Një “ishull i gjelbër” në zemër të shkretëtirës!

Pranë kryeqytetit Lima të Perusë, qarkullon një legjendë gojë pas goje nga shekulli në shekull. Që nga koha kur u krijua oazi Huacachina, që mendohet se është një nga oazet më të bukur në botë.
Një princeshë e bukur e Inka endej mes dunave duke admiruar bukurinë e saj në një pasqyrë që mbante me vete. Një gjahtar e pa me një shikim erotik… Duke vra

puar që të shpëtonte prej tij, pasqyra i ra nga duart dhe iu thye. Në atë vend u krijua oazi Huacachina!

I njohur edhe si “oazi i Amerikës”, Huacachina është një nga oazet e pakta që ndodhen sot në kontinentin amerikan dhe është një nga atraksionet më të njohura turistike gjatë dekadave të fundit, duke mbledhur mijëra njerëz.
Ujëra të kristaltë në një vend të hapur, ndërtesa bashkëkohore mjaft luksoze dhe njerëz mikëpritës ju ftojnë të vizitoni këtë vend. Gjithashtu, edhe panorama e shkretëtirës, kryesisht gjatë perëndimit të diellit, është e mrekullueshme.
Ky vend adhurohet edhe nga ata që bëjnë sand surfing, pra zbresin me shpejtësi në dunat e rërës, por është vend i përshtatshëm edhe për romanikët, që mund të shijojnë një udhëtim me varkë në ujërat e qetë, që ndodhen… në zemër të shkretëtirës së Perusë.