Dhjetori i 2012-ës ka diçka që ndodh një herë në 824 vjet

Është sigurisht muaji dhe viti më shumë i diskutuar në historinë e njerëzimit. Kurrë më parë një muaji si dhjetori i sivjetshëm, nuk i janë referuar dhe kurrë nuk i kanë kushtuar kaq shumë rëndësi duke përshirë këtu të gjitha fushat, si ato natyrale po dhe ato jo natyrale, si fizikën po ashtu dhe metafizikën, deri dhe konspiracionet më të çuditshme dhe padyshimtin Fundin e Botës.

December 2012: this month happens once every 824 years

824 vjet është fakti se ka:

5 të shtuna
5 të diela
5 të hëna

Besoj se me këtë ju dhamë të kuptoni se nuk ka të bëjë dha ska asnjë lidhe me teoritë e paqëndrueshme të fundit të botës.

KAM MESUAR….


Kam mesuar se sado te perkujdesesh per te tjeret,s’eshte e thene te ta kthejne po njelloj perkujdesjen.

Kam mesuar se duhen vite per te ndertuar besimin dhe fare pak sekonda per ta thyer.

Kam mesuar se sado te mire te jene miqte,here pas here do te te lendojne por duhet t’i falesh ata.

Kam mesuar qe nuk ka rendesi cfare ke ne jete por ke ke.
Kam mesuar se nuk duhet te shkaterrosh kurre nje shfajesim me nje justifikim.
Kam mesuar se duhet gjithmone te krahasohesh me me te miren qe bejne te tjeret.
Kam mesuar se duhet nje kohe e gjate qe te behem njeriu qe deshiroj te jem.
Kam mesuar qe mund te vazhdosh shume me perpara edhe kur thua qe s’mundesh me.
Kam mesuar qe jemi pergjegjes per ate qe bejme,pavaresisht si ndjehemi.
Kam mesuar qe ose ti kontrollon sjelljen tende ose ajo te kontrollon ty.
Kam mesuar qe ndonjehere personat qe mendoje se do gezonin nga mundja juaj,jane ato qe mund t’ju
ndihmojne te ngriheni serish.
Kam mesuar qe kur jam i nevrikosur kam te drejte te jem i nevrikosur por nuk kam te drejte te jem i pashpirte.
Kam mesuar qe nje miqesi  e paster rritet edhe ne distanca te medha.
Kam mesuar qe te maturohesh ka te beje me eksperiencat dhe cfare ke mesuar prej tyre dhe jo me ditelindjet qe ke kaluar.
Kam mesuar qe nuk eshte mjaftueshem te falesh nga te tjeret,shpesh duhet te falesh veten tende.
Kam mesuar se sado e plagosur te jete zemra jote,bota nuk ndalon per pikellimin tend.
Kam mesuar qe rrethanat e jetes mund te kene ndikuar ne ate cfare jemi,por ne jemi pergjegjes per ate
cfare do behemi.
Kam mesuar qe s’kemi perse ti zevendesojme miqte vetem se ato kane ndryshuar.
Kam mesuar qe s’duhet te jesh aq i eger per te zbuluar ndonje sekret sepse mund te te ndryshoje jeten pergjithmone.
Kam mesuar qe certifikatat e varura ne mur nuk te bejne njeri me te mire.
Kam mesuar qe personat per te cilet perkujdesesh me shume ne kete bote,largohen shume shpejt.
Kam mesuar se njerezit harrojne ate cfare them apo bej,por nuk harrojne si i bere te ndjehen.

Gëzuar 100 vjetorin,Shqipëri!

Me anë të këtij postimi,do të doja t’i uroja të gjithë shqiptarët,kudo që janë :Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!

Shtetit tonë iu desh të bëntë luftëra dhe përpjekje të gjata për të gëzuar më në fund frytet e lirisë.Luftoi pa u lodhur kundër pushtuesve shekullorë,luftoi vazhdimisht vetëm e vetëm që të jetonte i lirë si shtetet e tjera në trojet,që i përkisnin me të drejtë.

Dhe ja ku jemi,sot Shqipëria feston 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.Duke qenë se shteti ynë,tashmë prej 100 vitesh është një shtet si gjithë shtetet e tjera,nuk më mbetet gjë tjetër,vecse t’i uroj një rrugëtim sa më të lavdishëm në histori,paqe,lumturi dhe cfarë është më e rëndësishmja harmoni midis njëri-tjetrit.

