Zbuloni numri tuaj jetesor

 

Numrat megjithatë kanë më tepër domethënie se që na duket neve. Ato janë më tepër se shenja të rëndomta që i përdorim në përlogaritje.

Ato na ndihmojnë të krijojmë rend në jetën tonë të përditshme kaotike.

Nëse i kushtoni vëmendje ngjarjeve të rëndësishme në jetën tuaj, duke flluar që nga data e lindjes, e deri tek emri dhe mbiemri i juaj ( e cila gjithashtu konvertohet në gjuhën e shkronjave), nga numri i derës së shtëpisë, data e regjistruar në shkollë, data e diplomimit, data e martesës, data e ndarjes, e punësimit, regjistrimi i automobilit, numri i letërnjoftimit, lindja e fëmijëve, dhe gjithçka tjetër që ju bje ndërmend si e rëndësishme për ju, do të befasoheni me faktin se dy apo tre numra të njëjta në të gjitha ngjarjet sillen pandërprerë.

Ato numra në këtë mënyrë e japin një mesatare të jetës suaj në tërësi. Shtegu jetësor i personave me vibrime të njëjta të vlerave dhe energjisë, janë tmerësisht të ngjashme, që nga pamja e gjendjes shëndetësore e deri te raporti me të afërmit etj.

Numri i juaj personal

Kodi peronal numerologjik paraqet shifrën jetësore, atë që ua jep skeletin e gjitha lëvizjeve, karakteristikave, dëshirave, ngjarjeve, ngritjeve dhe rënjeve.

Kodi personal fitohet me bashkimin e emrit dhe mbiemrit se bashku me datëlindjen tuaj. Mund ta logaritni ashtu që të shndrroni çdo shkronjë të veçantë të emrit dhe mbiemrit në energji të numrit.

Ashtu do të veproni duke e përdorur tabelën numerike të Chaldean-Hebrew-it.

Ndamas sëpari mbledhni shkronjat e emrit (të konvertuar në numra) në bazë të tabelës e pastaj ato të mbiemrit.

Deri sa të përfitoni numrin njëshiftror për emrin dhe mbiemrin. Pastaj numrin përfundimtar një shifror të emrit mblidheni me atë të mbiemrit sërish deri në nuvelin kur të fitoni një numër njëshifror si rezultat.

Po ashtu edhe datëlindjen tuaj mblidheni deri të fitoni numër njëshifror.

• Shembull

Anita Marku, e lindur më: 20.01.1979

• Anita = 1+5+1+4+1=12=1+2=3 – numri njëshifror i zbërthyer për emrin Anita është 3

• Marku = 4+1+2+2+6=15=1+5=6 – numri njëshifror i zbërthyer për mbiemrin Marku është 6

• 20.01.1979 = 2+0+0+1+1+9+7+9=30=3+0=3 – numri njëshifror i zbërthyer për datëlindje – 3

Në fund rezultatin përfundimtar nga emri, mbiemri dhe datëlindja mblidheni deri të fitoni sërish numër njëshifror:

3+6+3=12=1+2=3
Pra personi me emrin Anita Marku e lindur më 20.01.1979 është e udhëhequr nga numri 3.

Përjashtim për numrat 11 dhe 22

Ekzistojnë dy numra që nëse fitohen si rezultat i emrit, mbiemrit apo datëlindjes, që nuk duhet t’i zbërtheni mëtej. Ato janë numrat 11 dhe 22. Nëse paraqiten këto numra në testin tuaj, atëherë thjesht si numra dyshifror bashkangjithni llohgarisë së mbledhjes me numrat tjerë.

Tabela e alfabetit numerik të “Chealden-Hebrew-it”

A = 1
B = 2
C = 3
D = 4
E = 5
F = 8
G = 3
H = 5
I = 1
J = 1
K = 2
L = 3
M = 4
N = 5
O = 7
P = 8
Q = 1
R = 2
S = 3
T = 4
U = 6
V = 6
W = 6
X = 5
Y = 1
Z = 7
Ç = 3
ZH=Z dhe H
SH=S dhe H
NJ=N dhe J

VETITË E PERSONIT NË BAZË TË KARAKTERISTIKAVE TË NUMRAVE

1

Energji e madhe, kreativitet, lider natyral dhe sundues, dashuria ndaj fëmijëve, luksit, argëtimit, këngës dhe vallëzimit, tërhjekshëri e madhe (atraktivitet madhështor), sharm natyral që e fascionon gjininë e kundërt. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: zemra, sytë, qarkullimi i gjakut.

2

Ndjeshmëri, shpesh hipersenzibilitet, lëndueshmëri, pedantëri, besnikëri ndaj shtëpisë dhe familjes, nënës dhe fëmijëve, mendje praktike në matematikë, interesim për politikë, dell për vizatim, anim kah vendlindja dhe rrënjët (të parët e tij), tradicionalitet i theksuar, i kthyer kah e kaluara. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: lukthi, gjinjtë, dhe indi i butë dhe i fortë në përgjithësi.

3

Individualitet, dashuri ndaj udhëtimeve, interes për ezoteri, filozofi, sport, vende të huaja dhe gjuhë të huaja. Po ashtu talent për gjuhë të huaja, besnik ndaj të vërtetës, luftëtar për të drejtat e njeriut, mbrojtës i më të dobëtve. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: Mëlqia, shpnetka, kryqet.

4

Origjinalitet, ekscentrik, dashuri ndaj lirisë personale, jetë me moton “jeto dhe leri tjerët të jetojnë”, shumë miq, gjenialitet, intelektual i nivelit të lartë, dashuri ndaj të pahulumtuarës, i kthyer drejt ardhmërisë.Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: Këmbët – prej gjunjëve deri te themrat, sistemi nervor.

5

Komunikues, lëvizje, shoqërim, i anueshëm kah tregtia dhe materializmi, mendje e shpejt dhe e shkathtë.Precizitet, interesim për modën, bukurinë, dashuri ndaj natyrës, kafshëve. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: Sistemi respirator (i frymëmarrjes), alergjitëe ndryshme. Sistemi nervor, lukthi, idhëza dhe organet e trejtes.

6

Hedonistik në çasje ndaj jetës, i dashuruar në bukuritë e të gjitha llojeve, ndjenja për harmoni, interes për politikë dhe anim për veprimtari publike, posesiv, ka nevoj për dominim qoftë drejtëpërdrejtë apo në prapavi. E shprehur është nevoja për jetë në qifte, në martesë dhe familje! Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë:Qafa, ruazat e kurizit të qafës, veshkët, dhe pjesët e zorrëve.

7

Gjetja dhe realizimi i “dashurisë jetësore”, romantik, gjentilitet, butësi, ndjeshmëri, senzualitet, besnikëri, anim kah religjioni, mistika, okultizmi, intuitë e fuqishme, kreativitet, talent për muzikë dhe valle, forma, ngjyra etj. Anon kah depresioni, tradicionaliteti dhe mbyllja në vete. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë:Qarkullimi i gjakut, venat, këmbët dhe shputat, psiqika, sistemi nervor i ndjeshëm.

8

Pozitë e lartë dhe me rrespekt në shoqëri, përgjegjësi e shtuar dhe e theksuar, kriticizëm, maturi, dhe ftohtësi në çasje, kujdes, dyshim, tradicionalitet, i mbyllur, dashuri dhe nevojë ndaj parave, materiales dhe sigurisë, person i themeltë dhe këmbëngulës. Ka dell për skulpturë, arkitekturë, vizatim teknik etj. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë:nyjet, thonjët, pjesët ashtrore, flokët, dhëmbët, qarkullimi i gjakut.

9

Energjik, temperament i theksuar, mosdurim, i zënë, aktiv, lëvizës, dinamik, kokëfortësi, agresivitet, dashuri ndaj shpejtësive dhe prestigjit, e theksuar vetia për tu potencuar dhe afirmuar. Edhe këta janë lider dhe shefa të lidnur. Janë direkt dhe të sinqertë në çasje. Jotaktik por në të njëjtën kohë zemërgjërë. Të ngrohtë dhe besnik ndaj të afërmive. Pjesët e ndjeshme të shëndetit janë: Koka në përgjithësi, temperatrurat e larta, inflamacionet, lëndimet e llojllojshme dhe rëzimet. 

Deshironi shendet dhe trup te paster, hani limona

Në fakt, limoni është një nga artikujt më të mirë me veprim alkalik, çfarë do të thotë që në mënyrë të shkëlqyeshme rregullon nivelin e aciditetit në organizmin tuaj. Limonët shpesh përdoren si pjesë e ushqimeve, rrallë kush pëlqen t’i hajë të gjallë, ndërsa shumica e njerëzve pëlqejnë pijen freskuese të limonit, e njohur si limonadë. Sido që t’i konsumoni, limonët kanë veçoritë e veta shëruese të cilat duhet t’i shfrytëzoni gjithsesi.Veçoritë alkalike të limonit rregullojnë nivelin e aciditetit në trup dhe vlerën pH. Është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat janë luftëtarë të shkëlqyer kundër infeksioneve siç janë gripi dhe ftohja.Mëlçia juaj e adhuron limonin sepse limoni stimulon punën e mëlçisë dhe tret acidin urik.Limonada e freskët pa sheqer është e shkëlqyeshme për detoksikimin e mëlçisë. Limoni ndihmon te pastrimi i zorrëve dhe nxit zorrët të punojnë. Pini lëng të limonit të shtrydhur me një filxhan uji të vakët në mëngjes dhe zorrët tuaja do t’ju jenë mirënjohëse. Skorbuti është sëmundje e cila krijohet kur në trup nuk ka mjaft vitaminë C, ndërsa një nga metodat e shërimit është pirja e lëngut të limonit çdo dy deri katër orë që trupi të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës C.Acidi i limonit i ndihmon trupit për të tretur gurët e tëmthit dhe të veshkave. Ndihmon te reduktimi i nivelit të radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë plakjen e shpejtuar dhe shumicën e sëmundjeve. Korja e limonit përmban fitonutrientin tangeratin, i cili është dëshmuar i shkëlqyer te lehtësimi i simptomave të sëmundjes së Parkinsonit. Shkatërron krimbat e zorrëve. Kur nuk keni mjaft oksigjen dhe ndieni vështirësi në frymëmarrje (si në alpinizëm) limoni do të jetë mjaft i dobishëm. Ka veçori të forta antibakteriale, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të shkatërrojë bakteret e malaries, kolerës, difterisë dhe tifos. Grupi i përbërësve aktivë të limonit do të parandalojë gjakrrjedhjen e brendshme dhe do të ndihmojë te shërimi i tensionit të lartë të gjakut. Rutini nga limoni do të lehtësojë simptomat e sëmundjes së syve, siç është retinopatia diabetike. Limoni përmban 22 komponime të cilat janë të shkëlqyeshme në luftën kundër qelizave të kancerit, duke përfshirë limonin, vajin i cili ngadalëson ose ndalë rritjen e kancerit të tumorit te kafshët, si edhe ndarjen e qelizave të kancerit. Sipas ekspertëve, limoni është ushqimi i vetëm i njohur në botë i cili është anionik (elektroni i tij ka ngarkesë negative). Të gjitha ushqimet tjera janë kationike (me ngarkesë pozitive). Kjo gjë e bën jashtëzakonisht të dobishëm te ndërveprimi në mes anioneve dhe kationeve, të cilat u japin energji qelizave.
 

Marihuana ul inteligjencen pergjithmone

Të rinjtë që tymosin kanabis rrezikojnë të pësojnë reduktim të fortë dhe të pakthyeshëm të inteligjencës së tyre të matur përmes testit të inteligjencës IQ, raporton një studim i kryer së fundmi. Studimi ndoqi jetën e rreth 1 mijë njerëzve në Zelandën e Re për më shumë se njëzet vjet.

Një skuadër ndërkombëtare zbuloi se ata që filluan të përdorin drogën e lehtë para moshtës 18 vjeç, ndërkohë që truri i tyre qe ende në zhvillim, vuajtën reduktim të konsiderueshëm të inteligjencës që i ndoqi në të gjithë jetën. Një ekspert britanik tha se ky kërkim mund të shpjegojë se pse njerëzit që përdorin këtë drogë shpesh duket se nuk arrijnë të zhvillojnë karrierë të suksesshme.

Për më shumë se njëzet vjet, kërkuesit monitoruan jetët e një grupi njerëzish në Dunedin të Zelandës së Re. Ata i vlerësuan inteligjencën kur ishin fëmijë, para se të fillonin të përdornin kanabis, si dhe i intervistuan në mënyrë të përsëritur deri në moshën 38 vjeç. Pasi morën parasysh faktorë të tjerë si përdorimi i alkoolit apo varësia nga duhani e droga të tjera, si dhe nivelin arsimor përkatës, ata zbuluan se përdoruesit e rregullt të kanabisit vuanin rënie të inteligjencës personale. Sa më shumë kanabis pinin, aq më e madhe qe rënia e inteligjencës.

“Ky është një studim kaq i mirë sa unë jam tashmë i bindur se konsumimi i kanabisit është pa rreziqe për njerëzit mbi 18 vjeç, por shumë i rrezikshëm për mendjet e konsumatorëve nën 18 vjeç,” thotë Profesor Terrie Moffitt i Institutit të Psikiatrisë në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

Efekti negativ qe më i dukshëm për ata që filluan të konsumonin kanabis në moshë fare të re. Studiuesit zbuluan se për adoleshentët që binin pre e kanabisit në vitet e shkollës së mesme dhe që e konsumonin rregullisht deri sa bëheshin maxhorenë, rënia në nivelin e inteligjencës personale qe 8 pikë në testin IQ. Ndalimi i konsumimit të kanabisit apo rrallimi i konsumimit, nuk i ndihmoi këta njerëz të rifitonin inteligjencën që kishin para se të hynin nën varësinë e drogës.

Kërkuesit raportuan se përdorimi i vazhdueshëm i kanabisit për më shumë se 20 vjet shoqërohej me rënie neuropsikologjike dhe rënia qe më e madhe për ata që e përdornin më shpesh.

Gjetjet janë në përputhje me spekulimet e mëparshme mbi pasojat e kanabisit gjatë adoleshencës, kohë kur truri gjendet në një fazë kritike zhvillimi. Një nga anëtarët e skuadrës kërkimore, Prof Terrie Moffitt thotë se studimi mund të ketë impakt të madh mbi mënyrën se si e kemi parë deri më sot rrezikun që krijon përdorimi i kanabisit.

“Kjo punë kërkoi përpjekje të mëdha shkencore. Ne ndoqëm më shumë se 1 mijë pjesëmarrës dhe testuam aftësitë e tyre mendore si fëmijë para se ata të kishin rënë në kontakt me kanabisin. Ne i testuam ata sërish 25 vjet më vonë pasi disa nga pjesëmarrësit u bënë përdorues të rregullt. Ka shumë të dhëna në formë anektodash që tregojnë se përdoruesit e kanabisit kanë tendencë të jenë të dobët në arritjet e tyre arsimore, në martesë apo punësim,” tha ai. Konkluzioni bazë qe që përdorimi i kanabisit nga njerëzit mbi 18 vjeç nuk sjell pasoja (përveç trullosjes afatshkurtër), por është shumë i rrezikshëm për adoleshentët.

Burimi: Gazeta Shqip

Qeni me kembe artificiale

Dhunës së karteleve të drogës në Meksikë nuk u kanë shpëtuar as kafshët. Lemon Pie është qeni i cili para pak muajsh ishte viktimë e kësaj dhune.

Anëtarë të një bande të armatosur që veprojnë në veri të Meksikës i prenë dy gjymtyrët e para kafshës, duke i vështirësuar jetesën.

Fatmirësisht, Lemon Pie u gjet nga një grup aktivistësh që mbrojnë të drejtat e kafshëve. Muaj më vonë, ai jo vetëm që u shërua, por tashmë ka edhe dy këmbë të reja të cilat edhe pse artificiale, i mundësojnë atij të vrapojë si më parë.

