Guri blu…Histori domethenese

Një argjendar ishte ulur në tryezën e tij dhe shikonte i hutuar përmes xhamit të dyqanit rrugën .
Një vajzë e vogël hyn në dyqan dhe mbështet hundën e saj mbi xhamin e banakut .Sytë e saj shndritën kur kur panë diçka që ishte ekspozuar aty .Me gishtin e saj i tregoi argjendarit një varëse me gur në ngjyrë blu .

Është për motrën time , a mund të ma paketoni bukur ?

Pronari i dyqanit duke parë me çudi këtë kliente të vogël i thotë :

Sa para ke me vete ?
Pa hezitim vajza duke qëndruar në majë të gishtave vë mbi banak një arkë të vogël prej druri .Pasi e zbrazi arkën mbi banak aty dolën disa monedha prej hekuri , para letre në prerje të vogël dhe disa letra me figura .
Mjaftojnë? – tha vajza me krenari .Unë dua ti bëj një dhuratë motrës sime .Që kur na ka vdekur mami , ajo është kujdesur si një nënë për mua dhe nuk ka kohë asnjëherë për tu kujdesur për veten e saj .Sot është ditë lindja e saj dhe unë jam e sigurt që kjo dhuratë do e bëjë shumë të lumtur .Ky gur ka ngjyrën e syve të saj .

Argjendari shkon për të marrë letrën e amballazhimit dhe një kuti për të vendosur dhuratën .Pas pak çastesh ai kthehet me një letër ngjyrë të kuqe dhe një fjongo ngjyrë të artë .

Paketon dhuratën dhe e porosit vajzën që ta mbante me kujdes .Vajza e mbajti si një trofe .
Një orë më vonë hyn në dyqan një vajzë e bukur me sy blu .Ajo e vendos dhuratën e paketuar me merak nga argjendari mbi banak dhe e pyet :
Kjo varëse është blerë këtu ?
Po zonjushë !
Dhe sa kushtoi ju lutem ?
Unë nuk i tregoj çmimet që aplikoj me klientët .
Por motra ime kishte pak para dhe kurrë nuk mund të më blinte një varëse si kjo .
Argjendari mori me kujdes dhuratën dhe ia vuri vajzës ndër duar .
Motra jote e ka paguar .Ajo e pagoi me çmimin më të lartë që çdokush mund të paguajë : Ajo dha gjithçka që kishte .

Kunming, qyteti i liliputëve

Kunming, një qytezë me 120 banorë në Kinë, është kthyer në një atraksion turistik tërësisht i veçantë. 

Kjo, pasi banorët e saj janë liliputë dhe jetojnë në shtëpi në formë kërpudhash, njësoj si botët imagjinare në përralla. 

Të prekur të gjithë nga një sindromë xhuxhësh, banorët kanë krijuar ‘mbretërinë’ e tyre dhe po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve.

PS:Ndonëse ato nuk kanë shtatlartësinë tonë,janë njëlloj si ne dhe jeta ju ka dhuruar aftësi të jashtëzakonshme.

Kjo është makina më e ulët në botë

Mund të duket si një lodër, por nuk është e tillë.

Edhe pse është e lartë vetëm 45.2 centimetra, ajo ka të drejtë të jetë në rrugë njësoj si veturat, autobusët dhe kamionët.


Mirai, që në japonisht do të thotë e ardhmja, ka hyrë në librin e rekordeve Gines si makina më e ulët në botë.

Ajo është krijuar nga nxënësit dhe mësuesit e një shkolle të mesme në Asakuchi, Japoni.

Ecën me bateri dhe përbërësit e motorit i ka marrë nga kompania CQ, që prodhon makina të vogla në Japoni.

Kurse shasia, trupi, amortizatorët, sistemi i drejtimit, dritat dhe sedilja janë përgatitur nga gjimnazistët dhe mësuesit e tyre.

