Gëzuar Vitin e Ri 2013!

Në këtë natë ndërrimi vitesh,përfitoj nga rasti për t’iu uruar të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2013!

Shëndet,mbarësi,harmoni,paqe dhe lumturi për të gjithë!

Qoftë ky viti i sukseve të panumërta,i rezultateve të shkëlqyera,i arritjeve të mëdha,i mirëqenies ekonomike,i miqësive të sinqerta,i lumturisë dhe harmonisë në familje!

Edhe njëherë gëzuar nga blogu ynë dhe të kaloni sa më këndshëm.

Cdo situate ka nje kohe

Cdo situate ka nje kohe nen qiell;
Nje kohe per te lindur dhe nje kohe per vdekur,
Nje kohe per te mbjelle dhe nje kohe per te shkulur ate qe eshte mbjelle,
Nje kohe per te vrare dhe nje kohe per te sheruar,
Nje kohe per te shembur dhe nje kohe per te ndertuar,
Nje kohe per te qare dhe nje kohe per te qeshur,
Nje kohe per te mbajtur zi dhe nje kohe per te hedhur valle,
Nje kohe per te flakur guret dhe nje kohe per te mbledhur guret,
Nje kohe per te perqafuar dhe nje koher per te mos perqafuar,
Nje kohe per te kerkuar dhe nje kohe per te humbur,
Nje kohe per te ruajtur dhe nje kohe per te hedhur tutje,
Nje kohe per te grisur dhe nje kohe per te qepur,
Nje kohe per te heshtur dhe nje kohe per te folur,
Nje kohe per te dashuruar dhe nje kohe per te urryer,
Nje kohe per te luftuar dhe nje kohe per paqen.

Thenie nga Nene Tereza

Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

 

10 gjërat për të filluar një vit të mbarë

 Ajo që do donim është të merrnim vendime dhe masa të reja, të cilat do të na i bënin ditët më të bukura e më të lumtura.

Ka disa gjëra të cilat edhe pse duken të vogla kanë rëndësinë e tyre. Mes familjes, kohës sonë të lirë, mundësisë për të mbajtur veten dhe gjetjes së relaksit duhet kushtuar vëmendje.

Nëse doni që ditët e këtij viti të fillojnë sa më mbarë lexoni dhjetë këshilla, përmbushja e të cilave do t’ju krijojë një ndjesi të mirë për gjatë gjithë vitit

Jepini prioritet gjërave që dëshironi

 

Nëse dita juaj do të jetë e mbushur me veprimtari të cilat ju i bëni me dëshirë, çdo gjë do të shkojë më së miri. Është e rëndësishme t’i japim prioritet gjërave që duam më tepër, në këtë mënyrë njohim më shumë veten,

dhe bëjmë dallimin mes asaj që na gëzon dhe asaj që e bëjmë se duhet.

Mbusheni ditën me optimizëm

Ndërtoni një itinerar të ri për të gjitha gjërat që bëni. Festojini ndryshe datëlindjet, përvjetorët apo gëzime të tjera. Mbusheni shtëpinë me lule të freskëta dhe kushtojini natyrës rëndësinë e saj të pakrahasueshme.

 

Kushtojini vëmendje pamjes suaj fizike

Asnjëherë mos dilni nga shtëpia nëse nuk ndiheni mirë me atë ç’ka keni veshur sepse mundet që e gjithë dita pastaj t’ju shkojë ters. Vetëm 15 minuta në ditë mjaftojnë për t’i kushtuar pamjes tuaj një paraqitje sa më të mirë.

Shprehni dashuri

Shpeshherë harrojmë t’i themi personave të afërt sesa shumë i duam. Një prej premtimeve më të rëndësishme gjatë këtij viti është t’i shprehni atyre sa më shumë dashuri dhe t’i thoni sesa mirënjohës jeni për gjithçka ata kanë bërë për ju.

Blini lule

Jo vetëm që ajri i shtëpisë apo i zyrës suaj do të bëhet më i pastër, por kujdesja për një lule të re mund t’ju ndihmojë edhe emocionalisht. Blijini lules suaj një vazo të bukur dhe vendoseni diku ku mund ta shikoni.

Vendosni ca para mënjanë

Vit i ri, zakone të reja. Asnjëherë nuk është vonë për të kursyer. Parashikoni me përafërsi sesa doni të kurseni për këtë vit, në mënyrë të tillë që në fund të tij të mos zhgënjeheni.

Kaloni sa më shumë kohë me miqtë e ngushtë

Një drek, një film në kinema, apo një shëtitje në park…nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni. E rëndësishme është që atë periudhe kohe ta kaloni me miqtë tuaj më të ngushtë.

