqehet me derra pylli, zogj, peshq. Ajo është shumë e rrezikshme, pasi zotëron shumë forcë dhe me një goditje mund ta rrëzojë prenë e saj direkt. Helmimi i aj sjell vdekjen e menjëhershme.

Kobra helmuese

Në Kenia është zbuluar kobra helmuese më e madhe ne botë, lloji i saj deri më sot ka qenë i panjohur. Kobra e re është pagëzuar me emrin “Naja ashei”. Me një pickim të saj, helmi që nxirret mund të vdesë 15 deri në 20 njerëz. Kjo lloj kobre mund ta hedhë helmin 15 metra larg. Destinacioni është syri i “gjahut” të saj. Helmi çon në verbim të syve. Është një nga gjarpërinjtë helmues më të gjatë të Afrikës. Ka një gjatësi mesatare 2.50 m dhe gjatësi maksmale 4.50 metra. Është shumë e përhapur në Afrikën Jugore dhe Lindore. Jeton shumë mbi pemë, por edhe nën gurë. Mamba është shumë aktive vetëm ditën. Lexis, me një shpejtësi maksimale 20 km në orë, i përket kështu grupimit të gjarpërinjve më të shpejtë.
Ushqehet me minj, zhaba, zhapinj etj. Gjahun e pickon, më pas e gëlltit. Përtypja e ushqimit përfundon pas 6 – 7 orësh.Luftuesit e mambës nuk janë shumë të njohur, por mendohet të jenë krokodilët dhe një lloj varanusu.

Gjarpri i zi

Gjarpri me gushë apo gjarpri i zi i kënetës (Coronella austriaca), siç e kanë njohur të parët, është një specie e rrallë në vendin tonë. Me gjatësi 1.5 – 2 metra, me ngjyrë të zezë dhe me gushë të bardhë në formë qeske, ku mban lëngun e tij helmues. Lëviz natën dhe ditën me një shpejtësi të paparë dhe është shumë i rrezikshëm për çdo qenie të gjallë që ai e gjen përpara.

Legjenda e gjarprit të shtëpisë

Besohet se çdo shtëpi ka gjarprin e vet. Ata rëndom janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpri i shtëpisë”. Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpeshherë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fjetjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjave e kështu me radhë. U jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet nëse e mbysim gjarprin, atëherë ai ndëshkon, saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes etj. “Është interesante të përmendet rasti i mbrojtjes nga magjia” nëpërmjet kokës së gjarprit. Vajzat e bukura dhe nuset, me qëllim që të mbrohen nga magjia, e mbartin në qafë dhe midis gjinjve kokën e gjarprit. Në fakt, kur dikush rastësisht gjatë punës së përditshme në fushë mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën, të cilën, sipas nevojës, më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë. Koka e gjarprit e mbajtur në qafë ose midis gjinjve është një ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarprit. Gjarpri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si “rojë i shtëpisë” dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saj e ka gjarprin e vet, i cili e mbron shtëpinë. Prandaj, kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë, as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarprit tek shqiptarët e ka pasur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë. Asnjë kafshë në simbolikën religjioze tek ilirët nuk ka luajtur rol të rëndësishëm sa gjarpri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtëzakonshme, e cila pa zhurmë zvarritet dhe del nga thellësia e tokës, aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, e cila me kafshimin e vet mundet aty për aty ta mbysë jo vetëm kafshën, por edhe vetë njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpri luan rol të rëndësishëm në religjionet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perëndim, e deri në Azi në Lindje, dhe prej kohërave paleolitike e deri në ditët tona. Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpri është kafsha e cila me domethënien e vet të shumëfishtë zë vendin qendror në strukturën religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërisë, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshë mitologjike. Paraqitjet e gjarprit, si material dëshmues e domethënës i kultit dhe i simbolikës së tij, në këtë pjesë të Evropës paraqitet shumë më herët se koha e formimit të fiseve ilire në këtë trevë. Paraqitjet më të lashta figurative të gjarprit janë të fazës më të lashtë të kohës së neolitit e cila është dëshmuar më së miri në lokalitetin e njohur të Lepenski Vir në Gjerdap. Në këtëlokalitet, në shtëpinë nr. 50 është zbuluar paraqitja e gjarprit, e formuar prej tokës ranore,1 si edhe një në trajtë të gjilpërës prej ashti “pjesa e sipërme e së cilës është transformuar në trupin spiral të gjarprit”. Ky objekt i fundit është gjetur në shtresën e Ic të këtij lokaliteti e mund të datohet në mbarim të mijëvjeçarit VI p.e.r. Që gjetjet nga Lepenski Viri nuk janë të rastit, përkatësisht që kulti i gjarprit nuk ka qenë i kufizuar vetëm në këtë lokalitet neolitik, dëshmojnë gjetjet në lokalitetet e tjera neolitike. Kështu, në Donja Branjevina të Deronjas, në shtresën që i takon kulturës Starçevo-Korros, janë zbuluar dy figura prej argjile, për të cilat me mjaft siguri mund të pohohet se paraqesin këtë kafshë.

