Histori dhe mistere

Cilat janë 10 misteret historike më të mëdha të botës?

ENDE EDHE SOT KËTO REALITETE MISTERIOZE NUK KANË MARRË NJË PËRGJIGJE TË SAKTË DHE PËRFUNDIMTARE.

10.stonehenge-mystery10.STONEHENGE
Ndodhen në Angli pranë qytetit të Salisburit.Mendohet se është ndërtuar rreth 2000 deri 2500 vjet p. e s. Përfaqësohen nga një bashkësi gurësh të stërmëdhenj me peshë deri 25 ton, të vendosur në formë rrethore.Mendohet se janë përdorur për të parashikuar ardhjen e stinëve dhe për parashikime të llojeve të tilla,mjaft misterioze.
9.kennedy-assassination9.VRASJA E XHON KENEDIT
Edhe pse ka një të denuar, ende edhe sot ka hipoteza në këtë vrasje mund të jenë përfshire CIA,Mafia,Blloku Sovjetik, Kuba, qeveria Izraelite.
8.crystal-skulls8.KAFKA E KRISTALTE
Janë disa dhe ka mendime se janë prodhuar nga alienët, për shkak të saktësisë së prodhimit.
7.vlad-dracula7.VARRI I VLAD DRAKULA
Është fjala për një princ rumun, dhe mizoritë e tij çnjerëzore. Në këtë figurë është mbështetur edhe personazhi i Kontit Drakula. Pas vrasjes se tij misterioze, koka e tij u dërgua tek Sulltani, ndërsa trupi nuk u gjend kurrë.
6.the-amber-room6.DHOMA AMBER
Është një dhomë me rreth 55 metër katrorë e dekoruar me rreth 6 ton flori, te cilën mbreti i Prusisë ja bëri dhuratë Carit Pjetri i Madh.Pas hyrjes së gjermanëve në Leningrad në L.II. Botërore, dhoma u shpërbë dhe nuk dihet fundi i saj.
5.great-sphinx-mystery5.SFINKSI
Monumenti gjigand gjysëm luan dhe gjysëm njeri. Nuk dihet akoma me saktësi se kush dhe kur është ngritur.
4.jack-the-ripper4.XHEK RIPPER
Është emri imagjinar i një vrasësi serial që ka jetuar në Londër në gjysmën e dytë të shek XIX. I akuzuar për një seri vrasjesh, asnjëherë nuk u bë i  njohur  autenticiteti i  vërtetë i tij.
3.arka3.ARKA E ALEANCES
Është fjala për një kuti druri të veshur me flori, e cila u ndërtua nga Moisiu me porosi të Zotit. Për të nuk dihet nëse vertet ka ekzistuar, apo është fantazi.
2.king-arthur2.MBRETI ARTUR
Mbreti anglez, të cilin, historianët akoma nuk kanë mundur të gjejne nëse  ka ekzistuar realisht, apo është fantazi e krijuar për të frymëzuar ushtarët anglezë të asaj kohe.
1atlantis1.HUMBJA E ISHULLIT ATLANTIS
Sipas filozofit grek Platoni, ky ishull ka qenë diku ndërmjet shkëmbinjve të Gjibraltarit. Ai e përshkruan atë si një vend me një bukuri përrallore, gjurmët e të cilit nuk gjenden ende as në formën e rrënojave arkeologjike.Egjipti i lashte, vendi i mistereve

Egjipti i lashte ishte nje qyteterim i lindur ne Afriken Verilindore, i perqendruar pergjate rrjedhes se poshtme te lumit Nil. Qyteterimi egjiptian lulezoi rreth vitit 3150 para eres sone (sipas kronologjise egjiptiane) dhe ishte nje unitet politik i Egjiptit te Siperm dhe atij te Poshte nen pushtetin e faraonit.

Asnje qyteterim tjeter nuk ka terhequr kaq shume imagjinaten e studiuesve dhe laikeve sa Egjipti. Misteret rrethojne origjinen e tij, besimin e tij fetar dhe arkitekturen monumentale me tempuj gjigande, piramidat si dhe sfinkset e panumert. Piramidat egjiptiane jane monumentet me te famshem te lashtesise, te vetmet qe kane mbetur nga shtate mrekullite e botes se lashte.
Fara e qyteterimit egjiptian u mboll pergjate rrjedhes se lumit Nil. Ky lume i bollshem qe rrjedh ne zemer te Afrikes dhe derdhet ne detin Mesdhe ushqeu rritjen dhe zhvillimin e mbreterise faraonike.

Fushat pergjate rrjedhes se Nilit ishin nje magnet per jeten. Ato terhiqnin njerez, kafshe dhe bime ne tabanin e tyre. Ne kohet para-dinastike, gjuetaret nomade u vendosen ne lugine dhe filluan te kultivonin drithera per te siguruar ushqimin e tyre. E pare si nje dhurate nga zoterat, vershimi i pervitshem i ujerave te lumit depozitonte nje balte te pasur me lende ushqyese, duke krijuar kushte ideale per rritjen e grurit, lirit si dhe kulturave te tjera. Projekti i pare i perbashket i kesaj shoqerie ishte ndertimi i kanave te ujitjes per qellime bujqesore.

Dielli ishte hyjnia kryesore qe shfaqej ne qiell duke paraqitur ciklin e perjetshem te lindjes, vdekjes dhe rilindjes. Faraonet shikoheshin si zoter, perfaqesues hyjnore ne toke te cilet siguronin vazhdimesine e jetes. Pas vdekjes ata beheshin te pavdekshem, duke iu bashkuar zoterve ne jeten e pertejme. Egjiptianet besonin gjithashtu se trupat dhe shpirterat e tyre ishin te rendesishem per ekzistencen njerezore si ne jete ashtu edhe ne vdekje. Ceremonite e tyre funerale si mumifikimi dhe varrimi, ishin projektuar per te ndihmuar te vdekurit qe te gjenin rrugen e tyre ne boten e pertejme.

Varret mbusheshin me ushqime, sende personale te nevojshme, artikuj shtepie, thesare, etj, te gjitha domosdoshmerite e jetes, per te siguruar rikthimin e shpirtit ne trup ne menyre qe te vdekurit te mund te jetonin te lumtur me tej.
Varret me te mahnitshme jane piramidat e famshme, te ndertuara si tuma te shenjta ku perendite e para u shfaqen ne historine e krijimit. Keto ishin projekte ambicioze te pabesueshme, strukturat me te medha te ndertuara ndonjehere. Ndertimi i tyre ishte mbikqyrur nga arkitekte dhe inxhiniere shume te afte. Punetoret leviznin blloqet masive pa ndihmen e mjeteve si rrotat, kuaj apo vegla hekuri. Keta punetore duhet te kene qene motivuar nga nje besim i thelle ne hyjnite e udheheqesve te tyre dhe besonin ne pavdekshmerine. Ndoshta ata mendonin se kontributi e ndihma e tyre do te permiresonte te ardhmen e tyre sidomos ne diten e gjykimit ne boten e pertejme.

Piramidat gjidande ishin objektiva terheqes per grabitesit e varreve, plackitjet e te cileve rrezikonin shpresen per jeten e pertejme. Brezat pasardhes te mbreterve i fshehen varret e tyre ne Luginen e Mbreterve ne perpjekje per te shmangur hajdutet. Ne luginen shkretetire, prane kryeqytetit te lashte Teba, qe tani quhet Luxor, ata pergatiten varret e tyre mbreterore duke i vendosur brenda maleve. Pavaresisht perpjekjeve per te fshehur hyrjet, grabitesit ia arriten qe te gjenin varret e tyre duke i plackitur dhe boshatisur thesaret qe gjendeshin brenda.

Nje varr u kursye, gjithsesi: varri i Tutankhamun. Edhe pse vendi i tij u shqetesua dy here nga hajdutet, hyrja mbeti e e fshehur per rreth 3000 vjet. Zbulimi i saj ne vitin 1922 nga arkeologu britanik Howard Carter eshte konsideruar si gjetja me e madhe arkeologjike ne histori. Carter kaloi pjesen e mbetur te jetes se tij duke punuar ne varr, duke i transferuar thesaret ne Kairo dhe duke dokumentuar e studiuar permbajtjen e tyre, perfshire ketu edhe arkivolin dhe masken prej floriri te faraonit. Mumja e Tutankhamun u la ne varr; i vetmi faraon i mbetur ne Luginen e Mbreterve.

Sot arkeologet egjiptiane vazhdojne te bejne zbulime te rendesishme dhe studimet shkencore te mumjeve mbreterore po hedhin nje drite te re ne gjenealogjine e faraoneve. Deshifrimi i hieroglifeve dhe kerkimi rreth jetes se fshatareve akoma kerkojne shume pergjigje lidhur me evoluimin e kultures egjiptiane. Besimi te faraonet la nje pershtypje sikur egjiptianet merreshin shume me vdekjen. Gjithsesi ka tregues te mjaftueshem qe ata ishin shume te lumtur dhe dinin ta shijonin jeten.

50 FAKTE TE RRALLA NGA JETA E ADOLF HITLER


Me rastin e debateve për botimin në shqip të librit “Mein Kampf” të diktatorit më të tmerrshëm që ka njohur bota, Adolf Hitler, “Tirana Observer” po boton sot specialen me 50 fakte nga jeta e këtij njeriu që ideoi të qëndronte në pushtet 100 vjet, por që kaloi vetëm 17. Që ideoi jetën e një race të pastër ariane. Dhe, në këtë projekt ideoi shfarosjen e hebrenjve, të cilët në kohën e tij lanë 6 milionë viktima. Që ideoi dhe nisi Lutën e Dytë Botërore, dhe që la në fushëbetejë plot 50 milionë vetë, nga të cilët 12 milionë gjermanë. Faktet për jetën e tij nisin që nga lindja e tij në një fshat austriak, rritja dhe kalimi i fëmijërisë në Vjenë, ngritja e karrierës duke manipuluar miqtë dhe shokët. Arrestimi dhe burgosja për një ngjarje në një klub, dhe kalimi në politikë. Me idenë për të njohur se si funksiononte diktatori dhe për të sjellë atë që ka ndodhur me të gjithë diktatorët, për lexuesit tanë servirim një speciale për ata që kanë shkaktuar shumë viktima, por vetë kanë një fund po aq tragjik.1. Adolf Hitler lindi në orën 18:30, më 20 prill 1889, në Braunau, një qytet në Austri dhe vrau veten në Berlin, në Bunkerin e Kancelarisë Perandorake, që ishte ndërtuar posaçërisht për të, në orën 15:30, në mesditën e 30 prillit 1945. Jetoi 56 vite, një javë e tri ditë.

2. Ishte fëmija e tretë i Alos Hitler, i martuar me Klara Polz, që ishte dhe mbesa e xhaxhit të tij. Motra dhe vëllai më i madh i Hitlerit ishin fëmijët e martesës së parë të të atit. Ndërsa Paola dhe Hitleri ishin dy fëmijët më të vegjël të familjes.

3. Schickelgruber është mbiemri i tij nga i ati Alos, që ishte një fëmijë i jashtëligjshëm. Një mbiemër që edhe në gjermanisht nuk shqiptohet lehtë. Gjatë ngjitjes në karrierën politike ai e ndërroi mbiemrin. Kjo i dha lehtësi në shqiptim, pasi nuk dihet nëse mbiemri i vjetër do ta ndihmonte të merrte atë famë.

