Historite me koincidenca qe te lene pa mend

Koincidencat ndodh qe te prekin jeten e kujtdo ne nje moment te caktuar.

Koincidencat ndodh qe te prekin jeten e kujtdo ne nje moment te caktuar. Disa jane te vogla e te parendesishme, por ka disa qe na terheqin vemendjen me shume se zakonisht. Nje prej ketyre eshterasti kur mendojme per dike qe s’e kemi pare prej shume kohesh dhe disa momente me vone rastis qe ai person te na telefonoje ose te na shfaqet papritur perpara ne rruge. Studiuesit jane shpjegime te ndryshem per koincidencat.

Sidoqofte, bota eshte e mbushur me rastesi nga me te çuditshmet qe shkojne tej perceptimit tone mbi ate qe mund te kete ndodhur. Nje prej koincidencave me te famshme, e cila qarkullon prej vitesh eshte ajo mes dy presidenteve amerikane, Lincoln dhe Kennedy, te cilet kane jetuar ne nje distance kohore prej 100 vitesh nga njeri tjetri.

Emrat e te dyve kane nga shtate shkronja, te dy jane vrare diten e premte nderkohe qe ishin te ulur prane bashkeshorteve te tyre, njeri ne teatrin Ford ndersa tjetri ne nje makine Ford e keshtu me radhe. Nje koincidence tjeter mjaft interesante eshte ajo e dy vellezerve binjake. Vellezerit binjake, Jim Leeis dhe Jim Springer u ndane qe ne lindje dhe u adoptuan nga familje te ndryshme. Te dyja familjet ua vune emrat James. Dy djemte u rriten pa e njohur njeri-tjetrin, por te dy u moren me zdrukthetari dhe te dy u martuan me gra qe quheshin Linda. Te dy sollen ne jete djem dhe njeri e quajti James Alan te birin, ndersa tjetri James Allan. Binjaket gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra te tjera, te dyja te quajtura Betty. Dhe te dy kishin nga nje qen me emrin Toy.

Apo siç eshte rasti i nje bebeje qe ra dy here nga e njejta dritare dhe te dyja heret mbi te njejtin person qe po kalonte ne te njejten rruge si nje vit me pare. “Tirana Observer” boton 15 koincidenca te çuditshme e interesante njekohesisht qe kane terhequr vemendjen e studiuesve dhe njerezve qe i shohin ato nga pikepamja e kuriozitetit.

1. Koincidence historike

Thomas Jefferson dhe John Adams jane dy prej themeluesve te shtetit amerikan. Jefferson hartoi Deklaraten e Pavaresise e me pas ia tregoi ate Adams, i cili (bashke me Benjamin Franklin) ndihmoi ne redaktimin dhe perfundimin e saj. Kongresi Kontinental e miratoi dokumentin me 4 korrik 1776. Per çudi, edhe Jefferson edhe Adams vdiqen ne te njejten dite, 4 korrik 1826, 50 vite pas nenshkrimit te Deklarates se Pavaresise.

2. Zbulimi i hotelit

Ne vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte ne Londer per te kurorezimin e Elizabetes II. Ne nje prej sirtareve te dhomes se tij ne hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte qe i perkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, nje yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy dite me vone, Kupcinet mori nje leter nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qendruar ne hotelin “Meurice” ne Paris kishte gjetur ne nje sirtar nje kravate me emrin e Kupcinet mbi te.

3. Taksia

Ne vitin 1975 nje person po ecte me motoçiklete ne Bermuda, kur u perplas nga nje taksi dhe humbi jeten. Ngjarja do te perseritej nje vit me vone fatkeqesisht. Vellai i ketij personi humbi jeten ne te njejten menyre. Ne fakt ai po udhetonte me te njejten motoçiklete. Dhe ngjarja behet akoma me eçuditshme pasi ishte i njejti shofer taksie qe kishte aksidentuar te vellain e viktimes se radhes dhe netaksi ndodhej i njejti pasagjer qe ishte heren e pare.

4. Bubuzheli i arte

Carl Jung shkruan ne “Strukturen dhe dinamiken e psikikes”: “Nje grua e re, te cilen po e trajtoja, pa ne nje moment kritik ne enderr nje bubuzhel te ate. Nderkohe qe ajo po me tregonte endrren une isha mekurriz nga dritarja. Papritur degjova nje zhurme pas meje. Kur u ktheva pashe nje insekt fluturues qe po perplasej pas xhamit. Hapa dritaren dhe e kapa insektin ne ajer ndersa po fluturonte. Ishte analogjia mee afert e bubuzhelit te arte”.

5. Hakmarrja

Ne vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasoje e tronditjes kreu vetevrasje.Vellai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qelloi me arme zjarriDuke menduar se e kishte vrare ai kreumenjehere vetevrasje. Ne fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lendoi fytyren dhe shkoi e u ngul ne njepemeVite me vone, Ziegland vendosi te priste pemen, ku ishte plumbi. Ngaqe pema ishte e madhe ai vendosi dinamit, por gjate shperthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland ne koke.

6. Binjaket

Vellezerit binjake, Jim Leeis dhe Jim Springer u ndane qe ne lindje dhe u adoptuan nga familje te ndryshme. Te dyja familjet ua vune emrat James. Dy djemte u rriten pa e njohur njeri-tjetrin, por te dy u moren me zdrukthetari dhe te dy u martuan me gra qe quheshin Linda. Te dy sollen ne jete djem dhenjeri e quajti James Alan te birin, ndersa tjetri James Allan. Binjaket gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra te tjera, te dyja te quajtura Betty. Dhe te dy kishin nga nje qen me emrin Toy.