Vendet me misterioze ne bote

Vendet misterioze në botë janë të shumta, madje çdo vend ka historinë e tij të mistershme, e cila tregohet nga njëri brez në tjetrin. Revista e famshme “Forbes” ka marrë nismën të bëjë një analizë se cilat vende janë të mistershme, duke u bazuar në fakte reale dhe të dhëna të pakundërshtueshme.

Zona 51

Një vend më modern, por që ruan një sharm të jashtëzakonshëm: Zona 51 në Nevada. Ky territor i Shteteve të Bashkuara është një zonë “top-secret”, ku askush, përveç anëtarëve të ushtrisë amerikane, nuk mund të hyjë. Sipas legjendës, pikërisht këtu qeveria amerikane ka ose ka pasur kontakte me jashtëtokësorët, që i janë mbajtur të fshehta opinionit publik për arsye të ndryshme. Mes të tjerave, sipas një prej teorive më të famshme konspirative të ufologëve, në vitin 1947, pas shpërthimit të një rakete hapësinore të UFO-ve në Rosuell, në Nju Meksiko, pjesët e mbetura të raketës dhe të ekuipazhit janë transportuar pikërisht në Zonën 51.

Ueçester Country

Mes zonave më të mistershme është Ueçester Kauntri, në shtetin e Nju Jorkut, ku shkrimtari Uashington Irving vendosi krijimin e tij “Legjenda e Sleepy Hollow”; thuhet se në këto territore ende endet një kalorës gjatë natës, duke kërkuar kokën e humbur në luftime. Çdo vit nga data 26 deri më 28 tetor, këtu ka një eveniment aktrimi, ku aktorët rikrijojnë sërish këtë histori të mistershme.

Montekristoja Australian

Liqeni Invernes në Skoci, i njohur për praninë e përbindëshit Lok Nes. Shfaqja e parë e këtij përbindëshi daton në shekullin e 6-të para Krishtit, por edhe sot ka shumë turistë që tregojnë se kanë parë shenja të pranisë së tij në liqen. Klasifikimin e vendeve më misterioze e mbyll Montekristo Homsted në qytetin Xhuni, në Australi. Sipas legjendës, në këtë vend ndodhen fantazmat e dhjetë personave që dikur jetonin e më pas vdiqën këtu. Mes tyre është edhe fantazma e vajzës së pronarit të shtëpisë, Kristofer Uilliam Krauli, ajo e një kameriereje shtatzënë që u hodh nga ballkoni dhe e një kopshtari.

Kështjella Bran

Vendi që e fiton këtë klasifikim të pazakontë është kështjella Bran, në Brasov të Rumanisë. Legjenda tregon se në këtë vend ka jetuar Vladi i Përgjakshëm, që nxiti Bram Stokerin në vitet 1800 të shkruante romanin “Drakula”. Vladi ishte një princ i tmerrshëm, që i vriste armiqtë dhe tradhtarët e dyshuar të tij me mënyra pak ortodokse. Sot, kështjella është kthyer në një muze, por sipas revistës “Forbes”, kjo nuk ia ka hequr aspak kështjellës atë mister që e rrethonte prej kohësh: “Nëse ecën në dhomat e kësaj kështjelle, – shkruan revista,- mund të rishohësh gjyqet kundër shtrigave, ekzekutimet me prerje koke dhe varjet në litar, që Vladi urdhëroi nga këto mure”.

Kulla e Londrës

Kulla e Londrës. E ngritur në vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej qindra vitesh ajo përshkruhet si një vend shpirtrash: njëra prej këtyre historive rrëfen se edhe sot natën fantazma e Ana Bolenës, gruas së dytë të Henrikut VIII që u vra brenda këtyre mureve, shëtit në dhomat e kullës me kokën e prerë në duar, në kërkim të bashkëshortit të saj tradhtar, që e vrau, vetëm sepse donte të martohej me një grua tjetër.

Katakombet e Parisit

Vendi më misterioz i botës janë Katakombet e Parisit: edhe ato ndodhen pranë qendrës së qytetit dhe aty ndodhen skeletet e parisienëve që kanë jetuar në shekujt e kaluar. Në shekullin XX janë kthyer në muze dhe janë të shumtë vizitorët që thonë se në disa raste kanë parë fantazma ose kanë dëgjuar britmat e njerëzve të vdekur.

Teorite e gabuara per fundin e botes

Rreziku nga planeti X

Shkaku i vërtetë i ndryshimit të klimës, i aktivitetit vullkanik, i intensifikimit të aktivitetit sizmik etj. është afrimi i planetit Eris me sistemin tonë diellor, ndërmjetësi i quajtur 2003 – UB – 313 dhe i njohur në antikitet me emra të ndryshëm si: Nibiru, Marduk, Nemesis, Herkolubus, Planeti i Zotit, Planeti i Perandorisë, Planeti i Kryqit apo Planeti i Kuq. Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar. Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemit të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t’i kthejë polet e tokës në anë të kundërta ose edhe të ndalojë rrotullimin e saj. Për herë të parë, ky planet është vrojtuar më 21 tetor të vitit 2003, me anë të teleskopit “1.22 Oschin”, nga pika e vëzhgimit në malin Palomar në Kaliforni. Është zbuluar nga Majkëll E. Braun, Çad Truhilo dhe Devid L. Rabinovic më 5 janar të vitit 2005, bazuar në foto të bëra në datën e sipërpërmendur. Vëzhgime të tjera të publikuara në tetor të vitit 2005 treguan një satelit të quajtur “Dysnomia” (Gabriel). Planeti Eris/Nibiru, i cili i afrohet tokës periodikisht një herë në 3600 vjet, sjell ndryshime të klimës, si ngrohja globale me gjithë pasojat e saj natyrore – shkrirjen e akujve, zhdukjen e gjelbërimit, tharjen e kores së tokës, pakësimin e oksigjenit etj.

Efekti serë

Ky është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar. Në disa dekada klima jonë mund të marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi, duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjetë vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s’ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë.

Matriks

Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen. Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetëm simulim. Teoria Matriks pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore. Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë, atëherë nuk ekzistojmë më.

Problemi i shterpësisë

Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë, por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona. Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e ngadaltë e njerëzve.

Përplasja diellore

Xhuxhi i Kuq mund të shihet me sy të lirë. Me kalimin e kohës do të bëhet më i dukshëm dhe një ditë do të na godasë. Jo në mënyrë direkte, por aq sa për të shkatërruar sistemin tonë diellor. Ose duke e shkatërruar krejtësisht nga graviteti ose duke goditur renë Oort. Reja Oort është një masë e madhe pluhuri solar, akulli dhe shkëmbinjsh me përmasa planetësh. Mund të imagjinohet çfarë ndodh pas përplasjes.

Kolapsi i vakuumit të kuantit

Kolapsi i vakuumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakuumi i kuantit mund të shkatërronte planetin. Në fakt, ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakuumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekondë e shkatërrimi nuk do të jetë i dhimbshëm.

Rritja e konstanteve

Në vitin 2001 fizikanët zbuluan diçka të çuditshme. Një prej konstanteve, “konstantja e strukturës së përsosur”, duket se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund. Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas.

Zhdukja

Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s’mund t’i lexojë. Kjo, thonë, se në tri gjenerata bota do të ketë një të tretën e popullsisë që ka tani dhe se do të vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus, as për ndonjë kometë. Puna është se njerëzit nuk do të kenë më fëmijë, sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do të zhduket.

Çështja e drithit

Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët. Një ditë, planeti ynë do të mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do të jetë buka. Drithërat do të zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do të kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do të kthehet në një shkretëtirë të madhe prej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do të krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do t’i japë fund njerëzimit.

Maja

Ndoshta është teoria më e përfolur, por edhe më e besueshmja për sa i përket fundit të botës… Gjithsesi, edhe Maja nuk është bërë më e besueshme për shkak të ndryshimit të datave dhe spekulimeve me fundin e botës. Tashmë shumë pak njerëz i besojnë kësaj profecie.

Burimi: Gazeta Standard

10 frikerat me te shpeshta te njeriut

Frika është emocion që na mbron nga kërcënimet e atyre që na rrethojnë dhe që pastaj evoluon dhe bëhet edhe më komplekse; krahas frikërave të çuditshme apo absurde, ka frikëra të caktuara që i ndajnë shumica e njerëzve. Jemi mësuar që me termin “frikë” të hamendësojmë raste të rralla, shpesh patologjike, dhe rrallë vërejmë frikërat tona të qenësishme, të cilat janë të përbashkëta dhe shoqëruese të pandërprera në jetën tonë. Kjo listë rendit 10 frikërat që ka çdo anëtar i shoqërisë njerëzore dhe me të cilat duhet të përballet çdokush.

Humbja e lirisë
Ndërsa përkufizimi i saktë i lirisë dhe vlerës së saj në shoqëri janë subjekte të diskutueshme, frika e humbjes së lirisë ka qenë gjithnjë e pranishme në mendjet e njerëzve, sepse, ndonëse nuk është diçka për të cilën ne mendojmë çdo çast, kemi gjithnjë kohë të mendojmë thellësisht se çfarë do të ndodhte me ne nëse do të humbnim kontrollin mbi jetën tonë. Kjo frikë fillon nga elemente mondane si koha që ju duhet të kaloni në dhomë pa pasur mundësi të dilni jashtë, nëse nuk mbaroni detyrat e shtëpisë, ose frika që vjen nga vendimi i martesës. Por kjo ngre një pyetje të rëndësishme: A është liria absolute gjëja më e mirë për ne? Ne kemi parë njerëz që marrin vendime të gabuara në mënyrë të përsëritur dhe mendojnë se po të kishin dikë tjetër që i merrte vendimet për ta, gjërat do të përmirësoheshin.

E panjohura
Frika nga e panjohura është lehtësisht e shpjegueshme: mendja na tregon se për të ecur përpara duhet të dimë çfarë na pret, sepse “nëse unë e di, mund të kontrolloj situatën dhe nëse nuk e di, nuk e kam më kontrollin”. Pjesa e dytë na frikëson, sepse kontrolli është ai që na mundëson masën, përmes të cilës ne mund të manipulojmë rezultatet e veprimeve tona. Dhe kur nuk pëlqejmë atë që është e ndryshme, kjo ndodh thjesht sepse nuk e kuptojmë, ose nuk kemi një plan kontrolli për të. Kjo frikë ka qenë me ne për mijëra vjet dhe është pjesë e rëndësishme për mbijetesën tonë si specie. Shumë prej nesh, kur kanë qenë fëmijë, kanë qenë të frikësuar nga errësira, kryesisht sepse ne nuk e dinim çfarë mund të fshihej atje dhe në mënyrë të ngjashme, kur nuk e dinim se ç’kishte në fund të korridorit, ndjenim nevojën për t’u larguar që andej. Megjithatë, frika nga e panjohura shpesh ndalon progresin tonë dhe e bën të vështirë zbulimin dhe kuptimin e gjërave të reja, gjë që inkurajon refuzimin dhe mendjengushtësinë.

Dhimbja
Duke qenë se intensiteti i dhimbjes fizike është ndjesi pastërtisht subjektive, që ndihet ndryshe nga çdo person, është e vështirë të përgjithësosh atë që shkakton dhimbjen. Por dhimbja fizike mund të përshkruhet si një ndjesi e pakënaqshme që shkaktohet përgjithësisht nga një dëmtim në një pjesë të caktuar të trupit. Përveç pak përjashtimeve, shumica prej nesh janë jo tolerantë dhe të frikësuar nga dhimbja fizike dhe kjo duket në numrin e madh të mjekimeve ekzistuese që lidhen me lehtësimin e dhimbjes, mjekime që kanë nivel të ndryshëm ndikimi dhe që lidhen me lloje të ndryshme dhimbjesh. Refuzimi i dhimbjes lidhet me asociimin që ne i bëjmë dhimbjes fizike me sëmundjen dhe të qenit jo të shëndetshëm. Kjo frikë mund të lidhet më frikën e humbjes së lirisë, si për shembull në rastin e njerëzve që vuajnë nga dhimbje kronike dhe të cilët e shohin lirinë e tyre fizike të limituar, sepse duhet të shmangin veprimet që shkaktojnë ose rrisin ndjesinë e dhimbjes. Ta pranojmë, dhimbja nuk është ndjesi e mirë (ndonëse, siç e përmendëm më lart, disa njerëz besojnë ndryshe) dhe njësoj si kafshët, ne priremi të mbajmë larg atë që na shkakton dhimbje, pasi ky është një element kyç në instinktin e mbijetesës dhe sepse truri na tregon se diçka nuk shkon me një pjesë të caktuar të trupit, apo që një veprim i yni mund të shkaktojë efekte negative mbi të. Në këtë rast, dhimbja në vetvete nuk është gjë e keqe, por një mënyrë që na bën me dije se duhet të ndalojmë të kryejmë një veprim, për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të trupit.

Zhgënjimi
Kjo frikë është e vështirë për t’u shpjeguar, pasi ka dy lloj frikash që lidhen me zhgënjimin – njëra lidhet me zhgënjimin e të tjerëve dhe tjetra me zhgënjimin e vetes. Si fëmijë, të gjithë e provojmë këtë eksperiencë të shëmtuar, në të cilën kur bënim një veprim të gabuar apo një sjellje të pahijshme, prisnim të merrnim dënimin e merituar ose të paktën një të bërtitur nga prindërit, por në fakt dënimi ishte edhe më i vështirë: prindërit thjesht na shikonin me trishtim në sy dhe thoshin “Jam i zhgënjyer nga ty”, ose “Nuk e prisja këtë nga ti” dhe kjo fjali e vetme dhembte më shumë se çdo dënim tjetër. Frika nga zhgënjimi është pjesë e arsyes që lidhet me shmangien e të panjohurës. Zhgënjimi është ajo ndjenjë pakënaqësie që buron kur pritshmëritë tona nuk korrespondojnë me atë që realisht ndodh. Është e qartë se ne bëjmë ç’të jetë e mundur që ta shmangim këtë. Ndjesia e zhgënjimit është një sens negativ që shpesh ndiqet nga pendimi dhe pikëpyetjet e shumta, nëse zgjedhjet tona ndikuan sadopak në këtë zhgënjim. “Nëse do t’i kisha bërë gjërat ndryshe, do të kishte ndonjë ndryshim?”.

Uria
Varfëria përcaktohet si situatë, e cila vjen nga mungesa e burimeve të nevojshme për të përmbushur tërësisht nevojat njerëzore. Uria është rasti më ekstrem i varfërisë. Është pamundësia për të mbuluar nevojat personale më bazike. Askush nuk pëlqen të shohë apo të ndjejë uri, sepse e dimë që më e keqja e veprimeve njerëzore zakonisht buron nga dëshpërimi që shkakton uria. Kjo është çka ne konsiderojmë si pika më e ulët e njeriut dhe e të njerëzishmes, ndaj i frikësohemi kaq shumë. Askush nuk do të ndjejë mungesën e gjërave dhe kjo përdoret nga media, e cila na ushqen edhe më tepër këtë frikë përmes reklamave, që na tregojnë se ne kemi nevojë për më shumë gjëra nga sa kemi nevojë realisht. Edhe pse të gjithë e dimë sa zakon i pashëndetshëm është ky, në fund të ditës të gjithë mund të themi sa e vështirë është të mos kesh të mirat bazike. Si shprehet në filmin e vitit 2006, “Mbreti i fundit i Skocisë”, kur Dr. Nicholas Garrigan i thotë diktatorit nga Uganda se “paraja nuk është zëvendësuese për asgjë”, ai ia kthen “E thua këtë, sepse nuk ke qenë ndonjëherë i varfër”.

Vetmia
Frika nga vetmia është njëfarësoj ndjesie boshllëku që shkaktohet kur nuk kemi bashkëveprim me një person tjetër. Kjo frikë ka evoluar nga instinktet tona të hershme të mbijetesës: ne kemi frikë vetminë, sepse është më e thjeshtë të mbijetojmë në grup. Frika nga vetmia lidhet me nevojën tonë për të pasur dëshmitarë: ne ndjemë se veprimet tonë janë të kuptimta, vetëm nëse dikush i sheh ose i di ato. Kjo lidhet me shprehjen filozofike “Nëse rrëzohet një pemë në pyll dhe askush nuk është atje për ta dëgjuar, a bëhet ndonjë zhurmë?”. Nëse ju bëni një zbulim të jashtëzakonshëm, por askush nuk e di këtë, a ka ndonjë vlerë?