4. Nuk ishte gjerman, por austriak, e megjithatë arriti t’i imponohej një populli prej 50 milionësh, duke u kthyer në idhullin e tyre. Një rast i veçantë, ku një jogjerman arrin duke përdorur patriotizmin të kthehet në lider kryesor.

5. Është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore.

6. Hitleri nuk ka shkëlqyer në shkollë. Në matematikë dhe në frëngjisht ka ngelur gjithmonë. E vetmja lëndë që e tërhiqte ka qenë historia dhe luftërat e Gjermanisë. Mësuesit e përshkruanin si një fëmijë të keq që nuk mund të shtrohej.

7. Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, shëndetlig, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën.

8. Pesë ishin gratë që janë njohur si shoqëruese të Hitlerit. Aktorja Renate Muller, e cila vrau veten; Geili Rojball, e cila ishte mbesa e tij dhe thuhet se e vrau veten nga xhelozia. Leni Eiefenstal dhe Miss Midford, si dhe Eva Braun, që u bë gruaja e tij vetëm për një ditë të vetme.

9. Gjatë gjithë jetës ndaj tij janë kryer 42 atentate. U përdorën thuajse të gjitha armët, helmet, aksidentet, pistoletat, bombat me sahat, por asnjë nga atentatorët nuk arriti të realizonte qëllimin e eliminimit final.

10. Pas Luftës së Parë qëndron në ushtri, ku futet me shërbimin sekret. Ngarkohet të spiunojë takimet e Partisë Gjermane të Punëtorëve, ku u regjistrua si anëtar i saj, me numër 555. Spiunonte shokët, por aty ra në kontakt të parë dhe me frymën anti-semite që ekzistonte në Gjermani.

11. Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak. Reparti ushtarak në kohën e tij arriti një nivel të lartë. Ishte e vetmja ushtri që mund të marshonte 20 km në ditë në atë kohë. Në fillim hidhte në sulm këmbësorinë, më pas mjete të rënda dhe në fund bombardimet.

12. Në pesë vite që Hitleri nisi Luftën e Dytë Botërore u vranë dhe u masakruan mesatarisht 11 mijë persona në çdo ditë. 6 milionë hebrenj, 6 milionë civilë sllavë, 4 milionë robër lufte, 1.5 milionë dezertorë politikë, 800 mijë romë, 300 mijë njerëz me handikap, 2 mijë dëshmitarë të Jehovait.

13. Sundimi i tij në Gjermani, nga momenti që u zgjodh kancelar dhe deri në kapitullimin e Gjermanisë, zgjati 12 vite, katër muaj e tetë ditë. Në një kohë kaq të shkurtër, asnjëherë një vend nuk ka arritur t’i imponohet gjithë botës në një mënyrë të tillë.

14. Ëndrra e tij më e madhe ishte që të bëhej piktor dhe për këtë ai shpenzoi dy vjet, duke ardhur vërdallë në lice dhe duke ushqyer veten me mendime madhështore për t’u bërë një njeri i famshëm, pa bërë asnjë përpjekje tjetër për të siguruar jetesën. Këto ishin vite që për biografët Hitleri i ngjante një endacaku të pashpresë.

15. Adolf Hitleri në moshën 39-vjeçare u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Inçesti, sipas studiuesve të ndryshëm të jetës së Hitlerit, e ka shoqëruar për shumë breza familjen e tij. E dashura e fundit e Hitlerit ishte Eva Braun, me të cilën diktatori ndenji i martuar vetëm një natë. Ajo lindi më 6 shkurt të 1912-s, në Munih të Gjermanisë; vdiq më 30 prill 1945, së bashku me Hitlerin, në një vetëvrasje në çift.

16. Hitleri dështoi dy herë për t’u futur në Institutin e Arteve të Bukura, megjithëse ambicia e tij ishte për të studiuar për artet. Fitonte shuma të vogla duke pikturuar kartolina dhe reklama, duke u endur nga një bashki në tjetrën. Gjatë kësaj periudhe ai bëri një jetë të izoluar dhe të vetmuar.

17. I vrazhdë në komunikim, cinik dhe mosbesues te askush, Hitleri nga biografët përshkruhet si një njeri që ishte pak i shoqërueshëm. Veç pikturës, librat e historisë dhe studimet mbi popullin gjerman ishin një tjetër pasion i Hitlerit. Por kishte dhe një dhunti, për të joshur turmat.

18. 35 vite pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, rusët në vendin ku u varros Hitleri ndërtojnë një rezidencë. Kufomat e Hitlerit, Eva Braunit, Joseph Goebbelsit dhe fëmijëve të Goebbelsit, i dogjën dhe hirin e hodhën në lumin Elba. Një dëshirë e lënë kjo në testamentin e Hitlerit.

19. Për mësuesin e frëngjishtes djaloshi Hitler ishte një “idiot i lindur”. Për një tjetër mësues, që nuk kishte as përshtypje të mirë dhe as të keqe, e ka cilësuar njeri të rëndomtë. Ndërsa i vetmi mësues i Hitlerit që ka lënë ndikim te ai, ishte i Historisë, nga ku mori mësimet e para për popullin gjerman. Hitleri pikturonte panorama të vogla me pamje të Vjenës, tablo të rëndomta, që përfaqësonin zakonisht një vend apo një monument shumë të njohur: Katedralen e Shën Stefanit, operën, Burgteatrin, Pallatin e Shën Brunit ose rrënojat romake të parkut të tij.

20. Pamja e Hitlerit nga mënyra e veshjes në rininë e tij ishte për të ardhur keq, në këtë kohë pamja e tij në Vjenë me atë mantelin e tij të gjatë e të vjetruar shumë që zbriste deri në nyjën e këmbës, tamam si një xhybe që ia kishte dhënë një hebre shitës rrobash të vjetra.

21. Ishte i gjatë 1 metër e 73 centimetra dhe sipas kartelës ushtarake, peshonte 70 kilogramë. Kishte një fytyrë të ashpër dhe asnjëherë nuk i hoqi mustaqet. Vishej gjithmonë me uniformë ushtarake, pallto të murrme dhe pantallona të zeza.

22. Dy ishin partitë politike që e tërhoqën fort Hitlerin e ri. Ai admiroi në fillim Partinë e Nacionalistëve Pangjermanë, të themeluar nga Georg Riter fon Shënerer. Dhe analiza e tij ndaj taktikave naziste ishte ndër më të saktat. Hitleri konsiderohej si një njeri fanatik, i verbër deri në fundin e tij tragjik. Ai e shkroi testamentin një orë para vdekjes. Ai ia ngarkoi hebrenjve përgjegjësinë e një lufte të cilën e nisi vetë dhe që i shkaktoi fundin e tij dhe Rajhut të Tretë.

23. Që në adoleshencën e tij, Adolf Hitleri u bë një nacionalist gjerman fanatik dhe i tillë mbeti deri në frymën e tij të fundit. Dashuria e Hitlerit për gjithçka që ishte gjermane ishte shumë e egër. Në pranverën e vitit 1913, Hitleri e braktisi përfundimisht Vjenën dhe shkoi të jetonte në Gjermani. Në moshën 24 vjeç atë e konsideronin të gjithë si njeri të dështuar plotësisht. Ai nuk u bë dot as piktor as arkitekt.

24. Riçard Vagner ishte kompozitori gjerman i referuar i Hitlerit. Jo vetëm për faktin se ishte gjerman, por edhe sepse muzika e tij tingëllonte si një simfoni lufte dhe pushteti për Hitlerin. Biografët thonë se Hitleri e dëgjonte për orë dhe orë të tëra, dhe merrte frymëzim nga arti.

25. Autori i preferuar i Adolf Hitlerit ishte filozofi gjerman Frederik Niçe. Ideja e nihilizmit dhe e mosnjohjes së çdo gjëje që ka ekzistuar më parë ishte një ide e marrë nga Niçe. Po ashtu dhe absolutizmi, dhe etja për pushtet, u huazuan nga Niçe. Vetëm se realizmi i njeriut të Niçes te Hitleri u bë në mënyrën më të egër.

26. Adolf Hitleri nuk kishte as miq, as familje, as plan e shtëpi, megjithëse ai zotëronte një besim të palëkundur në ndjenjën e thellë dhe të zjarrtë të misionit. Mesa duket ai nuk ishte asgjë tjetër veçse një vagabond mjaft i çuditshme dhe me kokën e mbushur me lexime.

27. Njeri me fytyrë të ashpër, kishte një dashuri të çuditshme për qentë. Besonte më shumë te qentë e tij që ishin race “Bari Gjerman”, sesa te gjeneralët e tij. “Wolf” ishte qeni i tij i parë, ndërsa “Bond” ishte qeni që e mori me vete edhe në bunkerin ku u strehua në fund të jetës. Thuhet se helmin me të cilin u vetëvra bashkë Eva Braun e provoi fillimisht te qeni.

28. Njeriu që do të sillte Luftën e Dytë Botërore në 1913-n zhvendoset nga Bavaria për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak të detyruar në ushtrinë e Austro-Hungarisë. Por një vit më vonë do të dilte vullnetar, kur Gjermania hyri në Luftën e Parë Botërore. Në moshën 25-vjeçare, në frontin Francës merr gradën “Rreshter”. Plagoset në luftë dhe për merita të veçanta në një nga betejat më të përgjakshme merr medaljen e “Kryqit të Hekurt” të klasit të dytë, ndërsa më pas merr “Urdhrin e Klasit të Parë”, një medalje që asnjë ushtar i thjeshtë nuk e ka marrë më parë.

29. Në shërbimin ushtarak Hitleri ishte një ushtar i veçantë në krahasim me shokët e tij. Ai nuk merrte asnjëherë as letra, as pako, ai nuk kërkonte kurrë leje. Ndryshe nga të gjithë ushtarët, ai nuk interesohej për gra. Hitleri nuk qahej as nga pisllëku, as nga pleshtat. Humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Hitleri e përjetoi gjatë momenteve që ndodhej në spital. Së bashku me shumë ushtarakë të tjerë që nuk e pranonin dështimin e tyre, vendosi të angazhohej në politikë për të shkatërruar marrëveshjen e paqes mes Francës dhe Gjermanisë.

30. Ishte viti 1920 kur Hitleri u bë përgjegjës për propagandën e partisë dhe la ushtrinë për t’i dedikuar kohën dhe jetën riorganizimit të partisë, të riemëruar si Partia Nacional Socialiste e Punëtoreve Gjermanë (NSDAP), e njohur shkurt si naziste. Adolf Hitleri u zgjodh në korrik të vitit 1921 president nga përfaqësuesit e Partisë Naziste, me idenë se ai ishte një person i cili u ofronte publicitet dhe dinte të tërhiqte fonde nga simpatizantë, udhëheqësit e Partisë Naziste e zgjodhën atë president të partisë me fuqi të pakufizueshme.

