Shumë optimiste …

Vështro më lart …
se ajo që ti prek ..Vështro më lart
për të zbuluar vetveten .
Përdori krahët e tu , gëzoju çdo dite ..
Në një blu gjithnjë e më të madhe
gjithmonë e më të bukur , më të vërtetë …
Kur shikon qiellin dhe i ngul sytë diellit
ndoshta mendon se nuk mund të shkohet më tej.
Të duket, sikur nuk do të të arrish kurrë të shikosh atë që ndodhet përtej tij…
Dielli me dritën , ngrohtësinë ,
bëhet horizonti i syve të tu..
Por nuk është kështu ..
Më pas përpiqu të shikosh më lart ..
më lart se dielli , më larg se retë ..
atje lart ku vetëm sytë e zemrës mund të arrijnë
dhe shpirti gjen hapësirën e tij …
Ti ke krahë dhe mund të ngjitesh .
Mos e harro kurrë !
Ke krahë edhe për të zbritur …
për të ngjyrosur tokën ashtu si qielli …
dhe atëherë
ditët e tua do të jenë të mbushura me Paqe , Qetësi dhe Gëzim .

Marrë nga Thënie të Pavdekshme

Advertisements

Gjendet ne Australi guri i arte 5 kg, vlen 230 mije euro (video)

U gjend në rreth 60 cm thellësi, falë një “metal-detector”-i të thjesht në qendrën arkeologjike të Ballarat

Burimi:

ikub.al

Një gur i artë 5 kilogramë me formën e “Y” dhe që vlen 230 mijë euro është gjetur nga një arkeolog. U gjend në rreth 60 cm thellësi, falë një “metal-detector”-i të thjesht në qendrën arkeologjike të Ballarat, rreth 110 km larg Melburnit në Australi.

Një fat i vërtetë për burrin, i cili ka zgjedhur të qëndrojë anonim, por e ka publikuar videon e arit të gjetur në Youtube. Konfirmimi i zbulimit është bërë nga Cordell Kent, pronari i “Mining Exchange Gold Shop”, dyqan që blen dhe shet arin e qytetit. “Të shumtë janë ata që mendojnë se thesarat janë mbaruar dhe s’ka më asgjë, por kërkuesi punoi në një zonë ku dhjetëra arkeologë kishin punuar në të kaluarën dhe ngulmimi i tij u shpërblye”.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=wiAnhfZ9HKI

50 njerëzit e famshëm që lexuan për vdekjen e tyre

50 personazhet që mësuan lajmin se kishin ndërruar jetë ndërkohë që ishin gjallë.

Burimi:

Tirana Observer

Ernest Heminguej, Fidel Kastro, Nelson Mandela, Mark Tuein, Alfred Nobel e deri tek Britni Spirs, kanë lexuar gazetat apo kanë parë në televizion, lajmin se kishin vdekur. Por jo të gjithë e kanë marrë me të qeshur. Nacionalisti me ngjyrë, Marcus Garvey, ka pësuar infarkt duke lexuar shkrimin që i kishin bërë gazetat për vdekjen e tij. Gruaja e dytë e baronit Blixen, ka urdhëruar “Daily Telegraph”-in, që të shkruante “se nuk ishte vidhosur në arkivol”. Rudyard Kipling, i kërkoi revistës që kishte shkruar për vdekjen e tij, që ta hiqte nga lista e abonentëve e ka shumë gjasa, që Alfred Nobel të ketë krijuar çmimin me këtë emër, pasi lexoi në komentet për vdekjen e tij cilësimin “tregtari i vdekjes”. Shumë të tjerë, i kanë inskenuar vetë vdekjet e tyre. Disa për të parë se sa vetë do ju vinin në varrim, të tjerë për të shpëtuar nga ndjekjet e policisë, e të tjerë thjesht për të krijuar humor në familjet dhe ambientin e punës. Ndërsa pjesa e mbetur, janë “viktima” të shakave apo të incidenteve në redaksitë e lajmeve, kur një buton i shtypur padashje ka “lënë të vdekur” shumë njerëz të famshëm.
Lajmet “Pas vdekjes”
Në redaksinë e CNN-it, e të shumë mediave të tjera të fuqishme, është bërë traditë përgatitja e nekrologjive të njerëzve të njohur. Por një gabim teknik, mund të kushtojë “vdekjen” e shumë personave. Shembull i kësaj ishte incidenti i famshëm i CNN-it më 16 prill të vitit 2003, kur draftet e shkrimeve për vdekjen e figurave botërore si Fidel Castro, Dick Cheney, Nelson Mandela, Bob Hope, Gerald Ford, Pope John Paul II, dhe Ronald Reagan u botuan në sajtin e televizionit. Një arsye tjetër e botimeve të lajmeve të pasakta për vdekjen e këtyre njerëzve, janë shpesh edhe emrat e përafërt. Po ashtu, gjendja shëndetësore shumë e rëndë është shkas për një njoftim të gabuar.
Rastet e rralla
Papa Gjon Pali i II-të, ishte personi për të cilin është shkruar tre herë se ka vdekur, ndërkohë që ai ka qenë gjallë. Mark Twein ka lexuar dy herë për vdekjen e tij dhe ka deklaruar se “vdekja ime është ekzagjeruar”. Ndërkohë një koiçidencë e fortë ka qenë edhe në familjen e lojtarëve të briketit Fane. Atë e bir, kanë lexuar në periudha të ndryshme kohore, lajmet për vdekjen e tyre.

