Histori domethënëse…


Një djalë i vogël ju ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë ndërsa ajo po bënte gati darkën dhe i dorëzoi një copëz letre…

Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkr

uante:

Për kositjen e barit: 5 euro.
Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro.
Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.5 euro.
Për ruajtjen e vëllait të vogël ndërsa ti ishe në pazar: 0.25 euro.
Për hedhjen e mbeturinave: 1 euro.
Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro.
Për fshirjen e oborrit: 2 euro.

Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro.

Hëm! Nëna filloi ta shikonte të birin ndërsa ai qëndronte pranë saj dhe sikur i lexonte kujtimet që i silleshin asaj në kokë. Ajo kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që kishte shkruar i biri dhe shkroi:

Për nëntë muaj që të kam mbajtur në bark ndërsa ti rriteshe: Falas.
Për të gjithë netët që kam ndenjur pa gjumë, që jam kujdesur dhe jam lutur për ty: Falas.
Për të gjithë kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: Falas.
Për të gjithë netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: Falas.
Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve të tua: Falas.

Kur ti mbledhësh të gjitha këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: Falas.

Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë ju mbushën me lot dhe duke shikuar në sy të ëmën i tha:

– Nënë, vërtet të dua shumë! Mori lapsin dhe me gërma të mëdha shkroi në letër: E PAGUAR!

Advertisements

Një mendim mbi “Histori domethënëse…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s