Cfare ndodh kur nje avion goditet nga rrufeja?

Avionët në fluturim goditen nga rrufetë, të paktën 1 herë në vit (ose për çdo 1000 orë udhëtim). Siç ndodhi pak ditë më parë me avionin e presidentit të sapodekretuar të Francës, teksa ishte nisur të takonte kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Me gjithë mundësitë e shpeshta për t’u goditur nga rrufeja, vetëm në raste të rralla mund të shkaktohen incidente të rënda.

Faktori kryesor është se avionët kanë një strukturë metalike, pra dhe përcjellëse të elektricitetit. Energjia e “kapur” rrjedh në sipërfaqe të avionit, pa arritur të depërtojë në thellësi, duke rënë në boshllëk. Është e njëjta situatë si në rastin e makinës, e cila shpesh shërben edhe si një strehë e mirë në kohë me stuhi dhe vetëtima. Megjithatë, kjo nuk mjafton për t’u krijuar siguri absolute pasagjerëve gjatë fluturimit me avionë.

Kështu, në vitin 1962 një rrufe goditi një ‘Boeing 707’ teksa ishte në fluturim, duke shkaktuar flakë në depon e karburantit gjë që solli vdekjen e 80 pasagjerëve. Në ditët e sotme, avionët amerikanë dhe europianë janë të pajisur me një sistem që shërben për të parandaluar rrezikun e rënies së zjarrit në serbator dhe gjithashtu një tjetër sistem për të mbrojtur qarqet elektronike të kontrollit. Në këtë mënyrë, shkalla e sigurisë është më e lartë dhe incidentet janë shumë të rralla.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s