78 mijë tokësorë aplikojnë për një udhëtim vetëm vajtje për në Mars

Ky është numri i personave që kanë aplikuar në një projekt të një organizate jo fitim-prurëse, që synon të ngrejë koloninë e parë njerëzore në Planetin e Kuq në vitin 2023.

Projekti i organizatës holandeze “Mars One”, synon të përzgjedhë personat “më të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht”, që do të ndërmarrin udhëtimin vetëm vajtje.

Organizata pret që deri në mbylljen e fushatës së ndërmarrë, më 31 gusht të këtij viti, numri i aplikimeve të shkojë në 500 mijë.

Për të qenë sa më transparentë, përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet sipas modelit të spektakleve televizive konkurruese dhe do të transmetohet në ekran. Fituesit do të trajnohen për 8 vjet me radhë përpara se të nisën në udhëtimin vetëm vajtje drejt Planetit të Kuq.
Themeluesi i “Mars One”, Bas Lansdorp thotë se nisma rezultoi të jetë puna më e kërkuar në histori nga njerëzit. Në asnjë pozicion tjetër nuk ka patur kaq shumë aplikime.

Jeta e përditshme në Mars do të kërkojë përfshirjen në ndërtimin e banesave dhe punës kërkimore atje, në kushtet kur temperatura është rreth 50 gradë nën zero.
Mosha e aplikuesve duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe ata që janë regjistruar deri më tani në konkurrim, varjojnë nga 18 deri në 60 vjeç. “Dua të jem një kërkues dhe një pionier në bërjen e historisë”, shkruan një 21-vjeçar amerikan në aplikimin e tij.

Kandidatët janë nga 120 vende të ndryshme të botës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s