Kulti i gjarprit të Delvinës

Në aspektin kohor, simbolika e gjarprit në trevën shqiptare gjendet përtej kufirit të formimit të etnosit ilir. Ky kult është i pranishëm edhe sot në përralla, legjenda e tregime të ndryshme, brenda gjithë hapësirës etnike shqiptare. Kulti i gjarprit, në rrafshin botëror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit. Megjithatë, nga epoka e neolitit e deri në epokën e hekurit, arkeologët ende nuk kanë zbuluar një simbolikë të qartë të këtij kulti. Ky fakt arkeologjik i ka shtyrë studiuesit albanologë të mendojnë se fizionomia e plotë e këtij kulti i takon periudhës së hekurit, shek VI – V para e.s. Rruga mitologjike e kultit të gjarprit fillon në Mesopotami, përcillet në Azinë e Vogël dhe këtej në botën mesdhetare, nga ku egjeanët dhe fenikasit tregtarë e përcollën në Perëndim. Por, sipas analitikës sonë, edhe një rrugë tjetër duhet të jetë ndjekur. Bëhet fjalë për popujt kurganë, të cilët iu drejtuan Ballkanit, në vitet 2700 – 2500 p.e.s. Studiuesit janë të mendimit se lëvizja e popullit pellazgjik bëri të mundur edhe përhapjen e kulteve, për të cilët ata ishin bartës të tyre. Shumë sinjifikative është legjenda, të cilën na e ka përshkruar Apolodori. Sipas tij: “Kadmi, pasi kërkoi dhe nuk e gjeti të motrën Evropën, që e kishte rrëmbyer Zeusi, u vendos në Tebë dhe u martua me Harmonin, e cila ishte e bija e perëndisë së luftës, Aresit, dhe e perëndeshës Afërdita. Me urdhër të perëndive Kadmi shkoi në mbretërinë e Enkelejve dhe u bë mbret i tyre. Në mbretërinë Enkelease ata lindën një djalë, i cili në momentin e lindjes u mbështoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunë emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisë. Në kohën e pleqërisë Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinj të shenjtë”. Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretërore. Kështu Olimpia, bashkëshortja e Filipit dhe nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, e cila ishte e bija e mbretit të Epirit, disa herë ishte parë të mbështillte rreth trupit gjarpërinj të gjallë. Autorët antikë dhe kujtesa popullore na ofrojnë edhe legjenda të tjera për gjarprin, prej të cilave po veçoj legjendën e gjarprit të Bistricës. Në zonën e Delvinës në lashtësi ishte një gjarpër i madh (Kuçedra), i cili ishte bërë tmerri i zonës, sepse, jo vetëm kishte zënë burimet, por edhe hante çdo gjë, madje edhe njerëzit. Tentativat për ta vrarë gjarprin kishin dështuar, por funksionoi plani i një plaku. Plaku ngarkoi një gomar me eshkë dhe qymyr. Kur përbindëshi ishte në gjumë, plaku e shpuri gomarin në vendin ku flinte dhe ndezi një eshkë. Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hëngri, por eshka vazhdonte të digjej nga frymëmarrja e gjarprit dhe bashkë me të edhe gjarpri. Meqenëse nuk i duronte dot dhimbjet i kërkoi ndihmë perëndisë së detit dhe Bistricës. “Ku je, o nëna ime Bistricë dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit të Kaltër, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nëna ime det dhe ti motra Bistricë?” Deti erdhi deri në Finiq, por nuk arriti ta shuante. Që të shpëtonte nga dhimbjet gjarpri lëvizi me shpejtësi në shpatin e malit mbi Delvinë. Nga lëvizja u formua një vijë e drejtë, ku nuk mbin bari. Këtë vijë vendasit e quajnë: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet një dukuri komplekse natyrore me origjinë gjeologjike, në të dyja anët e së cilës ka mbirë valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotë legjenda, manastiri i Mesopotamit.