7. Anthony Hopkins dhe momenti i duhur

Aktori i njohur Anthony Hopkins mori nje rol te filmit “Vajza nga Petrovka” e autorit George Feifer, me 1973. Ai shkoi ne disa librari te Londres per te blere librin, por s’e gjeti ne asnje vend. Ndersa priste trenin per t’u kthyer ne shtepi ai e gjeti librin e harruar aty. Pasi hapi kopertinen, ai zbuloi si ishte kopjapersonale e autorit, i cili ia kishte dhene borxh nje miku. Hopkins ia ktheu librin autorin, kur ai vizitoi sheshin i xhirimeve disa muaj me vone.

8. Koincidence fotografike

Nje nene gjermane, e cila fotografoi djalin e saj te mitur me 1914 la filmin ne nje dyqan ne Strasburg. Por filloi lufta dhe gruaja nuk mundi te kthehej ne Strasburg per te marre foton. Dy vite me vone, ajo bleu njefilm ne Frankfurt per te fotografuar vajzen e sapolindur. Kur filmi u zhvillua, aty u shfaq dhe nje figure tjeter qe ishte djali i saj. Filmi i meparshem qe ajo kishte lene shume vite me pare ne Strasburg nuk ishte zhvilluar dhe ishte shitur si i paperdorur.

9. Murgu misterioz

Ne shekullin e 19-te ne Austri, nje piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa here te vetevritej. Heren epare, kur ishte 18-vjeç, nje murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastesisht. Serish ne moshen 22-vjeçare, i njejti murg e pengoi te varte veten. Tete vite me vone ai u denua per aktivitet politik, por i njejti murg nderhyri per ta shpetuar. Ne moshen 68-vjeçare, Aigner arriti te vriste veten dhe murgumisterioz ishte ai qe kreu ceremonine mortore.

10. Bebja qe bie nga dritarja

Ne vitin 1930, ne Detroid, nje njeri i quajtur Joseph Figlock po ecte ne nje rruge te qytetit, kur nje bebera nga nje dritare mbi kurrizin e Figlock. As bebja dhe as Figlock nuk pesuan demtime. Nje vit me vone, enjejta bebe ra nga e njejta dritare e se njejtes ndertese mbi Z.Figlock, teksa ai po kalonte ne rruge. Serish, as bebja dhe as Joseph Figlock nuk u lenduan.

11. Koincidence mbreterore

Me 28 korrik mbreti i Italise Umberto i I-re, darkoi ne nje restorant ne qytetin e Monzas. Me vone u zbulua se pronari i restorantit ngjante identik me mbretin. Ai kishte emrin Umberto, bashkeshortja e tij kishte emrin e mbretereshes dhe restoranti ishte hapur ne te njejten date kur Mbreti Umberto i I-re, ishte celebruar ne postin mbreteror. Diten e neserme pronari i restorantit qe mbante emrin e mbretit, u qellua per vdekje. Keshtu mbeti vetem nje Umberto, mbreti i Italise.

12. Koincidenca e Edgar Allan Poe

Ne shekullin e 19-te, shkrimtari Edgar Allan Poe shkruaji nje liber te titulluar “Rrefenja e Arthur GordonPym”. Bente fjale per kater te mbijetuar nga nje stuhi ne det, te cilet pas shume diteve ne det te hapur vendosen te vrasin dhe te hene djalin e kabines te quajtur Richard Parker. Disa vite me vone ne jeten reale, nje lunder me emrin “Mignonette” u gjet me kater te mbijetuar, te cilet kishin vrare dhe ngrene djalin e kabines qe quhej Richard Parker.

13. Vdekja e binjakeve

Ne vitin 2002, dy vellezer binjake ne moshen 70-vjeçar vdiqen brenda disa oreve njeri pas tjetrit, ne dy aksidente te ndryshme ne te njejten rruge ne veri te Finlandes. Binjaku i pare vdiq kur u godit nga njekamion teksa po ecte me biçiklete ne Rahe, 600 kilometra ne veri te Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vellai tij. “Kjo eshte nje koincidence historike, pasi ne kete rruge madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh ne ate kohe oficerja e policise, Marja-Leena Huhtala.

14. Fat ne poker

Ne vitin 1858, Robert Fallon u vra ne shenje hakmarrje nga ata, me te cilet luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollare ne poker pasi kishte bere me hile. Ato u detyruan te gjenin nje njeri tjeter te luante ne vend te Fallon. Brenda disa oresh personi i ri kishte bere 2200 dollare nga 600 dollaret eFallon. Ne ate kohe mberriti policiae cila i kerkoi te riut qe ti kthente familjes se Fallon 600 dollaret dhe ne ate çast rezultoi se ai ishte vete djali i Fallon, i cili s’e kishte pare te atin prej 7 vitesh.

15. Libri i femijerise

Kur shkrimtarja amerikane Anne Parrish po kerkonte ne librarite e Parisit ne vitin 1920, ajo gjeti nje liberqe kishte qene i preferuari i saj ne femijeri, “Xhek Fros dhe tregime te tjere”. Ajo e mori librin dhe ia tregoi bashkeshortit duke i shpjeguar sa e kishte dashur kur kishte qene e vogelBashkeshorti e mori librin dhe e hapi, kur pa brenda kopertines mbishkrimin: “Anne Parrish”. Ishte libri i femijerise se Anne.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s