31. Më 24 shkurt të vitit 1920, Hitleri organizoi mitingun e parë për të. Në fjalimin e tij ai shpalli për të parën herë 25 pikat e Partisë Punëtore Gjermane. Pjesa më e madhe e fjalëve therëse dhe ndërprerjeve që bënin, drejtoheshin kundër pjesëve të programit që lexonte. Në vitin 1928, Hitleri zgjodhi Geringun për të qenë një nga dymbëdhjetë deputetët nazistë që do të përfaqësonin partinë në Rajhshtag dhe kryetar i të cilit u bë kur nazistët përbënin partinë më të rëndësishme në Parlament, më 1932.

32. Në moshën 35-vjeçare organizon një grusht shteti, duke përdorur strukturat paramilitare që ia bashkëngjiti Partisë Naziste, “Freikorps”, që ishin ushtarët e Luftës së Parë Botërore. Grushti shtetit dështoi dhe Hitleri dënohet me pesë vite burg.

33. “Mein Kamf” (Lufta Ime). Libri që Hitleri shkroi në burg. Në këtë libër ideatori i nazizmit shpalos të gjitha idetë e tij për racën, gjuhën gjermane dhe urrejtjen ndaj hebrenjve. Libri u bë një udhërrëfyes i brezave nazistë. Për fat të keq, askush nuk i mori seriozisht idetë e shkruara nga Hitleri, deri sa ai i vuri në zbatim ato. Në 1935, Hitleri ua shpërndau falas librin të gjithë gjermanëve për ta lexuar me detyrim. Ndërsa pas Gjyqit të Nurenbergut, libri “Mein Kamf” u ndalua, hyri në librat e ndalur për botim dhe shitje.

34. Në moshën 44-vjeçare themelon Partinë Nacionaliste të Punëtorëve Gjermane, që më pas u quajt Partia Naziste, pas rënies së Republikës së Vajmarit më 1933. Megjithëse kushtet ishin tepër të favorshme për rritjen e partisë, Hitleri i nuk i shfrytëzoi ato plotësisht. Ai e gjeti partinë të vogël, të pamjaftueshme, me një program me principe nacionaliste dhe socialiste, por me një udhëheqje të përçarë dhe me mjete të pamjaftueshme.

35. Më 30 janar 1930 emërohet kancelar (kryeministër) i Gjermanisë dhe që nga ky moment nis vendosjen e diktaturës naziste. Nazistët tashmë kishin arritur t’i imponoheshin popullit dhe kapën majat më të larta të pushtetit. Por kjo ishte vetëm nisja e idesë për pushtimin e botës. Një vit pasi u zgjodh kryeministër, në qershor të vitit 1934, Hitleri nisi spastrimet brenda partisë për të larguar rivalët, madje dhe ata që dikur e kishin ndihmuar. Brenda një nate vrau 71 njerëz të lartë të partisë gjermane, shumica njerëz që ndihmuan të vinte në pushtet. Kjo ngjarje njihet ndryshe në histori si “Nata e thikave të gjata”.

36. Djegia e Parlamentit Gjerman (Rajshtagut), më 23 shkurt 1933, ishte nisja e diktaturës hitleriane. Kishte postin e kancelarit, por jo aq pushtet sa i duhej. Për zjarrvënien u akuzua një komunist, por, në fakt ngjarjet treguan se, Partisë Naziste në ato momente i interesonte më shumë rrëmuja në Gjermani për të marrë në dorë gjithë pushtetin. Më pas kjo djegie u përdor për të arrestuar kundërshtarët dhe për të zhdukur komunistët në Gjermani. Më 1933, Hitleri ngre shërbimin e fshehtë policor “Gestapo”. Ajo u ideua nga Geringu dhe Hitleri, dhe ishte struktura që grumbullonte të gjitha informacionet sekrete. Zbulimi i komploteve dhe kundërshtarëve brenda Gjermanisë, por edhe misionet sekrete jashtë saj, ishin detyrat kryesore të oficerëve të saj.

37. “Wolksvagen”, makina që edhe sot është një nga më populloret në Evropë, është ideuar nga Hitleri. Pas emërimit kryeministër, ai urdhëroi inxhinierët që të prodhonin një makinë që nuk do të kushtonte më shumë se 1 mijë marka për të pasur përdorim të gjerë në vend. Ai ideoi dhe emrin “Wolksvagen” (makina e popullit). Diktator, kriminel, sadist dhe mbartës i të gjitha epiteteve. Por kjo nuk e ka penguar të ishte “popullor”. Më 1938 revista prestigjioze “The Time” e zgjedh “Njeriun e Vitit”.

38. “Fyhrer” është titulli që mbante Hitleri. Në gjermanisht do të thotë udhëheqës, prijës. Një titull që askush tjetër nuk e kishte mbajtur në Gjermani. Përveç mikut të tij, gjeneralit Rem, të gjithë të tjerët i drejtoheshin vetëm me emrin “Fyhrer Hitler”. Rajhu i Tretë. Është emri që i vuri perandorisë së tij Aldolf Hitleri, që nënkuptonte një mbretëri ose bashkësinë gjermane si një e tërë. Rajhu i Parë quhej Perandoria Gjermane nga shekulli IX deri më 1802. Rajhu i Dytë quhej Perandoria Gjermane 1871-1818.

39. Kryqi i thyer Svatiska i ushtrisë gjermane është vendosur nga vetë Hitleri. Ai është një simbol i lashtë kelti dhe simbolizon diellin dhe fatin gjatë luftës. Por për studiues të ndryshëm ai simbolizon dhe racën e bardhë. Ndërkohë që simbole të ngjashme me të janë gjetur dhe në rrënojat e qytetërimit antik. Thuhet se Hitleri e ka marrë idenë gjatë studimeve për pikturë. Përshëndetja me dorën lartë ishte një tjetër shenjë, nderim që Hitleri e huazoi nga historia botërore. Shenja e nderimit me dorën lartë është përdorur për perandorët romakë “Ave Çezar” (Jetë të gjatë Çezarit). Hitleri e kthehu në “Heil Hitler” “Rroftë Hitleri”.

40. 1 shtator 1939 është dhe data zyrtare e nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Pasi kish bërë një pakt me rusët, Hitleri vendos të pushtojë Poloninë, duke prishur marrëveshjet ndërkombëtare me Anglinë dhe Francën. Më 20 janar 1942, në Berlin Hitleri organizon konferencën për spastrimet që do të bëheshin ndaj popullsive joariane. 15 ushtarakë të lartë të drejtuar nga Hitleri, Reinhard Heydrich e Adolf Eichmann, ideojnë batimin e Holokaustit dhe dhanë urdhrin për ngritjen e kampeve të shfarosjes.

41. Holokausti është një teori, që do të thotë djegie totale. Në bazë të kësaj u ngritën me dhjetëra kampe përqendrimi në të gjithë Evropën dhe në Gjermani. Më të mëdhenjtë ishin Auschëitz-Birkenau, në kufi me Poloninë, ku u vranë në dhoma gazi dhe krematoriume rreth 70 mijë hebrenj. Janë mbi 50 kampe përqendrimi në të gjithë Evropën, ku u krye maskara kundër gjashtë milionë hebrenjve. Robërit grumbulloheshin në të gjitha shtetet që kishin pushtuar gjermanët dhe më pas dërgoheshin për në kampet më të afërta, që ishin vetëm kampe vdekjeje.

42. “Zgjidhja finale” u quajt aksioni që parashikonte shfarosjen e të gjitha racave inferiore me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Hebrenj, romë, zezakë, sllavë, kundërshtarë të regjimit, u klasifikuan si gjahu i luftës. Në zbatim të këtij aksioni u vu një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hitlerit, Himler. Adolf Hitler ishte njeri supersticioz. U besonte profecive dhe kërkonte nga astrologët parashikimin e yjeve për fatin e tij. Gjithashtu ishte i tërhequr dhe nga besimet okulte. Ndërkohë që nuk mungojë dhe autorë të tjerë që e lidhin besimin e tij me sekte të dyshimta fetare që praktikonin satanizmin.

43. Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë është një kapitull më vete në historinë e perandorisë. Brenda pak vitesh Gjermania arriti të kishte numrin më të vogël të të papunëve në botë dhe ngrinte vlerën e markave njëlloj me paratë e vendeve të tjera të fuqishme. Hitleri organizoi dhomat duke vjelë shpërblime për arkën e shtetit. Humbja e Luftës së Parë Botërore e sanksionoi Gjermaninë në mbajtjen e një numri të kufizuar ushtarësh. Por, në 1934-n Hitleri kishte 100 mijë forca të armatosura. Ndërsa pas një viti ky numër shkon në 300 mijë.

44. Armatosja e Gjermanisë është një gabim që aleatët e paguan shtrenjtë. Hitleri urdhëroi ministrat të përgatisin një projekt të fshehtë që ishte armatosja e Rajhut, pa u vënë re nga aleatë. U ndërruan kryqëzorë deri në 26 mijë tonë. U fuqizua marina, këmbësoria dhe aviacioni. Në Zvicër u prodhuan armë të veçanta dhe teknologjia e luftës u bë më e rëndësishmja. U prodhuan 240 mijë makina lufte.

45. Lufta e Dytë Botërore, që nis nga Hitleri, më 1 shtator 1939, zgjati pesë vite, tetë muaj dhe shtatë ditë, dhe i kushtoi botës 50 milionë të vrarë. Atë që Hitleri e ngriti për 12 vite, u shkatërrua brenda pak ditësh. Kjo është dhe rënia më e shpejtë e një perandorie. Shqipëria u pushtua nga ushtria naziste më 11 shtator 1943. Gjashtë mijë trupa të armatës gjermane, ende pa kapitulluar Italia pushtuan Shqipërinë, duke zënë portet dhe pikat kryesore të vendit. Sipas ushtarakëve gjermanë, dislokimi i ushtrisë në Shqipëri ishte për të penguar zbarkimin e aleatëve nga Italia.

46. “Lufta rrufe” (Blickrig) ishte metoda më e pëlqyer e ushtarakëve gjermanë për të sulmuar kundërshtarët. Duke hedhur forcat në mënyrë të menjëhershme me të gjitha mjetet, kundërshtarët asgjësoheshin në afate sa më të shpejta. Më 1941, ushtria gjermane kishte arritur të mposhtte pjesën më të madhe të Evropës. Pushtoi Poloninë, Rumaninë, Bullgarin, Francën dhe në prill të 1941-shit sulmoi Bashkimin Sovjetik. Brenda një kohe të shkurtët pushtoi pjesën më të madhe të këtij vendi, por pa arritur të hyjë në kryeqytetin Stalingrad.

47. Përpara sulmit të aleatëve kundër Hitlerit, në 1944, ushtria gjermane kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës. Franca, Holanda, Norvegjia, Belgjika, i gjithë Ballkani, Evropa Qendrore dhe pjesa më e madhe e Rusisë ishin nën armët e Gjermanisë. Asnjë herë në botë nuk ishte parë një pushtim i tillë që nga perandorët Mesjetës. Beteja e Stalingradit mes rusëve dhe gjermanëve është dhe ajo që shënoi fillimin e rënies së Hitlerit. Ajo filloi në verën e vitit 1942 dhe përfundoi me dorëzimin e gjermanëve në 31 janar 1943, dhe zgjati gati 200 ditë. Kjo betejë tregoi se ushtria gjermane nuk ishte e pamposhtur.