Qesharakja
Frika nga qesharakja lidhet me frikën nga kritika dhe shkaktohet nga frika jonë sociale, sipas të cilës ne nuk projektojmë një imazh mjaftueshëm të mirë të vetes te të tjerët. Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë të flasim ose të performojmë para një audience. Kemi frikë se mund të ngatërrohemi dhe se audienca mund të reagojmë negativisht, duke qeshur, ose në rastin më të keq duke vërshëllyer. Pavarësisht se disa njerëz praktikohen shumë që të mos e kenë këtë frikë ose të ndërtojnë një vetëbesim të shëndetshëm që i ndihmon të përballen me efektet e të qenit të tallur apo të kritikuar, frika nga të qenit qesharak nuk largohet asnjëherë, sepse ne nuk duam të jemi në qendër të vëmendjes për një arsye negative dhe të mbetemi në mëshirë të opinionit të të tjerëve.

Refuzimi
Kjo frikë sociale është një nga arsyet kryesore pse njerëzit sillen kështu siç sillen. Ne priremi të ndjekim veprimet e të tjerëve, sepse kjo na ndihmon të shmangim përballjen me refuzimin nga shoqëria. Ne i frikësohemi refuzimit, sepse, njësoj si frika nga vetmia, shumica prej nesh mund të justifikojë ekzistencën e vet në sajë të njohjes dhe pranimit nga të tjerët. Ka njerëz që argumentojnë se pranimi nga shoqëria është vetëm një iluzion dhe se nuk ka diçka të tillë si sjellje “normale” në një shoqëri. Nëse është kështu, atëherë pse kemi frikë se nuk po sillemi në mënyrë ‘korrekte” dhe në përputhje me normat kulturore? Kjo vendos në perspektivë të gjithë infrastrukturën tonë etike si shoqëri; është diçka vërtet e mirë apo e keqe, vetëm se shoqëria thotë kështu?

Vdekja
Frika nga vdekja është arsyeja kryesore pse instinktet tona na thonë të veprojmë, por megjithatë vdekja nuk është shqetësimi ynë kryesor gjatë ditës, sepse ne e shmangim mendimin për të dhe nuk e shohim si një ngjarje që i takon të ardhmes së afërt. Frika nga vdekja është ngushtësisht e lidhur me frikën nga e panjohura; ne nuk e dimë me siguri se çfarë do të ndodhë me ne kur të ndahemi nga kjo botë. Në fakt, jemi kaq të interesuar mbi vdekjen, saqë kemi zhvilluar kultura të tëra dhe sisteme religjioze që janë përpjekur të japin një shpjegim për vdekjen, që në zanafillë të kohës, kur pothuajse të gjitha qytetërimet e lashta kanë pasur zota ose forma adhurimi. Ndoshta kjo është një nga arsyet pse ne kemi mësuar ta respektojmë dhe eventualisht ta pranojmë vdekjen.

Dështimi
Kjo frikë udhëheq të gjitha vendimet dhe veprimet tona, gjithçka bëjmë dhe nuk bëjmë për të shmangur dështimin. Dështimi shtrihet në shumëçka; kur kuptojmë se nuk po e jetojmë jetën tonë ashtu si do të donim, kur nuk kemi sukses me planet tona, kur e gjejmë veten të pashpresë, etje. Dështimi është një term ambig dhe subjektiv, sepse nuk i korrespondon të njëjtin nivel dhe perspektive për të gjithë njerëzit; çfarë konsiderohet dështim për dikë, mund të mos jetë dështim për dikë tjetër. Për disa dështimi është një mënyrë për marrë mësime dhe për t’u përpjekur sërish, prandaj nuk është fundi, por një mjet për referencë në të ardhmen. Frika kryesore nga dështimi vjen me zhgënjimin që pason, atë ndjesinë se pavarësisht përpjekjes, asgjë nuk shkoi ashtu siç dëshironit dhe kjo shoqërohet shpesh me ndjesinë se nuk duam të provojmë sërish. Kjo është arsyeja pse kjo është frika më e rrezikshme nga të gjitha, pasi frika nga dështimi, ose dështimi shpesh përdoren si justifikime për të zvarritur situatën, ose për të mos bërë asgjë për ta përmirësuar atë: “Thjesht nuk ia dal dot”.

Monumenti me i shtrenjte ne bote

 

Kulla Eifel, struktura ikonë e kryeqytetit francez me lartësi 324 metra, është vlerësuar si monumenti më i kushtueshëm në Europë, me vlerë 436 miliardë euro. Sipas një studimi të kryer nga Dhoma Tregtare italiane “Monza e Brianza”, ky është monumenti më i shtrenjtë bazuar në imazhin, cilësinë estetike dhe frekuentimin. E ndërtuar në vitin 1889 si hyrja e harkut të Panairit Botëror Tregtar, Kulla Eifel është monumenti turistik më i vizituar në botë. Vetëm vitin e kaluar në strukturën e saj janë ngjitur 7.1 milionë njerëz. Ajo pasohet nga Koloseu në Romë, me vlerë rreth 91 miliardë euro, “Sagrata Familglia” në Spanjë me vlerë 90 miliardë euro, Kulla e Londrës me rreth 70 miliardë euro dhe Katedralja Duomo në Milano me rreth 82 miliardë euro.

Adoleshenti indian: Ndihme, duan te me martojne

Një djalosh indian i shpëtoi martesës së detyruar pasi denoncoi familjen e tij tek autoritetet.
Prakash Prajapat, 16 vjeç, do të martohej me një 13 vjeçare nga një qytet fqinj, që ishte përzgjedhur nga prindërit e tij.
Prakash ishte informuar për martesën e tij vetëm një javë përpara ceremonisë.
Djaloshi kontaktoi një organizatë bamirësie për ndihmë.
Çifti i ri nuk ishte takuar kurrë më parë dhe Prakash i ishte lutur familjes së tij që të mos e detyronte të martohej.
Pavarësisht se martesat mes vajzave nën 18 vjeç dhe djemve nën 21 vjeç janë të ndaluara në Indi, sërish ligji nuk zbatohet.
Një përfaqësues i organizatës bamirëse ku shkoi fillimisht Prakash, tha se ai po qante dhe kërkoi ndihmë. Por babai nuk e përfilli kërkesën e organizatës bamirëse për të ndaluar martesën. Atëherë u desh ndërhyrja e policisë për të ndaluar procedurat.

Bente foto me fustanin e bardhe, nusja mbytet ne lume

Një nuse e veshur me të bardha gjeti vdekjen, kur u rrëmbye nga ujërat e një lumi, ndërsa fotografohej me fustanin e saj të dasmë.

Viktima, një vajzë greko-kanadeze, me emrin Maria Pantazopoulos, ishte ngjitur mbi një shkëmb në lumin Ouareau pranë Dorwin Falls, në veri të Montrealit.

Trupi i 30-vjeçares së pafat u gjet disa orë më vonë disa kilometra larg vendit ku u rrëzua, pasi lumi e kishte marrë me vete.

Sipas dëshmitarëve okularë, vajza e pafat u dëgjua të thoshte “po rrëshqas, po rrëshqas”, para se të humbiste ekuilibrin dhe të përfundonte në ujë.

Fotografi Louis Pagakis tha se bëri ç’mundi që ta shpëtonte vajzën, e cila ishte bllokuar brenda fustanit të bardhë.

“Kur dëgjoi fjalën “po rrëshqas!” fotografi u përpoq ta mbajë nga dora, por veshja ishte e rëndë dhe ai nuk mundi ta mbajë”, thotë një dëshmitar.

Zëdhënësi i policisë tha se “Kur a në ujë, veshja e nuses u rëndua aq shumë, saqë vajza u bllokua në të.”

30 vjeçarja pati një vdekje tragjike, ditën që duhet të ishte më e lumtura e jetës së saj.

Histori shumë domethënëse me foto

Oh Zot, eshte teper e rende… te lutem shkurtoje pak kryqin…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zot, te lutem shkurtoje kryqin akoma me shume…
Do ta mbaj me lehte pastaj..

 

 

 

 

 

 

Zot..Shume faleminderit…

 

 

 

 

 

 

 

 

Le ta perdorim kryqin si nje ure, dhe te kalojme greminen…

 

 

Ahh! Eshte teper i shkurte, nuk kaloj dot…

Mesazhi:Nuk duhet t’i bëjmë bisht punës,përkundrazi duhet t’i përmbushim me devotshmëri detyrat dhe obligimet tona.

Ndonjëherë kur mundohemi të bëjmë hile dhe mashtrime e pësojmë më keq.

 

 

Miq të dashur,jeni të ftuar edhe ju të jepni mendimet tuaja rreth kësaj historie dhe mbi të gjitha rreth mesazhit aq të rëndësishëm që përcjellin ato.

Vetëm 33 njerëz në botë mbajnë mend cdo moment të jetës

Një grusht njerëzish (deri më tani janë regjistruar vetëm 33), mund të kujtojnë pothuajse çdo moment të jetës së tyre, që në moshën 10 vjeçare e tutje.

Shkencëtarët e quajnë këtë aftësi si kujtesë të jashtëzakonshme autobiografike, ndërsa vonë kanë zbuluar se pse truri i këtyre njerëzve dallon nga truri i të tjerëve.

Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë kanë analizuar 11 vetë me këtë aftësi. Gjatë studimit, në nëntë hapësirat e trurit të tyre janë vërejtur disa specifike, ku shumica e tyre ndërlidheshin me kujtesën autobiografike. Përveç kësaj, për dallim nga grupet e kontrollit, pjesëmarrësit e studimit kishin një masë më të fortë të bardhë që lidhte pjesët qendrore dhe periferike të trurit.

Sipas shkencëtarëve, faza e ardhshme kishte të bënte me zbulimin e mekanizmave prapa kujtesës. “A është në pyetje vetëm truri dhe mënyrat me të cilat komunikojnë strukturat e tyre? Ndoshta fjala është për mekanizmin gjenetik e ndoshta molekular”, thotë shkencëtarja Aurora LePort.

Fenomenin e njohur si hipermnezia , shkencëtarët e kishin përshkruar për herë të parë më 2005. Ata theksojnë se njerëzit me këtë çrregullim nuk arrijnë rezultate të duhura në testet e kujtesës dhe se superkujtesa e tyre dallohet nga kujtesa e njerëzve që mund të përsërisin listat e gjata të fakteve dhe numrave.

Në mesin e 33 njerëzve të cilët vuajnë nga aftësia e mbajtjes mend të ngjarjeve të kaluara është edhe aktorja Marilu Henner, e cila cili në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar u bë e njohur përmes serisë televizive amerikane.

Keto produkte mbrojne syte tuaj

Me shtimin e përdorimit të kompjuterit dhe televizorit dhe me kalimin e moshës janë shtuar dhe problemet e syve tek të rriturit. Ndërkohë që disa probleme janë serioze dhe të paparashikueshme disa të tjera mund të parandalohen me mbrojtjen e shëndetit të syve dhe një ushqyerje të shëndetshme.
Në një studim të publikuar në “Huffington Post” bëhet e ditur se konsumimi i luteinës, acideve omega -3 dhe likopenit ul me 25 % rrezikun e krijimit të një degjenerimi makular në sy. Specialistët mendojnë se dobitë potenciale nuk kufizohen me kaq.

Ushqyerja e shëndetshme ndikon në të gjithë trupin tone. Produktet e mëposhtme jo vetëm që krijojnë një efekt mbrojtës të syve tuaj por edhe ndikojnë pozitivisht në sistemet tjera të trupit. Ja ushqimet të cilat mbrojnë sytë tuaj:

Spinaqi, lakra e zezë: janë antioksidues që mbrojnë dhe përkujdesen për qelizat e shëndetshme Lutein dhe zeaxanthin. Këta gjenden me shumicë tek zarzavatetet me gjethe jeshile. Mundësojnë një mbrojtje sikur syzet e diellit dhe filtrojnë dallgët e dëmshme bojë-qielli.

Kajsia: një burim i mirë betakaroteni dhe likopeni. Trupi e shndërron beta karotenin në vitaminën A në trup. Kjo vitaminë i bën lentet e syrit, qelizat dhe indet më rezistente ndaj dëmtimit. Stresi oksidativ (rasti i cilësuar si stres oksidativ krijohet zakonisht në organizmat e gjalla dhe është një risk i cili shtohet me kalimin e një doze të caktuar. Shkaku i këtij rreziku janë molekulat e quajtura si radikale të lira. Stresi oksidativ është një rast serioz dhe i rrezikshëm) mund të shkaktojë degjenerim makular në katarakt ose të dëmtojë gjakun i cili shkon në sy.

Mollë vendi: specialistët sugjerojnë konsumimin e të paktën 3-4 tasave në ditë. Krahas kësaj është e rëndësishme të konsumohen shumë fruta dhe zarzavate që përmbajnë vitaminën A dhe C. Molla e vendit krijon një efekt pozitiv mbi sytë. Nëse konsumoni një tas me mollë vendi mund të merrni edhe më shumë se nevoja ditore e juaja për vitaminë A. Krahas kësaj karota dhe portokalli ndihmojnë në mbrojtjen e syve tuaj.

Veza: veza e pasur me zink përmban dhe shumë acide omega -3 dhe luteinë. Trupi ynë i tret më mirë këta antioksidues.

Manaferra ndikon si aspirine

Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh.

Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit.

Kjo pemë ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve.

Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu, vera, kompoti, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëmbëlsira.

Konsumimi i molleve zvogelon kolesterolin

Me konsumimin e rregullt të dy mollëve në ditë, sipas shkencëtarëve, femrat mund të mbrohen nga sëmundjet e zemrës, në veçanti nga infarkti.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mollët në masë ta madhe zvogëlojnë nivelin e yndyrës në gjak dhe atë më shumë te femrat gjatë periudhës së menopauzës. Kjo njëherësh është edhe grupi më i rrezikuar i njerëzve që mund të pësojnë sulm në zemër dhe në tru.

Me konsumimin e mollëve për gjashtë muaj rresht nivelin e kolesterolit do ta zvogëloni për një të katërtën. Suksesi më i madh është në zvogëlimin e kolesterolit të “dëmshëm” si pasojë e të cilit krijohen droçkat në gjak, me ç’rast vjen deri te mbyllja e enëve të gjakut.

Llogaritet se rreth 45% e femrave gjatë periudhës së pasmenopauzës vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës dhe nga sulmi në tru.

Shkencëtarët thonë se nga menopauza femrat kanë një mbrojtje natyrore, por nga mosha 50-vjeçe e më shumë rreziku sa vjen e rritet.

Tre sekretet e rinise

Sekreti i të qëndruarit i bukur si brenda dhe jashtë për një kohë të gjatë mund ta ketë një zgjidhje duke zbatuar planin anti-aging, të paktën kështu pretendon biologu Pervin Bulak.
Fjala anti-aging është një fjalë të cilën e përdorim shpesh. A është e mundur të mbetemi të rinj ndërsa vitet ikin? Biologu Pervin Bulgak, pohon se bukuria e jashtme lidhet ngushtë me të brendshmen dhe na sugjeron të praktikojmë planin anti-aging, i cili përfshin 3 sekrete që do të na ndihmojnë të mbetemi të rinj.

Gjumi

Po, gjumi i rregullt dhe në kohën e duhur është burim i gjallërisë dhe rinisë. Trupi pordhon melatoninën vetëm natën në errësirë. Ndërkohë që vrapojmë për të zënë kohën nuk e vlerësojmë shumë çelësin i cili ndalon kohën. Trupi i njeriut prodhon melatoninën natën nga ora 23.00 – 05.00 për disa deri në orën 03.00. Ky hormon ndihmon në rinovimin e qelizave, ekuilibrimin e ritmit biologjik dhe mbrojtjen e vetes. Le të fikim dritat e të shtrihemi, të mbrohemi nga kanceri dhe të mbetemi të rinj.

