Lugina e vdekjes…!


Zyrtarisht, mbanë titullin e zonës më të nxehtë të planetit tonë!
Për më shumë se 100 vjet, zona El Aziz në bregdetin e Libisë, mbante titullin e vendit më të nxehtë të planetit tonë, ku ishin shënuar temperaturat më të larta ndonjëherë.

Por tashmë, Organizimi Botërorë Meteorologjik (WMO) zbuloi se matja e temperaturës ishte e gabuar, kështu titulli dhe rekordi i akordohet “Luginës së Vdekjes” që ndodhet në Kaliforni, ku temperatura e shënuar më 10 qershor të vitit 1913, arriti 56,7 gradë celsius.

Këtu e disa dekada rresht, meteorologët ishin të rezervuar me rekordin e temperaturë prej 58-të gradë celsiusëve të shënuar nga një bazë italiane në Luginën El Aziz, më 13 shtator të vitit 1922. Kështu, deri më sot nuk ishin gjetur fakte që të vërtetonin këtë temperaturë, apo të vërtetonin se kjo matje ishte e gabuar. 

Por, një ekip ndërkombëtar meteorologësh, që morën iniciativën të kryenin një studim për llogari të WMO, arritën të zbulojnë vendin ku ishte regjistruar temperatura. Analizimi i të dhënave, zbuloi pesë gabime serioze: matja e temperaturës u krye nga një vëzhgues i papërvojë, termometri i përdorur konsiderohej i vjetër edhe atëherë, vendndodhja nuk ishte përfaqësuesja e gjithë zonës përreth, matja nuk koordinonte me matje të tjera të bëra në El Aziz dhe se temperatura nuk koordinonte me matje të tjera të kryera në rajon.

“Zbuluam gabime sistematike në matjen e vitit 1922”, thotë Randy Tserveni i State University, të Kalifornisë, e cili jep dhe një listë me të dhëna të ndryshme me rekorde të ndryshme të temperaturës së shënuar në gjithë botën.

Më e mundshmja, referojnë studiuesit e “Bulletin of the American Meteorological Society”, është se dikush bëri gabime sistematike në matjen e temperaturës, duke e “lexuar” gabim matësin e termometrit të Six-Bellini, i cili ishte hartuar të regjistronte temperaturat më minimale dhe ato më maksimale, si dhe ngjason me termometrat që përdorin sot kopshtarët.

Analizimi i të dhënave të matjes së vitit 1922, ishte e gabuar, duke devijuar rreth 7 gradë celsius.

Përsa i përket rekordit të temperaturës më të ulët, titulli i përket Bostok, Antarktidë, ku temperatura në 21 qershor të vitit 1983 ra në -89,2 gradë celsius.

 
 
 
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s