Në 2008-ën u kap anakonda

Anakonda është një gjarpërinjtë më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm. Ata janë gjarpërinj, të cilët më tepër preferojnë të qëndrojnë në ujë dhe për këtë shkak janë shumë të rrezikshëm nën ujë. Prandaj, në të thatë ata janë të parrezikshëm dhe të ngadaltë. Ata preferojnë që prenë s ëpari ta mbysin nën ujë dhe më pas ta shfrytëzojnë për ushqim. Shpesh ndodhen që në filma t’i shohim aftësitë e këtyre kafshëve, por për disa takimi me anakondat dhe kafshët e ngjashme është përditshmëri. Kështu është edhe rasti me një fshat ku fshatarët kanë vrarë një anakondë shtatzënë. Anakonda ishte shumë e madhe dhe me një gjatësi mbi 5 m. Nga trupi i saj u nxorën rreth 70 anakonda të vogla. Në media kjo vrasje ka shkaktuar gjykime të ndryshme për këtë ngjarje. Disa mendojnë se vrasja e anakondës është akt i arsyetueshëm, ndërsa disa mendojnë se edhe ajo ka të drejtë të jetojë, si çdo qenie tjetër e sidomos janë të prekur me atë se ajo ka qenë shtatzënë.

Shkencetaret britanike gjejne pergjigjen e enigmes: pula apo veza

zogu-apo-veza

 

 

 

Nje nder pyetjet qe dukeshin si pa pergjigjie duket se ka qene subjekt i studimit te shkencetareve te cilet pretendojne se kane gjetur pergjigjien. Shikoni me poshte se kush ishte me pare!

Kush ka ardhur e para, pula apo veza?
Kesaj pyetjeje nje grup shkencetaresh angleze duket se i kane dhene zgjidhje.
Ata kane studiuar mbi proceset qe cojne ne kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e levozhges se vezes.
Kolin Friman dhe koleget e tij te Universitetit te Warwick dhe Sheffield kane zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme ne vezoret e pules, eshte pergjegjese per perpunimin e karbonat kalciumit ne kristalecalciti, substance qe perben pjesen me te forte te levozhges.
Shkencetaret kane zbuluar gjithashtu se ne mungese te kesaj proteine, levozhga nuk ngurtesohet dhe per kete arsye nuk mund te strehoje nje zog.
Pra, sipas shkencetareve, pula, ose me mire proteina OC-17, eshte krijuar perpara vezes.

Druri perbindesh, ka formen e nje dinozauri

druri-dinozaur

Nje kalimtar eshte habitur kur ka pare nje dru gjigant ne Norfolk, i cili duket sikur nje dinozaur tmerrues- “me sy, goje dhe me shpinen me gjemba”.

‘Druri perbindesh’ mund te shihet ne nje fushe prane Norfolkut verior, mirepo sikur paraardhesit e tij, edhe ky ‘dinozaur’ do te vdese kur t’i bien gjethet.
“Isha duke ecur me gruan time Debbie dhe ne nje qoshe pame drurin T-Rex. Vertet na trishtoi dhe dukej sikur nje dinozaur”.
“Eshte mbreselenese, koka eshte ne formen e duhur dhe madje ka edhe nofull dhe duar te vogla, i ngjashem sikurse mbreti i dinozaureve”, ka thene Spike Malin, nje 50-vjecar nga Cromer i Norfolkut.

