Poezi humoristike për matematikën

Poezi nr.1

Sa herë që kemi orë matematike,

Koka ime ndodhet në gjendje

kritike,

Kot që thonë se është lëndë e

mirë,

Atëherë pse duhet të jetë kaq e

vështirë?

Ca vija të drejta që askund

s’takohen,

Segmente,katrorë të gjitha

m’ngatërrohen,

Ca emra t’vështirë nuk m’i thotë

dot buza,

Sinus e kosinus, pastaj

hipotenuza.

Shumë numra të panjohur iks e

ypsilon,

Mblidh e zbrit tërë ditën,asgjë nuk

fiton,

Dhe pastaj ç’na qenka dhe ky

numri Pi,

Këtë 3.14 s’e mban mend dot

njeri.

Tërhiq diagonalen saktë me

vizore,

Mat e ç’mat syprinën,nxirr rrënjën

katrore,

Këndngushtë,kënddrejtë apo

këndgjërrë,

Çfarë rëndësie ka, trekëndësha

janë të tërë.

Dhe t’ju them të drejtën, le ta dijë

gjithë bota,

Mua këto veprime më duken

thjesht të kota,

Trurin tim s’kuptoj pse ta mundoj

të gjorin,

Kur në xhep gjithnjë, mbaj

kalkulatorin.

Nëna ime e mirë shpesh më jep

kritikë,

Nuk mund të ecë bota, pa

matematikë,

Pjestim dhe shumëzim, mbledhje

edhe zbritje,

Në çdo hap të jetës, kërkohet

llogaritje.

Se ajo ka të drejtë, edhe unë

pajtohem,

Të mësoj matematikë, prapë do të

mundohem,

Tani e kuptova dhe do ta mbaj

mend prore.

Sa shumë vlerë kanë formulat

matematikore.

Poezi nr.2

Ty po te drejtohem, vajze moj, syzeze:
“Me do a s’me do”, – kjo eshte hipoteze!

Pamja jote e embel posi teoreme
kur te shoh perpara, sikur zgjidh probleme.

Ti je elegante si ekuacion.
Mesi yt i holle, posi ypsilon.

Supet delikate – pika infleksioni,
qafa si cilinder, koka si trung koni.

Hunda si segment, posi rreze drite;
veshet simetrike, balli si orbite.

Buzet si elips, mjekra si kupole,
syte si dy vatra, vetull parabole.

C’mi ke ndare aq bukur floket si spirale,
oj, tu thafte dora, si me simetrale!

Rreze rrezatojne syte e tu te qeta:
Njeri reze alfa, tjetri rreze beta.

Po s’ta bera jeten diell si pranvera,
c’vite me jane taksur, mi shumezofte zerua!

Dashurise per ty, mos t’i shuhet vapa,
cdo fjale qe do thuash, do ta fus ne kllapa!

Dhe oh, si do rritet me hapa ritimike:
sot fuqi katrore, mot fuqi kubike.

Bukuria jote – bukuri limit
m’i perndau mendte gjer ne infinit.

Me trete, formule, me shkrive te gjalle
si nje copez akull ne plus njeqind shkalle.

Folem, shpirti im, shpirt ne maksimum,
se pa ty s’kam gjume as ne minimum!

46 mendime mbi “Poezi humoristike për matematikën

  1. Isid thotë:

    Me pelqyen shume.Ajo e para kishta goxha rime dhe te verteta,ashtu fiks jam une me kalkulator ne xhep,megjithese prap eshte lenda ime e preferuar

Lini një Përgjigje te drutan Anuloje përgjigjen