1. Alan Abel

Komediani dhe muzikanti i shquar amerikan e inskenoi vetë vdekjen e tij në vitin 1979, për të parë se ç’shkrim do të botohej pas vdekjes së tij tek “New York Times”. Një drejtor funerali i rremë dhe një grua që hiqej si gruaja e tij, njoftuan gazetën e njohur. Gazeta publikoi shkrimin në 2 janar të vitit 1980. Një ditë më pas, Abel mbajti një konferencë duke thënë se, “raportimi për trashëgiminë ishte ekzagjeruar”.

2. Papa Benedikti i XV-të

Sëmundja e tij e rëndë në mushkëri, në janar të vitit 1922, krijoi një pritshmëri të madhe për vdekjen e tij. Lajmi u botua para kohe nga një gazetë në Nju Jork me një titull të madh në faqe të parë “Papa Benedikti i XV-të vdiq”, i ndjekur me një variant më të vonshëm të nënvizuar “Papa ka një përmirësim të mahnitshëm”. Gjithsesi, Papa vdiq nga sëmundja më 22 janar.

3. Miley Cyrus

Me 5 shtator tw vitit 2008, njw lajm i ccuditshwm doli nw media qw kwngwtarja adoleshente vdiq nw njw aksident rrugor gjattw rrugës pwr nw Diig, mw pas lajmi kaloi dhe nw Wikipedia. Nw fakt atw ditw Cyrus perfomoi nw  Radio City Music Hall.

4. Anthony John Allen

Mediat raportuan vdekjen e tij në vitin 1966. Krimineli famëkeq inskenoi vetëvrasjen e tij. Ai bëri sikur u hodh nga një kep në Britani, në vitin 1966, për t’i shpëtuar ndjekjes për vjedhje. Në të vërtetë, ai hodhi rrobat në lumë, mori ato që kishte fshehur dhe vuri identitet të ri. Në 2002-shin u kap dhe u dënua përjetë për vrasjen e gruas dhe fëmijëve të tij në vitin 1975.

5. Fidel Castro

Vdekja e Fidel Kastros është një nga vdekjet e botuara për shkak të incidentit të CNN-it. Është i njohur procesi i punës së këtij stacioni, i cili i përgatit përpara shkrimet për vdekjet e njerëzve të famshëm. Drafti i nekrologjisë që u botua gabimisht, i cili ishte kopjuar nga ai i Ronald Regan, e përshkruante liderin kubanez si “atlet dhe yll kinemaje”.

6. Dick Cheney

Ish zëvendëspresidenti i SHBA-së, Dick Cheney, është një nga “të prekurit” e incidentit të CNN-it. Drafti i nekrologjisë së tij, që ishte bërë në bazë të draftit të Mbretëreshës, e përshkruante Cheney-n si një “Mbretëreshë të Harmonisë” dhe “gjyshen e preferuar britanike”.

7. Kurt Cobain

Idhulli i muzikës rok është një nga të famshmit, vdekja e të cilit është lajmëruar para kohe. Ka qenë pikërisht CNN-i, i cili raportoi vdekjen e Cobain, megjithëse në fakt muzikanti i njohur ishte në koma. Lajmi u bë i ditur pas një overdoze që mori Cobain në Romë, në mars të vitit 1994. Cobain vdiq në të vërtetë, pak kohë më vonë, duke kryer vetëvrasje.

8. Thomas Menino

Më 1 prill të vitit 1998, për shaka, Opie dhe Anthony në radion “WAAF-FM” thanë se kryetari i Bashkisë së Bostonit kishte vdekur nga një aksident me makinë. Si rezultat, ata u pushuan, por morën mbështetje nga admiruesit dhe u punësuan disa ditë më vonë nga radion popullore “New York stacion”.