100 vjetori i Pavarësisë, Google “vishet” kuq e zi

100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë dhe motorin e kërkimit Google të flasë shqip.

Logoja e Google sot është me fushë të kuqe, ndërsa dy ’00′-të e tij janë 100 vitet e shtetit shqiptar. Vetë fjala Google shkruhet me të zezë e të bardhë.

Kjo logo ka ardhur pas kërkesës së një numri të madh të shqiptarëve në internet, dërguar kompanisë Google në formën e një peticioni. “Doodle” vendosen nga gjiganti i kërkimit në raste të veçanta për datat historike, apo për përvjetorët e personazhe historikë.

Por logoja e Google e veshur me ngjyrat kuq e zi është e dukshme vetëm për përdoruesit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu një urim për 100- vjetorin e Shqipërisë vjen edhe nga Wikipedia, enciklopedia e lirë në internet, e cila në ballinën e saj shkruan urimin për ditëlindjen e shtetit shqiptar.

Ky është ajsbergu që fundosi Titanikun


Ky masiv gjigand akulli u fotografua dy ditë para fundosjes së anijes së famshme të Titanikut nga kapiteni i S.S. Etonian më 12 prill 1912.
Sipas specialistëve që e shqyrtuan fotografinë, është 99% e sigurt se ky është ajsbergu që fundosi anijen e famshme.

Kjo, pasi veç formës së tij, është ashtu siç e kanë përshkruar në mbijetuarit.
Fotografia do të dalë në ankand muajin e ardhshëm në Amerikë dhe çmimi fillestar i saj do të jetë 10.000 dollarë.

Bretkosa blu, nga më të rrezikshmet në planet


Bretkosa ngjyrë blu që shikoni në fotografi është një bretkosë mjaft helmuese që gjendet në Amerikën Qendrore dhe Jugore.
Ndryshe nga shumë bretkosa të tjera, ajo shfaqet më shumë gjatë ditës dhe lëkura e saj ka ngjyrë blu të theksuar.

Edhe pse në pamje të parë duket mjaft e lezetshme, lëkura e saj është toksike. Madje njerëzit mijëra vjet më parë e përdornin helmin e saj për të lyer shtizat

Zarzavatet gjethe jeshile konfirmohen si veti anti-kancer

Gjithmone e me shume kuptojme se lufta kunder tumoreve te femrave kalon permes parandalimit ushqimor. Jo vetem ajo qe hame ndikon ne peshen tone dhe ne mireqenien tone te pergjithshme, por mund te na shpetojne jeten.
Hulumtuesit italiane kane publikuar ne revisten Breast Cancer Research and Treatment te dhenat e nje studmi, te kryer per m

bi 10 vjet ne 31 mije femra ne gjendje te mire shendetesore, mes moshes 36 dhe 64 vjec.
Te gjithe pjesmarresit i’u moren masa antropometrike (pesha, gjatesia dhe beli), dhe vete ato kane dhene informacion ne lidhje me dieten e ndjekur dhe regjimin ushqimor te ndjekur rregullisht.
Ne grate e monituruara, tek disa eshte zhvilluar nje tumor ne gji, nder faktoret shkaktare, shkencetaret kane identifikuar edhe ushqimet qe konsumohen zakonisht, sic shpjegon Dr. Domenico Palli:”Ne kete kampion kaq te gjere shume femra kane zhvilluar nje tumor ne kancerin e gjirit, dhe fale krahasimit te zakoneve te tyre ushqimore me ato te pacienteve te shendoshe, kemi mundur te gjejme ushqimet anti-kancer”.
Keto te fundit gjenden ne mesin e zarzavateve gjethe jeshile nder te cilat jane; “Spinaqi, cikorja, lakra e eger, sallata jeshile dhe te gjitha zarzavatet me gjethe, shpjegon Palli, kane mbrojtur rreth 30 mije gra nga tumori, fale pasurise se tyre me antioksidante qe perqendrohen pikerisht ne gjethe. Me shume, ne rastin e zarzavateve te fresketa shton efektin sherues te vajit te ullirit me te cilin i sperkasim”.
Nje sasi prej 200 gram ne dite e zarzavate qe permendem me lart, sigurojne nje mbrojtje vertet te lakmueshme kunder zhvillimit te tumorit tek femrat, sepse zvogelojne efektin inflamator dhe potencialisht parakanceroz te ushqimeve qe rrisin indeksin e glicemise dhe ndryshojne skeretimin e hormoneve, si sheqernat, per shembull.
Konsumimi i zarzavateve, perimeve, frutave, vetem na bejne mire dhe nuk duhet te mungojne ne tryezen tone.