Maja

Le të marrim pak maja. 50 % e majas përmban proteina, vitamina të grupit B, hekur, krom, magnez, zink dhe selenium. Në shumë vende ajo shitet dhe në trajtë tablete për shkak të efekteve pozitive që jep mbi shëndetin. Maja pastron mëlçinë, heq stresin dhe ndihmon në zhvillimin e embrionit.
Acidi folik shumë i domosdoshëm për grate shtatzëna parandalon anemine dhe nxit prodhimin e qelizave të reja. Maja përmban gjithashtu shumë proteina të cilat ndikojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Proteina mundëson marrjen e oksigjenit nga lëkura. Ju mund ta merrni majën nga produkte të ndryshme, në trajtë tablete apo ta zbusni pak me qumësht dhe pini nga një gotë çdo mëngjes.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përshpejton rigjenerimin e qelizave. Është një antioksidues i fuqishëm, parandalon sëmundjen e alzheimerit dhe kancerin. Këshillohet të përdoret shumë në shtatzani sepse rrit zgjuarsinë e fëmijës. Parandalon plakjen. Ta shohim se çfarë tjetër mund të bëjë në kuzhinë vaji i ullirit :

-zbukuron lëkurën edhe flokët. Gjallëron lëkurën e thatë, pakëson rrudhat. Vaji i ullirit zbut lëkurën dhe i jep asaj një pamje të këndshme.

-lajm i mirë për ata që qëndrojnë shumë në këmbë: vaji i ullirit qetëson këmbët e lodhura dhe i gjallëron. Ai ka veçori të pabesueshme zbutëse dhe njomëse. Ndihmon në kurimin e këmbëve të plasaritura.

-kur i bëni masazh trupit me vaj ulliri ai shton qarkullimin e gjakut dhe u transporton oksigjen qelizave.

-sapuni me vaj ullri e pastron në mënyrë natyrale fytyrën dhe njom trupin. Me ndihmën e veçorisë zbutëse dhe relaksuese zbut lëkurën dhe flokët. Krahas kësaj është i sigurtë për çdo lloj lëkure të ndjeshme.

-vaji i ullirit zbut dhe qetëson fytyrën e saporruar të burrit.

-mund të përdoret si një pomade për buzët e thata dhe të plasaritura.
-rrit rezistencën dhe elasticitetin e flokëve.

-pengon rënien dhe zbokthin, u dhuron shkëlqim flokëve.

-zbukuron dhe forcon thonjtë.

-për nënat që ushqejnë fëmijët me gji është një shërues i majave të acaruara të gjirit.

Pergatiti: Aisa Kokiçi
Burimi: Gazeta Start

Kruja, qyteti qe te shpie ne nje epoke tjeter

                                   

Kruja është një nga qytetet më me histori nga të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe shumë tradita të përcjella brez pas brezi. Historia që u thurr në qytetin e lashtë na bën të ndihemi krenar sa herë që e vizitojmë. Duke mos harruar betejat e Skënderbeut, folklorin e shumë tradita krutane

Si shkohet: Largësia e Tiranës nga Kruja është 37 km. Nëse udhëtoni me mjete publike, furgonat për në Krujë nisen në fund të Rrugës Mine Peza. Rruga për në Krujë kalon nga kryqëzimi i Kamzës, Ura e Tapizës, merr djathtas për në Fushë-Krujë pasi keni lënë autostradën Tiranë-Lezhë dhe pasi jeni futur në zonën e Fushë-Krujës, vazhdoni në dalje drejt lindjes. Pak para se t’i ngjiteni malit, në të djathtë ndodhet qyteti ilir i Albanopolisit.

Pa dyshim mund të quhet aktraksioni më i madh turistik në Shqipëri, si për të huajt ashtu edhe për ne. Çdo ditë pret vizitorë të shumtë në numër të cilët shijojnë një rikthim në epokën mesjetare mes mureve të kalasë dhe rrugicave me gurë, pamjen mahnitëse që të shfaqet, muzeumet e historisë dhe traditës. E pa harruar pazarin e famshëm ku asnjë nuk i shpëton tundimit për të blerë sende dhe objekte të vjetra që vetëm aty mund ti gjesh.
Është e habitshme sesi sa herë që planifikojmë të nisemi për në Krujë, bën gjithmonë kohë e bukur.

Ndoshta sepse edhe vetë Zoti e natyra, ka dëshirë që ta shijojmë plotësisht qoftë pamjen e mbledhur të Krujës, strukur në gji të Malit të Skënderbeut, nga poshtë rrugës automobilistike, derisa arrijmë në Fushë-Krujë, qoftë atë rrugën e mrekullueshme me pisha që gjarpëron përgjatë malit, derisa hyn në portat e Krujës. Vetëm se, pa shumë iluzione për mrekullira tashmë, qyshkurse gomat e makinave djegin zjarre të zinj për të shuar gëlqere të bardhë, e qyshkurse fabrikat zinxhir të çimentos, pluhurosin rrugët e Krujës. Është mëkat i madh në fakt, masakrimi total i peisazhit të mrekullueshëm, që dikur të rrëmbente, edhe tej, larg, ndërkaq që makina kalonte mbi urën e Tapizës, vazhdoje përgjatë rrugës së Nikëlit – tanimë e mbjellë me dyqane mobiljesh – e derisa kaloje Fushëkrujën e hyje në zonën që i përket Mamurrasit.

Mirëpo kartolina e shqyer e Krujës, nuk paska shumë efekt në “përzënien” e turistëve, ata vazhdojnë ta mësyjnë qytetin me po aq interes sa para masakrës, me sa duket të sugjestionuar prej faktit se aty jetoi Skënderbeu- i vetmi burrë shqiptar që bota e njeh si atlet të Krishtit. E Kruja është magjepsëse edhe për ne, që s’kemi si të mos e dashurojmë për dy arsye; sepse ajo është mbretëresha e historisë shqiptare, e sepse fiset që kanë jetuar në të, na kanë dhënë emrin që ne sot mbajmë në botë. Në këmbët e Krujës jetuan Albanët, emër të cilin e trashëguam nga shekujt e largët e me të cilin na thërret sot bota mbarë.

Albanopolisi sot është një grumbull rrënojash me gurë të mëdhenj metroshë e dymetroshë, ca mure rrethuese që i ngjiten kodrës shkallë-shkallë, e tek-tuk ndonjë copëz më shumë, ashtu siç janë edhe shumica e parqeve arkeologjike në Shqipëri, duke ruajtur pak ose aspak prej lavdisë dhe shkëlqimit të dikurshëm. Por gjurma, ekzistuese dhe kryeneçe, është aty, për të na treguar se shqiptarët (apo qofshin Albanët, Pleuratët, Enkeljetë, Adrianët, Labeatët e, Arbrit më vonë), e paskëshin njohur qytetërimin shumë shumë herët, aq mirë sa nuk e njohin ndoshta shumë nga shqiptarët e sotëm.

Gjithsesi, sot jemi për në Krujë, na tërheqin shumë kalldrëmet mesjetare, kullat e kalasë, shtëpitë karakteristike brenda rrethit të kalasë e gjithçka tjetër që mban era histori dhe traditë.

Tek portat e Krujës

Makina medoemos duhet të qëndrojë poshtë, e sido që të përpiqemi t’i afrohemi rrezes së kalasë mbi rrota, nuk shkojmë dot më larg sesa tek parkimi me pagesë tek sheshi i vogël i mbushur me lokale e me lule kacavjerrëse. Kalldrëmin e bukur do ta përshkojmë në këmbë, duke kullotur sytë në tezgat e shumta përgjatë të dy anëve të rrugës, të cilat vazhdojnë nëpër tunel, e dalin në oborrin e jashtëm, ose më mirë të themi në sheshin e mbushur dingas me njerëz, tezga, suvenire, restorante, shkrepje aparatesh, vizitorë që pozojnë pa fund ballë fasadës së Muzeut Historik, e gjithçka tjetër që përbën gjallërinë e nevojshme të një qendre turistike.

Restorante të shumtë kanë mbushur këtë shesh përqark dhe brenda ambienteve të kalasë, e kjo është një gjë e trishtueshme po të mendosh se shumicën e njerëzve mund t’i ketë sjellë këtu kuzhina e mrekullueshme e Lulit, në restorantin e tij “Alba”, apo gatimet me famë të restorant “Bardhit” e kështu me radhë. Por ana e mirë e kësaj dukurie që rëndom po përhapet në sitet kulturore shqiptare është se këto restorante e hotele, përpiqen të mos shkatërrojnë peisazhin ose dukjen e arkitekturës, duke ruajtur shumë prej elementeve të ndërtesave ekzistuese, qeramikë, gur, dru, hekur i rrahur etj. Oborri i “Albës” ku hyjmë të pijmë një kafe, ndërkohë që na pret krahëhapur i zoti i shtëpisë, nuk ka ndonjë ndryshim nga kalldrëmi i jashtëm i sheshit e gjithashtu veshja e mureve me tullë, tavolinat e zbukuruara me mbulesa të punuara me dorë po nga artizanet e Krujës, e ruajnë më së miri dukjen shqiptare.

Të huajt preferojnë gatimet shqiptare si tavë dheu, kabuni, apo mish të pjekur në hell. “Kjo është një gjë që ndodh gjithmonë, -thotë Luli. Të huajt kërkojnë kuzhinë shqiptare dhe më pyesin vazhdimisht për vende ku duan të shkojnë të shohin diçka. Fundja ata për këtë kanë ardhur. Nëse nuk janë pjesë e një grupi, duan që t’i çosh në Sarisalltik, nganjëherë edhe deri në Qafshtamë, ose kërkojnë informacione për Muzeun Etnografik, duan të dinë se çfarë mund të blejnë poshtë tek pazari që të jetë me vlerë”- përfundon ai.

Një shëtitje në Pazarin e Vjetër

Në fakt, tek shihnim të dy anët e mbushura të Pazarit të Vjetër, plot me objekte të pluhurta, gjyma, xhezve, mullinj kafeje, djepa fëmijësh, tepsi bakri, për të mos folur për monedhat e bizhutë e shumta prej bakri e argjendi, syri na shkonte tek gratë brenda dyqaneve që thurnin në tezgjah qilima, çanta e tapete të vegjël prej leshi dhe tek veshjet e mrekullueshme popullore me motive të panumërta zbukuruar me ar dhe argjend. Është e trishtueshme të mendosh se kinezëritë e shumta që mbushin sot dyqanet e suvenireve nëpër qytetet turistike apo edhe në kryeqytet, mund ta mbysin një ditë edhe Krujën dhe punën e palodhur të këtyre grave që çdo gjë e nxjerrin nga duart e që pashmangshmërisht do të kushtojë shumë më shumë sesa stemat me shqiponjë apo suveniret prej pleksiglasi që dalin në seri prej fabrikave turke apo kineze me simbolet shqiptare përsipër.

Por shëtitja përgjatë Pazarit, na qetëson hëpërhë, teksa shohim produktet që edhe kur janë të reja e nuk vijnë prej shekujve, prodhohen ende në kthinat e këtyre dyqaneve shekullorë që kanë ndërruar vetëm artizanët, njerëz të ulur mbi punën e tyre, duke prodhuar qeleshe, filigran, duke gdhendur dru apo duke thurur çorape.

Muzeu dhe Skënderbeu

Muzeu i Krujës është vazhdimisht plot, jo vetëm me grupe turistësh por edhe me individë, e nganjëherë edhe me nxënës shkollash. Ky qytet, i cili pavarësisht vuajtjeve ambientale, vazhdon të tërheqë mbi vete vëmendje, mund të jetë një nga qytetet turistike më të vizituar në Shqipëri, jo thjesht për faktin se ndodhet pranë kryeqytetit (vetëm 37 km larg), por edhe sepse ka aftësinë të zhvendosë në kohë, e të bën të ndihesh banor i një epoke tjetër.

Duke jetuar në mes të metropolit apo kudo qoftë, nuk mund të lësh pa vizituar një qytet, i cili në një rreze prej pak kilometrash, të bën të jetosh dy periudha të ndryshme kohe, Antikitetin e herët që flet përmes gurëve të mëdhenj të Albanopolisit dhe Mesjetën, e cila për shqiptarët ka falur jo pak lavdi e histori, sidomos në vitet e arta kur jetoi Skënderbeu – Gjergj Kastrioti.

U kthyem te Luli dhe porositëm mish qengji të pjekur në hell, perime zgare, verë të hapur vendi e në fund, Kabuni Kruje, duke i thënë me humor se jo të gjithë shqiptarët vijnë te “Alba” për për një picë në furrë druri, megjithëse nuk ka asgjë të keqe të vish edhe për këtë. Në Krujë mund të vish edhe për të shijuar panoramën mbresëlënëse që shijohet nga veranda e “Albës”, e që shkon deri poshtë në Adriatik, ku në kohë të kthjellët e më një dylbi në dorë, mund të dallosh edhe vijën ndarëse të horizontit, ose diellin e lodhur që zhytet në det për t’u freskuar e për të bërë gjumin e natës.

Traditat dhe kultura krutane

Kruja dallohet dhe për ekzistencën e një pazari karakteristik, me vlera të rralla në Ballkan. Ky pazar kulmin e ka patur në shek. XIX-XX, kur Kruja dallohet si qendër tregtaro-artizanale (në këtë kohë Kruja numëronte rreth 130 dyqane, ndërsa sot gjenden rreth 70 të tillë). Ky pazar dallohej për punimin e bakrit, leshit, argjendari, prodhimin e qelesheve etj.

Zona e Krujës dallohet për zhvillimin e zejeve të ndryshme si punimi i gurit(që duket në ndërtimin e banesave apo kalasë. Punimi dhe gdhendja e drurit që vazhdon akoma dhe sot në Krujë (kjo duket në dyert, dritaret, parmakët etj). Punimi i leshit dhe shajakut njihej që kohë më parë (dallohen prodhimi i sixhadeve, qilimave apo dhe qelesheve). Në shek. XIX-XX kemi dhe përdorimin e pambukut në prodhimin e veshjeve për pajën (prikën) e vajzave. Po kështu mori zhvillim dhe qëndistaria, prodhimi i cohërave, tezgjahu etj.

Folklori,veshjet dhe festat në Krujë

Folklori i zonës së Krujës është shumë i pasur.Veçohen këngët e dasmave.Grupi karakteristik “Pleqtë e Krujës” (themeluar më 1956) vazhdon akoma dhe sot të marrë pjesë në festivalet kombëtare e ndërkombëtare. Po kështu dhe vallet janë të larmishme si psh. vallet e burrave që kanë karakter heroik dhe valle grash me natyrë të gëzuar.

Për nga pikëpamja e veshjeve popullore dallojmë disa njësi etnografike.Veshja më e vjetër e burrave është ajo me këmishë të gjatë dhe me dollmë prej shajaku të bardhë. Në shek.XIX kjo veshje u zëvendësua menga veshja me tirq të bardhë dhe xhokën e zezë. Një veshje e përdorur shumë është ajo e grave qytetare me linjë të gjatë dhe xhybe me gajtan të zi (xhybja e qëndisur me fije ari). Kjo veshje është përdorur nëpër dasma në shek. XIX. Vendin e kësaj veshjeje do e zënë Dimitet (sidomos në dasma përdoreshin veshjet me dimit mermeri). Dimitet e grave krutane dallohen nga pëlhurat e mëndafshta që përdoren apo dhe për zbukurimin me fije ari apo rruaza të bardha që i bëhej këmishës dhe këmbëve të dimiteve (çitjan-siç thirrej nga gratë krutane).

Një pjesëmarrje të madhe ka në Krujë gjatë kremtimit të festave, sidomos atyre fetare si Kurban Bajrami, Bajrami i madh apo Sulltan Novruzi, kur njerëzit zakonisht zgjedhin si vend pelegrinazhi teqenë e Sari-Salltikut që gjendet në Malin e Krujës. Origjinale në Krujë është ceremonia e përgatitjes dhe shprazjes së Hashures.

Përveç përgatitjes së Hashures, zona e Krujës dallohet dhe për një kuzhinë të pasur. Mes gjellëve karakteristike dallojmë pulën me harapash, fërgesën e gjizës me tavë dheu, byrekun, trahananë etj.