Blini një  jastëk të ri

Shumë prej nesh kanë probleme me gjumin vetëm si pasojë e një jastëku të papërshtatshëm. Gjumi është shumë i rëndësishëm, ndaj blini një jastëk të ri për ta bërë sa më të rehatshëm. Jastëkun e vjetër mund ta përdorni për t’u mbështetur kur të lexoni një libër.

Stop televizorit

Një ditë i duhet kushtuar të gjitha veprimtarive të tjera me përjashtim të televizorit. Praktikoni lojra të ndryshme. Shkruani një histori. Shëtisni. Përfshijeni dhe familjen tuaj në këto veprimtari dhe do të shikoni që televizori nuk do t’ju mungojë fare.

Zbuloni se cilit grup gjaku i përkisni

  Një prej prej gjërave më të rëndësishme dhe që njëkohësisht harrohet nga një pjesë e konsiderueshme njerëzish. Mos e shtyni për më vonë.

Zbulohen mashkulli e femra perfektë të 2012-s, me tiparet e yjeve

Ja dy portretet e formuara nga pjesët më të kërkuara të VIP-ave

Burimi:

The Sun

Në bazë të kërkesave më të shumta për tiparet e “VIP”-ave që pacientët e operacioneve plastike kanë dashur të “kopjojnë” në fytyrën e tyre gjatë këtij viti që po lëmë pas, janë krijuar dy modele (femër e mashkull), të cilët mund të konsiderohen si më perfektët e 2012-s. Për shembull, përsa i takon femrave, tepër e kërkuar ka qenë hunda si e Kate Middleton, apo edhe mollëzat si të Cheryl Cole. Ndërkohë që nuk mbeten prapa as buzët e Nicole Scherzinger.
Më të njohur janë personazhet në “modelin perfekt” mashkull. Më të kërkuarat kanë qenë mollëzat si të Ashton Kutcher, sytë e flokët si Zac Efron, mjekra si e Robert Pattinson, hunda si e Jus Law dhe buzët si të Ryan Gosling. Për më shumë shihni dy portretet e mëposhtëm.

Ndërtesa të akullta, art në dëborë (FOTO)

Ndërtesat e akullta, të cilat ekspozohen në këto ditë të ftohta dimri dhurojnë një pamje magjepsëse dhe tepër qetësuese për çdo vizitor.

Janë skulptura prej dëbore me përmasa e forma të ndryshme, të cilat pas qindra orëve punë tashmë janë gati dhe turistët e përvitshëm të festivalit “Jingyue Snow World”, që zhvillohet në një zonë të Kinës, mund të shijojnë këto mrekulli.

Pjesë e kësaj “ekspozite” madhështore për këtë vit është një kisha, një pallat, një kështjellë e Disney, disa kuaj, etj,

Imazhet paqësore kombinohen në mënyrë perfekte me bukurinë e natyrës.

Artistët kanë punuar në temperatura tepër të ulëta për të kthyer dëborën në skulptura mahnitëse dhe për të përfunduar në kohë, këto skulptura të akullta.

    

Thënie të urta

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.
Ma mirë të kesh mend se pare.
Mendja është në majë të gjuhës.
Mendja e lehtë rëndon të zonë.
Me një gur, ti vrave dy zogj.
Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
Mos bëj petulla me ujë.
Mos e humb si Xhaferri simiten.
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.
Mos hidh të thatën mbi të njomë.
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.
Mos shit qen të blesh këlyshë.
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.
Mos u mbyt me një pikë ujë.
Ndoqe fillin gjete lëmshin.
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.
Nuk sheh syri po sheh mendja.
Nuk të ngroh zjarri i kashtës.
Nuk të thonë: “Qysh ke qenë, po qysh je”.
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.
Peshku në det, kusija në zjarr.
Për gjithë vend ka pleq me mend.

Te gjitha pengesat jane nje mundesi per tu permiresuar.

Ne kohet antike nje mbret vendos nje gur shume te madh ne mes te rruges. U fsheh per te pare se kush do e merrte mundimin ta hiqte prej andej.
Disa tregtare dhe te pasur kaluan andej dhe nuk e moren mundimin ta levizin. I kaluan anash.
Disa madje protestuan kunder mbretit qe nuk i mbante rruget te pastra.
Pas pak vjen nje fshatar me nje ngarkese te madhe ne kurriz. E uli ngarkesen ne ane te rruges dhe filloi te levizte gurin.
Pas shume lodhjeje me ne fund e levizi gurin nga rruga.
Kthehet per te marre ngarkesen e tij kur shikon se aty ku me pare ishte guri i madh kishte nje cante e vogel dhe nje bilete.
Canta kishte flori dhe ne bilete thuhej se ishin per njeriun qe do ta levizte gurin. Fshatari mesoi ate qe shume pak prej nesh e kuptojne:
“Te gjitha pengesat jane nje mundesi per tu permiresuar.”

