Ndryshimi i ngjyrës në fytyrë, shenjë sëmundjeje

Problemin e skuqjes së fytyrës e ka një në dhjetë persona, sidomos femrat nga mosha 30 deri në moshën 50 vjeçe. Skuqjen e fytyrës e shkakton çrregullimi në qarkullimin e gjakut nën lëkurë e në raste më ekstreme mund të vijë deri te shëmtimi i fytyrës. Edhe pse skuqja në fytyrë nuk shkakton dhimbje, ajo mund të shkaktojë ndjenjë të turpit te njerëzit. Shkencëtarët nga Universiteti Kombëtar në Irlandë kanë gjetur fakte, në bazë të të cilave theksojnë se skuqjen e fytyrës mundet ta shkaktojë bakteri që jeton në lëkurën e fytyrës. Bakteri quhet ‘Demodex’, ka një formë të krimbit dhe zakonisht jeton në lëkurën tonë, duke mos shkaktuar dëme aq të mëdha. Ky bakter ushqehet me yndyrën e lëkurës tonë – me sebum i cili tërhiqet nga lëkura e yndyrshme përreth hundës, ballit dhe mjekrës.

Sëmundja Rosacea

Rosacea është një sëmundje e lëkurës që shfaqet në formën e skuqjes, akne dhe puçrra në fytyrë. Shumë njerëz besojnë se Rosacea është një lloj akne por ajo nuk është e vërtetë. Rreth 10 për qind e të rriturve vuajnë nga kjo sëmundje dhe kjo ndikon kryesisht tek njerëzit me lëkurë të zbehtë dhe ata persona që skuqen lehtësisht nga stresi apo aktiviteteve fizike. Gjatë kohës së sëmundjes mund paraqitet një rritje progresive e skuqjes së lëkurës e shkaktuar nga enët e gjakut. Për këtë arsye ju duhet të shmangni çdo gjë që ka efekt në zgjerimin e kapilarëve të gjakut. Këtu përfshihen, dielli i fortë dhe nxehtësia, sauna, temperaturat shumë të ulëta të dimrit, pije të nxehta (supë e nxehtë, lëng mishi, ose çaj), kafe në sasi të mëdha, alkooli i fortë dhe melmesat pikante. Prodhime të kozmetikës dhe veçanërisht kremi, mund ta përkeqësojnë sëmundjen. Faktorët psikologjik dhe stresi kanë gjithashtu një ndikim në përkeqësimin e gjendjes. Shkaku i sëmundjes nuk dihet, por mendohet se shkaktar mund të jetë një çrregullim në gjëndrat dhjamore në rrënjët e qimeve. Nuk ka asnjë dokumentim se sëmundja është shkak i faktorëve alergjike. Edhe një përdorim i gjatë i kremrave të fortë me kortizon sidomos në fytyrë mund të shkaktojë rosacean. Mendohet se edhe mekanizmat që e kontrollojnë funksionimin e enëve të gjakut në lëkurë në një fare mënyre shkaktojnë inflamim. Në këtë sëmundje është konstatuar një skuqje e lëkurës, zakonisht mbi hundë dhe faqe, ndonjëherë edhe mbi ballë dhe në pjesën rreth gojës. Kapilarët e imtë të gjakut mund të shihen shpesh në pjesët e skuqura të lëkurës ku edhe vetë skuqja është më intensive. Përveç kësaj, aty janë të shpërndara puçrra të vogla apo të mëdha të inflamuara e që ndonjëherë i ngjajnë lungeve (ciban, ithatë).

5 ngjyrat e fytyrës sipas sëmundjeve

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, ngjyrat e pashëndetshme të fytyrës përfaqësojnë pesë lloje sëmundjesh. Sëmundjet e brendshme mund të shkaktojnë ndryshimin e ngjyrës së fytyrës, ndërsa treguesit e fytyrës së shëndetshme ndryshojnë sipas racave të ndryshme, shkruan cri.cn.

Ngjyra e verdhë e fytyrës mund të shkaktohet nga disa ushqime të veçanta ose nga sëmundjet. Shumë fruta dhe perime, si karota, kungulli, spinaqi etj. përmbajnë shumë betakarotinë, që mund të shkaktojë zverdhjen e fytyrës pas ngrënies së shumtë të këtyre frutave dhe perimeve. Përveç shkaqeve ushqimore, verdhësia në fytyrë mund të vijë nga mëlçia e zezë, gurët në tëmth, fshika e tëmthit, kanceri i tëmthit etj.
Ngjyra e bardhë e fytyrës haset te të sëmurët e prekur nga anemia (e shkaktuar nga kequshqyerja, sëmundjet e humbjes së gjakut etj), leukemia, sëmundjet e mushkërisë etj. Përveç kësaj, njerëzit që nuk dalin jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë, mund të kenë fytyrë të bardhë.

Ngjyra e kaltër e fytyrës vjen nga mungesa e oksigjenit. Sëmundjet e lindura të zemrës, dobësia e zemrës etj. mund të shkaktojnë ngjyrën e kaltër të fytyrës.
Ngjyra e zezë është treguese e sëmundjeve kronike. Mosfunksionimi kronik i veshkës, mosfunksionimi kronik i zemrës dhe i mushkërisë, cirroza e kanceri i mëlçisë së zezë etj. mund të shkaktojnë nxirjen e fytyrës. Përveç kësaj, përdorimi i disa llojeve të ilaçeve kundër kancerit është arsyeja tjetër për nxirjen e fytyrës.

Ngjyra e kuqe. Skuqja në fytyrë mund të vijë nga zgjerimi i enëve të gjakut në fytyrë, që mund të shkaktohet nga emocionet, çrregullimet neurotike e ato endokrine dhe shumë arsye të tjera. Skuqjen në fytyrë e shkaktojnë tensioni i lartë i gjakut, tuberkulozi, tumori karcinoid, menopauza etj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s