Oymyakon

Oymyakon është një qytet i vogël që ndodhet në veriperëndim të Yakutia, ku banojnë rreth 500 njerëz. Aty kushtet atmosferike janë ekstreme, pasi gjatë gjithë vitit temperatura shënon nën zero.
Është vlerësuar si qyteti më i ftohtë në botë që ndodhet në zemër të Siberisë. Ai është i rrethuar nga male të lartë, të cilat “bllokojnë” erën e ftohtë, pa i dhënë mundësi të ngrohet gjatë ditës, duke bërë

që Oymyakon të jetë qyteti – frigorifer gjatë të katër stinëve.
Aty janë dërguar për shumë vite me radhë të burgosurit politikë të Rusisë, ndërsa mes vendasve quhet “Stalin’s Death Ring”, pra “Unaza e Vdekjes e Stalinit”.
Mesatarisht temperatura në dimër shkon në minus 45 gradë celsius, ndërsa rekordi është shënuar – 71 gradë celsius.
Kuptohet që kushtet e jetesës së vendasve janë shumë të vështira, pasi duhet të përballojnë acarin e madh. “Mund të bllokohemi për shumë kohë, kryesisht gjatë muajve të dimrit, ndaj sigurojmë bazën ushqimore dhe lëndën djegëse në shtëpi”, thotë kryebashkiaku i zonës. “Shumë pak vizitorë vijnë këtu. Ekziston vetëm një motel pa ngrohje, dhe me tualet jashtë”.
Gjithsesi, pejisazhet e këtij qyteti janë shumë tërheqëse, pasi bora ka mbuluar gjithçka.
Banorët njohin vetëm ngjyrën e bardhë! “Këtu nuk bëhet fjalë për gjelbërim”, përfundon kryetari i bashkisë.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s