Ja produktet e shendetshme qe iu mbrojne edhe nga dielli

Gjatë verës nuk është e thënë të përdorni vetëm kremin solar, syzet apo kapelën për t’u mbrojtur nga dielli. A e dinit se produktet e konsumuara gjatë jetës së përditshme ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit?

Ushqimet e krijojnë faktorin mbrojtës me anë të antioksiduesve të gjendur brenda tyre, shkruan “Foxnews”.
Bimët prodhojnë antioksidues brenda qelizave të tyre për të mbrojtur veten nga efektet e dëmshme si nxehtësia, drita, ajri, lagështira dhe koha.

Kur konsumojmë këto agjentë natyrale të gjendur tek bimët, qelizat e lëkurës mundësojnë mbrojtje të trupit tonë. Ju mund të minimizoni dëmtimin e lëkurës të lindur nga ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB të diellit.

Ja ushqimet të cilat mundësojnë një mbrojtje më të sigurt nga dielli:

Speca me ngjyra të ndryshme

Specat e shijshëm të kuq, të verdhë apo portokalli marrin ngjyrë nga një pigment natyral i njohur si karotenoid. Këto antioksidues shndërrohen në vitaminën A duke ndihmuar në mbrojtjen e parandalimin e prishjes së shtresës yndyrore rreth qelizave të lëkurës.

Kungulli i verdhë i verës 

Ndajeni në kuba të vegjël dhe shtojani skarës suaj. Kungulli i verës e merr ngjyrën e tij të shndritshme nga karotenoidet. Ka një shije të mirë dhe mbron lëkurën nga dielli.

Domatja e pjekur mirë

Likopenët, antioksiduesit natyral i japin ngjyrën e kuqe domates së pjekur. Siç dihet ky antioksidues mbron dhe gjëndrat e prostatës. Por ashtu si antioksiduesit e tjerë të cilët gjenden tek ushqimet, edhe likopeni mbron qelizat e lëkurës nga dielli.

Shalqiri 

Edhe shalqiri e merr ngjyrën e tij të kuqe nga pigmenti likopen si domatja. Me ardhjen e verës dhe ngrohjen e kohës përpiquni të hani sa më shumë shalqi për të freskuar qelizat e lëkurës.

Çaji jeshil

Çaji jeshil jo vetëm që përmirëson funksionet kardiovaskulare, përmban efekte anti-kanceroze, mbështet sistemin imunitar, mbron trupin nga mikrobet, ndihmon në kontrollimin e peshës së trupit por në të njëjtën kohë mbron dhe qelizat e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB. Antioksiduesit e njohur si “Polyphenol catechins”  mundësojnë një mbrojtje shumë të fortë.

Kakaoja

Lënda më e shëndetshme pas ujit është kakao i cili përmban 712 përbërës. Antioksiduesit e njohur si flavanol tek kakaoja mbrojnë zemrën dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të infarktit, paralizës dhe rritjes së presionit të gjakut. Por të njëjtët përbërës ndihmojnë edhe në mbrojtjen e qelizave të lëkurës. Konsumoni çokollatë bitter dhe fara të kakaos organik.

Boronicat

Antioksiduesit të mbrojnë nga dielli. Këto antioksidues  të ndihmojnë në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve kronike dhe degjenerative.

Peshku 

Acidet yndyrorë omega -3  krahas mbrojtjes së zemrës mbrojnë dhe lëkurën tuaj. Këto acidë janë të dobishëm për shëndetin dhe ju ndihmojnë të ndiheni mirë. Acidet yndyrore omega -3 merren me anë të peshkut ose hapave shtesë me vaj peshku.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s