 
 
 

Në Rumani përgatitën 19 ton sallatë

Porcioni më i madh në botë i sallatës me perime u përgatit në Rumani, në qytetin Pantelimon pranë Bukureshtit.

Për përgatitjen e gatimit më të mëdha në botë vegjetarian nga një mijë vullnetarë rumunë u deshën 19050 kg perime, një tas me gjatësi 18 m e gjerësi 3 m dhe rreth 8 orë.

Për të realizuar planin e menduar, transmeton ZR njoftimin, vullnetarët prenë kilogramët e domateve, marules, trangujve, specave, karotave, qepëve, ullinjve, dhe pastaj të gjitha këto i përzien me 800 litra vaj ulliri dhe kripë. Kjo ishte një përpjekje e suksesshme për të hyrë në Librin e Rekordeve Gines.

 
 
 

Hoteli Fantazmë në Korenë e Veriut

Disa fotografi të marra në mënyrë klandestine u publikuan ditën e enjte, duke ilustruar nga brenda ambientet e hotelit në formë piramide, prej 105 katesh, në ndërtim në kryeqytetin e Koresë së Veriut prej 25 vitesh.
Shteti komunist nisi ndërtimin e hotelit “Ryuguong” në vitin 1987, por ndërtimi i tij u ndërpre për 16 vjet pasi fondet shteruan.
Megjithatë puna ri

nisi në vitin 2008, hoteli është shndërruar në një simbol të ambicieve të dështuara të Koresë së Veriut, më shumë se sa një simbol i lavdisë së saj.
Tashmë, sipas parashikimeve të reja, punimet duhet të përfundojnë brenda 2-3 viteve të ardhshme, por fotografitë tregojnë se duhet ende shumë punë në mënyrë që ndërtesa madhështore të kompletohet.
Si rrjedhojë e zvarritjeve të vazhdueshme, tashmë hoteli ka fituar emrin e “Hoteli Fantazmë”.
 
 
 
 
 

Interesante

Figurë

 

Sipas nje studimi ne “Universitetin e Kembrixhit” nuk ka rendesi se si i vendos germat brenda fjales.Rendesi ka te vendosesh sakte germen e pare dhe te fundit,sepse truri i njeriut eshte i afte te lexoje vetem 2 germa dhe te kuptoj per cfare behet fjale.

 

5 menyra natyrale per te ulur kolesterolin ne gjak

Mos lejoni qe kolesteroli ne gjak te shtohet dhe te shkaktoje probleme me shëndetin. Ja 5 mënyra natyrale dhe te thjeshta te cilat mund t’iu ndihmojnë.

Pini lëng portokalli qe ne mëngjes

Lëngu i portokallit te shtrydhur bën mjaft mire për te ruajtur ne ekuilibër sasinë e lipideve. Një studim i kohëve te fundit ka treguar se personat qe pine tre gota ne dite rritin sasinë e HDL-se kolesterolit te mire, me 21% dhe ulin sasinë e kolesterolit te dëmshëm me 16%. Piheni atë jo me vone se 5 minuta pas ekspozimit ne drite sepse rrezet ultravjollce shkatërrojnë vitaminën C.

Pini një gote vere ne dite

Alkooli, ne çdo lloj forme rrit sasinë e “kolesterolit nevojshem, HDL-se “ ne gjak. Mjafton një gote ne dite për femrat dhe dy gota për meshkujt. Kujdes, nëse e kaloni këtë limit mund te keni pasoja negative. Vera e kuqe sjell gjithashtu edhe antioksidues fale pigmentit te lëkurës se rrushit.

Pini milkshake me soja

Përzieni qumësht soje me pak vanilje. Me pas shtoni edhe disa kokrra liri dhe trazojeni. Proteina e sojës dhe kokrrat e lirit ulin kolesterolin e dëmshëm ne gjak.

Merruni me sport

Mire është qe çdo dite te bëni te paktën 30 minuta ecje te shpejt ose not. Studimet kane treguar se aktiviteti fizik tret kolesterolin dhe ul rrezikun për sëmundje kardio-vaskulare. Përveç kësaj ai ndihmon edhe për te luftuar diabetin dhe hipertensionin.

