Balena beluga nxjerr zë njeriu, shkencëtarët të shokuar

Një grup i shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur i shokuar pas zbulimit të balenës beluga, zëri i së cilës është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë njerëzor. Edhe pse më herët delfinët janë trajnuar për të imituar tingujt e së folurit njerëzor, nuk është e njohur që ndonjë kafshë spontanisht ka provuar një imitim të tillë.

Megjithatë, shkencëtarët kanë dëgjuar balenën nëntëvjeçare me emrin Noc që krijon tinguj të cilët janë disa oktava më të ulëta se ato normale.Misteri i parë ishte se si balena i mësoi tingujt e tillë. Balenat njihen si kanarina të detit, sepse imitojnë tonet e larta, megjithatë kurrë më parë nuk është regjistruar ndonjë rast i imitimit të njerëzve.

Shkencëtarët e kanë incizuar Nocin dhe kanë zbuluar që ai mesatarisht “flet” nga tre sekonda, me pauzat që përkujtojnë të folmen njerëzore. Analiza e incizimeve ka treguar që frekuencat janë të shtrira në harmonika dhe nuk kanë kurrfarë ngjashmëri me tingëllimin e balenave.

Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar që Noc mund të ndryshojë shpejt presionin në zgavrën e vet të hundës për të krijuar tingujt, përcjell BBC.

“Hulumtimi ynë tregon që balena është dashur të modifikojë mekanizmat e vet vokal për të krijuar këta tinguj të ngjashëm me të folmen. Tingujt që i kemi dëgjuar janë dëshmi e qartë për mësimin vokal te kjo balenë e bardhë”, ka thënë Sam Ridgway, president i Fondacionit Nacional për gjitarët detar dhe udhëheqës i hulumtimit. Zërin e balenës beluga mund ta dëgjoni në adresën http://soundcloud.com/io9/piis0960982212010093-mmc2

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s