9. Nelson Mandela

Lideri i Afrikës së Jugut, është raportuar i vdekur në incidentin e CNN.com. Një 16 prill, 2003, u zbuluan memoriale të shkruara që më parë në adresën e internetit të CNN.com, të cilat mund të shiheshin edhe pa fjalëkalim. Ato do të përdoreshin kur ata të vdisnin me të vërtetë. Atje ndodhej dhe njoftimi i Mandelës, së bashku me shumë të tjerë.

10. Joe DiMaggio

Lajmi për vdekjen e lojtari të njohur të beizbollit Joe DiMaggio, u transmetua i shkruar në fund të ekranit të televizionit NBC. Tekstin, të cilin e pa vetë DiMaggio, ishte parapërgatitur në saje të raportimeve të vazhdueshme të gazetave që shkruanin se DiMaggio ishte afër vdekjes, dhe u transmetua kur një teknik shtypi butonin e gabuar.

11. Sharon Osbourne

Në vitin 2004, një nekrologji e gruas së yllit të rrokut Ozzy Osbourne, u publikua aksidentalisht në adresën e internetit të agjencisë së lajmeve “ABC News”, për arsye të një gabimi teknik. Sharon Osbourne është një menaxhere angleze muzike. Ajo u bë e njohur kur u doli në shfaqjen “The Osbournes”.

12. Gabriel García Márquez

Novelisti, gazetari, publikuesi, aktivisti politik dhe fituesi i Çmimit Nobel në vitin 1982 në Letërsi, është raportuar i vdekur nga e përditshmja peruviane, “La Republica”, në vitin 2000. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në Meksikë dhe Evropë dhe konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të shekullit të 20-të të Amerikës Latine.

13. Jayaprakash Narayan

Vdekja e politikanit është njoftuar gabimisht nga kryeministri i Indisë në vitin 1979, gjë që shkaktoi një vajtim të shkurtër kombëtar, pezullimin e parlamentit dhe transmetimeve radiofonike, mbylljen e shkollave dhe dyqaneve. Gabimi erdhi pasi drejtori i zyrës së Inteligjencës pa një trup të ngjashëm me të tijin që po dërgohej në spital.

14. Ian Dury

Lajmi i “vdekjes” së këngëtarit të rokut Ian Dury, u bë publik gjatë transmetimeve të radios XFM nga Bob Geldof në vitin 1998. Sipas gjasave, lajmi u dha pas një rrengu që bëri një dëgjues i radios, i cili ishte i pakënaqur nga ndërrimi i drejtuesit të XFM-së. Për shkak të incidentit, gazeta muzikore NME, e cilësoi Geldof-in “DJ-n më të keq të botës”.

15. Alfred Nobel

Njoftimi i vdekjes së themeluesit të Çmimit Nobel dhe prodhuesit të armëve, në vitin 1888 ka dalë nëpër gazeta për shkak se është ngatërruar me atë të vdekjes së vëllait të tij. Njoftimi shkruante: “Tregtari i vdekjes ka vdekur” dhe se “Nobeli u bë i pasur duke gjetur mënyra të vriste më shpejt se më parë”.

16. Samuel Taylor Coleridge

Shkrimtari i famshëm, në vitin 1816 dëgjoi emrin e tij të përmendej në hotelin ku rrinte. Një burrë po lexonte një gazetë ku ishte raportuar vdekja e tij. Shkrimtari kërkoi të lexonte gazetën dhe bashkëbiseduesi i tha se “Ishte e çuditshme që poeti kishte varur veten pikërisht pas suksesit të veprës së tij”. Coleridge i tha: “Me të vërtetë zotëri, por është akoma më e çuditshme që, ai që kishte varur veten, ishte në atë moment duke folur me të”. E vërteta këndonte se një person ishte gjetur i varur me bluzën ku shkruhej S.T. Coleridge. Kjo bluzë i ishte vjedhur shkrimtarit.

17. Alice Cooper

Rokstarja e njohur Alice Cooper lexoi lajmin për vdekjen e saj në revistën “Melody Maker”. Revista kishte krijuar një pështjellim tek lexuesit, duke botuar një kritikë satirike për këngëtaren e rokut, në formën e një nekrologjie tallëse. Por shumë fansa të saj e morën për të vërtetë, aq sa Cooper duhet të bënte një deklaratë që të siguronte ata se ishte gjallë. “Jam gjallë dhe tapë si zakonisht”, tha Cooper.

18. Vuk Peric

Pensionisti serb e vuri njoftimin e vdekjes së tij në një gazetë serbe në vitin 1997 për të parë se sa njerëz do të merrni pjesë në funeralin e tij. Pasi e pa ceremoninë mortore nga një distancë e afërt, ai u afrua, e zbuloi veten dhe i falënderoi të gjithë që kishin ardhur.