Histori e dhimbshme

Ne nje rruge para syve te nje zonje , ndodhi nje aksident .
Nje djalosh plagoset shume rende dhe me ndihmen e disa njerzve qe ndodheshin aty e vune 20-vjecarin ne makinen e zonjes e cila e transportoj menjehere ne spital . Djaloshi kishte hemoragji . zonja arriti ne spital sa me shpejt qe mundej . Turni i nates mori djaloshin nga makina e zonjes dhe e futen brenda , hyri bashke me ta dhe zonja per te mesuar kush ishte djaloshi dhe per te njoftuar familjen e tij .
Mjeket e turnit diagnozuan se duhej menjehere te hynte ne sallen e operacionit , njofuan kirurgun i cili per te bere operacionin u duheshin 1000 euro !
Ja thane zonjes e cila i pyeti c’fare po ndodhte ndodhte dhe qe nuk e njihnte djaloshin .
Informuan mjekun por atij nuk i interesonte kjo , donte parate qe te mund te vazhdonte ta operonte .
Zonja duke pare djaloshin qe ngadale po vdiste tha : Mire vazhdoni po shkoj te sjell leket .
Dhe me te vertet zonja solli leket dhe atehere mjeku erdhi .
Por c’fare IRONIE! Si luan ndonjehere jeta me njerzit kur jane te etur vetem per para . Sapo pa djaloshin ai shtangu , ngeli ne vend , u zverdh , u zbardh , mori ngjyren e te vdekurit .
Ra mbi djaloshin duke uleritur ! Dhe djaloshi tha fjalet e tij te fundit ; -Baba me vrave , dhe dha shpirt.
Zonja e deshperuar nga kjo ngjarje me lot ne sy , ia hodhi parat ne fytyre mjekut dhe i tha…
-Merri te besh varimin e djalit tend .

Djathi për herë të parë u prodhua para 7.500 vjetësh

Djathi për herë të parë u prodhua para 7.500 vjetësh

Shkencëtarë nga Universiteti në Bristol, duke studiuar mbetjet qeramike të enëve në Poloni, kanë gjetur dëshmi se djathi për herë të parë është prodhuar të paktën para 7.500 vjetësh.

Deri më tani ekspertët nuk ishin të sigurt nëse 34 sitat qeramike ishin përdorur për prodhim djathi, birre apo mjalti, por analizat kimike dëshmuan se prania e mbetjeve të yndyrës qumështore dëshmojnë se sitat ishin përdorur për ndarjen e djathit nga hirra.

 

Florida, re në formën e një Cunami në Panama City

Imazhet spektakolare të disa reve në formën e një valë të madhe kanë përfshirë rrokaqiejt e Panama City.

Në shikim të para të jepet përshtypja e një cunami mbi brigjet e Floridas. Në realitet, ky është një fenomen shumë i zakonshëm dhe i padëmshëm që quhet (Wave Cloud), re valë, që formohen në sajë të lagështirës dhe temperaturës, që krijojnë një mjegull në formën e valëve të vërteta.

Fotot janë publikuar nga një pilot i kompanisë Panhandle Helicopter.

         

Zbulohet qyteti më i vjetër në Europë

Zbulohet qyteti më i vjetër në Europë

Nje qyteze i fortifikuar me mure guri, i ndodhur prane qytetit modern te Provadias, besohet se qendra e zbuluar ishte shtepi e rreth 350 personave, te cilet jetuan rreth 4 700 vjet perpara Lindjes se Krishtit ose rreth 6 500-7 000 vjet me pare.

Qyteza ishte e specializuar ne prodhimin e kripes dhe kjo shpjegon edhe nje sasi te madhe ari te gjetur nentoke disa kohe me pare ne kete zone.

Qyteti eshte rreth 1 500 vjet me i vjeter se shenjat e para te qyteterimit helen ose ilir ne Ballkan.

Arkeologet kane arritur te besojne se banoret parahistorike perdornin nje miniere kripe brenda qytetit per ta tregetuar dhe per te konservuar ushqimet e tyre.

Ne kohen qe ata jetuan, kripa ishte nje material me shume vlere, i krahasueshem me arin e koheve moderne dhe kjo shpjegon arsyet e mureve te larta mbrojtese te gjetura.

Germimet e para nisen ne vitin 2005 dhe deri me sot jane gjetur disa shtepi dy-kateshe, nje varreze, nje seri objektesh shtepiake, copeza te mureve, te strukturave te tjera mbrojtese dhe nje tempull i rrenuar.

Megjithate, eksperitazat e detuajuara dhe krahasimi i te dhenave historike ofruan nje date te sakte per periudhen e ekzistences se qytezes se groposur nentoke vetem gjate kesaj jave.

