Svmnafellsjvkull – një shpellë e mrekullueshme kristalesh ngjyrë blu

Blloqet gjigande të akullit shkëlqejnë nga rrezet e diellit dhe Crystal Cave Svmnafellsjvkull në Parkun Kombëtar Skaftafell të Islandës, tregon me mënyrën më të mirë bukurinë e natyrës, duke mrekulluar vizitorët e saj me ngjyrën blu të errët të akujve.
Shpella e famshme e kristaleve u krijua nga akujt që ranë nga anët e Vrffajvk

ull, vullkanit më të lartë aktiv të Islandës. Me kalimin e kohës, bora që bie mbi to, krijon këtë rezultat të mrekullueshëm që shikoni në foto.

Për të hyrë në brendësi të shpellës, duhet të kalosh nga një e çarë rreth 7 metra, që u jep mundësinë vizitorëve dhe fotografëve të shijojnë një mjedis të qetë blu, por edhe të dëgjojnë tingujt nga çarjet e blloqeve të akullta që lëvizin herë pas here.
“Akulli merr një ngjyrë blu të ndezur, siç merr edhe uji në thellësi të oqeanit. Ky fenomen shkaktohet nga drita, kur përthithet nga hidrogjeni”, shpjegon fotografi Orvar Thorgeirsson dhe plotëson:“Shpellat e kristalta në përgjithësi janë të paqëndrueshme dhe mund të shemben nga momenti në moment. Periudha më e mirë për t’i vizituar është dimri, pasi të ftohtët forcon akujt”.

Advertisements

Një mendim mbi “Svmnafellsjvkull – një shpellë e mrekullueshme kristalesh ngjyrë blu

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s