Ja si po e pushton You Tube boten

Kur të keni mbërritur te fundi i kësaj fjalie, në “YouTube” do të jenë hedhur me mijëra video. Kjo është mrekulli e “YouTube”: faqja e internetit që po ndryshon jetën tonë. Çdo minutë që kalon shkarkohen rreth 72 orë me imazhe. Por harrojini ato videot qesharake që ne rëndom i hapim kur duam të ngremë humorin: “YouTube” tashmë është diçka shumë serioze, madje më tepër sesa duhet. Një studim i bërë nga prestigjiozja “Pew Research Center” ka zbuluar se sajti i videove po nxjerr pak nga pak jashtë loje televizionet. Madje “YouTube” është televizioni më i madh në botë: por pas pasur pas vetes gazetarë të mirëfilltë apo kamera profesionale. Pikërisht këtu të rinjtë nga të katërt anët e botës “peshkojnë” lajmet, edhe pse “peshkojnë” vetëm ato që duan. Kur flasim për “YouTube” fjala magjike është “on demand”: informacion sipas kërkesave. Funksionon pak a shumë si radiot dikur kur i kërkoje: më vendos pak diskun e Bee Gees të lutem?. Vetëm se tani mjafton vetëm të klikosh për të parë sportin e fundit të Barack Obama-s, apo egjiptianët që i bërtasin “Monica, Monica”, Hillary Clinton-it kur ndodhej në Kajro. E në fakt, janë dy versione të asaj videoje që deri pak ditë më parë renditej mes 6 videove më të klikuara në kategorinë “News and politics”, por edhe nëse klikoni në ueb, mes videoklipit të fundit të Owl City dhe spektakleve të Ray Willima Johnson, që është komiku më i famshëm në botë pa dalë kurrë në televizor, në klasifikim renditet edhe një sport kundër fitores së Mitt Romney, i bërë nga Barack Obama. “YouTube” po kthehet në botën tonë: “YouWorld”. Me pak fjalë lamtumirë televizion, ose pothuajse. Kishte plotësisht të drejtë Eric Shmidt, presidenti i “Google”. Kur gjiganti i “Mountain Views” bleu këtë sajt që nuk kishte më pak se një vit që ishte krijuar, bëhet fjalë për 2006-n, investitorët nga e gjithë bota e konsideruan të çmendur: si mund të shpenzosh 1 miliardë e 65 milionë dollarë për një shoqëri që nuk të jep asnjë qindarkë? “Nëse do të funksionojë do të jetë njëlloj si lindja e CBS në vitin 1972”, i pëshpëriti Schimdt në vesh Ken Aulettas, kritikut të “New Yorker” dhe autor i “Googleed”. Edhe atëherë e morën për të çmendur drejtuesin e “Columbias” shtëpisë diskografike që po hiqte dorë nga biznesi i suksesshëm i disqeve për t’iu përkushtuar televizionit. “Spektatorët” e “YouTube” ishin 25 milionë në 2007, 90 milionë në 2009-n dhe 850 milionë tani. Në ditë kuptohet. Por mbi të gjitha, nuk janë thjesht spektatorë. Kjo kompani e lindur kështu rastësisht sipër një picerie në Kaliforni ka ndryshuar përgjithmonë botën e medias. Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim kishin në mendje diçka të ngjashme me