Migrena ndërlidhet me dëmtimet e trurit.

Edhe pse shkaku i migrenës nuk është vërtetuar saktë, një nga hulumtimet e fundit tregon se për një gjë të tillë fajtorë janë dëmtimet e trurit, që shkaktojnë çrregullimin jo të mirë të gjakut.
Për revistën “Journal of the American Medical Association” kanë deklaruar se te femrat migrena shfaqet tri herë më shpesh në krahasim me meshkujt, se ato mund të ken

ë edhe probleme të tjera që vijnë si pasojë e kokëdhimbjes, si mundimet, vjelljen dhe ndjeshmëria ndaj dritës. Te femrat që vuajnë nga migrena ekzistojnë dy gjasa më të mëdha që të ndodhë ndryshimi struktural apo dëmtimet që shfaqen si pasojë e qarkullimit jo të rregullt të gjakut në pjesë të caktuara të trurit.
Momentalisht ende nuk është vërtetuar dëmi për shëndetin e përgjithshëm që mund të shkaktojnë këto çrregullime. “Pacientët nuk duhet të jetojnë me dyshimet se secili sulm i migrenës dëmton trurin. Do të duhet ta dinë se volumi i ndryshimit është tejet i vogël. Nuk ka nevojë për ndryshimin e shërimit të pacientëve që vuajnë nga migrena”, deklaron autori i studimit Marc C. Kruit

Zbulohet nje skelet gjigand qe ne kohen e Romes Antike

Nuk eshte nje perralle – eshte skeleti i pare i plote antik i nje personi me gjigantizem qe eshte zbuluar afer Romes.
Me gjatesine e tij prej 2.02 metrash ky burre duket te kete qene nje gjigant ne Romen e shekullit te trete, ku nje burre ishte mesatarisht 1.67 metra. Ne kontrast me kete, burri me i gjate ne ditet e sotme eshte i gjate 2.51 m

etra.
Gjetja e ketyre skeleteve eshte shume e rralle pasi vete gjigantizmi eshte shume i rralle. Te prekur nga kjo, ne ditet e sotme jane vetem 3 persona ne nje milion. Kjo fillon qe ne femijeri, kur nje gjender hipofize qe nuk funksionon si duhet shkakton nje rritje jo normale.
Dy skelete pjesore, nje nga Polonia dhe nje tjeter nga Egjipti, jane identifikuar me pare si raste te mundshme te gjigantizmit, por rast i gjetur ne Rome eshte rasti i pare i qarte nga e kaluara. Drejtuesja e ketij studimi eshte Simona Minozzi, nje paleopatologe ne Univerisitetin e Pizes en Itali.
Skeleti i pazakonte eshte gjetur ne vitin 1991 gjate nje germimi ne nje nekropolis ne Fidanae, nje territor qe menaxhohej ne menyre indirekte nga Roma.
Ne ate kohe, Archaeological Superintendence of Rome, qe drejtonte projektin, vuri re qe varri I keti burri ishte shume I gjate. Vetem pas nje ekzaminimi te mevonshem antropologjik, qe edhe kockat e tij u zbuluan te ishin te pazakonta. Pak me pas, ato iu derguan grupit te Minozzi-t per analiza te metejshme.
Per te zbuluar nese skeleti kishte gjigantizem, ekipi ekzaminoi kockat dhe gjeti te dhena te demtimit te kafkes te lidhura me nje tumor hipofizar, qe percan gjendren e hipofizes, dhe qe kjo shkakton prodhimin e tepert te hormonit te rritjes.
Zbulime te tjera, si per shembull gjymtyre me gjatesi disproporcionale, dhe te dhena qe tregonin qe kockat vazhdonin te rriteshin edhe ne moshe te rritur, mbeshtesin diagnozen e gjigantizmit.
Vdeka e tij e hershme, besohet ne moshen 16-20 vjecare, mund te kete gjithashtu lidhje me gjigantizmin, qe eshte e shoqeruar me semundjet kardiovaskulare dhe problemet e frymemarrjes. Minozzi megjithate vuri ne dukje qe arsyeja e vdekjes mbetet ende e panjohur.
Charlotte Roberts tha qe ajo eshte e bindur me diagnozen, por do te deshironte te dinte me shume.
“Nuk mund vetem te studiohet semundja. Duhet pare edhe impakti me i gjere, se si njerezit funksiononin ne shoqeri, dhe nese ata jane trajtoheshin ndryshe nga te tjeret.” – tha Roberts.
Gjerat qe jane te varrosura me nje trup, mund te ofrojne te dhena ne rolin e personit ne jete dhe se si trajtoheshin ato ne komunitetin e tyre.
Megjithate gjigandi eshte gjetur pa artifakte ne varrin e tij. Minozzi tha qe ne fakt varrosja e tij ishte tipike e asaj kohe, qe sugjeronte qe ai ishte i perfshire si pjese e shoqerise.
“Ne nuk dime asgje ne lidhje me rolin apo prezencen e gjiganteve ne boten e Romes.” – tha ajo. “Vetem qe perandori Maximinus Thrax ishte pershkruar si nje ‘mal njerezor’”.