48. Në përplasjen mes rusëve dhe gjermanëve statistikat tregojnë se në çdo 25 sekonda është vrarë një ushtar. Rreth 800 mijë ushtarë të vdekur gjermanë dhe italianë, ndërsa 500 mijë ushtarë rusë të vrarë. Ndërkohë që shifrat e civilëve që u vranë edhe sot nuk janë të sakta. Në total vetëm beteja e Stalingradit mban edhe numrin rekord të viktimave, që arrin në 1,109,000 njerëz.

49. 10 ditë para vdekjes, gjeneralët e këshilluan të largohej nga Berlini. Ishte 20 prilli i vitit 1945, kjo datë përkonte me ditëlindjen e pesëdhjetë e gjashtë të tij. Po në këtë datë, në burgun e të dënuarve me punë të detyrueshme, Poletceneze, u ekzekutuan 27 veta.

50. I mundur tërësisht nga ushtria e forcave aleate, pasi Berlini dhe kuartieri i përgjithshëm i Hitlerit u rrethua, ai u detyrua të vrasë veten në Berlin më 30 prill të vitit 1945. Ai piu një kapsule helmuese e pastaj qëlloi veten me pistoletë. Hitleri kishte hyrë në bunker me 16 janar, pasi vendosi të qëndrojë në Berlin deri në momentet e fundit të luftës. Rreth 20m nën tokë, bunkeri kishte 18 dhoma të vogla dhe ishte plotësisht i furnizuar me ujë dhe elektricitet. Bashkë me të ishte Eva Braun, me të cilën u martua vetëm dy ditë para vetëvrasjes. I paralajmëruar nga vartësit e tij se rusët ishin vetëm një ditë tutje nga pushtimi i bunkerit, e nxitën që ai të largohej, por ai zgjodhi vetëvrasjen në vend të arratisë. Sipas të dhënave, besohet se ai dhe e shoqja, të dy kanë pirë kapsula helmuese. Për siguri ai ka qëlluar dhe veten me pistoletën e shërbimit. Trupat e Hitlerit dhe të Evës u dogjën në oborrin e bunkerit nga të mbijetuarit (siç ai kishte urdhëruar) dhe më vonë u gjetën pjesë të tyre nga rusët.

100 betejat më të rëndësishme të botës

“Çmimi final që synoj është paqja”, ka thënë dikur Winston Churchill. Dhe askush më mirë se një ushtar, nuk e di vlerën e këtij çmimi, sepse askush nuk e njeh më mirë se një ushtar përbindëshin e quajtur luftë. Luftërat kanë shoqëruar njerëzimit që në fillim të krijimit të tij. Arsyet që kanë çuar në luftë kanë qenë të ndryshme, por gjithnjë kanë mbështjellë boshtin e etjes për pushtet e dominim nga njëra anë dhe dëshirës e nevojës për liri e paqe nga pala tjetër. Në këtë speciale, revista “TIME” sjell 100 betejat që konsiderohen nga historianë e specialistë si disa ndër më të rëndësishmet e njerëzimit. Beteja, si një fragment i rëndësishëm e me raste vendimtar i një lufte më të madhe është një çast specifik luftimi ndërmjet dy a më shumë grupeve. Ndërkohë që fushatat ushtarake dhe luftërat udhëhiqen nga strategjitë, betejat janë skena ku aplikohen taktikat. Strategu gjerman Carl von Causewitz ka theksuar se “angazhimi i betejës për të fituar fundin e luftës” është esenca e strategjisë.

1. Beteja e Granicusit, viti 334 Para Krishtit

Beteja e lumit Granicus në maj të vitit 334 Para Krishtit ishte e para e tre betejave të mëdha, që u zhvilluan ndërmjet Aleksandrit të Madh dhe Perandorisë Perse. E zhvilluar në verilindje të Azisë, ishte pikërisht aty vendi në të cilin Aleksandri i Madh mundi forcat perse.

2. Beteja e Dyrrahut, viti 48 Para Krishtit

Beteja e Dyrrahut u zhvillua më 10 korrik të vitit 48 Para Krishtit, ndërmjet Pompeit dhe Çezarit. Pasi kishte fituar ndaj njerëzve të Pompeit në Spanjë, Çezari vendosi të kapërcente detin Adriatik për ta sulmuar atë në Dyrrah (Durrësin e sotëm). Çezari nuk arriti të fitonte, por u tërhoq duke shpëtuar për një fije jetën e tij.

3. Beteja e Syllaeum, viti 677

Beteja detare e Syllaeum ka nisur në vitin 677 në afërsi të Syllaeum. Lufta ka qenë mes arabëve dhe Perandorisë Bizantine.

Në 677 arabët janë hedhur në sulm përgjatë ishullit Anatolia, në detin e Marmara, duke bërë kështu edhe rrethimin e vet.

4. Beteja e Kostandinopojës

Perandori i Bizantit, Kostandini IV, e dërgoi flotën e tij në afërsi të Sileumit për të takuar atë arabe, por kjo flotë u shkatërrua nga ajo greke. Kjo solli automatikisht edhe fitoren e Perandorisë Bizantine.

5. Beteja e Tuluzës, viti 721

Beteja e Tuluzës daton në vitin 721. Vendi në të cilin është zhvilluar kjo betejë është Tuluza, e cila i përket Francës. Protagonistët e kësaj lufte kanë qenë francezët dhe ushtrisë umaiade të Kalifatit, të drejtuar nga Al-Samh in Malik al-Khaëalani dhe përfundoi me fitoren franceze.

6. Beteja e Versinikias, 813

Beteja e Versinikias ka marrë emrin lufta që daton në vitin 813, midis Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare. Vendi, në të cilin është zhvilluar kjo betejë është një qytet që sot i përket Turqisë. Edhe pse ishin të paktë në numër, bullgarët ishin fitues.

7. Beteja e Edingtonit, 878

Daton në maj të vitit 878 beteja që mban emrin Edington. Vendi në të cilën luftuan danezët dhe anglezët ishte në afërsi të Edingtonit në qytetin e Ujltshajerit, në jugperëndim të Anglisë. Në shekullin IX danezët pushtuan Anglinë, duke shtyrë dhe duke nxitur anlgo-saksonët. Mbreti i vikingëve më pas u pagëzua në kishë të krishterë.

8. Beteja e Gisors, 27 shtator 1198

Ka qenë një luftë midis Rikardit I të Anglisë dhe Filip Augustit të Francës. Konflikti i hershëm ka rifilluar pas një armëpushimi midis dy mbretërve. Të dy mbretërit pushtuan dhe grabitën territore të njëri-tjetrit dhe lufta midis tyre vazhdoi derisa anglezët fituan kundrejt francezëve duke kapur rob shumë ushtarë.

9. Beteja e Klokotnitsës, 1230

Beteja e Klokotnitsës ka ndodhur më 9 mars të vitit 1230, në afërsi të fshatit Klokotnitsa (sot në provincën Haskovo, Bullgari). Perandoria e dytë bullgare shfaqet si një nga më të fuqishmet në Evropën Lindore dhe si një fuqi e despotit të Epirit të venitur. Betejat janë konsideruar shpeshherë nga historianët si më të suksesshmet në historinë ushtarake bullgare.

10. Beteja e Adrianoples, 1254

Beteja e Adrianople u zhvillua në vitin 1254 ndërmjet Perandorisë Bizantine dhe Bullgarisë. Edhe pse ushtria bullgare shënonte shumë suksese dhe ishte cilësuar si një nga me të mirat në Evropën Lindore, në këtë vit ajo pësoi humbje të mëdha ndaj Perandorisë Bizantine që i rrëmbeu fronin.

11. Beteja e Bafeusit, 1302

Beteja e Bafeusit u zhvillua më 27 qershor të vitit 1302, midis ushtrisë osmane të drejtuar nga Osmani I dhe ushtrisë bizantine.

Bizantinët, të cilët ishin plaçkitur dhe sulmuar shumë herë nga osmanët, kishin në dispozicion armatime shumë të mira kësaj here duke mos lejuar që ushtria osmane të merrte fortesat kryesore.

12. Beteja e Pelekanonit, 1329

Beteja e Pelekanon ose e Pelekanos u zhvillua në vitin 1329 midis Perandorisë Bizantine të udhëhequr nga Andronikusi III dhe ushtrisë Osmane të drejtuar nga Orhani I. Ushtria bizantine e udhëhequr nga Andronikusi III u përball me humbjen në qytetin e Antalias.

13. Beteja e Fushë-Kosovës, 1389

Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion anti-osman. Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Beteja u zhvillua ndërmjet 100 mijë ushtarëve osmanë dhe 40 mijë ushtarë ballkanas.

14. Beteja e Rovines, 1395

Është një nga betejat më të rëndësishme në historinë e hershme rumune. Beteja u zhvillua në 17 maj 1395, midis ushtrisë të drejtuar nga Voivod Mirkea dhe asaj osmane të udhëhequr nga sulltan Bajazidi I. Pavarësisht numrit të vogël të ushtarëve, ushtria rumune arriti të thyejë atë osmane.

15. Beteja e Ankarasë, 1402

Beteja e Ankarasë ose e quajtur ndryshe edhe beteja e Angoras, daton më 20 qershor të vitit 1402. Vendi ku është zhvilluar kjo betejë është fusha e Çubukut. Dy protagonistët e kësaj lufte janë forcat osmane, të cilat ishin të drejtuara nga sulltan Bajazidi I dhe forcat turko-mongole të Timurit që fituan betejën.

16. Rënia e Kostandinopojës, 1453

Rënia e Kostandinopojës erdhi si pasojë e pushtimit të Perandorisë Bizantine nga ajo osmane më 29 maj të vitit 1453. Kjo ngjarje shënon fundin e politikës së Perandorisë Bizantine. Rënia e Kostandinopojës përshpejtoi eksodin shkollor të grekëve bizantinë duke shkaktuar hyrjen në masë të studimeve klasike greke në Rilindjen Evropiane.

17. Beteja e Vasluit, 1475

Beteja e Vasluit u zhvillua më 10 janar të 1475 midis Stefanit III të Moldavisë dhe ushtrisë osmane. Beteja u zhvillua në afërsi të qytetit të Vasluit, në Moldavi. Trupat osmane që ishin 120 mijë u ndeshën me 40 mijë trupa moldave. Por në këtë betejë edhe pse të paktë në numër, moldavët dolën fitimtarë.

18. Beteja e Otrantos, 1480

Më 28 qershor të vitit 1480, flota osmane mbërriti në afërsi të Otrantos së sotme. Më 11 gusht muret e kështjellës ranë pasi u gjuajtën me topa duke shkaktuar humbjen e ushtarëve. Më pas flota detare sulmoi Viesten. Pavarësisht se në avantazh, ushtria osmane pësoi humbje.

19. Beteja e fushës së Krbavës, 1493

Beteja e fushës së Krbavës kishte si protagonistë mbretërinë kroate dhe atë osmane. Beteja u zhvillua në jug të Kroacisë, në vitin 1493. Trupat osmane mbërritën në lumin Neretva dhe morën në dorë Herzegovinën në vitin 1482. Të gjitha këto pushtime sollën më pas edhe rënien e mbretërisë kroate.