Bill Gates tregon 11 gjërat që studentët nuk i mësojnë!

Bill Gates kohët e fundit ka mbajtur një fjalim në një shkollë të lartë rreth 11 gjërave që studentët nuk kanë dhe nuk do të mësojnë në shkollë. Ai flet për mënyrën se si ata ndjehen-mirë, politikisht, mësimet korrekt kanë krijuar një brez të fëmijëve pa konceptin e realitetit dhe se si ky koncept i vendos ata për dështim në botën reale.

Rregulli 1: Jeta nuk është e drejtë – duhet të mësoheni me të.

Rregulli 2: bota nuk do të kujdeset vetë për veten tuaj. Bota do të presin që ju të kryeni diçka përpara sesa të ndjeheni mirë me veten.

Rregulla 3: ju nuk do të bëni 60.000 dollarë në vit, direkt sapo të dilni nga shkolla. Ju nuk do të jeni një zëvendës-president me një telefon, makinë deri sa ju t’i keni fituar të dyja.

Rregulla 4: Nëse ju mendoni se mësuesi juaj është i vështirë, prisni deri sa ju të jeni një bos.

Rregulla 5: Rrokullisa, inati nuk është nën dinjitetin tuaj. Gjyshërit tuaj thoshin një fjalë për to: janë një mundësi.

Rregulla 6: Nëse ju gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet tuaja, por mësoni prej tyre.

Rregulla 7: Para se ju të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa ata janë tani. Ata u bënë në këtë mënyrë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave tuaja dhe gjithçka që ata bënin për rritjen dhe edukimin tuaj. Pra, para se të ruheni nga rrebeshi i parazitëve të gjeneratës së prindërve tuaj, provoni çmorrisjen e dollapit në dhomën tuaj.

Rregulla 8: Shkolla juaj mund t’ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por JETA AKOMA JO.

Në shkolla, ju herë merrni dhe herë jo notat që dëshironi apo dhe i kompesoni me njëra tjetrën, ndërsa në JETËN reale nuk ka të tillë mundësi.

Rregulla 9: Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk merrni pushime dhe gjatë verës kur ju punësoheni, punëdhënësit janë shumë pak të interesuar për të ndihmuar ju të gjeni veten. Bëni çdo gjë në kohën tuaj.

Rregulla 10: Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit në fakt kanë për të lënë dyqanet, kafenetë dhe shkojnë në punë.

Rregulla 11: Jini të këndshëm për budallallëqet. Shanset janë ato, që ju do të përfundoni duke punuar një të tillë.

Nëse jeni dakord, kalojeni atë.

Nëse ju mund t’i lexoni këto – Faleminderit mësues!

Nëse jeni duke i lexuar në gjuhën angleze – Faleminderit ushtar!

Ja nga është Origjina e Fejesës

Ja nga është Origjina e FejesësFejesa ka përshkuar epoka të ndryshme që në kohë të hershme.Si një premtim reciprok për martesën e ardhshme, fejesa, një ngjarje fakultative në ditët e sotme, ka përshkuar epoka të ndryshme që në kohë të hershme.

Fejesa në epokën romake

Fejesa, e cila ka lindur në epokën romake, mund të bëhej shumë vjet përpara martesës. Fejesa shoqërohej me dhënien e unazës (e cila vihej në gishtin e majtë të unazës ku, sipas një besimi të vjetër, kalon vena e zemrës), të dhuratave dhe, që nga shekulli IV, një shumë paraje, si paradhënie e fejesës, nëpërmjet së cilës konfirmohej premtimi për martesë.

Evolucioni i fejesës në Mesjetë

Në shekullin XII, fejesa u bë pjesë e riteve fetare, duke u konsideruar si një periudhë e privilegjuar, gjatë së cilës bashkëshortët e ardhshëm mund të reflektonin për rëndësinë e aktit të tyre. Në aristokracinë franceze, fejesa shpeshherë bëhej me një festë luksoze, ku merrnin pjesë shumë të ftuar. Kisha nuk lejonte prishjen e fejesës, përveçse për ndonjë motiv serioz, kështu që ishte e vështirë t’i jepej fund.

Viti 1789, fundi i fejesës së detyrueshme

Revolucioni francez i vitit 1789 i dha fund statusit legal e të detyrueshëm të fejesës dhe madje u aprovua një ligj për mundësinë e divorcit.

Aktualisht, fejesa ende është një ritual i kërkuar

Sot, fejesa vazhdon të jetë një rast i veçantë për të prezantuar me njëra-tjetrën të dy familjet, në rast se ato ende nuk njihen. Është gjithashtu momenti për shkëmbimin e dhuratave. Gruas i dhurohet unaza e fejesës, ndërsa burrit, një orë dore, kopsa për mëngët e këmishës, etj.