19. Paul McCartney

Muzikanti McCartney u shpall i vdekur n ëvitin 1969 nga një telefonues në radion “WKNR-FM” në Detroid. Disa ditë më vonë, dixhei njujorkez, Roby Yonge u pushua nga puna për shkak se kishte diskutuar vdekjen e mundshme të McCartney-it gjatë një transmetimi në mbrëmje.

20. Harold Pinter

Në 13 tetor të vitit 2005, shkrimtari u raportua i vdekur në “Sky News”. Ky fakt u korrigjua menjëherë dhe u tha se ai kishte fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Pinter vuante nga kanceri, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, gjë e cila mund të ketë shkaktuar konfuzion.

21. Ronald Reagan

Ish-presidenti amerikan është një nga personazhet të cilëve “CNN” i ka nxjerrë nekrologjinë para kohe. Në këtë lajmërim në internet gjithashtu kishte dhe momente nga historia e jetës së Reganit. Në të njëjtin seksion ndodhej dhe njoftimi i vdekjes së Fidel Kastros.

22. Daniel Reddout

Një banor 17-vjeçar nga Rochester, Minnesota, njoftimi i vdekjes të së cilit është publikuar në “Waterloo Cedar-Falls Courier” në dhjetor të vitit 2005, ku shkruhej se ai kishte vdekur pas një operacioni. Policia kreu hetime dhe ai u pa në një restorant një javë më vonë. Mamaja e tij i kishte thënë me shaka të dashurit të saj dhe atij i shkoi ndërmend ta nxjerrë në gazetë.

23. Dorothy Fay

Aktorja e famshme u deklarua e vdekur në gusht të vitit 2001 nga nekrologjia e gazetës londineze “Daily Telegraph”. Një shoqe e Fay, i telefonoi editorit të “Daily Telegraph”, duke i thënë se aktorja kishte vdekur, pasi kishte shkuar ta vizitonte në dhomën e saj dhe infermieret i kishin thënë “is gone” (në anglisht kjo fjalë ka dy kuptime, u largua dhe vdiq). Në të vërtetë, Fay thjesht ishte transferuar në një dhomë tjetër.

24. Friedrich Gulda

Pianisti austriak në vitin 1999 i dërgoi një faks agjencisë së lajmeve austriake, ku shkruante për veten e tij se kishte vdekur nga një goditje në zemër në aeroportin e Zyrihut. Vetëm pak minuta më vonë ai lajmëroi se ishte ende gjallë dhe se mund të jepte një “recital ringjalljeje”, që do të shoqërohej nga kërcimtarë. Ai shpesh bënte rrengje për të mërzitur institucionet e muzikës.

25. Carl Hilderbrandt

Carl Hilderbrandt ishte një biznesmen anglez i cili u akuzua për vjedhje në vitin 1990. Ai inskenoi vetëvrasjen e tij, me qëllim që më pas të fillonte një jetë të re në Amerikë. Ai bëri plane që të gjithë ta konsideronin si të mbytur dhe kështu mediat shkruan për vdekjen e tij. Por shumë vjet më pas, ai u identifikua nga një turist anglez në Amerikë dhe u ndoq penalisht për veprat që kishte kryer.

26. Dominic Guzzetta

Në nëntor të vitit 2005, gazeta “Akron Beacon” raportoi se ish-presidenti i Universitetit të Akronit është “nderuar pas vdekjes” në një aktivitet të mbledhjes së fondeve. Para kësaj, Guzzeta kishte bërë shaka në vite, se ai i lexonte nekrologjitë për t’u siguruar se emri i tij nuk ishte aty.

27. Adam Rich

Aktori i televizionit është raportuar se është vrarë në një numër të revistës “Might” në vitin 1996. Gjithçka ishte një shaka e përpunuar nga kryeredaktori i revistës, Dave Eggers, në bashkëpunim me Rich, qëllimi i së cilës ishte të satirizohej shfrytëzimi që media i bënte yjeve që vdisnin të rinj.

28. Ernest Hemingway

Në vitin 1954, pak kohë pasi shkrimtari i madh Hemingway kishte marrë Nobelin në letërsi, ai dhe bashkëshortja e tij Mary Welsh Hemingway pësuan një aksident ajror. Shumë gazeta amerikane raportuan se të dy ata vdiqën. Hemingway në këtë aksident pati shumë plagë, të cilat ndikuan tek ai për pjesën e mbetur të jetës së tij.