 

 

Piktura me 2.8 milion pika per “100 vjet shtet Shqipetar”

http://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&hl=en&v=P9fCY12lYZ4

Kjo pikturë iu është kushtuar 100 vjetorit të shtetit Shqipëtar.
Artisti nga Lugina e Preshevës,apo me mir te themi nga Kosova Lindore, Besar Halili ia kushtoi këtë fotografi të gjithë popullit Shqipetarë e në veqanti 100 vjetorit.
Besar Halili është student ne Universitetin Shtetëror të Tetovës në Arkitekturë , pos pikturës ai miret edhe me dizajne poashtu dhe arkitekure .. Piktura qe i u kushtua 100 vjetorit te pavarësisë është bërë në hamer format A0 , rapitograph 0.3 me ngjyrë Kuq e Zi dhe është punuar nga gjithsej 2.8 milion Pika…Urime Festa!

Për të gjithë fëmijët ,kudo në botë!

Nëse një fëmijë rritet me kritikë, mëson të dënojë .

Nëse një fëmijë rritet me dhunë, mëson të godasë .

Nëse një fëmijë rritet me ironi , mëson të jetë i turpshëm .

Nëse një fëmijë rritet me turp , mëson të ndihet fajtor .

Nëse një fëmijë rritet me tolerancë , mëson të jetë i qetë .

Nëse një fëmijë rritet me inkurajim , mëson të ketë besim.

Nëse një fëmijë rritet me ndershmëri , mëson drejtësinë.

Nëse një fëmijë rritet me përgjegjësi , mëson të jetë besnik .

Nëse një fëmijë rritet me miratimin ,mëson të pranojë .

Nëse një fëmijë rritet me pasuri ( të pa kontrolluar) – mëson se cdo gjë ka vlerën e parasë dhe se jeta mund te blihet…

Nëse një fëmijë rritet me pranimin dhe miqësinë, mëson të gjejë lumturinë kudo në botë.

Nga vijnë emrat e uraganeve?

Në Oqeanin Paqësor dhe Atalantik çdo vit shfaqen me dhjetëra uragane. Të gjithë uraganet, të vegjël apo të mëdhenj qofshin, mbajnë nga një emër të veçantë për të mbajtur më lehtë statistikat e të gjithë uraganeve.

Nga vijnë emrat e këtyre uraganeve, disa prej të cilëve janë shumë të fortë dhe kanë shkaktuar qindra miliona dollarë dëme?

Emërtimi i uraganeve nuk është një zakon shumë i vjetër, transmeton Starti shkrimin. Në fund të shekullit të 19-të një meteorolog Australian filloi të emërtonte i pari uraganet me emra femrash. Duke përqafuar këtë mendim edhe Qendra kombëtare e uraganeve në Amerikë filloi të zbatonte të njëjtën metodë që nga viti 1953. Pas vitit 1979 është vendosur që krahas emrave të femrave të përdoren dhe emra meshkujsh.