Këshillohuni me mjekun

Sasia e kolesterolit ne gjak duhet kontrolluar here pas here sidomos pas moshës 45 vjeç. Nëse sasia e tij kalon 2g/l mjeku do iu këshillojë te mbani një lloj regjimi strikt.

Zbulohet majmuni që sheh si njeri

Zbulohet në Kongo, një specie e re e majmunit, Lesula. Emri i saj shkencor është “Cercopithecus lomamiensis”, dhe është rreth pesëdhjetë centimetra i lartë.

Ndërkaq, një karakteristikë e veçantë e saj, që duket se nuk e kanë patur majmunët e zbuluar deri më sot, është fytyra e hollë dhe e stërzgjatur.

Sikundër edhe një tipar mjaft i veçantë: Shikimi, si të jetë një njeri.

Në këtë përfundim kanë arritur dy studiuesit amerikanë, John dhe Terese Hart, të cilët janë marrë më hulumtimin e tipareve të këtij lloji të ri majmuni.

Sipas tyre, nga aspekti i ndërtimit të fytyrës dhe mënyrës sesi vështron, ai mund të quhet pa frikë si më i afërti me njeriun.

E ky, sipas tyre, është në vetvete një zbulim historik.

Kjo edhe sepse, kanë kaluar mëse 28 vjet që nuk është identifikuar ndonjë specie e re e majmunit afrikan..

Rusi,shet shpirtin on-line: “Paksa i vjetruar, por i mbajtur mirë”

“Shes shpirtin në kushte të mira, paksa i vjetruar, por i mbajtur mirë dhe pa vrima, duket absolutisht i ri. Çmimi fillestar është 500 mijë rubla””.

“Nuk kam frikë, sepse blerësi nuk do të ketë të drejtë të më kërkojë më shumë, përveç shpirtit”, ka theksuar ajo, duke kërkuar që gjesti i saj të mos merret si “akt sakrilegji”. “Nuk kam ndërmend t’ia shes shpirtin ndonjë shtrige apo ndonjë vendi të magjisë së zezë. E shes si një suvenir, si një copë Hëne”, ka shtuar më tej.
Vajza ofron si garanci, një certifikatë shitjeje në të cilën deklarohet se blerësi mund të përdorë shpirtin e saj pa asnjë kufizim.Njoftimi i pazakontë është bërë nga një 26-vjeçare moskovite, në një adresë interneti mjaft popullor për ankandet on-line (Molotoch.ru).

Deri më tani njoftimi është lexuar nga 200 persona, por askush nuk ka telefonuar. Vajza ka shpjeguar për të përditshmen “Izvestia”, se paratë i nevojiten për të restauruar apartamentin ku jeton pas divorcit.

Perse na lotojne syte kur qerojme qepe?

Brenda qepes ka substanca qe kur bashkohen me njera-tjetren shkaktojne lot ne sy.Keto lende jane te ndara nga cipat e brendshme te qepes.Por kur e presim qepen,ato bashkohen me njera-tjetren.Ne keto caste ,gazi i acidit sulfurik qe clirohet na djeg syte dhe i ben ata te lotojne.Per te parandaluar kete, mund ta presim qepen prane nje cezme me uje te rrjedhshem.
Dhe keshtu acidi sulfurik largohet me ujin.Gjithashtu edhe nje fete limoni e vendosur afer vendit ku do te presim qepen e thith gazin qe leshohet.
Perberja e ketij gazi lotsjelles mund te prishet menjehere edhe me nje nxehtesi te ulet.Prandaj qepa e pjekur ne gatime nuk na i djeg syte.

Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë

 

Kosi është ushqimi që dietologët sugjerojnë se duhet ngrënë çdo ditë. Ka shumë vlera si dhe elementë apo ushqyes të lartë. Për më tepër, lufton gripin, mund të jetë një vakt më vetë dhe redukton kile…

I nevojshëm për organizmin
Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit që i nevojitet organizmit të njeriut. Ai është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Nëse ndiheni me stomak të fryrë, konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë do t’ju lehtësonte shumë, pasi redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta. Kosi mund të përdoret në çdo vakt. Në mëngjes dhe në darkë janë vaktet që dietologët sugjerojnë më tepër.

Lufton gripin
Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Specialistët kanë theksuar se këto baktere mund të përdoren në sprajtët e hundës, në sapunët e lëngshëm dhe në filtrat e ujit për të penguar përhapjen e virusit të gripit. Ai mund të shoqërohet edhe me vitamina C, si fruta apo limon, që po ashtu ndihmojnë në luftën kundër gripit. Por kjo duhet bërë vetëm nëse jeni në gjendje gripi.

Ndihmon në dobësim dhe më tepër
Kosi mund të përmbajë fruta, proteina, dhe elementë fermentues që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete. Të ngrënit e kosit për një periudhë të gjatë mund të jetë e vështirë, por organizmi nuk ka probleme. Kjo sipas disa studimeve të bëra në vitin 2009. Për të çliruar energji të mjaftueshme konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjera. Kosi është zëvendësues i mirë dhe mëse i shëndetshëm. Kosi përmban për më tepër, probiotik, të cilët gjenden në zorrë. Është zbuluar se ushqimi i rëndë dhe veçanërisht ai ‘fast food’ (ushqimi i shpejtë) arrijnë të zvogëlojnë probiotikun. Edhe përdorimi i antibiotikut madje e redukton këtë lloj substance. Kosi është një burim i shëndetshëm i probiotikut në shumë prej rasteve, kur ai bëhet vetë. Nëse blihet, elementë të tillë edhe mund të hiqen gjatë prodhimit.

Kosi më fruta, një vakt më vetë
Kosi me fruta është po aq me vlerë sa dhe kosi natyral. Megjithëse në përbërjen e tij ka fruta dhe më tepër sheqer, ai mund të përdoret si vakt më vete. Sigurisht nëse jeni me grip, ai që do të luftonte vërtet virusin është kosi natyral. Merrini me fruta të ndryshme, duke konsumuar më tepër se një. Për fëmijët ai është njëlloj i shëndetshëm

Perse na zbardhen floket?


Cdo fije floku eshte si nje gyp me hapesire bosh ne mes.Ne hapesiren e gypit gjendet nje substance ngjyrosese e quajtur melanine.Ne moshat e reja, nen hapesiren e mesit te gypit, gjendet nje leng qe e mban bashke melaninen qe i jep ngjyren flokut.Por me kalimin e moshes,ky leng i fijeve te flokut pakesohet.Sepse lekura jone nuk prodhon me floke te shendetshem si me pare.Qelizat e ngjyres, duke mos gjetur vend ku te rrine, mbeten ne ajer.Atehere floket tane e humbin ngjyren dhe shnderrohen ne te bardhe.

Zbulohet filmi i parë me ngjyra në botë, që në vitin 1902

Deri tani, si më të vjetrat konsideroheshin xhirimet e Kinemacolor nga viti 1909. Por qenkemi gabuar. Në një muze në Bradford të Britanisë së Madhe janë gjetur xhirimet më të vjetra filmike me ngjyra.

Shiritat filmikë që i takojnë vitit 1902 kanë mbetur më shumë se një shekull të pa vënë re në arkivin e muzeut nacional të medias, njofton muzeu në Bradford.

Xhirimet në fjalë i takojnë fotografit dhe zbuluesit britanik Edward Turner, dhe tregojnë, veç tjerash, fëmijët e tij duke luajtur me luledielli dhe një peshk të artë.

