Sa më ngadalë që rriteni, aq më gjatë do të jetoni !

Sa më ngadalë që rriteni, aq më gjatë do të jetoni !

Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar që ata njerëz që rriten më ngadalë jetojnë më gjatë.

Shkencëtarët të cilët kanë punuar në  hulumtim thonë që në jetëgjatësi ndikon shpejtësia e zhvillimit të trupit në periudhat e hershme të jetës.

Trupat që rriten shpejt akumulojnë dëmtime më të mëdha të indit, që si rezultat ka jetë më të shkurtër.

Për të arritur deri te rezultatet, ekipi i disa shkencëtarëve ka bërë eksperimentin në 240 peshq. Peshqit i kanë mbajtur në kushte të ftohta ose të ngrohta për të ngadalësuar ose shpejtuar zhvillimin e tyre. Kur janë kthyer në kushte normale, peshqit kanë vazhduar zhvillimin normal. Megjithatë, dallimet në shpejtësinë e zhvillimit kanë ndikuar në shpejtësinë e plakjes së tyre.

Peshqit që janë rritur më ngadalë kanë pasur përreth 30 për qind jetë më të gjatë sesa peshqit me shpejtësinë normale të rritjes. Ata që janë rritur më shpejt kanë pasur 15 për qind jetë më të shkurtër se peshqit me shpejtësi normale të rritjes.

Ngjashëm do të ndodhte edhe me makinat. Makina e cila ndërtohet më shpejt do të shpërbëhet më shpejt. Makina e cila montohet ngadalë dhe në mënyrë metodike do të zgjasë shumë më gjatë. Hulumtimi  tregon që e njëjta gjë ndodh edhe me trupat.

Trupat, të cilët zhvillohen dhe rriten më shpejt akumulojnë sasi më të madhe të dëmtimit të trupit sesa ata që rriten ngadalë. Vetë jetë e trupit shkurtohet me këtë gjë. Rezultatet e këtij hulumtimi mund të barten edhe te speciet e tjera, duke përfshirë edhe njerëzit, sepse mënyra në të cilën zhvillohen organet dhe indet është mjaft e ngjashme. Që moti dihet që fëmijët të cilët në fazat e hershme të jetës zhvillohen më shpejt, më vonë gjatë jetës kanë rrezik më të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s