Tre milionë drita në pemën e Krishtlindjeve në Rio de Zhanejro

Tre milionë drita në pemën e Krishtlindjeve në Rio de Zhanejro

Rio de Zhanejro, 17 dhjetor 2012 (MIA) – Me ndezjen e tre milionë dritave dhe me fishekzjarr spektakular filloi periudha e kremtimit të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes në Rio de Zhanejro.

Kur bëhet fjalë për dekorimin festues, ky qytet i madh brazilian, i cili ndryshe është më i njohur për nga karnavali i tij në shkurt, megjithatë, edhe nga ky aspekt është shumë më para në krahasim me qytetet e tjera në botë.

Pema më e lartë e Krishtlindjeve në ujë në botë dhe fishekzjarret spektakulare gjashtëminutëshe para 100.000 njerëzve e shënuan fillimin e sezonit kremtues në Rio.

Pema e metaltë është e lartë 85 metra, si ndërtesë prej 28 katesh. Është zbukuruar me fjongo me ngjyra, tullumbace dhe me më shumë se tre milionë drita, të cilat kanë gjatësi prej 105 kilometra të pabesueshme.

Nuk është një ëndërr!

Nuk është një ëndërrEshte nje nga vendet me te pabesueshme ne bote. Ndodhet ne bolivi. Njihet me emrin Uyuni bolivian Salt, ose Salar de Uyuni. Ky peisazh shtrihet mes maleve me dëborë te Andeve, dhe nëse ju ndodh që ta vizitoni gja

të sezonit me shi, ju do te shikoni nje pamje magjike !
Kur shirat bien neper malet, poshtë mbi banesen Salt Uyuni, formohet një pishinë e madhe e reflektuar. Nuk eshte kurre me e larte se 10 centimetra, keshtu qe I ofron vizitoreve nje ndjesi unike, te ecin ne siperfaqen e nje pasqyre dhe te gjitha keto ne mes te nje heshtje te shkrete !

10 zbulimet më të mëdha të 2012

10 zbulimet më të mëdha të 20122012 mund të cilësohet si një ndër vitet më të suksesshme për shkencën. Brenda 12 muajve të fundit, njerëzimi ka përparuar nga zbulimet hapësinore e deri tek ato gjenetike, nga fizika e deri tek arkeologjia.

Por cilët janë 10 zbulimet më të rëndësishme për këtë vit, kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e tij? Më poshtë rënditja e këtyre zbulimeve.

1) 4 korrik 2012, në laboratorin fizik të CERN-it në Zvicër njoftohet zbulimi i “Grimcës së Higgs-it”, e njohur ndryshe si “Grimca e Zotit”. Prezenca e një grimce të tillë, e hedhur në teori 50 vite më parë nga një fizikant skocez, shihet nga fizikantët si faktori që përcakton ekzistencën e materies, ashtu sikundër ne e njohim sot.

2) Zbërthimi i genomit të grurit, një hap tejet i rëndësishëm që pritet të ndihmojë në krijimin e hibridëve që do të përshtaten me temperaturat gjithnjë e në rritje të planetit tonë për shkak të ngrohjes globale, por edhe një instrument që do t’i sigurojë njerëzimit më shumë ushqim për të përballuar rritjen “e shfrenuar të popullsisë”.

3) Zbulimi i mekanizmit të injektimit dhe fabrikimit të proteinave në brendi të qelizave, i konsideruar si “gurëthemeli” i kurimit të sëmundjeve, sidomos të tumoreve.

4) Zbulohen “intro-tokësorët” apo organizmat që jetojnë në ambiente dhe kushte ekstreme në Tokë, që nga thellësitë më të mëdha të oqeaneve e deri tek skajet më të ftohta të planetit tonë. Zbulimi do të ndihmojë për të kuptuar më mirë origjinën e vetë jetës në Tokë, por shërben edhe si orientim për kërkimet e jetës në Mars.

5) Zbulimi i ADN-së së denisovianëve, apo “kushërirët tanë të parë” që mendohet se kanë jetuar 80 mijë vite më parë në Siberi. Autorët e zbulimit mendojnë se ka patur kryqëzime mes denisovianëve (të zbuluar rishtazi) dhe Homo Sapiens. Gjurmët gjenetike të denisovianëve gjenden edhe sot në masën nga 3-6 përqind kryesisht tek banorët e Azisë Jug-lindore.

6) Zbulohet “hormoni i zemrës”, ndryshe hormoni që djeg kaloritë dhe përshpejton procesin e shndërrimit të tyre në energji. Studiuesit dhe mjekësia e konsiderojnë si një hap gjigant në përparimin e luftës kundër obezitetit.

