Ja nga është Origjina e Fejesës

Ja nga është Origjina e FejesësFejesa ka përshkuar epoka të ndryshme që në kohë të hershme.Si një premtim reciprok për martesën e ardhshme, fejesa, një ngjarje fakultative në ditët e sotme, ka përshkuar epoka të ndryshme që në kohë të hershme.

Fejesa në epokën romake

Fejesa, e cila ka lindur në epokën romake, mund të bëhej shumë vjet përpara martesës. Fejesa shoqërohej me dhënien e unazës (e cila vihej në gishtin e majtë të unazës ku, sipas një besimi të vjetër, kalon vena e zemrës), të dhuratave dhe, që nga shekulli IV, një shumë paraje, si paradhënie e fejesës, nëpërmjet së cilës konfirmohej premtimi për martesë.

Evolucioni i fejesës në Mesjetë

Në shekullin XII, fejesa u bë pjesë e riteve fetare, duke u konsideruar si një periudhë e privilegjuar, gjatë së cilës bashkëshortët e ardhshëm mund të reflektonin për rëndësinë e aktit të tyre. Në aristokracinë franceze, fejesa shpeshherë bëhej me një festë luksoze, ku merrnin pjesë shumë të ftuar. Kisha nuk lejonte prishjen e fejesës, përveçse për ndonjë motiv serioz, kështu që ishte e vështirë t’i jepej fund.

Viti 1789, fundi i fejesës së detyrueshme

Revolucioni francez i vitit 1789 i dha fund statusit legal e të detyrueshëm të fejesës dhe madje u aprovua një ligj për mundësinë e divorcit.

Aktualisht, fejesa ende është një ritual i kërkuar

Sot, fejesa vazhdon të jetë një rast i veçantë për të prezantuar me njëra-tjetrën të dy familjet, në rast se ato ende nuk njihen. Është gjithashtu momenti për shkëmbimin e dhuratave. Gruas i dhurohet unaza e fejesës, ndërsa burrit, një orë dore, kopsa për mëngët e këmishës, etj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s