5 menyra natyrale per te ulur kolesterolin ne gjak

Mos lejoni qe kolesteroli ne gjak te shtohet dhe te shkaktoje probleme me shëndetin. Ja 5 mënyra natyrale dhe te thjeshta te cilat mund t’iu ndihmojnë.

Pini lëng portokalli qe ne mëngjes

Lëngu i portokallit te shtrydhur bën mjaft mire për te ruajtur ne ekuilibër sasinë e lipideve. Një studim i kohëve te fundit ka treguar se personat qe pine tre gota ne dite rritin sasinë e HDL-se kolesterolit te mire, me 21% dhe ulin sasinë e kolesterolit te dëmshëm me 16%. Piheni atë jo me vone se 5 minuta pas ekspozimit ne drite sepse rrezet ultravjollce shkatërrojnë vitaminën C.

Pini një gote vere ne dite

Alkooli, ne çdo lloj forme rrit sasinë e “kolesterolit nevojshem, HDL-se “ ne gjak. Mjafton një gote ne dite për femrat dhe dy gota për meshkujt. Kujdes, nëse e kaloni këtë limit mund te keni pasoja negative. Vera e kuqe sjell gjithashtu edhe antioksidues fale pigmentit te lëkurës se rrushit.

Pini milkshake me soja

Përzieni qumësht soje me pak vanilje. Me pas shtoni edhe disa kokrra liri dhe trazojeni. Proteina e sojës dhe kokrrat e lirit ulin kolesterolin e dëmshëm ne gjak.

Merruni me sport

Mire është qe çdo dite te bëni te paktën 30 minuta ecje te shpejt ose not. Studimet kane treguar se aktiviteti fizik tret kolesterolin dhe ul rrezikun për sëmundje kardio-vaskulare. Përveç kësaj ai ndihmon edhe për te luftuar diabetin dhe hipertensionin.

Këshillohuni me mjekun

Sasia e kolesterolit ne gjak duhet kontrolluar here pas here sidomos pas moshës 45 vjeç. Nëse sasia e tij kalon 2g/l mjeku do iu këshillojë te mbani një lloj regjimi strikt.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s