29. Bob Hope

Prezantuesi i njohur Bob Hope ka rezultuar dy herë gabimisht i vdekur edhe falë jetëgjatësisë së tij. Në të dyja rastet ka qenë një nekrologji e parashkruar, e cila është publikuar aksidentalisht. I pari ishte në vitin 1988 nga “Associated Press” dhe i dyti nga incidenti i famshëm i “CNN”-it. Në fakt, Hope vdiq tre muaj pas lajmërimit të “CNN”-it.

30. Gerald Ford

Ish-presidenti amerikan Gerald Ford është një nga figurat e shquara, për të cilat CNN-i kishte përgatitur që më parë shkrimin e pasvdekjes. Por “incidenti” i CNN-it, që shkaktoi botimin e një numri të madh të shkrimeve të tilla pa dashje, lajmëroi edhe për vdekjen e ish-presidentit amerikan.

31. Bertrand Russell

Filozofi është raportuar i vdekur nga shtypi japonez në vitin 1920, atëherë kur vuante nga pneumonia. Disa burime thonë se këto raportime ishin një formë e qëllimshme hakmarrjeje nga gazetarët japonezë, të cilët Russell kishte refuzuar t’i takonte për shkak të sëmundjes së tij. Vdekja e tij e supozuar është raportuar edhe nga gazeta “The Times”.

32. Marcus Garvey

Marcus Garvey vdiq prej vërteti pasi lexoi shkrimin e “vdekjes” së tij. Nacionalisti afrikan kishte kaluar një infarkt në janar të vitit 1940. Chicago Defender njoftoi vdekjen e tij. Por në fakt, Garvey vdiq ndërsa po lexonte shkrimin që ishte botuar për vdekjen e tij, ku përshkruhej dhe jeta që kishte kaluar. Garvey cilësohej si “trok, i vetmuar dhe jopopullor”. Një atak i dytë, për shkak të lajmit, u kthye në një profeci vetëpërmbushëse për vdekjen e tij.

33. Mbretëresha Elizabeta Nënë

Vdekja e mbretëreshës Elizabeta, nëna e mbretëreshës, është njoftuar gabimisht në median australiane në vitin 1993, kur një punonjës në “Sky News” pa një provë brenda agjencisë së lajmeve për vdekjen e saj të ardhshme (një nga të shumtat që janë kryer nga media britanike). Ai mendoi se mos ishte i vërtetë dhe i telefonoi mamasë në Australi me lajmin e ri, e cila ia kaloi medias.

34. William Hung

Në vitin 2004, një lajm satirik u botua në uebsajtin Broken News, duke pohuar se, “idhulli amerikan” kishte vdekur. Sipas lajmit, William Hung kishte vdekur nga një overdozë. Lajmi bëri bujë të madhe, saqë Hung u detyrua ta mohonte publikisht. Hung ishte një student i cili u bë i famshëm duke imituar Ricky Martin me këngën “She bangs”. Mungesa e talentit të tij, e bëri të famshëm në publikun amerikan.

35. Papa John Paul II

Është i vetmi person, vdekja e të cilit është lajmëruar tri herë gabimisht. E para ishte menjëherë pas atentatit në vitin 1981. “CNN”-i njoftoi se Papa kishte vdekur duke iu referuar atij në kohën e shkuar. Në 2003-shin, sërish “CNN”-i lajmëron vdekjen e tij për shkak të incidentit me nekrologjitë e figurave të shquara. Në vigjilje të vdekjes së tij, më 1 prill 2005, “Fox News” lajmëroi vdekjen e tij duke iu referuar medias italiane.

36. Katharine Sergava

Aktorja dhe kërcimtarja nga Oklahoma është raportuar e vdekur në vitin 2003 nga gazeta angleze “Daily Telegraph”. Disa ditë më vonë, e njëjta nekrologji është publikuar tek gazeta amerikane “New York Times”. Gazeta e fundit fajësoi të parën për këtë gabim.

37. Mark Twain

Në vitin 1897, një gazetar u dërgua të pyesë për shëndetin e Twain, duke menduar se ishte në prag të vdekjes. Në të vërtetë ishte kushëriri i tij ai që ishte i sëmurë. Twain rrëfen për këtë ngjarje në gazetën “New York Journal” në 2 qershor 1897, duke përdorur fjalët: “Raporti e vdekjes sime është një ekzagjerim”.

38. Harry S. Weed

Shpikësi i zinxhirëve të rrotave “Weed non-skid” u raportua i vdekur në publikime të ndryshme, përfshirë revistën “Time” dhe “New York Herald Tribune”, në vitin 1927, kur një reporter për një gazetë nga Miçigani shkroi se “zonja Alice Weed” ishte vejusha e shpikësit. Më vonë doli se ai dhe gruaja e tij ishin shëndoshë e mirë dhe bëhej fjalë për dikë tjetër.