Ngordh pas 100 vitesh breshka e fundit e Galapagos

george-tartaruga-solitaria

Quhej George Lonesome dhe ishte breshka e fundit gjigande e Galapagos. Kjo breshke ngordhi 100 vjec, nderkohe qe kujdestaret kishin kohe qe u mundonin per ta ciftuar breshken per te siguruar mbijetesen e kesaj specieje.

Ne fakt asgje nga keto nuk u be dhe George mbeti i vetmuar derisa ngordhi per arsye te panjohura. Kryetari i parkut te Galapagos, Edwin Nula, deklaroi se George ishte anetari i fundit i nje lloji te breshkave gjigande ne La Pinta, nje nga ishujt me te vegjel te Galapagos.
Breshkat gjigande qe mund te jetojne deri ne 200 vjet, jane nder speciet qe kane ndihmuar Charles Darwin te formuloje teorine e evolucionit ne shek e XIX.

Trupi i George u gjet i palevizshem dhe tashme i eshte nenshtruar analizave per te kuptuar arsuen e ngordhjes. Qe nga viti 1993 natyralistet kane futur ne ambjentin e George breshka femra por perpjekjet ishin te kota. U prodhuan edhe 2 veze, por perseri nuk dhane rezultat.

George u be nje simbol i vertete i tentatives per shpetimin e biodiversitetit te ishullit.

Kjo gje do te ndikoje shume edhe ne ekonomine e vendit pasi George cdo vit terhiqte ne ishull shume turiste. Per kete arsye ekspertet e Parkut Kombetar te Galapagos po vleresojne mundesine ta balsamosin trupin e George, ne menyre qe te mos ndikoje ne turizmin vendas.
Me perfundimin qe pati George mbyllet dhe nje unaze e evolucionit te specieve dhe bashke me te mundesia per t’u mbeshtetur ne trashegimine e rendesishme te perfaqesuar nga diversiteti.

Vizatimet e pabesueshme 3 D te artistit japonez

piktura

 

Duken si libra pop-up fletoret qe permbajne vizatimet e Nagai Hideyuki. Te vendosur mbi tavoline dhe ne mur per te krijuar nje kend te drejte, fletet e bllokut te artistit japonez ndertojne nje shembull te mahnitshem te artit 3D.

Hije, njolla, detaje te vogla. Gjithcka eshte e krijuar me perfeksion per te dhene ndjesine se skenat e realizuara me laps ngjiten si me magji ne leter. Kjo video tregon ilustrimet qe te bejne te ndjesh efektet 3D.

Ja një tjetër vizatim i mrekullueshëm i këtij artisti të madh.Ju ftoj të vizitoni në Youtube http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=-g_dKcp3qdQ

 

KUPTIMET E EMRAVE TË SHTETEVE

 

* Emri i Austrisë në gjermanishten e vjetër “ôstarrîhhi”, do të thotë “Perandoria e Lindjes”.

* Emri i Bahameve në arabishte do të thotë “dy detet”.

* Emri i shtetit të Komorosit rrjedh nga arabishtja që do të thotë “ishulli i hënës”.

* Emri Angli rrjedh nga anglishtja e vjetër “Englaland” që po të përkthehej në shqip do të kishte kuprimin “vendi i engjëjve”.

* Emri i Gjibraltarit rrjedh nga arabishtja dhe ka kuptimin “Mali i Tarikut”.

* Në gjuhën e vendësve, Guatemala do të thotë “vendi i shumë bredhave”.

* Hondurasin e emëroi kështu Kristofor Kolombo, që në spanjishte d.m.th. “thellësitë”.

* Emri Iran do të thotë “vendi i arianëve”.

* Xhamajka në indishte ka kuptimin “vendi i drunjve dhe ujit”.

* Emri i Kirgisizë në gjuhën vendëse do të përkthehej “vendi i dyzet fiseve”.

* Emri i Lihtenshtajnit në gjermanishten e vjetër do të kishte kuptimin “guri që shkëlqen”.

* Emri Luksemburg rrjedh nga dy fjalë të dy gjuhëve të ndryshme, që po të përktheheshin do të tingëllonte si “kështjella e vogël”.