Periudha e Skënderbeut

Zona e Krujës u përfshi në zotërimet e Kastriotasve pikërisht nga i ati i Skënderbeut , Gjon Kastrioti. Gjergj Kastrioti, (Skënderbeu-emër që e mori në perandorinë Osmane), do rikthehet në Krujë pas betejës së Nishit (Nëntor 1443) dhe pas kuvendit të Lezhës (2 Mars 1444). Kruja do shërbejë sërish si qendër e Arbrit dhe në shek. XV Kruja do jetë në qendrën e vëmendjes së gjithë kombeve europiane që kërcënoheshin nga rreziku osman.

Tri herë e rrethuan osmanët Krujën (1450,1466,1467) me ushtri të mëdha. Në Krujë kanë ardhur dhe dy nga sulltanët më të fuqishëm të perandorisë osmane (sulltan Murati II dhe i biri i tij Mehmeti II), që në v.1453 kishte pushtuar dhe Kostandinopojën). Megjithatë kalaja e Krujës rezistoi dhe ra nën sundimin osman vetëm në v .1478 (10 vjet pas vdekjes së Skënderbeut). Në shekujt e mëvonshëm do kemi një rënie të rëndësisë së zonës së Krujës, që u pasua dhe me një shpërngulje të madhe të popullsisë. Një farë zhvillimi Kruja do e marrë në shek. XIX-fillim shek.XX, kur do dallohet në fusha të ndryshme si në tregti apo zejtari.

Kalaja e Krujës

Kalaja gjendet në një kodër të gurtë , që mendohet se para tërmetit të v.1617 ka qenë e lidhur me malin e Krujës. Ka një pamje të gjerë që shkon deri në malin e Tomorit (jug), detin Adriatik (perëndim) dhe deri në Ulqin (veri). Forma e kalasë është eliptike dhe sipërfaqja e saj është 2.25 Ha.Trashësia e mureve shkon nga 0.8 deri 1.5 m. Ndërtimi i kalasë daton në shek.VI-VII, duke u rindërtuar më pas nga bizantinët (shek.XI-XII) dhe osmanët në (shek.XVI-XVII).

Kështjella ka dy hyrje. Hyrja kryesore (nga veriu) është një tunel i gurtë me çati të harkuar dhe me disa bodrume. Ka dhe një hyrje të dytë shumë të vogël (në pjesën perëndimore të kalasë). Brenda territorit të kalasë ka shumë rrënoja dhe pjesë të mbetura të kalasë, ku më të rëndësishmet janë kulla e sahatit, kisha e Shën Ndreut, xhamia e Fatihut, hamamet (banjot mesjetare), teqeja e Dollmës, banesa mesjetare etj. Në brendësi të kalasë gjenden dy muze kombëtarë.

Nga: Flora Xhemani
Burimi: Revista Shqip

Psikologjia e Ngjyrave

Ja te shohim se si shpjegohen ngjyrat qe na pelqejn ne gjuhen psikologjike.
Perse na terheq ne veshje nje lloj ngjyre si prsh ngjyra e verdhe , e kalter , e zeze, e kuqe, vishnje..etj,
A jan ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej neshe nese Po te shikojm cfare flasin ngjyrat

Ti hedhim nje sy shkurtimisht kuptimit qe kan ngjyrat baze ne hemisferen perendimore.
ky informacion do t’ju ndihmoj se cilat ngjyra ju pershtaten me shume .

E zeza
Kjo eshte ngjyra e autoritetit dhe e fuqise. Rrobat e zeza i bejne njerezit te duken me te dobet. Ndonjehere kjo eshte nje ngjyre qe e lidhin me djallin (per shembull, kaubojsi me kapele te zeze pothuajse gjithmone ka qene personazh negativ). Ne hemisferen perendimore, e zeza eshte e lidhur me zine per te vdekurin. E zeza eshte ngjyre serioze qe evokon emocione te forta; eshte e lehte tei impresionosh njerezit kur je veshur krejt me te zeza.

E bardha
Per pjesen me te madhe te botes, kjo eshte ngjyra qe lidhet me pafajesine (kujtoni veshjet e dasmes); me pastertine (mjeket me bluza te bardha) dhe me sigurine qe ndjen njeriu ne driten e diellit (gjerat behen te frikshme naten, jo diten me diell!). Ajo perdoret gjithashtu, per te shprehur mungesen e ngjyres. Ne disa shtete te Lindjes, e bardha lidhet me zine per te vdekurin.

Grija
Kjo ngjyre eshte me teper e lidhur me gjerat praktike, te perjetshme, te rendomta dhe solide ne jete. Grija e ekzagjeruar i ben njerezit te mos ndjejne thuajse asgje. Megjithate, qofte edhe pak ngjyre gri i shton produktit tuaj ate ndjenjen e fortesise se gurit. Disa nuanca te grise lidhen me moshen e vjeter, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit te drejtimit.

E kuqja
E kuqja eshte ngjyra e energjise. Ajo lidhet me levizjen dhe me emocionet. Njerezit e rrethuar nga e kuqja ndjejne se zemra e tyre rreh shume shpejt. Kjo eshte absolutisht ngjyra e gabuar per dhomen e nje foshnjeje por eshte e persosur per tei bere njerezit te gezuar. Veshja e rrobave te kuqe e ben njeriun te duket paksa me i shendoshe dhe natyrisht te dallohet me lehte nga te tjeret. (Disa studime tregojne se makinat e kuqe behen me shpesh viktime e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata qe kane makina te kuqe i ngasin ato me shpejt ose polici i ve re me shpejt makinat me kete ngjyre). E kuqja nuk eshte ngjyre e mire po te perdoret me shume se sa duhet, por perdorimi i nje njolle te vogel te kuqe aty ku duhet eshte dieka me vend ne disa raste (nje shenjez e kuqe ne nje dhome neutrale terheq vemendjen e vizitorit nje kravate e kuqe me nje kostum blu dhe me kemishe te bardhe krijon energjine e duhur per te terhequr syrin. E kuqja eshte simbol i jetes (i jetes se kuqe si gjaku!) dhe per kete arsye, eshte ngjyra qe veshin nuset ne Kine. E kuqja perdoret ne festat qe kane si teme dashurine dhe bujarine (trendafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.) por ngjyra e vertete e dashurise eshte roza. Ngjyra roze eshte me qetesuesja e te gjitha ngjyrave e shpesh, kriminelet me te rrezikshem vendosen ne qeli ngjyre roze sepse sie tregojne studimet kjo ngjyre shterron energjite dhe qeteson agresionin.

Bluja
Pyesni njerezit se cila ngjyre u pelqen me shume dhe shumica e tyre do te thone bluja. Nje pjese e mire e botes eshte blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyren blu, kjo e ben trupin te prodhoje kimikate qe jane qetesuese. Por kjo nuk eshte e vertete per te gjitha nuancat e bluse. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund te dergojne mesazhin e ftohtesise. Shume dhoma gjumi jane blu sepse kjo eshte ngjyra e qetesise. Me kalimin e kohes, bluja eshte lidhur me vendosmerine, besueshmerine dhe besnikerine (po ta keni vene re, shume uniforma jane blu). Njerezit jane me produktive ne nje dhome blu sepse jane te qete dhe te fokusuar tek ajo qe kane ne dore. Disa studime tregojne se peshengritesit ngrejne me teper pesha ne nje palester blu e ne fakt, pothuajse te gjitha sportet kane me teper sukses ne mjedise blu.

Jeshilja
eshte ngjyra e rritjes, e natyres dhe e parase. eshte nje ngjyre qetesuese dhe shume e kendshme per shqisat. Jeshilja e erret lidhet me terma te tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet perdorin dhoma ne jeshile te lehte sepse eshte gjetur se ato i qetesojne pacientet. Kjo eshte gjithashtu ngjyra qe lidhet me ziline, fatin, bujarine dhe pjellorine. eshte gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

E verdha
E verdha e gezuar eshte ngjyra e diellit qe lidhet me qeshjen, lumturine dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe eshte gjithashtu ngjyra e te qarit. Studimet tregojne se foshnjet qajne me shume ne dhoma te verdha; njerezit nxehen me shpejt ne mjedise me kete ngjyre. Ajo ka fuqine per te shpejtuar metabolizmin dhe per te nxitur mendime krijuese. E verdha mund te kthehet shpejt ne ngjyre te padurueshme nese perdoret me teper se duhet, por kur perdoret me kursim ajo mund te sherbeje si mjet i efektshem per te shtuar shitjet. Disa nuanca te se verdhes lidhen me poshtersine, por nuancat ngjyre ari lidhen me premtimin e nje te ardhmeje me te mire.

Portokallja
Kjo eshte ngjyra me e guximshme dhe me shperthyese e planetit. eshte ngjyra qe lidhet me ditet e kenaqesive, te lumturise dhe te enegjise, me produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen. Asgje e qete nuk lidhet me kete ngjyre. Portokallija lidhet gjithashtu me nje fillim te ri ne sjelljen e njeriut.

E purpurta
Cefare ngjyre kishin rrobat e mbreterve dhe te mbretereshavee Ishin te purpurta, ngjyra me mbreterore e cila lidhet me pasurine, begatine dhe me sofistikimin e pasur. Por nese perdoret jashte mase ne nje mjedis te zakonshem ajo lidhet me mendjemadhesine dhe artificialitetin. Nese perdoret me kujdes, e purpurta jep nje ndjenje misteri, urtesie dhe respekti. Vajzat adoleshente ne shumicen e tyre zgjedhin nuancat e kesaj ngjyre si me te preferuarat e tyre.

Ngjyra Kafe
Kjo ngjyre lidhet me teper me qendrueshmerine dhe miqesine. Njerezit jane gjithnje e me te prirur per te zgjedhur kete ngjyre si favoriten e tyre. Kjo eshte ngjyra e vete tokes dhe nuk ka gje qe e perfaqeson me mire stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjerat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse ne Indi kjo eshte ngjyra e zis

 

10 gjërat për të filluar një vit të mbarë

 Ajo që do donim është të merrnim vendime dhe masa të reja, të cilat do të na i bënin ditët më të bukura e më të lumtura.

Ka disa gjëra të cilat edhe pse duken të vogla kanë rëndësinë e tyre. Mes familjes, kohës sonë të lirë, mundësisë për të mbajtur veten dhe gjetjes së relaksit duhet kushtuar vëmendje.

Nëse doni që ditët e këtij viti të fillojnë sa më mbarë lexoni dhjetë këshilla, përmbushja e të cilave do t’ju krijojë një ndjesi të mirë për gjatë gjithë vitit

Jepini prioritet gjërave që dëshironi

 

Nëse dita juaj do të jetë e mbushur me veprimtari të cilat ju i bëni me dëshirë, çdo gjë do të shkojë më së miri. Është e rëndësishme t’i japim prioritet gjërave që duam më tepër, në këtë mënyrë njohim më shumë veten,

dhe bëjmë dallimin mes asaj që na gëzon dhe asaj që e bëjmë se duhet.

Mbusheni ditën me optimizëm

Ndërtoni një itinerar të ri për të gjitha gjërat që bëni. Festojini ndryshe datëlindjet, përvjetorët apo gëzime të tjera. Mbusheni shtëpinë me lule të freskëta dhe kushtojini natyrës rëndësinë e saj të pakrahasueshme.

 

Kushtojini vëmendje pamjes suaj fizike

Asnjëherë mos dilni nga shtëpia nëse nuk ndiheni mirë me atë ç’ka keni veshur sepse mundet që e gjithë dita pastaj t’ju shkojë ters. Vetëm 15 minuta në ditë mjaftojnë për t’i kushtuar pamjes tuaj një paraqitje sa më të mirë.

Shprehni dashuri

Shpeshherë harrojmë t’i themi personave të afërt sesa shumë i duam. Një prej premtimeve më të rëndësishme gjatë këtij viti është t’i shprehni atyre sa më shumë dashuri dhe t’i thoni sesa mirënjohës jeni për gjithçka ata kanë bërë për ju.

Blini lule

Jo vetëm që ajri i shtëpisë apo i zyrës suaj do të bëhet më i pastër, por kujdesja për një lule të re mund t’ju ndihmojë edhe emocionalisht. Blijini lules suaj një vazo të bukur dhe vendoseni diku ku mund ta shikoni.

Vendosni ca para mënjanë

Vit i ri, zakone të reja. Asnjëherë nuk është vonë për të kursyer. Parashikoni me përafërsi sesa doni të kurseni për këtë vit, në mënyrë të tillë që në fund të tij të mos zhgënjeheni.

Kaloni sa më shumë kohë me miqtë e ngushtë

Një drek, një film në kinema, apo një shëtitje në park…nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni. E rëndësishme është që atë periudhe kohe ta kaloni me miqtë tuaj më të ngushtë.

Blini një  jastëk të ri

Shumë prej nesh kanë probleme me gjumin vetëm si pasojë e një jastëku të papërshtatshëm. Gjumi është shumë i rëndësishëm, ndaj blini një jastëk të ri për ta bërë sa më të rehatshëm. Jastëkun e vjetër mund ta përdorni për t’u mbështetur kur të lexoni një libër.

Stop televizorit

Një ditë i duhet kushtuar të gjitha veprimtarive të tjera me përjashtim të televizorit. Praktikoni lojra të ndryshme. Shkruani një histori. Shëtisni. Përfshijeni dhe familjen tuaj në këto veprimtari dhe do të shikoni që televizori nuk do t’ju mungojë fare.

Zbuloni se cilit grup gjaku i përkisni

  Një prej prej gjërave më të rëndësishme dhe që njëkohësisht harrohet nga një pjesë e konsiderueshme njerëzish. Mos e shtyni për më vonë.

 Burimi :shqip.al

Te motivohemi me 4 hapa

Të motivohemi me katër hapa!

Ja çfarë na duhet!

 

Një ditë e paorganizuar mund t’ju çojë drejt një jete të paorganizuar dhe për pasojë një gjë e tillë do të shuante çdo shenjë të dukshme motivimi që ju mund të kishit.

Por edhe në rast se ju keni motivime të ndryshme dhe nuk i organizoni ato, është pothuajse e njëjta gjë!

 

Hapi 1

Mund të keni nevojë për një axhendë të vogël për të mbajtur të gjitha shënimet tuaja, por gjithmonë në mënyrë të organizuar.

Në fund të ditës mund të fshini të gjitha ato veprimtari, të cilat i keni përfunduar dhe do ta shikoni që do të ndiheni më të çliruar.

 

Hapi 2

Sistemoni shtëpinë dhe zyrën tuaj. Edhe për një gjë të tillë do t’ju nevojitet një listë. Mbasi të përfundoni do të shikoni se çdo gjë është në vendin e saj.

 

Hapi 3

Krijoni një listë ku të përfshini të gjitha gjërat që kanë nevojë për organizim në jetën tuaj. Këtu mund të përfshini studimet apo çfarëdo lloj aktiviteti tjetër.

Nëse gjërat i keni të organizuara, e keni më të lehtë për t’i ndryshuar.

 

Hapi 4

Nëse do të ndiqni secilin prej hapave të mësipërm do të shikoni që çdo gjë do të shkojë në mënyrë të organizuar dhe motivimi do të jetë pjesë e juaja.

 

 Burimi :shqip.al

Humbi 100 kg brenda nje viti

Murat Ildemir nga Yozgati i Turqisë ka arritur të dobësohet për 100 kilogramë me anë të operacionit të stomakut.

“Më parë konsumoja tri pica në drekë, pija tri litra Kola dhe haja një akullore. Kur mbaroja pyesja kamerierin, a ka më?. Më parë vishja rroba të porositura me masën 70, tani masa ime është 31. Tani jam shumë mire”, shprehet 38-vjeçari, i cili ka rënë nga 170 në 70 kilogramë.

Murat, i cili prej një kohe të gjatë jetonte në Gjermani kishte filluar të shëndoshej pas vitit 1995 për shkak të problemeve familjare. Në atë periudhë ai nga 70 kg shkoi në 170 kg. Pasi jeta iu shndërrua në një ferr për shkak të kilogramëve të tepërt, doktorët në Gjermani nuk i dhanë shpresë për operacionin “by pass” të stomakut duke thënë se është i rrezikshëm, por operacionin e vështirë e realizuan vitin e kaluar mjekët e spitalit të universitetit Hacettepe të Ankarasë.