20. Beteja e Lepantos, 1500

Beteja e dytë e Lepantos (sot gjiri i Patras, në Greqi) u zhvillua në gusht 1500 gjatë luftës turk-veneciane të viteve 1499-1503. Sulmet e trupave turke arritën në territorin venecian në veri të Italisë dhe, në 1503, Venecia u detyrua të kërkonte paqe, duke pranuar kushtet turke.

21. Rrethimi i Rodesit, 1522

Rrethimi i Rodesit në 1522-shin ishte orvatja e dytë e suksesshme e Perandorisë Osmane për të dëbuar kalorësit e Rodosit nga ishulli, duke forcuar dhe siguruar kontrollin osman në lindjen e Mesdheut. Trupat turke komandoheshin nga Mustafa Pasha dhe më vonë mbërriti vetë sulltan Sulejmani.

22. Beteja e Gavinanës, 1530

Beteja e Gavinanës u zhvillua më 3 gusht të 1530 mes qytetit të Firences dhe forcave të Perandorisë Romake. Forcat perandorake që drejtoheshin nga Filibert of Shalon u pajisën më pas me përforcime të drejtuara nga Fabricio Maramaldo. Fillimisht forcat fiorentine ishin në avantazh, por nuk u bënë dot ballë forcave shtesë.

23. Beteja e Lepantos, 1571

Beteja e Lepantos u zhvillua më 7 tetor 1571, kur një flotë e Lidhjes së Shenjtë, koalicion i përbërë nga Republika e Venecias, Papati, Spanja, Republika e Gjenovës, Dukati i Savojës etj., mundi në mënyrë bindëse flotën kryesore të ushtrisë osmane.

24. Battle of Lutter

Beteja e Lutter (Lutter am Barenberge) u zhvillua në vitin e tretë të luftës, më 27 gusht të 1626-s. Protagonistët e kësaj beteje ishin forcat Protestante Kristiane IV të Danimarkës dhe ato të Lidhjes Katolike. Lutter am Barenberge shtrihet në jug të qytetit modern Salzgitter, më pas ishte brenda qarkut Perandoria të Saksionisë së Poshtme dhe tani është në Gjermaninë Perëndimore. Trupat Kristiane IV u mundën nga Perandori Ferdinand II.

25. Beteja e Ixhhillit (Edgehill), 1462

Beteja e Ixhhillit është beteja e parë e egër e luftës civile angleze që do të njihej si “Lufta e Trëndafilave”. Beteja u zhvillua në jug të Uorkshajerit ndërmjet Jorkut dhe Lankasterit, në tetor 1642. Fitorja e Jorkut zbehu ëndrrat për një fitore të shpejtë në luftë dhe e zgjati luftën civile edhe për katër vjet të tjera.

26. Beteja e Mohakëve (1687)

Beteja e dytë e Mohakëve u luftua mes sulltanit turk Muhamedit të katërt dhe perandorit Leopoldi I nga dinastia austriake e Habsburgëve, e komanduar nga Çarlsi i Loreinës. Habsburgët fituan duke shkatërruar ambicien e turqve për të depërtuar më thellë në Evropë.

27. Beteja e Karilonit (1758)

Beteja e Karilonit u zhvillua në Fort Karilon, në buzë të liqenit Kamplain, aty ku ishte dikur kufiri mes kolonive britanike të Nju-Jorkut dhe kolonive franceze të Kanadasë. Lufta përfundoi me fitore të garnizonit francez kundër ushtarëve britanikë.

28. Beteja e Long Ajlend, 1776

Beteja e Long Ajlend është gjithashtu e njohur si beteja e Bruklinit, e cila u zhvillua më 27 gusht 1776 dhe ishte e para betejë e madhe në luftën revolucionare amerikane që pasoi shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte para betejë në të cilën përfshihej një ushtri e Shteteve të Bashkuara.

29. Beteja e Karansebesit, 1788

Beteja e Karansebesit u zhvillua mbrëmjen e 17 shtatorit 1788, mes pjesëve të ndryshme të një ushtrie austriake, e cila po zhvillonte një spiunim për forcat e ushtrisë Perandorisë Osmane. Dy ditë më vonë ushtria osmane mbërriti. Ata zbuluan jo më pak se 10 mijë ushtarë të vrarë e të plagosur.

30. Beteja e Basanos, 1796

Beteja e Basanos u zhvillua në 8 shtator 1796, gjatë luftës revolucionare franceze, në provincën italiane të Venecias, mes forcave franceze të Bonapartit dhe atyre austriake të Kontit Urmser. Beteja përfundoi me fitoren e francezëve, austriakët u braktisën artilerinë dhe bagazhet e tyre.

31. Beteja e Rivolit, 1797

Beteja e Rivolit ishte fitore kyçe në fushatën e parë franceze në Itali, kundër Austrisë. 23 mijë francezët e Bonapartit arritën të mposhtnin 28 mijë austriakë nën gjeneralin Alvinxi, duke mbyllur orvatjen e katërt e të fundit të austriakëve për të çliruar kështjellën e tyre të rrethuar të Manuas.

32. Beteja e Piramidave, 1798

Beteja e Piramidave, e njohur ndryshe si beteja e Embabehut, u zhvillua në 22 korrik 1798 mes ushtrisë franceze në Egjipt, nën drejtimin e Napoleon Bonapartit dhe forcave mamluke. Ajo ishte një betejë në të cilën Napoleoni përdori një nga aftësitë e tij taktike, divizionin masiv në formë katrori.

33. Rrethimi i El Arishit, 1799

Franca mori nën kontroll El-Arishin. Në 2 janar Jezar Pasha dërgoi 4 mijë ushtarë dhe tre topa, nën komandën e Abdullah Pashës së Damaskut, për të siguruar Kalat el-Arishin. Humbjet franceze: 200 të vrarë, 300 të plagosur. Humbjet turke: 500 të vrarë, të plagosur e të kapur.

34. Beteja në Gjirin Algeciras, qershor 1801

Beteja e Gjirit Aleciras i referohet dy betejave të ndara në qershor 1801 mes flotave aleate franko-spanjolle dhe britanikëve pranë Gjibraltarit. Në sulmin e parë një anije britanike u zu rob nga francezët. Në betejën e dytë dy anije spanjolle u shkatërruan dhe britanikët zunë një anije franceze.

35. Beteja në Tripoli Harbor, 1803

Beteja në Tripoli Harbor ishte një bllokadë detare që ndodhi gjatë Luftës së Parë barbarike mes marinsave të Shteteve të Bashkuara dhe forcave të Tripolit. Kapiteni Edward Preble mori komandën e skuadronit amerikan të Mesdheut në vitin 1803. Kjo ngjarje pasoi shumë të tjera që luajtën rol në luftën e ardhshme të vitit 1812.

36. Beteja në Derne, 1804

Beteja në Derne ishte një fitore vendimtare e ushtrisë mercenare të drejtuar nga marinsat amerikanë mbi forcat e kombit Barbary të Tripolit gjatë Luftës së Parë Barbare. Uilliam Eaton u kthye në Mesdhe me titullin “Agjenti Detar” i Shteteve Barbare në vitin 1804. Kjo i jepte të drejtë të mbronte trashëgimtarin e fronit të Tripolit, Hamet Karamanli, i cili ishte rrëzuar nga i vëllai.

37. Beteja e Ulm-it, 1805

Beteja e Ulmit (16-19 tetor, 1805) ishte një seri përleshjesh në fund të fushatës së Bonapartit në Ulm, që kulmoi me dorëzimin e tërë ushtrisë austriake pranë Ulm-it, në Urtemberg. Napoleoni kishte 177 mijë trupa në Bolonjë, gati të sulmonin Anglinë. Fushata e Ulmit konsiderohet një prej shembujve më të mirë të lëvizjes strategjike në historinë ushtarake.

38. Beteja në Zeland Point, 1808

Në këtë betejë Britania mund Danimarkën dhe Norvegjinë. Anija daneze e linjës së “Prins Christian Frederik” ishte stacionuar në Kristiansan, Norvegji, në 7 gusht 1807 dhe patrullonte ujërat mes Norvegjisë dhe Danimarkës, ku Britania kishte vënë bllokadë. Në shkurt, 1808 Anglia dërgoi me dhjetëra anije të tjera për ndihmë dhe anija daneze ngriu në ujërat pranë Kristiansand.

39. Rrethimi i Detroitit, 1812

Forcat amerikane iu dorëzohen britanikëve gjatë luftës së 1812-ës. Rrethimi i Detroitit, e njohur edhe si Dorëzimi i Detroitit, ishte një humbje turpëruese për amerikanët në fillimet e luftë së 1812-ës. Beteja iu kushtoi amerikanëve një ushtri të tërë dhe ndali pushtimin e planifikuar të Kanadasë, gjë që ishte një pjesë thelbësore në strategjinë amerikane të luftës.

40. Lufta e vitit 1812

Lufta e vitit 1812 mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe kolonive të saj, veçanërisht në Kanadanë e sipërme (Ontario), Kanadanë e poshtme (Quebec), Nova Skotia, Bermunda dhe Newfoundland. Lufta zgjati nga 1812-1815, edhe pse traktati i paqes u nënshkrua në vitin 1814. 1600 trupa britanike dhe 2260 trupa amerikane humbën jetën.

41. Beteja e Kombeve, 1813

Beteja në Leipzig (16-19 tetor, Beteja e Kombeve) ishte lufta ku Napoleoni pësoi humbjen më të madhe në betejat e mëdha të Luftërave Napoleonike. U luftua në tokën gjermane dhe përfshiu trupa gjermane në të dyja palët, pasi një proporcion i trupave të Napoleonit vinte nga Konfederata Gjermane në Rhine. Konsiderohet beteja më e madhe në Evropë para Luftës II Botërore ku u përfshinë 5000 trupa.

42. Beteja në Motmartre, 1814

Beteja në Montmartre ndodhi më 30 mars, 1814 mes forcave aleate dhe forcave të Perandorisë Franceze të Napoleonit. Aleatët dolën fitimtarë, hynë në Paris dhe si rezultat Napoleoni shumë shpejt u detyra të abdikojë. Vetëm 23 mijë trupa e mbrojtën Parisin kundër aleatëve. Marmont nisi negociatat me Aleatët dhe Napoleoni u dëbua në Elba, por u kthye në Francë një vit më vonë.

43. Beteja e Vaterlosë, 1815

Beteja e Vaterlosë më 18 qershor 1815, ishte beteja e fundit e Napoleon Bonapartit. Mundja e tij gjithashtu shënoi periudhën e njohur si Njëqind Ditët, e cila filloi në mars 1815, pas kthimit të Napoleonit nga Elba. Pas kthimit të tij, shumë shtete që i kishin rezistuar sundimit të tij formuan Koalicionit e Shtatë dhe mobilizuan ushtritë për ta mundur. Fusha e betejës sot ndodhet 12 kilometra larg Brukselit.

44. Beteja në Cacabuko, 1817

Beteja e Cacabuko-s ndodhi gjatë Luftës së Kilit për Pavarësi, më 12 shkurt, 1817. Ishte një mposhtje për gjeneralin kapiten të Kilit, që qeveria e kontrolluar nga Spanja vendosi pas ndarjes së nënmbretit të Perusë. Kili çlirohet nga Spanja me një ushtri prej 6 mijë burrash, 1200 kuajsh dhe 22 kanonesh.