39. James Earl Jones

Në vitin 1998, një lajm i dhënë gabim njoftoi vdekjen e aktorit të famshëm, gjatë një transmetimi radiofonik të një ndeshjeje bejsbolli. Gazetari Lannt Frattare, e ngatërroi James Earl Jones me James Earl Ray, që ishte vrasësi i Martin Luter King dhe që sapo kishte vdekur.

40. Raid Juhi

“NBC News” njoftoi në mars të vitit 2005 se gjykatësja kryesore e procesit të Sadam Huseinit ishte vrarë. Në të vërtetë, viktimë ishin dy gjyqtarë të tjerë, Barbweez Mahmood dhe djali i tij. “NBC”-ja fajësoi për informacionin e pasaktë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara.

41. Paul Vance

Kompozitori i njohur amerikan lexoi për njoftimin e vdekjes së tij në vitin 2006, kur vdiq dikush tjetër me emrin Paul Van Valkenburgh. Ky i fundit i kishte thënë gruas se ishte një shkrimtar tekstesh i famshëm dhe mediat e kishin ngatërruar. Raportimet e shumta bënë që kuajt e garave në pronësi të tij të hiqeshin nga garat.

42. Rudyard Kipling

Të gjithë ata që kanë lexuar poezinë “If” të Rudyard Kipling, janë shqetësuar kur kanë lexuar për vdekjen e tij. Lajmi i hidhur për letërsidashësit u raportua në një revistë. Kur lexoi lajmin Kipling, i shkroi revistës: “Sapo lexova se kam vdekur. Mos harroni të më fshini nga lista juaj e abonuesve”.

43. Britney Spears

Këngëtarja e njohur Britney Spears është raportuar se ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik nga dy dixhei nga Teksasi. Ata kishin menduar të bënin shaka duke e transmetuar drejtpërsëdrejti në vitin 2001. Stacioni radiofonik “KEGL” është gjobitur dhe të dy punonjësit janë pushuar.

44. Mara Wilson

Aktorja e njohur amerikane që ka luajtur “Hirushen”, ishte listuar si aktore e vdekur në database-n e filmave në internet në vitin 2000. Lajmi jo vetëm që nuk ishte i vërtetë, por edhe motivi i vdekjes ishte i rëndë. “Theu qafën”, shkruhej në internet.

45. John Stonehouse

Parlamentari britanik bëri gjoja sikur kishte kryer vetëvrasje duke u mbytur në Majami, në mënyrë që t’i shpëtonte problemeve financiare dhe të martohej me të dashurën e tij. Më vonë ai u zbulua në Australi, ku fillimisht policia mendoi se ishte lordi Lucan, dhe u burgos.

46. Abe Vigoda

Në vitin 1982, revista “People” shkroi për të duke e cilësuar si “Abe Vigoda i fundit”. Më pas ai i dërgoi një foto të tijën ku ishte futur brenda një arkivoli dhe mbante në dorë revistën në fjalë. Vigoda pohon se gjatë viteve ’80, fakti se njerëzit e konsideronin të vdekur i kushtoi shumë në punë.

47. Edward Osborne Wilson

Biologu dhe ambientalisti i njohur Edward Wilson u deklarua i vdekur në vitin 2005 në një artikull të gazetës “Francisco Chronicle”. Kjo, është gazeta më e madhe në Kaliforninë e Veriut. Në artikull nuk jepen shkaqe për vdekjen e biologut. Ndërkohë, Wilson ishte një nga lexuesit më të mirë të gazetës.

48. Titan Leeds

Ky është një nga rastet kur konkurruesit mendojnë më shumë për vdekjen e rivalit. Titan Leeds ishte botues i një almanaku që konkurronte me almanakun “Poor Richard” të Benjamin Franklin. Ky i fundit kishte parashikuar vazhdimisht vdekjen e Leeds në publikimet e tij dhe kishte përgatitur edhe shkrimin përkatës. Kur data që kishte parashikuar kaloi, Franklin e botoi nekrologjinë gjithsesi.

49. Justin Timberlake

Justin Timberlake është raportuar i vdekur së bashku me ish-të dashurën, Britney Spears. Dy punonjësit e radios “KEGL” menduan të bënin shaka duke thënë se ata kishin vdekur nga një aksident automobilistik. Edhe pse ata u pushuan nga puna, mendohet se historia e tyre është raportuar fillimisht nga një thashetheme në internet.

50. Mark Twain

Në 4 maj të vitit 1907, kur njerëzit humbën gjurmët e një jahti me të cilin ai po udhëtonte, gazeta “New York Times” publikoi një artikull ku thoshte se mund të kishte humbur në det. E vërteta ishte se jahti ishte mbuluar nga mjegulla dhe Twain kishte zbritur. Twain e lexoi artikullin dhe e sqaroi historinë duke shkruar një artikull humoristik.

