Numri më i bukur në botë

goldenratio

Njihuni me numrin që i ka shërbyer Leonardo da Vinçit, Bethovenit, Moxartit, Mikelanxhelos, Stradivarit e që është përpjesëtimi hyjnor i gjithçkaje në natyrë

 Çfarë kanë të përbashkët piramidat e Egjiptit, “Mona Lisa”, luledielli, guaskat, kërmilli, bohçet e pishës dhe gishtat tanë?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje dhe shumë më tepër se kaq, mund të fshihet në vargun e numrave të zbuluar nga matematikani italian Leonardo Fibonaçi. Karakteristika e këtyre numrave të njohur si progresioni i Fibonaçit, është fakti se secili është shuma e dy numrave paraardhës.

Një tjetër veçori, është fakti se nëse pjesëton dy numrat ngjitur do të marrim një prodhim që në kufizën e tridhjetë mbetet konstant 1,618. Ky numër njihet në gjuhën e matematikës si “përpjesëtimi hyjnor” dhe përfaqësohet prej simbolit Φ që lexohet fi.

Përse quhet përpjesëtimi hyjnor?

Besimtarët pretendojnë se 1,618 është numri që e ndihmoi Zotin të krijonte botën, pasi shumë prej krijimeve të tij i përmbahen këtij përpjesëtimi.

Për ateistët ky numër është më i bukuri, jo vetëm prej formës, por edhe sepse është numri më i kudondodhur në natyrë, te bimët, kafshët dhe te njerëzit.

Përpjesëtimi hyjnor në natyrë

Lulet. Numri i petaleve në një lule ndjek në mënyrë konstante progresionin e Fibonaçit. Shembujt e njohur përfshijnë zambakët që kanë nga tri petale, manushaqet që kanë pesë petale, luledelet me nga 34, duke formuar kështu vargun e Fibonaçit. Numri fi shfaqet te petalet, pasi çdo njëra prej tyre ka një largësi prej 0.618034 nga tjetra, duke bërë të mundur ekspozimin sa më të mirë ndaj dritës.

Farat e luleve. “Koka” e çdo luleje përmban brenda saj fara, e për çudi këto fara formojnë progresionin e Fibonaçit. Fillimisht farat prodhohen në qendër, pastaj shpërndahen rreth anëve për të mbushur të gjithë hapësirën. Këto fara rriten në spirale të anasjella dhe raporti midis një rotacioni dhe një tjetri është pikërisht numri fi ose 1,618.

parthenon_golden_ratio-2Bohçet e pishës. Në mënyrë të ngjashme edhe forma e një bohçeje pishe është ndërtuar si spirale. Këtu spiralja harkon herë majtas e herë djathtas, por po t’i kushtojmë rëndësi do të shohim që këto kthesa merren në varësi të progresionit të Fibonaçit. Spirale të ngjashme gjenden tek ananasi dhe te lulelakra.

Degët e pemëve. Vargu i Fibonaçit mund të pikaset edhe te mënyra sesi degët e një peme formohen ose shpërndahen. Trungu i një peme do të rritet derisa të prodhojë degë, të cilat rriten në dy degëzime. Njëri prej këtyre degëzimeve do të krijojë dy të reja, ndërsa tjetri do të qëndrojë në gjumë. E njëjta gjë vazhdon e përsëritet për çdo degë të re.

Guaskat. Përpjesëtimi hyjnor krijohet edhe në drejtkëndësh, tek i cili raporti i brinjëve a dhe b sjell numrin fi. Kjo gjë përsëritet pafundësisht në natyrë te spiralet dhe quhet ndryshe spiralja logaritmike. Guaska e një kërmilli dhe forma të tjera guaskash ndjekin spiralen logaritmike, ashtu siç bën edhe koklea e veshit të brendshëm te njerëzit. Mund të gjendet edhe te brinjët e disa dhive dhe në forma të caktuara të rrjetave të merimangave.

Bletët. Në kosheret e bletëve, shumë pak njerëzve u ka rënë rasti të studiojnë përpjesëtimin midis femrave dhe meshkujve në një zgjua. Jo vetëm që femrat janë më shumë sesa meshkujt, por raporti midis tyre është pikërisht fi ose 1,618.

 

 

Te trupi njerëzor. Nëse matim gjatësinë e trupit të secilit dhe e pjesëtojmë me lartësinë nga toka te kërthiza do të dalë patjetër numri fi ose raporti do të jetë 1,618. Një tjetër shembull është largësia nga majat e gishtave te supi, që po të pjesëtohet me largësinë e majave të gishtave me bërrylat jep raportin 1,618. Nëse lartësinë e njeriut nga toka tek ijët e marrim si një njësi, del që gjatësia e çdo njeriu është 1,618 ose fi. Largësia midis shpatullave dhe kokës, krijon raportin fi. Po të matim lartësinë nga ija te koka dhe lartësinë nga shpatulla te koka do të përfitojmë raportin 1,618.

Përpjesëtimin hyjnor mund ta hasim edhe te trupi i kafshëve, në bazë të matjeve që mund të kryejmë.

Fytyra. Fytyrat e njerëzve dhe jo vetëm, përmbajnë në vetvete përpjesëtimin hyjnor. Goja dhe hunda janë secila të pozicionuara sipas përpjesëtimit hyjnor të largësisë midis syve dhe fundit të mjekrës. Duhet theksuar se çdo person ka një fytyrë dhe trup të ndryshëm, por raporti i gjymtyrëve të shumicës së njerëzve priret për nga raporti i artë fi. Njerëzit që cilësohen si më të bukur, janë ata që i afrohen sa më shumë këtij raporti 1,618.

Uterusi. Sipas gjinekologut Jasper Veguts, në Universitetin Leuven në Belgjikë, doktorët mund të thonë nëse një uterus është normal dhe i shëndetshëm, duke u bazuar në raportet e dimensioneve të tij, që formojnë raportin e artë fi.

Molekulat e ADN-së. Edhe format mikroskopike duket se nuk i kanë shpëtuar progresionit të Fibonaçit. Molekula e ADN-së mendohet të jetë 34 angstroms e gjatë dhe 21 angstroms e gjerë për çdo cikël të plotë të spirales së dyfishtë. Këta numra, 34 dhe 21 janë në vargun e Fibonaçit dhe raporti i tyre është shumë i ngjashëm me numrin fi ose përpjesëtimin hyjnor.

Arti. Mendohet se Leonardo da Vinçi ka qenë një nga artistët që e përdorte më së shumti përpjesëtimin hyjnor te veprat e tij. Ai i ka ndërtuar pikturat si “Mona Lisa” dhe “Njeriu vitruvian”. Numri fi gjendet edhe në strukturën e sonatave të Moxartit, te “Simfonia e Pestë” e Bethovenit dhe tek artistë të tjerë si Shubert. Raporti fi e ndihmoi Stradivarin të përcaktonte saktë pozicionin e vrimave të çelësave në violinat e tij perfekte.

Në arkitekturë. Përfaqësimi më dinjitoz i përpjesëtimit hyjnor, fi-së ose 1,618 në arkitekturë janë piramidat e Egjiptit, por jo vetëm, mendohet se edhe ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është ndërtuar me këto raporte.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s