Vendet me misterioze ne bote

Vendet misterioze në botë janë të shumta, madje çdo vend ka historinë e tij të mistershme, e cila tregohet nga njëri brez në tjetrin. Revista e famshme “Forbes” ka marrë nismën të bëjë një analizë se cilat vende janë të mistershme, duke u bazuar në fakte reale dhe të dhëna të pakundërshtueshme.

Zona 51

Një vend më modern, por që ruan një sharm të jashtëzakonshëm: Zona 51 në Nevada. Ky territor i Shteteve të Bashkuara është një zonë “top-secret”, ku askush, përveç anëtarëve të ushtrisë amerikane, nuk mund të hyjë. Sipas legjendës, pikërisht këtu qeveria amerikane ka ose ka pasur kontakte me jashtëtokësorët, që i janë mbajtur të fshehta opinionit publik për arsye të ndryshme. Mes të tjerave, sipas një prej teorive më të famshme konspirative të ufologëve, në vitin 1947, pas shpërthimit të një rakete hapësinore të UFO-ve në Rosuell, në Nju Meksiko, pjesët e mbetura të raketës dhe të ekuipazhit janë transportuar pikërisht në Zonën 51.

Ueçester Country

Mes zonave më të mistershme është Ueçester Kauntri, në shtetin e Nju Jorkut, ku shkrimtari Uashington Irving vendosi krijimin e tij “Legjenda e Sleepy Hollow”; thuhet se në këto territore ende endet një kalorës gjatë natës, duke kërkuar kokën e humbur në luftime. Çdo vit nga data 26 deri më 28 tetor, këtu ka një eveniment aktrimi, ku aktorët rikrijojnë sërish këtë histori të mistershme.

Montekristoja Australian

Liqeni Invernes në Skoci, i njohur për praninë e përbindëshit Lok Nes. Shfaqja e parë e këtij përbindëshi daton në shekullin e 6-të para Krishtit, por edhe sot ka shumë turistë që tregojnë se kanë parë shenja të pranisë së tij në liqen. Klasifikimin e vendeve më misterioze e mbyll Montekristo Homsted në qytetin Xhuni, në Australi. Sipas legjendës, në këtë vend ndodhen fantazmat e dhjetë personave që dikur jetonin e më pas vdiqën këtu. Mes tyre është edhe fantazma e vajzës së pronarit të shtëpisë, Kristofer Uilliam Krauli, ajo e një kameriereje shtatzënë që u hodh nga ballkoni dhe e një kopshtari.

Kështjella Bran

Vendi që e fiton këtë klasifikim të pazakontë është kështjella Bran, në Brasov të Rumanisë. Legjenda tregon se në këtë vend ka jetuar Vladi i Përgjakshëm, që nxiti Bram Stokerin në vitet 1800 të shkruante romanin “Drakula”. Vladi ishte një princ i tmerrshëm, që i vriste armiqtë dhe tradhtarët e dyshuar të tij me mënyra pak ortodokse. Sot, kështjella është kthyer në një muze, por sipas revistës “Forbes”, kjo nuk ia ka hequr aspak kështjellës atë mister që e rrethonte prej kohësh: “Nëse ecën në dhomat e kësaj kështjelle, – shkruan revista,- mund të rishohësh gjyqet kundër shtrigave, ekzekutimet me prerje koke dhe varjet në litar, që Vladi urdhëroi nga këto mure”.

Kulla e Londrës

Kulla e Londrës. E ngritur në vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej qindra vitesh ajo përshkruhet si një vend shpirtrash: njëra prej këtyre historive rrëfen se edhe sot natën fantazma e Ana Bolenës, gruas së dytë të Henrikut VIII që u vra brenda këtyre mureve, shëtit në dhomat e kullës me kokën e prerë në duar, në kërkim të bashkëshortit të saj tradhtar, që e vrau, vetëm sepse donte të martohej me një grua tjetër.

Katakombet e Parisit

Vendi më misterioz i botës janë Katakombet e Parisit: edhe ato ndodhen pranë qendrës së qytetit dhe aty ndodhen skeletet e parisienëve që kanë jetuar në shekujt e kaluar. Në shekullin XX janë kthyer në muze dhe janë të shumtë vizitorët që thonë se në disa raste kanë parë fantazma ose kanë dëgjuar britmat e njerëzve të vdekur.

Advertisements

Një mendim mbi “Vendet me misterioze ne bote

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s