10 fakte te pa njohura per Token!

Shkenca ka perparuar ne nivele shume te larta,persa i perket çeshtjeve te planetit tone dhe gjithçka rreth universit.

Por, ekzistojne disa detaje rreth Tokes qe mund t’u kene “shpetuar”, apo i mbajne te fshehta. Sot po paraqesim 9…fakte te pabesueshme qe ndoshta nuk i dinit per planetin tone.
Kane kaluar shume vite, ndoshta shekuj qe kur u braktis ideja se Toka eshte e sheshte, si dhe koncepti se gjithkush nga ne tashme dime gjithçka rreth plantit tone.
Por, jeni te sigurt se dini gjithçka per Token?
Atehere:
1. Toka nuk eshte e rrumbullaket!
Nese Toka eshte sferike, perpos kesaj, per shkak te fuqive gravitacionale te saj, nuk perben nje cikel perfekt. Ne realitet ekziston nje “gunge” rreth meridianit per shkak te saj. Rrezja polare e Tokes eshte 3.949.99 milje, ndersa rrezja e meridianit eshte 3.963.34 milje.
2. Emertimi “Earth” vjen nga Anglosaksonet me fjalen Erda.
Te gjithe plantet e tjere te universit, e kane marre emrin e tyre nga perendite e lashta, veç Tokes, planetit tone. Fjala Angleze, “Earth” buron nga fjala anglosaksone Erda, qe do te thote “toke, are etj.” dhe besohet se ka moshe 1.000 vjeçare. Por, si per ironi te fatit, planeti yne mbulohet nga 71% e siperfaqes se tij me uje dhe eshte i vetmi planet ne gjithe universin qe njihet deri me sot qe ka kete elemente te çmuar.
3. Dita nuk ka 24 ore!
Njerezit vazhdojne te thone  se nuk… kemi ore te mjaftueshme ne dispozicion gjate dites dhe kane te drejte! Nuk jane 24 ore. Po, po, eshte e vertet. Koha reale qe i nevojitet planetit tone per te kryer nje rrotullim te plote rreth boshtit te tij, eshte 23 ore 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo eshte ajo qe ne e quajme dite yjore. Dite diellore, koha qe i duhet diellit qe te kthehet ne te njejten pike ne meridian, ndryshon shume, thuajse 16 minuta gjate gjithe vitit, per shkak te vendndodhjes se tij ne orbite.
4. Toka eshte planeti i vetem me pllaka tektonike!
Shkencetaret besojne se Toka perbehet nga 7 pllaka tektonike te cilat transferohen ne drejtime te ndryshme, deri ne 4 inç per vit.
Kur perplaset njera pllake tektonike me tjetren, sipas teorise, krijohen male, ndersa kur largohen nga njera-tjetra, krijohen lugina.
5. Toka ka nje planet binjak qe quhet “Hyjnor”!
Shkencetaret besojne tashme se dikur nuk kishim vetem ne orbite rreth diellit. Toka kishte nje planet “binjak” me madhesine e Marsit, qe quhej “Hyjnor” dhe ishte 60 grade, qofte para apo pas planetit tone. Por, para 4.533 miliarde vite drite, ky planet u perplas me Token. Pjesa me e madhe e ketij planeti u bashkua me Token, ndersa pjesa e mbetur krijoi Henen.
6. Misteri i orbites perfekte te Henes!
Duhet theksuar se ekzistojne disa gjera te cilet nuk njihen, si per shembull, qendra e Henes eshte 6.000 kembe me prane Tokes, gje qe do i shkaktonte me shume paqendrueshmeri, por orbita e saj eshte thuajse perfekte.
Hena mbulohet nga nje pluhur i cili mban ere baruti, edhe pse perbehet nga materiale te ndryshme. Gjithashtu, ndersa nuk ekziston “ane e erret” e Henes, forca e gravitetit te Tokes, e ben henen te ngadalesoje ne menyre te atille saqe Hena te rrotullohet vetem nje here gjate gjithe muajit, ndaj dhe ne shikojme gjithnje vetem njeren ane te Henes.
Madje ekziston nje koiçidence, qe Dielli eshte 400 here me i  madh se Hena, por 400 here eshte Hena me e vogel se Toka, dhe te duket ne hapesire si te kene te njejten madhesi.
7. Me shume se 90% e oqeaneve vijon te mbetet e paeksploruar!
Ndoshta mund te dime shume rreth Henes dhe Marsit, por e verteta eshte se sapo kemi filluar te hulumtojme dhe te eksplorojme oqeanet e pafund. Deri me sot eshte hulumtuar vetem 10% e oqeaneve te pafund. Oqeanet disponojne 97% te ujit te globit dhe 99% te botes se kafsheve. Jane zbuluar vetem 212.906 specie te ndryshme detare, kurse parashikohet qe te ekzistojne 25 milione akoma specie te cilat nuk jane zbuluar ende.
8. Temperatura me e ulet qe eshte regjistruar ndonjehere ne Toke ishte -89.2 °C
Antarktida eshte rajoni me i ftohte i planetit tone. Temperatura me e ulet natyrale qe eshte regjistruar ndonjehere arriti -89.2 °C, u shenua nga stacioni i Vostokut ne Antarktide me 21 qershor 1983.

