10 ushqimet më alergjike

Disa ushqime mund të jenë vdekjeprurëse për shkak të alergjisë që shkaktojnë. Kur sistemi imunitar e pranon një lëndë të padëmshme si të rrezikshme atëherë realizohet një reaksion alergjik. Duke mësuar produktet të cilat shkaktojnë alergji mund të shpëtoni jetën e mysafirëve që vijnë në shtëpinë tuaj

Ja dhjetë ushqimet të cilat shkaktojnë alergji:

alergji

 

Gruri
Ato që janë alergjikë ndaj grurit sapo të thithin pak erën e miellit të grurit mund të përballen me probleme serioze. Alergjia ndaj grurit mund të krijohet në fëmijëri ose në vitet më pas. Ndër reaksionet alergjike ndaj grurit janë asma, urtikaria, dermatiti atopik, riniti alergjik (rrjedhje e hundëve) dhe anafilaktik. Buka, produktet e shitura në furrë përdoren bashkë me drithërat në supëra dhe sose të ndryshëm për të trashuar masën e gjellës.

Soja

Në vitet 1950 prodhuesit filluan të përdorin sojë qumështi në vend të qumështit. Sepse soja e qumështit shkakton alergji më të lehta se qumështi i lopës. Alergjia e sojës është më e përhapur tek fëmijët se tek të rriturit. Meqë në çdo produkt gjendet sojë është shumë e vështirë të qëndrohet larg saj. Për shkak të përmbajtjes së një niveli të lartë të proteinave ajo përdoret si lëndë përbërëse jo vetëm tek produktet ushqimore të shëndetshme por edhe tek produktet e paketuara.

Molusqet e ujit

Fakti që shumë persona kanë alergji nga molusqet e detit nuk do të thotë që t’i shkaktojë alergji dhe të tjerëve. Doktorët këshillojnë bërjen e analizave të lëkurës dhe gjakut për të përcaktuar alergjinë ndaj molusqeve të detit. Reaksionet e shfaqura nga molusqet e detit janë urtikaria, asma, dermatiti atopik ose ataku anafilaktik.

Peshku

Ndër alergjitë e shkaktuara nga peshku, alergjitë e shkaktuara nga peshku morina dhe salmon janë më të theksuara. Ndërsa në mes peshqve të tjerë të cilët shkaktojnë alergji janë peshku ton, sardelet dhe skumri. Nëse jeni alergjikë ndaj një lloj peshku mund të jeni alergjikë edhe ndaj një lloji tjetër.

Të thatat me lëvozhgë

Ato të cilët janë alergjikë ndaj ushqimeve me lëvozhgë, alergjia e tyre mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës. Përveç problemeve në sistemin tretës mund të shfaqen dhe reaksione alergjike si asma, urtikaria, dermatiti atopik dhe shoku anafilaktik. Ndër produktet me lëvozhgë të cilët bëhen shkak i alergjive janë arra, lajthia dhe bajamja. Specialistët na këshillojnë të mos hamë asnjë nga ushqimet e këtij grupi nëse nuk e dimë se cili na shkakton alergjinë.

Lajthia

Është shumë e njohur alergjia ndaj lajthisë. Alergjia ndaj lajthisë si një nga alergjitë më të përhapura mund të shkaktojë dhe vdekjen. Veçanërisht tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë dermatit atopik, asme, urtikarie, ose shok anafilaktik i cili rrezikon dhe jetën. Por çuditërisht lajthia nuk hyn në grupin e produkteve me lëvozhgë por në grupin e bishtajorëve.

Veza

Një person mund të jetë alergjik ndaj të bardhës dhe të verdhës së vezës. Secila prej tyre përmban proteina të cilat shkaktojnë reaksione alergjike. Në mes tyre mund të përmendim dermatit atopik, urtikarie dhe shok anafilaktik. Ndërsa një shenjë tjetër është riniti alergjik ose rrjedhje hundësh. Ato të cilat kanë alergji nga veza duhet të qëndrojnë larg majonezës dhe produkteve që shiten në furrë. Duhet të lexojnë me kujdes etiketat e ëmbëlsirave, mishrave të përpunuar dhe të sheqerosjeve.

Qumështi

Qumështi i lopës është produkti alergjik më i përhapur sidomos tek fëmijët e vegjël. Mendohet se 2-5% e fëmijëve nën moshën një vjeç janë alergjikë ndaj qumështit. Disa doktorë këshillojnë familjet që të mos u japin qumësht lope fëmijëve deri në moshën 1 vjeçare. Reaksionet alergjike që shfaqen nga qumështi i lopës janë urtikaria, asma dhe shoku anafilaktik.

Susami

Alergjia ndaj susamit është më e përhapur në Japoni dhe Kinë. Alergjia ndaj susamit mund të provokojë një shok anafilaktik. Nëse jeni alergjikë ndaj susamit atëherë deri në fund të jetës suaj duhet të qëndroni larg tij.

Selinoja

Selinoja mund të shkaktojë kruarje dhe dëmtime të lëkurës . Mund të shkaktojë urtiker ose fryrjeve të pjesëve anësore të gojës. Ndër reaksionet tjera mund të përmendim përzierje, azma dhe shok anafilaktik. Për të qëndruar larg këtyre reaksioneve mund të gatuani disa fruta dhe zarzavate. Vetëm se selinoja mund të shkaktojë sindromën e alergjisë orale.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s