Në Hënë mund të jetohet

Me sa duket, Hëna na rezervon shumë surpriza. Surpriza e radhës vjen nga shkencëtarët e Indisë, të cilët pas një hulumtimi disavjeçar arritën në përfundimin shumë mbresëlënës se në Hënë mund të jetohet, Hëna mund të mirëpresë jetën njerëzore. Shkencëtarët, gjeologët, antropologët, biologët, astronomët etj. të Indisë kanë avancuar së shumti vitet e fundit dhe i kanë kushtuar një vëmendje shumë të madhe satelitit të Tokës, duke planifikuar edhe shumë udhëtime kozmike për në Hënë. Mbas një studimi intensiv shkencëtarët e Indisë kanë zbuluar një shpellë vullkanike në Hënë, e cila ka përmasa shumë gjigante dhe ka një temperaturë konstante, e cila është e favorshme për jetën njerëzore, pra temperatura në këtë shpellë vullkanike është konstante, në 20 gradë celsius nën zero, që është shumë më e përshtatshme se temperatura në territoret e tjera të Hënës, të cilat alternojnë nga minus 180 deri në + 130 gradë. Por, kjo shpellë dallon edhe për nga kushtet e favorshme të saj. Tavani i kësaj shpelle është i trashë 40 metra, që ofron mbrojtje të shkëlqyeshme nga rrezatimi. Shpella është e gjatë 1,7 kilometra dhe e gjerë 120 metra, është konstatuar përmes analizës së fotografive 3D, të cilën e ka bërë fluturakja Chandrayaan 1. Mjafton që në të mund të vendoset një qytezë e Hënës.
Edhe kohë më parë, shumë shkencëtarë dhe astronomë, pas një studimi me mjetet e teknologjisë së atëhershme, kishin hedhur tezën se Hëna mund të banohej dhe mund të mirëpresë jetën njerëzore, por këto deri më tani ishin vetëm teza, ndërkohë që shkencëtarët e Indisë vijnë dhe e forcojnë idenë dhe parashikimin e kolegëve të tyre bërë shumë vite më parë me zbulimet e tyre.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s