7) Fizika kuantike i jep përgjigje pyetjes që e mundon prej vitesh; fotonet janë valë apo grimcë? Një eksperiment i kryer këtë vit, provoi se fotonet janë njëkohësisht edhe valë edhe grimcë.

8) Qentë nisën të zbuten nga njeriu rreth 33 mijë vite më parë në Azinë Qendrore dhe Jugore. Më pas, epoka e akullnajave “zhduku” rracën e zbutur të qenve, e më pas zbutja dhe miqësimi me këto kafshë rinisi sërish, por këtë herë në shumë zona të planetit.

9) Zbulohet planeti ekstra-solar më i afërt me Tokën. Ndodhet rreth 4.3 vite dritë larg në sistemin diellor Alpha Centaur. Sipërfaqja e tij është e populluar nga shkëmbinj, por problemi është se temperaturat shkojnë deri në 2 mijë gradë celcius.

10) Zbulohet proteina që kuron tumorin në kokë, sëmundje e njohur si glioblastoma multiformë (GBM). Objektivi: të përdoret aty ku kimio dhe radio-terapia dështojnë.

Përse mendohet që patkonjtë e kalit sjellin Fat !

Përse mendohet që patkonjtë e kalit sjellin Fat !

Në vitin 1970, Henri Misson, një francez që nuk kishte ardhur në Angli si vizitor, pyeti disa fshatarë përse ata kishin vendosur patkonj mbi dyert e tyre. Fshatarët u përgjigjën se ata e bënin këtë për t’i mbajtur larg shtrigat.
Ata janë prej hekuri dhe mendohej se fuqia e tyre mund t’i mbronte nga e keqja. Akoma edhe sot ata përdoren për të sjellë fat të mirë dhe shumë nuse mbajnë patkonj të artë në dasmat e tyre. Por vendosja e tyre ka shumë rëndësi. Ata duhet të drejtohen lart, si një filxhan në mënyrë që fati të mos bjerë prej tyre

Gjendet një kafkë e çuditshme në Meksikë

Arkeologët kanë zbuluar skelete dhe kafka të vjetra në një fshat pranë Onavas në Meksiko.

Kockat datojnë 1 mijë vjet më parë, por ajo që ka çuditur arkeologët ka qenë forma e çuditshme e njërës prej kafkave.

Një prej kafkave kishte një formë të stërgjatë dhe madje në disa kafka të tjera duket se kockat janë deformuar qëllimisht, janë thyer dhe po kështu dhe pjesa e nofullave.

Cristina Garcia Moreno, drejtuese e kërkimeve tha për “Daily Mail” se bëhet fjalë për traditën e zakonshme të popullatës së dikurshme të atij territori meksikan, e cila fëmijëve të porsalindur, me qëllim që pasi të rriten të kenë një ballë të madh, ua lidhte kokat me dërrasa.

Kjo bëhej që ky popull i kësaj zone të dallohej nga një grup tjetër që banonin larg zonës së tyre.

Kafka e çuditshme që u gjet në Meksiko

Sa më ngadalë që rriteni, aq më gjatë do të jetoni !

Sa më ngadalë që rriteni, aq më gjatë do të jetoni !

Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar që ata njerëz që rriten më ngadalë jetojnë më gjatë.

Shkencëtarët të cilët kanë punuar në  hulumtim thonë që në jetëgjatësi ndikon shpejtësia e zhvillimit të trupit në periudhat e hershme të jetës.

Trupat që rriten shpejt akumulojnë dëmtime më të mëdha të indit, që si rezultat ka jetë më të shkurtër.

Për të arritur deri te rezultatet, ekipi i disa shkencëtarëve ka bërë eksperimentin në 240 peshq. Peshqit i kanë mbajtur në kushte të ftohta ose të ngrohta për të ngadalësuar ose shpejtuar zhvillimin e tyre. Kur janë kthyer në kushte normale, peshqit kanë vazhduar zhvillimin normal. Megjithatë, dallimet në shpejtësinë e zhvillimit kanë ndikuar në shpejtësinë e plakjes së tyre.

Peshqit që janë rritur më ngadalë kanë pasur përreth 30 për qind jetë më të gjatë sesa peshqit me shpejtësinë normale të rritjes. Ata që janë rritur më shpejt kanë pasur 15 për qind jetë më të shkurtër se peshqit me shpejtësi normale të rritjes.

Ngjashëm do të ndodhte edhe me makinat. Makina e cila ndërtohet më shpejt do të shpërbëhet më shpejt. Makina e cila montohet ngadalë dhe në mënyrë metodike do të zgjasë shumë më gjatë. Hulumtimi  tregon që e njëjta gjë ndodh edhe me trupat.

