5 enigmat e njerëzimit

Padyshim që bota është e mbushur me enigma dhe mistere, por pesë prej tyre të ndodhura në Tokë janë më të rrallat dhe më të pashpjegueshmet!

 1.  Rruga Bimini 

Në vitin 1968, nën thellësinë e detit pranë brigjeve të ishujve Bimini në Bahamës, u zbuluan me dhjetëra gurë të sheshtë gëlqerorë. Në pamje të parë asgjë nuk ngjante e çuditshme.
Por shkencëtarët u habitën, pasi këto gurë krijonin një rrugë të gjatë perfekte me shumë se 1 km, që ishte e pamundur të krijohej me forma natyrale…!
Të shumtë ishin ata të cilët thanë se janë rrënojat e një qytetërimi të lashtë, të tjerë se janë formacione natyrale. Por askush prej tyre nuk mund të harroje dhe nuk mund të anashkaloje në nënndërgjegjen e tij profecinë e fillimit të shekullit të 20-të.
I famshmi profet Edgar Cayce, kishte parashikuar në vitin 1938: “Një pjesë të Atlantidës së Humbur do të zbulohet në thellësi të detit, rreth ishujve Bimini. Kjo do të ndodh në vitin 1968”, një parashikim që për paradoks ishte precize!

2. Dorëshkrimi Voynich

E mori emrin nga zbuluesi i saj në vitin 1912 në një manastir italian dhe vijon të mbetet libri më i mistershëm në historinë e njerëzimit. Libri është shkruar në një gjuhë të pakuptimtë, të panjohur apo nga dikush që nuk i përket kësaj bote… pra qenies njerëzore! Shkencëtar besojnë libri është shkruar nga një shkrimtar i panjohur i cili përdori një teknikë shkrimi po ashtu të panjohur!

3. Harta e Piri Reis


Harta e Piri Reis u zbulua në vitin 1929 në një muze në Turqi dhe që nga ai moment nuk është asnjë shpjegim i logjikshëm për skicimet e tij! Me dimensione 60×86 cm, kapiteni turk, Piri Reis kishte hartuar në vitin 1513 hartën e botës dhe kishte përfshirë, Portugalinë, Spanjën, Afrikën Perëndimore, Atlantikun qendror dhe jugor, Karaibet, gjysmë e Amerikës lindore dhe një pjesë të Antarktidës, por të çliruar nga shtresat e akullit. Përsa i përket vendeve të cilat ai nuk i “përfshiu” në hartë, kapiteni Piri Reis na siguron se ai i ka përfshirë me korrektësi. Në të njëjtin dokument Piri Reis na informon se për të realizuar hartën e tij, ai përdori të gjitha harta e kohës duke i kombinuar.
Dhe misteri lind këtu!
Si është e mundur që kapiteni Piri Reis të hartonte me saktësinë më të madhe hartën e gjithë botës, kur në shekullin e 15 nuk ekzistonte mundësia e fluturimit…?! Pra fotografimeve ajrore. Si është e mundur që kapiteni Reis mundi të ndante kontinentet dhe brigjet me gjithë distancat e tyre pa njohurinë e vërtetë të metodës së projeksionit azimuthal të trigonometrisë sferike, që kërkohet për hartat? Si projektoi Antarktidën kur ajo nuk ishte zbuluar ende zyrtarisht?

4. Syndoni i Torinos

Edhe pse Vatikani e ka vlerësuar si të vërtete, Syndoni i shenjtë vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha të njerëzimit. Është një qefin në të cilën është i “stampuar” imazhi i një njeriu me mjekër. Gjatë gjithë qefinos ka shenja gjaku që dëshmojnë se ky burrë ishte kryqëzuar dhe më pas trupi i tij u mbulua me këtë copë pëlhurë.
Dhe sigurisht që të shumtë janë ata të cilët besojnë pëlhura, qefini, është copa që mbuloi trupin e Krishtit pas Kryqëzimit, pasi materiali përbërës i qefinos dëshmon atë periudhë, ku jetoi dhe shenjat e gjakut dëshmojnë të njëjtën mënyrë vdekje me atë të Krishtit. Disa të tjerë mendojnë se është krijesë njerëzore dhe u krijua shumë më vonë, ndërmjet shekullit të 13 dhe 14-të. Por, edhe sikur të ishte një rastësi dhe nuk kemi të bëjmë me qefinin e Krishtit, misterin vijon të mbetet.