45. Beteja e Carabobo-s, 1821

Beteja e Carabobo-s u luftua më 24 qershor 1821 mes luftëtarëve të pavarësisë, të drejtuar nga Simon Bolivar dhe forcave të mbretërisë, të drejtuara nga marshalli i fushës Miguel de La Torre. Simon Bolivar mund ushtrinë spanjolle në Carabobo, duke siguruar pavarësinë e Venezuelës.

46. Lufta Greke e Pavarësisë, 1821

Lufta Greke e Pavarësisë 1821–1829) njihet edhe si Revolucioni Grek dhe ishte një luftë e suksesshme që solli pavarësinë nga Perandoria Otomane. Pas një përleshjeje të gjatë dhe të përgjakshme, me ndihmën e Fuqive të Mëdha, pavarësia u arrit nga Traktati i Kostandinopojës në qershor 1831. Grekët ishin të parët që u çliruan nga pushteti otoman. 25 marsi (1821) është ditë feste në Greqi.

47. Revolucioni i Teksasit, 1835

Revolucioni i Teksasit ose Lufta e Pavarësisë së Teksasit u zhvillua më 2 tetor – 21 prill 1836 mes Meksikës dhe një pjese të Teksasit që ishte në zotërimin e shteti meksikan, Coahuila y Tejas. Armiqësitë filluan në vitin 1835 kur u hodh poshtë Kushtetuta e viti 1824. Lufta filloi me betejën e Gonzalesit dhe përfundoi me betejën në San Jacinto, me fitoren e Teksasit.

48. Beteja e Magenta-s, 1859

Beteja e Magenta-s ndodhi më 4 qershor, 1859 gjatë Luftës së Dytë Italiane për Pavarësi, që rezultoi me fitoren franko-sardiniane nën Napoleonin III kundër austriakëve me marshallin Ferencz Gyulai. Beteja nuk ishte e madhe, por vendimtare për fitoren e franko-sardinianëve. Marie Edme Patrice Maurice de MacMahon (1808-1893) u bë Duka e Magentas, për rolin në betejë dhe më vonë presidenti i Republikës Franceze.

49. Lufta Civile Amerikane, 1861-1865

Lufta Civile Amerikane ishte një luftë civile mes SHBA-së (Unioni) dhe shteteve skllave të jugut të Konfederatës të Shteteve të Amerikës, nën Jefferson Davis. Unioni përfshinte të gjitha shtetet e lira dhe 5 shtete skllavopronare të drejtuara nga Abraham Lincoln dhe Partia Republikane, që kundërshtonte zgjerimin e skllavërisë. Beteja e rëndësishme ishte ajo në Fort Sumpter, 12 prill.

50. Beteja në Calatafimi, 1860

Beteja në Calatafimi ndodhi më 15 maj 1860 dhe solli fitoren e Garibaldit mbi trupat napolitane. Më 11 maj mblodhi një mijë vullnetarë (Këmishëkuqtë); më 15 maj mundi 3 mijë trupa të garnizonit francez burbon dhe ditën tjetër e deklaroi veten diktatori i Sicilisë (Victor Emmanuel II i Italisë).

51. Lufta austriake-prusiane, 1866

Lufta austriake-prusiane u luftua në vitin 1866 mes Perandorisë Austriake me aleatët gjermanë dhe Italisë nga ana tjetër. Rezultoi me dominimin prusian mbi shtetet gjermane. Në Gjermani dhe Austri quhet “Lufta Gjermane”, “Lufta e vëllezërve”. Në unifikimin italian quhet Lufta e Tretë për Pavarësi.

52. Lufta e Aleancës së trefishtë

Lufta e Aleancës së Trefishtë, e njohur si Lufta Paraguaiane, u luftua nga 1864-1870. Ishte lufta më e përgjakshme në historinë e Amerikës së Jugut. U luftua mes Paraguait dhe shteteve aleate të Argjentinës, Brazilit dhe Uruguait. Shkaqet ishin efektet pas kolonizimit të Amerikës Latine, interesat britanike në krahinë dhe ambiciet për zgjerim të presidentit të Paraguait.

53. Lufta franko-prusiane, 1870

Lufta franko-prusiane apo lufta franko-gjermane ishte një konflikt mes Francës dhe Prusisë, e cila mbështetej nga Konfederata gjermano veriore dhe shtetet e Gjermanisë jugore të Badenit, Urtembergut dhe Bavarisë. Fitorja gjermane solli unifikimin e saj nën mbretin Uilliam I i Prusisë dhe rënien e Napoleonit të III-të.

54. Pushtimi i Gjirit të Guantanamos, 1898

Pushtimi i Gjirit të Guantanamos ndodhi më 6-10 qershor 1898 gjatë Luftës spanjolle-amerikane, kur forcat amerikane dhe kubaneze pushtuan zonën strategjike të Gjirit të Guantanamos, Kubë dhe morën kontrollin nga forcat spanjolle. Pushtimi ishte instrumental në betejën e Santiago de Cuba dhe pushtimit të mëvonshëm të Puerto Rico-s.

55. Beteja e Manilës, 1898

Në betejën e Manilës (Lufta spanjolle-amerikane, 25 qershor-15 gusht) forcat amerikane marrin kryeqytetin e Filipineve nga spanjollët. Beteja e Manilës ishte një luftë e shkurtër mes SHBA-së dhe Spanjës gjatë luftës spanjolle-amerikane. Traktati i Parisit u nënshkrua në dhjetor. 109 ditë pas luftës, ky traktat i dha SHBA-së zotërim të kolonive të mëparshme spanjolle, Puerto Rico, Filipinet dhe Guam-in.

56. Lufta filipino-amerikane, 1899

Kjo luftë ishte një konflikt i armatosur mes SHBA-së dhe Republikës së Parë Filipinase filluar mes vitit 1899 deri në vitin 1902, që lindi nga një luftë politike në Filipine kundër pushtimit amerikan. Konflikti përfundoi më 4 qershor 1902, por trupat amerikane vazhduan armiqësitë kundër mbeturinave të Ushtrisë Filipinase dhe grupeve të tjera të rezistencës deri në 1913.

57. Beteja e Port Arthur, 1904

Beteja e Port Arthur (8-9 shkurt, 1904) ishte fillimi i betejave të Luftës Ruso-Japoneze. Filloi gjatë natës me anë të sulmeve të papritura nga shkatërruesit japonezë mbi flotën ruse, të ankoruar në Port Arthur, Manchuria dhe vazhdoi me sulmet në tokë në mëngjesin tjetër. Beteja përfundoi pa asnjë rezultat dhe u rinis në maj, 1904.

58. Beteja e Mukden, 1905

Beteja e Mukden ishte beteja e fundit më e madhe në tokë e Luftës Ruso-Japoneze nga 20 shkurti më 10 mars, 1905, mes Japonisë dhe Rusisë pranë Mukden në Manchuria. Qyteti tani quhet Shenyang, kryeqyteti i provincës Liaoning në Kinë. Forcat ruse numëronin 410 mijë, ndërsa ushtria japoneze numëronte 450 mijë persona.

59. Beteja në Sarantaporo, 1912

Beteja në Sarantaporo ndodhi më 9-10 tetor. Ishte beteja e parë mes grekëve dhe ushtrive otomane në Luftën e Parë të Ballkanit dhe rezultoi me fitoren e grekëve. Gjatë vitit 1912, tensionet u rritën në Ballkan mes shteteve të krishtera, Liga e Ballkanit dhe Perandorisë Otomane. Më 25 shtator Mali i Zi deklaroi luftë i ndjekur nga Bullgaria dhe Serbia më 4 tetor.

60. Beteja në Bitola, nëntor 1912

Beteja e Bitolas ndodhi pranë Bitolas nga 16-19 nëntori 1912. Ishte pjesë e Luftërave Ballkanike. Ushtria serbe mundi ushtrinë otomane dhe hynë në Bitola në 19 nëntor. Me këtë pushim serbët kontrolluan Maqedoninë jug-perëndimore dhe qytetin e rëndësishëm të Ohrit. Pas betejës së Bitolës i erdhi fund sundimi pesëshekullor i otomanëve në Maqedoni.

61. Beteja në Kresna Gorge, 1913

Beteja në Kresna Gorge mes grekëve dhe bullgarëve gjatë Luftës së Dytë Ballkanike. Beteja zgjati dhjetë ditë, mes 29 qershorit dhe 7 gushtit 1913. Bullgarët ndalën progresin grek, arritën ta rrethonin ushtrinë greke dhe ruajtën bllokadën e tyre për katër ditë. Shkatërrimi i grekëve u parandalua nga bisedimet paqësore dhe nënshtrimin e Traktatit të Paqes të Bukureshtit.

62. Beteja e Tannenberg-ut, 1914

Beteja e Tannenberg-ut ishte një luftë vendimtare mes Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Gjermane në ditët e para të Luftës së Parë Botërore, mes 17 gushtit dhe 2 shtatorit 1914 pranë Allenstein. Beteja rezultoi në shkatërrimin përfundimtar të Ushtrisë së Dytë ruse. Një seri humbjes bëri që Rusia mos ta marrë veten deri në pranverë të 1915-ës.

63. Beteja në Liege, gusht 1914

Beteje në Liege ishte hapja e pushtimit gjerman në Belgjikë dhe beteja e parë e Luftës së Dytë Botërore. Rrethimi i qytetit filloi më 3 gusht dhe zgjati deri më 5-16 gusht, kur fortesa u dorëzua. Ndërsa Gjermania Perandorale i trembej një lufte të gjatë kundër Francës dhe Perandorisë Ruse, u përdor plani “Schlieffen” për të mundur Francën.

64. Beteja e Lorenës, 1914

Beteja e Lorenës u zhvillua në gusht të vitit 1914, ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Beteja ra në rrugë qorre deri më 24 gusht, kur u Gjermania bëri një ofensive të kufizuar. Duke qenë se francezët ishin paralajmëruar më parë për sulmin, fitorja e gjermanëve nuk ishte domethënëse. Luftimet vazhduan deri në fund të muajit dhe Gjermania fitoi.

65. Beteja e Xhadarit, 1914

Njihet si beteja e Xhadarit, pasi pjesa më e madhe e luftimeve u zhvillua pranë grykëderdhjes së këtij lumi. Një prej betejave të para të Luftës së Parë Botërore, ajo shënoi fitoren e parë të aleatëve në luftë. Beteja u zhvillua ndërmjet ushtrisë Austro-hungareze dhe forcave serbe.

66. Beteja Staluponen, 1914

Beteja e Staluponenit, ndërmjet ushtrisë ruse dhe asaj gjermane, më 17 gusht 1914 ishte beteja hyrëse e Luftës së Parë Botërore në frontin lindor. Shkaku i betejës ishte përpjekja e Rusisë për të pushtuar Prusinë Lindore. Pas taktikave agresive të gjeneral Hermann von Francois për mbrojtjen e provincës gjermane, rusët u tërhoqën në kufi.

67. Betejat e Monsit, 1914

Beteja e Monsit, ishte veprimi i parë madhor i Forcave Britanike të Ekspeditës (BEF) në Luftën e Parë Botërore. Pesha e ushtrisë gjermane që po avanconte drejt Parisit ra në forcat e vogla në numër britanike, të cilat u vendosën në një front 32 kilometra përgjatë kanalit Mons-Monde.