* Grekët e vjetër Maltën e quanin “Melita” që d.m.th. “mjaltë”.

* Në gjuhën e vendësve të lashtë, Norvegji do të thoshte “rruga veriore”.

* Sri Lanka në sanskritishte kishte kuptimin “ishulli madhështor”.

* Sudan në arabishte ka kuptimin “vendi i zezakëve”.

* Emri i Turqisë ka kuptimin në gjuhën vendëse “fort”.

 

Njeriu më i gjatë në historinë e njerëzimit

Robert Pershing Uodlou (22.2.1918 – 15.7.1940), është, sot e kësaj dite, njeriu më i gjatë i historisë, i regjistruar edhe në Librin e Rekordeve të Ginisit. Gjatësia e tij ishte 2.72 metra dhe peshonte 220 kilogramë në ditën që vdiq.

Gjatë jetës së tij të shkurtër, ai asnjëherë nuk pushoi së rrituri deri kur ndërroi jetë. Thuhet, se në varrimin e tij morën pjesë 40.000 njerëz.

     

 

10 vendet me te keqija qe nuk duhet ti vizitojme kete vere

Janë cilësuar si dhjetë vendet e ferrit në tokë dhe të pakëshillueshme për vizitorët. Revista elektronike “AskMen.com” ka klasifikuar për verën 2012, vendet, të cilat duhen shmangur me çdo kusht. Në listë gjenden vendet e goditura nga epidemitë apo fatkeqësitë natyrore, vende në kushte ekstreme klimaterike apo vende të goditura nga lufta e korrupsioni. E para në listë është Guineja e Re. Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha. Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura. Linfen në Kinë mban vendin e dytë në listë. Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty. Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës. Kryeqyteti i Koresë së Veriut nuk i ka shpëtuar listës. Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet. Edhe vendet perëndimore s’i kanë shpëtuar klasifikimit. Oklahoma është qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht. Lista vijon me Çernobilin. I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në Çernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar.

Guinea e Re
Problemi: Sëmundjet
Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha. Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura.

Linfen, Kinë
Problemi: Errësira
Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty.

Bujumbura, Burundi
Problemi: Korrupsioni
Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës.

Piongiang, Koreja e Veriut
Problemi: Shtypja
Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet.

Oklahoma Siti, SHBA
Problemi: Katastrofat natyrore
Në klasifikim ka dhe pak perëndim. Është qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht.

Çernobil, Ukrainë
Problemi: Radioaktiviteti
I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në Çernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar.

Mogadisho, Somalia
Problemi: Ilegaliteti
Me rënien e qeverisë qendrore në vitin 1991, Mogadisho u kthye në një qytet pa ligj, pa asnjë strukturë reale të forcave paqeruajtëse që ndodheshin në vend. Kaosi ka zënë vendin e ligjit dhe të strukturat ligjore nuk funksionojnë.

Yakutsk, Rusi
Problemi: Ekstremizmi ambiental
Ky qytet është zyrtarisht vendi më i ftohtë në sipërfaqen e tokës, duke përjashtuar Antarktidën. Temperaturat në dimër arrijnë në minus 50-60 gradë celsius dhe mundtë shkaktojnë hipotermi. Pa marrë parasysh izolimin nga pjesa tjetër e Siberisë dhe botës.

Daka, Bangladesh
Problemi: Ndotja
Mungesa e stabilitetit politik, shtypja ushtarake, shkatërrimi pas luftës, si dhe katastrofat natyrore janë disa prej arsyeve që e bëjnë këtë një prej vendeve që nuk këshillohet të vizitohet. Mbi të gjitha, kryeqyteti i Bangladeshit vuan nga smogu dhe miliona tonë mbeturina që shkarkohen çdo vit në lumë.

Bagdad, Irak
Problemi: Lufta
I dëmtuar në mënyrë të tmerrshme nga lufta e Gjirit dhe nga vite të tëra diktature, kryeqyteti përballet çdo ditë me atentate, rrëmbime dhe përdhunime. Dhjetëra të vdekur shënohen çdo ditë nga shpërthimet me bomba në pjesë të ndryshme të qytetit.