5. Linjat e Nazca

Linjat grafike në sipërfaqen e tokës të qytetërimit Nazca në Peru përfshihen në misteret më të mëdha të botës për mënyrën dhe qëllimin e krijimit të tyre. Bëhet fjalë për 13.000 linja, që formojnë 800 skica dhe mbulojnë një sipërfaqe 450 kilometër katrorë. Arkeologët pohojnë se Linjat Nazca u krijuan rreth viti 500 para erës së re deri në 500 pas erës së re dhe ngjajnë sikur të jenë krijuar nga një dorë gjigande. Këto forma pasqyrojnë kafshë, bimë dhe skica gjeometrike dhe më e çuditshmja është se nuk arsye krijimi, pasi janë të dukshme vetëm nga ajri, pra nga sipër. Vetëm qendra e këtyre skicave është një merimangë e cila ka diametër 45 m katrorë. Shumë shkencëtare besojnë se ndoshta qytetërimi Nazca dispononte një lloj ballonë fluturuese dhe me të cilën krijuan këto skica. Të shumtë janë ata të cilët bëjnë fjalë se këto linja janë aerodrome. Të tjerë shkojnë edhe më tej, duke thënë se linjat janë krijuar nga jashtëtokësorët. Disa thonë se para 2000 vjetësh, banonin gjigande në Tokë.

Super-jahtet, zbret nga froni “Eclipse”, në vënd të tij….

Nëse ka një sektor që nuk njeh krizë, ai është ndërtimi i superjahteve. Mes miliarderëve prej disa vitesh ka nisur një garë e cmendur se kush ka jahtin më të madh e më modern.
Azzam

Prej kohësh “froni” mbahej nga “Eclipse” i miliarderit rus, Roman Abramovic. Por së fundmi “Eclipse” është zbritur nga froni dhe në vend të tij është “Azzam” i princit saudit, Al-Walid bin Talal.

“Azzam” (që nga arabishtja në shqip përkthehet Vendosmëri) është i gjatë 180 metër, kundrejt 162.5 metër të jahtit të Abramovic.

Eclipse

Doli nga kantieri i ndërtimit të jahteve të Lursenit në Bremen të Gjermanisë ditën e premte. Po në të njëjtën ditë iu dorëzuan “çelësat” pronarit të tij.
Sipas mediave gjermane, superjahti ka kushtuar diku tek 500 milion euro dhe është i pajisur me luksin dhe fjalën e fundit të teknologjisë. “Varka” e Abramovic, e ndërtuar në vitin 2009 kushtoi “vetëm” 340 milion euro.

SOT – Dita Botërore e Autizmit

 

Dy prilli shënon Ditën Botërore të Autizmit, një ditë e caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit rreth këtij çrregullimi bio-neurologjik, i cili ndikon në zhvillimin e trurit.