Qendra çdo vit krijon tablotë e emrave. Tabloja e përbërë nga 21 emra dhe 6 lista fillon nga shkronja A dhe shkon deri tek shkronja Z . Kjo listë përsëritet një here në 6 vjet. Por nëse një uragan ka shkaktuar shumë dëme dhe viktima menjëherë kthehet në “legjendë” duke u hequr nga lista e emrave për t’u ndërruar me një tjetër. P.sh një nga emrat e hequr nga lista në vitin 2005 ishte emri i uraganit “Katrina” i cili shkaktoi shumë dëme në zonën e New Orleans. 40 emra kanë dalë në pension që nga viti 1953.

Të gjithë uraganet e marrin emrin sipas radhës. Pra emri në radhë përcakton emrin e uraganit që do të vijë më pas. Uragani “Sandy” i cili pritet të godasë SHBA radhitet në vendin e 18-të në listën e vitit 2012. Uraganet më pas do të quhen “Tony”, “Valerie” dhe “William”.

Krahas kësaj një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se emrat e uraganeve përbëhen vetëm nga emra femrash. Dhe shkaku i kësaj është se uraganet më të forte kanë mbajtur emra të femrave. Në të vërtetë qendra ka përdorur në mënyrë të barabartë emrat e femrave dhe meshkujve duke filluar që nga viti 1979. Pra emërtimi i uraganeve më të fuqishëm me emra femrash është thjesht një rastësi.

Sallon bukurie vetëm për fëmijë

Në kryeqytetin libanez, Bejrut, është hapur një sallon bukurie për fëmijë. Klientë të sallonit mund të jenë vetëm fëmijët nga katër deri në 12 vjet.

“Secila vajzë, e vogël ose e rritur, ëndërron që një ditë të bëhet nënë. Prandaj vajzat sillen si nënat duke u veshur pikërisht si ato. Ndërsa ky është vendi ku u plotësohen ëndrrat e tilla”,- ka deklaruar pronarja Hania Halvani, transmeton BW.

Ajo ka thënë se salloni ka punë, sidomos në raste ditëlindjesh të fëmijëve, dasma, festivale dhe festa fetare.

Një “ishull i gjelbër” në zemër të shkretëtirës!

Pranë kryeqytetit Lima të Perusë, qarkullon një legjendë gojë pas goje nga shekulli në shekull. Që nga koha kur u krijua oazi Huacachina, që mendohet se është një nga oazet më të bukur në botë.
Një princeshë e bukur e Inka endej mes dunave duke admiruar bukurinë e saj në një pasqyrë që mbante me vete. Një gjahtar e pa me një shikim erotik… Duke vra

puar që të shpëtonte prej tij, pasqyra i ra nga duart dhe iu thye. Në atë vend u krijua oazi Huacachina!

I njohur edhe si “oazi i Amerikës”, Huacachina është një nga oazet e pakta që ndodhen sot në kontinentin amerikan dhe është një nga atraksionet më të njohura turistike gjatë dekadave të fundit, duke mbledhur mijëra njerëz.
Ujëra të kristaltë në një vend të hapur, ndërtesa bashkëkohore mjaft luksoze dhe njerëz mikëpritës ju ftojnë të vizitoni këtë vend. Gjithashtu, edhe panorama e shkretëtirës, kryesisht gjatë perëndimit të diellit, është e mrekullueshme.
Ky vend adhurohet edhe nga ata që bëjnë sand surfing, pra zbresin me shpejtësi në dunat e rërës, por është vend i përshtatshëm edhe për romanikët, që mund të shijojnë një udhëtim me varkë në ujërat e qetë, që ndodhen… në zemër të shkretëtirës së Perusë.

Femra me këmbët më të gjata në botë

Duket sikur ka ardhur nga vendi i gjigandëve. Ka gjatësi 1.95 metra dhe është nga Rusia.
Fjala është për Svetlana Pankratova, e cila ka këmbët më të gjata në botë.

Këmbët e saj që arrijnë 1.32 metra e bënë të famshme në gjithë botën, pasi hyri në librin e rekordeve Guinness.
Ky rekord u shënua në Spanjë më 8 korrik 2003. Që nga ajo datë e në vazhdim, Svetlana vazhdon të shijojë privilegjet e famës që i japin këmbët e saj.

Svmnafellsjvkull – një shpellë e mrekullueshme kristalesh ngjyrë blu

Blloqet gjigande të akullit shkëlqejnë nga rrezet e diellit dhe Crystal Cave Svmnafellsjvkull në Parkun Kombëtar Skaftafell të Islandës, tregon me mënyrën më të mirë bukurinë e natyrës, duke mrekulluar vizitorët e saj me ngjyrën blu të errët të akujve.
Shpella e famshme e kristaleve u krijua nga akujt që ranë nga anët e Vrffajvk

ull, vullkanit më të lartë aktiv të Islandës. Me kalimin e kohës, bora që bie mbi to, krijon këtë rezultat të mrekullueshëm që shikoni në foto.

