Studimi, zogjte njohin zerat dhe fytyrat

Zogjtë janë në gjendje të njohin fytyrat dhe zërat e njerëzve me të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm. Të paktën kështu pretendohet nga një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Lincolnit, në Britaninë e Madhe dhe të Universitetit të Vjenës, të cilët kanë studiuar sjelljet e pëllumbave dhe korbave, në dy eksperimente të ndryshme. Studimi i parë, i publikuar në revistën “Avian Biology Research”, ka evidentuar se pëllumbat arrijnë të njohin qeniet njerëzore të afërta dhe jo të afërta. Ekipi i shkencëtarëve ka stërvitur fillimisht një grup pëllumbash që të njohin diferencën mes fotografive të objekteve familjare dhe fotografive të objekteve të panjohura. Më pas këtyre pëllumbave u janë treguar fotografitë e disa çifteve: një fytyrë ishte shpesh në kontakt me zogjtë, ndërsa tjetra ishte e panjohur për ta. E njëjta gjë është bërë dhe për grupin e zogjve të pastërvitur paraprakisht për të njohur objektet familjare. Në përfundim, zogjtë që ishin stërvitur ishin në gjendje të njihnin dhe klasifikonin personat familjarë duke përdorur vetëm fytyrat. Në një studim tjetër, të publikuar në revistën “Animal Cognition”, shkencëtarët kanë studiuar aftësinë e korbave për të dalluar zërat e qenieve njerëzore të afërm me njëri-tjetrin, ose jo. Një studim i mëparshëm ishte përqendruar në aftësinë e korbave për të njohur dhe komunikuar brenda llojit.

Advertisements

Një mendim mbi “Studimi, zogjte njohin zerat dhe fytyrat

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s