9. Perkunder, temperatura me e larte u regjistrua ne 13 shtator 1922 ne El Azizia te Libise, ku termometri shenoi 57 °C.
10. Lartesia me e madhe e Tokes nuk eshte Everesti!
Eshte e vertet se eshte njeri prej maleve (alpeve) me te njohura ne bote dhe eshte 8.848 m mbi nivelin e detit, konsiderohet si Maja e Tokes. Megjithate, duke marre parasysh se Toka nuk eshte teresisht e rrumbullaket ne forme perfekte, çdo gje qe eshte prane meridianit eshte shume me prane yjeve. Kjo do te thote se edhe pse malet Chimborazo ne Ekuador jane vetem 6.268 m mbi nivelin e detit, por pikerisht ngaqe ndodhen siper nje “fryrje” jane shume me larg qendres se Tokes, pra shume me prane yjeve dhe shume me larte se Everesti. alb-observer.com.

Nje historie e shkurter rreth edukates dhe moralit

Një fëmijë i vogël nëntëvjeçar e pa një portokall të madh të futur në një shishe. U habit fëmija se si ka mundësi ky portokall i madh të futet në këtë shishe të vogël. U mundua ta nxjerr nga shishja por më kot.
Kur e pyeti babin se si e ka futur këtë portokall të madh nëpërmjet qafës së hollë të shishes, prindi e morri deri te kopshti, pastaj e morri një shishe boshe dhe e lidhi për një degë të pemës përmbi një fryt portokalli i cili sapo kishte filluar të dukej si syth dhe e la ashtu.
Kaluan ditët dhe portokalli rritej vazhdimisht nga pak deri sa u bë i madh dhe nuk dilte prej shishes!
Kur e kuptoi fëmija sekretin i kaloi habia.
Atëherë prindi e shfrytëzoi rastin dhe ia dha një mësim fëmijës duke i thënë: kështu është edhe me edukatën dhe moralin, nëse i mbjellim te fëmija këto parime, sjelljen dhe edukatën, sa është i vogël do të jetë shumë vështirë të largohen prej tij kur të rritet, veç nëse e thyejmë shishen.

Paraja është shumëçka,por jo gjithçka!

E habitshme sesi paraja e zbukuron dhe e vesh njeriun në siperfaqe por s’ja ndryshon dot shpirtin. E habitshme se si një buzëkuq i jep formë buzëve por jo bukuri fjalëve .E çuditshme sesi një femër vesh pellushin e blerë shtrenjtë që është lëkurë e një kafshë të vrarë .E çuditshme sesi njeriu krenohet me rroba ”origjinale”e prapë kjo nuk e bën atë origjinal. E çuditshme sesi ha çdo vakt në restorant por kurrë s’ndihet i ngopur. E habitshme sesi flasin për paranë në çdo sekondë të jetës,i falen, falenderohen, përgjerohen parave e kuletës . E çuditshme sesi njeriu parfumoset por kundërmon erë të pavlerë, e çuditshme sesi grimohet por nga brenda është sketerrë. E çuditshme sesi njeriu fshihet nën petkun e mirëqënies,por ligësinë s’ja fshehin dot ,dhe as thelbin e vertetë të qënies…E habitshme sesi krekoset dhe sheh shtrembër, pasi mbahet fortë pas mbiemrit dhe ka bërë emër. E çuditshme sesi mirësinë se ka ndjerë që kur kaloi femijërinë, edhe miqtë qe i ka, interesin sa ja dinë. E çuditshme sesi shtëpia luksoze nuk e gjen ngrohtësinë e një vatre familjare që si rrënjë ka dashurine. E habitshme se si paraja blen gjithçka por s’fiton asgjë. Se jetën po e humbe nuk e rifiton dot më.. E habitshme sesi shumë çudira bën faktori PARA, por çuditerisht jo mrekullitë e mëdha. Marre nga thenie te pavdekshme