Zbulohet majmuni që sheh si njeri

Zbulohet në Kongo, një specie e re e majmunit, Lesula. Emri i saj shkencor është “Cercopithecus lomamiensis”, dhe është rreth pesëdhjetë centimetra i lartë.

Ndërkaq, një karakteristikë e veçantë e saj, që duket se nuk e kanë patur majmunët e zbuluar deri më sot, është fytyra e hollë dhe e stërzgjatur.

Sikundër edhe një tipar mjaft i veçantë: Shikimi, si të jetë një njeri.

Në këtë përfundim kanë arritur dy studiuesit amerikanë, John dhe Terese Hart, të cilët janë marrë më hulumtimin e tipareve të këtij lloji të ri majmuni.

Sipas tyre, nga aspekti i ndërtimit të fytyrës dhe mënyrës sesi vështron, ai mund të quhet pa frikë si më i afërti me njeriun.

E ky, sipas tyre, është në vetvete një zbulim historik.

Kjo edhe sepse, kanë kaluar mëse 28 vjet që nuk është identifikuar ndonjë specie e re e majmunit afrikan..

Lini një koment