Për të hyrë në brendësi të shpellës, duhet të kalosh nga një e çarë rreth 7 metra, që u jep mundësinë vizitorëve dhe fotografëve të shijojnë një mjedis të qetë blu, por edhe të dëgjojnë tingujt nga çarjet e blloqeve të akullta që lëvizin herë pas here.
“Akulli merr një ngjyrë blu të ndezur, siç merr edhe uji në thellësi të oqeanit. Ky fenomen shkaktohet nga drita, kur përthithet nga hidrogjeni”, shpjegon fotografi Orvar Thorgeirsson dhe plotëson:“Shpellat e kristalta në përgjithësi janë të paqëndrueshme dhe mund të shemben nga momenti në moment. Periudha më e mirë për t’i vizituar është dimri, pasi të ftohtët forcon akujt”.

10 Keshilla per te kufizuar rreziqet nga celulari

1. MOS ua jepni ta perdorin femijet, pervec rasteve te emergjences. Eshte me i tolerueshem perdorimi i SMS- ve, por me mire ta zvogelojme edhe perdorimin e tyre nga femijet. Nuk eshte rastesi qe ne France eshte i ndaluar publiciteti i telefonave celulare qe u drejtohet femijeve nen 14 vjec.

2. Perdorni gjithmone kufjet e veshit qe jane me fij

e, jo wireless. Edhe vivavoce, me ze, eshte prape nje zgjedhje me e mire.

3. Mos kryeni telefonata nese ka pak vale ne rrjet, gje e cila sinjalizohet ne ekranin e celularit. Sepse ne rastin kur ka pak vale ne rrjet, nepermjet telefonates ju kerkoni me shume rrezatim vale, e per rrjedhim rritni rrezatimin rreth jush.

4. Perdoreni sa me pak kur jeni duke udhetuar me tren apo me makine. Pra, perdoreni sa me pak kur jeni ne levizje sepse ne kete rast ka me pak sinjal e rrjedhimisht ka me shume rrezatim.

5. Ne kohen qe jeni duke bere thirrjen, mos e mbani celularin prane veshit, sepse rrezatimi eshte shume i forte. Prisni qe tjetri te pergjigjet, pastaj afrojeni tek veshi. Ne kete rast ju ndihmon vivavoce.

6. Mos e mbani celularin ne xhep, as ne xhepin e kemishes, as ne xhepin e xhaketes apo palltos.

7. Gjate kohes qe flisni, kalojeni telefonit sa ne njerin vesh ne tjetrin. Dhe mundohuni ta shkurtoni sa me shume telefonaten.

8. Perdorni telefonine fikse sa me shume te jete e mundur.

9. Mos flini me celularin prane kokes apo ta perdorni si zile zgjimi. Kur flini mundesisht mbylleni fare celularin. Dhe ne rastet kur karikoni baterine, mos e mbani ne ambjentin ku po rrini vete.

10. Mos kryeni dhe mos ju pergjigjni telefonatave ne rastin kur jeni ne vizen e fundit te baterise, sepse ne kete rast rrezatimi eshte jashtezakonisht shume i forte. PErdoreni celularin ne maksimumin e baterise sa me shume te jete e mundur.

Sipas studimit te Lennart Hartell, shkencetar i mirenjohur suedez ne kete fushe: “Ata qe e perdorin celularin me shume se 30 minuta ne dite, pas 10 vjetesh jane shume te rrezikuar per t’u prekur nga tumori ne koke.”

Nje fakt tjeter qe duhet t’ju beje te mendoheni eshte se disa kompani sigurimesh si Swiss Re dhe Lloyd’s nuk kane pranuar te mbulojne rreziqet e kompanive telefonike sepse hipotezojne nje skenar te mundshem te nje numri te madh rastesh nga tumori ne koke pergjate viteve 20-30.

