Letërsia

LETËRSIA

Letërsia është tërësia e të gjitha veprave të shkruara (artistike) dhe të veprave nga lëmi i krijimtarisë gojore, që janë shkruar më herët. Letërsinë ndryshe mund ta qujamë dhe art i fjalës së shkruar.

Letërsia mund të ndahet mbi shumë baza dhe kjo ndarje ka për qëllim që t’i sistemojë korpuset e veprave sipas lëmenjve të caktuar.

Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e një populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtëritur dhe e pasuruar me fenomenet të reja varësisht nga koha dhe vendi përbënë fontin e veçante të folkloristikës që quhet letërsi gojore apo popullore.

Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, mitologjike, kanonore, ndërnjerëzore dhe morale. Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar një jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jetë ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht.

Letërsia gojore ka një periudhë historike shumë të gjatë. Fillimet e saj janë qe ne kohën e egërsisë kur njeriu ka pasur nevojë ti komunikoj tjetrit përvojën e fituar në luftë me kafshët apo natyrën dhe duke ua transmetuar të tjerëve ne fillim me gjeste e me vonë edhe gojarisht.

Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten ne sipërfaqe prandaj dhe janë quajtur krijues anonim.

Të gjitha krijimet gojore i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e popullit për ta transformuar të keqen me të mire, vuajtjen ne lumturi, roberine ne lirinë, etjere.

Krijuesit popullor kane një imagjinatë te bujshmeata e paraqesin realitetine e kohës në mënyre besnike dhe përmes të kaluarës dhe të tashmes ndërtojnë vizionin për një të ardhme të mirë apo te lumture.

Pasi që folklori bene pjese në jetën e gjallë të popullit ai është ngushtë i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe kjo bene që shkenca e folkloristikës të këtë nevojë për disiplinat shkencore ndihmese si : etnografi-shkencë e mënyrës së jetesës se popullit, muzikologjinë-shkencë mbi kulturën e muzikës, ordografine-shkenca mbi vallëzimin e popullit dhe dialektologjinë-shkenca mbi te folurin e popullit sidomos këngët lirike/epike.

Në këtë letërsi hynë krijimet si: Legjendat.përrallat,gojdhënat,këngët,mitet,eposet,gjëegjëzat,anekdotat

,ninullat,fjalët e urta. etj.

Letërsia e shkruar lindi me lindjen e shkrimit,rreth 5000 vjet më parë te sumerët në Mesopotami.Në letërsinë e shkruar njihet autori i veprës,pra ai nuk është anonim si ne letërsinë gojore.Gjatë ribotimit veprat e tij nuk ndryshojnë asnjëherë,vetëm nëse autori e përpunon vetë veprën e tij.

GJINITË LETRARE

Që në kohën kur ekzistonte biblioteka e famshme e Aliksandrisë,është ndier nevoja e klasifikimit të librave,në mënyrë që të dallohej sa më qartë se për cfare flisnin.Veprat letrare klasifikohen në 3 grupe:

Në gjininë epike futen ato vepra,në të cilat autori rrëfen ngjarje.Këto vepra mund të jenë në vargje ose në prozë.Rrëfimi bëhet në vetën e tretë,por edhe në të parën.Të tilla janë:përrallat,legjendat,gojëdhënat,fabulat,poemat,baladat,romani,novela.

Në gjininë lirike futen ato krijime,në të cilat autori nuk rrëfen ngjarjet,por shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij.Kryesisht këto janë poezi të shkurtra.Rrëfimi është në vetën e parë.

Në gjininë dramatike përfshihen ato vepra,të cilat shkruhen me qëllim që të vihen në skenë dhe të interpretohen nga aktorët.Autori fshihet pas personazheve vepruese që flasin nëpërmjet dialogut ose monologut.Në gjininë dramatike futen tragjedia dhe komedia.

 POEZI SHQIPE nga Naim Frashëri


                                                                       Dëshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall’,
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç’dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet’ e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot’ i gjithësisë,
Në dorëz’ e ke mirësinë
Njerëzis’ epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret’ e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç’ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet’ e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth’ i math e i vërtetë,
E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç’të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!

Mejtimi

Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll’i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit’ e artë.
Retë, nga pak’ e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s’kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll’i veshur më të gjelbër,
Deti i qet’ e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet’ e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n’ergjënt edhe n’ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk’ e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalengadale.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s’i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç’u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt’ e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q’u vu Zoti
S’rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit’ e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti.

POEZI SHQIPE nga Andon Zako ÇAJUPI

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

Vaje

Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë
Lotët që kam derdhur, s’më janë dhe tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s’të shoh ne jete!

Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua?S’të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë

S’rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s’më urreve
Atje tek rri janë qipariz’ e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare

Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S’arrite ta rritje s’të ka parë kurrë

Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s’mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot’ I vërtetë

O zot I vërtetë s’të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë
Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
Doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
Tani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rroj
Se dhe perëndinë tani s’e besoj.

POEZI SHQIPE nga Migjeni

Poema e Mjerimit

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.

Mjerimi tërbohet n’dashuni epshore.
Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.

Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s’ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë,
mund që t’len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem –
thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.

Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh,
që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

POEZI SHQIPE nga Fan Stilian Noli

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

Moisiu ne Mal

Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.

Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:

“Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s’e shkelni
Skllevër, bij-skllevësh, s’e meritoni
Se liri s’doni!”

Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

“Nëm Dhen’ e Lirë! Zot ku ma ke?”
“Shiko, i tha, dhe ja ku e pe.”
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.

Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum’ i Jordanit, Jerusalemi,
Mal’ i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,

Sheh gasn’ e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi.

Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!

POEZI SHQIPE nga Mimoza Ahmeti

Armiku im

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c’do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s’i ditem,
s’i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s