68. Beteja e Lembergut, 1914

Beteja e Lembergut ishte një betejë madhore ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarsië, në fazën e hershme të Luftës së Parë Botërore. Në këtë betejë rusët morën fortesën e Lembergut, ku dhe u bënë pritë forcave austro-hungareze. Komandanti rus Nikolai Ivanov vendosi dy ushtri ruse nga jugu e dy të tjera që do të sulmonin nga veriu, duke thyer trupat kundërshtare.

69. Beteja e Heligoland Bajtit, 1914

Beteja e parë e Helogoland Bajtit (Heligoland Bight) ishte beteja e parë detare e Luftës së Dytë Botërore dhe u zhvillua më 28 gusht 1914, kur britanikët planifikuan të sulmonin patrullat gjermane në bregun verilindor gjerman. Beteja përfundoi me fitoren e Britanisë e cila humbi vetëm 35 ushtarë në krahasim me 1242 gjermanë.

70. Beteja e lumit Vistula, 1914

Beteja e lumit Vistula, e njohur gjithashtu edhe si beteja e Varshavës, ishte një fitore ruse kundër Perandorisë Gjermane në frontin lindor, gjatë Luftës së Parë Botërore. Beteja u zhvillua pranë Varshavës dhe ushtria ruse nën komandën e gjeneralit Nikolai Ruzsky mundi forcat gjermane nën drejtimin e August von Mackensen.

71. Beteja e fortesës Fao, 1914

Beteja është zhvilluar mes forcave britanike dhe atyre të osmane. Britanikët sulmuan fortesën osmane Fao në gjirin Persik, në mënyrë që të mund të fitonin kontroll në pjesën e gjirit që dominohej nga forcat osmane. Me fitoren britanike, forcat osmane nuk kontrollonin më asnjë pjesë të Gjirit Persik.

72. Ofensiva e Suezit, 1915

Ofensiva e parë e Suezit ishte një sulm i iniciuar nga forcat e Perandorisë Osmane kundër forcave britanike në Egjipt, gjatë Luftës së Parë Botërore. Qëllimi ishte përvetësimi i Kanalit të Suezit. Sulmi rezultoi me humbje dhe 1500 forca turke humbën jetën, ndërkohë që Egjipti nuk shpalli asnjë interes për një revoltë arabe ndaj forcave britanike.

73. Beteja e Ipres, 1915

Beteja e Ipres që u zhvillua nga 22 prill–25 maj 1915, ishte hera e parë që Gjermania përdorin gaz të helmuar në shkallë të gjerë, në frontin perëndimor në Luftën e Parë Botërore. Ishte gjithashtu hera e parë që një forcë ish-koloniale, siç ishin kanadezët, arritën të zmbrapsin një fuqi evropiane (Gjermaninë) në tokë evropiane.

74. Beteja e Galipolit, 1915

Kjo betejë u zhvillua në Turqi nga prilli 1915 deri më dhjetor të këtij viti. Kjo betejë ishte rezultat i një operacioni të përbashkët britanik dhe francez për të shtënë në dorë Stambollin dhe për të siguruar një rrugë detare drejt Rusisë. Përpjekja dështoi dhe dy palët pësuan humbje të mëdha.

75. Beteja e Losit, 1915

Beteja e Losit (Loos) është një prej ofensiva më të mëdha britanike kundër forcave gjermane në frontin perëndimor nga 25-28 shtatori 1915. Ishte hera e parë që forcat britanike përdorën gaz të helmuar në luftë. Ndër të rënët në këtë luftë ishte djali i poetit Rudyard Kipling, John, si dhe poeti Charles Sorley

76. Beteja e Verdunit, 1916

Beteja e Verdunit është një prej beteja më kritike të Luftës së Parë Botërore në frontin e perëndimit. Beteja u zhvillua ndërmjet ushtrisë franceze dhe asaj gjermane nga 21 shkurti deri më 18 dhjetor të vitit 1916, përreth qyteti Verdun-sur-Meuse në verilindje të Francës dhe rezultoi me fitoren e ushtrisë franceze.

77. Beteja e Romanit, 1916

Beteja e Romanit u zhvillua pranë qytetit egjiptian, Romani në gusht të vitit 1916 mes forcave të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre turke, për të parandaluar avancimin e këtyre të fundit në Kanalin e Suezit. Pas luftimeve që zgjatën një natë dhe një ditë, forcat aleate arritën të zmbrapsin ushtrinë osmane.

78. Beteja e Goricias, 1916

Beteja e Goricias është një prej fitoreve më vendimtare të Italisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ushtria italiane mundi forcat austro-hungareze duke i dhënë vendit një fitore që i shërbeu shumë moralit kombëtar. Pas kësaj fitoreve, Italia i deklaroi luftë Gjermanisë më 28 gusht 1916.

79. Beteja e tretë e Gazës, 1917

Beteja e tretë e Gazës u zhvillua më 31 tetor – 7 nëntor 1917, në jug të Palestinës, gjatë Luftës së Parë Botërore. Forcat britanike nën komandën e gjeneralit Edmund Allenby arritën të theyjnë mbrojtjen turke në frontin Gazë-Bershebë dhe të marrin qytetin e Bershebës.

80. Beteja e lumit Piave, 1918

Beteja e lumit Piave e njohur në Itali si “Beteja e Solsticit” apo “Beteja e Mesit të Korrikut” shënoi një fitore vendimtare për ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore. Fitorja e Italisë shënoi në mënyrë të drejtpërdrejtë rënien e perandorisë austro-hungareze.

81. Beteja e Sambres, 1918

Beteja e Sambres në nëntor 1918 u zhvillua ndërmjet forcave aleate dhe Gjermanisë. Forcat britanike, franceze dhe amerikane u përballën me forcat gjermane në kanalin e Sambres. Pavarësisht se arritën të kalonin mbrojtjen gjermane, forcat aleate humbën një numër të madh njerëzish.

82. Beteja e Varshavës, 1920

Beteja e Varshavës (nganjëherë quhet dhe Mrekullia në Vistula) është beteja vendimtare e luftës polako-sovjetike, e cila filloi menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe zgjati deri në Traktatin e Rigës (1921). Fitorja polake ishte e thellë dhe sovjetikët pësuan humbje me rreth 10 mijë të vrarë e po aq ët plagosur si dhe 66 mijë të kapur rob.

83. Beteja e Dublinit, 1922

Beteja e Dublinit nuk është luftë mes dy kampesh, por është pikërisht ajo që nisi Luftën Civile Irlandeze 1922-1923. Kjo betejë zgjati një javë nëpër rrugët e Dublinit, që prej 28 qershorit e deri më 5 korrik 1922. Dhuna filloi me sulmin e Qeverisë Provizore ndaj Shtetit të Lirë Irlandez.

84. Beteja e Guadalaharës, 1937

Beteja e Guadalaharës (8 mars – 23 mars 1937) u zhvillua mes Ushtrisë Popullore të Spanjës dhe forcave nacionaliste dhe italiane, të cilat po përpiqeshin të rrethonin Madridin gjatë luftës civile në vend. Beteja u hap me sulmin italian më tetë mars, por republikanët arritën të kundërpërgjigjeshin me sukses.

85. Beteja e Shangait, 1937

Beteja e Shangait u zhvillua nga 13 gushti 1937 deri më 26 nëntor të këtij viti. Ajo ishte e para nga 22 përleshjet ushtarake ndërmjet Ushtrisë Kombëtare Revolucionare të Republikës së Kinës dhe Ushtrisë Perandorake Japoneze. Kjo mbahet mend si beteja më e madhe dhe më e përgjakshme e gjithë luftës mes dy vendeve.

86. Beteja e Holandës, 1940

Beteja e Holandës është pjesë e planit gjerman për pushtimin e vendeve të ulëta (Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda) dhe Francës. Beteja vazhdoi nga 10 maji 1940 deri më 14 maj, kur forca kryesore holandeze u dorëzua. Beteja përfundoi pas bombardimit të Roterdamit dhe forcat holandeze u dorëzuan.

87. Beteja e Greqisë, 1941

Beteja e Greqisë (e njohur gjithashtu si Operacioni Marita) u zhvillua në Greqi dhe në jug të Shqipërisë. Beteja u zhvillua ndërmjet forcave aleate (Greqisë dhe forcave të Britanisë së Madhe) dhe Gjermanisë naziste e Italisë fashiste. Kjo betejë konsiderohet si vazhdim i luftës greko-italiane.

88. Operacioni Barbarosa, 1941

Operacioni Barbarosa ishte emri i koduar i planit të Gjermanisë për pushtimin e Bashkimit Sovjetik, i cili nisi më 22 qershor 1941. Ky do ishte pushtimi më i madh në historinë e shkruar nëse do të kishte rezultuar me sukses. Dështimi i operacionit rezultoi në humbjen e Gjermanisë dhe konsiderohet si një pikë kthese për Rajhun e tretë.

89. Beteja e Brodit, 1941

Beteja e Brodit është një beteja më e madhe e tankeve ndërmjet gjermanëve dhe rusëve, e cila u zhvillua në Ukrainë ndërmjet 26 – 30 qershorit të vitit 1941. Edhe pse rusët luftuan mirë dhe u shkaktuan humbje gjermanëve, këta të fundit arritën të shkatërronin tanket sovjetike.

90. Beteja e Kievit, 1941

Beteja e Kievit e zhvilluar në Ukrainë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përmendet në ditët e sotme si rrethimi më i madh në histori. Pothuajse gjithë fronti juglindor sovjetik i Ushtrisë së Kuqe ishte i rrethuar dhe gjermanët kapën rob 665 mijë ushtarë.

91. Sulmi mbi Perl Harbor, 1941

Sulmi mbi Perl Harbor, ishte një ofensive e papritur kundër bazës detare të SHBA në Havai, nga marina japoneze. Sulmi i papritur kapi në befasi bazën amerikane në mëngjesin e së dielës të 7 dhjetorit 1941. Ky sulm bëri që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshiheshin në Luftën e Dytë Botërore.

92. Beteja e detit Java, 1942

Beteja e detit Java është një betejë e madhe detare e zhvilluar në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore. Flota detare e aleatëve (SHBA-Britani-Holandë-Australi) pësoi një humbje të madhe ndaj flotës Perandorake Japoneze më 27 shkurt të vitit 1942.

93. Beteja ajrore e Shveinfurtit, 1943

Njihet si beteja më e madhe ajrore ndërmjet Gjermanisë dhe Forcave Ajrore Amerikane (USAAF). Beteja nisi kur USAAF sulmoi fabrikat e gjyleve në Shveinfurt. Duke qenë se 42 përqind e gjyleve prodhoheshin në këto fabrika, misioni i forcave aleate ishte shkatërrimi i plotë i tyre.

94. Beteja e Stalingradit, 1943

Beteja e Stalingradit ndërmjet Gjermanisë dhe aleatëve dhe Bashkimit Sovjetik konsiderohet shpesh herë si ngjarja që i dha një drejtim tjetër Luftës së Dytë Botërore. E zhvilluar në Stalingrad, kjo është beteja më e përgjakshme në historinë e njerëzimit me 1.5 milionë të vdekur.