“Pas ndarjes nga bashkëshortja në vitin 1995 fillova të shëndoshesha shumë shpejt dhe nga pesha normale 70 kg arrita në 170 kg. Në vitin 2002 dola në pension dhe u ktheva në Turqi. Në vitin 2003 u martova përsëri, por edhe kjo martesë nuk shkoi gjatë dhe u divorcova. E kisha të vështirë të ecja për shkak të kileve të tepërta. Netëve gërhisja shumë. I kisha humbur të gjitha shpresat dhe nuk dilja nga shtëpia . Gjatë kohës që isha në Gjermani dhe kisha një peshë 130 kg, mjeku nuk më operoi nga frika se do të vdisja nga një ndërhyrje e tillë. Por pas një operacioni të realizuar këtu në Ankara shpëtova dhe u ktheva në normalitet”, citon Start fjalët e Ildemir.

“Më parë haja shumë më tepër. Pas operacionit fillova dietën të cilën e kam ndjekur me përpikëri. Dhashë 100 kg për një vit. Tani jam 70kg. Tani që jam dobësuar dhe ndihem shumë mirë. Nuk mund të ha më si më parë edhe po të dua. Më janë pakësuar dhe shqetësimet që kisha në të ecur. Kur isha i shëndoshë vishja rroba të porositura të një mase 70 ndërsa tani vesh masën 31. Jam shumë i lumtur që po vesh rrobat të cilat i vishja para se të shtoja në peshë. Të gjithë personave që kanë një shqetësim të tillë u sugjeroj të njëjtën mënyrë kurimi”, ka shtuar ai.

Rizgjohet pas 115 vitesh “përgjumje” vullkani Tongariro

Rizgjohet pas 115 vitesh “përgjumje” vullkani Tongariro në Zelandën e Re. Mesnatën e djeshme (ora lokale) vullkani ka nisur aktivitetin duke shpërthyer dhe hedhur masivë gurësh në nj distancë deri 1 kilometra. Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima apo dëme materiale. Ndërkohë hiri vullkanik ka mbërritur deri në qytetin e Napier, në bregun perëndimor, që ndodhet rreth 200 kilometra larg.

Mëngjesin e sotëm vullkani ka ndërperrë aktivitetin shpërthyes, por po mbahet nën vëzhgim në mënyrë të vazhdueshme nga shkencëtarët që nuk kanë përjashtuar mundësinë e fenomeneve të tjera të papritura. Vullkani Tongariro ndodhet në parkun natyror të Zelandës së Re, bashkë me vullkanet Ruapehu e Ngauruhoe. Ndërkohë autoritetet kanë pezulluar fluturimet për shkak të hirit vullkanik.

Mjeku shpeton breshken, 6 min fryme me goje

Një mjek ka shpëtuar jetën e breshkës së tij, e cila pothuajse u mbyt në një tas me ujë në shtëpi, duke i bërë frymëmarrje gojë më gojë për gjashtë minuta. Breshka tetëvjeçare, Atlas, u gjet nga familja e mjekut, Ben Uaterfall, gjysmë e zhytur në ujë e nuk lëvizte. Mjeku 34-vjeçar i bëri menjëherë frymëmarrjen artificiale duke kaluar gjashtë minuta gojë më gojë me breshkën, deri kur ajo nisi të marrë frymë përsëri. Kur ngjarja u mësua edhe në spitalin GQ, Devon, ku punonte mjeku, kolegët e tij e përshëndesnin me të qeshura, por edhe me përgëzime për punën e pazakontë, por të suksesshme.

Mjeket harrojne gersheret ne trupin e pacientit

Një burri iu desh të operohej urgjentisht pasi mjekët ‘u kujtuan’ se kishin harruar një palë gërshërë operacioni brenda trupit të tij pas një ndërhyrjeje për heqjen e apandesitit. Gërshërët, me gjatësi 15 cm u zbuluan nga mjekët vetëm disa javë më vonë, kur pacienti u kthye për një vizitë rutinë me rreze x.

Julie Pearce, kryeinfermiere në spitalin e Kentit, në Britaninë e Madhe, ku ndodhi incidenti, u shpreh se këto janë ngjarje që nuk duhet të ndodhin dhe janë shumë të rralla.

“Në tre vitet e fundit kemi pasur vetëm një rast të tillë, dhe ndërkohë kemi kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Është praktikë standarde që të gjitha mjetet kirurgjikale të numërohen si para ashtu, ashtu dhe pas një operacioni për të parë nëse mungon ndonjë prej tyre”, u shpreh ajo.

Sipas stafit të spitalit, bëhet fjalë për një gabim njerëzor, pasi në këtë rast ndaj pacientit nuk është ndjekur një procedurë tërësisht e plotë, duke bërë skanimin e trupit të tij, por jo një trajtim me rreze X.

Konkurs bukurie ne mes te fluturimit

Një agjensi fluturimi vietnameze ka vendosur që përveç filmave dhe ushqimit, pasagjerëve të saj tu ofrojë edhe një konkurs bukurie në mes të fluturimit.

Pasagjerët menjëherë nxorën telefonat celularë për të regjistruar bukuroshet në avionin e VietJetAir, të cilat për 3 minuta kërcyen para spektatorëve-pasagjerë (VJA).

Edhe pse i dha klientëve diçka për tu mbajtur mend, agjensia e fluturimeve është gjobitur me 800 dollarë pasi videoja e këtij konkursi është publikuar në internet dhe po qarkullon në të gjitha rrjetet sociale.

Shefi i Aviacionit Civil të Vietnamit theksoi: “Ishte një gabim nga agjensia lejimi i një spektakli të tillë.

Një zyrtar i agjensisë u justifikua kështu: “Ishte fluturimi ynë i parë drejt një qyteti bregdetar, kështu që vendosëm të fusnim disa vajza me bikini për të përmirësuar shërbimet ndaj klientit.”

Pse i duam thashethemet?

Ato janë kaq të dashura për ne. I bëjmë çdo ditë, në ambiente të ndryshme, në kafene, e sidomos në punë. Po pse natyra njerëzore është kaq e lidhur pas thashethemit, dhe cila është e keqja e tij më e madhe? Përveç kësaj ka dhe disa efekte pozitive që ia vlejnë t’i duam. Dinamikat e thashethemit në kohë të ndryshme, vlerat dhe anti vlerat e tij e disa sekrete që i duhet t’i lexoni
Thashethemi duket se është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. “Psst cilat janë të rejat e fundit?” Të gjithë i kemi bërë ato, kemi dëgjuar me vëmendje ose kemi thënë diçka për të cilën nuk na takon, kur bëhet fjalë për çështje personale tjetrit. Jemi të etur të dëgjojmë dhe po ashtu të flasim, si një ushqim i përditshëm shpirtëror, ku kafeja e mëngjesit në punë nuk do na jepte efekt nëse nuk do ta merrnim dozën e thashethemit. Edhe pse mund të kemi ndjerë një brejtje të lehtë të ndërgjegjes, kemi vazhduar gjithsesi.

E vërteta është se 80 përqind e bisedave tona të përditshme janë shumë personale, dhe aty ka më shumë thashethem se në çdo diskutim tjetër. Një nga arsyet se pse njerëzimi është kaq i dhënë pas thashethemit është se në vetvete “ai është argëtues në mënyrën më të parrezistueshme”- është shprehur Frank McAndrew, profesor i psikologjisë në universitetin Knox. Kur bëjmë thashetheme një pjesë e trurit tonë çliron dopaminë një hormon që të nxit entuziazmin.

Por kjo është vetëm një pjesë e historisë. Pse merremi kaq shumë me të? A është në të vërtetë kaq negativ thashethemi? Lexoni mbi sekretet e tij dhe merruni me pak thashethem se nuk është dhe aq keq në fund të fundit!!

Pse bëjmë thashetheme

Pyetja që lind është pse na pëlqejnë thashethemet e mbi të gjitha pse i bëjmë ato? Përgjigja më e shkurtër që vjen është: të zbulojmë sa më shumë për tjetrin. Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here. Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë. “Jemi gjithnjë në kërkim të informacionit, duam të hetojmë për të parë se çfarë misteri fshihet,” shkruan një nga profesorët e universitetit Alfred, në New York. Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.

Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore. Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë. Mendohet se si një instinkt për të mbijetuar: me qëllim që të jetojmë dhe të kujtojmë të parët tanë historikë duhet të futemi thellë në historinë e të parëve tanë, në mënyrën se si funksiononin komunitetet e tyre e mbi çfarë rregullash. Kështu ata vendosnin se kujt do t’i besonin dhe kë do kishin kundërshtar. Thashethemi ishte një nga mënyrat që e ndihmoi njerëzimin për të krijuar këtë lloj mentaliteti. “Ne jemi padiskutim trashëgimtarët e një tufe njerëzish që fusin hundët,”-thotë Dr. McAndrew.

Ndoshta nuk do të ishte e nevojshme të merreshim me thashetheme për të mbijetuar ashtu sikurse dhe paraardhësit tanë, por na ndihmon se kujt duhet t’i besojme dhe se kujt jo. (“Askush nuk thotë një fjalë të keqe për Suzin”,- do ishte një i tillë dhe do merreshin shumë me faktin se (“ Të gjithë po diskutojnë se çfarë bëri Linda”).

Nga ana tjetër, ne na pëlqen të bëjmë thashetheme për t’i lënë të tjerëve të kuptojmë se cilët jemi ne. Ju pëlqen të flisni për pabesnikërinë e komshisë suaj në lidhje me bashkëshortin e saj. Duke shprehur mendimin tuaj ju keni dhënë edhe fakte se çfarë karakteri apo morali keni vetë. Kështu ju zbuloni se duke bërë thashethem personi përballë jush ka të njëjtin mendim me ju ose jo. Duke u marrë me imtësirat dhe detajet e bisedave, ajo që nënvizoni është “Ne jemi më të mirë se ata”. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vlerat tuaja. Një mbivlerësim që i bëni vetes në mënyrë publike.

Efektet pozitive

Përveç kësaj, për të çliruar substanca kimike të trurit, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, siç është dopamina, kjo lloj mënyre për të biseduar gjithashtu rrit nivelin e progesteronit, një hormon që prodhon ankth dhe stres sipas studimeve të universitetit të Michigan. Mirëqenia jonë merr një tjetër shtytje nga fakti se thashethemi na mban gjithmonë të lidhur. “Ti qesh, qan,…. mban lidhje me të tjerët,”- sipas Dr. Fisher. “Ju mund ta forconi kështu lidhjen tuaj mes jush dhe personit që po diskutoni”.

Por mbi të gjitha nëse merreni me thashetheme në vendin e punës mund t’ju krijojë edhe lehtësira. Informohesh për kolegun tënd, di të mirat dhe të këqijat e tij, mëson se si të mbrohesh nga shefi apo të dëgjosh historitë e shoqes tënde më të mirë. Në vendin e punës nuk do të thotë domosdoshmërisht të merresh me thashetheme, por është e rëndësishme të dish se kush janë miqtë dhe armiqtë e tu. Kështu mund të mbrohesh dhe të sulomosh në rastin e parë që të jepet. Pra mos qendroni shumë indiferent duke iu shmangur thashethemit, sepse kështu vetëm të tjerët do të merren me ty ndërsa ti do jesh subjekt i përhershëm diskutimi. Bëj si të tjerët bëjnë! Një studim kryer në vitin 2011 zbuloi në një periudhë 12 mujore se rreth 74 për qind e punonjësve nëpër zyra merren me thashetheme. Çdo ditë ata e nisin ditën e tyre të punës me fjalët e para që kanë dëgjuar duke dashur që të jenë shpërndarësit e lajmit.

E keqja, rrezikon reputacionin

Mos u çudisni: thashethemi mund të lëndojë, sidomos kur është i natyrës malinje, e kur nuk ka asnjë qëllim vetëm për të parë tjetrin poshtë. Jo vetëm që është përjashtues por në mënyrë të veçantë ajo që thua me zë të lartë në publik mund të dëmtojë rëndë reputacionin e çdokujt. Këto tashmë ndodhin edhe në faqe të ndryshme publike si Facebook, Twitter apo YouTube, që kohët e fundit po ndodh në masë të gjerë duke përfshirë mosha dhe persona të ndryshëm.

Duhet të kesh një informacion të bollshëm i cili duhet të mjaftojë për të bërë thashetheme. Dhe kjo ndodh sepse ne jemi bërë vartës të teknologjisë, të përdorimeve të websiteve, duke shpenzuar orë të tëra për të thashethemnuar edhe për miqtë tanë më të ngushtë. Nuk po arrijmë të përdorim anët pozitive të teknologjisë, pasi i vetmi qëllim për të cilin e përdorim është dëshira për të dëgjuar sa më shumë për të tjerët, qoftë negativisht apo dhe pozitivisht gjë që ndodh më rrallë.

Moshave të mëdha u pëlqen më shumë

Ajo që është interesante për t’u theksuar është mënyra se si të bërit e thashethemeve ka ndryshuar me kohën. Mënyra se si shpërndahet informacioni dhe si si njerëz të grupmoshave të ndryshme interesohen për ta marrë atë. Të moshuarit janë gjithnjë me veshët përpjetë e duan të mësojnë se çfarë i ndodh brezit të ri. Dhe duket se moshat e mëdha parapëlqejnë më tepër të merren me thashetheme dhe t’i deklarojnë ato në publik për të rinjtë ndaj të cilëve ndiejnë një farë xhelozie për sukseset e tyre.

Po cila është zgjidhja? Të censurosh veten ose të dish ta bësh në rrethana të caktuara. Kur jeni në dyshim për diçka është më mirë të mos shpreheni fare. Mund të thuash diçka më vonë nëse të pëlqen të shprehesh, por nuk mund ta tërheqësh mbrapsht nëse sekretin e kanë marrë vesh të gjithë. Thjesht sepse di diçka vërtet interesante nuk është e thënë që duhet ta shpërndash atë. Mat minuset dhe pluset para se të thuash diçka, është e rëndësishme t’i vendosësh gjërat në peshore para se të bëhesh shpërndarëse e lajmit. Pyet veten nëse kjo që do them do të lëndojë ndonjë apo është thjesht argëtuese?

A duhet ta marrim veten inat?

Absolutisht jo, edhe pse është shumë e rëndësishme që ne diskriminojmë edhe llojet e thashethemeve apo personave që i bëjnë ato. Ka dhe raste kur teksa bëni një thashethem ju e paralajmëroni në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se kujt duhet t’i besojë vërtet. Kjo është një arsye e mirë që ne të mos ndihemi keq për këtë fakt.

Rrjetet sociale i kanë shtuar një tjetër dimension thashethemit, duke e bërë atë më të përgjegjshëm dhe duke forcuar subjektin mbi të cilin bëhen komente. Por ndodh që identitetet e rreme të mashtrojnë më lehtë online, për të mos qenë të dallueshëm. Gjithashtu është shumë e lehtë të përgjigjesh sot, nëse nuk është e vërtetë ajo që mund të thuhet për ju mund të mbrohesh. Të paktën në faqet e njohura të jepet kjo mundësi. Por për dikë që flitet në Twitter dhe ai nuk përgjigjet, të mbrohet, fillon të mendosh që thashethemi është i vërtetë.

Ka dhe disa gjëra të tjera që janë interesante ose sociologët i kanë menduar të tilla: se si dinamika e thashethemit mund të variojë nëpër kultura të ndryshme; sa shumë thashethem mund të konsiderohet prosociale në natyrën njerëzore. Subjekti i tij shpesh e bën të pavlefshëm si diskutim dhe kështu ai harrohet shpejt. Përfundimisht do të ishte me vlerë të merrnim një përgjigje nga pyetja: pse duhet të ketë thashethemi konotacion kaq negativ kur jo gjithmonë ai është jo negativ?