Oymyakon

Oymyakon është një qytet i vogël që ndodhet në veriperëndim të Yakutia, ku banojnë rreth 500 njerëz. Aty kushtet atmosferike janë ekstreme, pasi gjatë gjithë vitit temperatura shënon nën zero.
Është vlerësuar si qyteti më i ftohtë në botë që ndodhet në zemër të Siberisë. Ai është i rrethuar nga male të lartë, të cilat “bllokojnë” erën e ftohtë, pa i dhënë mundësi të ngrohet gjatë ditës, duke bërë

që Oymyakon të jetë qyteti – frigorifer gjatë të katër stinëve.
Aty janë dërguar për shumë vite me radhë të burgosurit politikë të Rusisë, ndërsa mes vendasve quhet “Stalin’s Death Ring”, pra “Unaza e Vdekjes e Stalinit”.
Mesatarisht temperatura në dimër shkon në minus 45 gradë celsius, ndërsa rekordi është shënuar – 71 gradë celsius.
Kuptohet që kushtet e jetesës së vendasve janë shumë të vështira, pasi duhet të përballojnë acarin e madh. “Mund të bllokohemi për shumë kohë, kryesisht gjatë muajve të dimrit, ndaj sigurojmë bazën ushqimore dhe lëndën djegëse në shtëpi”, thotë kryebashkiaku i zonës. “Shumë pak vizitorë vijnë këtu. Ekziston vetëm një motel pa ngrohje, dhe me tualet jashtë”.
Gjithsesi, pejisazhet e këtij qyteti janë shumë tërheqëse, pasi bora ka mbuluar gjithçka.
Banorët njohin vetëm ngjyrën e bardhë! “Këtu nuk bëhet fjalë për gjelbërim”, përfundon kryetari i bashkisë.

Ja cilat janë 10 gjuhët më të folura në botë

Zhvillimi i gjuhëve të folura ndoshta është zhvillimi më domethënës i komunikimeve në historinë e botës. Që kur qenia njerëzore zhvilloi për herë të parë gjuhën, gjuhët zhvilluan në versione të shumta, diversitet ky që vazhdon edhe sot. Kjo është lista e 10 gjuhëve që kanë numrin më të madh të folësve.

1. Gjuha kineze (mbi 845 milionë folës)
Gjuha kineze shpesh cilësohet nga jo-folësit si gjuha mandarin, por në fakt mandarin është vetëm një nga shumë dialektet e gjuhës kineze, si katonezja dhe xing, në familjen e gjuhëve sino-tibetiane. Mandarin është gjuha zyrtare e folur dhe e shkruar në Republikën e Kinës dhe në Tajvan. Gjuha kineze është gjithashtu një nga gjuhët zyrtare të Singaporit. Për më tepër, emigrimi i lartë i njerëzve nga Kina dhe Tajvani ka sjellë gjuhën kineze të flitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Gjuha kineze ka dy sisteme shkrimi, kinezen tradicionale dhe atë të thjeshtësuar.

2. Spanjishtja (mbi 329 milionë folës)
Spanjishtja është pjesëtare e degës së gjuhëve të Iberikut Perëndimor në familjen e gjuhëve latine, e lidhur shumë ngushtë me portugalishten. Spanjishtja është një nga gjuhët më të përhapura. Është gjuhë zyrtare në mbi 20 shtete, dhe pothuajse në të gjithë Amerikën Latine, përveç Brazilit. Për më tepër, një numër i madh folësish kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, dhe spanjishtja është tani një ndër gjuhët më të folura dhe në jugperëndim të Amerikës. Është gjithashtu një nga gjashtë gjuhët e Kombeve të Bashkuara.

3. Anglishtja (mbi 328 milionë folës)
Anglishtja është anëtare e familjes së gjuhëve gjermanike. Ajo ka rrjedhur në mënyrë natyrale nga gjuha anglo-saksone dhe gjithashtu ka huazuar shumë nga latinishtja dhe frëngjishtja me anë të pushtimeve normane të Anglisë. Pavarësisht se ajo është zhvilluar në ishujt britanikë, popullata më e madhe e anglishtfolësve jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rreth 309 milionë folës. Anglishtja është gjuha zyrtare e 53 vendeve, duke përfshirë, Irlandën, Kanadanë, Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re, dhe është gjuha de facto e Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu ka popullata të mëdha që flasin anglisht në disa vende afrikane dhe në Oqeani dhe është një nga “gjuhët zyrtare suplementare” të Indisë. Anglishtja është gjithashtu një gjuhë zyrtare e disa organizatave, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

4. Gjuha hindu-urduja (mbi 242 milionë folës)
Gjuha hindu-urduja është anëtare e familjes së gjuhëve indo-ariane. Është gjuhë shumë qendrore që ka dy forma zyrtare hindishtja standarde, dhe urdu-ja standarde, edhe pse këto janë dy forma afërsisht të padallueshme nga njëra-tjetra. Hinduja është gjuha zyrtare e Anglisë ndërsa urduja është gjuha zyrtare e Pakistanit. Urduja dhe hinduja gjithashtu fliten në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Amerikës së Veriut nga popullatat e emigrantëve.