Trupat, të cilët zhvillohen dhe rriten më shpejt akumulojnë sasi më të madhe të dëmtimit të trupit sesa ata që rriten ngadalë. Vetë jetë e trupit shkurtohet me këtë gjë. Rezultatet e këtij hulumtimi mund të barten edhe te speciet e tjera, duke përfshirë edhe njerëzit, sepse mënyra në të cilën zhvillohen organet dhe indet është mjaft e ngjashme. Që moti dihet që fëmijët të cilët në fazat e hershme të jetës zhvillohen më shpejt, më vonë gjatë jetës kanë rrezik më të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Histori domethënëse…


Një djalë i vogël ju ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë ndërsa ajo po bënte gati darkën dhe i dorëzoi një copëz letre…

Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkr

uante:

Për kositjen e barit: 5 euro.
Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro.
Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.5 euro.
Për ruajtjen e vëllait të vogël ndërsa ti ishe në pazar: 0.25 euro.
Për hedhjen e mbeturinave: 1 euro.
Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro.
Për fshirjen e oborrit: 2 euro.

Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro.

Hëm! Nëna filloi ta shikonte të birin ndërsa ai qëndronte pranë saj dhe sikur i lexonte kujtimet që i silleshin asaj në kokë. Ajo kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që kishte shkruar i biri dhe shkroi:

Për nëntë muaj që të kam mbajtur në bark ndërsa ti rriteshe: Falas.
Për të gjithë netët që kam ndenjur pa gjumë, që jam kujdesur dhe jam lutur për ty: Falas.
Për të gjithë kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: Falas.
Për të gjithë netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: Falas.
Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve të tua: Falas.

Kur ti mbledhësh të gjitha këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: Falas.

Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë ju mbushën me lot dhe duke shikuar në sy të ëmën i tha:

– Nënë, vërtet të dua shumë! Mori lapsin dhe me gërma të mëdha shkroi në letër: E PAGUAR!

Si ta përballosh jetën…

Një vajzë iu ankua të atit për gjërat e vështira në jetën e saj .Ajo ishte e lodhur nga lufta me jetën dhe dëshironte të hiqte dorë .Sa herë që zgjidhte një problem asaj i shfaqej menjëherë një tjetër .

Babai i saj punonte kuzhinier dhe e mori me vete në vendin ku punonte .Mbushi tre tenxhere me ujë dhe i vuri në zjarr.Kur uji filloi të vlojë në tenxheren e parë hedh disa karrota , në të dytën vezë dhe në të tretën kokrra kafeje .I la të zienin në ujë të vluar dhe nuk foli asnjë fjalë .

Vajza duke pritur me padurim mendonte :C’të jetë duke bërë vallë ?

Pas 20 min i ati fik sobën .Nxjerr jashtë tenxheres karrotat dhe i vendos në pjatë .Nxjerr vezët dhe i vendos në një pjatë tjetër .Kafen e kullon dhe e hedh në një tas .

Shikon vajzën dhe i thotë : E dashur , karrota , vezë apo kafe ?

E afron afër pjatave dhe i thotë të prekë karrotat .Ajo i preku dhe vuri re që ato ishin të buta .Më pas i thotë të thyejë një vezë .Ajo e thyen dhe shikon që veza ishte e zier .Më pas i thotë të pijë kafe .Vajza e pi duke e shijuar dhe buzëqesh .

Baba çfarë do të thotë kjo ?

Ai i shpjegon :Të tre gjërat ishin përballur me të njëjtën ” fatkeqësi ” ujin e vluar , por kishin reaguar në mënyra të ndryshme .

Karrota para se ta hedhim në ujë është e fortë , por sa kalon në ujë të vluar zbutet.

Veza është e brishtë , me një cipë delikate dhe një masë të lëngshme brenda , por sa kalon në ujë vluar brendësia e saj ngurtësohet .

Ndërsa kokrrat e kafes sa ishin hedhur në ujë të vluar i kishin ndryshuar ngjyrën atij .

Kush je ti bijë ? Kur vështirësia troket në portën tënde, si do ti përgjigjesh ?

Je një karrotë krenare dhe e fortë por , kur problemet prekin jetën tënde ti bëhesh e dobët dhe humbet fuqinë ?

Je një vezë që e fillon jetën me një shpirt të mirë dhe një zemër të lakmueshme por , kur problemet prekin jetën tënde ti bëhesh e vështirë dhe e ngurtë ?

Apo je një kokërr kafeje ? Kur kafja ndërron ngjyrën e ujit i shkakton vetes dhimbje .Por kur arrin pikën e vlimit ajo lëshon aromën e saj të mirë .