Manikyri me i shtrenjte ne bote, 250 mije dollare

Del në shitje manikyri më i shtrenjë në botë. Përmban diamante 267 karatësh dhe ka vlerën e 250 mijë dollarëve.

Vetëm një shishe e madhe e tillë është prodhuar, ndërsa janë menduar të prodhohen edhe shishe shumë të vogla me një diamant të vetëm, të cilat do të shiten në fund të këtij muaji për 25 dollarë.

Azature, dizanjuesi thotë se diamanti në thonj është një gjetje e re dhe se mendon se do të ketë shumë arritje në të ardhmen.

Birra nuk eshte vetem pije

Hulumtimet shkencore kanë treguar se birra është e pasur me materie të vlefshme që kanë veprim të mirë për organizmin, por me kusht që të mos teprohet.

Birra në histori

Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6000 vjet dhe përshkruhen nga sumerët, të cilët kishin një qytetërim mjaft të lashtë.

Ajo u shpërnda në Evropë nga gjermanët dhe keltët, duke mbetur pija e preferuar e evropianëve. Birrat e para kishin në përbërjen e tyre: fruta, mjaltë, bimë të ndryshme, erëza, por edhe substanca që tashmë njihen si substanca narkotike. Galët e vjetër e kanë quajtur bukë të lëngët për çka ka shumë arsye.

Popullata e lashtë ilire, përveç kultivimit dhe përpunimit të rrushit, njëkohësisht prodhoi edhe birrën vendase. Ishte e njohur “Sabaja”, të cilën kryesisht e përdornin aristokracia ilire. Kontinuiteti i prodhimit të birrës është ndërprerë me depërtimin dhe pushtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan.

Si prodhohet birra?

Birra është pije e lehtë alkoolike dhe freskuese, e cila prodhohet me procesin e fermentimit alkoolik nga malti, kuperi, uji dhe maji i birrës.

Vetit themelore të birrës janë: shija karakteristike (butësisht dhe këndshmërisht e hidhur), zhvillimi i shkumës së pasur dhe stabile e cila është me ngjyrë të bardhë, përmbajtja e vogël e alkoolit, e para së gjithash karakteri freskues.

Malti është lëndë e parë themelore që përfitohet prej elbit të birrës në repartin e fabrikës së maltit. Malti është elb i ulur, i mugulluar dhe në fund i tharë.

Kulperi i jep birrës idhtësinë dhe aromën. Ka përbërje edhe sasi rrëshire që ndikon në mënyrë antiseptike si dhe e ngrit qëndrueshmërinë e birrës.

Uji është përbërës kryesor i të gjitha pijeve. Përbërja kimike drejtpërdrejt ndikon në cilësinë e birrës.

Maji i birrës është lloj i veçantë i kulturës së pastër të majit me karakteristika të fermentimit të ultë.

Pse është birra e mirë?

Birra përmban të gjitha mineralet dhe drithërat nga të cilat përbëhet (më së shpeshti malti i elbit), posaçërisht vitaminën B6, e cila e mbron zemrën dhe enët e gjakut dhe “qetëson nervat”. Pastaj ndihmon në metabolizmin e sheqerit dhe ushqimin e lëkurës. Një shishe birrë në ditë plotëson nevojat e organizmit tonë për vitaminat e grupit B që ka edhe në tharmë buke, gjithashtu përbërës i birrës.

Përmban mineralet: K, Ca, P, Mg, Na, kështu që mund ta pinë edhe ata që mbajnë dietë pa kripë, e posaçërisht është i vlefshëm për të sëmurët nga veshkat me gurë ku bën shpërndarjen e gurëve të vegjël dhe largimin e tyre. Birra duke iu falënderuar përbërjes së vet ka veti edhe në mbajtjen e trashësisë së eshtrave, sidomos te gratë në menopauzë
që rrezikohen nga osteoporoza.

Sipas hulumtuesve francezë, pirja me masë nuk ka probleme as me helikobakter pilorin, që shkakton të thatin në lukth dhe gastritisin. Te meshkujt ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL), kurse te gratë zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq (LDL).

Një nga përbërësit e birrës, në përbërës ksantohumol ndikon në inhibimin e enzimave të cilët nxisin kancerin, thonë hulumtuesit e universitetit Oregon. Kjo, dmth se duhet marrë edhe një shishe birrë. Studimet preliminare në universitetin amerikan, thonë se ksantohumol mund të ndikojë në shkatërrimin e tumorit në fazat e para në gji, zorrë të trashë, vezore dhe prostatë.

Hulumtimet kanë treguar se të gjitha komponentët e birrës asimilohen dhe treten lehtë (tretshmëria e ekstraktit është mbi 95%), që konsumi i birrës në sasi të matur është shumë i shëndetshëm. Për shkak të përbërësve dhe ecurive të përdorura nga bërësit e birrës, birra mund të ndryshojë vetitë e saj në shije dhe ngjyrë.

Birrën preferohet ta pini të ftohtë, në temperaturë prej 6 deri në 12 gradë Celsius.

Meditimi ndihmon kunder vetmise

FigurëVetmia është gjendje që mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, po meditimi mund të ndihmojë në disa mënyra.

Meditimi ka efekte të ndryshme të dobishme, ndërsa hulumtimi më i ri në Universitetin Carnegie Mellon ka treguar që me të në mënyrë të suksesshme mund të luftohet kundër vetmisë dhe të përmirësohet puna e sistemit të imunitetit, i cili në mënyrë më efikase do të luftoj kundër sëmundjes.

Vetmia përndryshe bart shumë faktorë të rrezikut dhe konsiderueshëm ndikon në vdekshmërinë e personave më të vjetër, ndërsa rezultatet e hulumtimit tregojnë që meditim i është jashtëzakonisht efikas në largimin e problemeve të tilla. Përveç kësaj, studimi ka treguar që redukton numrin e inflamacioneve në organizëm.

Vullnetarët në hulumtim së pari kanë mësuar bazat e meditimit, ndërsa pas kësaj kanë medituar rregullisht dhe kanë shkruar raporte, duke vlerësua ndjenjën e vetmisë para dhe pas meditimit dhe kanë dhënë mostrat e gjakut. Pas dy muajve mediumi, te shumica ndjenja e vetmisë është reduktuar konsiderueshëm, ndërsa analiza e mostrës së gjakut ka treguar që është reduktuar gjeni i cili nxit inflamacion t në sistemin e imunitetit të pjesëmarrësve.

Ky hulumtim në mënyrë të suksesshme ka dëshmuar që ekziston mundësia e ndryshimeve qelizore me forcën e pastër të mendjes, kështu që planifikohen hulumtime tjera në atë drejtim me numër më të madh të pjesëmarrësve.

Gjumi, misteret e nje te tretes se jetes

Është nata ajo që i jep kuptimin ditës. Dhe falë gjumit që bëjmë natën përvojat e ditës marrin dhe gjejnë një kuptim dhe kanë një logjikë. Pyetja që dukej se ishte e destinuar për të mbetur pa një përgjigje (përse flemë?) po shndërrohet në fakt në një pus të vërtetë të mbushur me mrekulli për shkencën dhe kjo hap pas hapi ndërsa eksperimentet shkencore nxjerrin në pah rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë për mirëqenien dhe vetë jetën tonë, orët e errësirës së natës.

Në fakt të jetosh pa gjumë është e pamundur dhe kjo jo vetëm në aspektin e lodhjes fizike. Nëse nuk do të ishte gjumi, pra pauza mes ditëve, atëherë nuk do të ekzistonte as reflektimi dhe as ndarja e ngjarjeve nga njëra-tjetra. Ndërsa gjatë gjumit truri ynë përjeton dhe përpunon të gjitha përvojat e ditës. I çmonton, i kategorizon dhe i vendos ato në zona të ndryshme të tij. Dhe aty qëndrojnë në formën e kujtimeve për rreth një muaj, një vit, apo për gjithë jetën sipas rëndësisë së tyre apo impaktit emotiv që na kanë lënë. Ky lloj spastrimi është ajo ndjesi që në mëngjes e quajmë “çlodhje”, apo “mendje të lehtë”. Pa këtë rregullim që bëhet gjatë natës në trurin tonë do të mbizotëronte rrëmuja dhe ne vetë nuk do të përjetonim kurrë ndjenjën e mirë dhe të këndshme e plot energji që na dhuron në mëngjes një gjumë i mirë natën. Dhe për më tepër të gjitha përvojat e një dite më parë do të përfundonin në një kosh të madh dhe të paformë me pak mundësi për t’u rikuperuar më pas.

Por mrekullitë e gjumit nuk marrin fund këtu. Sipas profesorit të shkollës mjekësore në Harvard i cili studion gjumin e njeriut përmes vullnetarëve që flenë në klinikën e tij, gjumi është një magji më vete. Robert Stickgold që konsiderohet si një nga pionierët e studimeve në lidhje me funksionimin e gjumit tregon se organizmi ynë i të menduarit, gjatë natës, nuk kufizohet vetëm në rregullimin, pra vendosjen rregull në tërësinë e ngjarjeve që përjetojmë gjatë ditës, por në shumë më tepër. Sipas tij ajo çka truri njeh në mëngjes është shumë më tepër se tërësia e kujtimeve të një nate më parë. Gjatë natës bëhet përpunimi i përvojave dhe në njëfarë mënyre integrimi i përvojave të reja jetësore me ato të vjetra.

Ndërkohë, mund të thuhet se jo vetëm që gjumi shërben për të organizuar dhe klasifikuar përvojat e ditës, por dhe përvojat e ditës shërbejnë për të na dhënë ose jo një gjumë të mirë pra në cilësinë e tij. Kështu për shembull, veprimtari të ndryshme shkaktojnë gjumë të ndryshëm. Kur jemi para një provimi apo një gare sportive edhe lloji i gjumit është i ndryshëm krahasuar me rastin kur jemi të qetë dhe mund të ndodhemi për shembull para një dite pushimi. Gjumi është një nga tri shtyllat kryesore të shëndetit të njeriut së bashku me dietën në radhë të parë dhe ushtrimet fizike në radhë të dytë.

Gjumi jo vetëm që zë një të tretën e jetës sonë, por na bën edhe më inteligjentë. Ndërkaq, na mban edhe në formë dhe na ruan nga sëmundje të ndryshme të zemrës, të cilat në mungesë të tij do të agravoheshin dhe do të ishin më të shpeshta. Kështu, mungesa e gjumit, ose mosngopja me gjumë e rrit hormonin e grelinës që është i lidhur me oreksin dhe ul atë të leptinës që ka të bëjë me ngopjen. Mungesa e pushimit jo vetëm aktivizon gjithë mekanizmin e stresit, por krijon edhe probleme të vërteta fizike. Lidhja mes gjumit, obezitetit dhe të ushqyerit është shumë më e madhe nga sa mendojmë.

Ka nga ata që flenë gjatë, nga ata të cilëve u flihet në mënyrë të vazhdueshme dhe nga ata që kanë një marrëdhënie të vështirë dhe shpesh të përvuajtur me gjumin për arsye nga më të ndryshmet. Ekspertët thonë se, nëse një individ fle më pak se 7 orë në ditë, atëherë ai ka një rrezik shumë të madh që të ndikojë për keq në shëndetin e tij. Por kjo nuk vlen për të gjithë, sepse ka njerëz që vetëm me pak orë gjumë, arrijnë që të jenë jo vetëm në shëndet të mirë mendor dhe fizik, por shumë aktivë dhe prodhimtarë edhe në veprimtaritë dhe karrierën e tyre.

Për shumicën nga ne, çdo orë që është para orës pesë të mëngjesit mund të konsiderohet fare mirë si “mesi i natës”, pra një kohë gjatë së cilës duhet fjetur dhe parë ëndrra. E megjithatë ka njerëz që çohen rregullisht, e madje të ngopur me gjumë shumë më herët, të themi në orën katër të mëngjesit. Dhe këtë nuk e bëjnë sepse kanë krijuar një zakon të kushtëzuar nga ndonjë punë që u është dashur ta kryejnë kaq herët. Jo. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë. Në këtë orë, ata çohen, sepse janë të ngopur me gjumë, pra kanë marrë atë sasi gjumi që u duhet për të vazhduar të qetë dhe me cilësi veprimtarinë e tyre “zgjuar”. Madje, zgjime të tilla nuk ndodhin vetëm gjatë ditëve të punës, por edhe gjatë fundjavave, apo pushimeve të gjata të vitit. Por ndërkohë që do të mendoni se nëse këta njerëz çohen kaq herët, atëherë duhet që domosdoshmërisht të bien herët edhe në darkë. Do të befasoheni kur të dëgjoni se kategoria e njerëzve për të cilët po flasim bie në gjumë ekzaktësisht pas mesit të natës, pra gjithsej i takon që të flenë vetëm katër orë. Dhe në vend që në raste të tjera këta njerëz të ishin plot nerva dhe me mungesa të theksuara të përqendrimit, siç u ndodh personave që nuk janë ngopur me gjumë, në të kundërt ata janë brilantë dhe të kthjellët si të kishin fjetur gjatë gjithë ditës. Dhe janë edhe shumë rezultativë në punën që bëjnë. Njerëz të tillë nuk e kanë të nevojshme që ta nxisin veten për të qenë në një formë të tillë. Ata thjesht janë ashtu në mënyrë të natyrshme. Nga mjekët, ose më mirë nga specialistët njihen me termin “gjumëpakët” dhe për ta janë plotësisht të mjaftueshme katër orë gjumë. Maksimumi pesë në rastet ekstreme. Ata nuk kanë nevojë as për kafeinë, apo për ndonjë produkt tjetër, për të qenë në gjendje “esëll”. Dhe sikur ky “bekim” të mos mjaftonte, ata janë edhe shumë “elegantë” zakonisht. Disa shkencëtarë nga Kalifornia kanë zbuluar së fundi një lidhje gjenetike. Kështu, në shumë raste, nëna dhe vajza kanë të njëjtat zakone përgjumjeje, pra ose janë nga ata të zakonshmit që bien herët dhe çohen vonë, ose bëjnë pjesë në atë “elitë” qeniesh që bien shumë vonë dhe çohen herët, duke qenë në formë shumë të mirë. Në këtë rast, kemi të bëjmë me të njëjtin variacion gjenetik, si te nëna edhe te vajza. Ky lloj gjeni mendohet që është i pranishëm 2 deri në 3 për qind të popullsisë së planetit. Pra është një gjen shumë i rrallë dhe si pasojë edhe i çmuar. Ata që flenë kaq pak, zakonisht janë edhe shumë të motivuar, energjikë, çka mund të shpjegojë edhe faktin se shpesh njerëz të mëdhenj, të cilët kanë arritur shumë në jetë dhe kanë pasur jetë intensive, kanë qenë persona që kanë bërë pjesë në kategorinë e atyre që flenë shumë pak dhe që zakonisht çohen në orët e para të ditës. Një nga ata ka qenë edhe Margaret Theçer që zakonisht shquhej për rezistencën që kishte ndaj seancave dhe debateve të gjata politike në Parlament dhe në qeveri. Një tjetër njeri me një “dhunti” të tillë ka qenë Leonardo da Vinçi, i cili nuk flinte kurrë më shumë se pesë orë në ditë. E megjithatë, pjesa më e madhe ndër ne e dinë mirë se të paktën pa shtatë orë gjumë nuk është e mundur që të përballosh një ditë pune me përqendrimin e duhur. Por cili është sekreti i orëve të pakta të gjumit? Ka shumë nga ata që e konsiderojnë gjumin humbje kohe. Në një familje ku një baba ka një mundësi të tillë dhe çohet herët, edhe fëmijët si pasojë përpiqen që të kenë të njëjtën marrëdhënie ndaj gjumit. Ky është një rast kur ky zakon mund të ushtrohet dhe të krijohet, edhe pse gjithmonë është i suksesshëm. Rastet e suksesshme zakonisht kanë të bëjnë me faktorin gjenetik. Por ndërsa ky fenomen, apo ky tipar është shumë i rrallë dhe “pasuri” e pak personave, njerëzit e zakonshëm, pra shumica, duhet patjetër që të bëjnë shtatë orë gjumë çdo natë. Marrëdhënia me gjumin është gjithnjë personale dhe nuk duhet që të forcojmë veten që të jemi ata që nuk jemi apo të bëjmë ato gjëra që në fakt do të na dëmtonin, edhe pse të tjerët nuk dëmtohen. Në rast të kundërt do të rrezikonim shëndetin.

