Vendet e braktisura te botes

Edhe pse popullsia e botës i ka kaluar 7 miliardë ende ka vende të botës që janë të pabanuara. Disa prej tyre kanë histori interesante ndërsa disa të tjerë edhe të dhimbshme.

Ja cilat janë disa nga vendet e braktisura:

Craco, Itali
Qyteti mesjetar kodrinor është goditur vazhdimisht nga tërmetet në mesin e shekullit të XX. Qyteti mori dëmtime të rënda duke u kthyer në një vend të pabanueshëm. Në vitin e gjithë popullsia prej 1 800 banorë u largua duke e lënë vendin të shkretuar.

Kolmanskop, Namibi
Qyteti njohur lulëzim në fillim të shekullit XX, kur në minierat e saj u zbuluan gurë të çmuar. Pasuria u lejojë vendasve që të ndërtonin një spital dhe sallon vallëzimi me imitacion të arkitekturës gjermane. Vendi u boshatis pas Luftës së Parë Botërore, ku fushat e diamantit shteruan. Tani vendi frekuentohet vetëm nga turistët.

Oradour-sur-Glane, Francë
Kjo ndoshta është një nga historitë më brutale. Në qershor të vitit 1944, pas ndërhyrjes së ushtrisë gjermane në Normandi, qarkulloi një lajm se një oficer i forcave SS mbahej i burgosur në këtë vend. Qindra banorë tu masakruan nga sulmet me armë dhe vendi nuk u pushtua kurrë më. Çals De Gol nxori një dekret ku urdhërohej që fshati të mos rindërtohej kurrë dhe duhet të qëndront ashtu për të kujtuar vazhdimisht mizorinë që ndodhi gjatë pushtimit të Francës nga Gjermania.

Belcjite, Spanjë
Vendi është lënë braktisur për të kujtuar konfliktin e vitit 1937 mes trupave të gjeneralit Franko dhe Ushtrisë Republikane të Spanjës.

Prypiat, Ukrainë
Fshati kishte thuajse 50 mijë banorë kur ndodhi tragjedia e Çernobilit në vitin 1986. Ajo ndodhet në zonën e ndaluar dhe që atëherë popullsia është evakuuar.
Tyneham, Angli
Deri në vitin 1940 ishte një fshat normal. Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, banorëve u kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të largoheshin pasi vendi do të përdorej vend për stërvitjen e ushtrisë. Pas luftës ata u detyruan që të blinin tokën dhe kjo bërë që ata të mos kthehen kurrë atje.

Hallsands, Angli
Për shkak të natyrës, ky fshat u bë thuajse i pabanueshëm pas vitit 1917. Erozioni, stuhitë dhe shtrëngatat detyruan banorët që ta braktisnin këtë vend bregdetar.

Chaiten, Kili
Banorët e këtij vendi janë larguar nga banesat në vitin 2008 pa shpërthimit të vullkanit Patagonia.

Kayakoy, Turqi
Ky fshat i frikshëm ishte i pushtuar nga grek kristianë në fund të shekullit XX por vendi u shkretua si rezultat i luftës greko-turke pas marrëveshjes për shkëmbimin e popullsisë. Atje ndodhen 500 shtëpi që mbrohen nga qeveria turke dhe për të hyrë duhet paguar një shumë e vogël.

Bodie, SHBA
Minierat e arit i dhanë këtij vendi një shkëlqim të jashtëzakonshëm. Vendi kishte disa gazeta, 65 sallone gjithashtu vendi kishte edhe banë instrumentalistësh. Por pasi kjo industri mori fund, vendi nga vitet 1940 u kthye në vend fantazmash.

Kangbashi, Mongoli

Qeveria e ndërtoi këtë vend për të strehuar rreth 1 milion qytetarë. Por në fakt, siç tregon një artikull i “Time”, shtëpitë e banuara janë larg njëra-tjetrës kilometra larg.

Varosh, Qipro
Ky ishte një vend me lulëzim të turizmi para ndërhyrjes së Turqisë në ishullin e Qipros në vitin 1974. Banorët e saj u larguan dhe nuk i lënë hotelet e larta të tharmohen ndërsa plazhet mbeten të shkretuara.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s