Nëse je si kokrra e kafesë , kur gjërat marrin për keq , ti reagon në mënyrë pozitive , pa i lejuar vetes fitimin ,dhe bën të mundur që gjërat e këqija të përmirësohen , sepse ekziston gjithmonë një rreze drite që përpara fatkeqësisë të ndriçon rrugën ty dhe njerëzve që të rrethojnë .

Për këtë arsye përhap me forcën dhe pozitivitetin tënd ” Aromën e ëmbël të kafesë “!!!

Foto: Si ta përballosh jetën...<br />
Një vajzë iu ankua të atit për gjërat e vështira në jetën e saj .Ajo ishte e lodhur nga lufta me jetën dhe dëshironte të hiqte dorë .Sa herë që zgjidhte një problem asaj i shfaqej menjëherë një tjetër .</p>
<p>Babai i saj punonte kuzhinier dhe e mori me vete në vendin ku punonte .Mbushi tre tenxhere me ujë dhe i vuri në zjarr.Kur uji filloi të vlojë në tenxheren e parë hedh disa karrota , në të dytën vezë dhe në të tretën kokrra kafeje .I la të zienin në ujë të vluar dhe nuk foli asnjë fjalë .</p>
<p>Vajza duke pritur me padurim mendonte :C'të jetë duke bërë vallë ?</p>
<p>Pas 20 min i ati fik sobën .Nxjerr jashtë tenxheres karrotat dhe i vendos në pjatë .Nxjerr vezët dhe i vendos në një pjatë tjetër .Kafen e kullon dhe e hedh në një tas .</p>
<p>Shikon vajzën dhe i thotë : E dashur , karrota , vezë apo kafe ?</p>
<p>E afron afër pjatave dhe i thotë të prekë karrotat .Ajo i preku dhe vuri re që ato ishin të buta .Më pas i thotë të thyejë një vezë .Ajo e thyen dhe shikon që veza ishte e zier .Më pas i thotë të pijë kafe .Vajza e pi duke e shijuar dhe buzëqesh .</p>
<p>Baba çfarë do të thotë kjo ?</p>
<p>Ai i shpjegon :Të tre gjërat ishin përballur me të njëjtën " fatkeqësi " ujin e vluar , por kishin reaguar në mënyra të ndryshme .</p>
<p>Karrota para se ta hedhim në ujë është e fortë , por sa kalon në ujë të vluar zbutet.</p>
<p>Veza është e brishtë , me një cipë delikate dhe një masë të lëngshme brenda , por sa kalon në ujë vluar brendësia e saj ngurtësohet .</p>
<p>Ndërsa kokrrat e kafes sa ishin hedhur në ujë të vluar i kishin ndryshuar ngjyrën atij .</p>
<p>Kush je ti bijë ? Kur vështirësia troket në portën tënde, si do ti përgjigjesh ?</p>
<p>Je një karrotë krenare dhe e fortë por , kur problemet prekin jetën tënde ti bëhesh e dobët dhe humbet fuqinë ?</p>
<p>Je një vezë që e fillon jetën me një shpirt të mirë dhe një zemër të lakmueshme por , kur problemet prekin jetën tënde ti bëhesh e vështirë dhe e ngurtë ?</p>
<p>Apo je një kokërr kafeje ? Kur kafja ndërron ngjyrën e ujit i shkakton vetes dhimbje .Por kur arrin pikën e vlimit ajo lëshon aromën e saj të mirë .</p>
<p>Nëse je si kokrra e kafesë , kur gjërat marrin për keq , ti reagon në mënyrë pozitive , pa i lejuar vetes fitimin ,dhe bën të mundur që gjërat e këqija të përmirësohen , sepse ekziston gjithmonë një rreze drite që përpara fatkeqësisë të ndriçon rrugën ty dhe njerëzve që të rrethojnë .</p>
<p>Për këtë arsye përhap me forcën dhe pozitivitetin tënd " Aromën e ëmbël të kafesë "!!!

Uji, zjarri dhe morali!

Uji, zjarri dhe morali!
Uji, Zjarri dhe Morali ishin bërë shokë, dhe gjith kohën e kalonin sëbashku.
Një mbrëmje tek po shëtisnin, ndërmjet tyre lindi pyetja se nese ndonjëri prej tyre humbet si do të mund ta gjenin.
Pyetën ujin:
-Nese humbet, si do mundemi të të gjejmë?
-Ku të dëgjoni gurgullimë vraponi se atje më keni- ua kthen uji.
-Po ty zjarr si të gjejmë?
– E thjeshtë, ku te shikoni tym aty jam unë- përgjigjet zjarri.
Kur rradha i erdhi Moralit, përgjigjja e tij tingelloi e cuditshme per shoket e tij:
-Bëni kujdes të mos më humbisni, se nëse me humbisni, kurrë më nuk do të më gjeni.