Marihuana ul inteligjencen pergjithmone

Të rinjtë që tymosin kanabis rrezikojnë të pësojnë reduktim të fortë dhe të pakthyeshëm të inteligjencës së tyre të matur përmes testit të inteligjencës IQ, raporton një studim i kryer së fundmi. Studimi ndoqi jetën e rreth 1 mijë njerëzve në Zelandën e Re për më shumë se njëzet vjet.

Një skuadër ndërkombëtare zbuloi se ata që filluan të përdorin drogën e lehtë para moshtës 18 vjeç, ndërkohë që truri i tyre qe ende në zhvillim, vuajtën reduktim të konsiderueshëm të inteligjencës që i ndoqi në të gjithë jetën. Një ekspert britanik tha se ky kërkim mund të shpjegojë se pse njerëzit që përdorin këtë drogë shpesh duket se nuk arrijnë të zhvillojnë karrierë të suksesshme.

Për më shumë se njëzet vjet, kërkuesit monitoruan jetët e një grupi njerëzish në Dunedin të Zelandës së Re. Ata i vlerësuan inteligjencën kur ishin fëmijë, para se të fillonin të përdornin kanabis, si dhe i intervistuan në mënyrë të përsëritur deri në moshën 38 vjeç. Pasi morën parasysh faktorë të tjerë si përdorimi i alkoolit apo varësia nga duhani e droga të tjera, si dhe nivelin arsimor përkatës, ata zbuluan se përdoruesit e rregullt të kanabisit vuanin rënie të inteligjencës personale. Sa më shumë kanabis pinin, aq më e madhe qe rënia e inteligjencës.

“Ky është një studim kaq i mirë sa unë jam tashmë i bindur se konsumimi i kanabisit është pa rreziqe për njerëzit mbi 18 vjeç, por shumë i rrezikshëm për mendjet e konsumatorëve nën 18 vjeç,” thotë Profesor Terrie Moffitt i Institutit të Psikiatrisë në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

Efekti negativ qe më i dukshëm për ata që filluan të konsumonin kanabis në moshë fare të re. Studiuesit zbuluan se për adoleshentët që binin pre e kanabisit në vitet e shkollës së mesme dhe që e konsumonin rregullisht deri sa bëheshin maxhorenë, rënia në nivelin e inteligjencës personale qe 8 pikë në testin IQ. Ndalimi i konsumimit të kanabisit apo rrallimi i konsumimit, nuk i ndihmoi këta njerëz të rifitonin inteligjencën që kishin para se të hynin nën varësinë e drogës.

Kërkuesit raportuan se përdorimi i vazhdueshëm i kanabisit për më shumë se 20 vjet shoqërohej me rënie neuropsikologjike dhe rënia qe më e madhe për ata që e përdornin më shpesh.

Gjetjet janë në përputhje me spekulimet e mëparshme mbi pasojat e kanabisit gjatë adoleshencës, kohë kur truri gjendet në një fazë kritike zhvillimi. Një nga anëtarët e skuadrës kërkimore, Prof Terrie Moffitt thotë se studimi mund të ketë impakt të madh mbi mënyrën se si e kemi parë deri më sot rrezikun që krijon përdorimi i kanabisit.

“Kjo punë kërkoi përpjekje të mëdha shkencore. Ne ndoqëm më shumë se 1 mijë pjesëmarrës dhe testuam aftësitë e tyre mendore si fëmijë para se ata të kishin rënë në kontakt me kanabisin. Ne i testuam ata sërish 25 vjet më vonë pasi disa nga pjesëmarrësit u bënë përdorues të rregullt. Ka shumë të dhëna në formë anektodash që tregojnë se përdoruesit e kanabisit kanë tendencë të jenë të dobët në arritjet e tyre arsimore, në martesë apo punësim,” tha ai. Konkluzioni bazë qe që përdorimi i kanabisit nga njerëzit mbi 18 vjeç nuk sjell pasoja (përveç trullosjes afatshkurtër), por është shumë i rrezikshëm për adoleshentët.

Burimi: Gazeta Shqip

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s