95. Operacioni Bagration, 1944

Ky është emri i koduar i sulmit sovjetiko-bjellorus që gjatë Luftës së Dytë Botërore, që largoi gjithë forcat gjermane nga Bjellorusia dhe pjesa lindore e Polonisë nga data 22 qershor 1944 deri më 19 gusht 1944. Sulmi rezultoi në shkatërrimin pothuajse të plotë të ushtrisë gjermane.

96. Çlirimi i Parisit, 1944

Çlirimi i Parisit njihet dhe si “beteja për Parisin” u zhvillua nga data 19 gusht 1944 e deri në dorëzimin e garnizonit pushtues gjerman. Kryeqyteti i Francës administrohej nga Gjermania naziste që prej qershorit të vitit 1940. Çlirimi ishte një lëvizje e inskenuar nga Rezistenca Franceze me mbështetjen e aleatëve.

97. Beteja e Manilës, 1945

Beteja e Manilës nga 3 shkurti deri më 3 mars 1945 u zhvillua nga forcat amerikane, filipinase dhe japoneze. Beteja njëmujore rezultoi në gjakderdhje të tmerrshme dhe rezultoi në 100 mijë civilë të vrarë. Beteja përfundoi duke i dhënë fund pushtimit ushtarak tre vjeçar të Filipineve nga Japonia.

98. Beteja e Berlinit, 1945

Beteja e Berlinit është një prej betejave finale të Luftës së Dytë Botërore në skenën evropiane. Në atë që u quajt “Operacioni i Sulmit të Berlinit”, dy ushtri masive sovjetike e sulmuan Berlinin nga lindja dhe nga jugu, ndërkohë që një e tretë vërshoi drejt forcave gjermane të pozicionuara në veri të qytetit.

99. Lufta indo-pakistaneze, 1947

Lufta indo-pakistaneze e vitit 1947, nganjëherë njihet si lufta e parë e Kashmirit. Ajo ishte një luftë që zgjati nga viti 1947 – 1948 ndërmjet Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit. Ishte e para ndër katër luftërat ndërmjet dy vendeve që sapo kishin fituar pavarësinë.

100. Rrethimi i Sarajevës, 1996

Rrethimi i Sarajevës është më i gjati që ka ndodhur ndonjëherë në historinë moderne të luftës. Ky rrethim zgjati nga pesë prilli i vitit 1992 deri më 29 shkurt 1996. Rrethimi u krye gjatë luftës boshnjake, ndërmjet forcave të qeverisë boshnjake dhe ushtrisë popullore jugosllave dhe forcave të serbëve të Bosnjës.

100 betejat me te rendesishme te botes

Por cilët janë 100 njerëzit më të rëndësishëm që ka njohur bota?

Homeri

Iliada dhe Odiseja? Për këtë keni shpenzuar shumë orë në shkollën e mesme. Ka shumë mundësi që këtë vepër të mos e ketë shkruar një person i vetëm apo që Homeri të mos jetë një person konkret. Në këtë mënyrë në krye qëndrojnë ata, pra mund të jenë shumë.

Njutoni

Para Njutonit graviteti nuk ekzistonte. Njerëzisht thjeshtë pluskonin si të ishin në një anije kozmitke.

Darvini

Çdo listë ka nevojë për pak polemika. Shumë njerëz në Kanzas (SHBA) mund besojnë se Darvini ka ekzistuar.

Euripidi

Ai shkroi Medea-n, Elektrën dhe Femrat e Trojës. Gjithashtu ka shkruar Gruaja Fenikse, e cila duket si degëzim e Femrat e Trojës.

Platoni

E dini idenë Platonike? Ajo vjen nga Platoni. Sepse ai ishte perfekt. Vë bast se ai e përdorte atë në festa për të gjuajtur femra.

Arkitekti i Nodtre Dame

Peter Abelard

Leonardo da Vinci

Rembrandt

Mozart

Bach

Beethoven

Shakespeare

Friedrich Nietzsche

Edmund Kean

Constantin Stanislavski

John Donne

Charlie Chaplin

Marlon Brando

Sulejmani i Madhërishëm

Aristoteli

Thomas Aquinas

Martin Luther King Jr.

Mustafa Atattürk

John Coltrane

George Washington

Abraham Lincoln

Franklin Delano Roosevelt

Thomas Edison

Henry Ford

Pliny the Elder

Benjamin Franklin

Fidel Castro

Sappho

Copernicus

Euclid

The Prophet Muhammad

Jesus Christ

Siddhartha Gautama Buddha

Confucius

Johannes Gutenberg

Galileo Galelei

Rene Descartes

Alexander the Great

Mahatma Gandhi

Karl Marx

Sigmund Freud

Rumi

Louis Pasteur

Adolf Hitler

Geoffrey Chaucer

Marie Curie

Genghis Khan

James Watt

Napoleon

Watson and Crick

Jean-Jacques Rousseau

William the Conqueror

Qin Shi Huang

Einstein

Moses

Mark Zuckerberg

Lao Tzu

Cyrus the Great

Marie-Antoine Careme

Christopher Columbus

Pericles

Attila the Hun

Ashoka the Great

Hammurabi

Elizabeth I

Hildegard of Bingen

Cleopatra VII

Joan of Arc

Catherine de Medici

Catherine the Great

Mary Wollstonecraft

Louis Dageurre

Saladin

Otto the Great

Frederick the Great

Ramses the Great

Constantine the Great

Martin Luther

Liu Bang

Alfred the Great

Pope Leo the Great

Gregory the Great

Ivan the Great

Niels Bohr

Wright Brothers

Zheng He

Peter the Great

Augustus

Pablo Picasso

John Locke

Akbar the Great

Zoroaster

Adam Smith

Darius the Great

Fiset qe jetojne jashte botes se zhvilluar

Ne të gjithë në këtë epokën tonë moderne jemi të dhënë dhe të fiksuar pas kohës. Flasim për ngjarje që ndodhin herët, vonë, ose në kohën e duhur ose jo. Është fiksim që në fakt njerëzimi e ka pasur gjithmonë edhe në lashtësi, por që në epokën moderne ndihet më i pranishëm dhe më i prekshëm. Kësisoj, do të ishte e paimagjinueshme që të mendosh se në këtë planet të ndarë në zona kohe dhe me njerëz që jetojnë nën tiktakun e saj, të ketë një pjesë popullsie që nuk e ka idenë se çfarë është koha, ora apo çfarë do të thotë që të jetosh dhe të punosh nën presionin e saj. Bëhet fjalë për një fis të tërë që jeton në Amazonë dhe që nuk ka strukturën gjuhësore që bën bashkë kohën dhe hapësirën në konceptin që ekziston në botë, si për shembull ata nuk mund të kuptojnë dot togfjalëshin: “Të punosh gjatë natës”. Pra, që përmban kohën dhe vendin e një veprimi. Një studim që i është bërë këtij fisi dhe “mangësisë” së tij ka nxjerrë në pah se në fisin Amondawa ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës dhe se koha si koncept nuk ekziston fare. Në fakt, mund të duket gjithçka shumë kontradiktore dhe e pakuptueshme dhe do të duhen studime të mëtejshme për të kuptuar realisht se si është e mundur që këta njerëz, pra ky fis të jetojë pa konceptin e kohës. Një tjetër enigmë është nëse këtë veçori, pra atë të mangësisë së konceptit të kohës, e kanë apo jo edhe gjuhë të tjera të Amazonës. Fisi Amondawa është kontaktuar për herë të parë nga bota e “civilizuar” në vitin 1986 dhe tani shkencëtarë nga Universiteti i “Portsmothit” kanë nisur që të analizojnë idenë e kohës, në atë mënyrë që ajo shfaqet në gjuhën e këtij fisi. “Ne nuk po themi se këta janë njerëz që nuk kanë kohë, në konceptin e jetës së tyre”, – thotë një profesor i psikologjisë së gjuhës në këtë universitet. Sipas tij, njerëzit e këtij fisi flasin për ngjarje dhe sekuenca ngjarjesh, por ajo që nuk kuptohet është se ata e kanë nocionin e kohës të ndarë nga ngjarjet që ndodhin, pra nuk kanë nocionin e ngjarjeve që u ndodhin brenda një kohe lineare dhe që kushtëzohen nga koha. Njerëzit ndërkohë nuk u referohen as moshës së tyre, por kanë emra të ndryshëm për momente të ndryshme të jetës së tyre, pasi përmes këtyre ndryshimeve ata ndryshojnë edhe statusin e tyre në shoqërinë në të cilën bëjnë pjesë. Por ajo çka është më mbresëlënëse është sugjerimi i shkencëtarëve që studiojnë çështjen me lidhjen që nuk ekziston mes konceptit të kalimit të kohës në një hapësirë të caktuar. Ide të tilla si “e shkuara” apo “e ardhmja” që janë shumë të zakonshme dhe të artikuluara në pjesën më të madhe të gjuhëve të botës formojnë bazën e asaj që njihet si “hipoteza e planifikimit”. Por në fisin Amondawa një gjë e tillë nuk ekziston. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, kjo nuk do të thotë se ata nuk i kanë aftësitë njohëse që kanë zakonisht njerëzit në lidhje me ngjarjet e caktuara në kohë dhe vende të caktuara. Kur banorët e këtij fisi nisin që të mësojnë portugalisht, diçka që po ndodh gjithnjë e më shpesh, ata nuk e kanë problem që të mësojnë fjalët “kohë” dhe ato që lidhen me konceptin e kohës dhe hapësirës. Duke u nisur nga një fakt i tillë shkencëtarët kanë dalë me idenë se ndoshta kjo “mangësi” vjen ngaqë në këto fise nuk ekziston e ashtuquajtura “teknologji” e kohës, pra ata nuk njohin as kalendarët dhe nuk kanë as orë. Por ky argument nuk ka arritur që të bindë Pierre Pica-n, një linguist teorik që është përqendruar në studimet e tij në një gjuhë tjetër të Amazonës që njihet si gjuha mundurucu. Sipas tij, studimi tregon të dhëna shumë interesante, por e argumenton në një mënyrë shumë të thjeshtë mosekzistencën e termit kohë dhe mbi të gjitha të relatës së tij me termin hapësirë. Shoqëritë e vogla si ajo e fisit të Amondawes kanë tendencë që të përdorin terma absolutë për marrëdhëniet hapësinore. Për shembull, ata i referohen vendndodhjes së një lumi që njihet fare mirë nga të gjithë në mënyrë shumë të thjeshtë dhe pa fjalë të tepërta përcaktuese që mund të ishin për shembull “bregu i lumit”. Ata banorë të këtij fisi që janë bërë pjesë e jetës moderne, tashmë kërkojnë që gjuha e tyre dhe “mungesat” e saj të studiohen mirë para se të jetë tepër vonë, pra para se të jetë zhdukur çka është duke ndodhur me shpejtësi të madhe për shkak të plakjes së popullsisë dhe ikjes së të rinjve nga trojet e vjetra.
Advertisements

4 mendime mbi “Histori dhe mistere

  1. Howdy! I know this is kind of off topic but I was wondering which blog platform are
    you using for this website? I’m getting tired of WordPress because I’ve had issues with hackers and I’m looking at alternatives for another platform. I would be fantastic if you could point me in the direction of a good platform.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s