Ujevara e Sotires

 

Qyteti i Gramshit mbart mbi vete potenciale të mëdha turistike siç është kanioni i Holtës i formuar me kalimin e kohës, përmes procesit të erozionit për shkak të lumit Holtë. Zona tregon fenomenin e njohur si topografi karstike. Kanioni është 3 km i gjatë, 350 metra i lartë dhe 10 metra i gjerë, është i përbërë nga shpella të shumta që ende nuk janë eksploruar nga udhëtarët aventurierë. Stalaktitet dhe stalagmitet kanë krijuar një vend të rrallë për t’u vizituar. Liqeni i Zi është një tjetër destinacion për t’u vizituar. Ai është krijuar nga akullnajat dhe klima është malore. Liqeni rrethohet nga malet me pisha duke i dhënë atij një pamje madhështore. Për shkak të mineraleve të shumta që ka nën të, ai ofron veti kuruese sidomos në javët e para të muajit gusht. Në këtë periudhë, numri i vizitorëve rritet mjaftueshëm. Ndërsa Grabova njihet për historinë e saj e cila përfshin lidhjet mes të dy perandorive, romake dhe bizantine. Ajo pati një zhvillimi të shpejtë ndërmjet shekujve XIV dhe XVII. Zona është e njohur për bukurinë, duke përfshirë peizazhin malor, kishat e lashta, urat shekullore e të tjerë. Në të gjitha këto destinacione është mjaft e vështirë që të shkohet prej terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës.

“Monumenti” i bukur natyror
Tashmë, vëmendja është përqendruar në ujëvarën e Sotirës, një nga monumentet më të bukura natyrore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Kjo ujëvarë ndodhet rreth 16 km larg qytetit të Gramshit dhe për të shkuar deri atje është shumë e vështirë prej mungesës së infrastrukturës, por me një automjet tip fuoristradë është më lehtë e arritshme. Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje apo e kanë shfrytëzuar këtë burim hidrik për bujqësinë dhe blegtorinë. Sotira, vizitorë të përditshëm ka pasur vetëm banorët e zonës, por tashmë po kthehet në një destinacion grishës për shumë turistë shqiptarë. Ajo ndodhet 2 orë larg zonës së banuar e për pasojë natyra është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Në këmbët e saj zë fill lumi i Sotirës dhe në ujin e kristaltë dhe të ftohtë të tij gëlojnë peshqit e shumtë. Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha nga 20 -150 metra, të shkëmbit gëlqeror. Ujëvara është e lidhur ngushtë me ligjet hidrologjike, pasi në pranverë dhe kohë reshjesh, uji ka më tepër dendësi dhe në kohë thatësire kataraktet “dobësohen”. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm dhe nën këmbët e saj shtrihet tapeti i gjelbër i lëndinës ku mund të pushohet. Cicërimat e zogjve, të gjinkallave dhe zhurma e ujit, krijojnë simfoninë më të bukur që njeriu ka nevojë të dëgjojë për t’u relaksuar.

Si të shkojmë
Për të shkuar deri në këtë destinacion ndiqet itinerari Gramsh-Sotirë-Ujëvarë dhe terreni është mjaft i thyer. Gjithsesi, zona të ofron pamje të mrekullueshme deri atje. Vizitorët duhet të kenë parasysh faktin që të furnizohen me ushqime, pasi fshati ndodhet disi larg nga ujëvara, e për më tepër nuk janë fare të përgatitur për t’u shërbyer turistëve, pasi nuk e shohin këtë gjë si fitimprurëse. Madje dua të theksoj se Sotira është një fshat pothuajse i braktisur. Tashmë kanë mbetur vetëm pak banesa dhe mënyra e jetesës është bujqësia dhe blegtoria për ata pak që kanë mbetur. Pushteti qendror dhe lokal e kanë lënë në harresë, ose më mirë nuk janë kujtuar asnjëherë për të promovuar këtë oaz në mes të shkretëtirës. Kohët e fundit media i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj zone, duke dhënë sadopak kontributin e saj në promovim, por shteti duhet të tregohet më i vëmendshëm, për të mos lënë që njerëz të papërgjegjshëm të vënë dorë në Sotirë duke kontribuar në ndotjen apo artificializimin e saj. Pavarësisht kësaj, deri më sot, kjo ujëvarë, nuk është frekuentuar aq sa të imponon, vetëm për mungesë të infrastrukturës rrugore. Nuk është e rekomandueshme që ujëvara të vizitohet në periudhën e dimrit, pasi duhet përshkuar lumi që në këtë stinë e fryn shumë shtratin e tij dhe përrenj të rrëmbyeshëm. Promovimi i Ujëvarës së Sotirës do të kthente Gramshin në një prej destinacioneve turistike më të pëlqyera në vend, për pushuesit e huaj dhe vendas, për ata afatgjatë dhe ditorë. Madje, për banorët e zonës ajo mund të kthehet në një burim të ardhurash, të cilët deri më sot nuk i kanë kushtuar rëndësi.

Këshilla për turistët
Ujëvara – Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha nga 20 -150 metra, të shkëmbit gëlqeror
Ushqimet – Vizitorët duhet të kenë parasysh faktin që të furnizohen me ushqime, pasi fshati ndodhet disi larg nga ujëvara
Fshati – Sotira është një fshat pothuajse i braktisur. Tashmë kanë mbetur vetëm pak banesa dhe mënyra e jetesës është bujqësia
Rekomandimi – Nuk është e rekomandueshme që ujëvara të vizitohet në periudhën e dimrit, pasi duhet përshkuar lumi që në këtë stinë e fryn shumë shtratin

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s