Disa shtete, e quajnë prillin si Muaji i Autizmit, për të edukuar njerëzit rreth kësaj sëmundjeje. Asnjeri nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton autizmin, por mjekët janë në një mendje kur thonë, se numri i rasteve me autizëm është në rritje.
Autizmi ndikon në mënyra të ndryshme tek çdo njeri që vuan nga kjo sëmundje. Njerëzit me autizëm, kanë vështirësi në komunikim, në marrëdhënie me të tjerët, në sjellje dhe në aftësinë për të mësuar. Disa njerëz me autizëm nuk mund të flasin. Të tjerë kanë nevojë për kujdes, ndërsa disa asnjëherë nuk arrijnë të jenë në gjendje që të jetojnë të pavarur.
Mjekët specialistë kanë zbuluar se diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm, përmirëson ndjeshëm aftësitë e fëmijëve me autizëm. Por terapia mund të ketë disa forma. Në San Diego të Kalifornisë, pesë-vjeçarja Jolena Gonzales ka një lidhje të veçantë një qen, që sipas nënës së saj, ka ndryshuar jetën e Jolenës.
“Aftësia e saj për të komunikuar është trefishuar brenda tre muajsh, që kur morëm qenin në shtëpinë tonë. Personaliteti i saj ka nisur të shfaqet, dhe tani ajo është më e shoqërueshme”.
Një program i ri kujdesi përdor qen shërbimi për të ndihmuar fëmijët me autizëm. Qentë i ndihmojnë fëmijët të qetësohen, dhe kjo bën të mundur që familjet e tyre të kenë një jetë më normale. Rebeka Kuk thotë se duke u kujdesur për qenin, vajza e saj ka fituar ndjenjën e përgjegjësisë që do t’a shoqërojë atë gjatë gjithë jetës.
“Ndryshimi që shoh tek vajza ime është se asaj i është dhënë mundësia të udhëheqë vetë jetën e saj, çka nuk e kishte më parë. Ajo mund sillet normalisht, të shkojë diku dhe të të bëjë gjëra që nuk i bënte më parë”.
Njerëzit më parë mendonin se personat me autizëm nuk mund të komunikojnë me të tjerët dhe kanë vështirësi të kuptojnë botën përreth. Por kjo përshtypje është e gabuar. 13-vjeçarja Keril Fleishmen ka shenja të rënda autizimi.
Babai i saj thotë: “Njerëzit mendonin se ajo ishte një fëmijë me të meta, dhe e paaftë për të komunikuar, prandaj e shmangnin.” Por prindërit e saj bënë të mundur që Keril të fillonte terapi për sjelljen dhe të folurin që kur ajo ishte 4 vjeç. Ajo nuk fliste dot, por një ditë nisi të përdortë kompiuterin.
“Ajo nisi të thoshte me rrokje fjalë të ndryshme, që ne nuk e dinim që ajo mund të fliste”. Keril filloi të tregonte se si e ndjen veten njeriu kur vuante nga një formë kaq e rëndë autizmi. “Njerëzit më shohin dhe mendojnë se jam e paaftë mendërisht, sepse nuk mund të flas, ose veproj ndryshe prej tyre.”
Keril nisi të shkruajë se si dëshironte që ta trajtonin si adoleshentët e tjerë. Arthur Fleishmen “Ne u shtangëm. Ne kuptuam se brenda saj fshihej një person inteligjent dhe i ndjeshëm që nuk e kishim njohur më parë”.
Mjekët specialistë thonë se historia e Keril ilustron idenë, që mendësia e përgjithshme rreth autizmit është e gabuar. Shkencëtarët thonë se numri i rasteve të autizmit është rritur ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se 1 në 150 fëmijë amerikanë vuan nga autizmi. Rreth 25 vjet më parë, numri ishte një në dy mijë fëmijë.
Nuk ka shifra të sakta se sa fëmijë në botë vuajnë nga autizmi. Megjithatë autoritet mjekësore thonë se ky numër është rritur. Ndonëse asnjeri nuk e di me saktësi shkakun e kësaj sëmundjeje, disa specialistë thonë se autizmi nxitet nga mjedisi. Kjo do të thotë se një ditë autizmi mund të trajtohet më me sukses dhe madje edhe të parandalohet.

Një vjershë që fsheh 1 milion dollarë…

Milioneri amerikan, Forrest Fenn, gropos 1 milion dollarë, kush zbërthen kodet e gjen.

Forrest Fenn

Kur milioneri amerikan Forrest Fenn kishte marrë vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, kishte vendosur të bënte diçka jo të zakonshme. Një pjesë të pasurisë së tij, me vlerë prej mbi një milion eurosh e ka groposur në një vend në SHBA dhe ka dhënë instruksionet se si mund të gjendet ajo.
Thesari i fshehur përbëhet nga monedha ari, diamante dhe gurë të çmueshëm llojesh të ndryshme. Vendi misterioz është diku në afërsi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico. Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur.
Një udhëzim tjetër që duket se nuk do të ndihmojë mjaft për të gjetur thesarin është ai se vendi i zgjedhur është në lartësinë mbidetare më shumë se 1500 metra. Lartësia mesatare mbidetare e shtetit New Mexico është 1700 metra. Ka tri vite që një numër kërkuesish të thesarit janë vënë në “gjah”,  por deri më tani asgjë nuk është gjetur.