“Facebook”: një faqe interneti ku mund të shkëmbeje videot e bëra në shtëpi. Videoja e parë me emrin “Unë në kopshtin zoologjik” pati shumë sukses. Protagonist ishte vetë Jawed në kopshtin zoologjik të San Diegos. Brenda një viti tre të rinjtë u detyruan ta shesin ‘sajtin”, pasi ai po shpërthente dhe ata nuk ishin të përgatitur për të administruar këtë sukses kaq të madh. Sot nëse sheh trendin e muajve të fundit mbetesh pa fjalë. S’ka më kopsht zoologjik dhe mace. Në janar videoja më e parë ishte ajo me ata që festuan një vit që nga fillimi i Pranverës arabe. Në dhjetor ishte “gjuajtja” kundër gejve e kandidatit aspirant për Shtëpinë e Bardhë, Rick Perry. Në tetor tërmeti në Turqi dhe protestat e Occupy Wall Street. “Është një formë e re gazetarie”, thotë për agjencinë “Associated Press” Amy Mitchell, zëvendësdrejtorja e Pew. “Dhe për më tepër është një formë gazetarie ku lidhja mes medias dhe qytetarëve është shumë dinamike”. Dhe kjo jo vetëm se aty gjithçka është sipas kërkesave. E në fakt, 40 për qind e informacionit që kalon në “YouTube” vetëprodhohet: janë videot që realizojmë ne vetë. Efekti i videove shumëfishon “citizen journalism” që lulëzon në rrjet nga blogu në blog. Me pak fjalë gazetaria e qytetarëve. Natyrisht që në televizion nuk janë vetëm lajmet. Është edhe kinemaja dhe programet televizive. Por edhe këtu: harrojeni përrallën e vjetër të piraterisë. Marc Andresen, që dikur pati themeluar Netscape, sajti që akuzohej për pirateri muzikore, e që sot është bërë aksioneri më i madh i “Silicon valley”, kujton gjithmonë në “Google” kur në fillim të viteve 2000 në Hollywood të gjithë u hodhën kundër “YouTube”: gjiganti “Viacom” kërkoi një miliard dollarë dëmshpërblim. Sot “Google” ka krijuar një mekanizëm që quhet “Content ID”, shpjegon një nga menaxherët e “YouTube” për Europën. “Mekanizmi u lejon ‘pronarëve’ që të identifikojnë të dhënat e tyre në rrjet. Kur zbulohet se një video është postuar nga dikush tjetër mund të bllokohet”. Ja sekreti. Për të qëndruar në Itali për shembull, “YouTube” lidh një marrëveshje me “Rai”-n ose ndonjë kanal tjetër për të kontrolluar se ku përfundojnë videot e tij. Me pak fjalë në çdo moment mund të gjendet pronari dhe përdoruesit e asaj videoje. Që “YouTube” është një lloj televizioni i ri global kjo duket më së miri. Prej disa muajsh portali është riorganizuar në më shumë se 100 kanale. Me tematika të tilla si informacioni, sporti, argëtimi. Por edhe të personalizuar me 300 mijë partnerë në të gjithë botën: nga gjigantët e Hollywood-it, deri te “Rai” në Itali. Por gjithsesi, forca e këtij sajti qëndron në natyrën e tij ku gjithçka “bëhet vetë”. “Ideja e ‘YouTube’ gjithmonë ka qenë ajo e të qenët një videounivers alternativ ndaj shpërndarjes piramidale të televizionit të vjetër”, thotë Steven Levy, ish-drejtori i “Newsweek”, sot i “Wired” autor edhe i librit “Google revolution”. “Komuniteti i përdoruesve po çmonton botën e vjetër të lajmeve”, vazhdon më tej ai. Dhe të mendosh që jemi vetëm në fillim. “Trendi i ri do të jetë ai i videove direkte; lidhja në kohë reale”. Sigurisht live ashtu si nëpër edicionet e lajmeve. Por informacioni është vetëm një aspekt i revolucionit të “YouWord”. “Vetë internet do të thotë kërkim pa fund. “YouTube” gjendet në pozicionin më të mirë për ta shfrytëzuar këtë model kjo falë ndërveprimit mes përdoruesve”, thotë Levy. Por çfarë është në të vërtetë “YouTube”: televizioni i ri apo një lloj “Facebook”-u i ri. Tani ndoshta është momenti të kujtosh se kur “Google” vendosi të blinte këtë sajt interneti Rupert Murdoch u përpoq me të gjitha mundësitë të mos e lejonte këtë. Ndoshta sepse “peshkaqeni” i vjetër shihte në ato faqe interneti, dikur të urryera nga Hollywood-i të gjithë potencialin për t’u bërë vërtet televizioni i ri. Por gjërat shkuan ndryshe. Faqja me videot ku macet i bien pianos dhe njerëz të zakonshëm bëjnë humor përfundoi nën mbretërinë e “Google”. Sot “Google” nuk i deklaron të ardhurat që fiton nga “YouTube”, por sipas “Wall Street Journal”, vlera arrin në 200 milionë dollarë fitime në vit, ndërsa kostot në 70 milionë dollarë. Tani menaxherëve të “YouTube” nuk u mbetet gjë tjetër veçse të konkurrojnë televizionin. Pyetja që shtron Hunte Walk, një nga drejtorët e “Google”, është: “Pse amerikanët qëndrojnë pesë orë në ditë para kompjuterit, ndërkohë që në ‘YouTube’ kalojnë vetëm 15 minuta?”. Në pritje të përgjigjes, njerëzit mund të kujtojnë thënien tjetër të Andy Warhol: “Fama është për të gjithë, por nuk zgjat më shumë se çerek ore”. Në fund të fundit 850 milionë përdorues janë vetëm 100 mijë më pak se miqtë në “Facebook”. Mes rrjetit social dhe lajmeve sfida sapo ka nisur: të gjithë të rejat dhe detajet të jeni të sigurt se do t’i zbuloni në “YouTube”.

Bota e “YouTube” – Krijuar në 14 shkurt të 2005. Blihet nga “Google” për 1.65 miliardë dollarë

800 milionë – Përdoruesit unikë në muaj 60 orë video shkarkon çdo minutë

4 miliardë – Numri i videove që shihen çdo ditë. 140 mesatarja e videove për çdo njeri gjatë 2011-s

Burimet e informacionit më të klikuara në “YouTube”

Russia Today

Fox News

BBC

Klasifikimi

Cunami – Ngjarja më e klikuar në “YouTube” në 15 muajt e fundit është cunami në Japoni. Nga 11 deri në 18 mars të 2011 videot për katastrofën janë parë 96 milionë herë

Zgjedhjet ruse – Ato të vitit 2012 kanë qenë të dytat më të klikuara në “YouTube”: përveç videove me lajme sukses kanë pasur edhe ato me përmbajtje satirike

Revoltat arabe – Edhe revoltat arabe dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë qenë shumë të ndjekura: disa video nga Egjipti janë parë më shumë se 2 milionë herë brenda 5 ditëve

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s