Thenie te goditura

FEMER………

E godet duron…, e vret mbijeton…., e lendon reziston…, ka dhimbje sherohet…, rrezohet por vazhdon te eci perseri…, qan por than dhe lotet…, shembet ringrihet…, humbet shpresat por i ringjen ato…, fundoset por arrine del ne siperfaqe perseri…, bishe por edhe e bukur…, e ftohte por edhe e dashur…, hidherohet por gjen kunder helmin…, ska force por e gjen fuqin…, humbet por pranon vetem fitoren…, i erren syte por ajo gjen force te shikoj…, humbet shpresen por jo pergjithnje, zhgenjehet por perseri enderron, beson… kjo eshte FEMRA.

Mësues, doja të dija si jetojnë peshqit në det? -Si njerëzit në

tokë: të mëdhenjtë hanë të vegjlit.

– Ai qe nuk di dhe nuk di pse nuk di ; eshte i marre; largohu prej tij
– Ai qe nuk di dhe e di se nuk di, eshte femije, mesoje; nese ti di, e nuk e meson ke bere gabim.
– Ai qe di dhe nuk e di qe di, eshte i fjetur; mos e le te fleje por zgjoje nese nuk e zgjon ke bere mekat.
– Ai qe di dhe e di se di eshte i mencur; andaj shko pas tij, nese shkon pas tij do te kesh udhen e ndricuar.

3 GJERA….pasi ikin, nuk kthehen më: Koha, Mundësitë, Fjalët!!
3 GJERA në jetë që nuk duhet ti humbasim kurrë: Paqen, Shpresën, Ndershmërinë.
3 GJERA shumë të vlefshme në jetë: Dashuria për veten, Vetëbesimi, Miqtë.
3 GJERA në jetë që nuk janë kurrë të sigurta: Endrrat, Suksesi, Pasuria.
3 GJERA në jetë që ndërtojnë një njeri: Puna, Sinqeriteti, Përgjegjësia.
4 GJERA në jetë që e shkatërrojnë një njeri: Alkooli, Inati,Mendjemadhësia,Kumari.
3 GJERA në jetë që kur shkatërrohen, duan shumë mund për tu rindërtuar: Respekti, Besimi, Miqësia.
3 GJERA në jetë që nuk dështojnë kurrë: Besimi, Vendosmëria, Dashuria!!

“Mos kafshoni më shumë se sa mund të përtypni.”

Ndonjëherë lodhesh . . . Lodhesh duke e parë veten si zhgënjehesh nga persona që i do dhe i vlereson!! . . . Lodhesh duke ecur përpara me kokën lart sikur asgjë të mos kishe ndodhur , kur në fakt je e shkateruar përbrenda!! . . . Lodhesh duke parë veten si ndryshon cdo dite nga njerzite me dy fytyra!! . . . Lodhesh duke vrapuar pas dikujt që nuk bën asnjë hap për të ardhur drejt teje!! . . . Lodhesh edhe duke prit dicka qe ndoshta sdo te vije kurre!! . . . Vjen nje momente qe lodhesh nga gjithcka qe te rrethon,, lodhesh nga padrejtesite e kesaj jete edhe per nje cast do te deshiroje te mos kishe egzistuar kurre. Por, jo!

Të kesh një zemër të mirë në ditët e sotme është një cilësi e përshtatshme vetëm për transplantin e organeve .

Miqësia nuk është të shikohesh ose të takohesh çdo ditë; miqësia është të kthehesh edhe mbas një kohe të gjatë dhe të shikosh që asgjë nuk ka ndryshuar..!!

“Prindërit janë parajsa jonë në tokë.”

Kurrë mos thuaj kurrë, gjithmonë lufto për atë gjë që mendon se ia vlen, mos u venit nga dallgët e jetës por qëndro dhe rezisto dhe kur të arrish këtë, atëherë lufto që ta mbash pranë dhe ta meritosh atë..!!

Jeta eshte nje perzierje e diellit me shiun, e buzeqeshjes me lotin, e kenaqesis me dhembjen, por mos harro kurre nuk mund te kete nje re qe dielli nuk mund ta kaloje.

Leximi… mënyra më e mirë për t’u pasuruar pa vjedhur askënd…

Luftёn e fitojnё heronjtё, por frytet i gёzojnё maskarenjёt.

“Ato qё botёn e çojnë pёrpara nuk janё lokomotivat, por idetё.”

Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!
Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!

Nuk është nevoja të nxitohesh… Nëse dicka është e thënë të bëhet, do të ndodhë,në kohën e duhur, me personin e duhur, për arsyen e duhur…!!

Duhet të keni një zemër të aftë për durimin; vizatimet e mëdha bëhen vetëm me durim të madh dhe me shumë kohë.

Përpara se ti bësh keq dikujt, merr një letër…palose, bëje një topth letrën…
E bëre ?
Tani bëj dicka…provo ta hapësh topthin e letrës dhe ta kthesh si ishte më përpara…
Nuk është e mundur , vërtet ? …
ZEMRA e një personi është si ajo letër , të cilën pasi e ke trajtuar keq është e veshtire ta kthesh si ishte përpara..do mbesë përsëri e rrudhur….Mere këtë mesazh në profilin tënd nëse mendon se mënyra më e mirë për të dashur dikë…është të mos i bësh kurrë keq.

Mos e merrni për dobësi heshtjen time,se nëse Unë flas,ju nuk do të mund ta përballoni..!!

Asgje eshte e perkryer. Asgje. Diellin po ta veshtrosh ne sy, te qorron per nje minute. Debora eshte e bukur, si peisazh por ne kontakt direkt te ngrin kembe e duar.As deti, provo e pija ujin: shellire. Pra: gjerat bukura e te mahniteshme nuk jane perfekte. Thjesht jane te veçanta. ( speciale). Dhe njeriu, duhet te jete keshtu: i veçante jo i perkryer.

Nëse takon dikë që i ka humbur buzëqeshja ji zemërgjerë: Dhuroji … tënden !!!

Disa i ngre mëkati …disa i flak virtyti…!!

Vetëm një buzëqeshje mund të shndërroj një ditë të trishtuar duke e ndezur me drita dhe ngjyra.
Gjej atë gjë që të bën të buzëqeshësh me zemër.

Zgjidh rrugën tënde dhe lër zemrën që të drejtojë…sepse vetëm nëse e bën atë me
zemër arrin para se të nisesh..!

Thoja se sytë e tu janë me te bukurit në botë!
Je shumë i ri më thoshin dhe do çmendesh kot.
Por kur sytë e tu i panë në të vertetë,
ata që thanë do çmendesh, tani janë çmendur vetë…

Njerëzit janë si librat. Mos i gjyko ato sipas kopertinave, ndoshta dikujt do ia kuptosh vlerën duke e lexuar…!!

Të duash tënden,të nderosh t’huajën,
t’jesh mikpritës dhe bujar, të mbash besën dhe traditat, kësaj i thonë të jesh SHQIPËTAR…

Atehere kur mendon se duhet te ndryshosh veten per njerezit
qe te rrethojne, e verteta eshte
se duhet te ndryshosh ata persona qe nuk te pranojne sic
je.

Më mirë të humbas me nder se sa të fitoj me mashtrim .

Kur lindim nuk njohim asgje, kur rritemi njohim vehten, kur burrerohemi njohim gjithke, kur plakemi s’njohim as vehten.
Jetojme duke jetuar gabimet dhe vdesim duke i shlyer ato.

“Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”.

Nga ferri i te varferve eshte bere parajsa e te pasurve.
Pasuria eshte si uji i kripur:sa me shume pi,aq me shume etje ke.

Kam mesuar te degjoj fjalet tallese te njerzve, dhe te mbyll njerin vesh. Kam mesuar te shikoj padrejtesite qe behen, dhe te mbyll njerin sy. Kam mesuar te degjoj fjalet e ‘mencura’ te mendjemedhenjve, dhe te bie dakort me ta. Kam mesuar te duroj edhe thika mbas shpine, dhe te mos ankohem. Kam mesuar edhe te dalloj nje mik apo mikeshe qe te thote nje ‘Si je?’ me zemer.
Te gjitha keto nuk i kam mesuar ne shkolle, nuk me ka dhene dikush leksion, as nuk i kam lexuar diku.
I kam mesuar nga jeta.
Dhe ajo qe Jeta me mesoi te urrej me teper eshte “buzeqeshja e shtirur”.
Jam me i lumtur kur dikush me shef me inat se sa kur dikus buzeqesh i/e shtirur.
Jam me i lumtur kur kuptoj qe kam armiq, se sa kur kuptoj qe ata/ato qe njoh jane vec maskat e radhes.
Jam shume me i lumtur kur dikush me godet me nje shpulle balle-perballe, se sa nje thike mbas shpine!

Shërbimi ndaj të tjerëve është qeraja që ju paguani për të jetuar këtu mbi tokë.

Nëse ia arrin të mashtrosh dikë, mos mendo që ky person është budalla! Kuptoje që ky person të besoi ty më teper se sa që ti e meriton .

Mbaje mend: gjithçka që po të them, nuk është ajo çka që dua të të them.Gjithçka që po të them nuk ka të bëjë fare me të vërtetën, sepse e vërteta nuk mund të thuhet! Gjithçka që po të them është si një çekiç që godet mendjen tënde. Po u zgjove, do ta shohësh të vërtetën.

Pengesa më e madhe është frika … Ndjenja më e keqe është inati … Gabimi më i madh është dorëheqja.

Në thellësitë e dimrit më në fund mësova se brenda meje ka një verë të pathyeshme.

Deri sa të kemi kujtime, e kaluara ekziston. Deri sa të kemi shpresë, e ardhmja na pret. Deri sa të kemi miq, e tanishmja ja vlen të JETOHET…Prandaj mos hezitoni thuani familjes dhe miqëve se i doni shumë ata. Mos i ngadalsoni gjërat të cilat ju sjellin gaz, hare dhe lumturi në jetë, dhe… shpesh pini KAFE me miqtë TUAJ!

Top 10 misteret historike më të mëdha të botës

ENDE EDHE SOT KËTO REALITETE MISTERIOZE NUK KANË MARRË NJË PËRGJIGJE TË SAKTË DHE PËRFUNDIMTARE.

10.stonehenge-mystery10.STONEHENGE
Ndodhen në Angli pranë qytetit të Salisburit.Mendohet se është ndërtuar rreth 2000 deri 2500 vjet p. e s. Përfaqësohen nga një bashkësi gurësh të stërmëdhenj me peshë deri 25 ton, të vendosur në formë rrethore.Mendohet se janë përdorur për të parashikuar ardhjen e stinëve dhe për parashikime të llojeve të tilla,mjaft misterioze.
9.kennedy-assassination9.VRASJA E XHON KENEDIT
Edhe pse ka një të denuar, ende edhe sot ka hipoteza në këtë vrasje mund të jenë përfshire CIA,Mafia,Blloku Sovjetik, Kuba, qeveria Izraelite.
8.crystal-skulls8.KAFKA E KRISTALTE
Janë disa dhe ka mendime se janë prodhuar nga alienët, për shkak të saktësisë së prodhimit.
7.vlad-dracula7.VARRI I VLAD DRAKULA
Është fjala për një princ rumun, dhe mizoritë e tij çnjerëzore. Në këtë figurë është mbështetur edhe personazhi i Kontit Drakula. Pas vrasjes se tij misterioze, koka e tij u dërgua tek Sulltani, ndërsa trupi nuk u gjend kurrë.
6.the-amber-room6.DHOMA AMBER
Është një dhomë me rreth 55 metër katrorë e dekoruar me rreth 6 ton flori, te cilën mbreti i Prusisë ja bëri dhuratë Carit Pjetri i Madh.Pas hyrjes së gjermanëve në Leningrad në L.II. Botërore, dhoma u shpërbë dhe nuk dihet fundi i saj.
5.great-sphinx-mystery5.SFINKSI
Monumenti gjigand gjysëm luan dhe gjysëm njeri. Nuk dihet akoma me saktësi se kush dhe kur është ngritur.
4.jack-the-ripper4.XHEK RIPPER
Është emri imagjinar i një vrasësi serial që ka jetuar në Londër në gjysmën e dytë të shek XIX. I akuzuar për një seri vrasjesh, asnjëherë nuk u bë i  njohur  autenticiteti i  vërtetë i tij.
3.arka3.ARKA E ALEANCES
Është fjala për një kuti druri të veshur me flori, e cila u ndërtua nga Moisiu me porosi të Zotit. Për të nuk dihet nëse vertet ka ekzistuar, apo është fantazi.
2.king-arthur2.MBRETI ARTUR
Mbreti anglez, të cilin, historianët akoma nuk kanë mundur të gjejne nëse  ka ekzistuar realisht, apo është fantazi e krijuar për të frymëzuar ushtarët anglezë të asaj kohe.
1atlantis1.HUMBJA E ISHULLIT ATLANTIS
Sipas filozofit grek Platoni, ky ishull ka qenë diku ndërmjet shkëmbinjve të Gjibraltarit. Ai e përshkruan atë si një vend me një bukuri përrallore, gjurmët e të cilit nuk gjenden ende as në formën e rrënojave arkeologjike. 

Si ta ndalni lemzen?

Lemza krijohet kur irritohet nervi i cili kalon prej trurit deri te abdomeni. Atëherë bëhen kontraktimet e diafragmës, dhe më pas mbyllja e telave të zërit dhe paraqitet tingulli karakteristik i lemzës.

Lemza më shpesh paraqitet te meshkujt sesa tek femrat.

Çfare e shkakton lemzën?

• Ngrënia e tepërt dhe e shpejtë e ushqimit
• Pirja e sasive të tepërta të alkoolit
• Gëlltitja e sasive të mëdha të ajrit
• Pirja e duhanit
• Ndryshimi i papritur i temperaturës së stomakut (pijet e ftohta dhe të ngrohta)
• Stresi emocional ose eksitimi.

Sa gjatë zgjat lemza?

Lemza mund të zgjasë nga disa minuta e deri te disa orë. Lemza e cila zgjat më shumë se 48 orë quhet lemzë e vazhdueshme apo këmbëngulëse. Lemza e cila zgjat më gjatë se një muaj quhet lemzë e pakontrollueshme. Edhe pse është e rrallë, lemza e pakontrollueshme mund të shkaktojë lodhje, mungesë të gjumit dhe humbje të peshës. Lemza këmbëngulëse, sikurse edhe ajo e pakontrollueshme, mund të jetë shenjë e problemeve më serioze shëndetësore, për ç’arsye është i pashmangshëm këshillimi me mjekun.

Ekzistojnë shumë shkaqe të lemzës këmbëngulëse dhe të pakontrollueshme

• Probleme me sistemin qendror nervor, siç janë kanceri, infeksionet, sulmi ose lëndimet.
• Problemet me zhvillimin e proceseve kimike në trup, siç është funksionimi i dobësuar i veshkave.
• Irritimi i nervave në zonën e kokës, fytit dhe gjoksit.
• Anestezioni ose ndërhyrjet kirurgjike.
• Problemet me shëndetin mental.

Si të liroheni nga lemza?

Lemza në shumicën e rasteve kalon vetë në periudhën prej disa minutash deri në disa orë dhe nuk është i nevojshëm asnjë shërim. Ekzistojnë mënyra të thjeshta për lirimin nga lemza, të cilat zakonisht nënkuptojnë rritjen e nivelit të dyoksidit të karbonit në gjak, çka zakonisht e ndërpret lemzën.

• Mbajtja e frymës dhe numërimi i ngadaltë deri në 10.
• Frymëmarrja në qese të letrës.
• Pirja e shpejtë e ujit të ftohtë.
• Ngrënia e një luge me mjaltë.

Nëse lemza zgjat më shumë se dy orë, gjithsesi shkoni te mjeku për t’u përcaktuar arsyeja e vërtetë e lemzës.