Me këtë zbulim, xhirimet e Turnerit bëhen më të vjetrat në kolor. Deri më tani si më të vjetrat konsideroheshin ato të Kinemacolor nga viti 1909

Radioja që ndihmon në rritjen e perqendrimit


Brain Shift Radio është e dizejnuar që të stimuloje trurin të përmirësoje vëmendjen, të bie në gjumë ose të zvogëloje shqetësimin.
Radioja interaktive e cila funksionon përmes internetit, posedon lloje të ndryshme muzikore prej atij ritmik në ambient, të cilat përshtasin aspektin psikologjik të muzikës për të “ndryshuar” trurin tuaj në disponime të ndr

yshme.
Krijuar nga Strong Institute, BSR është e bazuar në kërkimet e bëra gjatë tri dekadave të fundit. Inovacioni i ri në muzikë stimulon trurin tonë për të kontrolluar eksperiencat e ndryshme gjatë ditës.
Mund t’i tregoni BSR-së si dëshironi të ndjeheni dhe më pas programi zgjedh këngët më të përshtatshme për qëllimin tuaj. Gjithashtu, mundeni edhe vete t’i zgjedhni këngët që dëshironi.
Me ruajtjen e listave muzikore që ju pëlqejnë, radioja mëson preferencat tuaja dhe në këtë mënyrë përmirëson zgjedhjet për ju. Opsioni tjetër është ndarja e këngëve tuaja me komunitetin online si dhe eksplorimi i muzikës së të tjerëve.
 

Lugina e vdekjes…!


Zyrtarisht, mbanë titullin e zonës më të nxehtë të planetit tonë!
Për më shumë se 100 vjet, zona El Aziz në bregdetin e Libisë, mbante titullin e vendit më të nxehtë të planetit tonë, ku ishin shënuar temperaturat më të larta ndonjëherë.

Por tashmë, Organizimi Botërorë Meteorologjik (WMO) zbuloi se matja e temperaturës ishte e gabuar, kështu titulli dhe rekordi i akordohet “Luginës së Vdekjes” që ndodhet në Kaliforni, ku temperatura e shënuar më 10 qershor të vitit 1913, arriti 56,7 gradë celsius.

Këtu e disa dekada rresht, meteorologët ishin të rezervuar me rekordin e temperaturë prej 58-të gradë celsiusëve të shënuar nga një bazë italiane në Luginën El Aziz, më 13 shtator të vitit 1922. Kështu, deri më sot nuk ishin gjetur fakte që të vërtetonin këtë temperaturë, apo të vërtetonin se kjo matje ishte e gabuar. 

Por, një ekip ndërkombëtar meteorologësh, që morën iniciativën të kryenin një studim për llogari të WMO, arritën të zbulojnë vendin ku ishte regjistruar temperatura. Analizimi i të dhënave, zbuloi pesë gabime serioze: matja e temperaturës u krye nga një vëzhgues i papërvojë, termometri i përdorur konsiderohej i vjetër edhe atëherë, vendndodhja nuk ishte përfaqësuesja e gjithë zonës përreth, matja nuk koordinonte me matje të tjera të bëra në El Aziz dhe se temperatura nuk koordinonte me matje të tjera të kryera në rajon.

“Zbuluam gabime sistematike në matjen e vitit 1922”, thotë Randy Tserveni i State University, të Kalifornisë, e cili jep dhe një listë me të dhëna të ndryshme me rekorde të ndryshme të temperaturës së shënuar në gjithë botën.

Më e mundshmja, referojnë studiuesit e “Bulletin of the American Meteorological Society”, është se dikush bëri gabime sistematike në matjen e temperaturës, duke e “lexuar” gabim matësin e termometrit të Six-Bellini, i cili ishte hartuar të regjistronte temperaturat më minimale dhe ato më maksimale, si dhe ngjason me termometrat që përdorin sot kopshtarët.

Analizimi i të dhënave të matjes së vitit 1922, ishte e gabuar, duke devijuar rreth 7 gradë celsius.

Përsa i përket rekordit të temperaturës më të ulët, titulli i përket Bostok, Antarktidë, ku temperatura në 21 qershor të vitit 1983 ra në -89,2 gradë celsius.