5. Arabishtja (mbi 221 milionë folës)
Arabishtja është anëtare e familjes së gjuhëve semite, të cilat përfshijnë hebraishten neo-armaike si sirishtja. Arabishtja kryesisht identifikohet me Lindjen e Mesme, dhe është gjuhë zyrtare e 26 vendeve. Ajo qëndron përbri hebraishtes si gjuhë zyrtare e Izraelit dhe ka popullata të mëdha folësish në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Për më tepër, ajo është dhe varianti klasik i Kuranit. Arabishtja shkruhet me shkronja arabe.

6. Bengali (mbi 181 milionë folës)
Bengali është anëtare e familjes indo-ariane të gjuhëve, së bashku me gjuhë të tilla si hindishtja, punjabi dhe urdu. Shumica e folësve të saj jetojnë në Bangladesh, ku ajo është gjuha zyrtare. Folësit gjithashtu jetojnë në shtetet indiane Bengal, Tripura dhe Asam. Folësit gjithashtu jetojnë në Evropë, Shtetet e Bashkuara, dhe madje edhe Arabia Saudite. Bengali ka një traditë të pasur letrare dhe është një pikë qendrore e nacionalizmit bengalisht. Bengali është shkruar në shkrimin Bengali, e cila është e lidhur me sanskritishten dhe hinduishten.

7. Portugalishtja (mbi 178 milionë folës)
Gjuha portugeze është pjesë e gjuhëve latine dhe është pasardhëse e latinishtes. Është gjuha zyrtare e Portugalisë dhe Brazilit, ku jetojnë folësit kombëtarë të kësaj gjuhe.  Për më tepër, është gjuha zyrtare e Angolës, Huinesë, Mozambikut dhe vende të tjera. Aktualisht është një nga katër gjuhët më të mësuara në botë, me 30 milionë njerëz që e mësojnë.

8. Rusishtja (mbi 144 milionë folës)
Gjuha ruse është pjesëtare e familjes së gjuhëve sllave të lindjes, një familje e cila përfshin gjithashtu dhe gjuhën bjelloruse dhe gjuhën ukrainase. Pjesa më e madhe e folësve të gjuhës ruse, 144 milionë, jetojnë në Rusi, ku kjo është dhe gjuha zyrtare. Vende të tjera me popullata të mëdha që flasin rusisht përfshijnë Bjellorusinë, Ukrainën dhe Kazakistanin. Rusishtja shkruhet me alfabet cirilik.

9. Japonishtja (mbi 132 milionë folës)
Gjuha japoneze është pjesëtare e familjes së gjuhëve japoneze (e cila gjithashtu përfshin gjuhën riukian e folur në ishullin e Okinava). Pjesa më e madhe e folësve kombëtarë të japonishtes jeton në Kore, Shtetet e Bashkuar dhe në Evropë. Gjuha japoneze është gjuha zyrtare e Japonisë, dhe gjithashtu ka statusin e gjuhës zyrtare në Palu.

10. Gjermanishtja (mbi 90 milionë folës)
Gjermanishtja është pjesë e familjes së gjuhëve gjermanike, së bashku me anglishten. Kryesisht, gjermanishtja flitet në Gjermani, ku është gjuha zyrtare. Gjithashtu është gjuhë zyrtare në Austri, Luksemburg dhe është një nga tre gjuhët zyrtare të Belgjikës (së bashku me holandishten dhe frëngjishten) dhe është një nga gjuhët zyrtare në Zvicër (së bashku me frëngjishten, italishten dhe gjermanishten) dhe është gjuhë zyrtare në provincën italiane të Bolzano-Bozen. Për më tepër, njihet si një nga gjuhët e minoritetit në disa vende, duke përfshirë Poloninë, Danimarkën, Hungarinë dhe Republikën Çeke./T.O/